Forumi Horizont | Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)
Kam vene re kohet e fundit se nje nga simpotomat me tipike te depresionit eshte ndjenja e humbjes se kontrollit. Te gjithe ne kemi nevoje te jemi ne kontroll te jetes sone; shume njerez kane nevoje te jene ne kontroll to plote te gjithckaje dhe gjithkushi qe i rrethon (zoti na ruajte nga keta tipa ). Humbja e te ndjerit ne kontroll eshte e lidhur ngushte me depresionin. Nese je deri diku i kufizuar ne aftesite per te ndryshuar ose kontrolluar situaten ti ose deshperohesh ose a pranon faktin qe nuk ke c'ben hic. Fakti eshte qe ne pergjithesi ne kemi shume pak kontroll mbi shumicen e gjerave qe na ndodhin; cdo ndodhi eshte produkt i aq mijera faktoreve te ndryshem dhe shpesh te pashpjegueshem "kozmike" sa eshte pothuajse e pamundur te kontrollohen dhe shpesh kuptohen. Kam vene re se sa me shume njerezit arrijne te kuptojne dhe pranojne faktin qe ndjenja e kontrollit mbi gjera qe s'mund te kontrollohen eshte shpesh nje iluzion, aq me te lumtur jane ata me vetveten dhe jeten ne pergjithesi.
Te kuptohemi, nuk jam aspak e mendimit se ne jemi thjesht viktima te rastesive. Ne ushtrojme kontroll mbi shume aspekte te jetes sone. Une besoj plotesisht ne aftesine e cdo personi per te zgjedhur dhe per te qene i lire dhe ne fuqi. Sidoqofte mendoj se personat me te lumtur jane ata qe arrijne te identifikojne situatat jashte kontrollit te tyre dhe ti pranojne si te tilla.
Nje nga shprehjet e mia te preferuara eshte
"God, give me the serenity to accept the things I can not change, the courage to change the things that I can and the wisdom to know the difference."
amen
Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.