Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Kënaqësia e të pëlqyerit të vetes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18038)


Postuar nga lule datë 30 Tetor 2010 - 19:11:

Kënaqësia e të pëlqyerit të vetes

Shqetësohemi shumë që t’u pëlqejmë të tjerëve, po neve a na pëlqen vetja jonë? Dhe a është pikërisht ky faktori kryesor për t’u ndjerë mirë?


Nëse autokritika lind nga përballja me modelin, të cilit të tjerët na kanë rekomanduar apo ne vetë kemi vendosur të ndjekim, autostima rritet duke u çliruar nga një tronditje e fortë, nga gjykimet që japim mbi veten tonë. Në fund të fundit, në këtë botë mund të jetohet shumë mirë edhe me pak indiferentizëm. /
Nëse autokritika lind nga përballja me modelin, të cilit të tjerët na kanë rekomanduar apo ne vetë kemi vendosur të ndjekim, autostima rritet duke u çliruar nga një tronditje e fortë, nga gjykimet që japim mbi veten tonë. Në fund të fundit, në këtë botë mund të jetohet shumë mirë edhe me pak indiferentizëm. /Ai që e pëlqen veten e tij i ngjan paksa asaj flakës së një kandili, e cila shkëlqen me dritën e vet dhe në të njëjtën kohë tërheq vëmendjen dhe simpatinë e të tjerëve. Të kesh një autostimë të mirë nuk është vetëm një e drejtë që e kemi vetëm sepse ekzitojmë, por është dhe një detyrë ndaj vetes tonë, sepse largon ankthet, pasiguritë, ndrojtjet dhe shumë sëmundje, që shpesh e kanë origjinë psikosomatike.

Përballja me idealen

Është gjëja më e natyrshme në botë, të pëlqesh veten tënde është e vështirë. Jemi gjithmonë gati të kritikojmë veten tonë dhe të gjejmë defekte me bollëk, edhe aty ku në vërtetë nuk janë, sepse nuk jemi asnjëherë ashtu siç do të donim të ishim. Është pikërisht ky thelbi: si duhet të ishim? Përse nuk jemi kështu siç jemi?



Stima që dikush ka për veten e vet është pikërisht fryt i krahasimit midis asaj çka është dhe asaj që ai aspiron të bëhet. Sa më larg ideales të ndjehemi, aq më pak stimohemi. Vetëm atëherë kur na duket se korrespondojmë me atë çka ndjejmë se duhet të ishim, mund t’i bëjmë të heshtin, të paktën për pak kohë, mendimet tona të brendshme që na brejnë me kritiakt e shumta për veten dhe krahasimet e pafundme me të tjerët. E megjithatë, mund të ndihesh i pakënaqur edhe kur ke shumë cilësi pozitive dhe gjërat shkojnë më së miri. Mos ndoshta të munduarit e vetes është një ves nga i cili është vështirë të shpëtosh?

Pjesërisht është e vërtetë, duke ditur se idealen është e pamundur ta arrish. Nuk është e mjaftueshme të diplomohesh me maksimumin e rezultateve apo të martohesh me burrin më të mrekullueshëm në botë, ose akoma më mirë të arrish një pozitë ekonomike shumë të kënaqshme. Për t’u ndjerë të kënaqur me veten asnjëherë nuk mjafton asgjë. Mund t’ju duket jashtë çdo llogjike ose si një shuplakë për ata që janë vërtet më të pafat, por edhe ai që praktikisht mund të ketë pasur gjithçka në jetë, mund të ndihet i pakënaqur me veten e tij dhe i stresuar në të njëjtën kohë.

Dëshirat që ne kemi, janë vërtet tonat?

Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: jemi të sigurt që duam të jemi ashtu siç mundohemi dëshpërimisht të dukemi? Jetët tona janë shpesh frut i një keqkuptimi të madh, d.m.th. ndjekim dëshira që mendojmë se janë tonat dhe në të vërtetë nuk janë. Pak nga familja dhe pak nga shoqëria jemi bërë ata çka jemi, me dëshirën tonë ose jo. Dhe kështu jemi formuar mbi bazën e modeleve që aprovoheshin nga të tjerët.

Për të pasur ndërgjegjen e pastër jemi përpjekur të evitojmë atë që në të vërtetë kemi dashur të jemi. Me pak fjalë, për të qenë të pëlqyer nga të tjerët dhe për të marrë aprovimin e të tjerëve jemi përshtatur. Por gjithsesi kjo nuk do të thotë aspak se jemi të manipulueshëm apo bosh, ashtu si një fletë e bardhë, sipër së cilës mund të shkruajë gjithkush. Secili prej nesh ka të rrënjosur që në lindje një farë personaliteti dhe motivimi, që na drejtojnë për të bërë një zgjedhje të caktuar dhe të refuzojmë një tjetër.

Por ja që shpesh pasiguria mund të na çojë tek dëshirimi i diçkaje për të parandaluar ankthin që mund të lindë nga një zgjedhje e gabuar, për t’u mbrojtur, për të qenë të pëlqyer në sytë e të tjerëve, për t’u përpjekur të mos i ngjajmë nënës, për të qenë si ajo këngëtarja e famshme që kemi idhull, për të mos i dhënë pakënaqësi partnerit, etj., etj.


Autostima nuk jep gjykime

Në fakt jemi qenie shumë të komplikuara. Për çdo gjë e kemi gati mekanizmin e dyshimit. Kjo është arsyeja që shpesh herë është shumë e vështirë të gjesh, në mes të këtij gërshetimi dëshirash, kushtesh dhe zakonesh, atë pjesë tonën që na pranon në të vërtetë ashtu siç jemi, pavarësisht nëse e arrijmë apo jo diçka. Ajo pjesë që nuk ka nevojë madje as të na falë për gabimet tona, thjesht sepse nuk njeh të tilla, por i konsideron edhe gabimet e paevitueshme si përvoja dhe eksperienca të vlefshme në jetë.


Nëse autokritika lind nga përballja me modelin, të cilit të tjerët na kanë rekomanduar apo ne vetë kemi vendosur të ndjekim, autostima rritet duke u çliruar nga një tronditje e fortë, nga gjykimet që japim mbi veten tonë. Në fund të fundit, në këtë botë mund të jetohet shumë mirë edhe me pak indiferentizëm.


Postuar nga kotka datë 10 Nëntor 2010 - 00:59:

ah sa shume me pelqen vetja, por akoma nuk kam dalldisur...
kjo e fundit me duket se eshte me e rendesishme


Postuar nga lule datë 06 Shkurt 2011 - 15:15:

Normal kotka , qe kjo e dyta eshte me e rendesishmja ..ku je ? me mungojn mendimet & citimet e tua ..


Postuar nga Piktor datë 06 Shkurt 2011 - 15:55:

Personalisht kam probleme me te pelqyerin e vetes.
Per fat te mire natyra me ka ushqyer e mesuar se vetja duhet kritikuar.
Fatkeqesisht jam shume kritik me veten . Me teper se çduhet.


Postuar nga shelgu datë 18 Shtator 2012 - 04:56:

Po Narcisizmi?


Postuar nga kotka datë 18 Shtator 2012 - 05:13:

thank you lule
te gjithe duhet te jemi te kena


Postuar nga kotka datë 18 Shtator 2012 - 05:14:

thank you lule
te gjithe duhet te jemi te kenaqur me vehten
duhet te themi po jam i afte te bej edhe shume gjera te tjera qe nuk i kam bere akoma


Postuar nga kotka datë 18 Shtator 2012 - 05:15:

por vetem nje gje sa kohe qe rritemi jemi kritik ndaj vehtes eshte normale
kur rritemi, e pranojme vehten ashtu sic jemi, d.m.th plakemi dhe mencurohemi


Postuar nga RAIMONDI datë 18 Shtator 2012 - 10:02:

Po s'do mend ajo, sa me shume plakesh me shume mencurohesh , ndaj per te drejtuar shtetin
nuk duhen vendosur te rinjte por .....te moshuarit ,

__Te rinjte jane budallenj, keshtu qe eshte eksperiment i rezikshem ti vesh ata ne krye ,
sic bejne ne partite shqiptare.....


Postuar nga RAIMONDI datë 18 Shtator 2012 - 10:12:

Sa per temen e lule Mullages do thosha se kur te pelqen vetja eshte hapi i pare
qe ti pushon se perfeksionuari vet veten ...dmth pushon se mesuari nepermjet leximit apo edhe marjes se eksperiences se te tjereve ..

Ne kete rast njohurite e tua ndalojne progresin .......

Se kjo bote eshte ne perpmiresim te vazhdueshem , sjlelle gjithmone gjera te reja
ndaj njeriu nuk duhet te kenaqet me vet veten , por duhet te vazhdoje te kulturohet duke lexuar vazhdimisht ......Shkollimi vazhdon gjate gjithe jetes ..

....Dija s'ka fund ..nderkaq qe vetekenaqja nuk ka vend..., se ne te kundert ngelesh mbrapa te tjereve


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.