Forumi Horizont Gjithsej 72 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 21 Tetor 2005 - 05:55:

Exclamation

Pershendetje dhe mire se rrini te dashur miq!

Kjo teme qe nga titulli s`me ka pelqyer kurre,ndoshta per vete faktin
se nuk e shqiptoja dot"Janullatosin"!

Nje keshille miqesore per te gjithe ju qe jeni "egersuar" me shkrime
"Shqiperia eshte bere kazan plehrash , kush nuk hyn e kush nuk del!
Qe nga arabi dhe greku,djalli dhe engjelli"

Nuk kemi force, qofte dhe psikologjike te bejme nje veprim te tille prej
ketu ne forum!

Ndaj diskutoni me me qetsi te dashur vellezer shqipetare!

Perderisa vete shteti shqiptar e ka pranuar nje "udheheqes kishe grek",
ankohuni ne qeveri dhe jo ne forum!Forumi eshte sot per neser,
opinionet gjithashtu nje dite do vaniten, do zhduken...lereni debatin e eger
menjane,
se po bejme me keq sikur te jemi greker ne origjine!


Kujt s`i pelqen kritika ime, -mund te mos e lexoje fare!

ju flm, nga Helga.


Postuar nga Stenli datë 21 Tetor 2005 - 09:23:

Tema te tjera na presin.

Se shpejti, te nderuar, do te shkruaj nje teme mbi jeten e Babait te Protestanteve, Martin Luterit. Besoj se do t'ju interesoje.

Sidomos anetarit i_krishtere, qe me qenka pasardhes i tij.

Meqenese ne kete forum shume anetare nuk e dine se si jane baballaret e tyre, po marr une pergjegjesine dhe mundin t'jua prezantoj ashtu sic jane.


Postuar nga agata datë 24 Tetor 2005 - 22:56:

Disa mesazhe u fshine.
ju lutem permbajuni temes, jepni opinionet e juaja pa ofenduar njeri tjetrin... (kam pershtypjen te perseris nje e dy keto fjale sa here qe moderoj)
Duhet te kemi parasysh, eshte mese evidente, qe po filluam te ofendojme do na ofendojne. edhe diçka tjeter, sa do te ofendojme apo sa do te lodhim gishtat neper tastjere, nuk do ndryshojme opinionet e njeri tjetrit... Secili nga ne ka idete e veta qe i mbron me fanatizem, nuk jemi ketu per te edukuar njeri tjetrin, thjeshte per te biseduar, ndaj ju lutem respektoni mendimet e secilit, e nese nuk doni ti respektoni.. tolerojini...

Faleminderit per mirekuptimin.

ps: nuk pata kohe te lexoj cdo mesazh, ndoshta kam harruar te fshi ndonje ofendim, ma beni te ditur me mesazh privat, nese diçka nuk ju pelqen, flm
sabina


Postuar nga amoxil datë 26 Tetor 2005 - 06:22:

Nga Kastriot Dervishi.

Eksarku grek Anastasios Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që në kundërshtim me statutin e KOASH-it të vitit 1929, ai{Janullatos} të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër:

-Shkëlqesia juaj!

Do të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale.

......Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë {ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare}, mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark.

1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.

2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.

3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar.

Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Si një peshkop ortodoks dhe si një studiues, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë-.

Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH-it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek.


Postuar nga TONCE datë 26 Tetor 2005 - 20:45:

PER STENLIN

JANULLATOSIN NUK DUHET TA NJOHIM FARE
NE KEMI KISHEN TONE AUTOQEFALE DHE DUHET TE VET QEVERISEMI
DHE NQS JANULLATOSIN E KANE KERKUAR VETE PRIFTET SHQIPTAR ATA JANE TJESHT TE SHITUR PER CA PARA
PO KA DHE PRIFTER SI AI I KISHES SE SHEN MERISE NE ELBASAN TE KALAJA QE NUK E NJEH JANULLATUSIN SI KRYEPESHKOP
KY PRIFTI NJEH VETEM KISHEN AUTOQEFALE TE NOLIT DHE KA NGRITUR FLAMURIN SHQIPETAR NE MAJE TE KISHES
POR KY PRIFTI LUFTON I VETEM DHE KA TE DREJTE
KURSE PRIFTERINJTE E KISHAVE TE TJERA JANE LEPIRES B... TE JANULLATOSIT DHE KETI PRIFTI I KANE VENE POPULLIN KUNDER.
PERSHENDETJET E MIA


Postuar nga katia datë 28 Tetor 2005 - 01:28:

Ore po ky ku humbi???

Me ka marre malli shuuuummmmeeee!
E keni vene re o miq sa i mungon don kishoti yne ketij nenforumi?
Kush mund te kete ndonje ide se ku ka perfunduar "kaloresi i fytyres se vrerosur"? (ketu nuk flas per "kaloresin e kuq").

Te jete duke shtegtuar ne ndonje nga selite e tij te preferuar per te mbledhur vrer dhe ta hedhe ne forumin tone?


Postuar nga Ujëdhesa datë 02 Nëntor 2005 - 21:43:

Per Stenlin

Stenli ka mundesi te me thuash perse fjalen "ortodokse" e shkruan "orthodhokse"? Te ta them une me mire, sepse kryepeshkopi Anastas ka urdheruar qe ne te gjitha dokumentat e kishes fjala te shkruhet ne kete menyre, m.q.s ne ne shqip kemi edhe th edhe dh. Ne shqipen e sotme kjo fjale eshte ORTODOKSE dhe asnje njeri nuk ka te drejte te ndryshoje drejtshkrimin e nje fjale, pervec vendimeve qe mund te marre nje kongres gjuhesie. Si ia lejon ai vetes te marre vendime te tilla? Dhe perse e ben nje gje te tille, perse i kushton kaq rendesi nje fjale?
Ashtu mendoja edhe une, si ti, ne fillim, qe perderisa ishte ne Kenia, atij i interesonte besimi dhe jo politika, por duke punuar per disa vite shume prane, pashe shume gjera qe me zhgenjyen. Perse duhet te vinte ne Shqiperi i ashtuquajturi at Efremi? I di bemat e tij besoj. E di edhe qe ne Ardenice u tha ushtareve greke kjo eshte toka juaj, por nuk pa qe nje "i huaj" nga Shqiperia ishte atje duke u falur. Per te mos folur per anen morale te ketij njeriu. Perse ambasadori grek vinte ne kryepeshkopate per ta takuar shume shpesh? Perse ushtaraket greke te trupave te KFORIT vinin ne kryepeshkopate? Perse prane tij ka prifterinjte apo dhjakonet me te paafte? Sepse ata jane gjithmone dakotr me cdo vendim te tijin dhe nuk e kundershtojne kurre. Kjo me kujton kohen kur shoqet Lenka, Themije, apo karrocjere te tjere viheshin te qeverisnin vendin.
Se fundi dua ta mbyll me pyetjen me te thjeshte qe cdo njeri mund ta beje. Ku eshte portreti i Fan S. Nolit ne kishat ortodokse "autoqefale" te Shqiperise? Perse nuk permendet asnjehere kjo figure e shquar jo vetem e letersise, por edhe e Ortodoksise shqiptare qe luftoi per ta bere kishen shqiptare autoqefale?
Eshte e vertete qe ka ngritur shume kisha ne te gjithe vendin, madje edhe atje ku numri i ortodoksve eshte shume i vogel, por a e ke pyetur ndonjehere veten nese qellimi i tij eshte thjesht fetar apo politik? Ti e di qe grekerit po te jesh ortodoks shqiptar te thone qe je grek? Ashtu sic pretendojne se korcaret dhe Korca jane greke. Une jam me origjine nga Korca, jam ortodokse por aspak greke. Fatmiresisht ne dejet e mia nuk rrjedh asnje pike gjaku grek. Duhet te jesh pak me largpames ashtu sic jane edhe vete grekerit. Cdo gje e kane me qellim te larget. Cdo gje mund te presesh nga nje popull qe krenohet me Kalin e Trojes. Dhe kam frike se ketyre bemave bamirese te kryepeshkopit tone do t'ia degjojme zerin me vone.
Fale tolerances dhe moskokecarjes se tepruar te popullit tone dhe interesave te uleta te politikaneve tane Greqia ka arritur me Shqiperine ate qe ka enderruar gjithmone, e ka gjetur shtruar. Ti del si antikomunist nga ato qe ke shkruar ne mesazhet e tua, por kur flet per Zogun perdor gjuhen e komunisteve, flet me ate gjuhe e cila me kujton librat e historise se kohes se diktatures. Mos harro se Zogu krijoi shtetin e pare shqiptar dhe mbahet si nje nga politikanet me te zote, qe respektohej edhe nga vete kundershtaret e tij (pikerisht nje kundershtar i tij politik e lajmeroi qe te mos shkonte ne parlament, sepse do t'i benin atentat, e m.gj.a. ai shkoi), perfshi ketu edhe at Fan. S. Nolin. Nuk kishte si te pranonte ne krye te kishes nje grek kur ai i dinte mire qellimet e Greqise ndaj trojeve tona, ishte njesoj si te mbante gjarprin ne gji. Vertet Zogu u veteshpall mbret, por a nuk beri edhe Anastasi te njejten gje duke u vetepropozuar per t'u shpallur kryepeshkop? Perse ka kaq mendim te larte per veten, duke menduar se eshte i pazevendesueshem? A nuk eshte e vertete qe sipas tij qellimi per te cilin erdhi ishte te rimekembte kishen dhe te krijonte nje brez klerikesh, ne duart e te cileve pastaj ta linte kishen dhe te largohej? A nuk ishte ky misioni i tij, te paktetn misioni i shpallur prej tij. Perse edhe sot pas 15 vjetesh gjendet ende atje? N.q.s. ne keto 15 vjet nuk arriti te bente ate per te cilen erdhi zyrtarisht d.m.th. qe ka deshtuar. Apo mbase misioni i tij i vertete synon diku tjeter? Arritja me e madhe e grekeve, fatekeqesisht per ne, eshte ajo qe ka arritur me disa nga te rinjte shqiptare qe mendojne ne te njejten menyre si ti. Njeriu duhet te shikoje c'ndodh perreth, te analizoje dhe te reflektoje, mos shkoje verberisht pas udheheqesve te tij qofte politike, qofte shpirterore, prandaj Perendia na ka dhene arsyen.


Postuar nga agata datë 02 Nëntor 2005 - 22:18:

Re: Ore po ky ku humbi???

Citim:
Po citoj ato që tha katia
Me ka marre malli shuuuummmmeeee!
E keni vene re o miq sa i mungon don kishoti yne ketij nenforumi?
Kush mund te kete ndonje ide se ku ka perfunduar "kaloresi i fytyres se vrerosur"? (ketu nuk flas per "kaloresin e kuq").

Te jete duke shtegtuar ne ndonje nga selite e tij te preferuar per te mbledhur vrer dhe ta hedhe ne forumin tone?



Pershendetje Katia e Amoxil

Kam kuptuar se keni shume deshire ta ktheni kete teme, ne chit chat..
Me duket vertet nje kohe e humbur per veten dhe anetaret e tjere, te lexojne chit chatet e juaja... nese keni deshire jepni opinionin tuaj... e kaq.
Ju lutem lereni stenlin ne punen e tij..
PREJ deshires tuaj, Stenli nuk e frekuenton me kete forum se ka marre ban..

flm per mirekuptimin


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 03 Nëntor 2005 - 08:48:

Re: Re: Ore po ky ku humbi???

Citim:
Po citoj ato që tha agatha


Pershendetje Katia e Amoxil

Kam kuptuar se keni shume deshire ta ktheni kete teme, ne chit chat..
Me duket vertet nje kohe e humbur per veten dhe anetaret e tjere, te lexojne chit chatet e juaja... nese keni deshire jepni opinionin tuaj... e kaq.
Ju lutem lereni stenlin ne punen e tij..
PREJ deshires tuaj, Stenli nuk e frekuenton me kete forum se ka marre ban..

flm per mirekuptimin



PREJ deshires tuaj? me falni qe ju pyes, po pse ka marre ban Stenli?


Postuar nga kontinenti datë 03 Nëntor 2005 - 10:16:

UJEDHESA

E dashur Ujdhesa !
Kur lexova ate qe keni shkruar, vertet qe me dhate nje ndjenje te madhe krenarie.
E di qe nuk do t'ju njoh kurre, por, kjo nuk me pengon qe t'i them vetes se; ka njerez te larte te cilet nuk jane me shpirt te roberuar si disa te tjere qe shesin cdo gje edhe shpirtin e tyre per t'i sherbyer genjeshtres.

E dashur Ujdhesa !
Faleminderit per postimin tuaj qe me dha shume kenaqesi.
Me rrespekt
Kontinenti


  Gjithsej 72 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.