Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Biondia dhe Stoli . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18293)

Postuar nga BIONDIA datë 13 Shkurt 2011 - 20:29:

Biondia dhe Stoli .

...dikush nje dite me beri nje pyetje se "c'lidhje kishte stoli me mua" dhe pyetja e saj ishte ajo qe me beri te hap nje teme .Gjithmon qysh e vogel kur doja te merrja nje vendim ose kur isha e merzitur ose e lumtur kisha nevoje per nje vend jashte ne ajer te paster dhe dilja ne oborrin mbush plot me portokalle dhe ulesha ne rrenjen e portokalli .Nje dite babi me pa dhe ndertoi ne ate vend nje stol te pakten sdo ftohesha duke u ul ne toke ... nese do me kerkoje do me gjeje ne ate stol duke mesuar, shkruar ,qendisur sa te gjithe thonin "stolin do ta fusim ne paje "....erdhi koha dhe emigrova por dhe ketu ne emigrim sa here qe duhet te marr nje vendim te rendesishem , sa here kam nje problem o sa here jeta ka lozur me fatin dhe me deshirat e mia une kam gjetur nje te tille ndoshta mbas kaq vitesh ne kete forum ka ardhur momenti te kem stolin tim perseri ...dhe te tregoj pak nga jeta nga mendimet e mia nga endrrat dhe deshirat e mia .

Postuar nga RIP Gibbs datë 13 Shkurt 2011 - 21:30:

Re: Biondia dhe Stoli .

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

shume interesante dhe mjaft e bukur kjo puna stolit..duhet ta pranoj se je me shume fat qe ke gjetur stolin, disa te tjere zgjedhin forma te tjera.....une zgjodha shishen gjashte vjet me pare...ngaqe ishte shume e veshtire te me largonin prej saj larguan shishen nga mua..., e vecanta e kesaj ehste se stoli ti zgjidh vertet kokolepsjet e tapepjetave..bravo

Postuar nga BIONDIA datë 13 Shkurt 2011 - 21:40:

14 shkurt 199...

Eshte mengjes heret dhe pse per mua ka qene mengjes gjithe naten, nuk me zinte gjumi ndoshta sepse neser do te vije 14 shkurti dhe eshte hera e pare qe e festoj pa ty ...dua te qaj por kam qare gjithe naten dhe skam me lote duke menduar sesa e veshtire eshte te pres kete dite pa ty .
E di qe sduhet te mendoj me sduhet te vuaj me per ty por cfare te bej, ndoshta une sdi me si jetohet pa ty dhe dashurine tende ?
E di qe me duhet te hiqem e qeshur sot per te mos me kuptuar keto te shtepise qe vuaj se kush i duron pastaj .Nuk dua te ngrihem nga krevati ,nuk kam deshire te shikoj televizorin o te shikoj njerezit qe dalin me te dashurit e tyre .Do bej sikur po fle do rri gjithe diten shtire do ngrihem te nesermen ne daten 15 te pakten nuk mendoj .
Nga guzhina degjohet era e mire e kafes dhe zeri yt dhe i mamit qe bisedoni per nje cast zeri yt ngrihet dhe veshi im kap kete fjali qe thua " ja me con goca ke Sanija" ....Une urreja kete fraze qe sapo the une urreja Sanijen e shkrete qe skishte faj por sot nuk do te doja kurresi te shoqeroja ty ne qender te pazarit kur te gjithe ishin me te dashurit burrat e tyre dhe une perkrahu me nje plake me nape jo kete sdo ta lejoja kurre e kurre.
U ngrita me vrull nga krevati hyri me te shpejtesi ne guzhine te dola perballe dhe me nje ze qe nuk besoj se qe i imi te thashe"
-Sot ke Sanija ste coj sikur qielli me token te piqet ik neser ose me babin po deshe skam nerva te degjoj llogjet e tua dhe te asaj ske pune tjeter ti cdo dy dite ke ajo - ti ashtu indiferente duke pare televizor e duke pire kafen me the;
"-He te keqen se o semure ,gjynah ta le vetem mos shkoj po sme cove iki vete po kam frike se mos me bie tensioni rruges e vdes -kur the kete fjale te fundit sdi pse mu shtrengua zemra sepse e dija qe ishe e semure dhe me lot ne sy por me nerva te thashe
-Po mire moj nane sot e gjeti te semuret Sanija-Ti duke qeshur me the:
-Po pse semundja sipas teje lajmreron ne kete moshe he te keqen nana vishu se vajti vone moj baj kshu kur te marr pensionin do te ble ate librin qe pe ate dite dhe se more - te pashe gjithe inat por skishte vlere me ti e dije shume mire qe une do te shoqeroje kishe arritur ate qe doje perpalsa deren e guzhines dhe te degjova ty qe nga mbapa me the –
-Se mos vesh tutat e sportit moj se na felliqe vish noj fund - ej bela thashe me vete ne kete kisha manget .Per 10 minuta u bera gati sa me shpejt te iknim aq me pak njeres te dashuruar do kishte rruges kshuqe do evitoja te shikoje zemra te kuqe n ne cdo qosh e ne cdo vitrine dyqani .Vesha nje fustan blu ,kapa floket bisht dola ne korridor pashe qe ishe vesh e bere gati , ti dhe pse ishe 70 vjece ishe akoma nje plake e bukur .Vesh me te zeza me napen e bardhe prej kremi ,kepucet e zeza te sheshta dhe me ishe dhe parfumos pale kur me pe me the
-Qyqa qyqa sa je dobsuar ky fustan ste rrin mire hic dukesh si shkop arixhiu -nervat e mia kishin arrit kulmin pashe dhe mamin gjithe inat sikur te ma kishte fajin ajo dhe dolem .
Te futa krahun dhe dolen tek rrugica me hipen nervat dhe ma keq sec isha kur pashe qe rruga ishte mbush plot me cifte qe kalonin .Ato ishin kap prej krahu per dore ti pershendesje cdo njeri te njoftur qe shikoje dhe naj here ndaloje dhe me bo muhabet kur shikoje noj moshataren tende dhe une duhet te rrija ne kembe duke degjuar ankesat tuaja "tensioni zemra ,koka ,reumatisi dhe nusja " ...
Ti e shikoje qe une isha e merzitur e nuk me pyesje"pse" ndoshta ishte e kote ti ishe deshmitare e neteve te mia pa gjume e loteve te mi.
Sanija per bela banonte afer stadiumit dhe ti qe gjithmon i bieje shkurt permes lagjeve kesaj here doje ti bije gjate nga rruga qe te conte permes pazarit .Ishin afer turismi si pre dreq kur i doje nuk shikoja as ndonje kushuri me makine qe te na merrnin e te na conin tek Sanija (po festonin dhe ato si duket …) .Kur ishim afer turismit ti ndalove hapin per nje cast e me the
-Nuk jam mire me dridhet gjithe trupi duhet me pi kokrren e zemres- mua me kapi frika ato momente sdija cte beja ishim shume larg nga shtepia jone po dhe larg ambulanza qe te coja ti duke me pare qe une u tremba me the;
Ja futemi ketu brenda tek turizmi nje sekonde sa te ulem pak te pi kokrren dhe me kalon mos u bej merak nuk jam aq semure " .
Skisha rruge tjeter ngadale filluam te hipen shkallet si per cudi asnjehe se kam kuptuar pse ishin aq shume shkalle ky dreq turismi ato momente kisha frike se ti mos keqesohes.Hyme bredna ne katin e para kamariert kur pa fytyren time te shqetesuar nuk priti me gjate po na drejtoi drejt nje tavoline ne fillim te salles qe ishte e lire dhe ne u ulem .Une tu ula afer dhe ta shtrengova doren lehte dhe shume e shqetesuar te pieta
-He nane je me mire tani ja rrime nje sekonde ketu e pastaj te dal se mos ke lokali tjeter gjej G...(cunin e xhajes) e te coj me makine ne shtepi ".
Ti mu pergjigje _
-Jam mire mos u shqeteso po me kalon thirri atij kamarierit te vije te marrim noj gjo "-kamarieri sa me pa qe jab era me dore erdhi me shpejtesi dhe te pyeti
- Cfare do merrni- ate momente me erdhi nje deshire ta shaja kete idiot sepse sipas atij ne kishim hyre ne ngrene noj gjo ,se shikonte qe nana ishte semure sa budalla ,kur degjoj zerin tend qe i thua
-Po ndonje embelsise o akullore nuk keni ju te keqen nana -une zgurdullova syte nga habia kamarieri buzeqeshi dhe te tha
-Po si skemi cfare te dush ti - ti kerkove dy akullore nje per mua dhe nje per vete dhe mbas akullores doje dhe nje kafe te mesme pale .
Une spo kuptoja asgje dhe ajo qe ishte ma e keqa kur te pashe ne fytyre ti ishe mire nuk kishe shenjat qe te kishte kap zemra kur kamarieri u largua me the me nje ze qe se kam harruar kurre:
-Rrotulloi syte te keqen nana ne kete salle cfare shikon ?-une rrotullollova syte dhe pashe plot cifte te moshave te ndryshme qe hanin pinin dhe te gjithe ishin te gezuar e qeshnin -Mendon se te gjithe keto njeres jo ato qe jane martuarit nje dite do perfundojne bashke?Ndoshta po ,ndoshta jo por kjo sdo te thote qe ato do qajne gjithe naten sic ben ti sdo dalin nga shtepia do rrine me nerva gjithe diten e do mallkojne veten mu desh te genjej per te nxjerre jashte se ke 2 muaj mbyll sikur je ne burg .Dashuria per nje djale iken vjen por ti duhet te jesh e lumtur sepse dashuria qe kemi ne per ty sdo iki kurre ,nana e di qe sot ti do te doje te ishe me nje njeri tjeter dhe se une ste bej kurre te lumtur dhe sikur te dua sot por nje dite ti do jesh shume e lumtur kete e kam te sigurt sdua me te shof lot ne syte e tu .
Me mori doren dhe ma puthi une kisha lot ne sy por kete here nuk ishin lot sepse dikush me kishte lene vetem nuk ishin lot sepse dikush me kishte tradhetuar mua dhe dashurine time.Nuk ishin lot sepse nje njeri kishte shkelur premtimet e bera kisha lot sepse nuk kisha kuptuar me pare sesa dashuri kisha une rreth meje .Kisha nje dashuri te sinqerte te prinderve te mi dhe tende .Ti me genjeve qe te dilnim per te me treguar se jeta nuk ishte vetem "AI" dhe se kjo dite ishte thjesht nje dite shkurti asgje me shume ....Ky eshte san Valentini me i bukur qe kam kaluar ....

Mbreme duke lexuar bllokun tim gjeta kete shkrim ndoshta dikush qe ka humbur nje te dashur o ky san Valentin e gjen vetem te mendoje qe eshte vetem nje dite asgje me shume. Kam marre ne san Valentinet e mevonshem dhurata nga me te bukurat suprizat nga me te papriturat por asnje sme ka dhene aq shume dashuri sa me ka dhene ajo plaka me nape te bardhe .....Gezuar .

Postuar nga cecilia datë 13 Shkurt 2011 - 22:45:

Bionda,

Ajo qe me terheq ne tregimet e tua eshte origjinaliteti jot. Eshte menyra e te ndjerit tend & se sa te paperpunura jane...!

Ti di te prekesh atje ku dhemb. Mendimet e tua jane bruto...jane te verteta,te perjetuara!

Postuar nga lule datë 14 Shkurt 2011 - 03:20:

Bjonde jo tani, po sapo e postove citimin tend te dyte e lexova ..
je e mrekullueshme!

Historia e napes qe me premtove ishte?

Origjinale j'ador mu mbushen syt me lot!

Postuar nga BIONDIA datë 14 Shkurt 2011 - 03:21:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
, historia e napes qe me premtove ishte?

po une i mbaj premtimet shume pjese i kam heq por ai eshte ....

Postuar nga BIONDIA datë 14 Shkurt 2011 - 04:06:

Gezuar .

Postuar nga Lela_Dr datë 14 Shkurt 2011 - 04:26:

Kam gjithe diten e dites, qe them, neser do te mbyllem ne shtepi, dhe do mundohem te mos dal fare, pervec kohes qe do shkoj ne pune, do mbyllem 8 ore aty dhe me pas do te dal dhe fishek ne shtepi. Sepse te njejten gje po mendoja, qe 14 shkurti nganjehre eshte nje dite e padurueshme.
I premtova vetes edhe qe s'do te derdhja asnje pike loti, por ja qe kjo leter ma beri ti derdh.

Me pelqeu jashte mase Bionde.
Me te vertete qe plaka me nape ka pasur te drejte.

Te uroj dhe ty Gezuar Shen Valentinin dhe Anom.... e kuptn vete besoj.

Vetem nje keshille po te jap dhe shpresoj ta ndjekesh. Ndonjehere perdori shenjat e pikesimit se na ndihmojne shume te kuptojme me mire tekstin. Kishte fjali qe mbaronin pas 2-3 rreshtash.

per ty

Postuar nga Deb* datë 14 Shkurt 2011 - 05:07:

Urime Bionde. Te shpresojme qe neser do ditari do kete gjera akoma me interesante.
Gezuar festen!

Postuar nga Eria datë 14 Shkurt 2011 - 06:12:

Me bere te qaj e dashur Bionde...me kujtove gjysherit e mi,qe benin gjithcka te ndihesha mire kurdo...
Kam lexuar shume keto kohe,por kjo histori me preku shume..ndoshta eshte mall...se di...

Dua te lexoj me shume nga ti

Qofte nje dite e ngrohte dhe plot diell shkurti ,per ty dhe njerezit e tu te zemres

Postuar nga shelgu datë 14 Shkurt 2011 - 07:19:

Postuar nga BIONDIA datë 17 Shkurt 2011 - 21:33:

Trikoja e preferuar .

5 janar ...

...eshte nje nate e ftohte janari jashte bie nje shi i imet dhe era e ftohte e Krastes ben qe ne oborr te degjohet frikshem zhurma e degeve te pemeve .Brenda eshte ngrohte dhe ne guzhine ndihet era e mire qe vjen nga tenxherja ku po zien supa me oriz (e urrej kete tenxhere sepse mami me thote qe duhet ta laj ) .E urrej kete lloj gjelle ose supe se di pse e quajne supe kur eshte vetem uje me oriz dhe pak gjalp o vaj .Do preferoja te haja me mire buke te thekur me djathe por djath ska mbaroi dhe ai dhe deri te shtunen nuk marrim dot.Jam ulur afer stufes dhe po ngrohem mua me pelqen shume shtepia ime me duket shume e bukur guzhina eshte e madhe dhe e lyer ne ngjyre te bardhe dhe perdet jane te bardha dhe te qendisura .Ne ne cimento ka nje qylym te madh te kuq me rombe te zeza eshte i madh kete e ka bere mami i shoqes time te ngushte Sofikes ne tezgjah dhe noj here e kam ndihmuar dhe une me ate dhe pse une sdi te bej tezgjoh mire se sjam copanke jam mysulmane por asnje se di kujtojne se dhe une jam copanke sepse di te flas disa llafe .Shtepia ime eshte e madhe ka 3 dhoma ne njeren ku flen mami me babin ne tjetren ku do flejne cunat (vellezerit e mi) dhe ne njeren une me gjyshen .Ne guzhine jane dy divane qe jane mbuluar siper me velence ngjyre te bardhe dhe nje tavoline ne mes me 4 karrike dhe ne qoshe nje bufe ngyre jeshile ku qendrojne gotat dhe filxhanet e kafes dhe pjatat e embelsires . Po shkon ora 8 e darkes kur degjohet nje e trokitur ne dere mami shkon te hapi deren dhe syte e mi u fiksuan tek dera te shikoja kush ishte ,shpresoja te ishte xhaxhai me vajzen e tij kshuqe do luaja pak me ate .Mami nuk po e hapte te gjithe deren e se cfoli pastaj thirri babin ai doli me te shpejte.Foli dhe ai nja 2 seconda gjithmon ne deren gjysme te hapur dhe me ne ne fund dera u hap ai hyri brenda ne fytyre shume i verdhe po ashtu dhe mami dhe mbas tij nje grua nje 2 femije pak a shume te moshes time .Gruaja ishte e gjate e dobet me nje pale pantallona te zeza dhe me nje trike pambuku bezhe dhe nje golf I bardhe floket i kishte te zeza e te gjata me lekure shume te bardhe o te verdhe sdi si ta quaj dhe me syte e medhenj boje qielli Dukej e trembur dhe frikesuar dhe ishte bere qull pikat e shiut I kullonin ne qilim ishte shume e bukur kjo grua ne dore kishte nje cante basmaje dhe me tjetren kishte shtrenguar doren e vajzes dhe ate te djalit Nena ime kur e pa u ngrit shpejtesi dhe e perqafoi fort kurse ajo filloi me qa dhe ashtu mes lotesh I tha ;
-Nuk dija se ku te shkoja me iki treni u vonova ne takim me Cimin me fal por femijet kishin ftohte dhe jane te laguar nuk dua tju krijoj probleme po sdija ku te ikja me dy femi naten une shkova dhe tek D …po me tha se ska ven ku te fleje ...nena se la te fliste me gjate po dhe i tha;
-Te vish sa here te duash shtepia ime eshte hapur per te gjithe hajde te keqen ulu hiqi kepucet dhe shko afer zjarrit -babi pa nga gjyshja por shikimi i nenes ishte aq i rrepte sa ai nuk foli me. Une u cudita xhaxhai im kishte vend shtepia e tij ishte po e madhe sa e jona pastaj ato kishin 1 dhome bosh fare pse kishte genjyer ?Gruaja hoqi kepucet dhe mua syte me ngelen tek kembet e saj ajo skishte vesh corape dhe kembet i kishin marre ngjyren bojes se kepuceve te zeze ajo kur i hoqi u skuq .Femijet rrinin si te trembur por mami gjithe dashamirsi (them te rreme )sepse shikoja qe se bente me qef i tha hiqnin dhe ato kepucet e te shkonin afer stufes e te ngroheshin dhe ato kur hoqen kepucet dhe ato nuk kishin corape… Kishin vesh te dy nga nje pale pantallona kadife kafe dhe nje pallto te vjeter ngjyre gri te gjitha te lagura qull nga uji mami i thirri matane nga dhoma dhe i dha rrobat per ti veshur Une kur pashe vajzen qe kishte vesh triken time me te preferuar ate qe une e quaja “valet e detit” fillova gati te qaj por shikimi i rrepte i mamit me beri qe te mos ndihem me .E urreva kete vajze sepse ajo ishte trikoja ime mami ma kishte bere disa dite me pare ishte nje trike deve e gjate ngjyra ngjyra mami kishte ruajtur topat e vegjel te devese kur bente triko per komshijet dhe ma kishte bere une e pelqeja shume sepse kishte dhe 2 xhepa ishte trikoja me e bukur dhe kur e kisha vesh ne shkolle shoqet ma kishin pelqyer shume dhe te gjitha enderronin te kishin nje triko te tille dhe tani vinte kjo dhe e vishte kjo nuk ishte e drejte .. Kalamajte afruan duret e vogla siper stufes dhe pashe qe i ishin skuqur dhe care nga i ftohti .Gruaja shikonte si me faj gjyshen dhe babin une isha ul ne divan dhe sdija cfare te thoshja nana i tha mamit te vinte ne furnelle nje kusi nje uje te ngrohte dhe shkoi e u ul afer asaj dhe e perqafoi perseri fort .Gruaja nuk foli ndihej vetem e qara e saj tek thoshte mes notes”eshte shume semure Cimi shume… nxjerr gjak nga goja se di po kam frike se …“ une pashe vajzen e vogel qe ju drodh buza por nuk nxorri ze nuk qau dhe mami im kishte lot ne sy . Babi hodhi syte nga une dhe me tha te merrja femijet e te dilja ne dhomen tjeter ato u ngriten dhe ne shkuam ne dhomen e vellezerve te mi u ulen ne krevat une sdoja ti flisja asaj vajze sepse me kishte vesh trikon por pastaj kisha frike se mos babi me kuptonte e me bertite . Fillova ti pyes si quheshin vajza quhej Irena djali Ilir ajo ishe ne klasen e 4 kurse ai ne te 2 une fillova ti tregoj librat e mi fletoret perparesen e zeze tafta dhe me jakat e qendisura nga mami dhe e mcefa pata frike se mos me vishte dhe perparesen i tregova per shoqet e mia te shkolles per mesuesen qe e doja aq shume per endrren time qe kur te rritem do behem shkrimtare pastaj e pyeta;
-Po ti ke shume shoqe ne shkolle cfare do behesh kur te rritesh ?-jo me nje ze qe mezi e degjova dhe me koken ul me tha
- Une nuk kam shoqe ato nuk lozin me mua sepse babi im eshte ne burg eshte armik i popullit, une ulem ne bangen e fundit dhe vetem sot une isha ne burg te takoja babin por ishte semure mesuesja me shikon me inat dhe u thote shoqeve te mia te mos lozin me mua dhe ai burri qe shkuam perpara se te vinin ketu nuk na futi ne shtepi per kete se jemi armiq - ajo nuk foli me uli koken dhe futi duart ne xhepat e trikos time si per te ngrohur duret e vogla .Une shtanga nuk isha shume e madhe por as e vogel sa te mos dija se kush ishte armiku i popullit e cfare ndothte me ato qe i flisnin.Po mua sme dukej si armike ajo as ai cuni i vogel as ajo gruaja cuni i vogel u struk afer saj dhe ajo e shtrengoi rreth vetes fort dhe vellai im kur bente me mua kur kisha frike nga erresira me shtrengonte fort. Ate kohe hyri mami dhe na ftoi te shkonim te hanim darke u ulem rreth tavolines une here here shikoja gruan here vajzen e vogel here prinderit e mia kishte nje heshtje degjoheshin vetem luget tona qe kercisnin ne pjatat e porcelanit te bardhe .Kur mbaruam darken ne shkuam te flinin ne dhomen ku flija une dhe gjyshja ndersa mendoj se prinderit e mi dhe gruaja nuk fjeten gjithe naten ne mengjes heret pashe qe ato po beheshin gati te iknin rrobat e kalamajve dhe pse ishin vene tek stufa nuk ishin thare une u ngrita me vrap mora triken time qe Irena kishte hequr dhe i thashe mamit:
-Mami mund tja jap Irenes kete trike ?-mami dhe babi me pane te cuditur sepse e dinin qe ishte trikoja ime e preferuar mami duke qeshur me tha :
-Po jepja do te bej nje tjeter dhe me te bukur se kjo –
Irena e habitur dhe e gezuar me tha :
-Po eshte e jotja ti cfare do veshesh –
-Merre ta fal ty kshuqe kur ta veshesh ne shkolle shoqet e tua do te vijne afer e do duan te behen shoqe me ty sepse eshte shume bukur -ajo e mori e shtrengoi triken ne kraharor dhe te dyja u perqafuam fort .Une kur ajo po ikte i thashe mamit te saj
-Do vini perseri nje here tjeter ketu tek shtepia jone -gruaja u ul ne gjunje me perqafoi fort me puthi ne faqe dhe tha
-Po do vijme perseri nje here tjeter uroj qe shpirti jot te ngeli gjithmon kshu -une nuk kuptova shume nga ato qe me tha por me erdhi keq qe Irena po ikte dhe qe nuk kishte shoqe dhe une kisha kaq shume .Kur ato iken mendova te pyes nanen
-Nane me te vertet armik eshte babi I Irenes ?-ajo mu afrua afer me te shpejte dhe me tha me nje ze qe me trembi
-Me premto qe sdo i tregosh askujt por askujt as shoqes te dne te ngushte ate qe me the mua tani nese nuk do qe dhe babi jot te quhet i tille e te shkoje ne burg e me premto dhe sdo ti tregosh askujt qe ato ishin ne shtepine tone ?
Une e trembur nga ajo qe me tha nena por dhe nga zeri i zaj i premtova qe sdo ti tregoja askujt sepse nuk doja qe babi te ikte ne burg une e doja shume babin tim ai nuk ishte armik ai ishte babi im ishte i mire ai nuk vriste njeres ai ….Kaluan vite por asnje nuk guxoi me te fliste per ate nate dhe une nuk kuptova pse xhaxhi ishte aq i merzitur me babin tim dhe pse babi u zu dhe i tha qe kjo ishte shtepia e tij bente cte donte ...Une kohe me vone kur armiqte e popullit nuk eksistonin me mesova se xhaxhaji i saj ishte arratisur kur kishte qene ushtar per kete e kishin denuar te jatin e saj dhe gjithe familjen e kishin internuar .Babai i Irenes vdiq mbas 2 vjetesh burg shume i ri Irenen se pashe me por mesova se ishin arratisur per ne Amerik dhe ato por asnjeher nuk guxova te pyes as babin as mamin sjelljen e tyre sdija si ta merrja …Kishin kaluar shume vite nje dite me vjen nje pako nga amerika Chicago brenda kesaj pakoje mes shume gjerave qe kishin derguar ishte dhe nje fustan i kuq i gjate shume i bukur dhe nje bilete ku me shkruante ”Dikur me ke dhene dicka te shume shtrenjte per ty qe i ngjante valeve te detit sot po te dergoj dicka shume te shtrenjte per mua qe ka ngjyren e kuqe e te zjarrit te atij zjarri dhe dashurie qe kam ndier ate dite te ftohte janari nga ti dhe familja jote .Faleminderit ….
Mbas sherrit qe duhet te duroja mes tim biri dhe mbeses qe po ziheshin per nje libet koti dhe preferuan ta shqyejne duke e terhequr sesa tja japin njeri tetri mu kujtua kjo ngjarje dhe ndieva mall per ate vajzen e vogel qe jepte triken e saj te preferuar ...sot ajo vajza eshte rritur aq shume sa nuk e di sesa do jepte dicka te preferuar …

Postuar nga al74 datë 17 Shkurt 2011 - 23:43:

kto shkrimet e tua Bionde te cojne ne boten mbi toke.
mua me bejne te ndjehem mire .
sikur te kishte nje stol te tille edhe per cfare me perplaset nga brenda do e ndertoja me kunja dhembesh po sic duket mrekullite nuk jane per te gjithe.

shume zemer hedh brenda. urime!

Postuar nga Katilesha datë 17 Shkurt 2011 - 23:49:

Postuar nga lorie datë 18 Shkurt 2011 - 08:28:

Smile

.

Postuar nga BIONDIA datë 19 Shkurt 2011 - 17:10:

Citim:
Po citoj ato që tha al74

sikur te kishte nje stol te tille

Mund te ulesh dhe ti ne kete stol Al mrekullia ndoshta ndodh ne kete stol ka vend per te gjithe.
Flm.

Postuar nga BIONDIA datë 22 Shkurt 2011 - 03:03:

Mbas disa ditesh pushimesh e detyruar te kthehesh ne pune eshte nje kenaqesi dhe ndersa hipja shkallet e shkollet imagjinoja qe ti po me prisje tek dera e klases e sa do me shikoje do turreshe me vrap ashtu sic ben gjithmon pa pare fare as majtas as djathtes me koken ul e duke thirrur emrin tim... Ti je nje femije 9 vjec shume i bukur dhe pse thone qe ju qe keni sindromen DOWN jeni njelloj nuk eshte e vertet , syte e tua bojeqielli dhe floket e tu biond te shkurter te tregojne ne nje pamje te pare se je nje engjell por ti je nje dreq i vogel.
Je nje femi qe nuk lodhesh ti je shume aktiv kjo me lodh pa mase mua por ne te njejten kohe me jep dhe shume kenaqesi sepse me ty nuk meriztesh kurre.Ti je nje femi shume i lumtur ne gjithe keto vite ste kam pare nje here te merzitur o te trishtuar .Ste kam pare nje here te ankohesh dhe pse i ke te gjitha motivet ta besh sepse jeta nuk eshte e lehte analiza ,vizita operazione pa fund por kur je mire ti ke nje buzeqeshje ne fytyre qe te ben ke mendosh se kjo bote eshte shume mizore qe ti se meriton kete gje .Me ty une kam mesuar shume gjera dhe pse je ti ai qe duhet te mesosh nga une por cfare te mesoj une ty kur kaloj shume kohe duke u qare dhe per gjerat me te kota dhe per problemet me idote qe kam ne jete ?t Me ty une jam kthyer femi ti me ke mesuar bukurine e gjerave te thjeshta jam hutuar mbas fluturimit te nje fluture, mbas celjes se nje luleje qe bashke kishim mbjelle , jam mrekulluar mbas nje dallge deti qe fshinte nje keshtjelle ne rene e kemi qare te dy duke pare nje film vizatimor Bambi .Ti kenaqesh me pak ti loz dhe me nje gjethe peme ne oborrin e shkolles ti loz dhe me nje tape shishe o dhe me nje leter te bere lepur o zog gje qe asnje femi (as i imi) se ben dot me ato duan gjera te komplikura e asgje si kenaq dhe ikur ti dhurosh gjithe lodrat e botes.Ti je nje femi me nje vullnet te hekurt arrin te besh dhe gjerat me te veshtira dhe pse semundja jote dhe duart e tua kane veshtiresi te levizin e disa gjera nuk te lejon qe ti besh por perseri ti perpiqesh .Ti je shume bujar sa here qe merr merenden ti asnjher nuk merr 1 merr 2 dhe nje per mua dhe je shume i lumtur kur une haj bashke me ty ti i ofron dhe shokeve te tu gje qe ato se bejne dhe kjo me lendon shume .Ti je shume i vemendshem rreth cdo gjeje qe na rrethon ti me njeh shume mire di kur jam e lumtur e kur jam e gezuar mjafton vetem te me shofesh ne sy ti di dhe kur me dhemb koka e me sjell goten me uje e me thua”medicina mal di testa”. Ti ke nje dashuri shume te madhe per kafshet kete gje me ka fut dhe mua. Ti je nje femi fantastik e di qe sapo te me shofesh do turresh neper korridor e do me perqafosh fort gati per te me leshuar pertoke pastaj do kerkosh te me puthesh dhe pse kohet e fundit se ben me sepse e di shume mire qe fytyra ime eshte shume delikate ndaj puthjeve te tua ose me sakte ndaj jargeve te tua .Mbasi te kem perqafuar ti duke me pare ne sy e me gishtin drejt fytyres time e me thuash duke qeshur “oggi niente compito gioco solo“ por di qe dhe do trishtohesh kur te them “se tu non fai i compiti niente cavallo” e di qe kur te them kete gje ti do tundesh koken i merzitur e do me marresh doren e do ma shtrengosh e te dy do drejtohemi drejt klases ku 27 kalamajte sa me shohin tek dera do turren drejt meje .Vajzat mbasi te me ken perqafuar do fillojne e te thone “Omar mi ha preso la penna ,Omar mi ha fato male ,Omar non mi fa giocare ,Omar ride” dhe ndersa keto do vashdojne te thone gjerat qe ti ke bere une te shikoj qe koka jote sa nuk shkon ne toke e nuk flet kur te gjithe te ken pushuar se ankuari se cfare ti i ke bere.Ti me terheq drejt banges dhe ulemi ti nxjerr nga canta librat ,fletoren ,lapsin cdo gje e ben me qetesi dhe me koken ul e me thua”Omar e cattivo Omar non fa merenda ” …ndersa mendoj keto gjera hyj ne korridor e ti sa me shikon ti turresh me vrap me perqafon e m thua ”ti voglio bene “ une te perqafoj fort e te them “anche io Omar tanto tanto “...ja pse me ka munguar puna ime keto dite me ka munguar buzeqeshja e sinqerte nje femije down dashuria qe vetem ai di te fali .

http://www.youtube.com/watch?v=PRszqgpc88g

Postuar nga Glaukus datë 22 Shkurt 2011 - 03:14:

Thumbs up

origjinale , prekese dhe shume e bukur

me pak fjale mban firmen Bionde
( je njish )

Postuar nga dylan datë 22 Shkurt 2011 - 04:53:

shume prekse me te vertet biond ene fillim po mendoja qe ishte djali yt me pas kuptova q eishte krejt tjeter
sdi sa mund te jete vertet po prekse dhe si te jet e vertet mund them qe mund te jesh nje njeri i shkelqyer te kehs gjithe ket dashuri per nje nxenes klase

Postuar nga BIONDIA datë 22 Shkurt 2011 - 23:07:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

sdi sa mund te jete vertet po prekse dhe si te jet e vertet mund them qe mund te jesh nje njeri i shkelqyer te kehs gjithe ket dashuri per nje nxenes klase

...punen time duhet ta kesh pasion dhe te pelqeje se nese nuk e ke dhe mendon vetem leket(dhe pse ne pune shkohet per leket ne rradhe te pare)asgje nuk te prek as semundja e nje femije .Une e shoh si femine tim (dhe pse gaboj ketu)dhe te them qe dashuria qe ndiej per ate ketu e kam shprehur vetem 1%.Sdo mundohesha kurre te shpikja nga mendja nje gje te tille .

Postuar nga cecilia datë 23 Shkurt 2011 - 00:41:

Ti Amo ma blonde

Postuar nga al74 datë 23 Shkurt 2011 - 03:26:

Postuar nga BIONDIA datë 01 Mars 2011 - 20:56:

Te dua

Te dua -te peshperis ngadale dhe floket ti ledhatoj
te dua -te peshperis dhe rreth meje me fort te shtrengoj
te dua -te peshperis dhe te puth me mall
te dua te dua -dhe pse e vetme ne kete krevat jam.

Sa here kam thene"te dua" ne keto muaj qe sjemi me bashke duke pritur nje pergjigje qe e dija qe sdo te vinte kurre por perseri shpresoja .Sa here kam pritur me kot nje telefonate, nje leter nje lajm nga ty ... kam lodhur syte duke qare e sa here kam lodhur mendjen duke kujtuar cdo cast tonin, cdo fjale, cdo puthje, cdo perqafim .Sa here ne keto muaj kam kerkuar mes qindra njeresve te imagjinoj ty mes tyre dhe ti duke me kerkuar mua eh sa here e sa here ...Sa here te kam mallkuar per vuatjet qe me shkakton, urryer per dobesine tende e dashuruar perseri sepse te do shpirti im te dua une .Sa here kam grisur e kam hedhur poshte kujtimet tona fotografite letrat shkrimet dhuratat e tua e pastaj ne kulmin e dhimbjes me te madhe per ti marre e ti ngjitur perseri ndoshta per te mos humbur ate gje qe te vemte qe me ngel nga ty , kujtimet ...Sa here ne keto dite kam numeruar oret ,minutat ,sekondat qe jemi larg e kjo largesi sa vjen e shtohet e une sdi si ta shkurtoj nuk di ...sa here kerkoj te gjej fajtoren tek vetja e nuk arrij te kuptoj ku kam gabuar ku? Sa here kerkoj te analizoj cdo gje deri ne detajet me te imta cfare i ndodhi dashurise tone ,pse duhet te perfundotne kshu pse..sa e sa here kam pohuar akoma me shume dhimbje sesa humbja jote ...te doja me shume se veten e kjo ndoshta ishte gabimi im me i madh ....

mars...

Postuar nga cecilia datë 01 Mars 2011 - 21:38:

Smile

Biondia,

S'ke pse shikon mbrapa me mendimin te fajesosh veten tende...ti je ai shpirti i bukur qe dite te dhurosh dashuri...te tjeret ne djall shkofshin!

Postuar nga bruni22 datë 01 Mars 2011 - 22:18:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Biondia,

S'ke pse shikon mbrapa me mendimin te fajesosh veten tende...ti je ai shpirti i bukur qe dite te dhurosh dashuri...te tjeret ne djall shkofshin!

E ke gabim cec edhe pse jam shum dakort me frazen e par ....

Esht nje tem "dashuria" ku nuk e ndjek veten ne larresin e duhur per te follar rreth saj. Po dua thjesht te jap mendimin Tim me aq sa di ... Ja dashuria si e conceptoj un!
Nese nuk dhuron dashuri mos pretendo te te duan! .... Kur mbaron nje histori normal qe gjithkush ndjehet tradhtuar ecc. Ecc. Ateher i behet pyetje vetes "PSE" kush ishte shkaku qe c'do gje mbaroi??? A isha ne lartesin e duhur per te meritar dashurin e tij/saj??? Asgje nuk ndodh rastesisht. Edhe pse jemi te bindur qe kemi dhen max.. E qe problemi esht i huaj dhe jo i joni .... (e them k'te vetem se ne duhet te jemi ne paqe me veten. E jo se rregullon gje) nuk me pelqen kur shikoj ato qe qahen e shikojn te kaluaren! Ca iku iku nuk kthehet me. Edhe Po te ndodh (mrekullia) nuk besoj se do i duhej kuj? Nuk di arrije te shikoje me me ate sy ...

Urime per temen bionde & per shpirtin e madh qe tregon ne shkrimet e tua.

Kerkoj njdes per nderhyrjen time mese jam jasht teme.?

Postuar nga al74 datë 02 Mars 2011 - 02:18:

tingellon mallkim .brrrr nga ky stol , jo krisje thyerje , dridhje te ftohtash djerse vdekjesh qe ecin buzeqeshur.

Postuar nga Zani datë 02 Mars 2011 - 17:46:

Te lumte penda BIONDIA!

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Te dua

Te dua -te peshperis ngadale dhe floket ti ledhatoj
te dua -te peshperis dhe rreth meje me fort te shtrengoj
te dua -te peshperis dhe te puth me mall
te dua te dua -dhe pse e vetme ne kete krevat jam.

Sa here kam thene"te dua" ne keto muaj qe sjemi me bashke duke pritur nje pergjigje qe e dija qe sdo te vinte kurre por perseri shpresoja .Sa here kam pritur me kot nje telefonate, nje leter nje lajm nga ty ... kam lodhur syte duke qare e sa here kam lodhur mendjen duke kujtuar cdo cast tonin, cdo fjale, cdo puthje, cdo perqafim .Sa here ne keto muaj kam kerkuar mes qindra njeresve te imagjinoj ty mes tyre dhe ti duke me kerkuar mua eh sa here e sa here ...Sa here te kam mallkuar per vuatjet qe me shkakton, urryer per dobesine tende e dashuruar perseri sepse te do shpirti im te dua une .Sa here kam grisur e kam hedhur poshte kujtimet tona fotografite letrat shkrimet dhuratat e tua e pastaj ne kulmin e dhimbjes me te madhe per ti marre e ti ngjitur perseri ndoshta per te mos humbur ate gje qe te vemte qe me ngel nga ty , kujtimet ...Sa here ne keto dite kam numeruar oret ,minutat ,sekondat qe jemi larg e kjo largesi sa vjen e shtohet e une sdi si ta shkurtoj nuk di ...sa here kerkoj te gjej fajtoren tek vetja e nuk arrij te kuptoj ku kam gabuar ku? Sa here kerkoj te analizoj cdo gje deri ne detajet me te imta cfare i ndodhi dashurise tone ,pse duhet te perfundotne kshu pse..sa e sa here kam pohuar akoma me shume dhimbje sesa humbja jote ...te doja me shume se veten e kjo ndoshta ishte gabimi im me i madh ....

mars...

Biondia, faleminderit per bukurin e artit qe na e sjell!

Sa here jam nise me ardhe tek stoli Yt...
e sa here jam kthyer!
Qysh diten e pare kur e ke hape temen kurreshtja te vij sme eshte ndal...
Do thuash kush te ndaloj?
Askush e nderuar s'me ndaloj ...
ndalova veten por prap me behet se shperthej nese nuk vij te shkruaj...
tek stoli Yt...tek Stoli im....tek stoli i secilit nga ne...
sepse mua me duket se secili ne nje mneyre apo tjeter e kemi nga nje stol te till....

Ti na e hape rrugen BIONDIA

Sa here kam hapur porten e shtepise kam menduar se Ty do te takoj!
Sa here ne rruge kam shetitur me eshte bere se diku nga nje qosh Ti me vrojton fshehurazi.
Sa here kam dal te udhetoj ....udhetimin me Ty e kam bere ...
Sa here kam shpresu se ne turmen e njerzve ne stacion je edhe Ti...
Sa here jam kthyer ne te njejten rruge ...me ty jam kthyer
Sa here jam dal nga puna me behej se Ti me percjell ne cdo hap.

sa here te kam kerkuar
Sa here jam mashtruar
Sa here jam rrezuar ....
e prap jam ngrit me shpresen time te kote.

Sa here ne gji t'kam shtrenguar
Sa here ftyren Tende me duar e kam ledhatuar
Sa here flokun tend me pellemb te dores e kam lemuar
Sa here me Ty kem rene e jam zgjuar

Sa here ...
Sa here....
Sa here....
Sa here e fuqishem te kam dashuruar!

Postuar nga BIONDIA datë 02 Mars 2011 - 19:21:

Ke te drejte Zani cdo njeri nga ne ka nje stol, nje karrige, nje krevat ka nje cep sekret dhe jo ku i vjen frymezimi o dhe ku shkruan gjera qe per te tjeret sdo kene asnje vlere por per ate kane shume per mua gjerat e shkruara rrenxe atij portokalli kan aq vlre sa sdo kishte thesar ne bote ta krahasoja ndoshta sepse ishin mendime te dilnin nga zemra dhe te pafajshme ishin thjesht ndienja .
Bruni nuk je jashte teme sic e the dhe vete dashurine smund ta konceptojme te gjithe ne te njejten menyre e te pretendojme ta vuajne njelloj kur ndahemi ...

p.s nje puthje per Lelen e di vete ajo pse ...

Postuar nga al74 datë 02 Mars 2011 - 22:29:

nje bisede dyshe me Bionden te ky stoli do ma kishte enda

Postuar nga cecilia datë 02 Mars 2011 - 22:32:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
nje bisede dyshe me Bionden te ky stoli do ma kishte enda

Ik anej ti re Aty do ulem vetem une mbas Orfeut

Postuar nga al74 datë 02 Mars 2011 - 22:41:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia

Ik anej ti re Aty do ulem vetem une mbas Orfeut

do na kapi per leckash te na gjuje kushedi ku Biondia...
ktu flitet per , me dashuri Cec ...ty nuk te prek ky argument

Postuar nga cecilia datë 02 Mars 2011 - 22:47:

Citim:
Po citoj ato që tha al74

do na kapi per leckash te na gjuje kushedi ku Biondia...
ktu flitet per , me dashuri Cec ...ty nuk te prek ky argument

E drejte Jam qenie insensible

Postuar nga BIONDIA datë 03 Mars 2011 - 01:12:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
nje bisede dyshe me Bionden te ky stoli do ma kishte enda

kur te duash al do bisedoja me kenaqesi por mendohu mire se mos xhelozohet Ciljeta

Postuar nga cecilia datë 03 Mars 2011 - 01:15:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

kur te duash al do bisedoja me kenaqesi por mendohu mire se mos xhelozohet Ciljeta

Jo nuk xhilozohem nqs i ma duret larg tij

Postuar nga al74 datë 03 Mars 2011 - 01:18:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

kur te duash al do bisedoja me kenaqesi por mendohu mire se mos xhelozohet Ciljeta

Postuar nga al74 datë 03 Mars 2011 - 04:14:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

kur te duash al do bisedoja me kenaqesi

ja tani mund te them qe te ulem , ne qetesi e gjysemerresire. do duket me shume nje bisede me veten por dicka do mbetet edhe e pakuptimte ndoshta , shkronja te shperndara kuturu qe nuk ka rrjete mendimesh ti mbledhe bashke e ti ngjeshe ne ndonje forme te kulluar.
diku mbeten miqesi te harruara ne kohe e perpiqem ti risjell per nje mbeshtetje ne shpatull apo edhe grusht stomakut , diku- dikur ulur barit te djegur ...
ja kaq mjafton , edhe nje mikpritje ne stol , edhe nje fjale apo nje presje , vetem kaq sepse rraskapitjen nuk e qas askush .

perendim.

Postuar nga cecilia datë 04 Mars 2011 - 13:54:

Stoli, une & djali!

Une jo gjithmon qesh.Me rastis edhe te qaj.
Nje mbasdite te bukur vendos te dal ne parkun afer shtepise time...atje ka edhe nje liqen te vogel,ka rosake te bardhe qe lahen. Perqark liqenit ka plot stola. Palmiera & peme te medha, humbet te parku ku shkoj. Te duket vetja shume e vogel ne krahasim me natyren!
Zgjodha nje stol disi te veçuar ne fund te parkut qe te mos bezdisesha nga kalimtaret e shumte te asaj mbasditeje! U ula ne nje cep te stolit me shikim nga liqeni. Po mundohesha te qartesoja mendimet e ndryshme qe kisha ne koke...po cicerimat e zogjve nuk me jepnin kete mundesi. Po shijoja vetem ate mrekulli te natyres!
Me pelqen te rri vetem.Ti flas vetes time.Ta kuptoj ate.Por jo gjithmon ja arrij!

Papritur me kapin syte nje djale i cili rrinte me koken ulur,duart ne xhepa & disi i ndrojtur. S'po kuptoja perse verdallosej rreth stolit tim,atje kishte plot stola te tjere! Aq me teper qe s'doja kembe njeriu aty perreth. Djali vinte rreth e rrotull sikur donte te me thoshte diçka por s'dinte se si te me afroheshe.Eshte e veshtire ne realitet t'i afrohesh dikujt pa asnje arsye...s'kalojne disa minuta djali vendos te me afrohet. Me nje ze te bute me thote:

- zonjush, a mundem te ulem edhe une ne stolin tuaj?

Pergjigja ime eshte shume e prere & e thate. - Jo,i them.
Zgjodha kete stol pikerisht sepse s'doja te me bezdiste njeri.

Djali u mbyll ne vetevete.U ndie goxha i fyer si duket.Po mua aq po me bente...
Djali ben disa hapa perpara,shtang per nje çast dhe kthehet perseri nga une.Ulet ne gjunj perpara meje dhe me thote: - zonjush dua vetem te me degjoni,asgje tjeter! Edhe une kalova rastesisht ketej( mundohej te justifikonte veten djali)por ju me terhoqet vemendjen & mendova te ulesha prane jush,vazhdon djali!

Perpiqu te me degjosh ca! Dua te vij ne shtratin tend si Don Kishoti qesharak, te te rrembej me ato rroba qe ke veshur e te nisemi rreth e rreth Frances! Te ngjisnim pirenejte, te hanim bashke darke ne Andorra! Te pinim kokteile ne Las Palmas! Te blinim rroba orientale ne Fes te Marokut, te shetisnim me bicikleta ne Algjeri ne lagjen ku jetonte Kamy-ja, te benim banje ne llixhat e Toujanit ne Tunizi...me degjo se kam akoma...

Prej Toujanit te udhetojme me deve e me beduinet nga Oazi ne Oaz deri ne Gizah, te perjetesojme emrat tane ne Piramiden qendrore e prej andej te shkojme ne Dubai te bejme xhiro me ashensoret e qiellgervishteve te zh'vendosemi ne Indi e te dehemi ne Bollywood e kur te na dale pija ne Orient expres te ngjitemi maleve te Nepalit me lamat, te tallemi me penisat e hinduve pa mbaruar te qeshurat te pershkrojme murin e madh kinez deri sa te shohim detin, te hame pula te vogla ne Hong Kong dhe te sperkasim me vajin e tyre njeri tjetrin! Te hame supen legjendare Japoneze ramen! Dhe me anije transoqeanike te shohim paqesorin deri ne Fiji ku do marrim ishullin tone me qera e te bejme dashuri ne çati nen driten e henes, prej andej te mbledhim kaçamilla ne Hawai e pasi kemi bere tatuazhin hawaitian si kujtim te pime kafen me te mire ne bote ne Portland te Oregonit, te bejme ski ne liqenin e Montreal ne Kanada, te shohim alegatoret ne Luiziana....vazhdon,me degjon?

...Te shkonim ne Kuba per te shkaterruar nje feste kercimi, te ndizmin nje zjarr te madh te El-cacho ne Meksike e te hanim buke thate me te varferit... Prej andej ne Peru e Kili per te pare qytetrimet inkase...te kalonim kanalin e Panamase duke ngrene banane te pabera deri sa te na rrudhej goja e ta ç'rudhnim duke u puthur me ore te tera! Te kalonim ne stacionin e balenave ne Antarktide duke lundruar me akuj e prej atje ne Nuuk te Grenlandes per te pare polarizimin e ajrit naten teksa formohen fije te holla jeshile me avion te kuq te zbrisnim ne Belfast ne nje koncert rroku te hanim mengjesin e rende te Londres dhe te hanim kerpudhat e embla halucilogjene ne Rotterdam! Prej andej direkt pasi lagemi nga shihu i ftohte i Luxenburgut te pinim kakao ne shtepine tende e me pas...

Ngrej syte lart dhe i them: Hajde uluni sepse une isha duke ju pritur kurse ju duke me kerkuar!

Ps: Dua te them vetem se kjo leter eshte imagjinare. E frymezuar nga biondia sigurisht!

Postuar nga BIONDIA datë 04 Mars 2011 - 17:11:

....Ceci me pelqen ajo qe ke shkruar dhe fantazia e ketij djali ...na mori ne qafe stoli ...

Postuar nga RIP Gibbs datë 04 Mars 2011 - 18:07:

wow fantastike nuk di cte them me teper...

vetem se nuk rri dot pa thene se ky djali ka ber nje lapsus te vogel ai qyteti Meksikan quhet El-Chaco jo El-Cacho!

Gjithsesi kjo sndryshon asgje

Postuar nga BIONDIA datë 04 Mars 2011 - 18:12:

Gipss lapsi i ciljetes nuk o nga padituria sepse nuk njef qytetin e lartpermenduar osht sepse ajo flet me dialtektin e tirones dhe frengjishten

Postuar nga RIP Gibbs datë 04 Mars 2011 - 18:13:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Gipss lapsi i ciljetes nuk o nga padituria sepse nuk njef qytetin e lartpermenduar osht sepse ajo flet me dialtektin e tirones dhe frengjishten
nuk e thashe kete ehste lapsusi i djalit...nga nxitimi

Postuar nga BIONDIA datë 04 Mars 2011 - 18:16:

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
nuk e thashe kete ehste lapsusi i djalit...nga nxitimi

me leje ...po ti nga e di qe eshte i djalit re

Postuar nga RIP Gibbs datë 04 Mars 2011 - 18:18:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

me leje ...po ti nga e di qe eshte i djalit re

Me leje e lexove pjesen??? djali i thote Cecit deshirat e tij pra

Postuar nga BIONDIA datë 04 Mars 2011 - 18:20:

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Me leje e lexove pjesen??? djali i thote Cecit deshirat e tij pra

ore une e lexova e studiova e po te them qe o gabim ortografik sepse nje djale si ky qe ka imagjinuar ciljeta sdo gabonte nje emer qyteti ...me beso e njof mire une ciljeten i ha shkronjat sic ha burrat hahahah...

Postuar nga RIP Gibbs datë 04 Mars 2011 - 18:22:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

ore une e lexova e studiova e po te them qe o gabim ortografik sepse nje djale si ky qe ka imagjinuar ciljeta sdo gabonte nje emer qyteti ...me beso e njof mire une ciljeten i ha shkronjat sic ha burrat hahahah...

Ok terhiqem pra...... por gjithsesi ska ngrene as edhe nje shkronje

Postuar nga BIONDIA datë 04 Mars 2011 - 18:30:

...me prit do kthehem shpejt ...

Postuar nga RIP Gibbs datë 04 Mars 2011 - 19:04:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
...me prit do kthehem shpejt ...
po te pres...po spo vike...

Postuar nga bruni22 datë 04 Mars 2011 - 19:33:

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
po te pres...po spo vike...

Mos i humb shpresat se do vij......

Postuar nga al74 datë 04 Mars 2011 - 23:13:

Cec , don Mazzi thote : meglio un folle genuino che un perfetto clonato.
mungon dicka po nuk di ,ndoshta, cfare .

Postuar nga cecilia datë 05 Mars 2011 - 13:11:

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
wow fantastike nuk di cte them me teper...

vetem se nuk rri dot pa thene se ky djali ka ber nje lapsus te vogel ai qyteti Meksikan quhet El-Chaco jo El-Cacho!

Gjithsesi kjo sndryshon asgje

Me pelqen kur kapin detajet e ketij tipi

Ah, sa do doja sikur te ishe ti ai djali i stolit tim

Al-o po ti shume emocione ke perdor s'kuptova asigjo ca ke thon Aha, ca me ke bo ti, kam fillu te frymezohem

  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.