Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Matematikë dhe Gjeometri (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=9)
-- pyetje e pergjithshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17849)


Postuar nga Klodel datë 31 Maj 2010 - 20:28:

pyetje e pergjithshme

Kam harruar matematiken, ndaj mos qeshni nese pyetja eshte elementare.

Nese vp eshte numri i votave per parti ne rang kombetar dhe S eshte numri i mandateve ne parlament ( ne rastin tone 140) atehere a eshte perqindja e votave per parti Vp/S?

Nese kemi formulen vp/V*S(140) ku vp eshte nr i votave per parti ne rang vend, V eshte numri total i votave ne rang vendi, 140 nr i mandateve te parlamentit cfare perfaqeson kjo ne lidhje me votat e nje partie? eshte mesatarja e votave?

Faleminderit per pergjigjen.


Postuar nga lost_soul datë 01 Qershor 2010 - 02:14:

vp/V perfaqson perqindjen e votave te shprehur me raport. Shumezoje me 100 per ta kthyer me perqindje si psh 0.99% partia G99.

Formula vp/V * S paraqet numrin e mandateve ne parlament, ne nje sistem plotesisht propocional.


Postuar nga Klodel datë 01 Qershor 2010 - 19:29:

faleminderit Losti


Postuar nga robert datë 24 Maj 2013 - 22:32:

Me duhet per nje punim te vogel fare, trajtimi llogjik i barazimit te katrorit te kateteve me katrorin e hipotenuzes. Pse kjo formule e ardhur qysh nga koha e Pitagores eshte absolute teorikisht, por ne praktike matjet tregojne shifra te tjera! Edhe ne shkolle, me kujtohet qe diskutohej ky problem. Por formula ngelet absolute. Diku kam lexuar, se dikur ne Greqine antike, dikush po ashtu e ka kundershtuar kete formule, gje per te cilen morri denimin me vdekje.
A ka njeri materiale apo dicka per te thene mbi kete problem, apo kontradikte (si ta quajme?)? Pse eshte diskutuar ky problem, dhe pse ne kete rast praktika nuk i pergjigjet teorise? Pra perse teorikisht katrori i dy kateteve eshte i barabarte me katrorin e hipotenuzes ne nje trekendesh kendrejte? Dhe perse matjet ne praktike tregojne gjithnje te kunderten? Apo e kam gabim!?


Postuar nga Fajtori datë 25 Maj 2013 - 02:58:

Hera e pare qe e degjoj kete muhabet. Nese formula e Pitagores eshte gabim nga realiteti, nje qerre ndertime dhe makineri do ishin gabim, sepse bazohen ne teorema te thjeshta qe perfshijne Pitagoren. Kshu qe s'po e marr vesh nga dalin keto matje ne realitet qe nuk i pergjigjen teorise.


Postuar nga robert datë 25 Maj 2013 - 15:03:

Ka patur keqkuptime mbi kete formule, (permendet kjo edhe ne artikullin e Vikipedias ne gjermenisht); por duket kjo vinte nga keqkuptimi se, ne vend te siperfaqes pergjigjese (ne katror) te gjatesise se ketyre brinjeve te trekendeshit, merreshin thjesht vetem gjatesite e ketyre kateteve dhe hipotenuzes. S.d.q., pasi pashe disa materiale ne gjuhe te huaj ne internet, problemi u sqarua per mua. Formula eshte e sakte. Shuma e siperfaqes (pergjigjese) ne katror e gjatesise se ketyre kateteve eshte e barabarte me shumen e siperfaqes ne katror te gjatesise se hipotenuzes, kur trekendeshi eshte kenddrejte. P.sh. njeri katet = 7 cm. tjetri 3.5 cm.. Katrori i tyre jep 49 cm. + 12.25 cm. = 61.25 cm. Kjo eshte siperfaqia ne katror e gjatesise se hipotenuzes, e cila pas thjeshtimit, (apo si quhet ne matematike, se e kam harruar kete veprim), jep 7.8 cm. Pra, edhe ne praktike vertetohet se gjatesia e hipotenuzes, ne kete rast me katete 7 dhe 3.5 cm, eshte 7.8 cm. Gjithshka ne rregull.
Shpesh shpjegimet e matematicienve jane te pakuptueshme per masen, ndaj dhe vjen sic duket keqkuptimi; njelloj si specialistet e kompjuterit qe shpjegojne dicka, dhe nje njeri i zakonshem nuk merr vesh fare.


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.