Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga amoxil datë 26 Tetor 2005 - 06:22:

Nga Kastriot Dervishi.

Eksarku grek Anastasios Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që në kundërshtim me statutin e KOASH-it të vitit 1929, ai{Janullatos} të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër:

-Shkëlqesia juaj!

Do të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale.

......Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë {ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare}, mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark.

1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.

2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.

3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar.

Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Si një peshkop ortodoks dhe si një studiues, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë-.

Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH-it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek.


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.