Forumi Horizont | Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Celsi i universit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18641)
Piktor, ti je me shume i informuar me shkencen, se sa jep ne dukje! Po nejse, jo vetem per te shtyre kohen, por se shkenca eshte si nje magnet, po jap dhe une mendimin tim.
Per ujin dhe jeten ne Mars deri tani na eshte thene se nuk ka mundesi te kete, dhe llogjika e ka dashur te pranohet ky fakt, pasi materiali H2O do kushte te caktuara trysnie te formohet nga dy elemente, 2 atome hidrogjen dhe 1 oksigjen, cfar meson(te) cdo kush ne dituri natyre (ne kohen tone). Keto kushte te caktuara te tokes nuk ekzistojne ne Mars. Mirpo sonda e derguar atje raporton per uje te ngrire nen gure. Tani, nese keta shkencare na thone se, posi ka uje ne Mars, natyrisht neve na mbetet ta pranojme kete deshmi, por nen argumentin se si formohet atje uji. Dhe nese ka uje, atehere krahasimi me atmosferen e tokes behet me i afert, pasi uji avullon dhe duhet te formoje nen forcen e caktuar te gravitetit marsian nje atmosfere te caktuar, gje qe ne fakt ne Mars nuk e kemi, sic e kemi ne Toke, apo sic e kemi ndryshe ne Venus, apo ndryshe ne Jupiter! Pra, kjo prove uji e ngrire nen gure, duhet marre pak me rezerve dhe te shpjegohet se cfar perberje elementesh eshte, apo materiali, (duket i ngjashem me ujin, sic thua). Deri tani eshte thene thate: gjurme uji, por une nuk di te jene dhene me shume fakte mbi kete "uje", se nga cfar elementesh eshte i perbere!
Tani persa i perket gelltitjes se nje ylli nga nje vrime e zeze, duhet pohuar se nuk eshte vertetuar plotesisht ekzistenca e vrimave te zeza ne hapsire, ndonese jane verejtur disa pika dhe zona me fuqi te madhe terheqse. Dhe, edhe po te ishte verejtur ky film multiplikativ si Tomi dhe Xherri, me gelltitjen dhe nxjerrjen serish jashte te ketij ylli nga vrima e zeze, besoj se ky do ishte nje proces disa dhjetra apo qindra vjecar! Pra, ku e pane kete gelltitje dhe xjerrje kaq te shpejte keta shkencare?!
Shpesh lajmet shkencore jane nje lloj dogme e fshehur fetare, per ta prezantuar gjithshka si nje kaos, ku vetem toka jone eshte e privilegjuar, por dhe kesaj i kanoset ndonjehere ndonje asteroid, prandaj rrini urte se afer e kini fundin!
Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.