Forumi Horizont | Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit » Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
[I mbeshtes ato qe thua....Po ta shohim me sy empirik,eshte e drejte.....Une te kujtoj se feja nuk mund te argumentohet thjesht duke e pare ne menyre empirike...Feja eshte , ne radhe te pare nje vetevendosje shpirterore......Nuk do te ndodhe asnjehere qe nje njeri fetar i bindur, te kthehet ne tjeter fe sepse dikush i sjell argumente me te forta apo drejta...
Kur ne nje situate, gjykohet me shpirt apo zemer, logjika nuk hyn ne pune fare.....Nuk ka asnje logjike matematike, jo vetem ne kuran, por ne asnje liber fetar, perfshi ketu edhe biblen,qe eshte pararrjedhesi i gjithe te tjereve....Pra nese ndonjeri nga ne do te kerkoje te mbushe mendjen e ndonje tjetri, se cila fe eshte me e mire, harxhon frymen kot...Rendesi ka , qe feja eshte e rendesishme, madje do te thoja e nevojshme.(por jo e domosdoshme).E rendesishme sepse,eshte nje embelsues shoqeror.Feja, zbut shpirtrat,i ve ne gjendje dremitjeje, ne menyre qe te shmangen ferkimet shoqerore.Dhe nga krahu tjeter, feja eshte nje vegim , pa te cilin ,s'do te kuptonim arsyen e te qenit tone ne ket bote...Tani ,pasi i thame keto, le te themi qe s'ka asnje arsye se pse njera apo tjetra fe, eshte me e mire apo e keqe, kur qellimi i tyre eshte i njejte.Pastaj fete e medha njezoteshe,ne pellgun e Mesdheut, kane te njejten rrenje, pra praktikisht, jami te gjithe vellezer.Ana tjeter e arsyetimit pastaj, na çon ne krahasimin e praktikes se fese nga fetaret e ndryshem.Une kam lindur ne nje familje "myslimane",dhe te them te drejten, asnjehere se kam kuptuar se ne çfare besonin apo luteshin te mite(gjithe ato fjale arabisht)....Mendoni pak, nese kurani do te shqiperohej, fjale per fjale, s'do te dallonim lutjet e te krishtereve nga ato te myslimaneve apo ortodokseve.Arsyeja qe nuk shqiperohet, eshte pikerisht frika e njejesimit me fete e tjera ......Po te flasim pastaj ,per historine e perhapjes se fese neper shqiptare,le ta themi haptazi,ka qene gjithmone vetem per arsye mbijetese qe ky apo ai grup njerezish, kane marre kete apo ate fe.Asnjehere feja, e çfaredo ngjyre, s'ka qene e rrenjosur nder shqipet.Ka qene vetem nje mjet mbijetese dhe perparimi.Nga ana tjeter feja rrenjoset ose ne te paditurin, ose ne plakun e urte shume.Ju qe valevisni flamujt e fese me aq zjarr, kujtohuni qe jeni , shqipetare, para e mbi te gjitha.Vetem i lajthituri beson verberisht se Zoti,qe ka krijuar gjithçka,ne drejtesine e urtesine e tij te pafund, na i paska ndare popujt ne te nenes e, ne te njerkes.Elohimi preferoka hebrenjte, Allahu arabet,Jehovai te krishteret, etj...Po te tjeret? Vellezer, feja e shqyptarit, eshte nje e vetme......Pra kush lind, nuk lind aspak mysliman.Dhe i asnje feje tjeter.Jane vetem rrethanat shoqerore qe e bejne te tille.Njeriu i lire e zgjedh vete fene e vet.Pra ju qe diskutoni me kaq hov, e keni zgjedhur vete ???Kujdes kur te pyesni vetveten, sepse kjo ju ben te ndergjegjshem, mbi fuqine e shpirtit tuaj, dhe jo mbi driten e fese.......
P.S.Ndoshta do te ishte me mire te diskutonim , mbi urtesine dhe perdorimin apo interpretimin e çka shkruhet neper librat e fese, sepse sidoqofte jane hambar i urtesise popullore nder shekuj....
Pershendetje , vellezer.......
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Ca thonë kam fe ca thonë kam din;
Njeni: jam turk, tjetri: latin
Do thonë: Jam grek, shkje - disa tjerë,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Kane akoma kuptim keto vargje.......... [/B]
Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit » Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.