Forumi Horizont | Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- A mendoni se Fatos Nano do japi dorheqjen!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8825)
A mendoni se Fatos Nano do japi dorheqjen!!!
Duke analizuar rrjedhjen e ngjarjeve dhe presionet qe po ben PS per vjedhje votash personalisht them se me gjith humbjen e PS Fatos Nano nuk do te japi dorheqjen nga kreu i PS.
Kjo sipas mendimit ka nje arsye te vetme.
E para pasi ai tashme ka frike nga drejtsia per korrupsionin galopant qe ka zhvilluar dhe eshte i akuzuar nga mjaft politikan te tjere dhe si rezultat nesi ai do te jap dorheqjen do te jet pa nje imunitet "nderkombtar" .
Duke pare kete rrezik ai do te mendoj se do te jete me i mbrojtur nese ai do te jet akoma kryetare i PS keshtuqe qeverija e ardhshme nuk mund te kete mundesin per ta ndjekur penalisht pasi do te quhej si hakmarrje politike.
Une mendoj se kjo eshte edhe nje arsye akoma me e madhe se perse Z. Nano po perpiqet per ta ja fatuaruar humbjen LSI me idene qe nuk ishte ai shkaktari i kesaj humbje dhe si rrjedhoj ai nuk ka per te dhene dorheqjen.
Keshtuqe une mendoj se akoma do te kemi figura 45 vjecare ne Parti si ajo e Enver Hoxhes.
ai ne fakt sduhet...
ai ne fakt sduhet te japi dorheqjen por duhet te vrasi veten me keto qe ka bere...
Mendoj se Nano do t ajape doreheqjen, por gjysma e atyre qe thuhen per korrupsion jane thashetheme dhe fantazi te perhapura nga Berisha. Nano sigurisht mund te kete bere ndonje pekat, por duhet te verifikohen gjerat jo te sillemi si turme sharlatanesh qe fut nejrezit ne burg per thashetheme.
Gjithashtu mendoj se Berisha nuk do e fuse ne burg Nanon. Jo se ka lidhje realiteti i vjedhjes ose pastertia e tij. Por as Nano se futi Berishen kur ja kerkonin shume njerez ne 1998-en. Sidoqofte edhe sikur te ndodhi burgosja e tij ne Shqiperi do fillojne rremujat dhe regresi do jete i paevitueshem.
Nano do jape natyrisht doreheqjen, por jo menjehere sic doni ti shikoni gjerat ju. Ai mund ti kaloje stafeten avash avash ndonje politikani tjeter, psh Edi Rames, per te bere PS serisht nej force fituese. Kalimi do jete aq i avashte sa nuk do kete asnje lajm ne TV. Ky eshte skenari qe mendoj une.
Shqiptari kur ja hipen kalit, e zbret vetem plumbi-ka thene populli yne analfabet dhe jo dhe aq budall.
Merreni qe nga koha e Skenderbeut e deri me sot VETEM Ismail Qemali ka dhene doreheqjen. Gjithe te tjeret jane rrezuar me lufte apo kane vdekur ne ate post.
Sigurisht Nano nuk do beje lufte po do beje c`mos qe te mos zbresi nga karrigja. Besoj se nuk do e leshoje aq lehte "stafeten".
Nano i ngjan me shume "Xha Sulos" sesa "Shokut Ropi"
Do e zvarrisi edhe nja nje muaj kete muhabet "e lagu s`e lagu" dhe ndoshta do perpiqet qe te marri ate numer deputetesh qe mos ta lejoje PD-ne qe te formoje nje qeveri te sajen.
Per pak dite pate nje "enderr". Sikur te humbte PD-ja dhe te thyente qafen ai hajvani qe ferkon duart sot. Dhe pas nje viti te perseriteshin zgjedhjet dhe te thyente qafen ky plehra i krahut tjetre. Por me sa duket do i kemi te dy maje kolltukut edhe per ca vjet te tjere.
"JO DOREHEQJE, POR SHKARKIM TE NANOS"
Fillojne peticionet e degeve te PS-se kunder kryesocialistit Nano
Humbja e thelle dhe e tmerrshme per socialistet e thjeshte nuk po gelltitet lehte, pasi votimi i 3 korrikut nuk ishte votim kunder platformes dhe anetareve militante socialiste, por ishte kryekeput kunder Fatos Nanos si person, familjes se tij qe shfrytezoi pushtetin e socialisteve per t'u pasuruar, dhe e nje shpure ministrash qe e ngriten mireqenien e tyre mbi supet e vrara nga lodhja per te mbijetuar te mijera e mijera socialisteve. Nuk ishte nje fitore e mirefillte vetem per Sali Berishen, ndonese ai shquhet per korrektesi e mosimplikim ne afera korruptive, por humbja e 3 korrikut u shnderrua ne nje plebisht popullor vetem kunder Fatos Nanos. Ai e shkaterroi PS-ne ne keto tre vite te qeverise se tij, ngriti ne kupole dhe ne pushtet nje rrjet mafiozesh, te cilet e shikuan PS-ne vetem per t'u pasuruar e jo per te milituar ne sherbim te kauzes socialiste. Fakti qe humben me 3 korrik nje mori ministrash, miq te Nanos, dhe u rrezikua per nje grusht votash edhe ish-kryeministri korrekt, Majko, tregon se inati popullor ishte i tmerrshem. Votuesit dogjen me Nanon edhe disa kandidate per deputete qe edhe duhej te fitonin. Kjo tregon se e majta eshte ne diten me te veshtire te saj qe nga viti kur nderroi emrin nga Parti Komuniste ne Parti Socialiste. Partia Socialiste nuk ka qene ne kete dite deshperimi as kur i arrestuan kryetarin e tyre ne korrik 1993. Edhe atehere, pa kryetar ne liri, socialistet ishin me te forte e me krenare se sa ndihen sot e pas dites se sotme. Fatos Nano, ne vend qe te pranoje doreheqjen e deklaruar para zgjedhjeve, kur tha hapur e publikisht ne TV Klan se "nese PS humb zgjedhjet, une do jap doreheqjen", keto dite ai po gjen njemije e nje menyra qe ta spostoje vemendjen nga analiza per humbjen e thelle. Nje pushtet i forte i Berishes do ta copetoje opoziten e Nanos, pasi jane nderruar rolet tashme. Ne vitin 1997 e perdite Nano thoshte publikisht se "qofte bekuar ajo dite qe me la Berishen perballe pasi jam i fituar sa here te konkuroje ne zgjedhje". Ndersa pas 3 korrikut ka te drejte Berisha qe te thote: "Me Fatos Nanon kryetar te PS-se e ne opozite, do te qeveris jo 4 vite, por 8 vite!". Irritimi ne bazen e PS-se eshte jashtezakonisht i madh per humbjen qe ua solli vetem kryetari i tyre. Natyrisht qe humbjet jane normale ne demokraci, porse nje humbje vetem per qejfet e Nanos e te gruas se tij nuk mund ta kaperdijne socialistet, te cilet duan nje parti me te drejte jo vetem per veten e tyre, por per te gjithe. Si mundet Fatos Nano te shkaterroje nje te majte te rritur me njemije halle vetem se donte te ishte vete Zot e vete shkop? A nuk iste Nano qe largoi Ilir Meten e nje grup pas tij? A ishte vete Fatos Nano qe nuk ofroi publikisht Edi Ramen para e gjate fushates elektorale vetem e vetem qe te mos i shtonte piket Edit? Fatosi kerkon te jete vete gjel maje plehut qe beri tash tre vite me familjen kryeministrore. Zoti Nano nuk mund te justifikoje humbjen me faktin se gjoja "na percau votat Meta e LSI-ja". Nano dhe Xhoana Nano donin nje pashallek, ku te komandonin per cfaredo dhe te kullufisnin milionat e eurove, sic thone plot fakte te bera publike tash tre vite, si dhe te digjeshin nga dielli i Mesdheut ne jahte luksoze! Nuk mund te drejtosh edhe qeverisjen, edhe qejfet perrallore, edhe bizneset e gruas qe te dalin me 120 per qind fitim vjetor, edhe luften kunder korrupsionit!
* * *
Dje, nje tufe me letra proteste ka mberritur ne seline e PS-se, ne Tirane, ku me dhjetera organizata baze te PS-se e plot anetare te KPD-se kerkojne shpjegime nga lideri i tyre se perse erdhi kjo humbje. Para fushates e gjate fushates zoti Nano deklaronte se "LSI eshte nje pike uji ne oqeanin e madh socialist dhe nuk na demton", kurse tani pas zgjedhjeve Gramoz Ruci del dhe thote ne konference shtypi se "na demtoi LSI". Atehere nese e dinit se do t'ju merrte vota perse nuk gjetet gjuhen e perbashket te koalicionit, bile edhe me parti te tjera te majta, sic beri mjeshterisht Sali Berisha me partite e qendres se djathte, duke dale vetem me nje kandidat per deputet te perbashket? Moszotesia per te parashikuar ka nje kosto ne politike; doreheqje dhe largim nga kupola e partise. Nese zoti Berisha do te kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut, ai do te jepte pa diskutim doreheqjen. Ndaj tashme qe humbja e PS-se eshte evidente edhe nga rezultatet zyrtare te KQZ-se, zoti Nano duhet te kthehet nga pushimet e fundjaves ne Turqi e te jape doreheqjen. Nese jo, atehere mbetet shkarkimi, sic kerkojne mijera e mijera socialiste keto dite.
Kishte shume vite qe kazani socialist ziente. Ne Kongresin e fundit zgjedhor nga presioni plasi kapaku dhe "lengu socialist" u derdh fushave "socialiste", por bariu Nano as qe deshi t'ia dije se "vatha socialiste" po shthurej pikerisht per fajin e tij dhe te zonjes se tij, Nano, qe donte pushtet te pakufizuar ne shtet, por dhe ne parti. Pushteti i kesaj gruaje kandidoi ne keto zgjedhje nje mori emrash miq e sejmene te saj, te cilet humben thelle. Humbi flokegjati e mendjeshkurti Agim Isaku, drejtori i kabinetit te kryeministrit. Humbi Emin Barci, shef i kabinetit te kryetarit te PS-se, per fajin se vinte nga zyra e Nanos. Humbi Majlinda Keta se dihej se ishte kandidature e Xhoana Nanos. Humben nje urdi nanoistesh e xhoanistesh, te cilet moren ndeshkim popullor. Nese Nano do te kishte treguar vullnet pozitiv dhe reflektues ndaj kritikave te Ilir Metes, Rexhep Meidanit dhe Edi Rames, PS-ja mund te ishte ndryshe pas ketyre zgjedhjeve. Nese Fatos Nano do te kishte degjuar zerin e vetem te Erion Braces qe luftonte me "xhaketat e vjetra ne kupolen e PS-se", do te kishte emra te tjere konkurues ne 3 korrik. Nese zoti Nano do te ishte me dashamires ndaj te vertetav te Petro Kocit, sot PS-ja edhe mund te kishte valvitur flamurin e fitores. Nese kryeministri Nano do te kishte degjuar zerin e bazes socialiste, te atyre qe vuajne edhe per buken e gojes, por qe jane te sinqerte, nuk do te ishin duke vajtuar sot humbjen e thelle. Nese kryetari kryeminister do te kishte gjetur gjuhen e mirekuptimit mes kolegeve qe vjet ne dhjetor do te kishte dhene doreheqjen nga posti i kryeministrit dhe kishin hyre ne fushate elektorale me nje kryeminister tjeter qe nuk kishte cene mbi kurriz si vete Nano.
Mbi te gjitha, nese zoti Nano do te kishte paksa gjak te kuq si stema e PS-se, e hapte udhen per t'u larguar vete e jo sic largoi tashme krejt te majten nga pushteti. Por Fatos Nano mbetet i pandreqshem. Ai rron vetem per kazino e helikoptere turistike, ai deshiron te sundoje si pasha kur "pashallekun" ia kane marre; ai nuk e kupton se koha e tij ka ikur pergjithnje, aq me teper perballe nje Berishe kryeminister, i cili ka zene mend nga e kaluara dhe do te jete teper korrekt me ligjin dhe rregullat e Demokracise. Tashme koha e Nanos ka perenduar. Nano i duhet vetem Berishes qe ta kete, qe sa here t'i bjere "thesit Nano" ai te nxjerre pluhur!
Alban Mati
Nano iken me pushime ne Turqi keshtu qe de facto e dha dorheqjen.Ai me vete thote shyqyr qe do shetis lirshem klubeve te nates ne Greqi.
Nano
Nano nuk ka per ta dhene doreheqjen dhe nuk kane per ta lene te jape doreheqjen. Jo se ka frike nga korrupsioni (nqs eshte i perlyer) sepse Sala nuk ka per ti bere asgje, ashtu sic nuk i beri ai gje sales. Nuk do futen robt ne burg sa here behet rotacion pushteti. Por duke u nisur nga mentaliteti i shqiptarit :
Fatosi i duhet PS sot me shume se kurre per ti bere balle bishes Berisha. Vetem ai mund t'ia dale Sales. Pa Fatosin tani PS shkatarrohet dhe Berisha mezi e pret. Prandaj fajin per humbjen e ka LSI dhe jo Nano. Pra baza e frikesuar e do me shume se kurre Tosin ne keto momente.Kujt tjeter mund tia lene stafeten? Te rikthehet Meta? jooo. (dhe do zoti jo).
Do te doja qe tani te dilte ne skene Rama me shoke, po veshtire.
Keshtu qe doni nuk doni Tosin po aty do e keni, te rrezojme qeverine gjate zgjedhjes se presidentit ose ta bejme president dhe t'ia leme qeverine Sales.
do s'do do te japi dorheqjen sepse nuk mynd te rri kryeministri i PS me nje parti PD ne fuqi, nuk ka arsye dhe lidhje fare..... ai mund te qendroj por vetem per partin e vet............
Juve
Dakort jam me ty kur thua nese del Edi Rama dhe te mari ne dore fatet e se majtes pasi mendoj se ai mund te jete nder te vetmit qe mund te bej rrotacion pas 2 apo 4 vjetesh. Une nuk shikoj ndonje figur tjeter qe ka me shume popullaritet ne kampin roz por nga ana tjeter nuk e shikoj Nanon si "gladiatori" kunder Berishes per te fituar serish, per mua ai eshte i mbaruar.
Nese PS humbi nuk mund te themi se humbi plotesisht prej LSI pasi keto anetare te LSI vertet erdhen nga PS por ama ishin ne opononec me Nanon. Nese nuk do te kishte LSI po te them se ato qe votuan per LSI mund te kishte shume mundesi qe te qendronin shume indiferent ne zgjedhje duke abstenuar votimet. Ne fisin tiim, psh ne Durres, kur ra muhabeti i zgjedhjeve me thane qe nuk kishin shkuar fare per te votuar pasi nuk kishin me besim tek asnje Parti, ne nje koh qe prej vitesh votat e tyre kan shkuar majtas.
GJithsesi une them se ndoshta do te kete nje kongres te shpejte ku me ne fund Nano mund te ja lej PS Edi Rames. Kjo do ishte zgjedhje dhe zgjidhja me e mire.
PS. Rubi dorheqja behe fjale si Kretar i PS jo nga qeverija se nga qeverija do apo jo ai eshte i marum se po nuk desh kam me shku vet me e nxjerr me shkelma nga zyra.
Nano ka deklaruar para zgjedhjeve se nese humb do jape doreheqjen dhe nese eshte burre do ta beje, por s'eshte nga ata qe e mban fjalen ai.
Fundi i fundit ai eshte i humbur. Kjo ka rendesi...
Persa i perket dilemes se burgimit te nanos nga Berisha, ky i fundit ndoshta se ben se sia vlen te meresh më me te, por jo per replike sic tha Fajtori se as Nano se beri me berishen. Berishen Nano smund ta fuste ne burg sepse skishte fakte, po te kishte do ta bente qe cke me te.
Rremujen e bene ata qe moren pushtetin, qe pasi i perdoren mire 'ata' njerez qe u duheshin psh, si Zani me shoke, i rrasen brenda. Kot sthote populli: "Kalova lumin, te dh......kalin"
Isra te ftoj te lexosh intervisten e Bashkim Koplikut: Si urdhëroi Sali Berisha armatosjen e PD më 1997. Do mjaftonte kaq per te hapur ceshtje penale. Ka armatosur nje parti te tere pa respektuar kushtetuten. E thote ministri i tij i rendit ne ate kohe... Deshmitari ne fjale nuk mund te genjeje. Puna eshte duam apo jo ta bejme drejtesine. Per mua mire beri Nano qe nuk futi Berishen ne burg, por nuk mund te thuhet se s'ka fakte.
FAJTORI ate intervisten e bashkim koplikut e ka lexuar por nje pyetje kam pse bashkim kopliku del tani mbas 8 vjetesh edhe flet per urdherat e sales qe paska dhene ne 97 ?????? ky eshte nje absurditet intervista e tij nuk ishte serioze po ka te drejte qe e shan salen ai se u be me hotele e restorante kohen nga 92-96 tani del e shkruan ne gazeta apo jep intervista ne televizione per mua ai eshte thjesht nje karte e djegme
Ndersa per sa i perket doreheqjes se nanos nuk besoj se do ta bej jo sepse po e dha do ta fusi sala ne burg ai me mire te shkatarroj partine se te japi doreheqjen ky person eshte i semure nuk mund te rrije dot pa pushtet ju e shikoni cfare i beri PS e percau aq keq sa humben edhe pushtetin
Flori, sikur ta kishe lexuar intervisten nuk do beje keto pyetje. Aty thuhet qarte se Kopliku ka denoncuar veprimin e Berishes qysh ne 1997-en. Keshtu qe nuk del tani. Thjesht po ritregon nje histori. Dhe persa i perket vertetesise nuk ka si te vihet ne dyshim perderisa kane qene prezent shume vete nga grupi parlamentar i PD-se.
Nese Kopliku beri hotele dhe restorante gjate periudhes 92-97 atehere do te thote se qeveria e PD-se ka qene e korruptuar. Sidoqofte nuk mund te perzjehen thashethemet e rruges me oportunizmin e momentit. Nuk mund te shahen personat vetem kur dalin kunder. Bashkim Kopliku eshte deshmitar i nje fakti, te cilin nuk ka si ta gjykoje oportunizmi popullor. Duhen gjykates te vertete qe te vleresojne ku eshte thyer ligji. Jo te sulmohet si zakonisht deshmitari sipas eksitimit politik. Prandaj s'bejne hajer shqiptaret. Realiteti shtremberohet sipas eksitimit politik te momentit dhe ne krye kemi po ata kalores.
Bashkim Kopliku nuk ishte minister me 1997
Nuk e kam lexuar intervisten e Koplikut,por dua te them se zoteria i cili perfitoi sa mundi ne ato vite dhe me vone mbasi ra prej fikut na del tani trim mbas beteje.
Ne vitin 1997 minister i rendit ka qene shkrimtari nga Kavaja z.H Shamata nje njeri shume i mire.Per sa i perket Z.Nano ai nuk e besoj se do te japi doreheqje,por nje gje eshte e ditur se fajtori kryesor per ate qeverisje teper te keqe dhe te etiketuar si me e korruptuara ne Europe,gje e cila e coi ate drejt disfates ne zgjedhje eshte vete Fatos Nanua. Mendoj se ishte urrejtja popullore kunder qeverisjes se majte qe e coi PS-n ne opozite. Mendoj se nqse Nano nuk jep doreheqjen do te thote se e majta ne Shqiperi nuk ka ndermend te reformohet.Shume socialiste kane lene te nenkuptohet se PS duhet te shkundet,pra Nano dhe Rucet duhet tua lene stafeten nje brezi politikanesh te cilet nuk do ti shikojne kundershtaret e tyre si armiq por do te bashkpunojne per nxjerrjen e vendit nga kolapsi.
Shqiperise i duhet nje e majte e reformuar te ciles do t'i bente mire qendrimi ne opozite,qe kur te vijne zgjedjet e tjera te vijne ne pushtet me dinjitet dhe bene vaki qe edhe z.Berisha te largohej me te mire nga politika dhe pastaj ne shqiptaret dhe politika do te shpetonim nga ta .
Per ate qe dikush mban mendjen se do ta rrezoj qeverine duke u shprehur me ne sikur eshte zevendesi i Nanos e ka gabim. Europa nuk ka ndermend te merret me ne duke bere zgjedhje si ne Itali e cila eshte nje shtet i pasur,prandaj do te ndehyj dhe do te gjendet nje president konsensual. Mendoj se edhe Berisha nuk do te kete problem nqse presidentin do ta propozoj PS,per te mos humbur pushtetin.Presidenti eshte nje njeri honorifik pa shume influence ne qeverisjen e nje partie.Sala me sa dij une ka deklaruar se nuk do ta fus Nanon ne burg,prandaj kush e ka ate merak e i digjet zemra per Ate mos te kete merak
Ne si popull kemi dicka shume te mire (karikteristike), nuk mesojme kurre nga historia dhe harrojme shume shpejt. Deri para tete vjetesh, qeveria e atehershme ishte me e korruptuara ne bote, (do gazeta me emer angleze e nxorren kete fakt), bo bo te shkretet ne hajt ta heqim me vrap. Dhe e hoqem me dhune, (pasi per fat te keq fjalori yne nuk e permban fjalen doreheqje). Pastaj na del qe qeveria tjeter eshte me e korruptuara ne bote. Per cudi, pasi qeveria e re vjen ne fuqi duke demaskuar te korruptuarit, nuk denon asnje ish funksionar per korrupsion (ju siguroj qe nuk ka per te ndodhur as tani nje gje e tille, sidomos me kete magiorance fragile qe do krijohet).
Ne harrojme qe u vrame e u preme per te hequr Salen nga kolltuku, (ne mos gaboj votuan mbi 70% pro) dhe tani e sjellim prape.
Te njejten gje do bejme me Fatosin pas kater vjetesh. Ai e di kete, atehere pse duhet ta jape doreheqjen?
Do thoni ju ca faji kemi ne populli nuk kemi alternativa. Kemi faj qe cke me te, se populli e zgjodhi Fatosin perseri ne krye te PS, populli e ka zgjedhur Salen ne krye te PD me 100% e pa e rivalizuar nuk e di se sa here. Duan Edi Ramen tani po harruan se cfare bene ne kongres.
E pra dalim perseri aty, te ajo fjala, ai popull ate koke ka , ate feste do mbaje. Ti gezoje e mbaje me shendet edhe per do dekada te tjera Sali e Fatos.
NUK MUND TA IMAGJINOJA
qe ne brezin e ri te kete njerez me kaq shikim te shkurter. Nuk ka nevoje te them emra sepse nuk dua te ofendoj njeri. por cdo i ri qe perpiqet te gjeje arsyetim dhe falje per cfare i ka bere Z. Nano Shqiperise eshte me te vertete Njeriu I ri i shokut Enver. Nano nuk duhet te iki duhet te hiqet dhe po pati mundesi te futet ne burg me shoket e tij si Zani nga vlora etj etj. Nano nuk eshte gfje tjeter vecse nje nje shites i athdeut dhe interesave te Shqiperise per fitim personal.
Ishalla Sala ka mesuar nga gabimet gjate 97
Persa i perket deklarates se Bashkim Koplikut e kam lexuar me vemendje dhe besoj se aty ka nje te vertet te madhe. Une personalisht nuk do ti quaja deklaratat e tij si deklarata te nje njeriu te deshtuar apo i nje te pakenaquri nga lufta qe i beri Berisha si karrigethyer. Une nuk e di se cfar ben Bashkim Kopliku per te kontribuar ne politiken Shqiptare por edhe aq sa po ben me shkrimet perseri do ta quaja qe eshte ne sherbim te kombit. Pra fjalet e tij jane te pamohueshme dhe kan brenda nje historir te patjetersueshme. Problemi jon si Shqipatre mbetet gjithmon militantizmi, ne nuk mund te dalim kunder njeshit te partis, ai qe na shan kryatarin eshte armik apo oportunist, jo re jo, une kam votuar gjate gjith jetes sime PS por ama kur vjen puna per Nanon kam vite qe kam shpresuar ne luften brenda PS per tu qeverisur nga figura te reja.
Sinqerisht qe kam pare se elektorati i majte eshte me i moderuar se ai i djatht, pasi kane treguar gjithmon se kan patur brenda llojit nje fryme ndryshimim duke e treguar edhe me kandidimet per kryetar PS ne nje koh qe brenda PD nuk shihet kjo tendenc pasi udhehiqet nga njishi i patjtersueshem.
Persa i perket Nanos, jam habitur (por edhe aq shum jo se u mesuam me veset e atij njeriu ) me faktin qe ne vend qe te meret me analizat e PS na shkon me pushime ne Turqi. Dua te shtoj se kur Ilir Meta ishte ne krye te Qeverisjes se PS Nano jetonte me shume ne Greqi se sa ne Shqiperi per te dhene ndihmen e tij sado te vogel edhe ne ndihme te elektoratit qe e votoi dhe i dha mandatin e deptetit. Por ai nuk e beri dhe nuk ka per ta bere edhe ne kete legjislacion jete gjate apo jeteshkurter qofte. Ai eshte mendjemadh, i pakorrigjueshem, dembel, hipokrit i pamoralshem dhe tejet i pasjellshem e plot te zeza te tjera.
Per mua personalisht ai e ka humbur kredibiletin e tije dhe do jete me mire qe te jape dorheqjen se sa te shkartkohet nga anetarsia e PS.
Gazeta Koha Jon paralajmeronte nje levizje te Rames ne Baze dhe shpresojm se kjo do te vej ne levizje PS per te vazhduar reformat brenda PS.
U votua kundër Nanos dhe jo për alternativën e Berishës
Çdo zgjedhës do ta linte anash Berishën nëse do të kishte një alternativë të re. Këtë nuk ua ofroj as Berisha e as Meta. por i pari fitoj. Më e Mira për Shqipërinë dhe shqiptarët do të ishte sikur të dy ti kishin takuar të kaluarës.
Ata së bashku kanë kontaminuar jo vetëm skenën politike por edhe fjalorin e përditshëm.
Nano nuk e ka ndjekur penalisht Berishën dhe njerëzit e tijë sepse ka përdorur njësoj pushtetin për tu pasuruar. Kushdo që është normal për nga kujtesa mbanë mend sa naftë shkonte për Serbinë, dhe krejt kjo nëpërmjet firmës Shqiponja pronë e PD-së.
per mendim tim PS nuk eshte me e moderuar se PD mos me thene qe ato jane me keq se PD sepse te pakten nje pjese e mire e deputeteve te PD ishin emra te rinj kurse ata te PS po te njejtet pa asnje lloj ndryshimi ju thoni qe ne ps ka pas fryme ndyshimi???? nuk besoj shikojini pak kundershtaret e nanos si kane perfunduar pa parti fare disa thojne do ta mari ne dore edi rama??? nuk besoj nuk e leshon tosi kollaj partine shikojeni edhe ramen ka per ta perjashtuar nga partia
Nuk mud të gëzohet askush pse ka fituar një politikan që në fundin e mandatit të tij si president nuk kishte shtet. Berisha nuk është i ri që të mësoj dhe as i interesuar madje për një gjë të tillë. Ai po mbledhë rreth vetes aq vota sa të qeverisë si të dojë. Për çfarë i duhen Milo e Xhuveli veçse të bëjë sa më shumë aleat në rast dështimi që pastaj faji të jetë i të gjithëve dhe praktikisht askush fajtor.
Ai nuk ka dhënë asnjë provë për antikorrupcion dhe duke bërë aleat ata që deri dje ishin në një nga qeveritë më të korruptuara atkeqësisht rezultain do ta ket = 0
cfare doreheqje do japi nano mer??? tani eshte duke shetit neper tirane me POSCHE CARRERA ahahahahaha po nuk ka kushtuar shume rreth 200.000$ ose me HUMMER edhe kjo rreth 100.000$ mjere ai popull ne duart e kujt ka rene, jo se keto makina lluksoze i ka ble me rrogen qe ka rreth 2milione leke ne muaj
Tamom e ke, me ato qe bon ai duket se po i bon gropen vetes. E pashe ne TV me ate porchin dhe duket qe ja kishit bo ju durrsaket dhurat.
Ate lloj robi po nuk e hoqi populli nuk hiqet vet se ska ku te haj me shum.
Po ne popull kot jena se e shef populli qe ai ka 3 makina luksoze edhe te tjeret vrasin veten per 100$ e prap se prap populli se ca meneren hic. Ktij i them popull un qe se rru fare.
hajd shnet se jam merzit me kto lloj politikanesh edhe kte lloj populli.
cja fusni kot juve, nje benz ia kane bo dhurate more djema....ku ka leke te bleje ai, ia bejne dhurate gjithmone gjerat e shtrenjta...
Fatosi po del ne baze per te treguar se te tjeret duhet te paguajne per humbjen. Per mendimin tim ai nuk do te jape dorheqjen por ka mundesi qe PS te ndahet ne 2 forca politike. Ose te tjere emra do te shkojne drejte LSI.
Fatos Nano e dha doreheqjen nga kryetar i PS, pasi mbajti dy muaj peng vendin.
Tema mbyllet.
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.