Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Dinamo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2261)
KS. Dinamo
Portieri i Dinamos, Ilion Lika, mendon se fitorja e arritur ditën e shtunë në "Selman Stërmasi" është shumë e rëndësishme, pasi i shërben më shumë moralit të skuadrës, i cili deri tani nuk ka qenë në shkallën e duhur. Ai pohon se Dinamoja e pati paksa të vështirë ndaj kavajasve, sepse vinte pas dy humbjesh dhe gjendja e saj psikologjike ishte jo e mirë. Sipas Likës, edhe në këtë takim problemi kryesor ishte shënimi i golit dhe që në minutat e para u krijuan disa raste, por nuk u shënua asnjë prej tyre. Megjithatë, portieri i bluve është shprehur se ekipi e kishte vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje dhe në pjesën e dytë mundi të mposhtte Besën, falë dy golave të shënuar nga jashtë zonës. Për portierin 23-vjeçar, Dinamoja e meritoi plotësisht fitoren, sepse Besa nuk e rrezikoi asnjëherë portën kundërshtare. Lika mendon se kjo fitore ka një ndikim tepër pozitiv për Dinamon, sepse është bërë një fillim i mbarë i kampionatit të ri, ndërsa tani skuadra do të kërkojë të ruajë përqendrimin edhe në vazhdimësi.
"Ishte një fitore që erdhi në momentin më të përshtatshëm, pasi dihet që Dinamoja më parë ka zhvilluar disa ndeshja jo shumë të mira. Dihet që gjendja jonë psikologjike nuk ishte shumë e mirë dhe them se kjo fitore i ka shërbyer më shumë moralit brenda skuadrës. Ekipi ishte i vendosur ta arrinte këtë fitore dhe ia arriti qëllimit. Vuajtëm pak në pjesën e parë, sepse krijuam raste të pastra dhe nuk arritëm të shënonim asnjë gol. Pas shënimit të golit të parë, në minutat e para të pjesës së dytë, gjithçka u lehtësua për ne. Sulmuam në mënyrë të vazhdueshme, deri në fund të takimit dhe shënuam edhe një gol tjetër, ndërsa Besa nuk rrezikoi asnjëherë. Skuadra të nivelit mesatar, siç është Besa, luajnë më shumë në mbrojtje gjatë ndeshjeve në Tiranë dhe mendoj se shënimi i golit me vonesë ndikoi edhe në lojë. Megjithatë, mbetemi të kënaqur nga tripikëshi që morën në javën e parë të kampionatit, ndërsa tani duhet të mendojmë për vazhdimësinë e tij".
Portieri dinamovit, pas grumbullimit me ekipin kombëtar për miqësoren me Maqedoninë, është kthyer në Tiranë, vetëm një ditë para ndeshjes. Ai nuk është provuar sërish nga trajneri Brigel, por vetë Lika pohon se vazhdon të jetë në pritje të shansit të tij. Portieri Lika është shprehur më pas se dëshiron të fitojë sërish titullin kampion me Dinamon. Sipas tij, Dinamoja pretendon t'i fitojë të dyja trofetë e këtij sezoni. Ai pohon se skuadra do të përmirësohet ndjeshëm në javët në vazhdim, kur të gatshëm do të jenë edhe lojtarë të rëndësishëm, si Dhëmbi e Tiko. Sipas Likës, ekipi që duhet mundur është Tirana, e cila në javën e parë ka paralajmëruar rivalet e saj se do ta kenë shumë të vështirë t'i marrin titullin. "Fitorja e thellë e Tiranës jashtë fushe në javën e parë të bën të mendosh se ajo do ta mbrojë me çdo kusht titullin. Kjo do të thotë se Tirana do të jetë rivalja jonë kryesore në luftën për titull, pa përjashtuar këtu Partizanin ose ndonjë skuadër tjetër. Unë mendoj se Dinamoja do të përmirësohet shumë në lojën e saj, kur me skuadrën të jenë bashkuar edhe Dhëmbi e Tiko, të cilët janë lojtarë tepër të rëndësishëm. Tani duhet të mendojmë për takimin e kthimit me Lokerenin dhe atë të kampionatit me Shkumbinin." Kështu e ka mbyllur deklaratën e tij portieri Lika.
-------//////------
Enkel Alikaj është një nga lojtarët e rinj të Dinamos, që ka fituar besimin e trajnerit Andrea Marko për një vend në formacionin e parë. Ndonëse pozicioni i tij është ai mesfushorit, Alikaj është përshtatur mjaft mirë edhe në rolin e stoperit të majtë. Në dy ndeshjet e fundit me Tiranën e Besën, Alikaj dhe Xhafa janë rreshtuar në mbrojtje përkrah kapitenit Pisha, duke zënë përkatësisht vendet e Gallos e Dervishit. Në fazën e dytë të kampionatit të kaluar Alikaj është huazuar tek Apolonia, ku ka bërë një paraqitje majt të mirë. Menjëherë pas përfundimit të kampionatit, lojtari u rikthye tek blutë, me të cilët pretendon të fitojë të paktën një trofe. Para së gjithash, futbollisti dëshiron të falenderojë drejtuesit e skuadrës, stafin teknik dhe shokët e skuadrës për mbështetjen që i kanë dhënë. Më pas, ai pohon se do të japë maksimumin për të ndihmuar ekipin në realizimin e objektivave të këtij sezoni.
"Në fillim dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë, që nga presidenti Delijorgji, trajneri Marko dhe gjithë shokët e skuadrës. Në këto dy ndeshje ku jam aktivizuar si titullar, jam munduar të jap maksimumin për të justifikuar besimin e trajnerit. Jam shumë i kënaqur për fitoren me Besën dhe besoj se do të jemi të suksesshëm edhe në javët e ardhshme. Dinamoja ka një grup të mirë lojtarësh dhe konkurrenca do të jetë e fortë, prandaj më duhet të punoj më shumë në stërvitje për të ngritur nivelin tim. E rëndësishme është të jem i gatshëm në çdo moment që skuadra ka nevojë dhe të bëj më të mirën. Dëshiroj që këtë sezon të fitoj të paktën një trofe me Dinamon, e cila i ka mundësitë për të bërë një sezon të suksesshëm".
Alikaj është një nga lojtarët e Dinamos që bëjnë pjesë në ekipin tonë Shpresa. Ai është aktivizuar nga trajneri Hasan Lika edhe në miqësoren e fundit me Maqedoninë. Vetë futbollisti, në lidhje me këtë fakt, është shprehur se dëshiron të luajë si titullar edhe me Shpresat, ashtu si me Dinamon.
-------///////-------
Pas fitores 2-0 me Besën e Kavajës, blutë e kanë bërë pushim ditën e diel. Dinamoja do të kthehet sot në stërvitje dhe do të fillojë përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Lokerenin, e cila do të luhet ditën e enjte në Belgjikë. Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 9.30 në kompleksin "Dinamo". Trajneri Marko duhet të bëjë llogaritë për takimin me Lokerenin, ku do të mungojnë Ziambo, Kaseke, Dervishi e Gaçaj, të cilët i kanë dorëzuar me vonesë dokumentet për marrjen e vizës.
Nuk bëhet fjalë për egoizëm të tepruar, as për një presion direkt për kundërshtarin, por për një realiatet të prekshëm, të cilin Andrea Marko e ka kuptuar mjaft mirë që nga koha që është ulur në stolin blu.
Besimi që i kanë dhënë futbollistët, e bën Markon akoma edhe optmist madje edhe më të guximshëm për rrugën që skuadra tashmë ka nisur.
Kur duhen edhe pak orë nga starti i fillimit të derbit me të kuqtë e Partizanit, Marko deklaron dhe objektivin e tij për këtë ndeshje të rëndësishëm.
Llogaritë janë të thjeshta, tre pikë me të kuqtë, një kundërshtar më pak, e njëkohësisht edhe një diferencë prej pesë pikësh që ia bën edhe më të lehtë rrugën drejt objektivit, titullit kampion.
Ndërkohë përsa i përket formacionit që do të zbresë nesër në fushë, Marko edhe në këtë rast tregohet kofidencial.
Andrea Marko duket të ketë rënë në gjurmët e njeriut-gol
ndrea Marko duket të ketë rënë në gjurmët e njeriut-gol për skuadrën e tij. Tregolëshi që Sokol Ishka ka realizuar në premierën e tij blu, kundër Apolonisë të shtunën, ka bërë që tekniku Marko ta shohë atë si një alternativë më shumë për sulmin. Tekniku dinamovit vazhdon të jetë optimist për skuadrën e tij, duke u shprehur se është në formë të shkëlqyer dhe mjaft kompetitive.
Sokol Ishka lëshon sfidën për një fanellë titullari tek skuadra e Dinamos. Futbollisti kryeqytetas, që vetëm një javë më parë është bindur për të qenë pjesë e skuadrës së Dinamos ka lënë të hapur sfidën me tregolëshin e shënuar në miqësoren me Apoloninë.
Me një vend titullari të bësuar nga tekniku Marko,që takimin me inferiorët fierakë e ka shfrytëzuar për të eksperimentuar, Ishka është munduar të tregojë vlerat e tija më të mira, duke arritur të jetë protagonist përgjatë gjithë taimit, madje duke e plotësuar aktivizimin e tij me tre golat e realizuar në këtë miqësore.
Ishka nuk është ndier aspak entuziast për të komentuar prezantimin e tij të parë blu, ndërsa nuk i ka fshehur elozhet tekniku Marko, që me veten e tij e ka prauar se ka rënë në gjurmët e njeriut-gol, të cilin ka kohë që e kërkon.
“Ishka është një futbollist i nevojshëm për Dinamon, ai ka shprehur qartë ambicjen e tij për një vend titullari në formacion dhe për këtë mua më vjen mirë, se konkurenca mund të sjellë edhe cilësinë në lojën e skuadrës sonë”, - është shprehur Marko.
Në miqësoren e së shtunës që ka plotësuar edhe programin e javës për blutë, Marko u ka lënë më shumë hapësira futbollistëve më pak të aktivizuar në ndeshjet zyrtare, ndërsa ka eksperimentuar edhe mjaft vendosje të reja të skuadrës në fushë të cilat kanë rezultuar fituese.
Pas një ndërprerje dyjavore në formacion për shkak dëmtimi është rikthyer korçari Dhëmbi, si edhe afrikani Kaseke, që tanimë ka siguruar të gjithë dokumetacionin e nevojshëm për të qenë kontigjent i Dinamos. I vetmi që nuk është aktivizuar nga formacioni i parë ka qenë fieraku Poçi, për një dëmtim që ka marrë një javë më parë në Peqin.
Dinamo fiton pastër me modestët e Apolonisë në një miqësore testuese, e Marko duket i kënaqur me skuadrën duke u shprehur se të gjithë janë në formë të shkëlqyer dhe tashmë skuadra është bërë mjaft kompetitive. Duke filluar që nga ora 16.30 e pasdites së sotme, për blutë fillojnë përgatitjet për sfidën e vështirë të javës së tretë me Vllazninë.
Dinamovitët dhe fierakët përballen për 30 minuta në kompleksin sportiv "Dinamo"
Blutë, ndeshje kontrolli me Apoloninë
Ndërsa Dinamoja luante ndeshjen e kupës në Pogradec, pjesa e lojtarëve të mbetur në Tiranë ka zhvilluar dje në fushën stërvitore të kompleksit një ndeshje kontrolli me skuadrën e Apolonisë së Fierit. Prej disa javësh, skuadra fierake është sistemuar në kompleksin "Dinamo", ku do të stërvitet gjatë gjithë vitit, ndërsa ndeshjet e kampionatit do t'i luajë në stadiumin "Selman Stërmasi". Të dyja skuadrat kanë testuar dje veten para takimeve të radhës në kampionat, të cilat do të luhen ditën e shtunë. Ndeshja e kontrollit është fituar nga formacioni dinamovit, ndërsa çdo pjesë loje ka zgjatur nga 30 minuta. Ndihmëstrajneri i Dinamos, Eduard Zhupa, ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka pasur në dispozicion, përveç portierit Ilion Lika. Kështu, kanë luajtur të gjithë titullarët, si kapiteni Pisha, Xhafa, Bakalli, Deliallisi, Qosa, Dalipi, Qorri, Ahmataj si dhe dy nga lojtarët e rinj që stërviten aktualisht me blutë. Ndërkohë, trajneri i Apolonisë, Vangjel Capo, vetëm në pjesën e parë ka aktivizuar formacionin që mendon të hedhë në fushën e lojës të shtunën, ndaj Naftëtarit. Në pjesën e dytë, ai ka bërë shumë zëvendësime, duke u dhënë mundësi për të luajtur të gjithë lojtarëve. Blutë, nga ana e tyre, me këtë ndeshje kanë synuar më shumë ruajtjen e formës sportive për derbin e së shtunës me Partizanin. Zëvendëstrajneri Zhupa ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve dhe mendon se ekipi është plotësisht i gatshëm nga të gjithë komponentët për sfidën e radhës. Skuadra do të jetë e plotë në seancën e sotme stërvitore, ku do të vazhdojë përgatitjet.
Për blutë nuk janë ende të gatshëm sulmuesi Ligor Tiko dhe mbrojtësi Enkel Alikaj. Tiko është kthyer dje në stërvitje, pas vizitës mjekësore që ka kryer në Greqi. Atij i është rekomanduar të vazhdojë edhe dhjetë ditë stërvitje në mënyrë individuale dhe pastaj do të kalojë në ushtrimet me topin. Ndërsa Alikaj është në pritje të përgjigjes të rezonancës magnetike, të cilën në mënyrë private e ka çuar për ta parë jashtë shtetit.
Trajneri blu, i pakënaqur prej të tijve, pohon se skuadra do të ketë ndryshime në formacion gjatë javëve të ardhshme
Marko: Ia dhuruam fitoren Partizanit
Dinamoja ka pësuar humbjen e parë në kampionat, 2-1, me Partizanin, e cila i ka kushtuar dorëzimin e kreut të tabelës së renditjes. Tashmë, blutë renditen në vendin e katërt, me 9 pikë, ndërsa janë luajtur vetëm katër javët e para të kampionatit. Në derbin e së shtunës, me Partizanin, skuadra e drejtuar nga trajneri Marko krijoi volum të madh loje, por arriti të shënonte vetëm njëherë, me anë të Ishkës. Gabimet e pafalshme në mbrojtje dhe finalizimi i dobët i aksioneve sulmuese patën ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në ecurinë e takimit.
Për trajnerin e skuadrës, Andrea Marko, ndeshja e së shtunës, më shumë se një fitore e Partizanit, ishte një dhuratë nga ana e Dinamos. Sipas trajnerit të bluve, të dy golat e Partizanit erdhën si rezultat i gabimeve të pafalshme të mbrojtjes. Ai mendon se goli i parë i Partizanit, i cili u shënua që në minutën e 2-të të takimit, ndikoi negativisht në aspektin psikologjik të skuadrës. Po kështu, Marko pohon se Dinamoja luajti mirë dhe krijoi disa raste të pastra shënimi, sidomos gjatë pjesës së parë të takimit, por finalizimi i tyre ka qenë i dobët. Në deklaratën e tij për "Sportin shqiptar", trajneri Marko do të shprehej:
"Të gjithë e panë që të dy golat e shënuar nga Partizani ishin më shumë një dhuratë e mbrojtjes sonë. U gjendëm në disavantazh që në minutën e dytë, pas një gabimi të pafalshëm të Pishës, i cili i dorëzoi topin kundërshtarit. Në pjesën e parë e kërkuam me insistim golin e barazimit, duke krijuar raste të pastra për shënim, por që nuk u shfrytëzuan si duhet nga sulmuesit tanë. Arritëm të barazonim në fillimin e pjesës së dytë me anë të Ishkës, madje patëm mundësi për të kaluar edhe në epërsi. Kur gjithçka po fliste për ne, u goditëm sërish pas një hutimi total të mbrojtjes, çka i lejoi sulmuesit të Partizanit të shënonte golin e dytë. E kërkuam golin e barazimit, por nuk ia arritëm. Mendoj se Dinamoja nuk e meritonte të humbiste në ndeshjen me Partizanin, pasi zhvilloi një lojë të mirë. Megjithatë, fiton ai që shënon gol, kështu që na mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim, sepse po humbasim shumë raste."
Gjithsesi, për trajnerin e Dinamos, një humbje në një ndeshje derbi mund të quhet e pranueshme. Ai vlerëson kundërshtarin dhe e cilëson një pretendent të fortë në luftën për titull. Trajneri Marko beson se skuadra do të arrijë t'i rikuperojë tri pikët e humbura këtë javë në ndeshjet e ardhshme të kampionatit.
"Jemi të dëshpëruar për mënyrën sesi humbëm, - thotë Marko, - por në një ndeshje derbi pranohen të tri rezultatet, kështu që nuk duhet ekzagjeruar. Partizani është një skuadër e fortë dhe një nga pretendentet kryesore për titull. Dinamos i mbetet të mendojë për takimin e radhës, pasi nuk duhet të bëjë më hapa false. Duhet të rikuperojmë sa më shpejt tri pikët e humbura këtë javë."
Ndërkohë, trajneri i skuadrës dinamovite ka shprehur edhe pakënaqësinë e tij në drejtim të lojës së disa futbollistëve, emrat e të cilëve nuk ka dashur t'i përmendë. Ai është shprehur se lojtarët nuk dhanë atë që pritej, por, mbi të gjitha, nuk treguan sedër të vërtetë në fushën e lojës, duke pasur parasysh se luhej një ndeshje derbi. Kështu, trajneri Marko ka pohuar se në ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga ajo e radhës me Teutën, formacioni i bluve parashikohet të ketë disa ndryshime të rëndësishme.
Ziambo ndjehet mire tek Dinamo.
Afrikani Ziambo ndihet i lumtur që do të jetë në skuadrën e Dinamos edhe për këtë sezon. Pasi ka fituar zemrat e të gjithëve tifozëve dinaovitë me golin e fitores në finalen e Kupës, Zimabo kërkon të nisë një tjetër sezon të mirë me blutë, me objektiva mjaft abiciozë. Fakti që i është huaj e flet pak Shqip, nuk e shqetëson aspak, pasi ai është një profesionist dhe di të flasë me gjuhën e futbollit.
Ka kaluar një sezon shume te mire kampionatin shqiptar dhe ndihet mjaft i kënaqur që ka qenë protagoinist i fitimit të Kupës së Shqipërisë. Afriakani Ziambo mendon se ka gjetur më të mirën tek skuadra e Dinamos dhe shpreson të rigjejë të njëjtin sukses ashtu si edhe në sezonin që mbyll. Kam kaluar vetëm një sezon në Shqipëri dhe jam ndjerë mirë. Me Dinamon fitova dhe Kupën dhe për këtë jam i lumtur, shpresoj që të rigjej sërish të njëjtat emocione me këtë skuadër..
Përgatitjet për sezonin e ri Afrikani i quan mjaft të rëndësishme dhe mendon se të gjithë duhet të jenë të përkushtuar maksimalisht, pasi kampionti dhe mbi të gjitha Kupat e Evropës do të jenë sfida të vështira për tu përballuar nga dinamovitët.
Unë e di mjaft mirë se përfaqësimi në Kupat e Evropës është shumë i vështirë dher kërkon një përgatitje të lartë fizike, ashtu si edhe kampionati, ndaj mendoj se duhet të punojmë shumë në këtë periudhë.
Besoj se përkushtimi do të jetë maksimal nga gjithë futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës. Afrikani në ndeshjen me Teutën i dha mundësinë Dinamos të shpëtojë një sezon të dështuar, e që nga ai moment ai është bërë idhull për tifozët blu, të cilët nuk ai harron edhe ti përshëndes.
Trajneri i Dinamos u ka folur me tone të ashpra lojtarëve në analizën e ndeshjes me Partizanin
Marko u shtrëngon "rripat" të tijve"
Në kampin blu, me sa duket, nuk do të kalohet lehtë shija e hidhur që la humbja e derbit të kësaj jave me Partizanin, e cila e kaloi Dinamon në vendin e katërt të renditjes. Dje pasdite, para se ekipi të fillonte përgatitjet për ndeshjen e radhës, është bërë analiza e ndeshjes me Partizanin. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë, analiza e ndeshjes ka zgjatur më shumë. Trajneri i skuadrës, Andrea Marko, u ka folur me tone tepër të ashpra futbollistëve të tij, të cilët gabuan fatalisht në derbi si në rastet e golave të shënuar nga Partizani, ashtu edhe përballë portës kundërshtare. Tekniku dinamovit ka folur më shumë për gabimet e bëra gjatë ndeshjes të së shtunës, të cilat nuk duhen përsëritur kurrsesi në takimet e ardhshme të kampionatit. Ai është shprehur se disa futbollistë luajtën dobët dhe nuk zbatuan si duhet edhe detyrat taktike në fushën e lojës. Midis të tjerash, trajneri Marko ka theksuar se asnjë lojtar, kushdo qoftë ai, nuk duhet të mendojë se është i pazëvendësueshëm në skuadrës. Madje, Marko ka pohuar se që në ndeshjen e kësaj jave, me Teutën, do të ketë ndryshime në formacion, duke pasur parasysh se disa prej lojtarëve nuk po japin maksimumin në fushë.
Më pas, stafi teknik ka folur edhe për takimin e kësaj jave, në të cilin Dinamoja duhet të fitojë patjetër. Trajneri Marko mendon se gjatë tri javëve në vazhdim skuadra do të ketë mundësi të rikuperojë pikët e humbura ndaj Partizanit. Sipas tij, Dinamoja nuk mund të gabojë sërish, madje shumë shpejt mund të arrijë ose të kalojë Tiranën, që udhëheq kampionatin me katër fitore.
----------------------///////////////------------------------
Lojtari pranon faktin se Dinamoja nuk luajti mirë në derbi, por nuk meritonte të humbiste
Bakalli: Një humbje që s'kapërdihet
Mesfushori i Dinamos, Ergert Bakalli, ka qenë ndoshta në ditën e tij më të errët në takimin me Partizanin. Lojtari është dalluar gjithmonë për formën e tij të qëndrueshme gjatë kampionatit, si dhe sakrificën që bën duke u aktivizuar në pozicione të ndryshme në fushën e lojës. Vetë Bakalli pranon se ka luajtur dobët në ndeshjen e së shtunës, e cila nuk mund të harrohet lehtë. Ai mendon se Dinamoja nuk e meritonte kurrsesi të humbiste, por fati ishte në anën e Partizanin. Futbollisti pohon se, me gjithë paraqitjen jo të mirë që skuadra bëri në "Qemal Stafa", ajo ishte më superiore në lojë se kundërshtari. Sipas mesfushorit, Dinamoja luajti shumë më mirë, por dy gabimet e bëra në mbrojtje i kushtuan asaj humbjen. Në deklaratën e tij për gazetën "Sporti shqiptar", Bakalli është shprehur:
"Nuk mund ta harrojmë lehtë humbjen që pësuam këtë javë me Partizanin. Nuk e kishim menduar asnjëherë se mund ta humbisnim atë ndeshje. Duhet të pranojmë faktin se në disa momente luajtëm dobët, duke filluar nga unë i pari. Gabuam në mbrojtje në rastet e të dy golave, por më shumë gabuam para portës kundërshtare në rastet e shumta për shënim që krijuam. Megjithatë, unë mendoj se Dinamoja luajti më mirë se Partizani, i cili pati më shumë fat në derbin e parë të kampionatit. Duhet t'i kërkojmë falje edhe tifozerisë sonë për zhgënjimin që pësoi atë ditë, por në futboll këto gjëra mund të ndodhin. Justifikimet janë të papranueshme, sepse humbëm tri pikë shumë të vlefshme, të cilat mund të kushtojnë shumë shtrenjtë në fund të kampionatit."
Mesfushori dinamovit është i bindur se skuadra do të tregojë një tjetër fytyrë në javët e ardhshme. Bakalli mendon se Dinamoja do të rikthehet shumë shpejt në kreun e tabelës së renditjes, duke u ndihmuar edhe nga kalendari i favorshëm i këtyre javëve. Blutë do të luajnë dy ndeshje radhazi në Tiranë, në fillim me Teutën e më pas me Lushnjën. Bakalli pohon se Dinamoja do të marrë patjetër gjashtë pikët e mundshme për të harruar humbjen me Partizanin.
"Na duhet të fitojmë patjetër në javët e ardhshme, - thotë Bakalli.- Kjo do të jetë mënyra më e mirë për ta harruar humbjen e parë të kampionatit. Kalendarin e kemi të favorshëm, sepse këto dy javë luajmë në Tiranë. Ndaj Teutës dhe Lushnjës do të fitojmë me çdo kusht për të siguruar gjashtë pikë. Shpresoj edhe në ndonjë gabim të mundshëm të Tiranës, për t'u rikthyer në krye të tabelës së renditjes."
-----------------------///////////////-----------------------
Tiko, Alikaj, Lika, stërvitje veç grupit
Gjatë seancës së djeshme stërvitore, bashkë me dy të dëmtuarit Tiko e Alikaj, është stërvitur edhe portieri Ilion Lika. Ky i fundit, i dëmtuar në fillim të javës së kaluar në gju, është aktivizuar në ndeshjen e fundit me Partizanin. Dëmtimi i Likës nuk është serioz, por ai është rekomanduar të stërvitet në mënyrë të diferencuar nga stafi mjekësor. Ndërkohë, Tiko dhe Alikaj vazhdojnë fazën e riaftësimit. Sulmuesi korçar pritet që së shpejti të fillojë ushtrimet me topin, ndërsa mesfushori Alikaj nuk e ka marrë ende përgjigjen e rezonancës magnetike.
Këtë herë është portieri Lika që ka ngjallur shqetësime brenda formacionit dinamovit, në prag të sfidës së radhës me Teutën. Dëmtimi që gardiani i bluve dhe i ekipit kombëtar ka marrë rreth dhjetë ditë më parë, por që në të vërtetë nuk është bërë publik, duket se tashmë është bërë serioz.
Këtë fakt e pranon vetë Ilion Lika, i cili me gjurin e fashur ka zhvilluar stërvitje të diferencuar gjatë kësaj jave. Dinamoviti me numër 12-të shprehet jashtë kameras se dhimbja në gju është mjaft shqetësuese, madje ai pohon se praniae tij në takimin me Partizanin ishte mjaft e rrezikuar. Gjithësesi shpirti i sakrificës që mbart Brenda vetes Lika është në gradën më të lartë, teksa deklaron se nuk duhet të vihet në dyshim aspak prezenca e tij në takimin e radhës. Dhe përsa i përket mungesave për javën e pestë blutë nuk do të kenë vetëm shërbimin e stoperit Erion Xhafa, që të premten do të duhet ta shohë takimin me Teutën nga tribuna, për shkak të skualifikimit me kartona. Ndërkohë sinjale positive vijnë nga Ligor Tiko rikthimi në fushë i të cilit duket gjithnjë e më i afërt. Që nga fillimi i kësaj jave sulmuesi shtatlartë ka zhvilluar një stërvitje të rregullt, ku kanë rënë në sy edhe veprimet me topin, të cilat pak javë më parë kanë qenë absolutisht të ndaluara. Vetë futbollisti, i lodhur nga pritja e gjatë pranon se është mirë dhe rikthimi në fushë është mjaft i mundur javën e ardhshme, në sfidën me skuadrën e Lushnjës.
Blutë kanë barazuar 1-1 me "djemtë e detit" në "Selman Stërmasi"
Dinamo-KSTeuta 1-1
Shënues: Qorri 44', Khumalo 61'
Dinamo
Lika 6.5
Pisha 6
Gallo 6.5
Dervishi 6
Bakalli 6
Kalari (Xhihani 46') 6
Ahmataj (Dalipi 55') 6.5
Qorri 6
Dhëmbi (Kaseke 67') 6
Ishka 6
Ziambo 6
Trajner: A.Marko
KSTeuta
Shehi 6.5
Zëre 6
Xhai (Bespalla 46') 6
Tetova 6
Driza 6.5
Kotomelo 6
Khumalo 6
Renato 6
Mançe (Hasho 42') 6
Mamcaku 6.5
Begeja 6
Trajner: H.Lika
Gjyqtarë: S. Çekaj, A. Pregja (Tiranë), E. Pjetrushi (Lezhë)
Kartonë të verdhë: Dervishi, Bakalli, Ahmataj, Kaseke, Mancaku.
"Radiografia"
2'- Teuta gjuan goditjen e parë nga këndi dhe e kontrollon topin portieri Lika.
7'- Khumalo provon me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit.
8'- Tetova ekzekuton një goditje dënimi në afërsi të zonës së rreptësisë dhe topi kalon pranë shtyllë së djathtë pingule.
14'- Kotomelo gjuan nga e djathta, por jashtë. Provon më pas Mancaku, por edhe ky pa rezultat.
18'- Portieri Lika, me daljen e tij, bllokon Begenë përpara se ai të gjuajë në drejtim të portës.
23'- Ahmataj kroson fort nga e majta, topi përplaset te Ziambo që nuk arrin ta dergojë topin në rrjetë.
27'- Ziambo kroson nga e djathta, gjuan Ishka me kokë dhe pret i sigurt Shehi.
30'- Dinamoja pranë golit. Pas disa gjuajtjesh radhazi, është mbrojtja që largon topin.
34'- Mancaku gjuan fort me të majtën dhe pret Lika në pozicion.
40'- Dhëmbi depërton nga e djathta dhe pason saktë për Qorrin, por topi i këtij të fundit përplaset te një mbrojtës.
44'- Dinamoja gjen golin e avantazhit. Është Qorri që ekzekuton një goditje dënimi jashtë zonës dhe, me "bashkëpunimin" e portierit Shehi, topi përfundon në rrjetë. 1-0.
45'- Renato, në përfundimin e pjesës së parë, gjuan fort, por grushton pa problem Lika.
49'- Ishka pason për Xhihanin, që bllokohet nga mbrojtja para se të gjuajë.
51'- Khumalo provon me të majtën, por topi del sipër traut.
55'- Goditje këndi për Teutën. Kroson Mancaku, godet Zëre me kokë dhe pret Lika në mënyrë spektakolare.
56'- Sulm i shpejtë i Teutës. Gabon Hasho në dhënien e krosit nga e majta.
61'- Teuta arrin të barazojë me anë të Khumalos. Pas një krosi nga e djathta, Qorri nuk arrin ta largojë topin. Përfiton aty afrikani, që nuk e ka të vështirë të dërgojë topin drejt rrjetës. Gjithçka në barazim 1-1.
62'- Bakalli provon me një gjuajtje jashtë zonës, por jashtë.
69'- Hasho kroson rrezikshëm nga e majta, por largon topin nga zona portieri Lika.
71'- Inkursion i Qorrit, që pengohet në mënyrë të parregullt nga mbrojtja në hyrje të zonës. Gjuan Ishka, topi përplaset në mur, më pas godet Qorri dhe pret Shehi.
74'- Xhihani gjuan me të djathtën, por jashtë kuadratit.
78'- Zëre, me një dalje në sulm, provon nga jashtë zonës, por pa rezultat.
80'- Dinamo pranë golit të fitores. Qorri kroson fort, gjuan Ishka me kokë dhe topi kalon pak centimetra sipër traut.
85'- Dalipi kroson nga e majta, por asnjë nga sulmuesit nuk arrin të gjuajë me kokë.
Deklaruan
Andrea Marko, trajner i Dinamos:
"E dinim që do të ishte një ndeshje tepër e vështirë. Teuta ishte euforike, sepse vinte pas një momenti shumë të mirë, ndërsa ne pas humbjes me Partizanin. Megjithatë, skuadra e kërkoi golin gjatë gjithë takimit dhe mund të them se ishte shumë pranë fitores. U ndëshkuam me golin e barazimit në kohën kur po përpiqeshim të dyfishonim rezultatin. Tri zëvendësimet që bëmë nuk na rezultuan të sakta. Teuta, në pjesën e dytë, hodhi në fushë edhe sulmuesin e tretë dhe ne, me futjen e Xhihanit, u munduam të shfrytëzonim hapësirat që u krijuan. Nuk arritëm të shkonim më shumë se barazimi, por synimet tona në këtë kampionat nuk ndryshojnë."
Hasan Lika, trajner i Teutës:
"Ishte një ndeshje e fortë, ku Teuta, ashtu sikurse Dinamoja, luajti mjaft mirë. U gjendëm në dizavantazh dhe arritëm të barazonim me fillimin e pjesës së dytë. Besoj se e merituam plotësisht pikën e fituar në këtë ndeshje, sepse ekipi e sulmoi në mënyrë të vazhdueshme portën kundërshtare. Teuta është në ndjekje të rivalëve të saj dhe do të jetë pretendente serioze në këtë kampionat."
Komenti
Dinamoja ka hedhur një tjetër hap fals në javën e pestë të kampionatit. Blutë kanë barazuar 1-1 në "Selman Stërmasi", duke treguar edhe njëherë se kanë ende shumë punë për të bërë. Nëse një javë më parë, në derbin me Partizanin, ekipi luajti mjaft mirë, por nuk pati fat, këtë herë blutë nuk treguan asgjë të përbashkët që ka lidhje me një ekip pretendent për titull. Madje Dinamoja nuk arriti të shfrytëzonte dot as faktorin-fushë për t'iu rikthyer fitores. Rezultati iu përgjigj më së miri asaj çka të dyja skuadrat dhanë në fushën e lojës. Trajneri Marko, nga formacioni që luajti në ndeshjen me Partizanin, kishte bërë disa ndryshime, ku Gallo, Dhëmbi, Kalari e Ishka u aktivizuan si titullarë. Dinamoja nuk arriti asnjëherë të sulmonte rrezikshëm portën kundërshtare, ndërsa goli i vetëm erdhi pas një goditjeje standarde. Edhe tri zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë nga trajneri Marko nuk sollën asgjë të re në lojën e skuadrës. Teuta, nga e saj, u tregua më kërkuese në lojë, duke rrezikuar disa herë portën e Likës. Shpeshherë, futbollistët durrsakë provuan me goditjet jashtë zonës dhe me krosime të shumta. Vlejnë të përmenden disa ndërhyrje vendimtare të portierit Lika. Goli i barazimit erdhi pas një gabimi të mbrojtjes, por mund të thuhet me bindje të plotë se Teuta e meritoi plotësisht pikën e fituar në këtë ndeshje. Tashmë, blutë duhet t'i bëjnë mirë llogaritë, pasi duhet të rikuperojnë pikët e humbura gjatë këtyre dy javëve.
Të veçanta
- Në tribunën "VIP" të stadiumin "Selman Stërmasi" kishin ardhur për të ndjekur nga afër ndeshjen disa prej presidentëve të skuadrave të tjera të kampionatit, si dhe funksionarë të FSHF-së.
- Të dyja tifozeritë kanë përkrahur fuqimisht skuadrat e tyre të zemrës. Binte në sy një numër i madh tifozësh durrsakë.
- Ndeshja e djeshme u karakterizua nga një lojë e ashpër, ku shpeshherë lojtarët mbeteshin të shtrirë në fushë, ndërsa gjyqtari Jareci u detyrua të nxirrte pesë kartonë të verdhë.
Portieri dinamovit pohon se barazimi me Teutën erdhi si rezultat i gjendjes jo të mirë psikologjike
Lika: Na mungon mentaliteti i fituesit
Pas barazimit 1-1 që Dinamoja arriti në ndeshjen e së premtes me Teutën, duket se në skuadër ka diçka që nuk shkon. Blutë, përveç rezultatit, nuk kanë bindur as në lojën që kanë zhvilluar në "Selman Stërmasi", ku mbi të gjitha ekipit i mungoi grinta dhe përqendrimi në fushë. Kanë kaluar pesë javë dhe Dinamoja e sheh veten në vendin e katërt, në kuotën e 10 pikëve. Blutë e filluan mjaft mirë kampionatin e ri, me tre fitore radhazi, ndërsa në dy ndeshjet e fundit me kundërshtarë direktë si Partizani e Teuta, humbën pesë pikë mjaft të vlefshme.
Portieri i Dinamos, Ilion Lika, mendon se aktualisht skuadra vuan nga "ngërçi" psikologjik, i cili nuk e lejoi të tregonte asgjë në ndeshjen me Teutën. Në lidhje me këtë ndeshje Lika shprehet se Dinamoja mund të kishte fituar, sepse pas pjesës së parë udhëhiqte 1-0, por goli aksidental i barazimit vështirësoi gjithçka. Portieri dinamovit pohon se ndoshta ekipit i mungon edhe mentaliteti i fituesit, gjë që duhet eliminuar sa më parë. Sipas tij, ende futbollistët nuk kanë arritur të dalin në lojën e tyre. Megjithatë, portieri i bluve parashikon ndryshimin e madh në javët e ardhshme të kampionatit. Në intervistën e tij për "Sportin shqiptar", portieri Ilion Lika është shprehur:
- Një barazim 1-1 me Teutën në fushën tuaj. Si do ta komentonit ju këtë ndeshje?
- E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Edhe në kampionatet e kaluara Dinamoja ka fituar me Teutën vetëm me një gol diferencë. Teuta po kalon një moment të mirë dhe këtë gjë e tregoi mjaft mirë edhe ndaj nesh. Shënuam një gol në fundin e pjesës së parë, dhe mendoj se do të kishte qenë më e thjeshtë nëse do të ruanim rezultatin. Pas golit të barazimit nga Khumalo gjithçka u ndërlikua për ne, sepse Teuta u kthye në mbrojtje dhe nuk mundëm ta çanim dot. Mund të them se barazimi ishte plotësisht i merituar për atë çka të dyja skuadrat dhanë në fushë.
- Ndërkohë është vënë re edhe një lojë e dobët nga ana e Dinamos në takimin e së premtes...
- Po, është e vërtetë. Mendoj se Dinamoja nuk e kishte kapërcyer ende goditjen psikologjike që mori pas humbjes në derbin me Partizanin. Skuadra nuk arriti të dilte asnjëherë në lojën e saj, ndërsa sulmet tona thyheshin lehtë nga mbrojtja kundërshtare. Munguan rastet për shënim, por më shumë skuadrës i mungoi shpirti i garës.
- Në dy ndeshjet e fundit Dinamoja ka arritur të fitojë vetëm një pikë. Sipas jush, çfarë ka që nuk shkon?
- Nuk di çfarë të them. Bëmë një nisje mjaft të mirë të kampionatit me tre fitore, por në dy takimet e fundit kemi humbur pikë tepër të vlefshme, të cilat mund të na kushtojnë shtrenjtë në fund. Ndaj Partizanit luajtëm mirë dhe nuk patëm fat, por të premten me Teutën bëmë një paraqitje me të vërtetë të dobët. E thashë edhe më lart se ndaj Teutës ekipi vuajti "ngërçin" psikologjik që e kapi pas humbjes në derbi. Megjithatë, duke pasur parasysh të gjitha ndeshjet e luajtura, unë do të thosha se ende ende nuk e kemi gjetur fizionominë e duhur të lojës. Ndoshta edhe futbollistët nuk kanë dalë plotësisht në lojën e tyre. Kam përshtypjen se Dinamos i mungon mentaliteti i fituesit, që është i domosdoshëm për një ekip pretendent për titull.
- A mendoni se në javët e ardhshme Dinamoja do të arrijë të ndryshojë gjithçka?
- Sigurisht që po. Në fillim duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat, e cila duhet fituar me çdo kusht. Gjithashtu, duhet të sigurojmë kualifikimin për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë në ndeshjen e kthimit me Pogradecin. Mendoj se në në takimet e ardhshme do të gjejmë lojën e bukur dhe rezultatin. Dinamoja mbetet në synimet e saj që janë titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë.
- Tirana fiton sërish dhe shkëputet me pikë. Si e parashikoni luftën për titull?
- Momentalisht jemi pesë pikë prapa nga vendi i parë, që mbahet nga Tirana. Dihet që Tirana është një nga skuadrat më të forta për momentin, e cila synon mbrojtjen e titullit kampion. Kanë kaluar vetëm pesë javë dhe mendoj se është ende herët për të bërë parashikime, por di që neve na duhet një punë shumë e madhe për rekuperimin e pikëve të humbura. Edhe ndeshjet direkte, që nuk janë pak, por katër, do të kenë ndikim të drejpërdrejtë për sa i përket fitimit të titullit.
Blutë në stërvitje që të dielën
Dinamoja i është rikthyer stërvitjes pas një dite pushimi. Seanca e djeshme ka filluar në orën 17.00, ndërsa gjatë saj futbollistët kanë kryer kryesisht ushtrime të karakterit aerobik. Si zakonisht, trajneri Marko ka folur për disa minuta me të tijtë duke bërë një analizë të ndeshjes së kaluar. Kjo javë do të ketë një program të ngjeshur për dinamovitët, të cilët do të luajnë të martën ndaj Pogradecit dhe të premten ndaj Lushnjës. Nesër blutë do të luajnë ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë i luajtur në Pogradec ka përfunduar në barazim 1-1.
Mesfushori i bluve mendon se ekipi do të ndryshojë totalisht në ndeshjet e ardhshme
Dalipi: Na duhet vetëm përqendrim
Kur kanë kaluar pesë javë nga fillimi i kampionatit, Dinamoja e sheh veten në vendin e katërt të tabelës së renditjes, me 10 pikë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Andrea Marko ka zhgënjyer në dy javët e fundit, ku ka arritur të marrë vetëm një pikë. Tashmë blutë janë të shkëputur pesë pikë nga kreu i renditjes. Pas barazimit 1-1 me Teutën në "Selman Stërmasi", pakkush mund të besojë se Dinamoja do të jetë një pretendente e denjë në luftën për titull. Në takimin e fundit me durrsakët, ekipi ka hasur vështirësi jo vetëm në shënimin e golit, por edhe në mbrojtje. Kanë munguar plotësisht rastet për shënim, ndërsa goli i vetëm ka ardhur pas ekzekutimit të një goditjeje standarde.
Për mesfushorin me eksperiencë të Dinamos, Edmond Dalipi, gjithçka ka ardhur si rezultat i mospërqendrimit të skuadrës në fushën e lojës. Lushnjari është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes me Teutën, por nuk ka mundur ta ndihmojë skuadrën e tij për të fituar.
Ai pohon se ekipi ishte konfuz në lojë, sidomos pas pësimit të golit të barazimit. Sipas mesfushorit, nëse Dinamoja do të kishte ruajtur qetësinë e duhur, mund të kishte shënuar golin e fitores, pasi koha për ta bërë një gjë të tillë ishte e mjaftueshme. Në deklaratën e tij për "Sportin shqiptar", Dalipi u shpreh:
"Dinamoja ishte përgatitur për ta fituar ndeshjen me Teutën. Në të vërtetë, ekipi kishte një ngarkesë psikologjike që pas humbjes së derbit me Partizanin. Shënuam një gol dhe mund ta kishim dyfishuar rezultatin, por ndodhi e kundërta. Goli i barazimit të Teutës e goditi rëndë skuadrën, e cila e humbi qetësinë në fushë. Kjo bëri që në 30 minutat e mbetura të takimit Dinamoja të mos e shënonte dot golin e fitores. Besoj se, po ta kishim ruajtur përqendrimin, mund të kishim bërë diçka. Kështu, mendoj se para ndeshjes së radhës në kampionat skuadra duhet të fitojë para së gjithash përqendrimin dhe besimin në vetvete. Për këtë mund të na ndihmojë më shumë takimi i sotëm me Pogradecin, ku duhet të fitojmë bindshëm."
Dalipi pohon se skuadra duhet të marrë maksimumin e pikëve në ndeshjet e mbetura të fazës së parë për t'iu afruar kreut të renditjes. Ndërkohë, për sa i përket takimit me Lushnjën, mesfushori shprehet se nuk ka alternativë tjetër veç fitores. Dalipi e përfundon deklaratën e tij duke thënë: "Nuk na lejohen më hapa false. Në ndeshjet e mbetura të fazës së parë, Dinamoja do të synojë vetëm fitoren."
Sulmuesi i bluve mendon se ekipi do të fitojë në ndeshjen e nesërme me Lushnjën
Ziambo: Futbolli kërkon edhe fat
Tre gola në tri ndeshje. Ky është bilanci i bluve në tri ndeshjet e fundit me Partizanin, Teutën dhe Pogradecin. Kështu, duket se sulmi dinamovit ka përgjegjësitë e veta në paraqitjen jo të mirë të skuadrës në takimet e fundit. Nëse Qorri e ka justifikuar veten e tij, pasi deri tani ka shënuar plot 6 gola, sulmesit e tjerë nuk po e gjejnë ende formën më të mirë. Kur dukej se ata do të shpërthenin në ndeshjen e së martës me Pogradecin, ka qenë mesfushori Dalipi ai që ka shënuar golin e kualifikimit në kupë. Pas një fillimi të mirë të kampionatit, me 9 gola në tri javët e para, duket se tashmë sulmi dinamovit e ka shumë të vështirë ta gjejë rrugën e rrjetës. Rastet për shënim nuk mungojnë, por finalizimi i tyre është ende i dobët.
Sulmuesi kryesor i bluve, Jonuari Ziambo, në këto pesë javë ka shënuar vetëm dy gola në takimin me Vllazninë. Ai mendon se gjatë këtyre javëve reparti ku ai bën pjesë ka punuar shumë, por nuk ka qenë rezultativ. Afrikani shprehet se, në ndeshjet e fundit, sulmit dinamovit i ka munguar edhe fati, që, sipas tij, është pjesë përbërëse e lojës së futbollit. "Mendoj se kemi qenë vërtet të pafat,- thotë Ziambo.- Në javët e fundit kemi shënuar vetëm nga një gol për ndeshje, ku, si unë ashtu edhe Xhihani, nuk kemi mundur të shënojmë. Kemi punuar shumë në këtë drejtim, duke krijuar raste të pastra shënimi dhe hapësira për lojtarët e tjerë. Është një moment paksa i vështirë për ne, por në futboll këto gjëra janë të pranueshme. Besoj se me ndihmën e fatit gjithçka do të kalojë shumë shpejt. E filluam mjaft mirë kampionatin, me fitore bindëse, sepse 9 gola në tri ndeshje nuk janë pak. Qorri është në formë, pasi ka shënuar 6 gola, ndërsa të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne. Me Ishkën kemi vetëm dy ndeshje që luajmë në vijën e parë të sulmit dhe ndoshta nuk e kemi gjetur ende gjuhën e përbashkët. Unë do të thosha se rikthimi i Tikos do të jetë shumë i rëndësishëm për Dinamon. Ai është një sulmues shtatlartë, i fortë në luftën në ajër dhe në zotërimin e topit. Megjithatë, të gjithë lojtarët e sulmit janë të mirë dhe mund të kombinojnë saktë me njëri-tjetrin. Shpresoj që në takimet e ardhshme fati të jetë në anën tonë."
Ndërkohë, nesër, blutë do të luajnë ndeshjen e radhës në stadiumin "Selman Stërmasi". Përballë do të kenë Lushnjën, e cila drejtohet nga dyshja dinamovite e sezonit të kaluar, Cikleanu-Canaj. Për sulmuesin afrikan të Dinamos, ndeshja parashikohet tepër e vështirë, por fitorja nuk mund të vihet në diskutim. Sipas Ziambos, skuadra është përgatitur të bëjë një paraqitje dinjitoze në takimin me Lushnjën, duke bindur me lojë dhe rezultat. Afrikani shpreson të shënojë nesër në "Selman Stërmasi".
"Jemi përpara një ndeshjeje shumë të vështirë. Lushnja është skuadër e fortë, që di ta qarkullojë mirë topin dhe të shfaqet rrezikshëm në portën kundërshtare. Dinamoja nuk ka rrugë tjetër veç fitores në këtë ndeshje dhe besoj se do ta kalojë me sukses. Jemi pesë pikë prapa dhe duhet t'i afrohemi kreut të renditjes, duke shpresuar në një barazim te derbi Tirana-Partizani. Me Lushnjën pritet kthesa, kështu që mendoj se fitorja jonë do të jetë bindëse si nga rezultati, ashtu edhe për sa i përket lojës. Shpresoj që në këtë takim të shënoj, por më e rëndësishme është fitorja." Kështu e ka përfunduar fjalën e tij sulmuesi dinamovit, Jonuari Ziambo.
Trajneri i bluve kërkon qetësi nga skuadra e tij, sidomos përpara portës kundërshtare
Marko: Me Lushnjën të shënojmë sa më shpejt
Dinamoja do të luajë sot takimin me Lushnjën, i vlefshëm për javën e gjashtë të kampionatit. Ndeshja do të luhet në orën 15.00, në stadiumin "Selman Stërmasi". Në kampin dinamovit duket gjithçka e qetë, ndërsa sot të gjithë presin fitoren, e cila mungon që prej dy javësh, pas humbjes me Partizanin dhe barazimit me Teutën. Për stafin teknik të Dinamos, ndeshja parashikohet mjaft e vështirë, duke pasur parasysh se të dyja skuadrat vijnë pas disa rezultatesh jo të mira në javët e fundit.
Trajneri i Dinamos, Andrea Marko, kërkon qetësi dhe përqendrim nga skuadra e tij në takimin e sotëm. Si rrugën më të mirë drejt fitores ai sheh shënimin e golit që në minutat e para të ndeshjes. Një gjë e tillë, sipas Markos, do t'i lejojë ekipit të dalë plotësisht në lojën e vet dhe të shfaqë të gjitha vlerat që ka. Për trajnerin dinamovit, fitorja ndaj Lushnjës, përveç tripikëshit, do të ketë më shumë vlera morale për ekipin. Në deklaratën e tij në lidhje me takimin e sotëm, trajneri Marko është shprehur: "Është një ndeshje që Dinamoja duhet ta fitojë patjetër, sepse dihet që nuk po fitojmë në kampionat që prej dy javësh. Lushnja është një skuadër e fortë, me një staf të mirë, dhe mund të na vërë në vështirësi, por ne jemi përgatitur për gjithçka. Do të kërkohet me çdo kusht tripikëshi dhe loja e bukur. E rëndësishme është që skuadra të jetë e përqendruar në fushën e lojës dhe lojtarët të japin maksimumin e tyre. Mendoj se duhet të shënojmë sa më shpejt, në mënyrë që ekipi të çlirohet nga ana psikologjike. Për ta arritur këtë gjë, duhet që lojtarët sulmues të tregohen të qetë para portës kundërshtare, duke shfrytëzuar me efikasitet rastet që do të krijohen. Do të jetë një fitore që do të ketë më tepër vlera morale për Dinamon."
Formacioni i parë për ndeshjen e sotme nuk është përcaktuar nga stafi teknik, ndërkohë që Ahmataj është mungesa e konfirmuar për blutë. Të gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm për trajnerin Marko, i cili, në përfundim të deklaratës së tij, shprehet: "Nuk kemi probleme për sa i përket gjendjes së lojtarëve, sepse nuk ka asnjë të dëmtuar. Mungesa e vetme është ajo e Ahmatajt. Dihet që ai është një mesfushor tepër cilësor, por Dinamoja ka një kontigjent të mirë lojtarësh, që mund të luajnë në formacionin e parë."
Blutë do të kërkojnë fitoren me Lushnjën për t'iu afruar disi kreut të renditjes. Një shans më shumë për ta arritur një gjë të tillë është derbi i nesërm midis Partizanit e Tiranës. Dinamoja shpreson te një barazim i mundshëm për të shkurtuar diferencën e pikëve që ka me kryesuesit e tabelës së renditjes.
-----------------------------////////////////////------------------------
Drejtuesit e klubit i kërkojnë skuadrës të arrijë dy fitore në dy ndeshjet e radhës
Lushnja: Dinamo-Shkumbini, 6 pikët e kërkuara
Dy ndeshjet e radhës në kampionat do të jenë javët e sulmit për ekipin lushnjar. Fjala është për ballafaqimin e sotëm me Dinamon, në "Selman Stërmasi", dhe për ndeshjen e javës së ardhshme, me Shkumbinin. Sikurse dihet, drejtuesit më të lartë të klubit verdhejeshil i kanë kërkuar skuadrës së tyre 6 pikë të plota në këto dy ndeshje. Madje, këto janë kushtet që i janë vënë skuadrës edhe nga stafi presidencial në analizën e fillimjavës, për humbjen me Besën. Stërvitja intensive që ka aplikuar trajneri Cikleanu gjatë kësaj jave ka pasur në axhendën e saj edhe ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, e cila u zhvillua ditën e martë ndaj Memaliajt. Lushnjarët kanë kryer një formalitet ndaj memaliotëve, duke fituar me rezultatin e thellë 10-0.
Ndërkohë, në stërvitjen e ditës së sotme (djeshme), trajneri rumun i Lushnjës, Aurel Cikleanu, e ka ulur ndjeshëm tempin e ngarkesës fizike, në krahasim me ditët e tjera të javës. Ai ka aplikuar disa variante taktike me mesfushorët dhe sulmuesit, duke kërkuar "rrugë" për t'i nxjerrë të lirë para portës kundërshtare. Në trasfertën e vështirë ndaj Dinamos, Cikleanu do t'i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, që konsiderohen të domosdoshëm prej tij. Kështu, edhe sulmuesi rumun, Sorin Kornea, do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj bluve, edhe pse ka marrë karton të kuq ndaj Besës javën e shkuar të kampionatit. Mosaktivizimi i tij ndaj Memaliajt ka shërbyer si vuajtje e dënimit 1-javor për shkak të kartonit të kuq të marrë. I vetmi shqetësim i momentit për drejtuesit teknikë të skuadrës është ana psikologjike. Pas humbjes me Besën, futbollistëve u janë vënë kushte të forta nga stafi presidencial për t'i fituar të dyja ndeshjet e radhës. Kjo ka bërë që në kampin lushnjar të krijohet një klimë e lartë mobilizimi, e shoqëruar edhe me një mbingarkesë psikologjike. Këtë e pranon edhe sulmuesi gjirokastrit Nora, që luan për ngjyrat e Lushnjës: "Humbja që pësuam në Berat, ndaj Besës, ishte një gabim i pafalshëm për ne. Për mua, ai ishte 90-minutëshi më i dobët që kemi zhvilluar kohët e fundit," - gjykon Nora. Më tej, gjirokastriti e pranon faktin se diçka nuk po shkon në ekip. Megjithatë, ai është optimist se gjithçka do të ndryshojë për mirë: "Pa diskutim, në asnjë nga ndeshjet e zhvilluara deri tani nuk e kemi shfaqur forcën tonë të vërtetë. Diku çalojmë dhe ky është fakt tashmë. Rëndësi ka fakti që të dimë të dalim nga kjo gjendje tensioni e krijuar."
Dinamo, një tjetër pikë e humbur me Lushnjen
Një tjetër pikë e humbur për Dinamo në javën V të kampioinatit shqiptar të futbollut. Blutë e trajnerit Andrea Marko nuk kanë mundur të shkojmë më shumë se një barazim 0-0 përballë Lushnjes në stadiumin “Qemal Stafa”. I pranishëm në tribunën VIP ka qenë dhe trajneri i Kombëtares shqiptare, gjermani Hans Peter Brigel, i cili menjëherë pas rinovimit të kontratës deri në 2006, i është rikthyer evidentimit të elemntëve të rinj që mund të ofrojë kampionatit shqiptar për Kombëtaren. Por nga ndeshja e djeshme, nuk ka pasur shumë për të vëzhguar trajneri gjerman, pasi në fushë janë parë dy skuadra, të cilat ka në zhvilluar një ndeshje të një niveli jo të mirë, pa gola, pa shumë emocione dhe për më tepër pa asnjë fitues. Pritej më shumë nga Dinamo, e cila renditet mes pretendentëve që do të rivalizojnë për titull kampion. Por gjithçka është diktuar nga rutina. Të dy skuadrat kanë zbritur në fushë me 11-shet më të mira që kanë pasur në dispozicion. Gjatë gjithë ndeshjes, kanë qenë kryeqytetasit ata që kanë diktuar me një epërsi të lehtë. Por rastet për shënim nuk kanë qenë të shumta. Ndërkohë që kundërshtarët e tyre më shumë janë mbrojtur, duke përdorur kundërsulmin. Edhe pse më pak se Dinamo, dhe lushnjarët kanë rrezikuar portën e Likës, madje për ta ishte dhe rastim më i pastër për të shënuar në këtë takim. Pas barazimit 0-0, Dinamo mund të thuhet se ka hedhur një hap të përgjysmuar përpara, duke mbetur akoma larg kreut të renditjes që mbahet nga Tirana, e cila do të presë sot në ndeshjen derbi Partizanin.
Ish-futbollisti i famshëm i bluve merr tani drejtimin e skuadrës
Demollari, "timonieri" i Dinamos
Sulejman Demollari është trajneri i ri i skuadrës së Dinamos. Ai e ka bërë prezantimin e tij me ekipin dje pasdite, në një takim të zhvilluar në mjediset e klubit "Dinamo", ku merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të skuadrës, të gjithë futbollistët dhe përfaqësues të mediave të ndryshme sportive. Ka qenë presidenti i bluve, Mihal Delijorgji, ai që e ka konfirmuar ardhjen e Demollarit në krye të ekipit vetëm pak ditë pas largimit të Andrea Markos. Kjo zgjedhje e presidentit dinamovit është mbështetur unanimisht dhe është vlerësuar shumë edhe nga shefi i klubit, Gjergj Ruli, drejtori teknik Mujo Targaj etj. Demollari ka një karrierë të pasur si futbollist, ndërsa si trajner më parë ka drejtuar vetëm ekipin tonë përfaqësues. Ai ka qenë një nga futbollistët më cilësorë të Dinamos dhe të kombëtares sonë. Demollari është një ndër të parët futbollistë shqiptarë që ka luajtur edhe në kampionate të huaja, ku mund të përmendim atë rumun, grek, hungarez, dhe italian. Kohët e fundit, Demollari ishte emëruar nga presidenti i Dinamos, Delijorgji, në postin e menaxherit të skuadrës. Në takimin e zhvilluar dje, Demollari ka falënderuar drejtuesit e Dinamos për besimin që kanë treguar ndaj tij. Ai e ka quajtur kënaqësi të qenit trajner i një skuadre, më të cilën ka kaluar momentet më të bukura të karrierës së tij futbollistike. Në fjalimin e tij të shkurtër, trajneri i ri është shprehur se Dinamoja do ta kalojë shumë shpejt momentin e vështirë në të cilin ndodhet aktualisht. Për këtë, ai ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë futbollistëve me stafin teknik dhe vlerësim maksimal nga ana e tyre në ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Trajneri Demollari do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore, duke filluar përgatitjet për takimin e së mërkurës, me Elbasanin. Ndërkohë pritet që gjatë kësaj jave të zgjidhet edhe ndihmëstrajneri i Dinamos, vend që për momentin është ende bosh.
Presidenti dhe shefi i klubit "Dinamo" analizojnë me skuadrën situatën e vështirë të javëve të fundit
Delijorgji dhe Ruli "shkundin" blutë
Nuk ka qenë prezantimi i trajnerit të ri shkaku i vetëm i mbledhjes së djeshme midis drejtuesve të skuadrës dinamovite dhe futbollistëve të saj. Presidenti Delijorgji ka prezantuar edhe Pëllumb Shullazin si zëvendëspresident të Dinamos. Ky i fundit do të jetë më afër skuadrës, duke pasur parasysh që presidenti Delijorgji në pjesën më të madhe të kohës është i impenjuar në aktivitetin e tij privat.
Presidenti i ekipit, Mihal Delijorgji, është ndalur më gjatë në paraqitjen e dobët që po bën skuadra e tij në javët e fundit të kampionatit. Sipas presidentit blu, rezultatet e arritura në tri ndeshjet e fundit nuk përputhen aspak me objektivat e ekipit për këtë kampionat. Ai u ka kërkuar lojtarëve të flasin hapur nëse ka diçka që nuk shkon, në mënyrë që të gjendet një rrugëzgjidhje për të dalë sa më shpejt nga kjo situatë. Më pas, presidenti Delijorgji ka deklaruar se është i gatshëm të sjellë në skuadër futbollistë të tjerë, që mund t'i kërkohen nga trajneri i ri. Ai ka përfunduar duke thënë se tani duhet parë vetëm përpara, në mënyrë që Dinamoja t'i përmbushë synimet e saj për këtë sezon.
Më i ashpër në fjalimin e tij është treguar shefi i klubit, Gjergj Ruli, i cili mendon se përgjegjësitë për paraqitjen e dobët të skuadrës nuk bien vetëm mbi trajnerin Marko. Ai ka vlerësuar startin e mirë të ekipit, por është shprehur i pakënaqur me impenjimin e lojtarëve në tri javët e fundit, madje i ka quajtur këta të fundit të vetëkënaqur. Megjithatë, shefi Ruli ka pohuar se ekipi, me ardhjen e trajnerit të ri, ka mundësi për ta rimarrë veten në dy ndeshjet e ardhshme me Elbasanin dhe Tiranën.
Në emër të skuadrës kanë diskutuar dy nga lojtarët me më shumë përvojë, kapiteni Arjan Pisha dhe mbrojtësi Alpin Gallo.
Të dy këta futbollistë e kanë konsideruar paraqitjen në javët e fundit një moment krize, të cilin mund ta kalojë çdo skuadër. Midis të tjerash, ata janë shprehur se ndoshta Dinamos, në ndeshjet e fundit, i ka munguar edhe fati. Më pas, Pisha dhe Gallo kanë deklaruar se do të kërkohet menjëherë kalimi i kësaj situate të vështirë, sidomos me ardhjen e trajnerit të ri, Demollari. Në fund është vendosur që ekipi të grumbullohet një ditë përpara çdo ndeshjeje, gjë që deri tani ka munguar.
Në takimin e djeshëm ishin të pranishëm edhe disa nga tifozët më fanatikë të Dinamos, që kanë premtuar një mbështetje të fuqishme në ndeshjet e ardhshme për ta ndihmuar skuadrën e tyre drej suksesit.
Blutë do të vazhdojnë sot përgatitjet për ndeshjen e radhës me Elbasanin, e cila do të luhet ditën e mërkurë.
Mbrojtësi dinamovit ndihet i kënaqur për atë çka ka dhënë deri tani në shërbim të skuadrës
E. Xhafa: Derbi, shansi për vendin e tretë
Ka munguar vetëm në një nga ndeshjet e këtij kampionati për shkak kartonësh, ndërsa në gjashtë ndeshjet e tjera ka qenë titullar i padiskutueshëm. I aktivizuar si stoper në të dyja krahët e mbrojtjes, gjithmonë ka treguar saktësi dhe siguri në veprimet e tij. Është fjala për mbrojtësin e Dinamos dhe të ekipit tonë Shpresa, Erion Xhafa, i cili është rikthyer te blutë gjatë merkatos së verës, pas dy vjetësh aktivizimi me Erzenin e Shijakut. Me paraqitjen e tij mjaft të mirë në këto javë, ai ka bindur si trajnerin e mëparshëm të Dinamos, Andrea Marko, ashtu edhe atë aktual, Sulejman Demollari. Xhafa ka treguar një formë të mirë në takimet e deritanishme, duke justifikuar plotësisht besimin që stafi teknik ka pasur ndaj tij. Tashmë lojtari 21-vjeçar mund të konsiderohet një nga pikat më të forta në mbrojtjen blu.
Vetë Xhafa duket i kënaqur nga vlerësimi që i është bërë dhe falënderon të dy trajnerët për besimin e dhënë. Ai pohon se është përshtatur mjaft mirë me lojtarët e tjerë të repartit të mbrojtjes, ndërsa mundohet të përfitojë sa më shumë nga eksperienca e kapitenit Pisha apo e kolegëve të tjerë, si Gallo e Dervishi. Në deklaratën e tij për "Sportin shqiptar", Xhafa do të shprehej:
"Natyrisht, jam i kënaqur me paraqitjen e deritanishme. Më është dhënë mundësia të luaj titullar dhe besoj se e kam shpërblyer besimin e trajnerëve. Jam përshtatur pa problem në pozicionet ku jam aktivizuar, ndërsa më ka ndihmuar shumë edhe eksperienca e mbrojtësve me përvojë, si Pisha dhe Gallo. Shpresoj që të vazhdoj të eci në këtë rrugë. E ndiej që më duhet shumë punë në të ardhmen për të ngritur nivelin e lojës. Gjithmonë, çdo lojtar synon të bëjë më të mirën e tij, në mënyrë që realizojë ato objektiva që i ka vënë vetes. Dinamoja është një skuadër që të jep mundësi për të fituar trofe, ndaj shpresoj që të fitoj të paktën një të tillë."
Ndërkohë, mbrojtësi dinamovit duket optimist për derbin e kësaj jave me Tiranën. Sipas tij, Dinamoja duhet të fitojë patjetër për t'iu afruar kreut të renditjes dhe njëkohësisht për të thelluar krizën e Tiranës, një nga rivalet më të forta në luftën për titull. "Nëse synojmë të fitojmë titullin, duhet të fitojmë sa më shumë derbi, sepse ato do të jenë përcaktuese. Kemi gabuar në derbin e parë të këtij kampionati me Partizanin, prandaj do të përpiqemi ta shlyejmë atë gabim duke fituar me Tiranën. Do të jetë hera e parë për mua që luaj një derbi me Tiranën dhe shpresoj që të jem me fat. Dihet që Tirana është një nga rivalet tona kryesore dhe fitorja ndaj saj do të kishte vlera të dyfishta. Dinamoja synon vetëm fitoren, e cila do ta ngjiste në vendin e tretë të tabelës së renditjes. Është një shans i mirë, që Dinamoja besoj se do të dijë ta shfrytëzojë." Këto kanë qenë fjalët e Xhafës në lidhje me kryendeshjen e javës së tetë të kampionatit.
Portieri Lika, shqetësimi i vetëm i bluve
Trajneri Sulejman Demollari ka filluar dje pasdite "fushatën" anti-Tirana. Seanca e djeshme ka shënuar fillimin e përgatitjeve intensive për takimin e së shtunës, ku blutë do të luajnë derbin e dytë të kampionatit me Tiranën. Dje, skuadra ka zhvilluar ushtrime të ndryshme të karakterit fizik. Ndërkohë, shqetësimi i vetëm për trajnerin Demollari është dëmtimi i portierit Ilion Lika. Ky i fundit pësoi një dëmtim në kioskat e legenit gjatë ndeshjes me Elbasanin. Në minutën e 34-t të takimit, Lika u detyrua të linte fushën e lojës. Ai grumbullua më pas me ekipin tonë kombëtar për miqësoren me Portugalinë, por nuk mundi të aktivizohej asnjë minutë pikërisht për shkak të dëmtimit. Dje, portieri dinamovit është lënë pushim nga mjeku i skuadrës, ndërsa sot pritet që të fillojë stërvitjen në fushë. Mjeku i skuadrës, Asllan Kasa, shpjegon se goditja që Lika ka marrë gjatë ndeshjes me Elbasanin ka qenë e fortë, kështu që edhe dëmtimi nuk është i lehtë. Por, si mjeku Kasa ashtu edhe trajneri i portierëve të Dinamos, Ilir Bozhiqi, mendojnë se Lika do të jetë i gatshëm për derbin me Tiranën. Megjithatë, një vendim më i qartë mund të merret në ditët e ardhshme. Gjithsesi, të gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm për trajnerin Demollari. Nuk ka asnjë lojtar të pezulluar, ndërsa mesfushori Ishka duket se e ka kaluar plotësisht dëmtimin.
Trajneri i bluve mendon se defekti kryesor i skuadrës në derbin me Tiranën ishte te reparti i sulmit
Demollari: Dinamos i duhej më shumë iniciativë
Java e tetë e kampionatit nuk ka sjellë asnjë ndryshim për blutë për sa i përket vendit që ata kanë në klasifikim, por tashmë diferenca e pikëve me ekipet kryesuese ka shkuar në pesë. Në derbin me Tiranën, blutë kanë marrë vetëm një pikë, ndërsa i kanë kushtuar më shumë rëndësi mbrojtjes sesa sulmit. Sulmuesit e ekipit, Ziambo dhe Qorri, kanë qenë në hije gjatë takimit dhe asnjëherë nuk kanë mundur ta rrezikojnë seriozisht portën kundërshtare. Dukej se ishte një takim i zgjidhur taktikisht nga të dy trajnerët, të cilët i druheshin një humbjeje të mundshme.
Trajneri i Dinamos, Sulejman Demollari, i cili ka vetëm dy javë që ka marrë drejtimin e skuadrës, i është gëzuar vetëm rezultatit pozitiv, i dyti ky pas fitores në Elbasan. Për trajnerin e bluve, rezultati ishte krejtësisht i drejtë dhe ekipet morën atë çka dhanë në fushën e lojës. Sipas trajnerit Demollari, Dinamoja duhet të ishte treguar më kërkuese në lojën e saj, duke i kushtuar më shumë rëndësi fazës sulmuese. "Ne vinim në derbi me synimin për të fituar, - thotë Demollari. -Por nga mënyra sesi u zhvillua loja, mund të them se barazimi ishte rezultati më i drejtë dhe njëkohësisht i pranueshëm për një ndeshje derbi. Mendoj se skuadra jonë duhet të kishte më shumë iniciativë dhe duhet ta kishte kërkuar më shumë golin. Nëse do të tregoheshim më kërkues, mund të kishim marrë diçka më shumë në atë ndeshje."
Defektin kryesor te skuadra e tij në derbin e së shtunës, trajneri dinamovit e shikon te reparti i sulmit. Mendimin e teknikut blu e përforcojnë më shumë edhe statistikat e katër ndeshjeve të fundit, sipas të cilave i takon që Dinamoja të ketë shënuar vetëm dy gola. "Problemi ynë kryesor, - vazhdon trajneri Demollari, - ishte sulmi. Një gjë e tillë u pa qartë, sepse Dinamoja, thuajse gjatë gjithë ndeshjes, nuk mundi ta godiste portën e Tiranës. Mendoj se duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, pasi për të fituar duhet të shënosh sa më shumë gola. Sulmuesit tanë duhet të jenë më të përqendruar në konkludimin e aksioneve." Ndërkohë, për sa i përket diferencës së pikëve që Dinamoja ka me dy ekipet kryesuese, Partizanin e Teutën, trajneri Demollari mendon se ajo do të eliminohet në javët e ardhshme. Në mbyllje të deklaratës së tij, numri 1 i stolit të Dinamos do të shprehej: "Për Dinamon nuk ka ndryshuar asgjë pas kësaj jave, sepse ne mbetemi tek ato synime që kemi pasur që në fillim të sezonit. Aktualisht jemi pesë pikë prapa dy ekipeve kryesuese të kampionatit, por kam besim se Dinamoja, në javët e ardhshme, do t'i ngjitë gradualisht shkallët e klasifikimit."
Sot, blutë do t'i rikthehen fushës stërvitore për të filluar punën për ndeshjen e radhës me Flamurtarin e Vlorës.
Dinamo, 3 pikët që fundosën Flamurtarin
Në Vlorë, kuqezinjtë humbasin 3-2 ndaj bluve dhe mbeten pa trajner
Flamurtari-Dinamo 2-3
Flamurtari
Dine 6
Resuli 6
Daiu (Skënderi 25') 6
Lila 5.5
Sejfullai 5.5
Çela (Liçaj 50') 5
Sakaj 6.5
Bedini (Fakaj 77') 5
Vito 6
Serjani 6
Çerçizi 6
Trajner: A. Bozhani
Dinamo
Lika 6
Pisha 6.5
Gallo 6.5
E. Xhafa 7
Ahmataj (Dalipi 56') 6.5
Dhëmbi 7
Deliallisi 6.5
Bakalli 7
Qorri (Tiko 75') 6.5
Ziambo (Xhihani 88') 6.5
Ishka 6.5
Trajner: S. Demollari
Shënues: Ziambo 29', Qorri 35', Xhafa 43', Serjani 60', Çerçizi 65'
Gjyqtarë: S. Jareci, G. Maloku (Tiranë), E. Miho (Durrës)
Kartonë të verdhë: Lila, Skënderi, Xhihani
Kartonë të kuq: Lila, Vito.
Radiografia
3'- Qorri në një aksion individual shmang nga e majta e sulmit dinamovit Resulin, gjuan tokazi, por pret me vështirësi Dine.
8'- Kros i Sejfullait nga e djathta e sulmit vlonjat në zonën e kundërshtarit. Vito gjuan fort, topi prek duart e një mbrojtësi dinamovit dhe kthehet në fushë. Gjyqtari vazhdon lojën.
15'- Një asist i dhënë nga Vito për Serjanin, por ky i fundit ka gjuajtur me kthesë, afër shtyllës pingule, në krah të majtë të portierit Lika.
20'- Inkursion i Bakallit nga krahu i majtë. Ky i fundit driblon një mbrojtës vlonjat, futet në zonë, gjuan fort, por Çela e devijon topin në fundore.
22'- Gallo, pasi ka marrë një harkore nga shokët e tij, gjuan shumë fort afër portës, por portieri Dine e ka kthen topin me këmbë në fushën e lojës.
29'- Një asist i dhënë nga Ahmataj për Ziambon. Vlonjatët e konsiderojnë pozicion jashtë loje afrikanin, por ky i fundit shmang edhe portierin Dine dhe shënon. 1-0 për Dinamon.
33'- Çela jep një harkore brenda zonës dinamovite, aty ku ndodhet Skënderi, i cili, pasi e stopon topin me gjoks, gjuan fort me kthesë, por topi pritet me vështirësi nga Lika.
35'- Vlonjatët ndëshkohen përsëri. Dhëmbi fut një top brenda zonës kundërshtare, atje ku Qorri u shpëton mbrojtësve vendës dhe shënon golin e dytë për Dinamon.
40'- Pas i shkurtër i Ziambos për Qorrin, i cili gjuan fort, por pret Dine.
43'- Ishka me Xhafën vallëzojnë mes mbrojtësve vlonjatë. Xhafa shmanget bukur, duke përfituar edhe nga gabimi në rreshtim i mbrojtësve vlonjattë, gjuan fort dhe shënon golin e tretë për Dinamon.
47'- Në një aksion në ballë të gjerë të vlonjatëve Skënderi-Çela-Serjani, ky i fundit gjuan fort, por Lika pret me vështirësi.
52'- Serjani, pasi ka marrë një asist nga Vito, ka dribluar një mbrojtës kundërshtar, është futur në zonë, ka gjuajtur bukur, por topi devijohet nga Xhafa jashtë vijës anësore.
58'- Qorri, pasi ka marrë një asist nga Ziambo, gjuan fort, por topi përfundon mbi traversën e portës së Dines.
60'- Serjani ka marrë një top të gjatë nga mesfushorët e tij, ka hyrë në zonë, ka gjuajtur fort në ecje e sipër dhe ka shënuar golin e parë për Flamurtarin.
65'- Shpërthen Çerçizi nga krahu i majtë i sulmit vlonjat, futet në zonën kundërshtare, gjuan në ecje e sipër dhe shënon. Rezultati shkon në 2-3.
72'- Asist i dhënë nga Qorri për Ziambon, që gjuan nga 18 metra largësi, por topi përfundon disa centimetra mbi shtyllën e sipërme të portës së Dines.
82'- Liçaj ka humbur rastin më të volitshëm për ta barazuar rezultatin. Në momentin kur portieri Lika kishte dalë nga porta në distancën 15 metra, ai ka gjuajtur me portën e boshatisur, por topi ka përfunduar mbi shtyllën e sipërme të portierit dinamovit.
85'- Gjuan Ishka, por topi përfundon paksa mbi shtyllën e sipërme të portës së Dines.
Thanë pas ndeshjes
Ardi Bozhani, trajner i Flamurtarit:
"Rezultatet negative të skuadrës më kanë detyruar disa herë të japë dorëheqjen, por drejtuesit e Flamurtarit dhe të pushtetit vendor nuk ma kanë pranuar një gjë të tillë. Megjithatë, gjendja e sotme e skuadrës nuk ka nevojë për koment."
Sulejman Demollari, trajner i Dinamos:
"Fitorja jonë qe e merituar. Kërkova në pushim të pjesës së parë nga lojtarët që të mos përfshiheshin nga euforia dhe ta lëshonin lojën në pjesën e dytë. Por e vërteta ishte se skuadra nuk u paraqit në nivelin e cilësinë e lojës së pjesës së parë. Angazhimi i lojtarëve të Flamurtarit në pjesën e dytë ishte i dukshëm, për pasojë shënuan me meritë edhe dy gola. Dinamo është një skuadër që pretendon, prandaj shënon e fiton. Sidoqoftë, sot m'u duk se çaloi paksa mbrojtja. Flamurtari nuk ishte në nivelin e skuadrës së dikurshme."
Komenti
Flamurtari ka pësuar humbjen e radhës në fushën e tij ndaj Dinamos. Vlonjatët u kanë rezistuar bluve të Dinamos vetëm gjysmën e pjesës së parë. Deri në minutën e 29-të loja midis dy skuadrave ka qenë e ekulibruar dhe me aksione të herëpashershme nga të dyja skuadrat. Në këto minuta, Vito e Serjani për Flamurtarin, dhe Qorri e Gallo për Dinamon, kanë qenë shumë afër golit. Në 18 minutat e fundit të pjesës së parë ka qenë një "stuhi" e furishme e sulmeve të dinamiovitëve, çka ka shkaktuar një çoroditje totale të mbrojtësve vendës. Dinamovitët në këto minuta kanë shënuar 3 gola me anë ZImabos, Qorrit dhe Xhafës. Dëmtimi i Daiuit dhe dalja me të kuqe e Lilës e kanë detyruar trajnerin Bozhani të bëjë "arnime" të momentit, duke e plotësuar skuadrën me lojtarë mbrojtës. Pjesa e dytë ka filluar e shpejtë për vlonjatët, ndonëse në përbërjen e tyre ka mjaft lojtarë të rinj. Dinamo, në këto minuta të fillimit të pjesës së dytë, ka bërë njëfarë lëshimi ndoshta nga euforia e rezultatit të pjesës së parë. Eshtë vënë re një tërheqje e pajustifikueshme e mesfushorëve në mbrojtje. Për pasojë mbrojtja dinamovite është ngjeshur shumë dhe ka bërë gabime të njëpashnjëshme. Këto momente pasigurie të bluve i kanë shfrytëzuar Serjani dhe Çerçizi, të cilët kanë shënuar dy gola. Rezultati edhe mund të barazohej, në rast se Liçaj do të ishte treguar më i saktë në konkludim, i ndodhur vetëm për vetëm me portën bosh. Rezultati i dobët i Flamurtarit në këtë fund faze të fazës së parë e ka detyruar trajnerin Bozhani që të dalë nga dhomat e zhveshjes i mërzitur dhe të deklarojë për gazetërt e pranishëm në këtë ndeshje dorëheqjen. Mirëpo ka qenë kryetari i ri i bashkisë, Shpëtim Gjika, në prani edhe të mjeshtrit Sokol Kushta dhe të trajnerit të Dinamos, Demollari, që ia ka kthyer mendjen trajnerit të ri.
Të veçanta
- Në tribunën VIP të stadiumit "Flamurtari" ndodheshin presidentët Selami, Deligjorgji, kryetari i ri i bashkisë, Gjika, dhe mjeshtri Sokol Kushta.
- Trajneri Bozhani dje paradite u ka shpërndarë lojtarëve premion prej 3 milionë lekësh të vjetra, të dhëna nga kryebashkiaku i ri i Vlorës, Shpëtim Gjika.
Demollari: Fitoren e kontrolloi Dinamo
Trajneri i bluve mendon se dy golat e pësuar erdhën si rezultat i nënvlerësimit të mbrojtjes
Blutë e kryeqytetit, pas fitores të së shtunës 3-2 ndaj Flamurtarit, kanë arritur të fitojnë vendin e tretë të klasifikimit, duke kaluar me një pikë Tiranën. Dinamoja ka zhvilluar një pjesë mjaft të mirë në Vlorë, ku përveç tre golave të shënuar nga Ziambo, Qorri e Xhafa, ka zhvilluar edhe një lojë bindëse. Ndërsa në pjesën e dytë ekipi ka vazhduar me të njëjtin ritëm loje, duke krijuar raste të tjera shënimi, por ka qenë ekipi i Flamurtarit ai që ka shënuar dy herë në portën e bluve. Trajneri i Dinamos, Sulejman Demollari, ka arritur të arkivojë kështu fitoren e dytë pas ardhjes në krye të skuadrës. Ndërkohë, në lidhje me takimin e kësaj jave, ai pohon se skuadra e meritoi plotësisht fitoren dhe për asnjë moment nuk u vuri në dyshim. Trajneri i bluve mendon se Dinamoja mori atë çka kërkoi në takimin e fundit të fazës së parë, kështu që mbetet i kënaqur nga paraqitja që të tijtë bënë në Vlorë. Në një koment më të hollësishëm të takimit, trajneri Demollari do të shprehej: "Ishte një fitore tepër e rëndësishme ajo ndaj Flamurtarit të shtunën, sepse për vetë pozicionin që ka ekipi në klasifikim ato që na interesojnë më shumë janë pikët. Megjithatë, unë do të thosha se Dinamoja e kontrolloi totalisht lojën, duke e merituar plotësisht fitoren. Kemi zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, ku arritëm të shënonim tri herë në portën kundërshtare. Ekipi ruajti të njëjtin ritëm loje dhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, por rastet e krijuara për shënim nuk u shfrytëzuan si duhet nga sulmuesit tanë. Megjithëse pësuam dy nga gola brenda pesë minutash, mund të them se fitorja e Dinamos nuk u vu asnjëherë në dyshim. U pa qartë që skuadra jonë ishte superiore në të gjitha drejtimet."
Trajneri i Dinamos nuk harron të flasë edhe për atë moment shpërqendrimi të mbrojtjes në pjesën e dytë të ndeshjes, ku brenda pesë minutash vlonjatët shënuan dy gola në portën e Likës. Për numrin 1 të stolit blu, ishte nënvlerësimi i mbrojtësve ai që solli një situatë të tillë, pasi u pa qartë se në të dy rastet e golave, lojtari që shënonte gjendej i lirë brenda zonës. "Mund të them se të dy golat e pësuar erdhën si rezultat i nënvlerësimit që mbrojtja jonë i bëri kundërshtarit për një moment. Them kështu, sepse vura re se në të dy rastet u pa qartë që kundërshtari gjendej i pambuluar nga mbrojtësit tanë. Duhet theksuar se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në ndeshje të tjera, sepse mund të na kushtojë shtrenjtë." Me këto fjalë e ka përfunduar deklaratën e tij trajneri dinamovit, Sulejman Demollari. Ndërkohë, dita e diel ka qenë, si zakonisht, pushim për Dinamon, ndërsa sot ekipi do të fillojë përgatitjet për ndeshjen e radhës.
Dhëmbi: Titulli fitohet kur mund "të voglat"
Korçari i bluve mendon se Dinamoja s'duhet të gabojë më, duke lënë pikë me ekipet e fundit në renditje.
Dinamoja do të luajë nesër ndeshjen e radhës në kampionat, ku përballë do të ketë Shkumbinin e vendit të fundit. Fitorja është alternativa e vetme për blutë, të cilët nuk kanë asnjë mungesë për këtë takim. Ekipi i drejtuar nga trajneri Demollari shpreson që nesër të tregojë një tablo krejtësisht të kundërt me atë të ndeshjes së fundit me Besën, ku Dinamoja mori një barazim pa gola.
Paulin Dhëmbi, një nga titullarët e bluve, duket optimist për një sukses të padiskutueshën ndaj peqinasve. Për mesfushorin e djathtë të skuadrës, ndeshja e nesërme duhet vlerësuar maksimalisht nga të gjithë, pavarësisht se kundërshtari vjen nga vendi i fundit i klasifikimit. Ai pohon se të gjitha ndeshjet e kampionatit janë të vështira, kështu që impenjimi duhet të jetë në shkallën e duhur. Korçari i bluve thekson se ndeshjet me ekipet e ashtuquajtura të vogla, janë tepër vendimtare për fitimin e titullit kampion. Sipas Dhëmbit, një skuadër e tillë është edhe Shkumbini, që Dinamoja e ka mundur 4-1 në fazën e parë të kampionatit, por të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe nesër në "Qemal Stafa". Futbollisti, në deklaratën e tij për gazetën "Sporti shqiptar", do të shprehej:
"Takimi i nesërm me Shkumbinin kërkon vlerësim maksimal nga të gjithë, sepse Dinamos i duhet fitorja me çdo kusht. Dihet që synimi ynë kryesor për këtë sezon është titulli kampion, ndaj dhe në ndeshjet e ardhshme duhen fituar pikët e plota. Unë mendoj se, që të fitosh titullin kampion, më parë duhet të fitosh të gjitha takimet me ekipet e ashtuquajtura të vogla. Në këtë drejtim, Dinamoja ka gabuar disa herë në ndeshjet e deritanishme, çka na ka bërë që aktualisht të mbajmë vendin e katërt. Mund të përmend rastin më të fundit, kur humbën dy pikë tepër të rëndësishme me Besën, si dhe disa ndeshje të tjera të luajtura në Tiranë, kur Dinamoja nuk shkonte më shumë se barazimi. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrsesi në të ardhmen, sepse atëherë do të ishte shumë e vështirë t'i realizonim objektivat që kemi. Natyrisht, edhe ndeshjet me rivalët e drejtpërdrejtë kanë rëndësinë e tyre, por nëse nuk fiton me skuadra e gjysmës së dytë të renditjes, vështirë të fitosh me pretendentët për titull."
Mesfushori dinamovit mendon se një nga problemet kryesore të ekipit në javët e fundit ka qenë sulmi. Sipas korçarit, skuadra ka hasur vështirësi në shënimin e golit. Këtë gjë e vërtetojnë më së miri tri barazimet me rezultatin 0-0. Megjithatë, lojtari është i bindur se Dinamoja i ka mundësitë për t'u ngjitur në kreun e tabelës së klasifikimit. Ai mendon se skuadra është në rritje të vazhdueshme dhe pritet që në javët e ardhshme të ketë më shumë qëndrueshmëri si në lojë ashtu dhe në rezultat. Dhëmbi pohon se prova më e mirë për ta demonstruar një gjë të tillë është ndeshja e nesërme me Shkumbinin, ku Dinamoja parashikohet të arrijë një fitore bindëse.
Enkel Alikaj
Mesfushori i dëmtuar i Dinamos, Enkel Alikaj, i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm në Austri, në gjurin e djathtë. Lojtari i kombëtares Shpresa ka pasur këputje të ligamente të kryqëzuar të gjurit, që nga ndeshja e Kupës UEFA, kundër Lokerenit të Belgjikës, në gusht. Lojtari ka udhëtuar drejt Austrisë të dielën dhe pardje i është nënshtruar operacionit. Gjithçka ka përfunduar me sukses, por lojtari i Dinamos do të qëndrojë në Austri e pakta edhe dy javë të tjera, për terapinë dhe rehabilitimin. Në qëndrimin e tij në Austri, Alikaj është ndihmuar nga futbollisti Auron Miloti, i cili luan me Vërgl. Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Tiranës ka siguruar akomodimin e lojtarit të Dinamos, si dhe ndihmesë për vizitat e shpeshta në spitalin ku është kryer operacioni. Megjithëse operacioni ka përfunduar me sukses, Alikaj duhet t’i thotë lamtumirë futbollit në sezonin aktual. Sipas të gjitha gjasave, mesfushori i talentuar do të rikthehet në fushë vetëm në prag të sezonit të ardhshëm. Sezonin e kaluar, Alikaj u huazua te Apolonia e Fierit, ku ishte një ndër lojtarët më të mirë, për t’u rikthyer sërish te Dinamo. Ndërkohë, blutë e Sulejman Demollarit, ndesër paradite në orën dhjetë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Besën e Faruk Sejdinit. Dinamo nuk do të luajë të mërkurën në kampionat, pasi kundërshtari i radhëz, Vllaznia, ka kërkuar shtyrjen e takimit, për shkak të udhëtimit drejt Amerikës.
Dinamo, sot reflektimi ndaj Laçit
Trajneri i bluve pret sot reagimin e skuadrës së tij pas lojës së dobët që zhvilloi në derbin me Partizanin.
Blutë do të luajnë sot, në orën 13.30, takimin e kthimit të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë. Ky takim do të luhet në fushën stërvitore të kompleksit "Dinamo". Në ndeshjen e para dy javëve, Dinamoja e ka mundur Laçin me rezultatin 2-1, me gola të shënuar nga Ilir Qorri e Edmond Dalipi me 11-metërsh. Pavarësisht nga rezultati komod i ndeshjes së parë, trajneri Demollari ka vendosur t'i grumbullojë të gjithë lojtarët për përballjen e sotme me Laçin. Ai u ka kërkuar të tijve të japin maksimumin për këtë ndeshje, për të siguruar kualifikimin në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, që është edhe një nga objektivat e bluve për këtë sezon.
Trajneri Sulejman Demollari është shprehur se në takimin e sotëm pret reagimin e skuadrës pas asaj paraqitjeje të dobët në derbin me Partizanin. Ai thekson se ndaj Laçit ekipi do të dijë të tregojë reflektimin e duhur, pasi gjendja është e mirë. Sipas stafit teknik të Dinamos, ndeshja e sotme është mënyra më e mirë për të harruar lojën apatike të derbit, kështu që, përveç rezultatit pozitiv, pritet që lojtarët të zhvillojnë një lojë sa më të bukur.
"Është një ndeshje që duhet vlerësuar, - citon trajneri Demollari. - Duhet të sigurojmë kualifikimin për në turin tjetër, pasi kupa bën pjesë në objektivat e Dinamos për këtë vit. Natyrisht që jemi të favorizuar nga rezultati i ndeshjes së parë, por kërkoj që skuadra të japë maksimumin. Gjithashtu, sot më intereson më shumë të shoh reflektimin e ekipit pas ndeshjes me Partizanin, e cila duhet fshirë sa më shpejt nga kujtesa jonë. Dua të shoh grintë dhe luftë sportive nga të gjithë lojtarët në fushë. Në fundjavë kemi një tjetër takim të vështirë, atë me Teutën, ndaj një paraqitje e mirë sot ndaj Laçit do t'i shërbente më shumë moralit të skuadrës."
Dje, blutë kanë bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes me Laçin, ndërsa ekipi do të grumbullohet sot, në orën 10.30. Formacioni i parë nuk është përcaktuar dje nga stafi teknik dhe të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për takimin e sotëm. Gjithçka do të vendoset sot para fillimit të ndeshjes, por parashikohet të ketë disa ndryshime. Kjo pasi disa nga titullarët e ekipit janë të ngarkuar me kartonë dhe rrezikojnë skualifikimin për ndeshjen me Teutën e Durrësit. Kështu, ndryshimet mund të jenë në të tri repartet, duke përfshirë edhe portën, të cilën mund ta mbrojë korçari Gjika, pasi Lika mund ta fillojë nga stoli. Në mesfushë, pas një mungese disi të gjatë, rikthehet Qosa, i cili mund të luajë që nga minuta e parë bashkë me Dalipin. Ndërkohë, për sa i përket sulmit, një vend titullari mendohet të zërë Tiko, që mund të ketë përkrah Xhihanin ose Rizvanollin.
Xhafa, tjetër mungesë në takimin e sotëm
Mbrojtësi Erion Xhafa do t'i mungojë Dinamos në takimin e sotëm me Laçin për kupë. Lojtari ka pësuar një tërheqje muskulare në stërvitje dhe mjeku i skuadrës e ka këshilluar të mos luajë në ndeshjen e sotme, për t'u riaftësuar plotësisht plotësisht përpara ndeshjes me Teutën. Kështu, mbrojtësi Xhafa do t'u shtohet mungesave të kapitenit Pisha dhe mesfushorit Bakalli, të dy të skualifikuar për shkak kartonësh në takimin e sotëm. Të tre këta futbollistë do të zhvillojnë një seancë stërvitore sot paradite për të ruajtur formën sportive.
Lika: Ndaj Teutës, "të dënuar" të fitojmë
Portieri i bluve shprehet optimist për tri pikët në sfidën që do të luhet nesër në "Niko Dovana"
Dinamoja do të luajë nesër një tjetër ndeshje shumë të vështirë në kampionat. Kundërshtarja e bluve në javën e 14-të është Teuta e Durrësit, që aktualisht mban vendin e dytë në klasifikim. Kjo skuadër e ka vënë në vështirësi Dinamon edhe në takimin e fazës së parë, të luajtur në "Selman Stërmasi", ku ka arritur t'i marrë një pikë të vlefshme. Ndeshja e nesërme cilësohet tepër vendimtare nga dinamovitët për ecurinë e kampionatit, sepse një rezultat tjetër negativ do t'i komplikonte shumë llogaritë për ta. Humbja në derbin e javës së kaluar me Partizanin la një shije mjaft të hidhur te blutë, pasi ata u shkëputën nga grupi i skuadrave që udhëheqin tabelën e klasifikimit në javët e deritanishme. Kështu, në takimin që do të luhet nesër në "Niko Dovana", Dinamoja do të kërkojë të marrë maksimumin e pikëve për të shlyer atë gabim.
Portieri Ilion Lika mendon se në ndeshjen e nesërme me Teutën, fitorja është më shumë se një detyrim për Dinamon. Sipas Likës, skuadra është e dënuar të fitojë në këtë ndeshje, pasi vetëm kështu mund të qëndrojë në objektivat që ka në këtë sezon. Ai e konsideron skuadrën durrsake një kundërshtare mjaft serioze, ndaj parashikohet një ndeshje shumë e fortë. Portieri i bluve pohon se me Teutën do të kërkohet rezultati pozitiv për të prishur atë imazh të keq që la për Dinamon loja në derbin me Partizanin.
"Me Teutën jemi "të dënuar" të fitojmë, - thekson Lika. - Për vetë synimet që kemi në këtë kampionat, nuk kemi rrugë tjetër dhe ndeshja në "Niko Dovana" do të jetë vendimtare për ne. Vijmë pas një paraqitjeje të dobët në derbin me Partizanin, prandaj me Teutën do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për ta prishur atë imazh jo të këndëshëm që u krijua. Natyrisht që është një nga ndeshjet më të forta që luajmë jashtë fushe, por mendoj se gjithçka do të jetë e hapur. Për Teutën do të thosha se është një skuadër shumë kompakte, që e qarkullon mirë topin. Fazën e parë kemi barazuar me këtë skuadër në fushën tonë. Për më shumë, Teuta është një nga pretendentet kryesore për titull në këtë sezon dhe ndaj nesh do të kërkojë fitoren. Megjithatë, besoj se do të jetë një ndeshje e hapur dhe ne duhet të dimë t'i shfrytëzojmë me qetësi rastet për shënim që do të krijojmë. Na duhet të shënojmë sa më shpejt."
Portieri Lika mendon se ekipi ka mundësi për të reaguar si duhet ndaj Teutës dhe për të treguar se Dinamoja mbetet një nga pretendentet për të fituar titullin kampion." Kualifikimi për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë na ka shërbyer më shumë për moralin. Tani jemi më të qetë dhe shpresojmë që ndaj Teutës t'i rikthehemi fitores në kampionat. Pavarësisht se aktualisht jemi në vendin e katërt të renditjes, mendoj se vazhdojmë të jemi në luftën për titull dhe ndeshja me Teutën është rasti më i mirë për ta vërtetuar këtë gjë." Me këto fjalë e ka përfunduar deklaratën e tij portieri i Dinamos, Ilion Lika.
Dinamo, ekipi që nuk pyet për fushë
Gjatë këtij kampionati, blutë kanë qenë më rezultativë në ndeshjet jashtë fushës së tyre.
Edhe kjo javë rezervon një tjetër ndeshje të vështirë jashtë fushës për blutë e kryeqytetit. Takimi me Lushnjën do të luhet në fushën asnjanëse të Beratit dhe do të gjykohet nga gjyqtari Sokol Çekaj. Nëse do t'u referoheshim statistikave të ecurisë së Dinamos në këtë kampionat, do të shohim se elementi-fushë ka pak rëndësi për këtë skuadër. Madje mund të themi se ajo ka qenë më e suksesshme në takimet e luajtura jashtë, ndërkohë që ka lënë pikë tepër të vlefshme në takimet e luajtura në fushën e saj. Me përjashtim të ndeshjes me Besën e Kavajës, e cila u zhvillua në stadiumin e Kuçovës dhe përfundoi në barazim pa gola, blutë i kanë fituar të katër ndeshjet e luajtura jashtë, duke mos llogaritur humbjen me Partizanin. Mund të përmendim fitoret në fushat më të vështira të kampionatit tonë, siç është ajo e Elbasanit apo ajo e Durrësit. Duke pasur parasysh këtë fakt, mund të themi se Dinamoja është skuadra që nuk do t'ia dijë për fushën ku luan. Në këtë kontekst, mund të themi se Dinamoja është përpjekur të respektojë edhe traditën, pasi historikisht ka qenë një nga ekipet më të forta jashtë Tiranës.
Të njëjtën gjë skuadra e drejtuar nga trajneri Demollari do të përpiqet ta bëjë edhe në ballafaqimin e nesërm me lushnjarët, të cilët kanë arritur të marrin një pikë në takimin e fazës së parë, të luajtur në stadiumin "Selman Stërmasi". Lushnja është një nga skuadrat që i ka nxjerrë më shumë probleme Dinamos. Gjatë sezonit të kaluar, këto dy skuadra janë ndeshur katër herë ndërmjet tyre dhe Dinamoja ka arritur të fitojë vetëm një ndeshje me rezultatin 1-0. Lushnja ka fituar takimin e fazës së dytë 2-0, ndërkohë që Dinamoja ishte shkëputur nga lufta për titull. Ndërsa të dyja ndeshjet e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë kanë përfunduar në barazim 0-0 dhe blutë janë kualifikuar vetëm pas gjuajtjeve të 11-metërshave. Kështu, takimi i nesërm është vlerësuar maksimalisht nga Dinamoja, pasi do të luajë ndaj një kundërshtari me të vërtetë të fortë. Gjatë javës, trajneri Demollari ka punuar intensivisht me të tijtë, ndaj pritet që ekipi të fitojë tripikëshin, që do ta afrojë më shumë me kreun e renditjes.
Aktualisht, blutë gëzojnë një gjendje të mirë fizike, ndërsa fitorja e fundit e ka ngrohur së tepërmi atmosferën brenda skuadrës. Parashikohet që ndaj Lushnjës të luajë i njëjti formacion me atë të fitores së javës së kaluar, ndaj Teutës. Mungesa e vetme është ajo e mesfushorit të skualifikuar, Paulin Dhëmbi, i cili mund të zëvendësohet nga fieraku Artion Poçi. Ndërkohë, skuadra nuk ka probleme për sa u përket dëmtimeve, me përjashtim të portierit të dytë, Llazi Gjika, që ka munguar në stërvitjen e djeshme për shkak të një tërheqjeje muskulare. Sot, trajneri Sulejman Demollari do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore, ku do të japë udhëzimet e fundit përpara ndeshjes me Lushnjën.
Dhëmbi: Për fitore edhe në "Loro Boriçi"
Mesfushori korçar i bluve shprehet optimist për një paraqitje të mirë në sfidën e Shkodrës.
Futbollisti korçar i Dinamos, Paulin Dhëmbi, do të jetë i gatshëm për sfidën që skuadra e tij do të luajë nesër në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës. Mesfushori rikthehet nga skualifikimi prej një jave dhe shpreson që në takimin me shkodranët të ndihmojë ekipin për të marrë fitoren e radhës. Në ndeshjen me Vllazninë, blutë kanë rastin më të mirë për t'u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit. Vllaznia do të jetë ndeshja e fundit për fazën e dytë që Dinamoja do ta luajë jashtë fushës së saj. Dhëmbi thekson se skuadra është paraqitur mirë në ndeshjet e fundit, të cilat i ka zhvilluar jashtë. Ai beson se Dinamoja do të dijë ta ruajë këtë formë të mirë edhe në javët e ardhshme të kampionatit. Për këtë paraqitje vërtet të mirë të ekipit, Paulin Dhëmbi, për "Sportin shqiptar", do të pohonte:
"Më vjen vërtet mirë që ekipi ka disa javë, në të cilat po paraqet një formë vërtet të mirë, ku edhe rezultatet pozitive nuk kanë munguar. Këtë e tregoi edhe ndeshja e fundit në Berat ndaj Lushnjës, ku edhe pse kemi fituar në minutat shtesë, morëm tri pikë tepër të vlefshme. Më vjen mirë që edhe në këtë ndeshje fitoren Dinamos ia dha një korçar tjetër. Tiko na ka ndihmuar shumë në dy ndeshjet e fundit, ku, përveçse ka treguar një formë të mirë, ka shënuar edhe tre gola. Për arsye të kartonëve mungova ndaj lushnjarëve, por them se te Dinamoja ka shumë lojtarë të mirë, të cilët mund t'i zëvendësojnë siç duhet mungesat që mund të ndodhin gjatë rrugës së gjatë të kampionatit. Synimi i Dinamos është vetëm titulli kampion, ndërkohë që është për t'u luajtur edhe një numër i madh ndeshjesh deri në fund të sezonit. Pas rezultateve të mira të javëve të fundit jemi afruar me kreun dhe tani duhet të qëndrojmë me "këmbë në tokë", sepse në çdo 90-minutësh ekipi duhet të ketë përqendrim maksimal."
Ndërkohë, nëpërmjet takimit të prapambetur me Vllazninë, blutë shpresojnë ta ngushtojnë më shumë diferencën e pikëve me Tiranën kryesuese, por më parë duhet të mposhtin shkodranët në shtëpinë e tyre. Një fitore e mundshme në Shkodër do ta nxirrte Dinamon në vendin e dytë të klasifikimit, me 31 pikë. Në takimin me Vllazninë, Dhëmbi mendon se skuadra e tij do të marrë rezultat pozitiv: "Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy ekipet. Edhe pse do të luajmë në Shkodër, ne do të kërkojmë që të dalim me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje dhe konkretisht me fitore. Nëse arrijmë të fitojmë, do t'i afrohemi më shumë Tiranës, që aktualisht mban vendin e parë në renditje. Në ndeshjet jashtë Tiranës kemi vetëm 1 humbje dhe le të shpresojmë se me lojën që do të zhvillojmë në "Loro Boriçi" do të kënaqim edhe sportdashësit shkodranë. Tashmë vëmendjen e kemi përqendruar vetëm në Shkodër dhe me ndihmën e fatit shpresojmë të dalim me një rezultat sa më të mirë nga kjo ndeshje."
Poçi, "xholi" i trajnerit Demollari
Fieraku do të luajë stoper i djathtë ndaj Vllaznisë.
Mesfushori fierak Artion Poçi, një nga futbollistët që është aktivizuar në pozicione të ndryshme në fushë, ndaj Vllaznisë do të luajë në mbrojtje, përkrah Pishës e Gallos. Këtë fakt e ka pohuar vetë trajneri i Dinamos, Sulejman Demollari. Në Shkodër, fieraku do të zërë vendin e stoperit të djathtë, Erjon Xhafa, i cili është i skualifikuar pas daljes nga fusha me kartonin e kuq në ndeshjen me Lushnjën. Pas daljes me karton të kuq të Xhafës ndaj Lushnjës, Poçi ka lënë krahun e djathtë të mesfushës, duke kaluar pikërisht në pozicionin e stoperit të djathtë. Paraqitja e tij në minutat e mbetura të ndeshjes me Lushnjën, me sa duket, e ka bindur trajnerin e bluve ta nisë sfidën e nesërme me Vllazninë me Poçin në rolin e stoperit. Ndërkohë, në ndeshjet e mëparshme që Dinamoja ka zhvilluar në këtë sezon, ky futbollist ka provuar edhe disa role të tjera në fushën e lojës. Kështu, përveçse në qendër të mesfushës, që është pozicioni i tij natyral, ai është aktivizuar edhe në krahun e djathtë të mesfushës. Ndërsa në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, me Laçin, Poçi ka luajtur në rolin e liberos. Vetë futbollisti është shprehur se nuk ka asnjë problem për sa u përket pozicioneve të ndryshme në të cilat ka luajtur. "Për mua, pak rëndësi ka se në cilin repart të skuadrës do të aktivizohem. E rëndësishme është të japësh maksimumin në fushë për të ndihmuar ekipin në rrugën drejt fitores. Një gjë të tillë do të përpiqem të bëj edhe unë ndaj Vllaznisë. Kam luajtur në pozicione të ndryshme dhe nuk kam pasur asnjë vështirësi." Kjo ka qenë deklarata e shkurtër e mesfushorit fierak të Dinamos. Ndërkohë, Poçi shprehet optimist për një fitore në takimin e nesërm me Vllazninë.
Demollari: Dinamo, ekipi që rritet çdo ditë
Trajneri i bluve mendon se fitorja ndaj Vllaznisë erdhi si rezultat i gjendjes së mirë fizike që ka skuadra.
Fitorja e thellë në "Loro Boriçi" e ka ngjitur Dinamon në vendin e dytë të renditjes, duke e konfirmuar edhe njëherë këtë skuadër si një nga pretendentet kryesore në luftën për titullin kampion. Kur kanë mbetur edhe tri javë nga faza e dytë, Dinamon e ndajnë vetëm 4 pikë nga vendi i parë, që mbahet nga Tirana. Blutë kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të bukur ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe në fund janë shpërblyer me një tripikësh plotësisht të merituar. Ekipi i drejtuar nga trajneri Sulejman Demollari e zgjidhi takimin shumë shpejt, duke shënuar tre gola që në pjesën e parë dhe një tjetër që në fillim të pjesës së dytë. Sipas trajnerit të Dinamos, ekipi e meritoi fitoren, sepse arriti t'i impononte kundërshtarit lojën e tij dhe shfrytëzoi si duhet pikat e dobëta të Vllaznisë. Një faktor tjetër që ndikoi në fitoren bindëse të Dinamos, trajneri Demollari konsideron edhe gjendjen e mirë fizike të skuadrës së tij, kundrejt asaj të Vllaznisë.
"Fitorja në Shkodër na entuziazmoi të gjithëve, - shprehet trajneri Demollari. - Kishim shansin më të mirë për të kapur vendin e dytë dhe ditëm ta shfrytëzonim. Kemi bërë një paraqitje mjaft të mirë ndaj Vllaznisë, ku, përveç katër golave të shënuar, zhvilluam edhe një lojë interesante. E zgjidhëm shumë shpejt ndeshjen, duke shënuar që në minutat e para me anë të Ziambos dhe më pas gjithçka foli për Dinamon. E kthyem lojën në favorin tonë, çka bëri që të shënonim edhe tre gola të tjerë, duke siguruar fitoren. Mendoj se Dinamoja arriti të bënte diferencën në takimin me Vllazninë, për shkak edhe të gjendjes së lartë fizike që ka. Mund të them se ekipi është në ngritje të vazhdueshme, ku në tri javët e fundit ka arritur të marrë maksimumin e pikëve. Vlen të theksohet se më e rëndësishme është se në skuadër po forcohet gjithmonë e më shumë ndjenja e profesionalizmit."
Trajneri i bluve pohon se dalja e Dinamos në vendin e dytë të klasifikimit tregon qartë synimet që skuadra ka për këtë sezon. Ai thekson se blutë do të kërkojnë ta marrin sa më shpejt kreun e renditjes në javët e ardhshme, duke synuar fitoren në çdo ndeshje. Tri ndeshjet e mbetura të fazës së dytë, ekipi do t'i zhvillojë në Tiranë, ku më e forta do të jetë pa diskutim derbi me Tiranën. Ndërkohë, nesër, Dinamoja do të luajë ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit dhe përballë do të ketë ekipin e Elbasanit. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin "Qemal Stafa", në të cilin blutë rikthehen pas disa javësh.
Trajneri Demollari, që ka debutuar me sukses në stolin e Dinamos, pikërisht ndaj Elbasanit në fazën e parë, mendon se skuadra do të vazhdojë serinë e fitoreve edhe këtë javë. Ai thotë se kundërshtari vlerësohet maksimalisht, ndërsa Dinamoja, ashtu si në ndeshjen e fundit me Vllazninë, duhet ta gjejë golin që në fillim.
"Me Elbasanin nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Dihet që skuadrat e rretheve vijnë në Tiranë për të rrëmbyer pikë dhe luajnë më shumë në mbrojtje, por ne nuk duhet të biem kurrsesi në grackën e tyre. Si në ndeshjen me Vllazninë, duhet të shënojmë sa më shpejt për t'i hapur rrugën fitores. Skuadra është plotësisht e përqendruar dhe besoj se do të vazhdojmë serinë e fitoreve edhe këtë javë ndaj Elbasanit." Me këto fjalë e ka përfunduar deklaratën e tij trajneri i Dinamos, Sulejman Demollari.
Trajneri i bluve shprehet i kënaqur me ecurinë e deritanishme të fazës përgatitore. Sot, miqësorja në Peqin
Demollari: Dinamo në lartësinë e duhur
Trajneri i Dinamos, Sulejman Demollari, pohon se ecuria e minifazës përgatitore që skuadra po zhvillon në Tiranë, është e kënaqshme. Në javën e parë të minifazës, futbollistët kanë bërë stërvitje me dy seanca në ditë, ndërsa këtë javë stafi teknik i ekipit duket se po u kushton më shumë rëndësi takimeve miqësore. Dje paradite, blutë kanë bërë vetëm vrap nga Kodrat e Liqenit Artificial, kurse pasdite zhvilluan një ndeshje miqësore me ekipin Shpresa të Dinamos, i cili po stërvitet nga trajneri Andrea Marko.
Formacioni dinamovit ka fituar me lehtësi ndaj Shpresës dinamovite, madje me një rezultat të thellë. Trajneri Demollari i ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka pasur në dispozicion, me përjashtim të atyre që kanë qenë të dëmtuar. Kështu, në takimin e djeshëm nuk luajtën portieri Lika, mesfushorët Qosa e Ishka, si dhe senegalezi Kelta. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Demollari është i shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Sipas tij, gjendja fizike e futbollistëve është në lartësinë e duhur, pasi lëvizshmëria e tyre në fushë ka qenë mjaft e mirë. Në deklaratën e tij, trajneri i Dinamos do të shprehej:
"Unë do të thosha se jam i kënaqur me ecurinë e deritanishme të fazës përgatitore. Tashmë jemi në javën e dytë dhe gjithçka ka shkuar sipas programit që kishim përgatitur. Kryesorja është që në aspektin fizik skuadra gëzon gjendje të mirë. Gjatë ndeshjes vura re se lojtarët kishin një lëvizshmëri të madhe në fushë, çka tregon se janë stërvitur mirë gjatë këtyre ditëve."
Sot, blutë do të zhvillojnë edhe miqësoren e dytë me Shkumbinin në stadiumin e qytetit të Peqinit. Edhe në katër ndeshje, ashtu si në atë me Lushnjën, që u luajt ditën e shtunë, trajneri Demollari do të aktivizojë që nga minuta e parë katër futbollistët brazilianë, të cilët vazhdojnë provën. Sipas trajnerit të Dinamos, katër lojtarët nga vendi i sambës duken interesantë, por një vendim përfundimtar në lidhje me qëndrimin e tyre do të merret në fundjavë, pas miqësores me Teutën në Durrës. Shqetësimi i vetëm për trajnerin Demollari vazhdon të jetë mungesa e Ziambos, i cili nuk është bashkuar ende me skuadrën. Në vazhdim të deklaratës së tij, tekniku dinamovit thekson: "Deri të shtunën do të zhvillojmë edhe dy ndeshje të tjera miqësore, që do të na ndihmojnë më shumë për konsolidimin e ekipit përpara fillimit të fazës së tretë. Sot do të luajmë në Peqin me Shkumbinin, ndërsa të shtunën në Durrës me Teutën. Gjithashtu, deri atëherë do të kemi vendosur përfundimisht edhe për katër lojtarët brazilianë, të cilët mund të them se më duken interesantë. Natyrisht që na shqetëson mungesa e sulmuesit afrikan, Januari Ziambo, pasi është lojtar i formacionit të parë, por nuk kemi ç'të bëjmë. Megjithatë, mendoj se ky problem do të zgjidhet shpejt dhe gjithçka do të jetë gati para fillimit të gjysmës së dytë të kampionatit."
Keita: Më pengon vetëm gjuha
Mesfushori senegalez i bluve pohon se ka vështirësi në komunikimin me lojtarët e tjerë skuadrës.
Para fillimit të fazës së tretë të kampionatit, stafi teknik i Dinamos i besoi rolin e organizatorit senegalezit të ardhur gjatë merkatos së dimrit, Keita. Ai është aktivizuar titullar në të dyja ndeshjet e luajtura të fazës së tretë, me Besën dhe Shkumbinin, si dhe në të gjitha miqësoret e zhvilluara gjatë minifazës përgatitore. Në takimin e fundit në kampionat, mesfushori u ndëshkua me kartonin e kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit, kështu që ndaj Vllaznisë do t'i mungojë skuadrës bashkë me mesfushorin tjetër, Paulin Dhëmbi. Keita shprehet i kënaqur për atmosferën që ka gjetur në kampin dinamovit dhe shpreson që në të ardhmen të bëhet pjesë e rëndësishme e skuadrës. Ai mendon se është përshtatur mirë me lojën e ekipit dhe me skemat e aplikuara nga trajneri Demollari. Por senegalezi thekson se ka shumë vështirësi në komunikimin me lojtarët e tjerë të skuadrës, sidomos gjatë aksioneve të shpejta të lojës. Gjuha e vetme që lojtari zotëron është frëngjishtja, ndërsa shpreson që me kalimin e kohës të mësojë sado pak shqip.
"Problemi i vetëm është kominikimi, - pohon Keita në një koment për "Sportin shqiptar". - Kam vetëm pak javë që kam ardhur te Dinamo dhe ende nuk i kam mësuar mirë emrat e të gjithë shokëve të skuadrës. Gjatë lojës e kam shumë të vështirë të merrem vesh me lojtarët e tjerë, sepse unë nuk di asnjë fjalë shqip. Flas vetëm frëngjisht, por besoj se do të mësoj të paktën disa fjalë shqip. Është një problem që duhet ta zgjidh sa më shpejt, sepse komunikimi është i domosdoshëm. Ndërsa të gjitha gjërat e tjera kanë shkuar mirë për mua dhe të gjithë më kanë ndihmuar të përshtatem sa më mirë me lojën e ekipit."
Ndërkohë, mesfushori i bluve shpreh keqardhjen për humbjen e së premtes me Shkumbinin, pas së cilës ekipi humbi vendin e dytë të renditjes. Përveç terrenit tejet të rënduar, afrikani mendon se një tjetër faktor që ndikoi në rezultatin e ndeshjes ishte dhe gjykimi. Në vazhdim të komentit të tij, ai thekson: "Nuk më vjen aspak mirë që humbëm këtë javë, pasi kaluam në vendin e tretë të klasifikimit. Kushtet në të cilat u luaj ndeshja ishin me të vërtetë skandaloze, por unë nuk jam i kënaqur as me gjykimin e ndeshjes. Mendoj se nuk meritoja të ndëshkohesha me karton të kuq për ndërhyrjen që bëra. Natyrisht që nuk meritonim të humbisnim në atë ndeshje, por tani duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen."
Sipas Keitës, Dinamo është një skuadër e kompletuar dhe e përgatitur mirë, kështu që do të luftojë deri në fund për realizimin e objektivave që ka për këtë sezon. Senegalezi nuk ka ende një njohje të mirë të skuadrave të tjera të kampionatit shqiptar, por mendon se gjithçka për sa i përket titullit kampion do të diskutohet midis tri ekipeve që aktualisht mbajnë vendet e para të renditjes. "Nuk mund të gjykoj me saktësi sesa i vështirë është kampionati, pasi deri tani njoh vetëm dy skuadrat me të cilat ka luajtur Dinamo në kampionat, Besën dhe Shkumbinin. Megjithatë, mund të them se titullin do ta fitojë një prej tri skuadrave të para në renditje. Besoj se Dinamo i ka të gjitha mundësitë për ta arritur këtë trofe. Distanca prej katër pikësh nga vendi i parë është plotësisht e rikuperueshme, duke pasur parasysh numrin e madh të ndeshjeve që kanë mbetur për t'u zhvilluar," - përfundon komentin e tij senegalezi i Dinamos, Keita.
Dinamo sërisht në merkato
Dinamo nuk ka hequr dorë ende nga tregu i futbollistëve, në përpjekje për të krijuar një skuadër sa më solide. Presidenti Mihal Delijorgji u tregua aktiv gjatë sezonit dimëror, me blerjen e katër lojtarëve brazilianë dhe të një senegalezi, të cilët tashmë kanë deputuar në kampionat me Dinamon. Për blutë mbetet ende për t’u gjetur një zëvendësues i Julian Ahmtajt në krahun e majtë të mesfushës, pas largimit të tij në drejtim të Partizanit. Për zëvendësimin e Ahmatajt, Dinamo ka marrë një tjetër brazilian, Artur Mateuso, i cili pritet të nënshkruajë së shpejti me Delijorgjin.Gjithashtu, në ditët e ardhshme pritet të vijë një tjetër lojtar nga Senegali, i cili sipas burimeve nga klubi, do të nënshkruajë menjëherë për blutë.Aktualisht Dinamo mban vendin e tretë në kampionat, pas humbjes 0-1 me Shkumbinin në javën e fundit.
Dinamo, tregu mbetet i hapur
Mesfushori brazilian do të qëndrojë te blutë. Së shpejti mund të vijë një mbrojtës senegalez.
Blutë e kryeqytetit vazhdojnë të mbeten një nga skuadrat më aktive në tregun dimëror. Presidenti i Dinamos, Mihal Delijorgji, megjithëse ka sjellë në Tiranë pesë futbollistë të huaj, dëshiron ta përforcojë më shumë ekipin e tij. Edhe këtë herë nuk bëhet fjalë për lojtarë të kampionatit shqiptar, por për lojtarë të huaj, brazilianë dhe afrikanë. Gjatë fundjavës, me ekipin është bashkuar edhe një tjetër lojtar brazilian, i cili luan mesfushor i krahut të majtë. Artur Mateus mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i elbasanasit Julian Ahmataj, i cili pas përfundimit të gjysmës së parë të kampionatit u largua për tek ekipi i Partizanit. Në dy ndeshjet e para të fazës së tretë, që Dinamoja luajti me Besën e Shkumbinin, në të majtë të mesfushës u aktivizua Bakalli. Ndryshe nga katër patriotët e tij, Leandro, Vanilson, Rodrigo dhe Da Silva, braziliani i fundit nuk do të jetë në provë te Dinamo. Presidenti i bluve, Mihal Delijorgji, ka sqaruar se Mateusi tashmë mund të konsiderohet pjesë e Dinamos. Futbollisti i sapoardhur te blutë, më parë është aktivizuar me ekipin e Botafogos në kampionatin brazilian dhe është sjellë në Tiranë nga menaxheri i katër brazilianëve të tjerë, Markos Ribas.
Brenda këtyre ditëve, Dinamos pritet t'i bashkohet edhe një tjetër futbollisti i huaj, që, sipas presidentit Delijorgji, nuk do të ketë nevojë për provë. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës senegalez, i cili aktivizohet në radhët e ekipit të Zhan D'Arkës në kampionatin e vendit të tij. Ardhja e tij parashikohet ta fuqizojë së tepërmi prapavijën e Dinamos për ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Kështu, parashikohet të shkojë në shtatë numri i futbollistëve të ardhur në skuadër gjatë merkatos së dimrit dhe në tetë numri i futbollistëve të huaj, duke pasur parasysh se prej një viti në radhët e Dinamos aktivizohet edhe afrikani Ziambo. Ndërkohë, rritja e ndjeshme e numrit të lojtarëve ka bërë që disa prej tyre të jepen hua në ekipe të tjera, siç është rasti i Luftëtarit, ku do të shkojnë katër dinamovitë.
Blutë, dy miqësore brenda javës
Nesër miqësorja e parë në Shijak me Erzenin, ndërsa të dielën në Gjirokastër me Luftëtarin.
Ndërprerja e kampionatit për tri javë i ka detyruar drejtuesit e ekipeve të vihen në kërkim të takimeve miqësore, të cilat do t'i ndihmojnë për të mbajtur në tonus formën e lojtarëve. Stafi teknik i Dinamos, me në krye trajnerin Sulejman Demollari, ka planifikuar të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë kësaj jave. E para do të luhet nesër në stadiumin e Shijakut "Tofik Jashari" ndaj ekipit vendës, kurse e dyta në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Të dyja skuadrat me të cilat do të ndeshet Dinamo në këto miqësore, bëjnë pjesë në Grupin A2 të kampionatit shqiptar. Ndonëse kundërshtarët janë modestë, miqësoret do t'i shërbejnë më shumë trajnerit Demollari për të testuar më mirë lojtarët e ardhur gjatë merkatos së dimrit, si dhe për të evidentuar mangësitë që mund të ketë ekipi. Blutë pranuan ftesën e Erzenit për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në Shijak me rastin e përurimit të stadiumit të tyre. Miqësoren me Luftëtarin blutë do ta zhvillojnë ditën e diel, në orën 12.00. Këtë fakt e ka pohuar vetë presidenti i Dinamos, Mihal Delijorgji, i cili dëshiron të ndihmojë edhe ekipin e qytetit të tij. Kështu, katër futbollistë dinamovitë do të huazohen te gjirokastritët për ndeshjet e mbetura të kampionatit. Ata janë Peqini e Kaçi, Dalipi e Maho. Dy të fundit do të vazhdojnë të stërviten me ekipin në Tiranë dhe do të bashkohen me Luftëtarin vetëm në ditët e ndeshjeve.
Gallo: Vllaznia na rikonfirmon pretendentë
Mbrojtësi i bluve beson se skuadra ku luan do ta rigjejë fitoren në takimin e radhës me shkodranët.
Problemet mes drejtuesve të klubit "Dinamo" kanë bërë që atmosfera në skuadër të mos jetë fort e këndshme. Këtë gjë e reflekton edhe humbja 4-2 e bluve në miqësoren e djeshme me Luftëtarin, ku trajneri i ekipit, Sulejman Demollari, ka mbetur tepër i kënaqur me motivimin e lojtarëve në fushën e lojës. Megjithatë, ajo ishte vetëm një miqësore, në të cilën Dinamo vinte me shumë mungesa për shkak të dëmtimeve. Një prej mungesave të bluve në këtë ndeshje ka qenë dhe ajo e stoperit Alpin Gallo, që kishte marrë leje nga stafi teknik për të qëndruar në Tiranë. Mbrojtësi dinamovit pohon se skuadra është në gjendje të mirë dhe përgatitjet për ndeshjen e radhës po shkojnë sipas parashikimeve. Pavarësisht nga problemet që kanë lindur ditët e fundit në kampin blu, Gallo mendon se një gjë e tillë nuk do të ndikojë në ecurinë e ekipit në kampionat. Ai thekson se Dinamo mbetet e vendosur për të realizuar synimet që ka për këtë sezon futbollistik. Në deklaratën e tij për "Sportin shqiptar", mbrojtësi me eksperiencë i bluve shprehet:
"Nuk mendoj se problemet e fundit do të ndikojnë në ecurinë e skuadrës në kampionat. Dinamo po i vazhdon normalisht përgatitjet për ndeshjet e mbetura të sezonit. Kemi zhvilluar dy ndeshje miqësore gjatë javës që kaloi, që besoj se na kanë ndihmuar më shumë për konsolidimin e formacionit. Janë ndeshje që shërbejnë më shumë për përshtatjen me lojën e skuadrës të futbollistëve të ardhur gjatë merkatos së dimrit. Gjendja fizike e lojtarëve është e mirë dhe besoj se Dinamo do t'i tregojë vlerat e saj të vërteta në pjesën e mbetur të kampionatit, duke kërkuar të realizojë objektivat, që tashmë dihen cilat janë."
Në dy ndeshjet e luajtura pas minifazës përgatitore, Dinamo ka arritur një fitore me Besën dhe një humbje me Shkumbinin. Kjo e fundit bëri që blutë të mbeten sërish në vendin e tretë, por tashmë 4 pikë të shkëputur nga Tirana kryesuese. Pas dy javësh, blutë do të luajnë një tjetër përballje të vështirë në "Qemal Stafa", ndaj Vllaznisë, e cila aktualisht po kalon një moment mjaft të mirë. Sipas mbrojtësit Gallo, ndeshja e radhës me shkodranët në kampionat do të jetë një provë serioze për Dinamon. Numri 3 i bluve thekson se skuadra duhet t'i rikthehet me çdo kusht fitores në këtë ndeshje të vështirë, për të mos u shkëputur nga grupi i kryesuesve të tabelës së renditjes. Mbrojtësi duket optimist për një sukses të mundshëm, sepse beson te forca e skuadrës së tij.
"Vllaznia do të jetë një provë serioze për Dinamon. Ne vijmë pas një humbjeje zhgënjyese me Shkumbinin në ndeshjen e fundit, çka bëri që të shkëputemi katër pikë nga vendi i parë. Në sfidën e vështirë me Vllazninë do të kërkojmë të konfirmojmë veten si ekip pretendent për titull. Besoj se do ta kalojmë me sukses këtë takim të vështirë, pasi Dinamo ka forca për ta bërë një gjë të tillë. Kemi edhe dy javë kohë për t'u përgatitur si duhet, por jam i bindur se nuk do të zhgënjejmë. Nuk mund të hedhim më hapa të gabuara, sepse, siç e thashë edhe më lart, Dinamo është dhe mbetet pretendente serioze për fitimin e titullit." Me këto fjalë e ka përfunduar deklaratën e tij mbrojtësi dinamovit, Alpin Gallo.
Dinamo, lojtarët në pritje të lekëve
Gjendja vazhdon të mbetet pezull, ndërsa drejtori teknik, Targaj, shpreson te normalizimi i situatës.
Asgje e re nuk ka ndodhur dje në kampin dinamovit, ku situata vazhdon të jetë e turbullt, ndërsa takimi i parashikuar midis drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Rendit nuk është kryer ende. Ndërkohë, dita e djeshme ka qenë thuajse "e vdekur" dhe në horizont nuk duket asnjë shenjë pozitive, që të bëjë të shpresosh te zgjidhja e problemeve që e kanë kapluar ekipin e Dinamos që prej javës së kaluar. Kjo, pasi të dyja palët në konflikt, presidenti Mihal Delijorgji dhe shefi Gjergji Ruli, duken të vendosur në pozicionet e tyre. I pari kërkon me çdo kusht marrjen e lekëve të dhëna nga UEFA për pjesëmarrjen e skuadrës në kupat e Evropës në dy vitet e fundit, për t'ua shpërndarë më pas lojtarëve. Ndërsa i dyti nuk e pranon një gjë të tillë, duke e quajtur shkelje ligjore.
Nga ana tjetër, futbollistët, të cilët kishin paralajmëruar se do të bojkotonin seancat stërvitore nëse nuk merrnin pagat, nuk pranojnë të prononcohen për shtyp, duke shpresuar te një zgjidhje sa më e shpejtë e situatës. Edhe dje pasdite ata kanë dalë në fushë. Megjithatë, një gjë është e sigurt dhe mjaft e dukshme, se lojtarët bëjnë sikur stërviten. Kjo, ndoshta për të mos humbur formën e mirë sportive, sepse e dinë se, cilido që të jetë përfundimi i kësaj çështjeje, ata do të kthehen sërish në fushën e futbollit. Futbollistët vazhdojnë të tregohen të duruar, por mendjen e kanë te rrogat e pamarra nga presidenti Delijorgji, për të cilat nuk u mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojnë të presin. Edhe takimi i dy ditëve më parë me shefin e klubit, nuk i ka bërë optimistë blutë për një zgjidhje të mundshme të problemeve. Kështu, situata vazhdon të mbetet e tensionuar te Dinamo, që deri diku rrezikon edhe shpërbërjen e saj. Gjendjen kaotike të skuadrës e konfirmon edhe trajneri Sulejman Demollari, i cili përpiqet t'i mbajë të tijtë në tonus, duke kërkuar një stërvitje të rregullt nga të gjithë ata që janë të gatshëm. Ai është shprehur se e vetmja mënyrë për të normalizuar situatën është likuidimi financiar i lojtarëve, në mënyrë që Dinamo të mbetet në po ato synime që ka pasur që në fillim për këtë sezon.
Drejtori teknik i bluve, Mujo Targaj, ka pohuar dje se shumë shpejt do të ketë një takim me presidentin e ekipit, Mihal Delijorgji, ku do të flitet më hollësisht në lidhje me zgjidhjen e problemeve. Sipas Targaj, pritet që ky takim të ndezë dritën jeshile drejt qartësimit përfundimtar të kësaj gjendjeje të vështirë që e ka pushtuar ekipin. Gjithsesi, na duhet të presim ditën e sotme për të parë nëse kjo gjendje e vështirë do të marrë një drejtim të caktuar apo jo.
DINAMO NUMBER ONE!
uaa nje vit keni qe nuk shkruani më per dinamon mo, ca tifozash jeni ju more djema...
DINAMO ESHTE SKUADRA ME E MIRE, SEPSE UNE JAM TIFOZE E SAJ!:p
ME PORTIERIN LIKA NE KRYE AJO DO BEHET ME E MIRE!
LET'S HOPE
Dinamo, dashuria me kroatët vazhdon...
Drejtuesit blu, janë vënë në kërkim të një stoperi të majtë, i cili mund të jetë sërish bashkëkombas i trajnerit 25-01-2006
(nga Aurel Celibashi)
Dashuria e klubit "Dinamo" me futbollistët kroatë, duket se do të vazhdojë shumë gjatë. Paraqitjet shumë të mira të Goran Vinçetiçit, Zoran Kastelit, por edhe Kristian Çavalit, kanë bindur drejtuesit blu se këta janë të vetmit lojtarë, që mund të përshtaten më shpejt me kampionatin shqiptar. Pas largimit të treshes amerikano-latine, "gjahu" i preferuar i këtij klubi kryeqytetas, vazhdon të mbetet kampionati kroat, për vetë faktin se Ivan Kataliniç e njeh shumë mirë.
Nga burime të sigurta brenda skuadrës, mësohet se deri më datë 31 janar, me grupin do të bashkohet edhe një tjetër bashkëkombas i trajnerit, i cili luan si stoper i majtë. Duke qenë se argjentinasi Emanuel Moiragi nuk ka pranuar sërish të rikthehet, por gjithashtu ka afro një muaj që nuk luan, ka detyruar stafin teknik të hedhin sytë në Kroaci. Pritet që shumë shpejt, marrëveshja me mbrojtësin në fjalë të konkretizohet në letër dhe ai menjëherë, të vihet në dispozicion që në derbin e ardhshëm me Tiranën.
Në mes është futur trajneri Ivan Kataliniç, i cili e njeh mirë lojtarin, por nuk ka dhënë detaje për emrin, derisa një gjë e tillë të mbyllet plotësisht. Në fakt, në rolin e stoperit të majtë Dinamo po vuan shumë, çka ka detyruar drejtuesit, që të improvizojnë në këtë vend afrikanin Ibrahim Kone'. Gjithashtu, edhe mbrojtësi tjetër Papa Diop, kurrësesi nuk mund të luajë në këtë pozicion, pasi preferon më tepër këmbën e djathtë. Një gjë e tillë i ka vënë në alarm blutë kryeqytetas, duke parë që kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga mbyllja e merkatos.
E rëndësishme për t'u thënë, është dashuria e bluve karshi kroatëve, e cila e ka zanafillën që në ndeshjet e Kupës Intertoto, ku Dinamo u përball me Varteksin. Në atë periudhë, skuadrën e drejtonte argjentinasi Ramon Kabrero, i cili menjëherë u shkarkuar nga presidenti Besnik Sulaj, që emëroi në këtë post Luka Bonaçiçin. Ndonëse "diktatori" qëndroi vetëm pak kohë në skuadër, ai la në ekip një xhevair të çmuar, siç është mbrojtësi i krahut të djathtë, Goran Vinçetiç. Pas tij, radhën do ta kishte Zoran Kastel dhe trajneri Ivan Kataliniç, teksa së fundmi ka bërë debutimin me fanellën blu edhe Kristian Çavali.
Gaje & Idi, shtyjnë ardhjen për shkak të motit
Pritej që dy mesfushorët, Masei Gaje dhe Abduallah Idi, të ishin dje në kryeqytet, por senegalezët nuk e bënë një gjë të tillë. Shkak për shtyrjen e mbërritjes në Shqipëri, janë kushtet e vështira të motit, të cilat nuk kishin lejuar linjën e avionëve "Al Italia", të nisej nga Dakari për në Milano. Një gjë të tillë e konfirmoi dje për gazetën, administratori i bluve, Ismet Saliu. "Gaje dhe Idi nuk janë nisur, për shkak të motit të rënduar, çka ka bërë pezullimin e linjave të avionëve. Presim që sot, të dy këta futbollist të nisen nga Senegali dhe të mbërrijnë nesër në Tiranë, ku edhe do të dalim t'i presim".
Sa shume qe me pelqente futbolli me pare. ndersa tani jane bere 3/4 3 futbollisteve pijanece dhe duanxhinj.
keshtu nuk behet sport.
KS DINAMO- 2008
KAMPIONE E SHQIPERISE.
Sa keq per partizonin elbasonin dhe tironin.(non c'e due senza tre)
DiNaMo
Sebino Plaku nga Norvegjia pranon se mund të rikthehet në kampionatit Shqiptar
Dilema e Plakut: Tirana apo Dinamo?
Ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur në sezonin e kaluar në rradhët e Dinamos, por vetëm deri në javën e 17. Pikërisht në ndeshjen e fundit të sezonit 2007-2008 (Dinamo-Skënderbeu 7-0), sulmuesi tiranas Sebino Plaku do të "braksitiste" blutë për t'u bashkuar tek skuadra norvegjeze e HamKam-it. Pas një eksperience aspak të kënaqshme në tokën nordike tashmë vetë sulmuesi në fjalë eskluzivisht për "Sportin shqiptar" deklaron hapur se dëshiron të rikthehet në Superligën shqiptare. Sipas tij jo vetëm problemet e dëmtimeve, por edhe mosmarrëveshjet me trajnerin e tij tek skuadra e HamKam-it e kanë detyruar bondin tiranas të kërkojë largimin në formën e huazimit nga skuadra norvegjeze, për të gjetur më tepër hapësira në kampionatin Shqiptar. Skuadrat që e presin krahëhapur dhe që e kanë kontaktuar janë dy: Në një krahë Dinamo, skuadra që e njeh më mirë se kushdo dhe dëshiron ta ketë në gjirin e saj dhe në krahun tjetër 23 herë kampionët e Shqipërisë, bardheblutë e Tiranës. Aktualisht Dinamo është në kërkim të një sulmuesi cilësorë, pasi largimi i Pejiçit drejt Austrisë dhe Pollozhanit drejt Vardarit. Ndërsa, Tirana është forcuar ndjeshëm në repartin sulmues me dyshen Memelli-Xhafaj, por afrimi i Plakut do të ishte një garanci më shumë për skaudrën e drejtuar nga Blaze Slishkoviç. Gjithsesi vetë futbollisti në fjalë nuk e ka ndarë ende rrugën e tij të re, por pranon ofertat nga të dyja kampet në kryeqytet. "Aktualisht jam duke kaluar momente jo të mira në Norvegji. Erdha këtu për një karrierë sa më të mirë duke ditur rëndësinë e një kampionati si ai i Norvegjisë. Më vjen keq që gjërat nuk kanë rrjedhur pozitivisht për mua. Nuk kam marëdhënie të mira me trajnerin tim, të cilin do ta quaja, mendjemadh apo arrogant. Unë jam munduar duke u stërvitur maksimalisht ndonëse kam kaluar dhe dëmtime të ndryshme. Tani jam në formë të mirë sportive. Jam kontaktuar nga të dyjat klubet në Shqipëri si Dinamo, skuadër që e njoh shumë mirë, por edhe Tirana, me të cilën mund të isha bashkuar përpara se të firmosja për Dinamon një sezon më parë. Nuk e përjashtojë mundësinë për t'iu bashkuar njërës nga skuadrat në fjalë. Kam folur me drejtuesit e klubit këtu duke parë situatën që po kalojë duke i kërkuar huazimin tim në Shqipëri. Ata janë dakord, por tashmë duhet oferta zyrtare nga klubet Shqiptare për të negociuar. Kam dëshirë të rikthehem fuqishëm në Supërligë, por ende se kam bërë zgjedhjen time,"- bën të ditur sulmuesi Sebino Plaku, i cili në janar të vitit 2008 ju bashkuar skuadrës së HamKam-it për shumën e 150 mijë eurove në sezon me një kontratë 4-vjeçare. Plaku pak javë më parë ka qëndruar në kryeqytet duke takuar familjarët e tij, por edhe ka punuar individualisht nga Kondrat e Liqenit me trajnerin e tij personal. Gjatë kësaj periudhë në drejtim të tij nuk kanë munguar ofertat nga dy klubet me tradita Dinamo dhe Tirana. "Misteri" i zgjedhjes së skuadrës së re nga ana e Plakut do të zbardhet vetëm gjatë ditëve në vazhdim, por e sigurtë është se si Dinamo dhe Tirana po e presin krahëhapur ish-sulmuesin e Apolonisë, i cili ka spiaktur në kampionatet e fundit me fanellën e Apolonisë dhe më pas Dinamos.
Andi MATRAXHIU
Sipas zv/presidentit Avni Braçe mesfushori serb nuk ka firmosur ende për kampionët shqiptar
Braçe: Zafiroviç s'ka firmosur, presim të tjerë!
Mesfushori i Modricës, Djorde Zafiroviç, nuk ka firmosur ende me skuadrën e Dinamos. Lajmin e ka bërë të ditr zv/presidenti Avni Braçe, i cili për "Sportin shqiptar" ka deklaruar: "Nuk kemi rënë ende dakord me mesfushorin e Modricës. Tratativa është ende e "ngrirë". Zafiroviç nuk ka firmosur, kështu që nuk mund të jetë pjesë e skuadrës së Dinamos për momentin. Kemi në plan dhe futbollistë të tjerë të cilët do t'i bashkohen shumë shpejt skuadrës,"- ka pohuar "krahu i djathtë" i presidentit Besnik Sula. Në kampin dinamovit flitet për ardhjen e një sulmuesi cilësorë nga argjentina. Edhe pse asgjë nuk është zyrtare, por thjeshtë "cicërima" merkatoje, flitet se në skuadrën blu mund të mbërrijë sulmuesi argjentinas Husain, i cili ishte programuar të mbërrinte kohë më parë në Tiranë. Ndërkohëm, që ardhjet e reja mund të jenë nga kampi kroat, pasi trajneri Daliç i ka hedhur "kthetrat" e tij tek disa futbollistë të këtij kampionati, por për momentin tratativat janë shumë të vështira, pasi liga kroate ka pak javë që ka startuar dhe futbollistët janë nën kontratë me klubet e tyre respektive. Intervistë pas interviste trajneri kroat i bluve Daliç ka deklaruar se skuadrës i duhet dhe 4 futbollistë cilësorë për të komletuar grupin në rast se Dinamo kërkon të fitojë titullin kampion. Në skuadër momentalisht është afruar mesfushori Pllumb Jusufi, prej të cilit drejtuesit blu, por edhe stafi teknikë i Dinamos presin shumë. Lojtari ka mbërritur në Tiranë me dëshirën e tij. Sulmi për momentin është "thembra e Hakilit" tek Dinamo, pasi sulmuesi argjentinas Kampozano është duke kaluar një dëmtim të gjatë që nga ndeshja e parë në datën 15 korrik ndaj Modricës, ndërsa Petriçeviç është ende një "mister" për opinionin sportiv në Shqipëri, por jo për trajnerin Daliç që beson tek 29-vjeçari kroat. Gjithsesi, deklaratat e zv/presidentit Braçe për afrimin e futbollistëve të tjerë cilësor në kampin blu mund të qetësojnë sadopak tifozerinë dinamovite, pasi Braçe njihet si një njëri tepër inpulsiv dhe i saktë në merkaton e Dinamos.
Andi MATRAXHIU
Argjentinasit mbeten tek Dinamo
Dy futbollistët argjentinas Adreas Kampozano dhe Augusto Tapia do të jenë pjesë e Dinamos për sezonin e ardhshëm. Pas negociatave për ulje të kërkesës financiare të lojtarëve latin, tashmë duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe bashkëpunimi midis tyre do të vazhdojë. Kampozano dhe Tapia kanë udhëtuar me skuadrën drejt Mavrovës dhe do të jenë plotësisht nën urdhërat e trajnerit kroat Zllatko Daliç.
Blutë në Mavrovë, përgatitore "nr 2"
Futbollistët dinamovitë janë drejtuar për në Mavrovë dje rreth orës 13:00. Nisja është bërë nga kompleksi "Dinamo". Pasditen e djeshme grupi i kampionëve në drejtimin e trajnerit Daliç janë akomoduar në Hotelin e prenotuar nga drejtuesit blu për të kryer regjimin e duhur pas lodhjes së udhëtimit disa orësh. Sot skuadra do të kryejë seancën e parë stërvitore në tokën maqedonase.
Gjorevski-Jançevski, sot në Mavrovë
Sot me skuadrën dinamovite pritet të bashkohen dy futbollistët maqedonas Sasho Gjorevski dhe Igor Jançevski. Futbollisti i parë është menduar të mbulojë krahun e majtë të mbrojtjes blu i mbetur bosh nga ikja e Abrahamit dhe Bodrusiçit. Ndërkohë, që Jançevski është një mesfushorë me tipare mbrojtëse dhe njihet mjaft mirë nga trajneri Daliç, pasi futbollisti i kombëtares maqedonase është aktivizuar për disa sezone tek Varteksi në Kroaci.
Daliç hedh dorashkën: “Slishko, fitoj unë”
“Slishkoviç, stërvitje si Murinjo”; “Kovaçiç provon tredhëmbëshin; “Daliç vendos skuadrën në regjim kazermë”. Të duket sikur lexon titujt e gazetave sportive kroate, por në të vërtetë janë titujt e të përditshmeve sportive shqiptare.
Kjo për faktin se tre trajnerët kroatë punojnë në Shqipëri. Bllazhe Slishkoviç te Tirana, Sllavko Kovaçiç te Flamurtari e Zllatko Daliç te Dinamo.
Nëse dje rregullisht kemi folur vazhdimisht për një derbi Starova-Lika, dy trajnerë të shkollës së kuqe, por i pari te Teuta e tjetri te Partizani, apo për një përplasje trajnerësh blu: Canaj (tashmë te Vllaznia) e Sejdini (aktualisht te Bylis), tani do të flasim për sfida kroatësh në kampionatin shqiptar: Daliç (Dinamo) vs. Slishkoviç (Tirana), një sfidë që përball kampionët në fuqi me rekordmenët shqiptarë.
Asnjëri prej të dyve nuk i ka dhënë një titull bankinave që ata do të drejtojnë, pasi janë në debutimin e tyre të parë në Shqipëri, por pikërisht për këtë arsye sfida e javës së 7-të përveç përplasjes së dy gjigantëve shqiptarë, do të jetë së pari një përplasje “brirësh” të dy teknikëve ambiciozë kroatë, ndër më të paguarit në Shqipëri.
“Jam i bindur se fitoj unë”, - thotë gjatë një interviste për “Albania-Sport.com” trajneri i Dinamos, Zllatko Daliç, trajneri i tretë kroat te Dinamo dhe i shtati i huaj që nga viti 2002, pas Aurel Cikleanu (rumun), Pedro Pablo Paskuli (argjentinas), Ramon Kabrero (argjentinas), Marselo Havier Zuleta (argjentinas), Luka Bonaçiç (kroat), Ivan Kataliniç (kroat).
Nëse Bonaçiç kishte nofkën “Diktatori i hekurt”; Kataliniç, “Ivani i tmershëm”, Zllatko Daliç shumë më i butë, duket se po fiton nofkën “Murinjo kroat”, të paktën për ato shumëllojshmëri stërvitjeje që po aplikon me Dinamon në prag të Kampionatit të 70-të Kombëtar, një sezon që për herë të parë do të ketë tre kroatë në drejtimin e skuadrave shqiptare: një me mjekër (Slishkoviçin), një me mustaqe (Kovaçiçin) dhe një gjithmonë të rruar taze (Daliçin).
Karriera futbollistike e Daliçit ka nisur nën drejtimin e një ish-trajneri të Dinamos, Ivan Kataliniçit, kur të dy ishin te Hajduku i Splitit, teksa më vonë kanë punuar edhe si kolegë, Kataliniç trajner e Daliç, ndihmësi i tij. “Hapat e para të trajningut i kam mësuar nga ai”, -thotë Daliç.
* * *
Zllatko Daliç, keni drejtuar Varteksin e Varazhdinit në dy ndeshje ndërkombëtare kundër Dinamos (një humbje 2-1 në Tiranë, një fitore 4-1 në Kroaci), Tani jeni pikërisht trajneri i Dinamos, në aventurën tuaj të parë si trajner i një ekipi shqiptar
- Presidenti i Dinamos, (Besnik) Sulaj, më ftoi të merrja drejtimin e skuadrës. Duke vlerësuar atë edhe si një mik, kjo edhe për raportet që kemi pasur në këto dy vitet e fundit, vendosa të drejtoja ekipin.
Besoj se e keni ditur faktin, që paraardhësit tuaj kroatë, Luka Bonaçiç e Ivan Kataliniç, e patën shumë të shkurtër jetën te Dinamo. A nuk përbën një rrezik përsëritja edhe me ju?
- Të dy trajnerët, si Luka Bonaçiç ashtu Kataliniç, kanë qenë trajnerët e mij, kur unë kam qenë lojtar. Për Lukën, dua të them se ka pasur një marrëveshje për t’u larguar nga Dinamo, jo se e ka larguar me presidentin (Sulaj). Ivan Kataliniçi, mesa kam dëgjuar nuk ka pasur rezultate të mira. Por, sipas mendimit tim, që të dy janë trajnerë të një klasi shumë të mirë. Ne trajnerët e kemi jetën gjithmonë në varësi të rezultateve.
Në Shqipëri po ndihet gjithmonë e më fortë aroma e shkollës kroate të trajnerëve. Daliç është trajneri i tretë kroat, që do të drejtojë një ekip të Superligës, pas Kovaçiçit te Flamurtari e Slishkoviçit te Dinamo. Sa e ndjen rival veten Daliç me të dy?
- Dua të theksoj se së pari duhet të ndërtojmë e të ruajmë marrëdhënie të mira kolegesh midis nesh, korrekte e sportive. Ne mundemi vetëm të mësojmë nga njëri-tjetri. Është gjë e bukur që në Shqipëri të jenë tre trajnerë kroatë. Futbolli kroat ka një nivel shumë të lartë në drejtim në Europë dhe në botë. Janë të mirëpritur dhe të pranuar. Secili prej nesh duhet të punojë fort për të treguar vlerat e tij në një kampionat të vështirë si Shqipëria dhe të ketë rezultate.
Keni parë Dinamon në të dyja ndeshjet e Ligës së Kampioneve, madje në të dytën, keni qenë ju që keni dhënë udhëzimet jashtë fushës. Prej gati një jave drejtoni zyrtarisht Dinamon, teksa keni aplikuar një sistem me tre sulmues (4-3-3) në Zenica. A e ka Dinamo skuadrën për të këtë ndryshim?
- E kam thënë disa herë se Dinamo ka mbetur pa shtatë-tetë lojtarë nga ata, që e shpallën skuadrën kampione. Tashmë nuk është i njëjti ekip. Pejiç, Bodrusiç, Abraham, Vinçetiç janë larguar dhe për t’i zëvendësuar ata, duhen lojtarë të paktën të njëjtit nivel. Lojtarët që janë aktualisht te Dinamo nuk janë të mjaftueshëm për të realizuar atë që mendojmë si staf. Duhen marrë patjetër disa përforcime.
Ju keni sjellë me vete dy lojtarë, sulmuesin Petriçeviç dhe mesfushorin Ramadani. A janë ata në gjendje të ndihmojnë Dinamon për të luajtur në nivele të larta?
- Po. Unë i njoh mirë ata, kanë luajtur në Ligën e parë kroate. Unë jam i bindur se ata dy i zëvendësojnë denjësisht si Pejiçin ashtu dhe Bodrusiçin. Të dy e kanë shansin për ta treguar veten.
Sfida juaj e parë kundër një trajneri kroat është ajo kundër Bllazhe Slishkoviçit të Tiranës (java 7). Kush do ta fitojë takimin midis jush?
- Kur unë kam filluar karrierën futbollistike te Hajduku, Bllazhe konsiderohej si lojtari më i mirë në ekip. Bashkë kemi luajtur në një ekip, dhe së bashku kemi dhënë provimet për t’u bërë trajner. Bllazh Slishkoviçi ka pasur rezultate shumë të mëdha e ka arritur të jetë edhe trajner i Kombëtares së Bosnjës (Hercegovinës). Besoj se do të jetë një konkurrencë shumë e madhe midis nesh, por dhe midis Dinamos e Tiranës. Unë do të bëj gjithçka dhe jam optimist se do ta fitojë takimin me Tiranën e Slishkoviçin.
SFIDAT “KROATE” NE SUPERLIGE
Java 5 dhe 16
Tirana (Slishkoviç)-Flamurtari (Kovaçiç)
Java 7 dhe 18
Tirana (Slishkoviç)-Dinamo (Daliç)
Java 10 e 21
Dinamo (Daliç)- Flamurtari (Kovaçiç)
Skeda: Zllatko Daliç
Datëlindja: 26.10.1966
Vëndlindja: Livno, Bosnjë-Hercegovinë
Kombësia: kroate
Karriera si trajner
HNK Rijeka
NK Varteks
Kroacia U-21
Dinamo
Stafi teknik i Dinamos
Trajner: Zlatko Daliç
Ndihmëstrajner: Artan Mërgjyshi
Përgatitiës atletik: Frane Leko
Trajner portierësh: Ilir Bozhiqi
Përkthyes Idriz Sulejmani
Trajnerët e huaj të Dinamos
Aurel Cikleaunu (rumun)
Pedro Pablo Paskuli (argjentinas)
Ramon Kabrero (argjentinas)
Marselo Havier Zuleta (argjentinas)
Luka Bonaçiç (kroat)
Ivan Kataliniç (kroat)
Zllatko Daliç (kroat)
Dinamo barazon 22 me Teteksin
7 Gusht Daliç: Ka vende për përmirësim
Në fushën sportive të Mavrovës, Dinamo ka zhvilluar dje miqësoren me Teteksin e Tetovës, të cilën e ka barazuar 22. Në formacionin e parë, trajneri Daliç ka aktivizuar: Kotorri, Sina, Pisha, Graniç, Ramadani, Allmuça, Çapja, Poçi, Ferraj, Petriçeviç, Jusufi. Një paraqitje e jashtëzakonshme e 20vjeçarit Pllumb Jusufi, i cili ka shmangur tre futbollistë dhe i ka dhënë një pas të “artë” Nertil Ferrajt, që e ka kaluar Dinamon në avantazh. Teteksin ka barazuar, kur ka përfituar dhe nga një gabim i mbrojtësit Elvis Sina. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 11, kurse në 45 minutat e dyta Daliç ka aktivizuar: Hoxha.A, Hoxha.S, Daja, Diob, Ibrahimi, Tapia, Brahja, Bejtaj, Nezaj. Dhe Dinamon e ka kaluar përsëri në një avantazh momental Daja, por Teteksi ka barazuar me penallti dhe përfundimisht 22. Për trajnerin Daliç, Dinamo e tij ka ende për të përmirësar, ndonëse gjërat po vijnë çdo e më mirë. “Futbollistët janë paraqitur mirë ka thënë Daliç nuk duhet të kishin gabuar, por për këtë fazë të parë të përgatitjeve unë jam i kënaqur. Çdo ditë e gjërat vijnë drejt përmirësimi. Nuk mund të them ende se kur do të jetë e mira maksimale, sepse është një kohë e shkurtër që kjo skuadër punon me mua. Mos harroni që janë vetëm katër futbollistë të mbetur nga sezoni i kaluar, të gjithë të tjerët të ardhur rishtaz, që do të thotë se është vështirë për t’i lidhur. Megjithatë gjithçka do të vijë duke u përmirësuar”. Daliç deklaron se kjo ishte miqësorja e vetme në Mavrovë, pavarësisht fakti se atje është dhe Besa e Kavajës. “Ndoshta në Tiranë thotë Daliç në javën përpara Superkupës mund ta bëjmë një ndeshje miqësore. Por këtu në Mavrovë ishte e vetmia”. Dhe ai që ka lënë përshtypje të mira është dhe Agim Ibrahimi, i cili tashmë do të nisi dhe kontaktet me presidencën dinamovite për nënshkrimin e kontratës së re.
Dinamo kërkon Bakaj, Muzakën e Hallaçin
Trajneri i Dinamos, kroati Zllatko Daliç, më në fund është shëruar pas gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore dhe menjëherë ka shprehur dëshirat e tij, për të pasur në gjirin e 17-herë kampioneve tre lojtarë të Partizanit: Elis Bakajn, Gjergji Muzakën e Rahman Hallaçin.
Mesfushori Rrahman Hallaçi kërkohet edhe nga Vllaznia, por mediat sportive bënë të ditur se kuksiani do të bashkohet me blutë në Mavrovë, duke filluar nga e hëna e ardhshme. Hallaçi vazhdon të stërvitet me Partizanin, ashtu si dhe Elis Bakaj.
Pranë Dinamos duket se është edhe Sabino Plaku, i kërkuar së fundi edhe nga Tirana. Plaku nuk arriti të ambientohej në Norvegji me HamKam, dhe klubi norvegjez nuk dëshironte më ta kishte në radhët e tij.
Superkupa e Shqiperise, 17 gusht.
DiNaMo Vs Vllaznia
Sabino Plaku Firmos Me DiNaMon
Forca DiNaMo
DiNaMo
Forca Cuna
Neser ne Tirane
Dinamo Rikthehet neser ne Tirane
Dhe pergatitet PER ndeshjen me Vllaznin per Superkup
Foto
Klevi Sabino Plaku Edhe un
Yeahhh
Forca dinamo
Foto
Bekim Kuli Mandi
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.