Forumi Horizont | Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Celsi i universit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18641)
Gazeta MAPO
Shkencëtarja shqiptare: Big Bangu dhe ‘vrimat e zeza’, gjepura!
Postuar më: 15 Tetor 2015 09:18
Dr. Laura Mersini-Houghton, nga Universiteti i Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, mbështetet në teorinë e saj frymëzuese nga një matematikë brilante, që provon se Teoria e Big Bang-ut dhe e ‘vrimës së zezë’ është e pamundur
100 vite të shkuara, Mari Kyri, ishte një grua e vetmuar në mes të “klubit” shkencor të mbushur plot me burra. E megjithatë, kjo grua polake “arriti të shihte” më qartë se kushdo tjetër çfarë po ndodhte në fushën e kimisë. Por ajo ishte grua, e si pasojë iu desh të punonte shumë që t’i tejkalonte burrat, nëpërmjet një matematike më të mirë e një mendimi më elegant. Ajo e fitoi çmimin “Nobel” në kimi, në vitin 1911. “I mundi” burrat. Por nuk ishte ky motivi. Motivi ishte kurioziteti për dijen dhe botën.
Ekziston një grua shqiptare gjeni, Mari Kyrija e sotme e fizikës së kozmosit. Mësojeni emrin e saj: ajo është Dr. Laura Mersini-Houghton, nga Universiteti i Karolinës së Veriut, në Chapel Hill. Jo vetëm që ajo është më e mprehta nga të gjithë fizikantët e sotëm atje, por mbështetet në teorinë e saj frymëzuese nga një matematikë brilante, që provon se Teoria e Big Bang-ut dhe e ‘vrimës e zezë’ është e pamundur.
Guximi i saj shkencor i ka fillimet që prej kohës së shkollimit të saj në Shqipërinë komuniste, përpara rënies së murit të Berlinit në vitin 1989. Familja e saj e inkurajoi nivelin e saj të lartë të inteligjencës duke e mbështetur të ndiqte rrugën e fizikës, një fushë e dominuar thuajse tërësisht nga burrat. Tanimë ajo po tejkalon fizikën e 100 viteve të fundit, që na ka mësuar për dekada se kur një yll vjen në fund të jetës së vet, kolapson në brendësi të vetes duke u kthyer në një njësi të quajtur ‘vrimë e zezë’, e prej gravitetit të së cilës nuk mund të shkëputet më asgjë- as drita vetë, apo ndonjë formë tjetër e informacionit. Ajnshtajni dhe Houking-u ndërtuan të gjithë karrierën e tyre të shquar mbi këtë çështje. Ndërkohë që brenda Universitetit të Karolinës së Veriut gjendet Laura!
Ajo pretendon se është e pamundur që vrimat e zeza të ekzistojnë. Dhe ka matematikën për ta provuar këtë.
Një teori që rrëzon të tjerat
Nëse është e vërtetë, kërkimi i saj i detyron të gjithë fizikantët t’i hedhin poshtë të gjitha teoritë e tyre aktuale mbi fillimin dhe funksionimin e universit. Pretendimet e saj përfshijnë; 1. Ndërkohë që një yll është duke vdekur, lëshon një lloj rrezatimi, të njohur si rrezatimi Houking (Hawking radiation), i studiuar nga fizikanti Stivën Houking. Kjo është ende e vërtetë; 2. Sidoqoftë, ylli, gjithashtu, humb aq shumë nga masa e vet, saqë nuk përmban më aq dendësi sa të kolapsojë e të kthehet në vrimë të zezë; 3. Përpara se një vrimë e zezë të formohet, ylli që po vdes, zgjerohet dhe më pas shpërthen. Njësia homogjene e pretenduar pas kolapsit në vetvete, nuk krijohet kurrë. E po ashtu kurrë nuk krijohet horizonti i ngjarjeve- kufiri i çdo vrime të zezë përtej të cilit as drita (e sigurisht asnjë informacion tjetër) nuk mund të dalë!
Kjo i vendos të gjithë fizikantët përpara dërrasës së zezë, ku Mersini-Houghton i ka të gjitha mjetet e shkrimit (edhe matematikën e re të fizikës). Teoria e kuanteve gjithmonë ka thënë se informacioni nga universi asnjëherë nuk mund të humbasë (zhduket). Në vazhdim të kësaj kontradikte të ndërlikuar, si e realizon këtë vrima e zezë? Houking u përpoq ta shpjegonte këtë përgjatë gjitha karrierës së tij. Ai, ndoshta, duhet t’i kishte kushtuar vëmendje Mersini-Houghton-it, në pellgun e Karolinës së Veriut.
Teoria e re matematike e Mersini-Houghton shpjegon pse vrimat e zeza – ashtu si na kanë mësuar të besojmë – nuk mund të ekzistojnë! Shumica e fizikanëve besojnë se universi shpërtheu nga një njësi që filloi të zgjerohej me Big Bang-un 13.8 miliardë vite më parë. Nëse është e pamundur për këto njësi (singularitete) të ekzistojnë, atëherë edhe teoria e Big Beng-ut vihet në pikëpyetje, së bashku me vrimat e zeza. Cili ishte entuziazmi i saj mbi zbulimin? “Ende nuk jam e shokuar” , thotë ajo (të njëjtën gjë tha edhe Mari Kyri kur fitoi çmimin Nobel).
Çfarë do të thotë e gjithë kjo për të ardhmen e fizikës? Sipas Dr Laura Mersini-Houghton, “Fizikantët janë përpjekur të ndërthurin këto dy teori – teorinë e Ajnshtajnit mbi gravitetin dhe mekanikën kuantike –për dekada, por ky skenar i sjell këto dy teori në harmoni dhe kjo është vërtet një punë e madhe”.
Fizikantja gjeniale shqiptare thotë: “Harmoni!”… “E dua mënyrën sesi tingëllon kjo fjalë. Ndoshta universi është shumë më harmonik sesa shpërthimet dhe kolapset!”
Përgatiti: Egon Loli
Pretendimet e saj:
Ndërkohë që një yll është duke vdekur, lëshon një lloj rrezatimi, të njohur si rrezatimi Houking (Hawking radiation), i studiuar nga fizikanti Stivën Houking. Kjo është ende e vërtetë.
Sidoqoftë, ylli, gjithashtu, humb aq shumë nga masa e vetë, saqë nuk përmban më aq dendësi sa të kolapsojë e të kthehet në vrimë të zezë.
Përpara se një vrimë e zezë të formohet, ylli që po vdes, zgjerohet dhe më pas shpërthen. Njësia homogjene e pretenduar pas kolapsit në vetvete, nuk krijohet kurrë. E po ashtu, kurrë nuk krijohet horizonti i ngjarjeve- kufiri i çdo vrime të zezë, përtej të cilit as drita (e sigurisht asnjë informacion tjetër) nuk mund të dalë!
Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.