Forumi Horizont | Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Celsi i universit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18641)
Piktor, pyetjen tende e kam veshtire ta kuptoj, ndaj po e shkruaj dhe nje here sic e kuptoj une: a jane studimet e tua te nivelit teorik? Dhe bazohen ne fizike matematike? Dhe a shoqerohen me zbulimet e reja shkencore?
Deri ketu kuptoj disi pyetjen tende Piktor. Me poshte e kam te veshtire ta kuptoj, nese behet pyetje apo jepet nje mendim nga ty.
Per aq sa kuptova, po te pergjigjem: Po te kuptojme me "studim" shkollen e larte, do te thoja: JO, une nuk kam studjuar. Une kam shkollen e mesme mekanike naten.
Po te kemi parasash qe njeriu studjon edhe autodikisht, do te thoja: PO une kam studjuar ne shume dege dhe me pasion, duke filluar me ekonomine e vazhduar me shume te tjera, pa harruar ombrellen e tyre: filozofine. Sidomos nga mosha 16-17 vjec e deri aty ne 25-26 vjec. Ndersa matematika dhe nendeget e saj kane qene pika ime e dobet, ne kuptimin qe nuk me kane terhequr.
Per fiziken do thoja se nuk kam qene me 'te shum i lidhur, por me shume me astronomine, kozmologjine e shume pak me astro-fiziken. Kryesisht me kane terhequr deget shoqerore, historia, letersia, etj. Pas tyre ato natyrore, dhe aspak ato ekzakte, si matematika.
Persa i perket kesaj qe thua: "te reja shkencore", e ke fjalen, nese kam sjelle une gjera te reja shkencore, apo per te tjere? Nese pyet per mua, (dhe meqe pyete) do te te thoja se une nuk e marr asnjehere mundimin te ulem e te shkruaj gjera qe jane thene e sterthene. Me kete dua te them, se pikerisht keto te reja -sic me duken mua, pasi mund te dale kushdo e te provoje te kunderten- me kane nxitur qysh dekada me pare te ulem e te shkruaj. Une jam ca i vonuar ne publikimin e tyre, pasi me eshte dashur gjithnje te punoj e jetoj, me te gjitha cfar ka jeta, (cfar nuk qahem), dhe kam vene re se ato qe une mendoja (zbuloja) ishin akoma larg zbulimeve te te tjerve, (bota perendimore eshte shume metafizike dhe larg kuptimit dialektik te funksionit te natyres). Dhe gjithmone mendoja te ulesha e ti beja gati per botim ato qe une kam vrojtuar, si dhe rezultatet teorike te ketij vrojtimi te gjate e te imet empirik te natyres.
Se fundi rrugen e botimit (2005) e nisa me ca vargje dhe tregime te hershme. Pas kesaj thashe te ulem e te shkruaj "Dialektiken.." time te dashur. Por me preku me pare vrasja e regjizorit hollandez nga ai islamiku maroken, ndaj iu hodha studimit te Bibles dhe Kuranit (2005-6). Me te mbaruar pune me keto, (per shkak te tyre kisha ca probleme, qe kane vazhduar gjate gjithe ketyre viteve), iu futa "Dialektikes", fillimin e te ciles mund ta gjesh nga fundi i librit tim "Albanistani yne". Mirpo u zgjata shume tek teoria e relativitetit te Ajnshtajnit dhe nxorra kete si punim me vete (2007). Pas kesaj me terhoqen punime etimollogjike-historike, (2009) dhe pas tyre te tjera letrare te shkruara dhe skicuara vite me pare. Keshtu, vetem pas shume punimeve dhe shkrimeve letrare gjeta kohe (2015) ta hedh "Dialektiken..." ne kompjuter, keshtu ato qe une i quaj si te reja ne mendimin shkencor.
Nese dikush do ti hedhe poshte, apo do te akuzoje me fakte se disa pretendime te mia si te reja ne shkence, jane kopjuar dhe vjedhur nga te tjere autore, cdo kush eshte i lire. Mirpo nje debat te tille ti nuk do ta shikosh kurre, aq i madh eshte kujdesi nga shume subjekte "te larta" qe fillojne prej ketu ne Gjermani e perfundojne ne Albanistan. Dhe aq i madh eshte cmira dhe urrejtja e shume subjekteve te vogla ne Shqiperi ndaj meje. Biles behen perpjekje te vazhdueshme te vidhen nga materialet e mia, behen perpjekje si e si qe une te ankohem si nje qaraman, te dukem si nje paranoid, pasi keto metoda te vjetra persekutoresh kane dhene gjithnje rezultat per te eleminuar -ne mos fizikisht, te pakten moralisht- njerez te dashuruar pas te vertetes.
Nuk e di nese ia jam pergjigjur pyetjes tende jo aq te qarte!
Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.