Forumi Horizont Gjithsej 122 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Celsi i universit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18641)


Postuar nga robert datë 08 Korrik 2012 - 23:38:

Nje gje nuk kuptoj ketu une Shelg. Kushti i ekzistences se kesaj grimce te parashikuar nga shume shkencetare, e quajtur si fillim me emrin e njerit prej tyre, Peter Higgs-it, eshte fusha e caktuar tredimensionale. Mos i perngjan kjo asaj teorise; beri veza pulen apo pula vezen? Apo ne kete rast te dyja dualen njehkohesisht?
Dicka tjeter qe pres une si nxenes kureshtar eshte: c'rendesi ka per fiziken e ardhme dallimi (zbulimi) i kesaj grimce brenda protonit, kur teorikisht dihej pak a shume qysh ne fillim te shekullit se protoni vete ka ngarkese, si i tille edhe mase? Apo edhe pak me vone, kur dihej se protoni vete eshte nje perberes i disa grimcave te tjera?
Ja, se fundi, pas disa muajsh apo vitesh, kur keta eksperimentatore e kane siguruar pagen e majme te tyre, e zeme se dallohet (pra aprovohet) se kemi te bejme me grimcen higs, grimcen me mase te caktuar. Mir' po, une akoma nuk po e kuptoj c'te re do te sillte kjo bie fjala ne terheqjen e gravitetit qe kane planetet, diejt, galaktikat?..
Jam kureshtar te di dicka me shume mbi kete grimce dhe kete teme, nese dikush tjeter ka ezauruar ne kete fushe materiale te shkruara.


  Gjithsej 122 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.