Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipëria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- Dashuri në Chat, vodhi 50 mijë USD (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10543)


Postuar nga Admirali datë 06 Janar 2006 - 14:19:

Dashuri në Chat, vodhi 50 mijë USD

Gazmend Janku
g.janku@gazetashqiptare.com

TIRANE

Vjedhje me anë të mashtrimit nëpërmjet internetit. Kjo është akuza për të cilën u arrestua Lindita Halilaj, 42 vjeçe me banim në Shkodër. Ajo akuzohet se i ka vjedhur 50 mijë dollarë Neritan Hykës, emigrant shqiptar në Kanada. Vjedhja e pazakontë ka ndodhur edhe pse dy protagonistët nuk ishin takuar asnjëherë me njëri-tjetrin. Interneti ka qenë lidhja e tyre e vetme. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës, ka rezultuar se 42-vjeçarja Halilaj, kishte krijuar një lidhje virtuale nëpërmjet internetit me Neritan Hykën, në Kanada. Komunikimet e shpeshta, bënë që Neritani të binte në dashuri me Linditën, e cila pasi e kuptoi këtë fakt, filloi të zbatonte edhe planin e mashtrimit. Duke i premtuar martesën, 42-vjeçarja nuk ka nguruar t’i kërkojë të dashurit të saj virtual, lekët për blerjen e banesës dhe orendive të tjera shtëpiake. Neritani i dehur nga dashuria, i ka dërguar disa herë para, të cilat në total kapnin shifrën e 50 mijë dollarëve. Pas marrjes së sasisë së valutës, Lindita ka ndërprerë komunikimet me Neritanin, i cili vetëm në këtë moment e kuptoi mashtrimin. Pasi kishte humbur 50 mijë dollarë, Neritani lajmëron të afërmit e tij, të cilën bënë edhe kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës. Duke qenë se të dhënat në faqen e internetit përputheshin me gjenealitetet dhe të dhënat fizike të Linditës, ndaj kësaj të fundit, prokuroria firmosi urdhër-arrestin më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Nuk ka vonuar, dhe policia dje ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçares, ndaj së cilës rëndon akuza e vjedhjes me anë të mashtrimit.

Lidhja
Hetuesit kryeqytetas kanë dalë në përfundimin se lidhja midis emigrantit Hyka me mashtruesen Halilaj ishte krijuar nëpërmjet internetit ku të dy kalonin orët në chat.

Gazeta Shqiptare


Postuar nga tresh datë 06 Janar 2006 - 18:03:

Talking

Shtesa mbi materialin interesant te Admiralit dhe kush ka mend le te zere mend dhe juruni dreqin chatit e internetit se ju iken paret per ..esh ....ej po kjo keka tepelenase meee :p

TIRANE/ Policia arreston 42-vjeçaren nga Tepelena, prej një viti “dashuronte” nga interneti Neritan Hykën

Flirti, i vjedh emigrantit 50 mijë USD
Prokuroria: Lindita Halilaj, e dyshuar për mashtrimin me martesën


marre nga PANORAMA -- Klodiana Kotorri
Një emigrant shqiptar me qëndrim në Kanada, ka rënë pre i një mashtrimi të kushtueshëm gjatë komunikimit në distancë me një 42-vjeçare nga Tirana.

Kjo e fundit, e cila, sipas burimeve zyrtare të policisë, quhet Lindita Servet Halilaj, ka përfituar 50 mijë dollarë nga emigranti, të cilit i kishte premtuar martesë, pas kthimit në Shqipëri. Gjithçka ka filluar me një komunikim të rastësishëm në botën e internetit, i cili më pas është pasuar me një flirt platonik mes shtetasit Neritan Hyka dhe të dyshuarës Lindita Halilaj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 42-vjeçarja e cila ka lindur në Tepelenë dhe është banuese në Tiranë, pasi kishte rrëmbyer zemrën e Hykës, i ka kërkuar atij shumën e parave. Sipas policisë, Halilaj ka premtuar se do t’i vinte në përdorim për hapjen e një dyqani në katin e parë të shtëpisë, ku banonte në kryeqytet. Dyqani, sipas idesë së shtetases së dyshuar, pas kthimit të emigrantit Neritan Hyka, do të përdorej për interesa të dy “bashkëshortëve”. Prokuroria dhe policia e Tiranës, kanë dokumentuar të paktën 30 dërgesa të emigrantit nga Kanadaja në adresë të gruas me të cilën ai komunikonte. Pasi ka përfituar shumën 50 mijë dollarë, e dyshuara, sipas policisë, ka ndërprerë komunikimin me emigrantin. “Ajo nuk më përgjigjej në adresën e internetit dhe në numrin e telefonit”, ka dëshmuar i dëmtuari.

Aventura
Shtetasi që qëndronte në Kanada bashkë me disa të afërm të tij, ka vendosur të udhëtojë drejt Tiranës me qëllimin për të njohur gruan me të cilën kishte komunikuar, të cilës i kishte dërguar paratë. Emigranti ka deklaruar para hetuesve, së të gjitha shumat që ka dërguar në Shqipëri, i ka marrë në formë kredie në bankat kanadeze. Pasi ka mbërritur në Tiranë, Neritan Hyka ka tentuar të kontaktonte me 42-vjeçaren Lindita Halilaj. Kjo e fundit është “zhdukur”, ndërkohë pas një qëndrimi disaditor në kryeqytet, emigranti ka bërë denoncim në polici. Ai ka vënë në dispozicion të hetuesve të gjitha të dhënat e 42-vjeçares, dokumentet e dërgesave dhe vërtetimet e kredive që kishte marrë në Kanada. Dosja hetimore është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës, e cila më 26 dhjetor 2005, ka firmosur një urdhër ndalimi ndaj të dyshuarës Lindita Halilaj. Ajo është arrestuar dje në mënyrë të befasishme, pasi kishte filluar lëvizjet e zakonshme, bazuar në informacionet që kishte marrë për rikthimin e emigrantit në Kanada.

Flirti platonik
Ka qenë fundi i vitit 2004, kur Lindita Halilaj, nënë e dy fëmijëve, është lidhur në internet me Neritan Hykën. Ky i fundit, sipas policisë, jeton në Kanada prej vitesh me prindërit dhe vëllanë e tij. Disa muaj pas komunikimeve të para në internet, dy personat pushtohen nga flirti i fjalëve, pa njohur njëri-tjetrin nga pamja fizike. Halilaj i ka premtuar martesë emigrantit. Disa kohë më parë, e dyshuara i ka thënë “bashkëshortit”, se banonte në katin e parë të një pallati dhe kishte dëshirë që një pjesë të apartamentit ta kthente në dyqan. Ideja e 42-vjeçares, sipas saj, kërkonte shpenzime, ndaj duhej që Hyka të dërgonte paratë për të ngritur dyqanin që do të ndihmonte ekonomikisht çiftin e ardhshëm. Një muaj më parë, Hyka i tregon në telefon 42-vjeçares, se do të vinte në Tiranë, dhe do të fejoheshin. E dyshuara, e cila nuk kishte këtë qëllim, ka vendosur të ndërpresë lidhjet me emigrantin. Ajo është zhdukur nga interneti, ndërsa bllokoi edhe numrin e telefonit. “Prokuroria e Rrethit Tiranë lëshoi më datë 26 dhjetor 2005 urdhrin e ndalimit për 42-vjeçaren, pasi dyshohet se është autore e vjedhjes me anë të mashtrimit të shtetasit Neritan Hyka, banues në Kanada, të cilit i ka vjedhur shumën prej 50.000 USD”, thuhet në komunikatën zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.


Postuar nga peshtimi datë 06 Janar 2006 - 18:40:

Lereni Linditan te lire!

Lindita Halilaj nuk duhet denuar.......Ajo ra ne dashuri....i kerkoi te dashurit para.....dhe me vone u c'dashurua...
C'hyn policia ketu?


Postuar nga *miku* datë 06 Janar 2006 - 22:10:

peshtimi pse edhe ti paske mashtrru ???? mire une qe cdo dy jav ngela te uester union Mos e publikoni shum ket teme se me lat pa lek ne xhep


Postuar nga Cindi datë 06 Janar 2006 - 22:50:

Re: Lereni Linditan te lire!

Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Lindita Halilaj nuk duhet denuar.......Ajo ra ne dashuri....i kerkoi te dashurit para.....dhe me vone u c'dashurua...
C'hyn policia ketu?



Ky qenka nga ato rastet kur femra i propozon mashkullit dhe mashkulli nga gazi i madh ben pagesen e propozimit me cmim te larte, nepermjet internetit.



Jo shaka tani.

Kini kujdes se komunikimi virtual eshte, sikur te gjithe njerezit jashte te komunikonin me syze dielli. Syte thone shume tek njeriu dhe ketu nuk mund ti shihni!!!! jane te fshehura. Njerezit kerkojne per informacione te plota dhe mos besoni kollaj.

Me respekt - football


Postuar nga ~Enigme~ datë 06 Janar 2006 - 23:08:

Citim:
Po citoj ato që tha football


Ky qenka nga ato rastet kur femra i propozon mashkullit dhe mashkulli nga gazi i madh ben pagesen e propozimit me cmim te larte, nepermjet internetit.



Sa kam qeshur me komentin tend football.
Ajde c'behet ajde.... Ajo e shkreta s'kishte faj e luajti lojen bukur por ky i mjeri qe s'kishte cfare ti bente parate dhe donte te ndimonte ekonomikisht te ardhmen e tij dhe ai mendoj per veten e tij ...Sa mire tha su pasurova ne Kanada po nis biznes ne Shqiperi AHAHHAHAHA

O njerez kujdesni nga bota virtuale!!!!


Postuar nga tresh datë 06 Janar 2006 - 23:10:

Kjo e paska gjete Ameriken e saj

Alamet peshku ka zene, krap e shkuar krapit biles krap me K te madhe ,krap me karakter te forte qe e paska denoncu marrezine e tije

Po nga fliste ky nga Kanadaja (edhe kjo me K :p)??...aha me duket qe paska qene peshk Salmon i Kryposur
si nuk ju ndane gjithe keto K-ha ketij te gjorit :p


Postuar nga unforgiven datë 06 Janar 2006 - 23:11:

Qeka per te qeshur e jo per te vene mend..

keta jane burrecat shqiptare qe perballe te krijojne idene e burrave hijerende e fisnike, e para kompjuterave rrine si m.. .Me pelqeu ideja e peshtimit, c'lidhje ka policia ketu..Ai i ka derguar me deshire mijerat e $..Pse nuk kerkoi ndihmen e familjes me pare per te njohur identitetin e personit qe chatonte..
I shkreti paska ngel keq per goca, ka dash ta bleje me $ por as kjo si eci..

Ps.Po ai paska humbur dhe nga konvertimi i cnd$ ne usd $..


Postuar nga Klodel datë 06 Janar 2006 - 23:16:

hahahah sa kam qeshur me kete histori. per mua nuk ka te beje pse eshte virtualiteti se kshu mashtrimesh ka ne jeten reale sa te duash, sidmos mesh shqiptareve qe japin leket borxh pa kontrate thjesht ne baze te fjales, por po me vika me qesh se si mund te jepet nje shume kaq e madhe pa qene vete personi prezent.

football shifen syte shifen ne webcamera per ate pune por njeriu duhet te krijoje barrierat e besimit vete dhe te mbaje nje fije skepticizmi brenda vetes.


Postuar nga Cindi datë 06 Janar 2006 - 23:20:

Liljana apo Lindita apo akoma nuk dihet emri



Liljana Halilaj u kap në Qafë-Thanë, teksa po ikte në Maqedoni. I mori paratë shqiptaro-kanadezit Hyka për të hapur biznes në Shqipëri

Mashtron biznesmenin nga Kanadaja, i merr 50 mijë euro


Dashamir Biçaku

TIRANE- Mashtroi një biznesmen shqiptaro-kanadez duke i marrë 50 mijë euro, përfundon në pranga 42-vjeçarja. Liljana Halilaj po tentonte të largohej në drejtim të Maqedonisë, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë- Thanës në momentin që është arrestuar nga policia me akuzën e vjedhjes nëpërmjet mashtrimit, në bazë të një urdhër-arresti të firmosur nga prokuroria e Tiranës. Neritan Hyka, rreth 60 vjeç, biznesmen shqiptar i lindur në Kanada, ka denoncuar Halilajn se e kishte mashtruar, duke i marrë 50 mijë euro me argumentin se do t’i hapte një biznes në emrin e tij në Shqipëri. Sipas kallëzimit, paratë janë tërhequr prej 42-vjeçares nëpërmjet transfertave që Hyka kishte bërë nga Kanadaja në Shqipëri, nëpërmjet “Uestern Union”. Pas ndalimit të saj në pikën e kalimit kufitar në Qafë- Thanë është njoftuar policia e kryeqytetit për kapjen e të kërkuarës. Të martën në mbrëmje, gruaja e ndaluar për vjedhje me anë të mashtrimit i është përcjellë drejtorisë së policisë së Tiranës, ku edhe i është komunikuar urdhri i arrestit. “Vjedhje nëpërmjet mashtrimit në shuma të mëdha”,- kjo ka qenë akuza që i kanë komunikuar hetuesit Liljana Halilajt, e cila nga ana e vet nuk ka pranuar të ketë kryer një mashtrim të tillë.
Mashtrimi
Sipas burimeve të policisë, historia ka filluar rreth një vit më parë, kur e ndaluara, nëpërmjet një të njohuri të saj në Kanada, ka mundur të gjejë një investitor, i cili ishte i gatshëm të hidhte para për ngritjen e një biznesi në vendin tonë. Zgjedhjen e sektorit të biznesit, investitori Hyka ia kishte lënë gruas që i kishte marrë përsipër t’i kryente investimin në Shqipëri. Pasi kishin përfunduar marrëveshjen, Hyka kishte nisur dërgimin e parave në Shqipëri me këste. Burimet e policisë pohuan se e arrestuara kishte mundur të tërhiqte nëpërmjet agjencisë “Uestern Union” shumën prej 50 mijë eurosh, në 7 këste. Burimet e policisë sqarojnë se shumat e kësteve varionin nga 3 deri në 15 mijë euro. Kësti i fundit mësohet të jetë tërhequr prej Halilajt në muajin nëntor të vitit të kaluar, rreth 5 mijë euro. Që prej asaj kohe, Halilaj i kishte prerë komunikimet me “bosin” e saj përtej Atlantikut, për ecurinë e biznesit që ajo duhej të kishte hapur. Tentativat e tij për t’u lidhur apo për të komunikuar me sipërmarrësen e tij kishin shkuar kot. Kjo gjë e ka detyruar Hykën të udhëtojë në drejtim Shqipërisë dhe stacioni i tij i parë është bërë Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku ai ka kallëzuar Halilajn për vjedhjen e 50 mijë eurove nëpërmjet mashtrimit.
Arrestimi
Të martën, Lindita Halilaj është nisur për të kaluar në Maqedoni për një vizitë private, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë-Thanës. Gjatë kontrollit në pikën e kalimit, emri i saj ka rezultuar mes emrave të shpallur në kërkim nga policia shqiptare. Sistemi i elektronik i instaluar në këto pika ka nxjerrë të dhënat e plota të saj dhe veprën penale për të cilën akuzohej. Menjëherë Halilajt i janë vënë prangat, duke e ndaluar për disa orë në komisariatin e policisë së Pogradecit. Edhe pse ajo është përpjekur të argumentojë se nuk kishte probleme me drejtësinë apo me policinë, blutë e qytetit juglindor kanë njoftuar kolegët e tyre nga Tirana të cilët më pas i kanë komunikuar akuzën. Burime të policisë së kryeqytetit pohuan dje në mbrëmje se ata kishin mundur ta identifikonin gruan e kërkuar për mashtrim nëpërmjet fotove që kishin mundur të siguronin, ndërsa gjatë ballafaqimeve për njohje me punonjësit e sporteleve të agjencisë së transferimit të parave, këta të fundit kanë pohuar se ishte pikërisht ajo që kishte tërhequr në 7 herë shumën prej 50 mijë eurosh.

50
Mijë euro ka mundur t’i marrë biznesmenit shqiptar nga Kanadaja Liljana Halilaj. Kjo e fundit kishte marrë përsipër të ngrinte një biznes në emër të Neritan Hykës në Shqipëri, por pasi kishte tërhequr paratë e kishte ndërprerë komunikimin me të

7

Liljana Halilaj është paraqitur në sportelet e agjencisë “Uestern Union” 7 herë përgjatë një viti. Ajo tërhiqte shuma parash që varionin nga 3-15 mijë euro. Policia pohoi se këstin e fundit, Halilaj e kishte tërhequr në muajin nëntor të vitit të kaluar




06/01/2006
KATEGORIA: Kronike nga Tirana

Marre nga SHEKULLI ON LINE


Postuar nga Cindi datë 06 Janar 2006 - 23:24:

Re: Lereni Linditan te lire!

Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Lindita Halilaj nuk duhet denuar.......Ajo ra ne dashuri....i kerkoi te dashurit para.....dhe me vone u c'dashurua...
C'hyn policia ketu?



Ke te drejte Peshtimo. Vetem policia eshte teper ketu Ai kanadezi do punoje prape :p:p:p


Postuar nga unforgiven datë 06 Janar 2006 - 23:31:

Me c'po shoh une qenkan dy artikuj nga mediat tona fantastike qe kane te perbashket vetem identitetet e personazheve..
Ke te marresh te qene e ke te lene..
Ama dhe ky Xha Neritani goxha Bixinesmen paska qene....


Postuar nga tresh datë 06 Janar 2006 - 23:38:

ca te punoje me ai atij besoj se tani i ka ike deshira te punoje meee :p
Duhet te jete ba per Karitas ky i shkreti si femije supe duke kursy $ pas $-ri per te ardhmen e ndritur te tije
Si thoni a te hapim nje kulete ofertash per te


Postuar nga Amici di Nessuno datë 07 Janar 2006 - 00:23:

amon ere po si i paska bo keto 50000 $ ne kanada tjetri, ta ndaje dhe me ne kete experience se nuk po na dalin leket as me ble livere.


Postuar nga PARIS datë 07 Janar 2006 - 01:41:

Talking

Tjeta juaj!
Aman sa kam qeshur me ket shkrim
(pale e kane vene si lajm te dites gazetaret e Shqiperise)
Jane gjera qe ndodhin cdo dite.
Budallenj ka bota sa te duash, e perse s`duhet te kete budallenj Shqipetare??!!!

Ai mashkulli , me mire ta quajme- Mackul-;
qenka nje rrote gome kanadeze e trashe,-qe turp t`i thote vetes
se tij se cfare veprimi paska bere,
jo me te denoncoje marrezine e tij trashanike!
Por existokan dhe keta lloj meshkuj!

Tani, nje pyetje ketij Rrotes se gomes kanadeze,
"I dergoi me duart e tij parate apo erdhi ajo dhe ja vodhi brenda ne shtepi??!!"

Mire ja ka bere per zotin!Pikat ja ka lujt!S`i s`ka dit ta mashtroje dhe ca t`i merrte dhe shtepine rrotes se gomes kanadeze!

Tani ka vene alarmin!Perse???Te tregoje qe existojne rrota gomash
shqiptar qe mashtrohen nga nje femer ne net???!!!

Degjoni o shqiptare!
Ne internet pak a shume te gjithe kemi arrit te mashtrohemi,
por me fjale dreqi e mori, -sepaku jemi ndjere mire shpirterisht
por deri tek Interesi i hapur s`e kisha imagjinuar kurre
se exitojne tipa te tille mashtruesish!!!!

Sa per ate femren, - le te merret burri i saj me te!Ta mbaje apo ta lere!
S`ka pune ligji te nderhyje per mashtrim personash ne net,
pasi ky rrota e gomes kanadeze-patjeter qe duhet ta kete kaluar moshen
21 vjec(se ndryshe s`i i beri ato para)!

Vallahi, o shoke dhe shoqe, a nuk mblidhemi te gjithe bashke,
t`i japim asaj femres dhe nja 100 mije $ amerikane kesaj here,
si cmim shperblimi per gjestin qe paska bere!

hahaahhahahahaahaha, djema e shikoni sesi mashtroheni ju???!!!
Po ne rrealitet???!!-Sa para jepni keshtu varavingo???!!
Ku ta gjesh nje krap t etille!
Mire u lexofshim dhe lajme te tilla vertet turp te shkruhen ne shtypin
e dites.


Postuar nga peshtimi datë 07 Janar 2006 - 01:46:

Shqiperia me kete duhet mburrur.....Rast per ne Guiness....


Liljana nga Tepelena duke mbajtur nderin e pacenuar,pa dhene as edhe nje puthje,ben te sajat 50 mije Euro(70 mije dollare kanadeze ...uau..)

Te lumte Liljana,Lindita a Lumnie a whatever....!

Turp per policine shqiptare qe ne te njejtin vend(Qafe e Thanes)ku ndaloi Nastradinin qindra vjet me pare...ndalon kete trashegimtare te denje...


Postuar nga PARIS datë 07 Janar 2006 - 01:50:

Talking

hahahaahahah, Peshtimo-mos vdeksh kurre!
Qenke figure ti, -hahaahahahhahahaahahahaha!
Perqafime dhe pergezime per cfare ke shkruar me lart!


Postuar nga Cindi datë 07 Janar 2006 - 01:56:

Paris pse shqetesohesh per burrin e Lindites ti? Ata e bejne bisnesin bashke


Postuar nga peshtimi datë 07 Janar 2006 - 02:04:

Citim:
Po citoj ato që tha PARIS
hahahaahahah, Peshtimo-mos vdeksh kurre!
Qenke figure ti, -hahaahahahhahahaahahahaha!
Perqafime dhe pergezime per cfare ke shkruar me lart!



Paris,

Ke ndonje WESTERN-UNION prane shtepise?


Postuar nga tresh datë 07 Janar 2006 - 02:13:

Citim:
Po citoj ato që tha football
Paris pse shqetesohesh per burrin e Lindites ti? Ata e bejne bisnesin bashke


Te ishte ne rregull kjo Lindita e kishte ba ''bisnesin'' edhe me ate policin qe e ka kap..... dhe e kishte kalu Qafe Thanen


Postuar nga PARIS datë 07 Janar 2006 - 02:19:

Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi


Paris,

Ke ndonje WESTERN-UNION prane shtepise?



ahhaahahahahahahahaahahas, ketu tek une
vetem behen terheqje parashe nga Western Union
hahaahahahhahahahha, ke naj menje t ekeqe me te mashtru???!!
ahahahahahahaha, s`ka rob Nane qe me mashtron mu grup!


Postuar nga PARIS datë 07 Janar 2006 - 02:22:

Talking

Citim:
Po citoj ato që tha tresh


Te ishte ne rregull kjo Lindita e kishte ba ''bisnesin'' edhe me ate policin qe e ka kap..... dhe e kishte kalu Qafe Thanen



Hahahahahahahahahaha, -Shkodrane i raft pika!
e ka pas lerg Qaf Thanen!


Postuar nga peshtimi datë 07 Janar 2006 - 02:22:

Une desha te dergoja ndonje gje te vogel per perqafimin...
rreth 500 Euro.....apo eshte pak?


Postuar nga PARIS datë 07 Janar 2006 - 02:24:

Talking

Peshtim, po te jap si shkembim dyfishin vec mos u lodh me me nis euro
se nuk m`i then amerika
hahaahahahahahahahahah, te perqafoj akoma me shume!

ps..-kujdes se po na denoncojn, hahaahahahahaahahahaha!


Postuar nga tresh datë 07 Janar 2006 - 02:25:

Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Une desha te dergoja ndonje gje te vogel per perqafimin...
rreth 500 Euro.....apo eshte pak?



ti keke dore-shpume mor burre, a ban me te perqafu edhe une
vetem se une i du ne bono te thesarit me maturim 3 mujor


Postuar nga PARIS datë 07 Janar 2006 - 02:36:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh


ti keke dore-shpume mor burre, a ban me te perqafu edhe une
vetem se une i du ne bono te thesarit me maturim 3 mujor



hahaahahahahahhahaahahah, sa sevap bani Admirali qe na solli
sot ket lajm shqiptar,-hhahaahahahahahahahahahahaha!

Tresh, meqe perqafimet `po ja japim bashke Peshtimit
a `ti ndajm bashke thast??!!
hahaahahahahahahhhhaahahahha!
Pashim!


Postuar nga tresh datë 07 Janar 2006 - 02:43:

Citim:
Po citoj ato që tha PARIS


hahaahahahahahhahaahahah, sa sevap bani Admirali qe na solli
sot ket lajm shqiptar,-hhahaahahahahahahahahahahaha!

Tresh, meqe perqafimet `po ja japim bashke Peshtimit
a `ti ndajm bashke thast??!!
hahaahahahahahahhhhaahahahha!
Pashim!



hajt pra mire po i ndajme mbas hallit
po qa po bajme na te dy keto 3 muje deri sa te maturohen Bonot e thesit dmth te thesarit me fal


Postuar nga PARIS datë 07 Janar 2006 - 02:48:

Wink

Nderkohe hedhim ne gjyq shkodranin e qeshun per vjelljen e ndenjave te mia ne net, -hahaahahahahahahahahahahahahaha!
Masanej kapim i krapuliq - edhe e majm si deshmitar!

A te ec biznesi ty-ka me me ec dhe mu???!!!-ahahahahahahahhahaha!


Postuar nga peshtimi datë 07 Janar 2006 - 03:56:

Unhappy

Tresh, meqe perqafimet `po ja japim bashke Peshtimit
a `ti ndajm bashke thast??!!
hahaahahahahahahhhhaahahahha!
Pashim! [/B][/QUOTE]


Paris,

Te lutem mos e shperdoro ket' dashuri te porsalindur.....
Une po nis menjehere 1000 USD,por mos i ndaj me Treshin...

Nuk e sheh qe ai eshte Bi de njekohesisht agjent i Vatikanit?
I do Bono thesari .......
dhe me maturim tremujor.....

te perqafoj me fort se Biznesmeni Hyka....


Postuar nga PARIS datë 07 Janar 2006 - 04:08:

Talking

hahaahahahahahaahahahahahahahaha,
e forte kjo!
Hajt pra dyfishoji, hahaahahahahahahahahahaha!
Ka t`ja fillojm????Me telefon apo me msn???!!!
haahahahahahahahaahahahahahahaha
Qesha pa dashte me qesh!


Postuar nga azurro datë 07 Janar 2006 - 08:51:

Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Qeka per te qeshur e jo per te vene mend..

keta jane burrecat shqiptare qe perballe te krijojne idene e burrave hijerende e fisnike, e para kompjuterave rrine si m.. .Me pelqeu ideja e peshtimit, c'lidhje ka policia ketu..Ai i ka derguar me deshire mijerat e $..Pse nuk kerkoi ndihmen e familjes me pare per te njohur identitetin e personit qe chatonte..
I shkreti paska ngel keq per goca, ka dash ta bleje me $ por as kjo si eci..

Ps.Po ai paska humbur dhe nga konvertimi i cnd$ ne usd $..



Epo ta shikoshe keshtu duket goxha djale!!!!
Por si duket seshte nga ata burra ma dy "rr" por eshte bure me nje "r".
I shkreti djale apo seshte dhe "simpatike". "Gjynah" i vajti mundimi huqe.
Ehe halle halle kjo dynja.


Postuar nga tresh datë 07 Janar 2006 - 13:02:

Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Paris,

Te lutem mos e shperdoro ket' dashuri te porsalindur.....
Une po nis menjehere 1000 USD,por mos i ndaj me Treshin...

Nuk e sheh qe ai eshte Bi de njekohesisht agjent i Vatikanit?
I do Bono thesari .......
dhe me maturim tremujor.....

te perqafoj me fort se Biznesmeni Hyka....



Bravo Peshtim.....i ke pase tana mundesite me me nxjerre agjent te talebaneve po me kurseve...
ej Bonet mos i harro...Banka e ka emrin IOR


Postuar nga peshtimi datë 07 Janar 2006 - 15:49:

Mare nga gazeta lokale "Zeri i Ali Pashes">>>

7 Janar 2006,

Nga burime brenda policise kemi mundur te shkeputim zbardhjen e njeres prej bisedave ne dhomen e Chatit ndermjet Liljana Halilit dhe biznesmenit kanadez Hyka.Ata nul perdornin emrat e tyre te vertete,por pseudonimet LILLY(Halili) dhe PYKA(Hyka).

Lilly sign on:

PYKA:Ordhe zemer..
LILLY:Tani shpirt...
PYKA:..OK..
LILLY:Esht ftoht atje u prushi i endrrave te mija.
PYKA:....oh shum shum freezing..
LILLY:Te ngrijne kembet?
PYKA: i cik...pse?
LILLY:se dua ti ngroh mes gjinjve te mija..
PYKA:...sa e ke numurin e bras...
LILLY:Sa i keq qe je
PYKA:...pse?
LILLY:...je shume i keq....por ty do ta them
PYKA:..He...
LILLY:Ti e di shpirt sa veshtire eshte ketu....
PYKA:....zemer...si i ke boobs..he
LILLY:....sa do me dergosh o shpirti im?
PYKA:2000 Euro..po m'thuj a i ke D..
LILLY:...Dergo 3000 se te njejten pagese ben tek WESTERN-UNION
PYKA:...mir mir po jan D?
LILLY: D jane D o shpirti im...

(Pyka sign off)

Ne numurat e ardhshem do botojme pjese nga bisedat e tjera.

Gezim Ruci


Postuar nga Cindi datë 07 Janar 2006 - 15:53:


Postuar nga DORALBANI datë 08 Janar 2006 - 18:33:

Pa koment apappaapapapap therjaaaaaaaaaaaaa

Citim:
Po citoj ato që tha juve
amon ere po si i paska bo keto 50000 $ ne kanada tjetri, ta ndaje dhe me ne kete experience se nuk po na dalin leket as me ble livere.


Une du Adresen e ktij trimit, se qeke rob zoti ene zemren e paska flori fare.
Kuleten plot, ment bosh. Kombinimi me perfekt, sbohet.
Une du adresen Nr telefoni edhe sdu asgje tjeter.
car o kjo livere mer jahu?


Postuar nga i_pafajshem datë 09 Janar 2006 - 02:32:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh




Po nga fliste ky nga Kanadaja (edhe kjo me K :p)??..



Si e ke hallin Tresho?


Postuar nga peshtimi datë 09 Janar 2006 - 17:04:

Grabitja 50 mije USD, si u mashtrua djali i biznesmenit

E Hene, 09 Janar 2006
Gjykata e Tiranes vendos masen e sigurise "burg pa afat" per 42-vjecaren Lindita Halilaj, e denoncuar nga Presidenti i Liges Shqiptar-Kanadeze, Neritan Hyka. Mashtroi permes Internetit djalin e tij student per jurisprudence ne Kanada, duke i "rrembyer" permes disa transfertave 49 mije dollare

Flamur VEZAJ

E zbehur, 42-vjecarja Lindita Halilaj mundohej te fshinte fytyren nga blic-et e aparateve fotografike, qe e ndiqnin ate, ndersa zbriste shkallet e Gjykates se Faktit te Tiranes pas marrjes se mases se sigurise "arrest ne burg". Dje, ne mesdite, Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, pas paraqitjes se provave nga organi i akuzes, vendosi te le ne qeli nenen e dy femijeve, e cila akuzohet se ka mashtruar nje student shqiptar. Ky i fundit, djali i Presidentit te Liges Shqiptaro-Kanadeze, Neritan Hyka, studion per jurisprudence ne Kanada. E.Hyka u dashurua "on line me 42-vjecaren Halilaj, e cila i kishte premtuar martese dhe i kishte derguar foto te tjera atij.

Sipas prokurorise, Halilaj, me origjine nga Shkodra, ka konsumuar vepren penale te "vjedhjes me ane te mashtrimit, ne bashkepunim". Ajo ka mashtruar studentin e Juridikut ne Kanada, shqiptarin 24-vjecar, i cili pas joshjeve permes Internetit, i kishte derguar me keste nje shume prej 49 mije dollare amerikane. Vete nena e dy femijeve, 42-vjecarja Halilaj nuk ka preferuar te flase ne asnje moment gjate qendrimit ne sallen e gjyqit. I vetmi rast kur ajo ka levizuar buzet ishte reagimi ndaj pohimit te prokurorit te ceshtjes, sipas te cilit, Halilaj ishte kapur ndersa kthehej nga Maqedonia. "Nuk po kthehesha, por po shkoja per ne Maqedoni", ka thene shkurt ajo, pa pranuar perseri te flase per akuzat ndaj saj.

Ndryshe nga e pandehura, shume aktiv ka qene avokati i saj mbrojtes, Haki Kraja, i cili ka kerkuar "lirimin e menjehershem te shtetases Lindita Halilaj". Ai ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria, duke u shprehur se klientja e tij eshte e pafajshme. Nga ana tjeter, perfaqesuesi i akuzes ka treguar para gjykates se se Halilaj, permes Internetit dhe fjaleve e fotografive te bukura, te derguara per studentin shqiptar ne Kanada, e kishte joshur ate dhe kishte mundur t'i marre plot 49 mije dollare amerikane studentit. Ka qene babai i studentit, Neritan Hyka, i cili drejton Ligen Shqiptaro-Kanadeze, ai qe, pasi ka zbuluar mashtrimin, ka denoncuar ne polici gruan 42-vjecare.

Terheqjet e dollareve, sipas akuzes, jane bere permes 23 kesteve dhe agjensise "Eestern Union". Ne pjesen me te madhe te rasteve, parate i ka terhequr e arrestuara Halilaj, ne disa raste ish-vjehrra e saj, por edhe bashkerisht. Dergesat e parave varionin nga 3 mije deri ne 17 mije dollare, ndersa, dergesa e fundit eshte kryer ne muajin nentor 2005 dhe ishte plot 5 mije dollare. Policise i eshte dashur te beje me pare edhe ballafaqimin e Halilajt me punonjes te "Eestern Union". Pas marrjes se kesaj shume, "mashtruesja: ka nderruar numrin e telefonit dhe ka mbyllur adresen e saj ne Internet. Por as keto veprime, nuk e kane shpetuar ate nga arrestimi ne Qafe-Thane, disa dite me pare. Ndersa dje, gjyqtarja Mariana Dedi vendosi te pranoje kerkesen e prokurorise per te lene nen masen e arrestit me burg pa afat 42-vjecaren e akuzuar per mashtrim.


Postuar nga peshtimi datë 09 Janar 2006 - 17:40:

Pika qe si bie Drejtesise sone!

Ky lajm ne dukje qesharak,nxjerr ne pah nje nga pikat me te dobeta te Drejtesise sone.....Mungesen e Drejtesise.

Prokuroria akuzon Halilin per "vjedhje nepermjet mashtrimit ne bashkepunim"....
Nuk e kuptoj se si mund te quhet "vjedhje" dhurata(qofte e madhe)e dhene nga IDIOTI?
Si mund te quhet "ne bashkepunim"kur Lindita per marrjen e dhuratave dergonte dhe vjehrren?

Gjyketasja(qe shpesh liron kriminelet)vendos masen e arrestit pa afat per nje nene me dy femije???!!!!

Djhe te gjitha keto mbi bazen e denoncimit te nje Biznesmeni,i cili ne vend te dergoje te birin ne nje Institucion per te Prapambeturit Mendore e financon per ta bere avokat dhe e le te notoje ne shuma marramendese dollaresh.....GIVE ME A BREAK!!!

Liondita do ti mungoje mbremjen e Kurban Bajramit te shoqit,vjehrres dhe dy femijeve te saj....Dhe kjo per shkak te nje gabimi....Nje gabim qe mund ti ndodhe kujtdo ne nje vend te korruptuar ku shume njerez me pushtet (perfshi gjyqtaret)vjedhin me te dyja duart!!!
E gjith kjo pune mund te zgjidhej me nje kthim te pjeshem te dollareve dhe te gjithe palet(nuk hyn ketu Biznesmen-Biri debil)do kishin marre nje mesim te mire....


Postuar nga Admirali datë 09 Janar 2006 - 18:12:

Hmmm

O peshtimi, le te leme menjeane faktin qe tjetri u tregua aq debil sa nisi 50.000 $ nje te panjohure.

Ti the:

Citim:
Nuk e kuptoj se si mund te quhet "vjedhje" dhurata(qofte e madhe)e dhene nga IDIOTI?


Pikerisht nje mashtrim i cili perfundon me pervetesimin e prones se tjetrit (monetare, e patundshme ose e tundshme etj) quhet me ligj "Vjedhje me ane te mashtrimit". Akuza ne kete drejtim eshte mese e sakte



Gjithashtu ti the perseri:
Citim:
Si mund te quhet "ne bashkepunim"kur Lindita per marrjen e dhuratave dergonte dhe vjehrren?


Sic po e thua dhe vete ne fillim, ajo disa here dergonte dhe vjehrren per te marre dollaret tek Western Union. Pikerisht ky akt i dergimit te vjehrres ben qe te hyje ne loje dhe pjesa e ligjit qe thote per "Vjedhje me ane te bashkpunimit". Dhe ketu nuk ka ndonje gabim ligjor. Terheqja e parave nga nje person i dyte (ne rastin e saj, vjehrra), ben qe automatikisht ligji per vjedhjet ne bashkpunim te veproje mbi te (ndoshta dhe me vjehrren, por kjo varet nese ajo e dinte kete loje apo jo).


Nga pikpamja juridike, akuzat jane mese te drejta.

Persa i perket gjykateses, po te kujtoj dhe kete gje: Masa e arrestit pa afat vihet per ata persona qe paraqesin rrezikshmeri per tu larguar nga vendi. Ne rastin e Lindites, sipas policise (kjo e bazuar tek shkrimet neper gazeta), ajo u kap duke udhetuar ne drejtim te Maqedonise.

Madje dhe sikur ajo te ishte kapur duke ardhur po nga Maqedonia (kjo sipas asaj qe ajo paska thene ne momentin e vleresimit te mases se arrestit), prape po e njejta logjike ligjore do te vepronte: e akuzuara ka mundesi te largohet jashte vendit.


Postuar nga peshtimi datë 09 Janar 2006 - 18:33:

Admiral,

Le te diskutojme seriozisht.

Masa e arrestit nuk ka te beje thjesht me mundesine e largimit jashte.Ka te beje me rrezikshmerine e krimit,si dhe me precedentet penale te autorit.
Ne te kundert do veprohet si ne periudhen e Diktatures kur te gjithe njerezit qe benin vepra penale arrestoheshin dhe mbaheshin ne izolim deri sa dilnin ne gjyq.

Rasti i Halilit nuk eshte i tille.Krimi nuk eshte i rende.Personi nuk paraqet rrezikshmeri po qe se ndiqet e lire ose ne arrest shtepie.Mundesia e largimit nga Shqiperia kufizohet me venien e emrit te Halilit ne pikat e kalimit dhe me mbajtjen e pashaportes.

Per bashkepunim as qe behet fjale.As edhe vete Halili nuk filloi historine per te vjedhur.Nuk kemi te bejme me nje Mashtruese Profesioniste!E gjykoj te gabuar ZELLIN e Prokurorise per ta futur sa me thelle!

Ka nje prirje ne Shqiperi nga qarqet Gjykates-Prokurore-Avokate.Te mbajne te izoluar njerezit nga te cilet mund te "shkundin" para.Shume here
"hijenat" e Drejtesise Shqiptare ndjejne se mund te marrin shuma te mira nen dore nga te dy palet per ceshtje te lehta.Kam pershtypjen(mbase te gabuar)qe kjo po ndodh ne rastin e Halilit.
Masa e "arrestit pa afat" ma shton bindjen!


Postuar nga bylisboy datë 10 Janar 2006 - 06:20:

Question e kane arrrestuar??????????

c a thoni ju o bab ojo ehte njeshi ua ka dh..... edhe atyre boseve te piramidave . mashtrim tamam per ne guines prokuroria ben mire t`a lere te lire dhe ti thote me fal .le ti gezoje leket tjetra pastaj po qe per mashtrim ka nja 140 k....a andej nga parlamenti qe po na mashtrojne prej 15 vjetesh dhe kanevjedhur miliona dollare tonat mos te merren me kete te gjoren ajo gjeti shesh e beri pershesh. edhe ky canadezi o bab paska qene dell fare, megjithese mire ju behet ketyre tipave qe u griset dollari ne xhep po prishi nga pak ooooo toooope jo ti marrin te gjitha ash tu (qesh mire kush qesh...... )


Postuar nga AlbNY-er datë 11 Janar 2006 - 11:05:

KRAP KANADEZ I KRIPOSUR

peshtimi shkruan:

Prokuroria akuzon Halilin per "vjedhje nepermjet mashtrimit ne bashkepunim"....
Nuk e kuptoj se si mund te quhet "vjedhje" dhurata(qofte e madhe)e dhene nga IDIOTI?
Si mund te quhet "ne bashkepunim"kur Lindita per marrjen e dhuratave dergonte dhe vjehrren?


Interesting ....

Peshtim, Admirali ti ka shpjeguar shume qarte se si eshte vjedhja nepermjet mashtrimit, te cilen ti e quan dhurate.... gjithashtu edhe ne bashkepunim, pikerisht sepse me Linditen apo Liljanen ka bashkepunuar e vjehrra.

Pastaj, ai sikur i kishte derguar parate per blerjen e nje shtepie apo dicka te tille, dhe nuk i kishte dhuruar gje Liljanes apo Lindites.
Qe eshte treguar idiot kjo as qe duhet diskutuar

Qe nga viti 1997 u fol shume per firmat piramidale ne Shqiperi... sipas mendimit tend kursimet e Shqiptareve nuk u vodhen nga firmat piramidale, por u bene dhurate lol. Nuk dua te ve emra per bashkeatdhetaret e mi qe u genjyen.

pastaj me poshte peshtimi shkruan:

Liondita do ti mungoje mbremjen e Kurban Bajramit te shoqit,vjehrres dhe dy femijeve te saj....Dhe kjo per shkak te nje gabimi....Nje gabim qe mund ti ndodhe kujtdo ne nje vend te korruptuar ku shume njerez me pushtet (perfshi gjyqtaret)vjedhin me te dyja duart!!!

GABIM THE? me duket se vendimi qe eshte marre tregon se funksionon deri diku Drejtesia Shqiptare.

Jam dakord me TRESH paska qene nje kombinim K-sh ketu qe, lere mos e pyet.... ai KRAP nga KANADAJA apo i KRIPOSUR e ajo me te vjehrren paskan qene KRVA me K te madhe.


Timeo Danaos et dona ferentis


Postuar nga PARIS datë 11 Janar 2006 - 11:37:

Talking

Aha, i biri i Neritan Hykes ky Rrota e gomes kanadeze?!
Epo, -nuk paskan qene para djerse ato 50 mije$,
ndaj kane ikur ashtu-pa ju dridhur duart!
Epo djersen e popullit, zotni Neritani ja dergon te birit te studjoje
dhe njekohesisht i biri esht ne gjendje te mashtroje dhe te mashtrohet
duke kaluar ore te tera ne chat????!!!!
Edhe cfare bisedash serioze qe bente aman, jo gjoksi, jo numeri,
aman o zot!Se rritet gomari deri en 24 vjec dhe nuk ze mend
s`e kisha imagjinuar!
Ca hipokrizie luhet ne kete bote mjeranesh!
Mjere shqiperia se cfare e ardhme e pret, nga kjo lloj rinie
dhe nga keta lloj perfaqesuesh shtetit!
Turp t`i thuash kujt se jam shqiptar!!!!!!
Ya, ya, ya....ca poshtersie!


Postuar nga ARENC datë 19 Janar 2006 - 02:16:

Brava Paris per fjalet qe ke thene...OK!!!


Postuar nga Gjilanasi_csi datë 30 Janar 2006 - 14:08:

Pse jo un po te kapja noj goce kshtu qe ka lek do ti ja marr pa problem.. Nqs eshte ajo budalla pse mos me i marr.

Ai cuni paska qen komplet budalla ku dreq nje person nuk e njeh i nis 50 mij $.

O zot cas mban kjo tok..


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 01 Shkurt 2006 - 22:00:

Nexttttttttt viktima tjeter na plasi bytha kush bjen viktim ku te con mushka K........ mashkull coen lek P......... ku ti maresh ....hallall


Postuar nga peshtimi datë 01 Shkurt 2006 - 22:26:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Nexttttttttt viktima tjeter na plasi bytha kush bjen viktim ku te con mushka K........ mashkull coen lek P......... ku ti maresh ....hallall


Heeejj Presidenti Rrush,

Kije kujdes tajaren(aeroplanin-turqisht),se kur pelcet nuk gjen derman...


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 03 Shkurt 2006 - 15:05:

palleeeeeeeeeeeeee

Skeni shans ti afroheni e jo te pelcasi Peshtim nji president nuk kercenohet a e din pse ...................sepse ai pseudonimin e ka KERCENIM


Postuar nga Clever datë 13 Shkurt 2006 - 09:28:

Nuk blihet dashuria me para..


Postuar nga Albanialove datë 16 Shkurt 2006 - 17:42:

Ketu behet fjale per mashtrim dhe mendoj se kjo baxhella duhet te marre denimin e merituar.
Vetem ne chatet shqiptare 99% e personave jane mashtrues.Ne chatet e huaja eshte me e ulet kjo perqindje.

Turp te kete,nene me 2 femije....pthu


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.