Forumi Horizont Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)


Postuar nga Jarigas datë 05 Qershor 2007 - 03:15:

Citim:
Po citoj ato që tha The Bad Boy_1




Me fal jarigas, por me duhet te te them se paske nevoje t’i lexosh edhe njehere ato qe shkrove me siper, per te pasur me lehte, po ti citoj me lart.
Vete the se nuk ka ndonje logjike matematike (nena e shkences) ne Kur’an ose ne ndonje liber tjeter te Zotit, per kete ta kam kthyer pergjigjen.
Sa i perket gjendjes se muslimaneve, me mire eshte te ndalemi ne shkaqet qe kane sjellur ne kete gjendje. Nje dijetare thote: “Zhvillimi i Evropes(perendimit) filloi me lirimin e tyre nga konceptet mesjetare dhe me marrjen nga brumi i gatshem i qyteterimit dhe shkences Islame, ndersa zhytja e muslimaneve ne erresire filloi me largimin e tyre nga urdhrat Kur’anore dhe me dhenjen e tyre drejt shkurtpamesive te kesaj bote”, pra shkaku pothuajse dihet i plote.
Dihet shume qarte se Allahu ka zbritur 4 libra dhe shume fletushka(suhufe) te tjera. Librat e shenjte te zbritur nga ana e Allahut jane: 1.Tewrati(Musait a.s.), 2.Zeburi(Dawudit a.s.), 3.Ingjili(Isait a.s.) dhe 4. libri i fundit Kur’ani i cili iu zbrit Muhammedit s.a.v.s., vule e te gjithe profeteve.
Konceptet e dremitjes ndoshta me shume kane baze ne sufizmin e devijuar apo pseudotesawufin, por aspak baze sheriatike. Kur shpeshhere Allahu ne Kur’an na thote “…dhe garoni ne pune te mira”, kjo nenkupton zgjim, pune, aktivitet, dhe jo dremitje e pergjumje e cila eshte shkaku kryesor i kesaj gjendjeje te muslimaneve sot.
Me vjen keq kur flet kunder Xhihadit, nje termi sa te perdorur me shume te keqperdorur nga mediat kryesisht antiislame. Xhihadi vella i dashtun eshte nje teme e cila kerkon kohe per tu mberthyer, e aq me pak s’mund te personifikohet me grupacione terroriste te cilat me shume punojne ne dem te Islamit, e shpeshhere jane te kurdisura nga jomuslimanet.
Ai fakt qe muslimanet duhet te anojne nga origjinaliteti i zbritjes se Kur’anit kerim tregon nje unitet dhe nje bashkim ne essence. Tjetra, njohesit e mire te fese e dine se nuk mundet cdokush te beje komentimin e Kur’anit, por komentuesit e tij duhet t’i kene te njohura shume lemi te ndryshme te cilat per ne jane te panjoftura qofte emrat e atyre degeve. Kjo tregon se une jo vtem qe nuk tentoj te jap mendim nga hamendja, por thirrem ne ate se duhet te marrim komentimet e atyre qe jane kompetent dhe te dijshem konsiderueshem ne lemin perkates.
Nese do te dish se kunder kujt luftonin muslimanet ose me sakte pjestaret e shtetit Islam, lexo histori Islame, kemi mjaft literature elhamdulilah.
Nisur nga “menquria” jote qe e ve zeron para “a” dhe “1”, (edhe pse kjo s’ishte pyetje imja) me duhet te te them se kam frike mos ketu po kontestohet NJESHMERIA e Zotit.
Mos e kontesto aq thjeshte nje doktor, e aq me pak per gjuhen e tij “afersisht shqip” sic! , sepse ky mendim mund te na qoje ne nje teme tjeter “A eshte gjuha e kosovareve shqipja?” e cila nuk eshte teme e ketij nenforumi.
Vertet jam i ri, por jo edhe aq sa ta dalloj te bardhen nga e zeza, dhe xhahiljetin nga e verteta. Absolutisht jo, nuk i jap mendimet e mia nga hamendja, por nga ajo qe dijetaret e medhenj kane dhene fet’va.
Duhet ta kemi te qarte njehere e mire se nuk eshte pyetje e te menqurit “ Kush vjen para, feja apo kombi?” sepse jane dy dimensione jo te njejta(nuk iu pergjigje pyetjes sime per “A” dhe “1”) per kete jemi krenare dhe mburremi qe jemi shqiptare edhe pse sna ka pyetur kush nese dojme te jemi te tille, njeherit jam krenarë dhe mburrem qe jam musliman e aq ma teper sepse kjo eshte zgjedhje imja e lire dhe perputhje me idete e mia.
Argumentet qe ndoshta do te ishin te nevojshme, nuk kemi kohe as vend t’i shpalosim ketu ne forum, por mund te lexojme dic me teper e pastaj ti sqarojme se bashku. Elhamdulilah, kemi dijetare shqiptare e joshqiptare te cilet na i mbushin bibliotekat tona me libra mbi Islamin dhe dispozitat e tij.
Nje fjale e urte kosovare thote “ nese deshiron ta pastrosh rrugen, pastroje shtepine tende se pari”, ose nese don ta mesosh dikend te fillojme nga vetvetja jone e t’i leme konfrontimet, por te mblidhemi rreth shkences e rreth te vertetes qe fort qarte e bukur na eshte dhene gratis ne Kur’anin kerim……Selam alejkum we rahmeh……..




Njemendje, nuk egziston logjika e mirefillte matematike ne asnje liber fetar dhe te sfidoj te ma provosh te kunderten...Pastaj na thuaj pak emrin e kesej dijetareje qe na thoka se perendimi qenka zhvilluar me brumin e gatshem te "shkences" dhe "qyteterimit" islam, dhe vete islami me te njejtin brume na paska ngelur barkbosh.....Arsyetim matematik, s'ke ci thua...
Kur flet per librat thjesht e ke fjalen per Biblen, ate qe thashe edhe une se ka qene shkruar me pare, pra Kur'ani eshte shume me i vonshem....Aty flet per Mose-ne,(ose Moisiun), David-in dhe Jesu-in, e me ben pershtypje fakti se ç'do gje e shikon dhe mendon qe pertej lenteve te botekuptimit arab, thjesht mendon si arab.....e te them te drejten nuk me pelqen......

Sa per luften e muslimaneve , nuk me interesojne lufterat midis fiseve te ndryshme arabe, por ti prape s'po me sjell shembullin e bashkimit luftarak ndermjet çifuteve, zoroastreve,ortodokseve etj, ne "shtetin" e vetem islam(qe nuk ka egzistuar kurre).....
Persa i perket "1" shi dhe "A"-se meqe kembengul po te them se femija tingulli i pare qe nxjerr eshte"me" dhe jo nje apo a,po ti nese ke ndonje proverb apo urtesi per te thene thuaje..........
Une nuk hedh poshte(kontestoj) aspak dialektin kosovar ( apo gege si une) te doktorit ne fjale, por perdorimin pa vend e pa mase te fjaleve te huaja prej tij, ne nje kohe kur na flet per nje poet shqiptar, i cili gjuhen shqipe e perdori ne menyre hyjnore nje shekull para doktorit ne fjale.....Sidoqofte fjala ishte tjeterkund dhe ti e drodhe prape biseden......

Me flet per zgjedhjen qe ti na paske bere.....Ndernjet sa mundesive ke zgjedhur???Sa te verteta te tjera njeh?? Sa fe te tjera njeh??? Sa dijetare njeh, jo vetem fetare???

Sa per Xhihad-in ma thuaj pak si perkthehet, eshte i gjithi aty kuptimi....
Dhe kur shkruan shqip, kij miresine te perdoresh sa me pak fjale arabe, ne nje kohe qe e njeh kaq mire ate gjuhe.......Pershendetje....


  Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.