Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=309)
-- E kam gabim apo ja kepusin kot keta gazetare? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7962)
E kam gabim apo ja kepusin kot keta gazetare?
Tirane, bastiset gjykata
Shoferi i gjykates se Shkalles se Pare Tirane, pardje pasdite si perhere, e parkoi automjetin e tij prane ish-Bllokut, ne rrugen "Sami Frasheri", te lagjes nr 29. Por nuk e kishte menduar se te nesermen s'do ta shihte me. Ne oren 02.00 te mengjesit te djeshem, makina tip Benz e titullarit te gjykates, ishte zhdukur dhe shoferit, nuk i mbetej tjeter vecse te denonconte hajdutllekun. Forcat e Komisariatit nr 2 te policise ne Tirane, menjehere sapo moren kallezimin nisen kerkimet. "Ne arriten ne disa ore te biem ne gjurmet e hajdutit, pasi mesuam se i njejti qe kishte kryer vjedhjen e makines se gjykates, kishte perlare edhe nje Land Rover, prone e nje shtetasi", treguan burimet zyrtare ne kete komisariat. Sipas tyre, te dy makinat iu rikthyen pronareve, kurse 35 vjecari nga Elbasani, Dritan Telezi, u arrestua ne flagrance, si i dyshuar i vetem i vjedhjes se dyfishte. "Pas prangosjes, ne zbuluam se Telezi, kishte vjedhur edhe kasetofonin e nje makine tip "Peugeot", ne rrugen "Komuna e Parisit", pak dite me pare", detajoi policia.
-----------------------------------
Tani ose une jam apsajt nga mendte ose ky gazetari i Korrierit flet fjale qe as vete nuk i kupton. Cfare domethene bastis ? Kisha pershtypjen qe bastisja eshte nje hajdutllek i madh, nje plackitje, boshatisje a ku di une. Si mund te quhet gjykata e bastisur se vidhet nje makine e saj rreth 1 kilometer larg gjykates. Kur lexova titullin thashe se kishin vjedhur dokumentat e kushedi sa gjyqeve. Me pas lexova lajmin dhe pashe se gjykata nuk hynte fare ne tragjedi, por ishte vetem nje makine e vjedhur tek shtepia e shoferit. Apo thua hajduti ta kete ditur qe eshte makina e gjykates dhe ka dashur ta ...bastise.
Le te flasim pak mbi bastardimin e gjuhes shqipe ne kete teme.
Pershendetje Fajtor,
Personi ne artikullin qe paraqet ti them se e ka perdorur ate fjale (te gabuar) qe ti jape me shume "bujo" nje ngjarje qe ndoshta me perdorimin korrekt te fjaleve (si psh vidhet nje makine e gjykatesit etc) nuk do kishte pasur aq lexues.
Gazetaret kane te drejte te zgjedhin mire tituj qe jane terheqes per nje ngjarje qe mund te mos jete edhe aq interesante, por perdorimi i gabuar i fjaleve e tepron dhe nuk tregon aspak profesionalizem.
Do thoja qe gjuhen shqipe kryesisht e ka influencuar per keq media televizive dhe gazetat/revistat. Ne nje perpjekje per tu dukur te modernizuar kane huazuar shume fjala te huaja (qe shume kollaj mund te perkthehen ne shqip) dhe i kane perdorur vend e pa vend.
Nje personi si mua, (qe kam 8 vjet jasht Shqiperise) i falet gabimi ne perdorim te fjaleve nga qe fjalori jashte varferohet dhe ka influenca nga gjuha qe perdor c'do dite (angleze). Por, gazetareve qe mbarojne shkollen per ate pune dhe ne nje ane pasqyrojne nivelin e gjuhes ne Shqiperi nuk i falen gabimet qe bejne. Tani, nuk eshte se po flasim per nje gabim ortografik por kjo eshte nje dukuri qe shifet qarte ne 2/3 e artikujve qe lexohen. Qe te mos permendim ketu revistat e mbushura me fjale te huaja (te cilat i fusin vend e pa vend) dhe spektaklet televizive qe huazojne jo vetem idete e spektakleve por edhe nje sasi te madhe fjalesh nga e gjithe bota te cilave thjeshte i jepet intonacion "shqip".
po marr nje shembull: nuk e kuptoj pse duket me terheqes nje titull si "Adi Krasta Show" ne vend qe te jete "Spektakli i Adi Krastes" ? Fjala e huaj e ben me modern? apo titulli i shkon me shume spektaklit meqe ideja nuk eshte origjinale (dhe shqiptare) prandaj edhe titulli le te mos jete i tille?
Ne fakt dicka e tille them se e ben fjalen "show" me te perdorur ne publik dhe gjithashtu shemton muhabetet sidomos kur do ti referohesh spektaklit ne nje diskutim psh. te duhet te thuash "shikova showin e Adi Krastes" qe s'ka pike korrektesie ne gramatike, ne vend qe te thuash "shikova spektaklin e Adi Krastes (ose filanit)"
Shume mire. Le te mbledhim disa materiale ne kete teme qe te kemi me cfare te tallemi me pronaret e gazetave. Kush sheh terminologji te huaj neper gazeta dhe media le ti hedhe ketu. Do vije nje dite qe ndonje gazetar do hyje ketu te lexoje brockullat qe shkruan dhe mund te thote: Ok, me falni.
Pasi te lexoni shkrimin e me poshtem te Migjen Kelmendit me thoni se a duhet te shkruaj per gjuhen Shqipe nje person qe nuk e njeh ate. Nuk e kam fjalen se ka shkruajtur ne djalekt por per fjalet e shumta te huaja qe skane asgje te perbashket me kete djalekt ose gjuhen letrare Shqipe. Ja disa fjale jo Shqipe qe ky person (them person sepse nuk e di se cfar eshte gazetar "studjus" apo thjeshte ndonje qe i pelqen te shkruaj)
-- fondamentale, standart,monstrozitet, petrifikimi, kompromiton e shume te tjera si keto qe une nuk i shkrova.
Gjuha Amtare, Europa e jo Enveri
E Diele, 03 Prill 2005
Projektligji per Gjuhen Shqipe shkel rande dinjitetin dhe te drejtat fundamentale te dy te tretave te tane shqiptareve qe Gjuhe Amtare e kane Gegnishten dhe kane 'fajin' se nuk jane Toske
Moto: Me kete projektligj, Gjuha Shqipe bahet e vetmja gjuhe ne bote, e cila me ligj mbrohet nga vetvetja (sic!). Sepse, me e mbrojte Standardin '72 (i cili, fund e maje asht nji Tosknishte e standardizueme) prej variantit Gege te Gjuhes Shqipe, i bjen me e mbrojte Gjuhen Shqipe nga Vetvetja. I bjen, si me thane, me e mbrojte British English nga American English. I bjen- monstruozitet. Cmendi. Nuk asht ligji qe e mbron nji gjuhe, por kultivimi, pasunimi dhe krijimi i mundesive me u zhvillue ma tej. E jo petrifikimi dhe perpjekja e bunkerizimit te gjuhes. Projektligji kompromiton rande percaktimin demokratik te Parlamentit Shqiptar dhe frymen europiane si synim te kesaj administrate dhe te shoqnise shqiptare ne pergjithesi. Ju mundeni me e propozue, e bile edhe me e aprovue nji ligj per gjuhen shqipe, me te cilin gjymtohet dhe pamundesohet zhvillimi i saj, por vetem deri ne diten kur shteti shqiptar dhe shoqnia shqiptare, ma ne fund, europianizohet. Deri ne diten kur shteti dhe shoqnia shqiptare, ma ne fund, lirohet nga nji enverizem i mbrendshem
Nga Migjen Kelmendi
Qe nga dita e shembjes se komunizmit, ne shoqnine shqiptare, jo vetem mbrenda shtetit shqiptar, bahet panderpre nji kerkese, gati klithme, per hapjen e debatit per Gjuhen Shqipe dhe nevojen e rishikimit te Standardit te vitit 1972. Me keqardhje te madhe mesova se autoritetet shqiptare, Parlamenti Shqiptar, ne vend se me e hape dhe me i ftue qytetaret ne debat, ka pregadite dhe ka prue nji projektligj per gjuhen shqipe, tue u mundue me i dhane fund e me ia mbylle nji-here-e-pergjithmone hapsinat ketij debati.
Motivet qe i kane ba keto autoritete me e pregadite projektligjin ndoshta nga kandveshtrimi i tyne duken te arsyeshme, por permes kesaj letre me lejoni me e ofrue nji kandveshtrim tjeter ne krejt kete cashtje. Kam shprese se kjo leter ofron njaq fakte sa me u argumentue natyra kontraverse, qellimi monstruoz dhe antihumanist e antieuropian i dizajnuesve te ketij propozimligji.
Tue nis prej Nenit 1 te tij ("Gjuhe zyrtare ne Republiken e Shqiperise eshte gjuha shqipe"), dizajnuesit e ketij propozimligji deshmojne se vazhdojne me keqperdorimin dhe keqinterpretimin e asaj qe quhet dhe ne te vertete asht Gjuha Shqipe. Nji pergjigje qe kesaj pyetje (Cka quejme dhe cka pandehim Gjuhe Shqipe?) ia bani Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, simbas shume albanologeve dhe studiuesve te shqipes, ishte pergjegje joshkencore dhe jocivilizuese ne kete pyetje. Nji shoqni demokratike dhe institucione kredibile, para se kishin me e ofrue nji projektligj, e kane per detyre me ia ba te mundun qytetareve mundesine me u familiarizue me faktet dhe me dokumentet e kohes se standardizimit. Kane per detyre me i hape debatet per te gjitha rezervat ja kontestimet qe i bahen Standardit '72 dhe promovimit te tij si e vetmja pergjegje ne pyetjen se, Cka quejme dhe cka pandehim se asht- Gjuha Shqipe?
Vetem kur njerezit kishin me e shterre te drejten e tyne fundamentale me i njofte faktet, me u familiarizue me tana dokumentet dhe kundershtimet e bame ndaj nji vendimi, dhe vetem mbas debateve te hapuna me pjesemarrje te mediave dhe te nji numri te madh qytetaresh, nji institucion demokratik, nji institucion kredibel, kishte me dale me nji propozimligj. Ne shoqnite demokratike, projektligji, ne te vertete, asht emanacion i ketij debati dhe ketij familiarizimi te qytetareve me faktet. Kjo asht procedure e shoqnive demokratike dhe institucioneve qe pretendojne ligjshmenine dhe proceduralitetin.
Menyra se si u pregadit dhe si u ba publik ky projektligj, tue i ba lak tana mundesive qe njerezit qe mendojne ndryshe me i ba veretje e me e dhane mendimin e tyne, tue i ba lak te drejtes se qytetareve me u njofte me te vertetat dhe dokumentet e Standardit '72, verteton sine qua non se dizajnuesit e ketij projektligji jane njerez te proviniences komuniste, per te cilet demokracia s'ka ndodhe ne Shqipni, sepse per ta- Ligji ende mbetet instrument i Diktatit e jo Konsensusit.
Ky ligj e ban eksplicite natyren antidemokratike te projektuesve te ketij projektligji, tendencen antieuropiane dhe antihumanizmin e tyne.
Ambicia dhe aspirata e shtetit shqiptar me iu bashkue Unionit Europian promovohet nga kjo administrate si e pakontestueshme. Por, me lejoni shkurt me i permend vetem disa nene europiane me te cilat ky ligj bie ndesh:
Projektligji i propozuem nga Parlamenti Shqiptar bie ndesh me Nenin 1 te Kartes se te Drejtave Fundamentale t'Unionit Europian (CHARTER OF FUNDAMENTAL RIGHTS OF THE EUROPEAN UNION)
Dinjiteti Njerezor
Neni 1
Dinjiteti i njeriut asht i pacenueshem. Duhet me qene i respektuem dhe i mbrojtun.
Dinjiteti i njeriut nuk asht vetem e drejte fundamentale ne vetvete, por edhe konstituon bazen reale per te drejta fundamentale. Prandaj, ne frymen e ketij neni dhe te principeve te permenduna ne preambulen e Deklarates Universale per te Drejatat e Njeriut, t'aprovueme ne vitin 1948, qe i kushtohen dinjitetit te njeriut, mendoj se projektligji me Nenin 4 te tij, njashtu si asht artikulue e ndertue e arsyetue, shkel rande dinjitetin e dy te tretave te tane shqiptareve qe Gjuhe Amtare e kane Gegnishten dhe kane 'fajin' se nuk jane Toske.
Neni 22
Diversiteti kulturor, religjioz dhe gjuhesor
Unioni respekton diversitetin kulturor, religjioz dhe gjuhesor
Me u bazue ne Nenin 22 te Kartes se te Drejtave Fundamentale t'Unionit Europian (CHARTER OF FUNDAMENTAL RIGHTS OF THE EUROPEAN UNION) del se projektligji shkel rande te drejten fundamentale te njeriut me u zhvillue, me u shkollue dhe me krijue ne Gjuhen Amtare. Dy te tretat e tane shqiptareve nuk e kane zgjedhe Gegnishten si Gjuhe Amtare. Ajo asht e drejte e tyne e lindun. Prandaj, projektligji cenon rande dokumentet europiane me te cilat nji shtet demokratik, qe ka pretendimin me iu bashkue Unionit Europian, ka per obligim me e kultivue diversitetin edhe gjuhesor. Uniteti n'Diversitet, qe cka domethane me qene Europian. Europian domethane me e respektue Tjetrin, Kulturen e tij, Gjuhen e tij, Religjionin e tij. Me kete projekligj Parlamenti Shqiptar promovon dhe mbeshtet Ekskluzivitetin, Jotolerancen dhe Tehuejsimin si parime, tue ra ndesh rande me frymen e tana ligjeve europiane, sepse cdo parlament me pretendime europiane duhet me i respektue diversitetet dhe me i perfshi ato ne tana nivelet e qeverisjes dhe te veprimit politik.
Me kete projektligj, Gjuha Shqipe bahet e vetmja gjuhe ne bote, e cila me ligj mbrohet nga vetvetja (sic!). Sepse, me e mbrojte Standardin '72 (i cili, fund e maje asht nji Tosknishte e standardizueme) prej variantit Gege te Gjuhes Shqipe, i bjen me e mbrojte Gjuhen Shqipe nga Vetvetja. I bjen, si me thane, me e mbrojte British English nga American English. I bjen- monstruozitet. Cmendi. Nuk asht ligji qe e mbron nji gjuhe, por kultivimi, pasunimi dhe krijimi i mundesive me u zhvillue ma tej gjuhen shqipe. E jo petrifikimi dhe perpjekjea e bunkerizimit te gjuhes. Projektligji kompromiton rande percaktimin demokratik te Parlamentit Shqiptar dhe frymen europiane si synim te kesaj administrate dhe te shoqnise shqiptare ne pergjithesi. Ju mundeni me e propozue, e bile edhe me e aprovue nji ligj per gjuhen shqipe, me te cilen gjymtohet dhe pamundesohet zhvillimi i saj, por vetem deri ne diten kur shteti shqiptar dhe shoqnia shqiptare, ma ne fund, europianizohet. Deri ne diten kur shteti dhe shoqnia shqiptare, ma ne fund, lirohet nga nji enverizem i mbrendshem.
E ka edhe nji aspekt kjo cashtje. Ate patriotik. Tane ata qe ishin angazhue per kete cashtje, qe personalisht e konsideroj si fundamentale per demokratizimin dhe europianizimin e shoqnise shqiptare, jane akuzue si percames, si te dyshimte, jane etiketue e anatemue.
Por, projektligji mendoj se demaskon perfundimisht, tue i ba eksplicite, tendencat e Percamjes e jo te Bashkimit te propozuesve dhe dizajnuesve te ketij projektligji. A jane Percamese tendencat qe kerkojne nji Standard te Shqipes, ku kishim me perfitue e me u ndie mbrenda Gjuhes Amtare tane shqiptaret, apo perpjekja me dominue permes disa vendimeve gjuhesore qe favorizojne nji varietet te shqipes, Tosknishten, tue e damtue rande hapsinen e Gjuhes Shqipe? Sepse, projektligji perfundimisht percan dhe damton perpjekjet per avansimin dhe pasunimin e Standardit Shqip dhe te Gjuhes Shqipe, tue i ofrue iluzionin, folesve toske dhe elites me provinience komuniste, e t'jetuemit ne nji komunizem gjuhesor. Komunizmi si ideologji pesoi fiasko, por komunizmi gjuhesor doli triumfant, na thote ky projektligj.
Ju garantoj, vetem edhe per nji kohe te shkurte. Derisa nuk ndodh ajo qe une e quej Elevim i Paradigmes Dominante Kulturore. Derisa nuk ndodhe- Europianizimi i Shoqnise dhe Shtetit Shqiptar.
Ne shoqnite demokratike ligji asht instrument i marreveshjes, i konsensusit, e jo i diktatit. Nuk asht ligji pergjegja, por debati. Mos u tutni nga debati. Tutuni nga diktati. Askush ma mire se ju s'e din se cilat jane pasojat e diktatit. Mos aprovoni ligje qe munden me e kompromitue institucionin dhe kredibilitetin tuej si legjislatore. Mos lejoni me u kompromitue percaktimi europian i shoqnise dhe shtetit shqiptar me keso propozime qe shkelin rande dinjitetin dhe te drejtat fundamentale te qytetareve. Europa, pra, e jo- Enveri, te nderuem legjislatore!
Prishtine, 29 Mars 2005
sa ironike qe flet per gjuhen shqipe ky artikulli ...
Sikur i humb vlera edhe artikullit kur vemendjen ta terheqin fjale te huaja edhe te mdhaja dhe perpjekja per ti kuptu qellimin ne fjaline perkatse.
Persa i perket dialektit edhe qellimit te artikullit me pelqejn (meqe gegnishten e flas edhe une), por per fat te keq stili i shkrimit dhe fjalori i perdorur le shume per te deshiruar.
Hehe, paska nje justifikim artikulli. Qenka shkruar ne Prishtine. Disa fjale, si psh ANATEMUE, si kuptova fare.
Mire atehere, vazhdojme hedhim artikuj me difekte. Qenka kendshem. Gjithashtu do ju lutesha qe fjalet e gabuara ti beni me bold qe te lexohen kollaj. Eshte veshtire te lexohen artikuj aq te gjate si ai lart. Me mire te jene gati pjeset ku perqendrohet vemendja. Pershendetje
Ne fakt me sa kam vene re shume intelektuale kosovare mundohen qe te flasin me sa me pak fjale te huaja (pavaresisht ndinje fjale dialektore). Dhe ne fakt me shqip flasin intelektualet kosovaret se ata shqiptare. Degjoni Nanon psh. Nano flet ndonje fjale shqip vetem kur nuk e ka mendjen.
Ndersa persa i perket atij artikullit, Fajtor, ti ke te drejte qe shume gazetare as e kuptojne se cfare thone (mjafton te nxijne sa me shume rreshta) por e bejne edhe per nje arsye tjeter. Per te shitur gazeten. Psh. Sikur titulli te ishte "Vidhet makina e X- gjyqtari" njerezit do thoshin "E kujt i behet vone?" dhe nuk do e blinin gazeten. Kurse kur e ben titullin e bujshem ngjall kuriozitet me shume. Sigurisht qe kjo eshte teper banale dhe teper patetike dhe tregon nivelin e mediave shqiptare por s`ke c`i ben. Keshtu eshte realiteti shqiptar. Mua psh, keto ditet e fundit me ka acaruar epiteti "njeriu-bombe" per nje person qe u hodh ne ere nga nje eksploziv ne Tirane.
Vazhdojme gallaten...
Marre nga Korrieri:
Femrat, kush dhe pse tentojne vetevrasjen
Te bindura ne suicidin qe kryejne, me shume femrat, shtojne shifrat e vetevrasjeve qe per tremujorin e pare te vitit 2005, shenoi 13 te vdekura. Fenomeni i vetevrasjes, po kthehet tanime ne nje problem social, zgjidhja e te cilit nuk dihet se ku fle. Jane vjaza dhe gra mosha e te cilave eshte shume e re per t'i dhene fund jetes, por te bindura totalisht ne veprimin qe kryejne. Mjeket e urgjences se repartit te...
...Mjeket ne spotalin Ushtarak theksojne me force shqetesimin se helme te tilla vdekjeprurese si fostoksina shiten pas asnje kontroll nepr pika ambulatore apo tezgje. Jo shume larg portes se spitalit Ushtarak, hallexhinj, krahas gjerave te tjera te nxjerre ne shitje kane dhe fostoksinen e perdorur ne popull per fasulen, heqjen e gazeve qe ajo permban
Fjala e pare nuk eshte as shqip. E dyta eshte e gabuar ne perdorimin shumes. Une e di se thuhet shumes thuhet Tezga dhe jo Tezgje.
Me Korrierin paska gallate persa i perket gjuhes shqipe.
Per pjesen e artikullit me poshte ne fakt nuk jam e sigurte. Mbase jane fjale shqip qe si di une, nese ja dini kuptimin na tregoni se sinqerisht qe nuk i kuptoj.
Titulli: Nje Neron per Korcen tone
"Vec kesaj, ky dyzim i nenpunesve alla-Damo behet edhe me i frikshem tek mendon se prapa kesaj korace individesh eshte e veshtire te dallosh krahun qe mban nje thike pas shpine nga krahu qe mban nje lule. Vetevrasje politike me te paster se kjo nuk mund te gjesh per kete administrate kamikaze, qe vegjetimin e shet per pune, ndersa shkaterrimin e qytetit per produkt te qeverise. Gjyhan per Damon, por keqardhje per opoziten qe zgjedh te tilla karrikatura per te drejtuar pushtetin lokal ne Korce."
marre nga Koha Jone
nga Koha Jone
"PROJEKTET E MIJEVJECARIT, STRATEGJI PER ZHVILLIMIN E LEZHES
LEZHE. Per tre ore me radhe ne qytetin e Lezhes eshte zhvilluar ceremonia e prezantimit te strategjise se zhvillimit te ketij qarku ne kuadrin e objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit (OZHM). Per kete dokument themeltar dhe implementimin e tij praktik ne tere rajonin e ketij qarku, jane angazhuar disa departamente te keshillit te qarkut nen drejtimin e kryetarit te tij, Bardh Rica, zyra dhe drejtori rajonale si dhe pushtetet vendore te ketij rajoni.
Rica ka theksuar se ky dokument sherben si ure lidhese ndermjet shqetesimeve ne nivel komune, bashkie dhe qarku dhe trajtimit te tyre, te harmonizuara me ato ne nivele kombetare dhe rajonale, mbeshtetur ne Objektivat e Mijevecarit. Pozita e favorshme gjeografike e qarkut te Lezhes, me 38 vije bregdetare, qe ndodhet ne kryqezimin e te gjitha arterieve te transportit rrugor, detar, ajror e hekurudhor, ku alternohen relievet e spikatura te natyres shqiptare, burime te bollshme ujore, flore dhe faune, krijojne kushte per zhvillim e ketij rajoni.
"Por, fatkeqesisht, pavaresisht ketyre resurseve, politikat diskriminuese shteterore te aplikuara ndaj ketij rajoni, kane bere qe ai te renditet nder me te varferit ne vend", ka thene Rica. Anna Stjarnerclint, perfaqesuese e perhershme e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi, ka sjelle ne vemendje te auditorit Takimin per Mijevjecarin ne shtator te vitit 2000, kur udh-heqesit e botes u angazhuan te bashkonin forcat per realizimin e nje numri objektivash, per te zvogeluar varferine, semundjet, analfabetizmin dhe forma te tjera te vuajtjeve njerezore, te gjitha keto deri ne vitin 2015.
"UNDP (PNUD)-i, ka bere perpjekje te medha per ta sjelle kete angazhim ne nivel vendor, duke ndihmuar qeverisjet vendore me hartimin e raporteve te zhvillimit rajonal ose strategjive me fokus OMZH-te", tha ajo.
Ky organizem mbeshtet qeverisjet vendore ne keto strategji per te orientuar perpjekjet per zhvillimet vendore dhe per te perqendruar interesat e donatoreve ne aktivitete per zhvillimin rajonal.
Sic thuhet dhe ne dokument, ky rajon eshte i pasur ne resurse njerezore dhe natyrore, dhe duke patur nje strategji te forte shtohen shanset e implementimit per te kontribuar ne uljen e shpejte te varferise. Me pas kane diskutuar deputete te ketij qarku, si Pal Dajci, Prec Zogaj, Luigj Gjoka si dhe pjesemarres ne hartimin e ketij dokumenti, kryetare bashkishe e komunash, etj., te cilet kane shtjelluar ne imtesi strategjine ne fjale."
implementim - to implement (anglisht)- te vesh ne zbatim
alternohen- to alter (anglisht)- kuptimin ketu e ka qe ndryshohen nga nje reliev ne tjetrin
resurse - resources (anglisht)- te ardhura (ketu, pasuri natyrale)
donatore - to donate (anglisht)- dhurues
E lezetshme kjo teme, paska vertet gallata.
Un kam nje mik gazetar qe nuk jeton ne shqiperi, ai ishte per pushime para nje muji, dhe kur e pyes cfare mendon per gazetaret shqiptare.
me tha
" te gjith te rrinjt pa pune duan te behen gazetare ose kengetare" me erdhi per te qeshur..
Nuk e di ne e keni pare nje interviste qe i beri nje gazetar Nanos kur mbaroj ndeshja Turqi-Shqiperi, sa kam qeshur, pytjet ishin per lojen dhe menyren e lojes se shqiptareve..sikur Nano te ishte Tranjeri..
dhe se fundi kur e pyeti (se as me kujtohet mire nga e qeshura) mendoni qe shqiptaret do kulifikohen.....Nano ju pergjigj " kjo nuk varet ne doren e qeferise"
Ja niveli i disa gazetareve ne shqiperi..
Megjithate nuk mund t'ia heq meriten atyre qe jan vertet profesjonista..si psh Rudina Xhunga qe me pelqen shume..
bye
Neron - i referohet perandorit romak dhe eshte ne rregull.
Dyzim - perdoret shpesh ne literaturen shqipe. Nuk jam i sigurt nese forma korrekte eshte Dyzim apo Dyjezim
Korace - Mesa di une eshte fjale normale shqipe
Vegjetim - Fjale e shqipereuar. Nuk besoj se ka ndonje fjale shqip qe ti pershtatet.
Alternim - Fjale normale shqip.
Donatore - Fjale qe ka 15 vjet qe perdoret. Nuk e di nese eshte korrekte apo thjesht na pelqen sepse sjell leket prapa.
Implementim - Mund te perkthehej realizim. Eshte fjale e huaj sade.
Resurse - Qe te kopjohej mire duhet te thuhej Risurse sipas meje. Eshte fjale e huaj per mendimin tim.
Meqe jemi tek ato fjalet.
Fjala "dyzim" eshte shqip puro. Fjala "korace" mund te zevendesohet me "mburoje". Kurse fjalet e tjera jane te huaja komplet.
Ju mire beni qe e ngrini kete problem por sikur te ishte vetem gazeta "KORRIERI" qe bente gafa te tilla hajde de. Mos e bli "Korrierin" dhe mbaroi muhabeti (diskutimi, shqip ) por njesoj jane te gjitha.
Mbaj mend nje emision te Edmond Tupes, "Mirefilli shqip". Dhe midis te tjerave jepte nje shembull te nje titulli idiotesk ne kulm.
Titulli ishte "India i ofron degen e dafines kryeministrit Musharaf"
Sigurisht flitet per oferten e Indise per bisedime per paqe.
Shikoni sa gabime idioteske ka ketu.
E para: Dega e dafines nuk eshte shenje paqeje por shenje lavdie. Shenja e paqes eshte dega e ullirit.
E dyta: Dega e "dafines" (ullirit) nuk ofrohet por "zgjatet". Dmth i "zgjat degen e ullirit.
E treta: Nqs ne pjesen e pare te fjalise perdoret emri i shtetit/personit edhe ne pjesen e dyte duhet te perdoret gjithashtu emri i shtetit/personit. Nuk behet e kunderta.
Nuk e di pse por me kapi dora prape nje lajm te Korrierit.
Linku eshte ky:
http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=13804
Nuk e di nese e keni vene re, por gazetaret shqiptare kane tendencen te perserisin te njejten gje gjate nje lajmi. Edhe ne televizor lajmet fillojne me nje hyrje nga spikeri dhe pastaj fillon kronika qe fillon po me ate hyrje. Me jep nje bezdi te madhe kjo mode. A nuk bejne dot lajme normale gazetaret. Cfare kuptimi ka te perserisesh te njejten gje tre here brenda lajmit. E kam vene re shume shpesh. A ju bezdis juve ky fakt apo jam une qe jam mesuar te rroj ne menyre frenetike dhe te bezdisem nga perseritja e te njejtes gje?
Kuinti dhe Kontrakti ???
Ndersa i pyetur per angazhimin e Shqiperise prane institucioneve nderkombetare per te pershpejtuar procedurat e statusit perfundimtar te Kosoves, Kryeministri Nano do te shprehej se Tirana eshte nje interlokutor i preferuar i komunitetit nderkombetar, perfshi dhe kuintin dhe Grupin e Kontraktit per te ruajtur kete dinamike pozitive te afrimit te Kosoves ne negociatat e rendesishme per Status, duke permbushur standartet prioritare qe kerkohen. Ai shtoi se takimi me Thacin, si te gjitha marredheniet me Prishtinen dhe me faktore te tjere rajonale, i sherben plotesisht ketij angazhimi. "Po hedhim hapa te ndjeshem perpara per ta sjelle Kosoven, edhe ne tryezat rajonale dhe nderkombetare ku po piqet procesi i Statusit", tha Nano.
Cfare domethenie kane keto dy fjale. Une si kuptoj fare.
Si zakonisht gazetare te Korrierit. Artikulli origjinal ketu.
P.s. Pa llogaritur qe titulli bombastik i artikullit ("Thaci: Jo bashkimit me Shqiperine") nuk perkon me permbajtjen pasi Thaci nuk ka kundershtuar ndonje ndryshim kufijsh por ka thene se "nuk pretendon ndryshimin e kufijve ne mes Kosoves dhe Shqiperise".
P.s.2 Propozoj te hapim nje fond bamiresie qe Korrieri te paguaje ndonje gjuhetar apo gazetar me shume
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk e di pse por me kapi dora prape nje lajm te Korrierit.
Linku eshte ky:
http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=13804
Nuk e di nese e keni vene re, por gazetaret shqiptare kane tendencen te perserisin te njejten gje gjate nje lajmi. Edhe ne televizor lajmet fillojne me nje hyrje nga spikeri dhe pastaj fillon kronika qe fillon po me ate hyrje. Me jep nje bezdi te madhe kjo mode. A nuk bejne dot lajme normale gazetaret. Cfare kuptimi ka te perserisesh te njejten gje tre here brenda lajmit. E kam vene re shume shpesh. A ju bezdis juve ky fakt apo jam une qe jam mesuar te rroj ne menyre frenetike dhe te bezdisem nga perseritja e te njejtes gje?
Hmmm
Gazeta Shqiptare Online sot ne faqen e lajmeve per Durresin
Titulli kryesor: Turizmi, Durrësi në hartat e kroçerave të Mesdheut
Kaq shpejt e harruan shqipen keta "pseudogazetare", sa i kane harruar cfare do te thone disa fjale te huaja ne shqip? Po na futet italishtja e shqiptarizuar perdite ne kete shtyp.
Faji ne fakt eshte a redaktoreve, qe jane pa arsimin e duhur. Ne vend qe te punesojne si redaktore ata qe kane mbaruar gjuhe-letersi, shkojne e fusin miqte, hajde mendje o hajde.
Mgjt kur sheh dhe abetaren e gjuhes shqipe qe ka futur ne fjalet qe mesohen qe ne fillim fjale si alien, kompjuter, ufo etj etj cfare te presesh nga gazetat????????
Admirali
P.S.
Kur qeshe ne Shqiperi ne fund te janarit, pata rastin te shihja abetaren e re qe perdorin (vajza e kusheririt eshte ne klase te pare). Kur pashe ate liber, sinqerisht mendoj se gjuhes shqipe po i vjen fundi.
ore po...nga i rremoni keto gjera te lezetshme...
Urime, me pelqen shume kjo teme!...Madje mund te them se eshte shume interesante...por perderisa ka nga ata qe mbarojne per elektronike, filozofi, gjuhe-letersi, histori, etj...dhe kane ngel pa pune...cte bejne te shkretet?!. Kot s'thone..."Ke ngel pa pune, futu...gazetar"
Gjithe te mirat!
Re: Kuinti dhe Kontrakti ???
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
[i]P.s.2 Propozoj te hapim nje fond bamiresie qe Korrieri te paguaje ndonje gjuhetar apo gazetar me shume![]()
Nga Korrieri.com
"Qekur ne QSUT, nisi rikonstruksioni i godines se Onkologjikut, per pacientet dhe mjeket e ketij spitali, nisi periudha me e keqe, pershtatja me kushtet mizerabile ne Sanatorium, spitali mikprites per ekipin mjeke dhe paciente."
Kto gazetaret a jane te shkolluar jashte? Shkruajne nga jashte? Apo si?
Se kuptoj pse perdorin nje fjale te huaj qe perkthehet kollaj ne shqip. Ca nevoje kemi te pershkruajme gjendjen e spitalit si "mizerabile", sikur s'ka fjale shqip qe tregojne nje gjendje te keqe.
Gazeta duhet ti detyroje gazetaret te mbajne nje fjalor Shqip afer gjate shkrimit te artikujve (ose t'ja blejne vete dhe t'ja ndalin paret ne rroge si denim per fjalorin e huaj qe kane perdorur deri tani).
Megjithese fjalet e perdorura nuk jane shume shume, them se demi qe bejne eshte teper i madh sidomos duke marre parasysh qe arsimi ne Shqiperi eshte ne nivel te ulet dhe "stervitjen" e gjuhes "letrare" nje pjese e konsiderueshme e popullsise e bejne nepermjet medias.
Kur te futet nje fjale ne perdorim, pastaj hajde e hiqe.
Nje shembull i mire me duket fjala "donatore" qe eshte perdorur aq shume dhe tani per nje kohe te gjate sa qe perdorimi i saj na duket normal. Une kur perdor fjale te huaja e bej nga halli se nuk di perkthimin e saj ne shqip (dhe nuk jam gazetare), ndersa gazetaret qe e kane per detyre te paraqesin nje shqipe te paster dhe te kuptueshme per popullsine perdorin sa me shume qe te munden fjale te huaja, per sport.
ps. i kerkoj falje atij personit qe e kisha cituar me perpara per fjalet qe ishin shqip dhe si dija une.
Nuk e di nese fjala "miserabile" eshte shqipe. Ne familjen time perdornim dikur fjalen mizerabel, por kete mizerabile nuk e kisha degjuar kaq italisht.
Miserabel eshte fjale e huazuar por qe perdoret gjeresisht. Sigurisht qe gazetaret tane te kulturuar e perdorin edhe ne formen "miserabile" por mund te thoshin "te tmerreshme, te papershkrueshme" ose fare mire mund ta thoshin shqip "kushte te mjerueshme". Por jo kultura e tyre e larte nuk mund te pranoje fjale vulgare.
Ekzakt. "Mizerabel" mund te perkthehet fare mire me "te mjerueshme". Nuk me vinte ne mend dje. Gazetare mizerabel.
Te dyja fjalet jane shqip. Ekziston fjala "protokoll" se paku. Nuk e di nese thuhet "protokollare" apo "protokollore", por fjala eshte shqip.
Edhe fjala e dyte, "version", eshte shqip. Nuk ka fjale qe mund te zevendesoje.
Me fal fajtor, por e fshiva mesazhin, e me parshem sepse sapo i pashe ato fjale ne fjalor. nuk mendova se dikush do pergjigjej kaq shpejt..here tjeter do e hap fjalorin para se te shkruaj mesazhin
Megjithate faleminderit
Kryetari shtetit perdor shume fjale te huaja, pas tij deputetet, pas deputeteve mundohen ta imitojne dhe zedhenesit e tij, dhe mbas tyre gazetaret tane imitojne shume mire gjuhen e tyre.
Sa keq per gjuhen shqipe qe po e dhunojne ata qe duhet ta mbrojne dhe pasurojne.
Kjo teme eshte per shembuj.
Opinionet personale duhen faktuar!
Citim:
Po citoj ato që tha radeshi
Kryetari shtetit perdor shume fjale te huaja, pas tij deputetet, pas deputeteve mundohen ta imitojne dhe zedhenesit e tij, dhe mbas tyre gazetaret tane imitojne shume mire gjuhen e tyre.
Sa keq per gjuhen shqipe qe po e dhunojne ata qe duhet ta mbrojne dhe pasurojne.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Neron - i referohet perandorit romak dhe eshte ne rregull.
Dyzim - perdoret shpesh ne literaturen shqipe. Nuk jam i sigurt nese forma korrekte eshte Dyzim apo Dyjezim
Korace - Mesa di une eshte fjale normale shqipe
Vegjetim - Fjale e shqipereuar. Nuk besoj se ka ndonje fjale shqip qe ti pershtatet.
Alternim - Fjale normale shqip.
Donatore - Fjale qe ka 15 vjet qe perdoret. Nuk e di nese eshte korrekte apo thjesht na pelqen sepse sjell leket prapa.
Re: Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
P.S.
Kur qeshe ne Shqiperi ne fund te janarit, pata rastin te shihja abetaren e re qe perdorin (vajza e kusheririt eshte ne klase te pare). Kur pashe ate liber, sinqerisht mendoj se gjuhes shqipe po i vjen fundi.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Te dyja fjalet jane shqip. Ekziston fjala "protokoll" se paku. Nuk e di nese thuhet "protokollare" apo "protokollore", por fjala eshte shqip.
Edhe fjala e dyte, "version", eshte shqip. Nuk ka fjale qe mund te zevendesoje.
Sa per gazetaret, jane disa njerez te pa afte ne fushen e gjuhesise dhe sipas mendimit tim nuk mjafton te mbarosh per gjuhe letersi, por, duhet te jete ne talentin tend kjo fushe, gje e cila edhe shkollen e sfidon.
Te perdoresh fjale te huaja atehere kur nuk eshte nevoja, tregon dobesi te madhe profesionale per keta gazetare te cilet perpiqen te imitojne apo te tregojne se sa kulture kane.Por ne vend te kultures tregojne pa aftesine e tyre e te shprehurit.
Gazetaria eshte nje fushe e ftohte e cila nuk kerkon shume talent por kerkon mendje mprehtesi.
Kjo e fundit nuk eshte ne shkallen e duhur tek gazetaret tane.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Protokollare nuk eshte ne shqip, natyrisht perdoret ne fushen e zyrtarise, por nuk eshte ne shqip.
Version , as kjo fjale nuk eshte ne shqip.
Per fjalen version natyrisht qe ka zevendesim.
Version = ndryshim = paraqitje = rast ....etj.
Citim:
Po citoj ato që tha sabina
Edhe un keshtu mendoja kontinenti..
Por nga qe nuk kam nje fjalor te pasuruar shqip nuk dija ne kisha te drejte apo jo..
megjithate "versjon" e kam pare ne fjalore qe perkthehet "ndryshim", "raste" por nga qe fjalori eshte i V Kokona mendova se ndoshta kosovaret e perkthejne dhe ne jo
pershendetje
Tek gjuha shqipe do rrinte me mire kjo teme.
Mesazhin tim mund ta fshini.
Shembuj?
Do me duheshin faqe te tera te shkruaja fjalet e huaja qe perdor Kryeministri, dhe kete e dine mire edhe ata qe e kuptojne kur fllet ai dhe ata qe nuk e kuptojne...
Po me duket si kenge e Molit kjo tema. A do jape njeri fakte precize apo do shpalosi secili opnione personale qe nuk sherbejne. Po te kishte nevoje per opnione pa fakte do hapnim sondazh dhe jo nje teme te tille.
Faleminderit nese ka mirekuptim.
P.s. Tema flet per difekte te mediave. Mendoj se duhet te qendroje ketu qe te terheqe vemendjen e gazetareve kur hyjne ne forum.
Edhe un do kisha qejf sikur dikush te sillte fjalime te qeveritareve.
pjese e artikullit te rradhes nga Korrieri:
"Ne panelin prezantues te raportit, gjate konferences se shtypit, perpara nje audience te perbere nga diplomate, perfaqesues te institucioneve nderkombetare dhe analiste te ndryshem, merrnin pjese Kryetari i ketij Komisioni..."
ps. nese mendoni qe ta leviz temen, e leviz un megjithese mire me duket ketu.
e cuditshme!
gazetaret shqiptar ne shum raste perdorin fjale te huaja, si nuk ka ndonje gazetar te huaj te perdor ndonje fjal (te vetme) shqip? j/k
:)
Rastesisht me ra ne dore nje pjese nga fjala e shokut Fatos. Fatkeqsisht, nuk kam mundur ta gjej te plote fjalimin.
Lexim te mbare dhe kuptim te mbare.
Baldushku, si univers korelativ dypolar i rivitalizuar nga pulverizimi
triangular socialo-ekonomik, mandaton padevijueshmerisht nje pozicionim te parakondicionuar nga relacionet retrospektive te modernizimit flegmatik, duke predispozuar antivitalizimin perpendikular dhe precipitimin kulpor ne
kornizat e separativitetit rajonal.
Kontaminacioni politik cirkumstacional i platformes makroekonomike,
presupozon nje angazhim me racional ne tentativat interdikasteriale per te
implikuar sa me inevitueshmerisht edhe inadaptivitetin periferal to
subjektivitetit indoktrinal. Prandaj, bazuar ne infrastrukturen kontekstuale
te supershtresave sintetike dhe universale, determinuar edhe nga
diskomunikimi siperfaqesor i disbalancuar i ekujlibreve makroekonomike ne
funksionin primar legalisht te anashkaluar nga kreativiteti interdisiplinor i
deksteritetit sekondar, demandohet qe oshilacionet parambulare te
pakaliburara aritmetikisht te subdivizionohen me angazhimet selektive te
subjekteve kritike dhe racionale.
Reklamacionet kontraversiale te participatizmit neokatastrofik, si
konsekuence direkte e mosaprovimit temperamental, kompleksshmerisht te
pakodifikuara nga tentacioni i supermanipulativizmit opozitar te negociimeve komplekse, kodifikojne transparencen intrasigjente te mosadaptimeve ambjentore si rezultat i rekuperimeve parciale dhe inverse ne kuadrin e agravimit ultrakonceptual te pakontestuar negativisht.
Agravimi i situates relievore dhe influencat direkte ne produktivitetin
agrikulturor, si edhe fluiditeti i avancuar i hidrogjenitetit elektrolizues,
i ka transofrumar residentet e Baldushkut drejt klastrofobise sensibilitive,
me paragjykime te tejskajshme kleptomaniike dhe skeptike, ndipendentshmerisht nga suplementiviteti oksidues i racionalitetit
margjinal.
Re: :)
Citim:
Po citoj ato që tha METAXA
Rastesisht me ra ne dore nje pjese nga fjala e shokut Fatos. Fatkeqsisht, nuk kam mundur ta gjej te plote fjalimin.
Lexim te mbare dhe kuptim te mbare.
Baldushku, si univers korelativ dypolar i rivitalizuar nga pulverizimi
triangular socialo-ekonomik, mandaton padevijueshmerisht nje pozicionim te parakondicionuar nga relacionet retrospektive te modernizimit flegmatik, duke predispozuar antivitalizimin perpendikular dhe precipitimin kulpor ne
kornizat e separativitetit rajonal.
Kontaminacioni politik cirkumstacional i platformes makroekonomike,
presupozon nje angazhim me racional ne tentativat interdikasteriale per te
implikuar sa me inevitueshmerisht edhe inadaptivitetin periferal to
subjektivitetit indoktrinal. Prandaj, bazuar ne infrastrukturen kontekstuale
te supershtresave sintetike dhe universale, determinuar edhe nga
diskomunikimi siperfaqesor i disbalancuar i ekujlibreve makroekonomike ne
funksionin primar legalisht te anashkaluar nga kreativiteti interdisiplinor i
deksteritetit sekondar, demandohet qe oshilacionet parambulare te
pakaliburara aritmetikisht te subdivizionohen me angazhimet selektive te
subjekteve kritike dhe racionale.
Reklamacionet kontraversiale te participatizmit neokatastrofik, si
konsekuence direkte e mosaprovimit temperamental, kompleksshmerisht te
pakodifikuara nga tentacioni i supermanipulativizmit opozitar te negociimeve komplekse, kodifikojne transparencen intrasigjente te mosadaptimeve ambjentore si rezultat i rekuperimeve parciale dhe inverse ne kuadrin e agravimit ultrakonceptual te pakontestuar negativisht.
Agravimi i situates relievore dhe influencat direkte ne produktivitetin
agrikulturor, si edhe fluiditeti i avancuar i hidrogjenitetit elektrolizues,
i ka transofrumar residentet e Baldushkut drejt klastrofobise sensibilitive,
me paragjykime te tejskajshme kleptomaniike dhe skeptike, ndipendentshmerisht nga suplementiviteti oksidues i racionalitetit
margjinal.
Faleminderit Kontinenti!
Me solle nje shembull shume te mire te gjuhes qe perdor Kryeministri,une nuk kisha deshire te shkruaja ne menyren se si flet ai,kjo ishte per ata qe duan shembuj, kurse per mendimet e tjera mbi Kryeministrin nuk eshte vendi per te diskutuar,mund te hapim nje teme tjeter qe me duket shume interesante.
flm METAXA,
nuk kisha lexuar ndonje fjalim te Nanos dhe me shtangu. WOW
Sidoqofte, ai eshte politikan (dhe politikan i keq) dhe si i tille kot te merremi me te. Gazetareve nga ana tjeter kane me shume pergjegjesi qe te perdorin shqipen e paster dhe te kuptueshme ne media.
Citim:
Edhe komshijte treguan per sjelljen e paprecedent te Edije Mockes, e cila grindej pothuajse perdite.
Hahaha, me duket shume e ekzagjeruar per te qene e vertete. Por nese eshte e tille, kuku moj nene.
Hmmm
Po tentoja ta perktheja ne anglisht, se psh supozojme se me ngarkuan te bej nje gje te tille, te perkthej ne anglisht fjalimin e Tosit. Qe me sy te pare, jap dorheqjen, nuk ja dal dot ti kuptoj, jo me ti perkthej, teper e veshtire.
Pershendetje
Tren elektrik me kandil
E Diele, 22 Maj 2005
Shqiperia kerkon me cdo kusht qe te cudise me ekstravagancen e saj prej nje vendi te varfer. Nje shtet me rrjetin rrugor me te dobtin ne Europe, por me numrin me te madh te makinave Benz per fryme te popullsise, nuk kishte si te mos behej i pari vend ne kontinet me nje hekurudhe e tren elektik, megjithese popullsia e saj, ne gjysmen e kohes nuk ka drita ne shtepi. Dhe kjo, fale vendimit me te fundit te qeverise Nano qe firmosi marrjen e nje huaje prej 95 milione USD per modernizimin e hekurudhore Tirane- Durres dhe lidhjen e saj me aeroportin e Rinasit. Nje vendim ky qe kishte marre voten kunder nga BB dhe ishte kontestuar fuqishem edhe nga politikane shqiptare. ...........................................
Ja edhe nje xhevahire i botuar ne gazeten "Korrieri" Midis te tjerave "gazetari" thote:
"Nuk kishe si te mos behej i pari vend ne kontinent me nje hekurudhe e tren elektrik".
E mbylla ne thonjza "gazetari" sepse o vjene nga nje zone e thelle dhe nuk di se c`behet ne boten e qytetruar, ose mendon se njerzit jane budallenj dhe nuk e dine qe kontinenti ku banojne e ka me kohe hekurudhen elektrike dhe jo ate me "vajguri" qe eshte akoma ne Shqiperi.
Epo kjo eshte nje genjeshter e "gazetarit" qe nuk mund te rri as ne toke dhe as ne qiell.
Sic e tha edhe nje nga ne me larte,personalisht mund te them se nuke shte 100%faji i gazetarit,pasi ai mundohet ta hedhe lajmin sa me shpejt dhe te paraqitet sa me i fresket,por problemi qendron tek korrektoret e gazetave(dmth pjesa me e madhe),pasi jane ata qe paguahen per kete pune dhe per te ruajtur format sa me te sakta te gjuhes shqipe.pastaj me thene te drejten huazimet jane dhe ndodhin kudo dhe mendoj se ato kane lidhje direkte me vrullin shoqeror.Edhe ketu ne usa ka shume fjale qe jane te zevendesuara nga spanjishtja dhe portugishtja,por duhet te dime qe pergatitja gazetareske dhe profesionalizmi ne pune qendron shume me larte se tek ne.Tjetra eshte qe gabimet dhe teprimet eshumta te huazimeve nuk vijne nga gazetat,por nga kokat e qeverisjes dhe te atryre qe mbahen per te na mesuar ne shqipen.nese keni pare ndonje seance ne parlamnet me te pare do vereni gabime te panumerta ne skandalizimin egjuhes tone.pse pak here keni degjuar te thone ne kuvend qe"ne miratimin eketij drafti(draft-100%ne anglisht).....e plote eplote te tjera.pastaj ekziston edhe dicka biznesi ne kete mes,pasi dihet qe gazeta pervec funksionit te paraqitjes se jetes se perditshme ka edhe ate te biznesit.mendoj se eshte me teper mungesa e profesionalizmit ne pune!
E solla kete artikull sepse sic themi ne andeje nga jugu eshte me te vertet "Estrada e Ballshit"
PJESA E SE TERES, ME EMRIN LIVADHJA
Hektor Metani
1-- Rrjedha e lumit Pavllo, ura e Bugazit, kthesa duke lene ne te djathte qytetin e Konispolit, thike mali i Saraqinit, rruga, ah rruga, mund te thyesh qafen dhe duke ecur ne kembe, qe hyrja per ne Livadhja. Era e rigonit, kenga e bashkesise zogj, melodia e valeve, qe vetem lumenjte dine te bejne, me nje vegel muzikore ende pa emer, zhurma e kemboreve, era djere e shtrunges, me kenaqen, me clodhen, me emocionuan. Ne kete kendveshtrim, moren hak dhe per lodhjen e rruges, vapes, vakuumit, izolimit 8-vjecar qeverises.
***
2-- I pari banor qe takova, me mikun tim rrugeshoqerues, ishte Fitim Elmazi. Nje qender te vogel shitjeje, materiale ndertimi, prone e tij. Lodhje familjare. Djersa. Buka e gojes. Ndihme vetem nga zoti. Ne kujtese me mbeten njollat e veshjes se tij, perziere, graso, vaj, gelqere, duart e cara nga zjarri i cimentos, kallot si kodra te vogla ne duart e lodhura punetore.
Ish-qendra tregtare Vile. Sot pa frymemarrje. Pa mushkeri. Bonifikimi i dikurshem, shkrete. Ne te majte mali i MIlese. Antenat e kompanive celualare kryenece. Ne rreze te malit, fshati Vagolot. Absolutisht i bukur. Themele te vjetra me cati te reja. Nen hijen e nje ulliri argile, merzenin 300 koke dele. Ne qender te fshatit, kisha dhe varrezat. 300 shtepi. 2 mije fryme. 6 nxenes ne shkolle. Qender shendetesore s'ka. 100 banore emigrante ne Greqi. Per ujin e pijshem, sqarimi pak me vone.
"13 mbiemra e krijuan kete fshat", degjoj nga goja e Foto Karkashines, 80 vjec. Biseda ne gjuhen greke. Me i thyeri ne moshe, ketu eshte 91-vjecar. Kosta Gaxho. Djaloshi Gliton Grovani i vrare ne Shedenik. Busti ne qender te fshatit. Theodhori Karkashina i burgosuri i fjales, i mendimit, i lirise, 38 vjec sot. I burgosuri Endjan me moshe aso kohe, 18 vjec. "Po edhe sot burgosesh djale"- me thote. Hyme ne teme. "Nevoje per para nuk kam. Bashke me time shoqe, marrim nga Athina zyrtare 384 euro ne muaj, 31.500 leke "te vjetra) pension kooperative, 25 mije nga lufta partizane. Kur une kisha nevoje, kur isha i ri. Kur stomaku im treste edhe gurin, s'u ngopa me buke. Tash vetem kafe pi, nje vaft buke, dhe lus miresine familjare. Por ku t'i gjej. Me eshte mpire dora e djathte nga mosperkedhelja e niperve dhe mbesave". Buza i dridhej, dora nen peshen e filxhanit te kafese.
Kafeja na shijoi si miq. Era ledhatuese freski. Ne syte tane nje gomar ngarkuar me dy bidona 30 litersh uje. Nje grua plake e ndiqte pas. E qellonte ndonjehere ne vithe, qe kafsha te shpejtonte hapat.
Kafsha mbi supe edhe peshe, edhe dru. Vape.
***
"Shume vite me pare kemi paguar nga 13 mije dhrahmi per dere, per ta na sjelle ujin ne fshat. Leket iken, uje s'kemi. E pe gruan, bidonat, kafshen ngarkuar, ja puna e deputetit aktual, ja vepra e tij pa koment". Plaku i vjeter vazhdon. "Me c'sy e faq del prape ne Vagalat. Pse harxhon nafte, pse e lodh makinen e tij luksoze ne keto rrgue me gropa, kot ngre pluhur, noton per se thati", mbyll biseden ai. Pikezat e ujit grumbulluar nga strehezat e shtepise dhe krijojne vijen, vija me shume te tjera, ngre shtratin e perrroit, perrrenjte lumin, lumenjte thellesine blu, mbuluar perjetesisht me jorganin me te njejtin emer. Nje oqean lotesh, dhimbjeje, pikellimi eshte grumbulluar ne cdo vater, zemer, damar shqiptari, keto 8 vite. Nje mal gjigant plagesh, shpirtra sakate, drure dhe gure sharruar, rruge askund, drite qiri, xhepat bosh, harbuteri qeveritare. Erdhi ora e shperthimit zemerimit, erdhi ora e shfryrjes se gulcit te mbledhur nder vite, erdhi ora e triumfit, ndryshimit, ora e paqes, fisnikerise. Vulosni pra. 3 korrik.
***
Ne fshatin Shales, erozioni njeri eshte shume i paket, erozioni shperngulje, largim, mosperfilles. 1050 fryme. 60 hektare vreshte. 8 mije te imta. Lokale plot. Te zote Shalsiontet, punetore, hallall ta kene prokopine. Pa lindur dielli mire ne fushe, nata e erret i gjen ne shtepi. "Do ta ndryshojme timomin e anijes ne 3 korrik. Eshte ndryshkur ky i pari, i ngrysi ditet", fjalos nje banor. "Kemi nje djale te mire, djale fshati, fisnik, inxhinier. Shkruaje dhe emrin, Rrapo Baduni e quajne. Te garantoj lista e partise e nxjerr deputet ate. E meriton. Ka lezet. Ai na i di hallet ne, ai na i vendos ilacin ne plage". Shkembejme cigaret. Une rrugen per Livadhja dhe ai te korrte bar me kose.
***
3--Ne kryefshatin Livadhja, flitet greqisht. Gjithcka bukur. Era e Athines ndihej kudo, era Karamanlli. Stacioni i pare lokali i Fundes. Jo per fushate, por kafe. Ka nje te vecante ky lokal. Pronari i lokalit Vangjeli eshte kuzhinier model i gjithe zones. Pjata e duarve te Vangjelit ka shije te vecante, te lepish gishtat. Provojeni. Njerez kishte shume ate dite. Pritej Doktori. Mesdite. Fshatrat rreth, shikojne drejt qendres. Pllaka, Kullurica, Kodra, Kalcati, Llazarati, Greva, Pandelejani, Komoti, Qesarati, Vagalati i gjithe ne shesh. Dermish, Sopik. Biles dhe nga Jermeni i Angjelit. Cacit domethene.
"Besoj se koha e shurdh-memeceve ne parlament ka perenduar, besoj se njerezit me mandat qe flene ne kembe, si i juaji sot, nuk ka c'u duhet. Bima e domates qe te qendroje ne kembe do shufer". Duartrokitje. "Fjale e gdhendur bukur", degjova dhe nga kryekomunari i Livadhjase. Kadarene tone e permendi nje moment. Me fjale zemre i falenderi miqte. Shume verejtje rreshtoi ai, per qeverisjen e sotme, mungese fondesh, mosperfillje. Varferi. "Me kursimet e femijeve tane kemi zbukuruar fshatin, djersa dhe gjaku emigrant na ka falur pak kenaqesi. Ketu shih dhe shkruaj. Dominonte pleqeria, sa fuqi kam une qe ta ndryshoje kete bote", me thote nje i moshuar nga Livadhjaja.
***
Rruga per ne Kalcat eshte e perpjete, nje perrua gurgullon embel, nje tufe dhi ne pllaje. Sot ky fshat ka 18 banore. Mosha mesatare mbi 70 vjec. 1 nxenes i vetem shkollohet ne Livadhja. Prinderit e tij e cojne dhe e marrin. C'te bejne. A mund ta besh analfabete shpresen, te ardhmen, femijen.
Nje kulle e vjeter me beri pershtypje. Sipas te vjeterve, ndertuar ne vitin 1846. Fisi. Kremidha. Pjesa ballore e care. Rreze catise nje spik bari i mbire. Koco Kremidha nderroi jete ne moshen 87 vjecare. Data 23 mars. Aristulla priti me hidherim ngjarjen, ashtu si femijet, te aermit, te njohurit. Nderroi jete dhe Aristulla, po 87 vjec, po 23 mars, po e njejta ore. C'koincedence, c'kod i fshehte dashurie. Shume shqiptare shkermoqen mbi varr nje grusht dhe, vellezer, ne nje toke, capitemi marrim fryme, ne nje pjate te perbashket, ngjyejne kafshaten e bukes, Dashuria i zbukuron njerzit, falja i ulur kembe kryq, ne sheshin e burrave, per gabimet e bera, shikimi ne sy ka vlere, deshira per ndryshim primare. Kete e dine mire, banoret e kesaj zone, me gjuhe ndryhe, zakone, doke, kod etike, nenshtetas shqiptare qe i bashkelidhen pazgjidhshmerisht se teres pjese.
Ikim nga Kalcati, tatepjete rruga per ne kthim. Autobusi na priste. Dalja per nga ura e Kranese. Ne te dy anet e rruges fshatra. Njerez para. Bari priste draprin, delet shtrungen, njerezit fitoren e madhe. Gurgullima e kristalte e Bistrices na mori me vehte, per tu derdhur ne Jonin blu.
**************************************************
*****
Me poshte po e analizoj artikullin se cfare munde te shkruaj nje njeri kure nuke njehe zonen.
1--Ne juge nuk ka asnje lume me emrin Pavllo por ai quhet Pavel dhe gjithashtu ura per te cilen bene fjale ky djale nga Tepelena nuk quhet ura e Bugazit por ura e Bogazit.
Persa i perket pershkrimit te Livadhjase te gjithe ata qe e njohin vene buzen ne gaz me budallalleqet qe shkruan ky pseudogazetar. Ku ka pare ky vale nga lumi Pavel kure edhe ne dimer kalon pak me shume se nje kanal uje pa le ne behare qe te merr malli te shikoshe nje pike uje apo ndofta shikonte endrra me sy hapur!?
2-- Ai pretendon se dikure ne Vile (nje vend midis fshatit Shales dhe Vagalatit) paskish pasur nje qender tregetare. Cfar genjeshtre ne mes te dites! Po ku ka patur ndonje here qender tregetare pervec se poligonit te bonifikimit qe punonin per ndertimin e liqenit te Njanjarit ne vitin 1988. Nje qender tregetare dhe ku ne nje zone te pa banuar ku qendra me e afert e banimit eshte rreth 6 km. Hajde gallat ne mes te dites. Qender tregetare te mirfillte ska Saranda dhe jo me te kete ne nje vend te shkret.
Ne kete zone nuk ekziston asnje fshate me emrin Vagolot por eshte fshati Vagalat.
Gjthashtu ai thote :"nene hijen e nje ulliri argile"! Epo u bera kaq vjece por ulli argile nuk kisha degjuar ndonje here. Ai o eshte ulli o eshte argile po emer ulli argile nuk ka. Por si duket ky "zotri" eshte nga ata qe kure erdhen ne Ksamil nga zonat e thelle te Tepelenes moren spatat dhe i prene ullinjte per dru zjarri, keshtun qe nuk ka si te njohe ullirin nga argileja.
3-- Me poshte ai vazhdon:
-- "Njerez kishte shume ate dite. Pritej Doktori. Mesdite. Fshatrat rreth, shikojne drejt qendres. Pllaka, Kullurica, Kodra, Kalcati, Llazarati, Greva, Pandelejani, Komoti, Qesarati, Vagalati i gjithe ne shesh. Dermish, Sopik. Biles dhe nga Jermeni i Angjelit. Cacit domethene."
Fshatrat nuk quhen Llazarat por Llazat, nuk quhet Greva por Grava, nuk quhet Pandelejani por quhet Pandalejmon, nuk quhet Komoti por quhet Komat, nuk quhet Jermeni por Jerme. Por me e forta eshte se ai pretendon se kete dite kishin dale shume per te pritur Doktorin dhe ku ne fshatrat minoritare ku nuk ka ngelur kembe njeriu dhe me i riu i kalon te 60-dhjetat. Ai shkruan kaqe shume budallaleqe sa qe bie vet me kembet e tije brenda dhe pa dashje nxjerr te verteten ne shesh duke thene me poeshte
- "Rruga per ne Kalcat eshte e perpjete, nje perrua gurgullon embel, nje tufe dhi ne pllaje. Sot ky fshat ka 18 banore. Mosha mesatare mbi 70 vjec"
Ne qofte se ne Kalcat banojne 18 banore dhe keta te moshes 70 vjecara sa nga keta kishin vajtur ne mitingun e Doktorrit?
Po ata qe jane nga Grava qe te pakten duan dy ore rruge me makine sa kane vajtur ne miting?Per mos te permendur ketu edhe fshatrat e tjera qe duan nga nje gjysem ore deri ne nje ore e gjysem!
Si puna e Kalcatit jane te gjithe fshatrat minoritare qe permendi "gazetari" madje edhe me me pake banore.
Keto ishin disa nga budallaleqe qe autori shkruante ne kete artikull per te mos permendur fjalite pa kuptim dhe krahasimet vulgare dhe te pa kuptimta qe perdor si kjo e me poshtmja.
--"Ne kryefshatin Livadhja, flitet greqisht. Gjithcka bukur. Era e Athines ndihej kudo, era Karamanlli".( Po mos ta dija qe eshte Tepelenas me siguri do ta merrja per ndonje greqishtefoles)
Ja pra sec pacaure botojne gazetat tona qe kur i lexon te vjen te mos kapesh asnje gazet me dore.
Korrieri sot:
------------------------------
BB miraton 7 milione USD per mbrojtjen nga eurozioni
E Shtune, 11 Qershor 2005
Banka Boterore ka vene ne dispozicion rreth 7 milione dollare kredi qe bashke me 5,2 milione dollare te Agjencise Suedeze per Bashkepunim Nderkombetar dhe 2 milione dollare te akorduara nga qeveria shqiptare do te perdoren per t'i thene ndal eurozionit te tokes dhe do te ndihmojne ne zhvillimin e biodiversitetit. ..
-------------------------------
Femijet me Azem dhe Tuberkuloz, ne nje pavion
E Shtune, 11 Qershor 2005
Personeli mjekesor i spitalit te Pediatrise ne QSUT ankesa per kushtet mizerabile ne pavionin e kardiopneumonise. Sipas infermiereve, prej 5 vjetesh te semure me Azem shtrohen ne te njejtin pavion me ata te Tuberkulozit. Mungesa ne shtreter, 2 paciente ne nje krevat
---------------------------------
I thuhet hazem dhe erozion mesa di une.
Ku ku moj nane
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.