Forumi Horizont
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj të të më sqaroni këtë fjalë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18564)


Postuar nga F_xhunior datë 24 Shkurt 2012 - 19:29:

Ju ftoj të të më sqaroni këtë fjalë

Ç'do të thotë, ç'i bie, çfarë nënkupton, saktësisht, fjala "ç'rast" ose "çrast"? Afërsisht e kam të qartë, por jo plotësisht të qartë.

 

Ju faleminderit, paraprakisht!


Postuar nga lezhjani-82 datë 24 Shkurt 2012 - 19:58:

Re: Ju ftoj të të më sqaroni këtë fjalë

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior
Ç'do të thotë, ç'i bie, çfarë nënkupton, saktësisht, fjala "ç'rast" ose "çrast"? Afërsisht e kam të qartë, por jo plotësisht të qartë.

 

Ju faleminderit, paraprakisht!


ç'i bie eshte shkurtim i fjales çfare i bie. Nderasa ç'rast shkkurtim i fjales çfare rasti...sipas mendimit tim kjo.


Postuar nga Deb* datë 24 Shkurt 2012 - 20:14:

Crast eshte gabim. Nuk shkruhet asnjehere pa apostrof.


Postuar nga F_xhunior datë 24 Shkurt 2012 - 21:07:

Re: Re: Ju ftoj të të më sqaroni këtë fjalë

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82

ç'i bie eshte shkurtim i fjales çfare i bie. Nderasa ç'rast shkkurtim i fjales çfare rasti...sipas mendimit tim kjo.




Jo, unë po pyesja për fjalën e theksuar (me ngjyrë të trashë) "çrast" ose "ç'rast".

Gjithashtu, unë mendoj se duhet të jetë "ç'rast = çfarë rasti", por jo sigurt, pasur parasysh se has ne fjali si keto:

/.../...Gjatë hyrjes në orbitë pritet vetëm pjesërisht të djegë pjesën më të madhe të 26 elementeve të satelitit, me ç’rast copëzat do të biejnë në sipërfaqen e Tokës.../.../

/.../...Fule ka sjellë në vëmendje se me vendimet e Këshillit të BE në muajin dhjetor, është paraparë forcim i theksuar i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, me ç’rast do të duhej të fuqizoheshin mëtutje “synimet evropiane” të Kosovës.../.../

Nuk arrij të kuptoj, sinqerisht e them. Mbase zhargon?



Megjithatë, ju faleminderit lezhjani-82 dhe Deb*.


Postuar nga Eria datë 24 Shkurt 2012 - 21:40:

Re: Re: Re: Ju ftoj të të më sqaroni këtë fjalë

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior


/.../...Fule ka sjellë në vëmendje se me vendimet e Këshillit të BE në muajin dhjetor, është paraparë forcim i theksuar i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, me ç’rast do të duhej të fuqizoheshin mëtutje “synimet evropiane” të Kosovës.../.../

Nuk arrij të kuptoj, sinqerisht e them. Mbase zhargon?



Megjithatë, ju faleminderit lezhjani-82 dhe Deb*.



Ketu e ke ne kuptimin se ne cilin rast, por eshte sic tha Lezhjani edhe Deb, shkurtim i çfare rasti!


Postuar nga Fajtori datë 24 Shkurt 2012 - 22:26:

Re: Re: Re: Ju ftoj të të më sqaroni këtë fjalë

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior



Jo, unë po pyesja për fjalën e theksuar (me ngjyrë të trashë) "çrast" ose "ç'rast".

Gjithashtu, unë mendoj se duhet të jetë "ç'rast = çfarë rasti", por jo sigurt, pasur parasysh se has ne fjali si keto:

/.../...Gjatë hyrjes në orbitë pritet vetëm pjesërisht të djegë pjesën më të madhe të 26 elementeve të satelitit, me ç’rast copëzat do të biejnë në sipërfaqen e Tokës.../.../

/.../...Fule ka sjellë në vëmendje se me vendimet e Këshillit të BE në muajin dhjetor, është paraparë forcim i theksuar i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, me ç’rast do të duhej të fuqizoheshin mëtutje “synimet evropiane” të Kosovës.../.../

Nuk arrij të kuptoj, sinqerisht e them. Mbase zhargon?



Megjithatë, ju faleminderit lezhjani-82 dhe Deb*.



Keto jane artikuj nga gazetare kosovare, sepse nuk gjehet gjuhe e tille ne artikuj shqiptare. Por ajo qe duan te thone kuptohet lehte. Ne te dyja rastet "ç’rast" nenkupton "si rrjedhoje", "si pasoje", "per kete shkak", "prandaj".

Gabime te tjera qe jane kosovarce ne vend te shqipes standarte:

thuhet "pritet te djege pjesen me te madhe vetem pjeserisht"
ne vend te "pritet vetëm pjesërisht të djegë pjesën më të madhe"

copat nuk "biejnë" por "bien"

fjala "paraparë" nuk kupohet cfare domethene. Parashikohet? Parashtrohet?

Fjala "mëtutje" eshte vec, "më tutje"


Jam i sigurte qe ti F_Xhunior e njeh mire shqipen se te pashe kur e shkrove me rregulla dhe nuk kishte asnje gabim.


Postuar nga SHKODRA4001 datë 25 Shkurt 2012 - 01:02:

Re: Re: Re: Re: Ju ftoj të të më sqaroni këtë fjalë

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Keto jane artikuj nga gazetare kosovare, sepse nuk gjehet gjuhe e tille ne artikuj shqiptare. Por ajo qe duan te thone kuptohet lehte. Ne te dyja rastet "ç’rast" nenkupton "si rrjedhoje", "si pasoje", "per kete shkak", "prandaj".

Gabime te tjera qe jane kosovarce ne vend te shqipes standarte:

thuhet "pritet te djege pjesen me te madhe vetem pjeserisht"
ne vend te "pritet vetëm pjesërisht të djegë pjesën më të madhe"

copat nuk "biejnë" por "bien"

fjala "paraparë" nuk kupohet cfare domethene. Parashikohet? Parashtrohet?

Fjala "mëtutje" eshte vec, "më tutje"


Jam i sigurte qe ti F_Xhunior e njeh mire shqipen se te pashe kur e shkrove me rregulla dhe nuk kishte asnje gabim.




Me fal per nderhyrjen por desha vetem te sqaroja se jeni gabim me pretendimin apo thenjen tuaj se gjoja na qenka prononcim gazetaresk kosovar shqiptimi i fjales ne fjale .perkundrazi ajo eshte vertet shqiptim puro i gjuhes shqipe duke na tregu se ka vetem nje domethenje:thjesht arsye, e fjala me tutje eshte thjesht perdorim i zones se popullates jugore dhe asaj te mesme se ne shqipen zyrtare nuk eshte fjala me tutje...qe do thote ne gegnishte me larg apo ma andej!flm


Postuar nga F_xhunior datë 25 Shkurt 2012 - 01:08:

Tani e kam të qartë. Ju faleminderit Fajtori dhe Eria.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 25 Shkurt 2012 - 01:11:

Bah.. Une sinqerisht nuk po kuptoj shume.


Postuar nga AngelDevil datë 25 Shkurt 2012 - 02:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Crast eshte gabim. Nuk shkruhet asnjehere pa apostrof.


Crast nuk ka gjuha shqipe.


Postuar nga Deb* datë 26 Shkurt 2012 - 23:35:

Angel je gallate per Zotin. Kush tha qe ka crast?


Postuar nga dylan datë 26 Shkurt 2012 - 23:39:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Crast nuk ka gjuha shqipe.




skam shiku as une per zotin po mundet moj


Postuar nga AngelDevil datë 27 Shkurt 2012 - 02:10:

Postimet jashte teme fshihen!


Postuar nga dylan datë 27 Shkurt 2012 - 02:12:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Postimet jashte teme fshihen!



hahahahhahah s akam qehs fshini moj po ca ka problem

si je nejher se moti ste kam pa je tuj u fsheh i tesh krejt


Postuar nga F_xhunior datë 27 Shkurt 2012 - 23:52:

Falenderoj moderatoret per vezhgimet qe i bene temes dhe fshine afishimet qe s'kishin te bejne me thelbin ne brendesi te sajen.


Postuar nga AngelDevil datë 28 Shkurt 2012 - 01:03:

Ska perse! Bera detyren.


 
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.