Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Ka filluar te vije.. backe
Zonjusha/zonja/zoterinj qe nga momenti kur une fillova te kuptoj dicka se kush eshte shoqeria, aq sa na lejonte regjimi dallova shume manovrime te ulta qe benin komunistet.Piksepsri ata i shtynin femijet e tyre te beheshin anetare te PPSH/PKSH.Pjesa me e madhe e tyre ishin disa injorante me 4 klase fillore dhe shumta 7-8 klase me vone.Kush mbaronte nje shkolle te larte dhe pranonte te bashkpunonte me SIG e shtetit mund te mbahej me pune ne rrethin e tij, bile mund edhe te behej komunist.Pjesa tjeter syrgjynosej ne Veri duke emigruar brenda vendit.Kishte nje kufi per inteligjencen ne radhet e PKSH;jo me shume se 3 %.Komunistet PPSH i donte qe te ishin nga radhet e kllases punetore dhe fshataresis kooperativiste.I donte te tille sepse keta me injorancen e tyre ishin dakord me ato qe thoshte partia dhe i benin gropen atij qe do te guxonte te thoshte nje mendim ndryshe.Me syte e mij kam pare intelektual te mirfillte qe keta injorant e xhahile i kane katandisur ne nje fare feje qe te vinte keq t'i shikoje.Po ju tregoj nje rast.Drejtori i ERE sot i quajtur B Nepravishta ,nje njeri e nje intelektual shembellor e profesionist i zoti eshte ofenduar nga nje komunist injorant duke i thene :''Ik or kulaku i mutit''.Ai vertet rridhte nga shtresat e mesme te popullsise,por po ta njihje ose kush e njeh ate sot ai eshte nje person me veti e vyrtyte xhentelmeni.Keta ishin komplet injorant e xhahile ne zbatimin e Luftes se kllasave(,me perjashtime te vogla ishin njerez normale).Pra keta mjerane e xhahil e dinin se te qenit komunist,servil e i bindur ju sillte lehtesira ne jete ne krahasim me te tjeret,prandaj i shtynin femijet qe te antaresoheshin tek bucja PPSH.Pra kjo pune u be si nje rruge vazhdimesie gjer ne ditet e sotme per ish komunistet.Disa vepruan ne kete menyre;nje vella psh antaresohej ne PD dhe dy te tjeret ne PS etj.Kjo menyre perfitimi krijoji nje tradite qe ata te merreshin me politike per te perfituar.Kjo ishte dhe eshte nje semundje ngjitese ne keto familje,te marrit me politike vetem per brashnje.Prandaj shumica e juaj vjen nga kjo trashegimi,(me ndonje perjashtim te rralle) e keqe,prandaj mos t'ju vij inat qe ua thone te verteten ne sy.Nje njeriu te thjesht ne ate kohe nuk i vete mendja as atij dhe as femijeve te tij sot, qe te diskutojne per probleme te tilla.Mos na u hiqni sikur nuk jeni te till.Shume prej jush studjojne sot ne perendim shpenzojne paret e gjakut te shqiptareve,ato pare qe baballaret tuaj kusare kane vjedhur me tendera,duke mos dhene drejtesi neper procese gjyqesore e duke bere ndere ne kurriz te te tjereve.Pjesa juaj me e madhe eshte mesuar qe babai kusar t'ju sjelli pare te qelbura dhe kete e bene baballaret tuaj per 8 vjet.Ata u muaren me lloj-lloj trafiku;qe nga droga,prostitucioni,trafikimi i femijevee vajzave,trafikimi i armeve etc.Disa nga keta femije qe i kane pasur baballaret e tyre ne administraten shteterore studjojne ne shkolla private ketu ne Londer e qytete te tjera.Ku i gjetet paret o shkerrdhata baballare,qe as bababi e gjyshi juaj nuk ju ka lene asgje si trashegim.Vetem kan vjedhur dhe tani qe ky burim ju pre fillojne e turfullojne si qener te terbuar duke e share e ofenduar.Jeni mjerane dhe keshtu keni per te kauisur gjithe jeten.Edvini ky psikopate me sepate ne dore do shkoje tek vendi i qenit.E kam thene edhe me pare Nano qorri do t'i ngul atij guret e varrit.Ai ka deshtuar qe pa hedhur hapin e pare.Ai poe drejton PS me nje grusht rrebelesh te bashkise duke perjashtuar ata qe e krijuan ate parti.Ustai nuk t'i meson te gjitha hilet,pavaresisht se te mbane prane.Ai me politiken e tij e percau dhe po e percan opoziten sepse eshte mendje hu.Keshtu qe bredhja neper kasollet e fshatrave nuk ua mbush dot mendjen fshatareve tane konservator qe ai eshte burre i mire.Mjafton qe ne 2009 ta nxjerrin me bythe ne shesh neper gazeta dhe edvini e PS jane te humbur ne gjithe zonat rurale.Besoj e pate ne zgjedhjet e 18 shkurtit,ku zona rurale ishte si asnjehere me pare blu.Keshtqe bababllaret tuaj dhe ju nuk keni per te ardhur me ne pushtet per 4 legjislatura.Bishti i qenit ngelet bisht qeni.Nqse edvini dhe banda e tij do te mundohen te pengojne reformat ata do te damkosen me vulen e turpit nga shoqeria shqipetare dhe nga historia.
iku 97ta,nuk merret pushteti me dhune zoti papagall.
hahahahaha, e degjuat salen ne 90ten hahahhahahaa.... pershendeste dhe respektonte shume zotin president te asaj kohe qenin ramiz.. dhe i dinte dhe luftrat e cfare trimi na paskej qen qeni ramiz... hahahahahhaahhaa, ja si dolen dhe keta klyshat e tjer qe jan pas tij
Kryeministri:Pronaret te kthejne siperfaqet e gjelbra
TIRANË- Tryeza që kryeministri Berisha zhvilloi pak ditë më parë me kryebashkiakët e vendit, duket se ka nisur të japë rezultatet e para konkrete. Kjo pasi, duke marrë shkas nga shqetësimet e ngritura nga disa kryetarë bashkish në atë takim, kryeministri Berisha i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, reagimin e saj. Bëhet fjalë për një shqetësim, që ka në themel pronat, ku në mjaft raste, komisionet vendore të pronave u kanë kthyer pronarëve sipërfaqe të gjelbra, si lulishte, por edhe sipërfaqe të tjera që ndodhen në institucionet arsimore, si shkollat. Ndaj, Berisha ka kërkuar që të bëhet amendimi i ligjit, ku të theksohet se procesi i njohjes dhe ai i kthimit të pronës janë dy procese të ndryshme. "Në kundërshtim flagrant me ligjin, janë kthyer sipërfaqe dhe objekte të pakthyeshme, shkolla dhe institucione të sistemit arsimor apo lulishtet e qyteteve dhe kjo faktikisht po krijon vështirësi shumë të mëdha.
Në amendimet që duhet të bëjmë duhet të qartësojmë se është tjetër gjë njohja e pronësisë dhe tjetër gjë kompensimi i saj",- u shpreh kryeministri Berisha, duke theksuar se nuk mund t'i kthehet lulishtja e qytetit pronarit të saj. Sipas kreut të qeverisë, vetëm në rast se Plani i Rregullimit të qytetit e përcakton atë si zonë ndërtimit, pronari automatikisht fiton të drejtën e pronësisë së truallit. Duke dënuar kthimin e zonave të gjelbra për pronarët nga komisionet përkatëse, Berisha tha se, do të ndëshkohen të gjitha ata që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij, motivi që ata e bëjnë këtë lidhet vetëm me xhepin e tyre. Madje, Kryeministri kërkoi që, të gjitha dosjet përkatëse të shkojnë në prokurori, ashtu si edhe dosjet për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, ndërsa nënvizoi se, po të jetë e nevojshme, në bashkëpunim me opozitën të ndryshohet Kodi Civil, në mënyrë që të përcaktohet që prona e vjedhur të konsiderohet e tillë, pavarësisht periudhës kur ka ndodhur një veprim i tillë.
Shekulli
--------------------------
Hajde..Hajde c`ka me u bo...nje mish..mash..
Mbase ky, do te jete FUNDI i Sali Protopapes !!!
Allejs gutten Une jam...
Mire e ke ti por ne demokraci nuk ndodh keshtu si mendoni ju.Ne vendet demokratike te Europes jo njerzit qe nuk i pushkatojne,por edhe kafshet jo.Te me falesh por'' paske ngelur Devolli'' thot Driteroi, ndersa une dua te them qe nuk ke ndryshuar nga shqiptaret e para '90-s megjithese ke shume vite ne RFGJ.Te me kuptosh,nuk me vjen keq per Saliun por per konceptete e tua per jeten politke ne demokraci.Laj thaj ata politikane kemi,apo mos ke dashur te thuash se te gjithe jane per t'ua numeruar ne balle?
Kalofsh mire!
Vlonjati
Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
hahahahaha, e degjuat salen ne 90ten hahahhahahaa.... pershendeste dhe respektonte shume zotin president te asaj kohe qenin ramiz.. dhe i dinte dhe luftrat e cfare trimi na paskej qen qeni ramiz... hahahahahhaahhaa, ja si dolen dhe keta klyshat e tjer qe jan pas tij
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Laj thaj ata politikane kemi,apo mos ke dashur te thuash se te gjithe jane per t'ua numeruar ne balle?
arturm, xhelil gjoni nuk levizte dot se kishte mar fund ajo pune, kishte ardhur koha.. e studentve su behej dot gje.. po kan qen demagogji me teper.. po e kam llafin per keta zagaret qe lehin kot e bejne siur dine.
se ajo qe u takonte studenteve e mori nje me keq se ramizi se pjell etyre ishte.
..
Te dihej e mire e kau nuk e thernin .....
Jam kuri0z cdo te thoni ju freshistet e forumit kur shqiperia te behet anetare e natos vitin tjeter?
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Allejs gutten Une jam...
Mire e ke ti por ne demokraci nuk ndodh keshtu si mendoni ju.Ne vendet demokratike te Europes jo njerzit qe nuk i pushkatojne,por edhe kafshet jo.Te me falesh por'' paske ngelur Devolli'' thot Driteroi, ndersa une dua te them qe nuk ke ndryshuar nga shqiptaret e para '90-s megjithese ke shume vite ne RFGJ.Te me kuptosh,nuk me vjen keq per Saliun por per konceptete e tua per jeten politke ne demokraci.Laj thaj ata politikane kemi,apo mos ke dashur te thuash se te gjithe jane per t'ua numeruar ne balle?
Kalofsh mire!
Poshte komunistet dhe kelyshet e komunisteve
BE: Shqipëria, lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuar
Presidenti i Keshillit te Europes, Luis Amado
BE: Shqipëria vazhdon që të ketë një qeverisje të dobët, nuk zbatohen ligjet
Këshill i Bashkimit Europian publikon rezultatet për Shqipërinë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë mbërthyer vendin
Këshilli i Bashkimit Europian, në raportin e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka nënvizuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë problemet më të mëdha me të cilat po përballet vendi. Gjithashtu në një skaner që Këshilli i Bashkimit Europian i ka bërë Marrëveshjes së Zgjerimit dhe Sfidave Kryesore, me të cilat do të përballen vendet gjatë vitit 2007-2008, thekson se Shqipëria vuan nga një qeverisje e dobët, ndërsa zbatimi i ligjit mbetet në nivele tepër të ulëta. Konkluzionet e bëra nga ana e Këshillit, që është një nga organet më të larta të BE, kanë ardhur pas bërjes publike nga ana e Komisionit të Progres-Raportit për Shqipërinë. Këshilli ka bërë të ditur se Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, por probleme të mëdha e shoqërojnë vendin, të cilat do të mbeten edhe sfidat kryesore të vitit 2008.
Korrupsioni
Sipas raportit të BE-së korrupsioni është i përhapur dhe përben një problem serioz për Shqipërinë, ndërsa masat për forcimin e sistemit gjyqësor kundër korrupsionit janë vonuar. Referenca për nxjerrjen e konkluzioneve nga ana e Këshillit të Europës kanë ardhur pas bërjes publike të Progres Raportit, që mbetet edhe dokumenti kryesor i arritjeve dhe sfidave për BE-në. Sipas Këshillit të Europës, ndryshimet ligjore janë te nevojshme për përafrimin kuadrit tonë ligjor me Konventën e Civile të Këshillit te Evropës për Korrupsionin. Sipas Ministrave të Jashtëm të BE-së, që janë edhe anëtarët e këtij institucioni ligji, për konfliktin e interesave ka nevojë për sqarime te mëtejshme. Propozimi për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit për të lejuar anëtarët e Parlamentit për të hequr dorë nga imuniteti i deputetit, ende nuk është adoptuar.
..........................................
Re: Vlonjati
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Keto fjale te Sales i kam degjuar personalisht tek sheshi i Qytetit Studenti. Gjithashtu Sala ka qene nje nga ata qe na tha qe te ktheheshim ne leksione, ose me sakte qe te shkonim ne shkolle, dhe pas shkolle te vazhdonim protestat. Une keto i di mire.
Megjithate duhet pranuar qe, ne kushtet e atehereshme duhej "lajkosur" pak pushteti per te arritur qellimin e lejimit te pluralizmit ne Shqiperi. Murit me koke nuk i bihej, por ai duhej gerryer pak nga pak.
Ti e di mire se sa e dua une Salen, por per keto fjale ne ate kontekst te asaj kohe, duhen gjykuar ndryshe. Mos harro qe kishte persona si Xhelil Gjoni qe propozuan te coheshin tanket ne Qytetin Studenti.
Psh.
Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
BE: Shqipëria, lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuar
Presidenti i Keshillit te Europes, Luis Amado
BE: Shqipëria vazhdon që të ketë një qeverisje të dobët, nuk zbatohen ligjet
Këshill i Bashkimit Europian publikon rezultatet për Shqipërinë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë mbërthyer vendin
Këshilli i Bashkimit Europian, në raportin e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka nënvizuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë problemet më të mëdha me të cilat po përballet vendi. Gjithashtu në një skaner që Këshilli i Bashkimit Europian i ka bërë Marrëveshjes së Zgjerimit dhe Sfidave Kryesore, me të cilat do të përballen vendet gjatë vitit 2007-2008, thekson se Shqipëria vuan nga një qeverisje e dobët, ndërsa zbatimi i ligjit mbetet në nivele tepër të ulëta. Konkluzionet e bëra nga ana e Këshillit, që është një nga organet më të larta të BE, kanë ardhur pas bërjes publike nga ana e Komisionit të Progres-Raportit për Shqipërinë. Këshilli ka bërë të ditur se Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, por probleme të mëdha e shoqërojnë vendin, të cilat do të mbeten edhe sfidat kryesore të vitit 2008.
Korrupsioni
Sipas raportit të BE-së korrupsioni është i përhapur dhe përben një problem serioz për Shqipërinë, ndërsa masat për forcimin e sistemit gjyqësor kundër korrupsionit janë vonuar. Referenca për nxjerrjen e konkluzioneve nga ana e Këshillit të Europës kanë ardhur pas bërjes publike të Progres Raportit, që mbetet edhe dokumenti kryesor i arritjeve dhe sfidave për BE-në. Sipas Këshillit të Europës, ndryshimet ligjore janë te nevojshme për përafrimin kuadrit tonë ligjor me Konventën e Civile të Këshillit te Evropës për Korrupsionin. Sipas Ministrave të Jashtëm të BE-së, që janë edhe anëtarët e këtij institucioni ligji, për konfliktin e interesave ka nevojë për sqarime te mëtejshme. Propozimi për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit për të lejuar anëtarët e Parlamentit për të hequr dorë nga imuniteti i deputetit, ende nuk është adoptuar.
..........................................
nga ai diskutim i ramiz ali,te them te drejten u cudita jashte mase ,me kujtohej vetem ajo pjes kur isha i vogel kur thoshte ;rrini,avash,mos u nxitoni...
por ajo qe dua te rikujtoj,jane fjalet ku thoshte;
ne evrop,do te vemi me orgjinalitetin tone,me respketin per atdheun ,me traditat tona....
une per keto fjale te drejten ,nuk e fusja ne burg...
sepse per keto gjera SOTE PO PERBUZEMI
PER KETO GJERA PO MERREMI NEPER KEMBE,ANEMBANE BOTES..
NE JEMI NJE POPULL QE KEMI HUMBUR VLERAT TONA...JEMI NJE POPULL ORFAN,I SAKATOSUR..
PA STIL..
ti shqipetar do te jesh i huaj per tjetrin gjithmon,edhe pse tjetri eshte i huaj per ty,por ti gjithmon do te jesh;;
u be nje radikalizem qe nuk ishte e nevojshme,deri edhe ne stallat e pularis...
u be nje radikalizem..ku nuk ofroheshin rruge,menyra te berit te gjerave dhe te diskutuarit...
sote behet ,dhe do te ekzistoj per shume kohe akoma nje politik e ndryshkur e bere me njerz te ndryshkur
por me e keqia eshte se edhe 30vjecaret po ndryshken akoma me shpejt sec jan ndyshkur ata te paret
nje taulant balla,me ate mistrecin e beratit.. po behen diciturat e politikes
taulant balla me erion bracen, sjan ashtu si thua ti o ari.. po ca te besh qe aq e llogjikoni .. ata thjesht po thone ate qe po ndodh ne vend dhe mos te vazhdohet me tutje ... po po te ecesh pas sales.. ashtu do thuash per te gjith qe mendojne ndryshe..
per sa i perket ramizit.. ai kishte nje provoj 50 vjecare politike... dhe nuk ishte budalla...por dhe ai ka pas ato te tijat ndonje her me keq se enveri.. ishte shum i zgjuar sa asgjesoi te gjith kundershtaret e tij brenda ppsh-s. ishte njeriu me i afert dhe me i besuar i enverit, ai dhe ysni kapua.. qe te dy keta ishin ata me te keqinjte.. nq se kadri azbiu me beqir ballukun do kishin mundur ta asgjesonin enverin, shqiperia do ishte kthyer me kohe ne krahun e perendimit.
koha do e tregoje, se ca do bej e di rama kur te mare frenat e vendit ne 09ten.. athere do shofesh rruge, toka te mbjella, ferma me standarte perendimore, ambjente te pastra, aktivitete shoqerore etc etc.. se ai eshte njeri me vizion.. dhe eshte cun me zemer jo frikacak qe kthehet nga fryn era.
[
citoj vlonjatin
koha do e tregoje, se ca do bej e di rama kur te mare frenat e vendit ne 09ten.. athere do shofesh rruge, toka te mbjella, ferma me standarte perendimore, ambjente te pastra, aktivitete shoqerore etc etc..
Kur the mo sillo ne 2009 hahahahahahahhaah po si do ta marr ne 2009 pushtetin me erion bracen apo me gramoz rucin apo me skender gjinushin me shoke???
Ditari i Azem Hajdarit: Ditët e para të PD
Pjesë nga protokolli i mbledhjeve të para të PD
1-
Një nga pikat më të nxehta të debateve brenda kryesisë, ishte përcaktimi i PD-së nëse do të ishte opozitë politike ndaj Partisë së Punës. Debati mban datën 23 dhjetor dhe fillon me deklaratën e Berishës
Një anëtar:
Saliu ushtron problemin që jemi në opozitë, sepse i takon kuptimit filozofik.
Eduart Selami:
Përcaktimi opozitë vjen nga përmbajtja. Është i partisë sonë.
Berisha
Unë mendoj që, taktikisht, jo në shkallë të gjerë, ta përdorim.
Anëtar:
Këtu nuk ka shkallë të gjerë, zyrtarisht duhet thënë opozitë, sepse rreziku kryesor, që të mos e pranojnë si opozitë, por si derivat i frontit.
2-
Diskutimi për qëndrimin që duhet të mbajë PD ndaj Ramizë Alisë
Eduart Selami:
Ju më kërkuat të them rroftë Ramiz Alia! Ta diskutojmë. Unë e quajta gabim sepse nuk mund ta mohoj rolin e Ramiz Alisë, por pozicioni i Ramizit është i dyfishtë. Është pikë kyçe. Sa kohë ka teserën, është President dhe Sekretar i Partisë së Punës. Duhet të kemi kujdes.
Sali Berisha:
Kam një vërejtje. Nuk jam dakord t'i bëhet thirrje për të ikur nga Partia. Presidenti është besnik i Kushtetutës. Ai nuk e braktis. Ne nuk e pranojmë kandidaturën e tij për President pas zgjedhjeve se është Sekretar i Partisë. Kjo burokraci, armik kryesor ka Ramiz Alinë.
Disa nga anëtarët vlerësojnë në këtë mbledhje rolin e Ramiz Alisë dhe mendojnë se roli i tij nuk ka mbaruar. Mes tyre Arben Meçaj.
3-
Debati rreth problemeve në funksionimin e Komisionit Nismëtar dhe bien në sy kritikat për disa drejtues kryesorë që flasin në emër të partisë. Në një debat të tillë, kritikohet përdorimi i unit nga Berisha dhe Pashko. Kërkohet që ata të mos flasin në emër të partisë pa pyetur kryesinë dhe që të evitohen fjalimet që përmbajnë mendimet personale. Kritikat e para janë hedhur nga Rexhep Uka.
Rexhep Uka
Unë s'kam asnjë mendim të keq për asnjë, dhe për atë që erdhi sot me ne. Nuk kam asgjë, më asnjërin. Në terminologjinë e dikurshme, është përdorur uni, jo fjala ne. Për Saliun unë kënaqem. Ky uni nuk na shkon. Edhe Gramozi ka folur me unin.
Më 24 dhjetor, në ambientet e PD-së afrohet edhe Rama. Sipas procesverbalit, një gazetar i "Rojter" pyet, përgjigjet Berisha dhe më pas Rama citohet në disa rreshta.
Gazetari i "Rojter":
Po në lidhje me qëndrimin ndaj PPSH-së, që është për pluralizmin në kushtet e marksizëm-leninizmit?
Sali Berisha:
Ne nuk shohim dallim substancial në veprimtarinë e Partisë së Punës së Shqipërisë.
Edi Rama:
Nuk jam politikan. Si artist, si mbështetës i PD-së, duke pasur parasysh që është opozitare, nuk jam dakord. Ku është tribuna për të shprehur mendimet. PPSH nuk do të ndryshojë qëndrim në këtë rrugë. A do dështojë PD në shtyrjen e zgjedhjeve?
4-
Më 4 janar 1991 kryesia bëri një nga mbledhjet më të gjata, në të cilën diskutoi rreth qëndrimeve dhe kritikave të Shenasi Ramës, si individ drejtues në PD, që kanë lidhje me Shërbimin Sekret dhe regjimin komunist. Në procesverbal janë 13 faqe me debat, që përfundon me propozimin për përjashtimin e tij nga partia. Por, në fakt, Shenasi Rama kishte dhënë, sipas procesverbalit, vetë dorëheqjen më parë.
Azem Hajdari
Ti, mirë bëre që dhe dorëheqjen vetë. Çështja shoqërore dhe shqiptarët, kanë dy gjëra të ndryshme. Në Shkodër nuk ke punuar mirë. Në Lidhjen e Shkrimtarëve je mirë.
Një anëtar:
T'i ke treguar veten. Ti si anëtar i komisionit nuk ke kryer asnjë detyrë.
Sali Berisha:
Ramiz Alinë e kam takuar më 12 gusht me 40 mjekë. Zonja dhe Shenasiu më kanë thënë që kam qenë mjek i Enver Hoxhës. Shenasiu ngutet shumë. Sapo është krijuar Partia Demokratike.
Shenasi Rama:
Njerëz demagogë si Sali Berisha. Premtimet e bëra nga Partia Demokratike u lanë përgjysmë. PD-ja, që me krijimin e saj nuk ka bërë asnjë premtim. Ke një të metë të rëndësishme. Ke një anarshi në veten tënde.
Sali Berisha:
Bëj autokritikë që e kam futur në komision.
Arben Imami:
Propozoj të përjashtohet nga PD. Provokacion, shpifje për drejtimin e PD. Aprovojmë kërkesën e tij për largimin nga Komisioni Nismëtar.
Shenasi Rama, është i pari anëtar kryesie që u përjashtua nga Kryesia e PD-së.
Kadare: Mungesa e dritave dhe e ujit, barbare
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare flet për situatën në Shqipëri dhe çështjen e fesë
T'i kthehemi pak ngjarjeve në Shqipëri. Po mbushen pothuajse dy dekada që nga përmbysja e komunizmit dhe ende nuk mund thuhet se tranzicioni atje ka mbaruar. Shpeshherë, vihet re një ndjenjë pesimizmi për mundësinë e përmirësimit të gjendjes. Nga ana tjetër Shqipëria sot është pranë marrjes së një ftese për anëtarësim në NATO. Si do t'i komentoni ju këto zhvillime në Shqipëri?
Natyrisht, unë e kuptoj gjithë atë ligështimin që përmendët ju, e kuptoj fare mire dhe kjo nuk do të thotë që ne të harrojmë dhe të mos marrim parasysh atë çka ndodhur, kanë ndodhur edhe gjëra të mira në këtë kohë, psh ne, vetë fakti që ne, nga një vend që prisnim të na sulmonte NATO-ja, ja kishim mbushur mendjen vetes se do të na sulmojë NATO-ja dhe bënim gati disa shtiza dhe disa maja gjilpërash çative, që të mbroheshim prej saj, kurse tani presim ftesën që të hyjmë, kuptohet çfarë ka ndodhur, në botë edhe në Shqipëri; por unë e kuptoj edhe padurimin shqiptar, sepse ky tranzicion, siç thatë ju, zgjati shumë, dhe po kthehet në një fare ngecjeje, ngecje historike; se gati 20 vjet që po bëhen, nuk është më fjala tranzicion që i përshtatet. Problemi që kemi, është se ka disa probleme bllokuese në Shqipëri, që duken nganjëherë banale nga ana e jashtme, por s'janë banale, janë shumë të thella, ai që është problemi i dritave dhe i ujit. Na vjen turp të gjithëve, që duhet të flasim, të merremi me këtë problem.
Mirëpo, nuk di si të mos merremi, sepse kjo është sikur të na ketë ardhur një gjë që nuk ndodh sot në botë, ose në një pjesë të madhe të planetit, të jetë kthyer, ta zëmë një sëmundje e Mesjetës, Murtaja, dhe ne të kemi punë me të. Mungesa e ujit dhe dritave, është barbare, është jo e epokës tonë, prandaj na acaron ne fakt, na bllokon në çdo gjë, paralizon vullnetin në këtë vend, krijon ligështim moral; dhe në këtë mënyrë, mungon ai që është normaliteti i jetës; në këtë mënyrë, Shqipëria s'mund të jetë një shtet i lire dhe sovran, duke pasur këtë problem kaq të rëndë, që në pamje është banal dhe mua më vjen tashti pak zor, që detyrohem të flas për të, kështu na vjen zor të gjithëve, është uji dhe dritat. Uji ka qenë një mjet shtypjeje, historikisht është njohur, mjet dhune; madje ekziston një terminologji, një term që quhet, "diktatura hidrike", diktatura të bazuara mbi sundimin e ujit, pra diktatura që bazoheshin më tepër se në burgje dhe në polici, në mungesën e ujit, në ndërprerjen e ujit, Natyrisht, që nuk dua të bëj krahasim, pa dyshim, por ne na ka mbetur pra nëpër këmbë, një gjë, një relike e kohërave barbare, e epokave të vdekura. Prandaj, kështu, shpjegohet që në Shqipëri krijohet ky ligështim, me të drejtë, si të thuhet, sepse duke mos zgjidhur disa probleme madhore, ato bllokojnë të tjera dhe bllokimi kalon në zinxhir dhe krijohet ajo që thashë, ngecja.
Marrë me shkurtime nga "Zëri i Amerikës"
Policia shpërndan me dhunë protestuesit, 50 në komisariat
DËSHMIA NGA QELIA
Biznesmeni Robert Alliaj ka dëshmuar dje me telefon nga qelia për presionet e ushtruara nga policia e Vlorës
I shoqëruari: Policia ka rrahur gra e fëmijë të vegjël
Një prej të shoqëruarve të djeshëm në policinë e Vlorës ka mundur që të dëshmojë me telefon nga qelia e paraburgimit për atë që ka parë dhe provuar vetë. Robert Alliaj, biznesmen ndërtimi, ka dalë së bashku me qindra vlonjate të tjerë duke kërkuar referendum për projektin e Petroliferës por është marrë forcërisht në polici.
Çfarë po ndodh me ju në këto momente?
Na kanë mbyllur në komisariatin e policisë së Vlorës dhe po na trajtojnë si kriminelë. Ata na kanë izoluar dhe na marrin shenjat e gishtave. Na bëjnë presione duke na thënë kush ju shtyn, kush ju organizon, kush ju paguan.
Si ju morën në polici?
Unë jam biznesmen dhe kur erdhi policia nuk protestova, nuk kundërshtova por ata nuk pyetën për asgjë dhe më morën forcërisht në komisariat. Disa prej nesh janë rrahur kur u morën dhe disa të tjerë janë rrahur në komisariatin e policisë. Janë rrahur gra fëmijë. Na kanë poshtëruar duke na shtrirë barkazi me duart pas koke sikur të ishim zvarranikë. Edhe makinat që kishim na i ka marrë policia dhe na i ka sekuestruar.
Gjatë kësaj kohe që jeni në komisariat, ju kanë dhënë ndonjë shpjegim apo ju kanë thënë se sa do ju mbajnë?
I kemi pyetur policët herë pas here por nuk na thonë asnjë gjë. Na marrin veç e veç për të na çorientuar. Momentalisht (ora 21.15) jemi mbi 35 vetë brenda në polici. Na kanë shpërndarë në qeli të ndryshme. Na thanë që na morën për verifikim. Unë kërkova një avokat mbrojtës por nuk më kthyen përgjigje. Nuk është normale që të më mbajnë në këtë mënyrë. Unë jam biznesmen. Ne kërkojmë vetëm referendum dhe asgjë tjetër.
VLORË
Dita e 9-të e protestës së qytetarëve vlonjatë në kërkim të një referendumi është njollosur nga ndërhyrja brutale e policisë. Rreth 200 policë dhe forca të RENEA-s kanë rrahur dhe shoqëruar në komisariat protestuesit
Policia shpërndan me dhunë protestuesit, 50 në komisariat
VLORË- Policia e Vlorës dhe RENEA shpërndan përdhunisht protestën e nisur nëntë ditë më parë për të ndaluar ngritjen e TEC-it në gjirin e Vlorës. Uniformat blu të policisë lokale, të ndihmuara edhe nga forca të tjera shtesë të dërguara nga kryeqyteti, kanë hyrë me forcë në turmën e protestuesve dhe duke përdorur shkopinj gome e sende të tjera të forta, kanë arritur që t'i "neutralizojnë" ata. Më pas janë shoqëruar forcërisht në komisariatin e policisë edhe rreth 50 protestues. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan dje se edhe në komisariatin e policisë këta protestues janë përballur me dhunën policore.
Të dhënat e para që mbërrijnë nga qyteti i Vlorës flasin për një numër të madh protestuesish në marrë forcërisht në polici. Sipas dëshmitarëve okularë që ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin që ka ndërhyrë policia, gjithçka ka nisur rreth orës 16 e 30 minuta. Në këtë moment qindra protestues po qëndronin për të nëntën ditë në rrugën hyrëse për në kantierin e firmës italiane. Ata kishin ndërtuar një barrikadë që më datë 26 dhjetor të vitit të kaluar duke mos lejuar hyrjen e makinave të rënda në kantierin e ndërtimit. Kërkesa kryesore e protestuesve ishte zhvillimi i një referendumi lokal në mënyrë që qytetarët e Vlorës të kishin mundësinë të thoshnin fjalën e tyre në lidhje me ngritjen apo jo të një projekti me bazë nafte në bregdetin e tyre.
Nga ana tjetër, policia lokale, kishte planifikuar operacionin për shpërndarjen e protestuesve. Blutë e Vlorës kanë kërkuar edhe ndihmë nga kryeqyteti dhe atyre u kanë mbërritur mëngjesin e djeshëm disa furgona me forcat speciale të RENEA-s. Sapo kanë mbërritur në vendin ku ndodheshin protestuesit, forcat e policisë nuk janë vonuar aspak që të përpiqeshin që të flisnin por kanë ndërhyrë forcërisht. "Nga të dy anët kanë ardhur rreth 200 forca speciale të pajisura me antiplumb dhe shkopinj gome. Kanë nisur të bërtasin aty kanë krijuar dhe panik. Të gjithë njerëzit që kanë qenë atje, gra, studentë dhe gjithë të tjerët i kanë ulur në shesh dhe kanë nisur të qëllojnë nënkryetarin e Aleancës dhe disa qytetarë të tjerë. Ishin shumë më tepër së ne. Kanë ardhur me fjalët me të ndyra. Më pas disave iu janë vënë prangat dhe i kanë shoqëruar me forcë në polici",- rrëfen një nga protestuesit që ka mundur të dalë nga komisariati, Besmir Lulo. Edhe persona të tjerë, të cilët kanë arritur që të shpëtojnë pa u marrë forcërisht në polici rrëfejnë se janë përballur me dhunën e uniformave blu. Sipas tyre, policia ka nisur të godasë me shkopinj gome këdo që i ka dalë përpara. Më pas protestuesit janë detyruar që të shtrihen përdhe ku u janë vënë edhe prangat. Më shumë nga të gjithë është dhunuar Besnik Lula, i cili ka përfunduar më pas në spital me këmbën e thyer. Dëshmitarë në vendngjarje kanë pohuar se ndaj Lulës është ushtruar dhunë fizike, duke e tërhequr zvarrë dhe goditur në këmbë nga policia. Një orë më pas Lula është dërguar në komisariat.
Pas kësaj situata e nxehtë është transferuar në policinë lokale. Qindra banorë të qytetit të Vlorës kanë shkuar përpara komisariatit të policisë dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve. Ata janë përkrahur edhe nga anëtarë të këshillit bashkiak, studentë dhe mbështetës të tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. "Lironi shokët tanë. Vlora nuk i do veprat e naftës" dhe parulla të tjera janë hedhur në ambientet para komisariatit. Pas presioneve të shumta të banorëve të Vlorës policia ka bërë edhe lëshimet e para duke lënë të lirë dy prej protestuesve. E para që është lënë të dalë është Laura Ferhati, një studente, dhe pas saj Besmir Lulo, vetëm 17 vjeç. Deri në orët e vona të natës përpara komisariatit të policisë kanë qëndruar rreth 100 banorë të Vlorës, duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve. Por ndërhyrja e policisë nuk ka frikësuar aspak qytetarët e Vlorës pasi dhjetëra prej tyre janë kthyer sërish në vendin ku ishin ngritur barrikadat për të vazhduar protestën e tyre paqësore në kërkim të referendumit popullor
Besmir Lulaj, një prej të liruarve dëshmon tmerrin e orëve të qëndrimit në polici nën dhunën fizike e presionin psikologjik
Dëshmia: Si na rrahën në policinë e Vlorës
VLORË- Njeriu i dytë që ka mundur të dalë nga komisariati i policisë së Vlorës është 17-vjeçari Besmir Lulaj. Ai është marrë forcërisht nga policia dhe është dërguar në komisariat ku më pas ka provuar edhe dhunën. "Kur kemi ardhur në komisariat unë jam qëlluar nga dy efektivë të policisë. Pa shkak.Me pretekst pse qesha. Më pas kam parë njerëzit më të afërt të familjes sime që tërhiqeshin zvarrë.Më qëlluan në hundë dhe në kokë. Pastaj më kanë futur në dhomë",- rrëfen djali 17-vjeçar.
Çfarë ndodhi sot gjatë protestës suaj?
Ka qenë dita që mund të quhet më e qëndrueshme e protestës sonë, ose siç mund ta them ndryshe, pikën më të fortë të aksionit, pasi nuk kemi lejuar asnjë mjet që t'i drejtohej Petroliferës. Kemi qenë dhe të mbështetur nga djemtë e Nartës. Por që prej paradites kemi parë që 50 metra më tutje nesh të ishte një mjet policie, i cili ka qëndruar bashkë me përfaqësues të Petroliferës. Kemi pasur dhe provokime. Unë kam qenë prej darkës atje, dhe provokimet i kemi pasur nga përfaqësues të firmave. Por i kemi shmangur me qytetari.
Ku ka ndërhyrë policia?
Ka qenë ora rreth 16.30 kur nga të dy anët kanë ardhur rreth 200 forca speciale të pajisura me antiplumb dhe shkopinj gome. Kanë nisur të bërtasin aty kanë krijuar dhe panik. Të gjithë njerëzit që kanë qenë atje, gra, studentë dhe gjithë të tjerët i kanë ulur në shesh dhe kanë nisur të qëllojnë nënkryetarin e Aleancës dhe disa qytetarë të tjerë. Ishin shumë më tepër së ne. Kanë ardhur me fjalët me të ndyra. Më pas disa na janë vënë prangat dhe jemi shoqëruar me forcë në furgon. Në furgon pastaj kanë vijuar të godasin Sadritin, si dhe të tjerë. Mua më futën në furgonin e dytë dhe gjatë gjithë kohës na thoshin, uluni poshtë sediljes, sikur ishim dele. Dukeshin që donin të na poshtëronin.
Po në komisariat ju kanë dhunuar?
Kur kemi ardhur në komisariat unë jam qëlluar nga dy efektivë të policisë. Pa shkak. Pa shkak, me pretekst pse qesha. Më pas kam parë njerëzit më të afërt të familjes sime që tërhiqeshin zvarrë.Më qëlluan në hundë dhe në kokë. Pastaj më kanë futur në dhomë. Përveç kryesisë së Aleancës ne na futën të gjithë në një dhomë. Atje na bënin presion psikologjik. "Çfarë ju duhet ju me punët e qeverisë, ato që i vendos i madhi ju nuk duhet t'i diskutoni". Ata kanë rrahur edhe gratë, pasi zvarrë e tërhoqën dhe Laurën. Pastaj në pyetën një nga një. "Kush janë drejtuesit, kush i ka vënë gomat. Një nga shefat tha që të lirohesha. Unë makinën time nuk e di ku e kam tani. Edhe celularët që na i morën, na i kthyen të prishur. Nuk na japin asnjë informacion ku i kemi gjërat tona. Është një tmerr i vërtetë që e përjetoj për herë të parë. Na kanë bërë dhe presione të tjera. "Keni rrugë të gjatë për të bërë këtu brenda" Kam një mesazh. Nëse mendojnë qeveritarët dhe kushdo tjetër se me këto metoda mafioze dhe çnjerëzore do të arrijë të frenojë të rinjtë e Vlorës, apo qytetarët, të kërkojnë të drejtat e tyre themelore, gabohen. Ne të gjithë jemi të vendosur të mbyllim këtë çështje vetëm me referendum.
Dëshmia e Studentes: Mua personalisht më ka goditur një prej policëve dhe pasi jemi futur në fuoristradë
Policia na dhunoi pa na dhënë asnjë shpjegim
Laura Ferati, është personi i parë që është lënë i lirë nga policia lokale. Ajo është mbajtur disa orë në polici dhe më pas është lënë e lirë. Pas daljes nga komisariati, vajza ka treguar gjithçka që ka ndodhur pasditen e djeshme në vendin ku ishin mbledhur protestuesit nga Vlora.
Ju jeni e para që keni dalë nga policia. Mund ta na shpjegoni çfarë ndodhi gjatë protestës suaj...
Ishim duke ndenjur pas drekës, vetëm kur pamë përjashta që nga të dy anët e rrugës, vinin një numër i madh policësh. Nuk na thanë as një lloj komunikate pse na akuzonin, por thjesht u vërsulën mbi gjithë qytetarët duke i shtrirë sheshit dhe duke i goditur në mënyrë makabre dhe më pas i fusnin nëpër furgona. Mua personalisht më ka goditur një prej policëve dhe pasi jemi futur në foristradën që na shoqëroi drejt komisariatit, na kanë sharë dhe na kanë goditur sërish. Këto pamje i kemi parë vetëm në filma. Por është e sigurt që ne do të fitojmë dhe kjo ata i tremb.
Keni pasur presione më parë nga policia?
Ditët e mëparshme, protestat kanë qenë shumë paqësore. Policia ka qenë në anën tonë dhe ka pasur dhe nga ata që vinin pinin kafe me ne. Kemi qenë të palëvizur, duke qenë me turne në vendin ku kishim ngritur barrikadën. Gjithçka ka qenë shumë paqësore dhe brenda kuadrit që lejon demokracia. Është e drejta jonë të protestojmë. Por ndërhyrja e sotme ka qenë një formë totalisht kriminale. Megjithatë ne nuk do të ndalojmë në protestën tonë, në të mirë të Vlorës dhe të ardhmes së saj. Ne do gjejmë format dhe mënyrat gjithmonë brenda kuadrit demokratik për tu thënë Jo veprave të naftës në Vlorë
Çdo të bëni tani që u liruat?
Unë i bëj thirrje kryetarit të Bashkisë, mirë që te protesta nuk erdhi të na mbështeste, se ishte e paligjshme, por tani që na kanë goditur në mënyrë makabre, e ka për detyrë të mbrojë komunitetin që e ka zgjedhur. Qytetarë, lufta është e gjatë, ne nuk kemi për tu mposhtur dhe për këtë të jeni të bindur. Ne do të fitojmë, bashkohuni me ne. Sot Vlora ka nevojë për ndihmë dhe ne jemi ata që do e shpëtojmë. Me zërin e një studenteje ju bëj thirrje studentëve të tjerë, që ne të gjithë se bashku arrijmë të thyejmë këto kontrata të turpshme.
Policia izolon vendin ku ndodhi rrahja e protestuesve
VLORË- Pas asaj që ndodhi pasditen e djeshme ka qenë shumë e vështirë t'i afroheshe vendit ku ishte vendosur protesta e Aleancës. Rreth një km para zonës ishin vendosur efektivë të qarkullimit si dhe ata të grupit të gatshëm. Në zonën që njihet si ish-soda kaustike mjete ndodheshin mjete policore, si dhe një mjet i rëndë në mes të tyre që po zhvendoste gomat të cilat kishin rrethuar për ditë të tëra vendin e protestës. Efektivë të policisë nuk lejojnë t'i afrohesh zonës dhe as të kalosh nga ana tjetër e saj, për efekt të operacionit që po kryhet. Rreth orës 18.00 ka mbërritur dhe një karroatrec, i cili ka hequr mjetet e tjera që bllokonin rrugën. Efektivët që kanë rrethuar zonën nuk kanë lejuar qarkullimin e mjeteve, ndërsa nuk kanë dhënë asnjë informacion sa do të vijonte pengesa në qarkullim.
Drejtori i policisë pohon se i vetmi që është rrahur është Besnik Lula dhe mbi të tjerët nuk është ushtruar dhunë
Bushati: Kemi vepruar vetëm konform ligjit
Në orët e mbrëmjes pas shoqërimit ka dalë në një konferencë për shtyp dhe drejtori i drejtorisë së qarkut Vlorë Vehbi Bushati. Ai e ka vlerësuar protestën të paligjshme dhe tha se është vepruar konform të gjitha rregullave.Për sa i përket dhunës së ushtruar ai tha se ka qenë vetëm një pretendim, dhe ka lënë të hapur rrugën gjithë ankesave të qytetarëve të cilët kanë pasur thjesht pretendime, tu drejtohen instancave të caktuara për të faktuar pretendimin e tyre. Sipas drejtorit të policisë së Vlorës policia ka të drejtë të shpërndajë protesta të tilla të cilat janë të paligjshme. "Në vijim të informacioneve të grumbulluara nga shërbimet e policisë kriminale rezulton se midis protestuesve ndodhen njerëz me precedentë kriminalë e policore si dhe midis subjekteve te cilat realizojnë punimet në territorin ku do të montohet Petrolifera mund të konfrontohen me pjesëmarrësit në proteste. Për këtë qëllim nga ana e strukturave të drejtorisë së policisë janë bërë përpjekje për të kontaktuar me drejtues apo organizator të protesta me qëllim për ti vënë në dijeni për këto veprime të mundshme por këto përpjekje janë refuzuar nga ana e drejtueseve të saj",- tha dje Bushati. Sipas tij, policia e Vlorës, e ndihmuar nga forcat F.N.SH-së 752 Fier dhe reparti "Delta Force" ka ndërhyrë konform ligjit duke zhbllokuar situatën. Ndërkohë Bushati është përpjekur që të minimizojë veprimet e dhunshme të policisë duke deklaruar se i vetmi person ndaj të cilit është ushtruar dhunë është Besnik Lulo, të cilin policia po e procedon edhe penalisht. Sipas kreut të policisë së Vlorës, në komisariat janë shoqëruar vetëm 26 persona dhe jo 50.
Specialisti Sazan Guri shpjegon veprimet e kryera për të lidhur me një tubacion nafte këto dy projekte
"Zbulohet lidhja mes Petroliferës dhe TEC-it"
Specialisti Sazan Guri ka rrëfyer dje për "Shekullin" se tashmë është zbuluar një projekt që do të lidhë shumë shpejt dy veprat me bazë nafte që do të ndërtohen në Vlorë, Petroliferën dhe TEC-in. Edhe pse prej kohësh është dhënë se TEC-i nuk ka lidhje me Petroliferën, tashmë lidhja mes tyre është fizike. "Midis tyre po përgatitet një urë lidhjeje fasho ku po priten pemë pishash dru në këmbë për t'i hapur rrugë kësaj ure. Ura do të jetë një tubacion furnizues nëntokësor dhe mbitokësor që do të lidhë Petroliferën me TEC-in. Pra Petrolifera do të furnizojë TEC-in e Vlorës me naftë. Nafta do të vijë e do përpunohet në Petroliferë e më pas do të kalojë tek TEC-i i Vlorës",- tha Guri. Sipas tij, ështëabuzuar edhe me standardet e ndërtimit të projektit. "Brenda kontureve të rrethuara prej Petroliferës ështëzhveshur korja e tokës e përbërë nga mbetje të rrezikshme industriale e historike. Ato janë bërë gati për tu hedhur pranë dhe brenda detit në një kohë kur duheshin trajtuar. Kjo vë në dyshim të gjitha standardet e punës së saj",- tha Guri. Sipas tij, protesta e qytetarëve të Vlorës është një akt heroik që synon të mbrojë qytetin dhe Shqipërinë nga një e keqe e madhe që po i kanoset.
"Ne do të aplikojmë mosbindjen civile nëse nuk i hapet rrugë referendumit për ngritjen apo jo të projekteve"
Aleanca: Arrestimet nuk do na ndalojnë të protestojnë
VLORË- edhe pas ngjarjeve të djeshme aleancistët janë shprehur sërish të vendosur për të vijuar kundërshtimin ndaj veprave me bazë nafte në Vlorë. Pas veprimeve të policisë ata kanë dalë me një njoftim për shtyp ku shpjegohet se arrestimi i drejtuesve të protestës është një hap tepër i gabuar i policisë së Vlorës. "I kërkojmë policisë të bëjë menjëherë lirimin e drejtuesve të protestës qytetare. Protesta është e paralajmëruar disa herë. Ne do të aplikojmë mosbindjen civile nëse nuk i hapet rrugë referendumit. Qytetarët e Vlorës me këtë protestë vetëm se kërkojnë që të zbatohet kushtetuta, e cila është dhunuar nga vendimmarrësit e këtij vendi. Në nenin 108 të kushtetutës pika 4 thuhet se vetëqeverisja realizohet nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur dhe me referendum vendor. Protestuesit kërkojnë referendum. Asnjë nuk mund t'iu heqë të drejtën kushtetuese shtetasve shqiptarë. I bëjmë thirrje popullit të Vlorës të bashkohet me Aleancën për Vlorën për të liruar menjëherë djemtë e saj, të cilët po kërkojnë të mbrojnë të ardhmen e fëmijëve tanë, po kërkojnë që shteti të respektojë ligjin. Protesta do të vazhdojë cilido që të jetë reagimi i policisë. Slogani ynë: Rezistencë deri në referendum",- thuhet në njoftimin e Aleancës.
Pse Berisha e shikon me frike Ismail Kadarene?
Thursday, 21 February 2008
Nga Kastriot Myftaraj -
Në qëndrimin e Sali Berishës ndaj Ismail Kadaresë pas vitit 1990, nuk është e vështirë që të konstatosh frikën e Berishës nga Ismail Kadare.Qëndrimi i kujdesshëm i Berishës ndaj Kadaresë shkon shumë përtej atij takti që kanë treguar ndaj Kadaresë të gjithë politikanët dhe qeveritarët shqiptarë, të pas vitit 1990, duke heshtur edhe kur Ismail Kadare i sulmon. Në rastin e Berishës, më tepër se me kujdes kemi të bëjmë me frikë. Pse Berisha ka frikë nga Kadare? Frika e Berishës nga Kadare reflekton frikën e Berishës nga e kaluara e vet, dhe nga njerëzit që mund t’ ia zbulojnë këtë të kaluar. Berisha e di mirë se Kadare i njeh të gjitha skutat e errëta të karrierës së tij. Berisha e di mirë se Kadare ka pasur akses në arkivat sekrete të ish-regjimit komunist. Atje Kadare ka pasur akses dhe në dosjen e Berishës. Dikush mund të thotë se përse duhet të interesohej Kadare për një mjek si Berisha, kur Kadare u largua nga Shqipëria në tetor 1990, dy muaj para se Berisha të bëhej lider politik. Por gjërat janë më të komplikuara. Ismail Kadare ka qenë së bashku me Sali Berishën në takimin e intelektualëve që bëri Ramiz Alia në gusht 1990, para se të zbatohej skenari katovician i ndryshimit të sistemit politiko-ekonomik. Por Kadare dhe Berisha kanë qenë dhe në një mbledhje tjetër intelektualësh, shumë më konfidenciale dhe në një rreth shumë më të ngushtë, ku Ramiz Alia foli hapur dhe tha se pluralizmi do të bëhej shumë shpejt dhe ata që ishin atje do ta zbatonin skenarin. Sigurisht që në këtë mbledhje të dytë Kadare e kuptoi se Berisha do të ishte një nga liderët kryesorë të opozitës së re. Kështu që Kadare, si gjirokastrit dinak, kishte shumë interes që të dinte të fshehtat e njerëzve të rëndësishëm të politikës shqiptare në dekadat e ardhshme. Dhe Kadare kishte mundësi ta siguronte këtë informacion. Kadare kishte miqësi Bujar Hudhrin, nipin e ministrit të brendshëm të asaj kohe, Hekuran Isait, i cili ishte rikthyer në këtë detyrë pas ngjarjeve të korrikut 1990, duke zëvendësuar Simon Stefanin, që qëndroi disa muaj në postin e ministrit të brendshëm. Bujar Hudhri ishte një nga ata letrarët e rinj nga rrethi i familjeve të bllokut të udhëheqjes komuniste, që kishin një joshje të madhe ndaj figurës mitike të Kadaresë. Kadare ua ushqente këtë joshje për interesat e tij. Me anë të nipit të ministrit Kadare u bë mik edhe me vetë ministrin e brendshëm, Hekuran Isai, shefin e Sigurimit të Shtetit, i cili në atë kohë ishte një figurë e frikshme, që kishte drejtuar spastrimet e përgjakshme të «grupit» të Mehmet Shehut dhe atij të Kadri Hazbiut. Në vitin 1990, pas rënies së Çausheskut, edhe pushtetarët komunistë të Tiranës filluan të bëjnë secili llogaritë e veta, për të shpëtuar veten. Nuk bënte përjashtim as «Lala», siç e quanin Hekuran Isain. Edhe pse nuk ishte intelektual, ai e kuptoi me urtësinë e njeriut të thjeshtë, se duhej të merrte disa masa për të mbrojtur veten, sa kishte në dorë të bënte diçka. Dhe kjo diçka në mendjen e tij lidhej me dosjet sekrete të arkivave. Në gusht 1990 shumë gjëra kishin ndryshuar dhe në nivelet e larta nuk ekzistonte më frika e mëparshme nga diktatori. Kështu që Ismail Kadare i përcolli një mesazh ministrit të brendshëm me anë të cilit i thoshte se koha që po vinte kërkonte marrjen e disa masave sigurie afatgjata. Ajo që propozonte Kadare ishte që Hekuran Isai t’ i jepte kopje të disa dosjeve të Sigurimit të Shtetit, që më pas do të fitonin vlerë të madhe dhe që do të shërbenin si garanci për ta. Një nga këto ishte sigurisht dosja e Sali Berishës. Kadare do t’ i mbante këto dosje në një vend të sigurt në Paris, dhe do t’ i nxirrnin vetëm në rast se do të ishte e nevojshme për ato të dy, pra do t’ i përdornin për shantazh. Kjo ishte pikërisht zgjidhja e problemit të «Lalë Hekrit». Ai ishte dakord me të dy duart dhe bëri ashtu siç i tha Kadare. Më pas Kadare do ta shpërblente nipin e Hekuran Isait, duke i dhënë Shtëpisë botuese «Onufri» të Bujar Hudhrit, botuesin ekskluzivitetin e botimit të librave të tij në Shqipëri, gjë që e ka dhe sot. A doni një provë të «Katovicës»? Ja ku e keni! Shkrimtari kryesor zyrtar i regjimit komunist, në periudhën paskomuniste ka si botuesin e vet ekskluziv nipin e ministrit të brendshëm të diktaturës komuniste! Dikush mund të thotë se përse Kadare nuk i nxori këto të dhëna kur Berisha e futi në burg Lalë Hekrin. Duket se ishte Hekuran Isai ai që nuk ia kërkoi këtë gjë Kadaresë me anë të Bujar Hudhrit, se Lalë Hekri u tremb se mos tërhiqte mbi kokën e tij zemërimin e qëndrave ndërkombëtare që do të shikonin t’ u komprometohej përfundimisht pluralizmi në Shqipëri, si i dalë nga Plani i Katovicës. Këtë gjë nuk e donin as perëndimorët se pastaj duhej të ndryshonin krejt skemat e tyre në Shqipëri. Prandaj Lalë Hekri, me urtësinë e tij fshatareske, e gjeti më me vend të heshtte dhe të bënte disa vite burg, se të tërhiqte, mbi krye zemërimin e zotave të «Olimpit» ndërkombëtar. Të njëjtën llogari duket bëri edhe Ramiz Alia, kur Berisha e futi në burg. Sigurisht që këtë lloj frike e ka edhe Kadare dhe Berisha e di këtë gjë. Por Berisha di dhe atë tjetrën se Kadare ka një gen bizarr gjirokastrit që mund ta çojë në veprime të paparashikueshme, që janë më tepër marrëzi se trimëri. Prandaj Berisha, duke iu trembur Kadaresë, kujdeset që mos ta cënojë Kadarenë deri në atë pikë sa ai të bëjë veprime realisht të dëmshme ndaj Berishës. Berisha ka frikë se mos Kadare vihet në rolin e Stefan Cvajg dhe ashtu siç bëri Cvajg për Fushe, shkruan një libër për të (Berishën), ku të paraqiten dhe të dhëna nga dosja e Berishës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Berisha e di mirë se Kadare ka një joshje të madhe për ta shkruar këtë libër, pasi ky do të bëhej një bestseller në botë, duke konsideruar famën, në shpërpjesëtim me përmasat e Shqipërisë që mori Berisha në botë, me ngjarjet e vitit 1997 në vendin tonë. Prandaj Berisha kujdeset që ta mbajë Ismail Kadarenë «nën kontroll», duke i ngjitur atij pas njerëz si Fahri Balliun, i cili dikur ka qenë dhe mik i ngushtë me botuesin e sotëm të Kadare, Bujar Hudhrin, nipin e Hekuran Isait. Fahri Balliu dikur e ka shfrytëzuar miqësinë me Bujar Hudhrin, të krijuar që në shkollën e mesme, për t’ u bërë mik me Hekuran Isain, të cilit i ka shkruar dhe fjalime, kur ishte ministër. Misioni që Berisha i ka ngarkuar Fahri Balliut pranë Ismail Kadaresë, është arsyeja kryesore që Berisha i toleron Fahri Balliut abuzime të mëdha me pushtetin, si ministër informal që përcakton tenderët e rrugëve dhe tenderë të KESH (në kohën e Andi Belit), në një kohë që abuzimet në përmasa të mëdha, për hir të së vërtetës, ia ndaloi Mero Bazes, i cili ka dhënë në media për PD shumë më tepër se Fahri Balliu. Marrëdhëniet e Berishës me Kadarenë dukej se do të precipitonin pas emërimit të Besnik Mustafajt si minsitër i jashtëm, por kjo nuk ndodhi. Kadare e di se marrëdhëniet e tij me Berishën tentojnë drejt atij që në kohën e Luftës së Ftohtë quhej ekuilibri i frikës dhe që vinte nga shkatërrimi i sigurt i ndërsjelltë i dy blloqeve të pajisura me armë bërthamore. Kadare mund ta shkatërrojë Berishën, por edhe Berisha mund ta dëmtojë Kadarenë, ndonëse nuk mund ta shkatërrojë atë, se Kadare është vetëm shkrimtar dhe jo politikan. Berisha me të ardhur në pushtet në vitin 1992 urdhëroi që të gjendej në arkiva çdo gjë kompromentuese që ishte për Kadarenë. Dhe në arkiva kishin mbetur jo pak gjëra kompromentuese për Kadarenë. Një nga arsyet që Kadare i urren shumë Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën është se nuk pranuan kërkesën që u bëri kur e lejuan të ikë nga Shqipëria në tetor 1990, me gjithë familjen, kundër rregullave të regjimit. Atëherë Kadare u kërkoi që në arkiva të pastrohej çdo gjë kompromentuese për të. Ramizi dhe Nexhmija i dhanë fjalën për këtë, por më pas Kadare e kuptoi se e kishin gënjyer, kur i erdhi fjala se edhe Berisha bëri dosjen e tij «Kadare» për të kundërbalancuar dosjen «Berisha» që ka ka Kadare. Kështu që Berisha dhe Kadare qëndrojnë sot përballë njëri tjetrit si dy përbindësha, produkt i «Katovicës». Tashmë, me largimin e Besnik Mustafajit nga posti i minstrit të jashtëm, Kadare është distancuar dhe nga Edi Rama, dhe marrëdhëniet e Kadaresë me Berishën kanë kaluar nga periudha e luftës së ftohtë, në kohën kur Mustafaj ishte ministër, në atë të paqes së ftohtë, me dorëheqjen e Mustafajt.
----------------------------------
Uaaaa . sa te rrojme do degjojmee...
Pse duhet ta besojme Kastriotin?Ai shkruan ne baze te hamendesimeve te tij pa patur asnje baza apo fakt per te na bindur.Ndoshta mund te jete edhe ashtu si thote artikullshkruesi,por a mund te besohen pa fakte argumenta te till hamendesor te tij?Jo.Keshtu po nuk foli Kadareja apo vete Berisha cdo gje qe shkruhet lart e poshte jane gjepura.
Mua me bene pershtypje vetem heshtja e Berishes ndaj akuzave qe i behen shkrimtarit te madh nga disa karagjoze ne pacavuret bloze te Shqiperise.Ketu Berisha kish nje rast per t'i sulmuar e goditur keqazi keta godoshe rjepacuke qe kane ngelur pa ndonje kocke dhe njekohesisht fitonte kredo tek miku i tij Kadare.Ky qendrim sikur i hedh poshte hamendjet e KM.
Pershendetje Miq
Po ju shkruaj nga Kosova e Pavarur, madje nga Mitrovica ku ndihet me shume tensioni dhe pasioni i Pavaresise.
Dikur ne kete Forum kam mbrojtur Berishen kur shume prej atyre qe shkruajne sot e akuzonin se e kishte futur Shqiperine ne Konferencen Islamike. Ate kohe e mbroja me bindjen qe nje popull 70% e te cilin jane te fese muslimane eshte shume e drejte te perfaqesohet edhe ne bashkesi te ketij lloji.
Shume prej jush miq te dashur, nuk e pranonit kete realitet dhe kunderargumentonit me etiketime qe mund te beheshin nga perendimi ndaj Shqiperise etj.
Fakti qe 57 shtete islamike e johen ne Bllok Shtetin e Ri te Kosoves duke i dhene nje suport te padiskutueshem ne njohjen e saj ne Bote, nuk e di se si do ta kritikonin keto njerez Berishen per antaresimin qe permenda. Fakte te tilla ndodhin vetem nje here ne jeten e nje kombi dhe ne kemi pritur shume gjate. Nuk dua ta mbivleresoj Berishen per kete antaresim sepse por fakti tregon se ku gjerat behen ne menyre te drejte edhe perfitimet dallohen ndjeshem.
Ju uroj te gjitheve nga Kosova e pavarur
GEZUAR PAVARESINE
Me respekt
Ami-
Per Kosoven kane merita qindra e mijra kosovare te vrare e torturuar gjate nje shekulli.Cdo pellembe toke e saj eshte e lare me gjakun e djemve te saj,por merita te vecanta ka edhe S Berisha.Sigurisht ne disa momente ai ka gabuar ne gjykimet e tij te ,por ato nuk ja kane zbehur meritat.Me kujtohet ne takimin e pare me presidentin amerikan G Bush 1993 ai i shtroi atij problemin e Kosoves e cila vuante nen kolonializmin gjakatar seb.Nuk duhet harruar njohja e Republikes se Kosoves nga Parlamenti i vitit 1991Ishte propozimi i S Berishes edhe ne kete rast.Keto ishin fuqite e Shqiperise e cila nuk kish hedhur asnje hap drejt demokracise aso kohe.Ai nuk ju tha kosovareve asnjehere sekryeqyteti juaj eshte Beogradi si nje i majte qe mbahej nga kundershtaret e Saliut si me i miri aso kohe.Persa i perket 57 vendeve te Konferences Islamike vika puna qe ata jane teper te domosdoshem ne nje situate te till.Pra kritiket pesuan nje fiasko,ndersa Saliu doli se paska qene largpames.
Ami
Pavaresisht se do ta lexosh, ndoshta, pas disa muajsh kete pergjigje, do te te thoja qe, te mbrosh, akoma sot e kesaj dite, futjen e Shqiperise ne Konferencen Islamike, do te thote qe te jesh driteshkurter. Edhe vete Berisha kerkon qe "te harrohet" ky fakt (perndryshe argumente si keto te tuat do te ishin percjelle EDHE nga te gjitha mediat shquptare, sidomos ato prane Kryeministrit).
MA MERR MENDJA SE KOSOVA MEZI PRISTE NJOHJEN E MENJEHERESHME (ashtu sic edhe ndodhi), TE USA, ANGLI, GJERMANI, FRANCE, ITALI, DHE JO NJOHJEN PREJ KONFERENCES ISLAMIKE.
Natyrisht kjo nuk do te thote qe nuk eshte e mirepritur c'do njohje tjeter e cfaredo vendi anetar i OKB-se, por te quash "themeltar" njohjen prej Islamikeve, me duket pak bizare.
Tashme edhe nga vete Berisha eshte e pranuar qe gabimet me te rendesishme POLITIKE te udheheqjes se tij ne vitet 92-97 jane:
1) Firmat piramidale
2) Dhenia e te drejtes Omonias per te kaluar nga organizate shoqerore-kulturore ne Parti Politike
3) Anetaresimi i vendit ne Konferencen Islamike.
Kaq e vertete eshte kjo e fundit sa qe vete Berisha, edhe pse ka maxhorancen e duhur, ASNJEHERE nuk ka guzuar te coje per ratifikim ne Parlament anetaresimin ne kete organizate (jam i bindur qe e ti e di qe ajo marreveshje eshte zero pa ratifikim te Parlamentit)
Per te tjerat jam dakort me IQVLOREN, ato qe shpreh ai jane disa merita te Berishes per ceshtjen kosovare, POR SIDOMOS MERITA KRYESORE ESHTE E POPULLIT KOSOVAR.
Pershendetje Arturm!
Nuk e kuptoj se perse disa prej jush nuk vleresojne arritjet e pakta te politikes shqiptare nese ato vijne nga figura qe ndoshta per arsye te ndryshme keni antipati.
Mua nuk me duket i parendesishem fakti qe 57 vende e njohen ne bllok Kosoven dhe kjo nuk ishte aq e palidhur me politiken shqiptare sepse lindja e mesme u vizitua nga kryetarja e parlamentit dhe nga ministra shqiptare, aq sa ky fakt u sulmua nga opozita e ngjirur e Braces si pushime. Topalli ne ato vende shkoi per te kerkuar mbeshtetje dhe mbeshtetjen e mori ne suksesin maksimal te saj.
Pak rendesi ka nese eshte ratifikuar apo jo apo nese Berisha turperohet per ate gje. Ne monetin me te rendesishem per kombin shqiptar ajo levizje qe shume prej jush e shajne, dhe une nuk e kuptoj perse, u be force mbeshtetese dhe percaktuese ne perpjekjet qe Kosova dhe aleatet e saj bene per kete Pavaresi. Me duket se ia ulni rendesine kesaj njohjeje duke e kufizuar vetem ne disa shtete kete merite. Amerika, Gjermania etj. ishin vertet shtetet qe drejtuan Kosoven drejt pavaresise por derisa edhe vete Amerika te drejten e njohjes e ka te njejte me Luksemburgun apo Somaline (pra nje vote), atehere mua nuk me duket aq pa rendesi kjo njohje ne bllok.
Gjithsesi, eshte nenshkruar marreveshja per antaresim ne Evrope, po marrim ftesen per ne Nato, po liberalizohen vizat me BE, Kosova mori pavaresine, ne Shqiperi erdhi presidenti amerikan, po behet rruga e Durres-Kukes e cila nuk ka vetem funksion infrastrukturor por edhe nje funksion shume te forte politik ne bashkimin e popullit shqiptar, e plot e plot arritje te tjera aq sa nuk kontestohen me seriozisht as nga kundertaret me te eger te qeverisjes demokratike.
Gjithsesi gezuar 8 marsin grave dhe shpresoj qe te debatojme serish kur te marrim ftesen per ne Nato.
Pershendetje te gjitheve
ami
te te bej nje pyetje???
sikur mos ta njihnte gjermania,dhe ta njihnin 50vendet islamik,kush do te ishte me me rendesi per ty?????apo si do ta shihje ti procesin e panvarsise se kosoves???
Sa me shume miq aq me mire per Shqiperine tone te varfer. Ne fakt nuk behet fjale vetem per njohjen e Kosoves si shtet dhe mbeshtetja qe gjithaneshme qe na duhet. Mendoj se askush mund te ndihet i ofenduar a ku di une po te kemi mardhenie te shkelqyera me shume vende islamike apo arabe si Arabia Saudite ,Qatar apo Emiratet etj etj.
Rendesi ka proçesi dhe ky tashme u nis ne nje rruge pa kthim dhe kjo eshte merite siç tha dhe Iqvlora e gjakut te derdhur per liri dhe padyshim mbeshtetjes se aleateve tane amerikane dhe europiane.
Duket sikur disa tipa patologjike kane sindromin e Brisho-fobise. Kudo qe te jete Berisha dhe cdo gje qe ka bere e ben ai anatemohet.
Une relativisht jam me Amin ne shume pikpamje. ne fakt nuk eshte e lehte te te njohin nje bllok i madh vendesh si islamiket.
Nese do ti ktheheshim historikut te antaresimit ne konferencen islamike mendoj se kjo nuk ja ka prishur ne asnje moment laicitetin Shqiperise. Mbase Rradikalet , e theksoj, radikalet islamike dhe jo vendet islamike, kane dashur ta perdorin Shqiperine si oaz per te bere vatra terroriste etj. Nese do te shihnin dritegjatet e forumit raportet e perqindjes se popullsise ne perpjestim me hektaret dhe lartesite qe zene objektet e kultit do te shihnim se anastaso kishezimi ka patur nje ekspansion te papare. te gjithe e dime se kisha eshte influente ne Greqi dhe asnjeri nga keta kriptokomuniste filogreke nuk ngrihet te thote se rreziku i Shqiperise po i vjen dhe mund ti vije nga Greqia. Monopolistja dhe zhvatesja e ekonomose tone si dhe ajo qe zor se do e njohe kosoven (se paku po nuk mori pjesen e tortes se pretenduar ne maqedoni).
ShBA, Gjermani, france, Itali etj kane aq mardhenie te mira me vendet islamike saqe qenia ose jo anetare te konferences islamike eshte formalitet i kote( po tashti nuk do antaresohen popuj katolike ne kete konference).
Pavaresisht prakticitetit dhe kontekstit historik te besimit dhe besimtareve, ne jemi nga ana sasiore nje vend me popullsi te besimit islam. nese antaresohem ne konf islamike behet hataja. Po pse ore vendet islamike mos jane gje organizata terroriste? A nuk eshte i vvertete fakti se miqte tane USA kane mardheni te nivelit te larte me shumicen e ketyre vendeve dhe se mbare ekonomia boterore eshte e lidhur jetikisht me gjirin persik. Nuk kane dale ndonjehere islamiket e konferences kunder shqiperise. Pse ore ende s'e kuptoni se ekonomia eshte kryesorja dhe se ne vendet perendimor perfshi dhe USA-n Islamiket kane te investuara dhe jane aksionere ne miliarda e miliarda dollare dhe euro. Dilni ketu dhe deshmoni se nuk ka aksinere te fuqishem islamike ne korporatat dhe shumkombeshet me me peshe ne perendim dhe investimet e tyre. te jesh mik i dikuj nuk duo te thote te jesh si ai po te gjesh rruge bashkepunimi. ju ftoj te rreshtni se polarizuari boten ne islamike dhe jo islamike sepse edhe ata qe e kane bere dikur sot bo e shohin qe eshte bumerang.
shume elementeve ketu ne forum mund ta quajn edhe te rastesishme perkrahjen e frances e cila ka qene mikja historike e Serbise. Ne synojme europen dhe jo lindjen e mesme. Kjo eshte se pozitat gjeografike se pari keto jane. se dytie; dhe nese nuk do te qe keshtu c'te keqe ka te jesh mik me shtet islamike. Atje jetojne njerez si ne te gjith dhe frika jone inferiore se mos na shan perendimi e ka mendoj se e ka gjenezen ne edukaten kanceroze te familjeve komuniste dhe paranojave me spiunazh qe na ka induktura ne mendje...
Ata qe skane kurajo te denoncojne antishqiptarizmat qe zne fill te rruga e kavajes ta mbyllin gojen. ne fund te fundit Kosova eshte e pavarur dhe kjo pavarsi nu i erdhi nga dyer kishash dhe xhamishe.
Tung
Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Pershendetje Arturm!
Citim:
Nuk e kuptoj se perse disa prej jush nuk vleresojne arritjet e pakta te politikes shqiptare nese ato vijne nga figura qe ndoshta per arsye te ndryshme keni antipati.
Citim:
Mua nuk me duket i parendesishem fakti qe 57 vende e njohen ne bllok Kosoven dhe kjo nuk ishte aq e palidhur me politiken shqiptare sepse lindja e mesme u vizitua nga kryetarja e parlamentit dhe nga ministra shqiptare, aq sa ky fakt u sulmua nga opozita e ngjirur e Braces si pushime. Topalli ne ato vende shkoi per te kerkuar mbeshtetje dhe mbeshtetjen e mori ne suksesin maksimal te saj.
Citim:
Pak rendesi ka nese eshte ratifikuar apo jo apo nese Berisha turperohet per ate gje. Ne monetin me te rendesishem per kombin shqiptar ajo levizje qe shume prej jush e shajne, dhe une nuk e kuptoj perse, u be force mbeshtetese dhe percaktuese ne perpjekjet qe Kosova dhe aleatet e saj bene per kete Pavaresi. Me duket se ia ulni rendesine kesaj njohjeje duke e kufizuar vetem ne disa shtete kete merite. Amerika, Gjermania etj. ishin vertet shtetet qe drejtuan Kosoven drejt pavaresise por derisa edhe vete Amerika te drejten e njohjes e ka te njejte me Luksemburgun apo Somaline (pra nje vote), atehere mua nuk me duket aq pa rendesi kjo njohje ne bllok.
Citim:
Gjithsesi, eshte nenshkruar marreveshja per antaresim ne Evrope, po marrim ftesen per ne Nato, po liberalizohen vizat me BE, Kosova mori pavaresine, ne Shqiperi erdhi presidenti amerikan, po behet rruga e Durres-Kukes e cila nuk ka vetem funksion infrastrukturor por edhe nje funksion shume te forte politik ne bashkimin e popullit shqiptar, e plot e plot arritje te tjera aq sa nuk kontestohen me seriozisht as nga kundertaret me te eger te qeverisjes demokratike.
Ne fund desha te shtoja
Per sa i perket anetaresimit ne Konferencen Islamike, duke qene se:
1) Shqiperia eshte PARA SE GJITHASH shtet laik, dhe jo fetar
2) Nuk mund te krahasosh rrenjesimin e ndjenjave fetare ne Shqiperi me ato ne shumicen e vendeve arabe/islamike, DMTH nuk eshte nje ceshtje e nje domosdoshmerie te vecante anetaresimi ne ate organizate
3) Ne duam te shkojme drejt integrimit ne nje grupim (BE) qe nuk ka asnje gje te perbashket me shtetet qe perbejne Konferencen Islamike
4) po te kish kaluar (per fat nuk ndodhi) futja ne Kushtetuten Europiane e nenit te njohjes se PREJARDHJES KRISTIANE TE BE-se ne nuk do kishim asnje shans me per tu futur ne BE
5) Turqia, edhe pse eshte fuqia e dyte ushtarake e Natos, edhe pse ka bere hapa te jashtezakonshem per te arritur standartet e BE-se duke rrezikuar edhe shpeshhere prishjen e ekuilibrave te brendeshem te saj, VETEM PER ARSYE FETARE (per kete jemi dakort, apo jo?) NUK PO ARRIN TE BEJE ASNJE HAP PERPARA NE ANETARESIMIN NE BE.
6) PERSONALISHT NDIHEM ME PARA EUROPIAN SE ISLAMIK
mendoj qe ishte i gabuar anetaresimi ne Konferencen Islamike.
Kaq.
1389 Kosovo...........
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Ca thonë kam fe ca thonë kam din;
Njeni: jam turk, tjetri: latin
Do thonë: Jam grek, shkje - disa tjerë,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria respekt Vaso Pashes
......................................................................................................
Jo kot e nisa me keto vargje qe me preken ......
Doja tju thoja nje Milazim Krasniqi nga Kosovan(ne mos gabofsha) ka botuar nje liber kohet e fundit dhe e ka titulluar "Osmanet dhe Amerikanet na dhane Pavarsine"
Ore sa shtete islamike luftuan ne Kosove ju lutem ???? Klinton tha nje fjale "Ne beme luften dhe Kosovaret Paqen"
Ore nderhyri Turqia ne Kosove me trupa meqe me vine ketu dhe me mburren me ushatret Turq ore akoma me kete idene 2 popuj vellezer ,duhet te dime dicka qe Turqit nuk na duan nuk e duan Shqiperine dhe kane bere pazare mbi truallin Shqiptare ...
Me falni ju shume mire e dini qe delegacione Turke qe vizitonin Beogradin ata e diskutonin perciptash ceshtjen e Kosoves ,kan dashur nje autonomi e jo Republike .....
Me falni ne 1997 zv ministri i jashtem Grek kaloi vijen kufitare te Shqiperise pa lajmeruar Tiranen zyrtare ,ngrihet Tans Su Ciller dhe telefonon Ministrin e jashtme te Greqise dhe i thote nese ju vazhdoni perpara ne do marim gjith ishujt e Egjeut,dhe ketu kemi nje Turqi per interesat e veta ngrihet ne kembe .....
Eshte e turpshme qe ne 1992 -1993 ne nje vizite te presidentit Turk ne Tirane nga presidence levizet busti i SKENDEBEUT ......
Ne xhamine Esat beut ne qender te Tiranes ngrihet flamuri Turk,karshi eshte busti i herot tone kombetar Gjergj Kastrioti,...........Cmund te thot i gjori Skenderbe nga qielli ....mjere une per cilin popull luftova...
Maredhenie diplomatike me shtetet islamike nuk eshte gabim ,po mbi te gjitha te shikohen interesat e kombit ......
Fjalet e gj Klark jane "Sllobodan ne bashke kemi lozur GOLF "por une do te bombardoj.....e nuk i tha Turku ne Irani ne Arabia ,ju kan dashur gjithmone per tju lene ne injorance.............
5 milion Shqipetar qe banojne ne Turqi nuk u degjaun fare te benin fest per pavarsin e Kosoves ,shqiptaret qe banojne ne Turqi nuk ndihen fare,a e dini pse sepse Turqit e kan cilesuar ARRNAUT PISSSS...
Me thoni ju lutem ku bazoheni te 70% myslim e mjaftttttttttt se na merzitet
Dero dje Ekrem BEI VLORA thonte une e kam preardhjen prej Azise se vogel,sepse keshtu i gradoi Turqia njerzit duke i dhene tituj BEU ....,pastaj Ekremi kur ja donte puna dilte qe jam prej Kanines se Vlores ,po ashtu Samiu Abdyli Naimi i kane sherbyet me devotshmeri perandorise Osmane ,ISMAILI gjithe jeten ne oborret e TURQISEse i thojne nje shprehej ne Anadoll....."KUR BOSFORI SEMURET DUHET TE LARGOHEMI " kete ben dhe ata "rilindasit" tane ....
Ore 2 here e dogji Turku Voskopojen Vithkuqin..jo me thoni cfare jane Shqiptaret mbeturinat e perandorise Turke apo ...............
Persa i perket figures se BERISHES histori do ta gjykoje nese e ka mire nese e ka gabim...........
Jemi ne axhende e Amerikes ,Tirana eshte shume afer me Washingtonin ,dhe Berisha nuk ben me gabiet e dikurshme .......
Kosova po ecen shume mire ,po shikoja ne ca pritje delgacionesh ,varur ne mur fotografine NAN TEREZES SKEDNERBEUT flamur Amerikan po i tregon Europes qe nuk eshte shtet islamik ,ashtu sic mendon Serbet Ruset ,po respekton minorancat dhe ti urojme qe te vazhdoje keshtu......
Persa i perket Serbeve sikur ti zgjosh nga gjumi tani dhe ti thuash shkoni e merrni cdo gje ,po nuk harriten deri ne Slloveni brenda 48 oresh ,mos me thencin AIR-FORCE-,e dime U.C.K. sa trime eshte,ishin Apashet ishte aviacioni Amerikane ishin misilet ishin cishin te rroje Shqiperia etnike...
Pastaj ti urojme AMIT ta gezoj teseren e PD dhe ta mbaj me nder dhe qe ti sherbej atdheut atje ku ka nevoje ,ta din vete z Kryeminister i ka dhen Teseren.....
E krijuam ne Kosoven mund te krijojme dhe Kosova te tjera ......U.S.A.
ore e di si ben ti arturum,,??kur flet per konferencen islamike,sikur te kan futur ne sketerr.por po ta shiosh anen tjeter te monedhes,a di qe ne ate kohe shqiperia nuk kishte as mbeshtetjen me te vogel,brukseli e shikonte me dylbi,amerika po ashtu...dhe BERISHA,E BERI PER presion ne radhe te paRE,DHE PER NDIHMA FINANCIARE NE RADHE TE DYTE
.E beri qe ti kushtonte vemendje brukseli,sepse deri ne ate kohe shqiperia nuk bente pjese fare ne evrope,,sepse ishin vitet e emigrimit te madh,na krahasonin me kurdistanin...
keshtu qe e shte e thjesht te birbilosim,jo po aShtu jo po keshtu,,,
hyrja e saje dihej qe kishte koston e saje negtive ne sy te evropes kurve..por ishin zaret e fundit...nuk kishte me rruge tjeter...
para nje viti vete komisioneret evropian ne shqiperi ..deklaruan se shqiperia hyri per ndihma financiare.....dhe kjo dihet fare mire dhe jo se ne jemi vend islamik...
ti shiko kavajsit,shijakun,elbaasanin,fshatrat e tiranes,qe kane filluar vishen me pantallona
3cerkshe,, dhe kane filluar te bertasin"" duam baben"sepse nuk qedron e keqia ..pse u futEm ne konferecen islamike,,sepse sic u futem
ashtu edhe dalim,sepse nuk eshte ndonje problem i madh...
persa i perket kosoves..dihet qe 50vendet islamike nuk krahasohen as njohjen "deklarative"te MALTES,..
POR JO TE SHIKOHET SIKUR ME HYRJEN NE KONFERENCEN ISLAMIKE,SHQIPERIA ESHTE E VARROSUR....
ME DUKET SHUME ABSURDE ARTURUM--
Ari
Sikur te lexoje pak me me kujdes ato qe shkruajne te tjeret, do shikoje qe asnje nga ne nuk ka thene qe ESHTE VARROSUR Shqiperia me hyrjen ne Konferencen Islamike.
Une kam folur per GABIM TE MADH POLITIK.
Citim:
para nje viti vete komisioneret evropian ne shqiperi ..deklaruan se shqiperia hyri per ndihma financiare.....dhe kjo dihet fare mire dhe jo se ne jemi vend islamik...
Ku jane islamiket ketu???????
U.S.A. Ka jane islamiket ketu forumista ,po te ishin i kishin marr me shpulla ....
Kosovo...
Albania..
Krejtesisht i paanshem komenti i Amit.
Po Po rrofte "Das führer"
artur...
nuk e di kuje dhe nqs i ke ndjekur kohet e fundit gjendjen ne spanje....
spanja ka kohe qe nuk e di ku e ka koken...
sepse u deh shume nga zhvillimi ekonomik me shume se vendet e rajonit..dhe tani eshte futurne kaos politik qe e ka te veshtire....
dhe nga ana tjeter...spanja ka 2vjet qe ne kemi krijuar mardhenie diplomatike,,,..keshtu qe nuk kemi ndonje tradite mardheniesh me spanjen,pervec "flamurtari-barcellona"
por une te them nje tjeter gje qe ashtu si ma the ti raportin 1/100(per spanjollin dhe vendet islamike)
po ashtu te them une me Solanen dhe spanjollin tjeter---
une di qe SOLANA dhe BARROSUA...NUK kane qene qorra...biles keta te 2 kane qene pilastrit..e panvarsise se kosoves dhe po keta te dy kane ndihmuar shqiperine per integrimin e shqiperise ne nato dhe ne evrope....
italia dhe spanja kane pak a shume te njejten politik kurve,,,po shyqyr qe me SARKOZINE ndryshoi dhe franca,,,
dhe u be mbeshtetse kryesore e amerikes,,per kosoven
por ajo qe doja te thosha se jame me se dakort qe ne nuk kemi pare asnje ndihme financiare nga islamiket,,,pervec se rekrutimit nga shqiperia te femijeve te befotrose per akte kamikace...
dhe tjetra eshte se u morrem shume pas arsyes se amit....jo e lagu jo se lagu..kur ajo eshte nje gje qe i perket te kaluares,ne fund te fundit...dhe tjetra qe eshte me e rendesishme eshte se te gjithe shqipetaret e dine...qe me nje islamizem te theksuar ne kurr nuk kemi per te pare as evrop dhe as bote...
hajde tung
Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Krejtesisht i paanshem komenti i Amit.
Po Po rrofte "Das führer"
[QUOTE]Po citoj ato që tha Une jam...!!!
[B]
...trojani : " Der Führer" ! ...eshte e shkruar drejte!
Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
[QUOTE]Po citoj ato që tha Une jam...!!!
[B]
...trojani : " Der Führer" ! ...eshte e shkruar drejte!![]()
![]()
![]()
![]()
...trojani...me kenaqesi ! prsh !
Pershendetje serish miq!
Jo pa qellim ua solla serish ne vemendje faktin e antaresimit ne konferencen islamike sepse shume prej jush duan te shohin perfitime dhe llogari ne cdo hap qe behet.
une atehere kur diskutohej per kete gje, kam marre vetem faktin e thjeshte qe shume prej shqiptareve jane muslimane dhe kane te drejte te perfaqesohen ne te gjitha forumet.
Re: Sali Berisha, ish Komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise!
Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
Sali Berisha, shkaterruesi i Shqiperise. Po, eshte ai, Komunisti i pa Renovueshem qe prej 17- vjetesh, me politiken e tij te ndyre, te shkolles Komuniste, Bollshevike, Leniniste e ka kthyer Shqiperine 200 vjet mbrapa ne krahasim me Europen!!! Kur, ne kohen e Monizmit, ishim 100 vjet mbrapa!!!
Ai eshte vrases !
Ishte ai President kur ne shqiperi u vrane me dhjetra njerez!
Ishte ai President, i cili, nuk mbrojti popullin e vet nga gjak derdhja!
Ishte ai President dhe Presidenti qe lejoi piramidat dhe nepermjet tyre, i premtoi popullit te varfer, Parajsen pa punuar!
...Kam qene ne shqiperi ne Gusht te 2006 dhe e kam ndigjuar me veshet e mije kur tha ne TV se ; "Ju gaaaraaantoooooj, Paret e juaja jane te sigurta" !!! Dhe, ku ishin paret e sigurta!? Perfundimin e dime te gjithe tani!
Ato vite (2007-2009) nuk harrohen ! Nuk i harrojne, besoj, familjet qe humben njerezit e tyre!
Ishte Sali Berisha qe me injorancen e tije Njerezore dhe Politike, futi Fatos Nanon ne Burg dhe si rrjedhoje, e beri ate ne nje fare menyre-indirekt, Hero! Kush donte te dinte per Fatos Nanon se kush ishte, perpara se te hynte ne Burg !? Po, familjaret e tije dhe ca shoke!
Menyra Komuniste e Sali Berishes, e trajtimit te problemeve, te krijimit te UNI-t, te vetevendosjes, solli F.Nanon ne pozitat qe NE tani i dime...!
Nje Ish president i deshtuar, qe duhet te ishte ne Burg per Tradheti karshi popullut, vazhdon me injorancen e tije, dhe behet Kryeminister!!!
Prap, komunisti-Sali-injoranti, ka dy vjet ne Qeverisje dhe Shqiperia eshte kthyer si ne mes jete!
Sollaku nuk eshte problemi i Shqiperise, problemi i Shqiperise eshte Komunisti Sali !
Sollake do ikin e do vijne, por politika e ndyre-ambicioze-shkaterruese e Sale Torrollakut do te ngeli mbishpatullat e popullit shqiptare, me vite!
KUSH NUK E KUPTON KETE DHE I IKEN MBRAPA POLITIKES SE Sali Berishes, GERMON NJE LOPATE DHE, ME SHUM, NE VARRIN QE PO I HAPET EKONOMISE SE SHQIPERISE...!!!
Bamir Topi, Presidenti me i pa Respektuar i te gjithe kohrave, nga presidentet qe ka pasur Shqiperia!!!
Per 17 vjet, nxenesi i Komunistit Sali!!!
Nuk mund te jete ai KURRE Pluralist, kur ka qene Nenkryetari i nje Partie dhe sidomos e partise qe eshte ne pozite!!! Vetem nje njeri me llogjike te verber do ta besonte kete!!!
............ ................... ...............
Sa per dijeni te dashur lexues: Me keto qe shkruaj une si perkas asnje Partije.
UNE JAM DEMOKRAT NE ZEMER DHE VUAJ PER POSHTERSITE QE NDODHIN NE SHQIPERI!
Kam ikur nga Shqiperia qysh ne vitin 1990, me Ambasadat, dhe 17 vjet ne Gjermani me kane bere me te zgjuar se sa nje "Politikan" shqiptare qe sistemin Kapitalist e njeh vetem me te ndigjuar! LE TEVJE TA JETOJE NJE HERE, SIC E JETOVA-JETOJ UNE DHE SHUME E SHUME SHQIPTARE TE TJERE!!!
... Dhe AI, Komunisti-Injoranti i ndyre Sali, tallet me Fatin e nje Populli...!
TURP !
..............
Pershendetje te gjitheve....
14 keshilltaret e Berishes,"portokalli"qeveritare.
Nga Kastriot MYFTARAJ - Kryeministri Berisha ka bërë një veprim transparent duke u kërkuar këshilltarëve të vet që të paraqesin jetëshkrimin e tyre në faqen on-line të Këshillit të Ministrave, gjë që nuk e ka bërë bie fjala Presidenti i Republikës, ministrat, ose të tjerë institucione.Por, duke bërë këtë Berisha ka evidentuar joseriozitetin e qeverisjes së vet, se mjaft që të shikosh jetëshkrimet e këshilltarëve të Berishës, për t’u bindur për këtë gjë. Kryeministri Berisha ka 14 këshilltarë, të cilët i kushtojnë jo pak taksapaguesve shqiptarë, me rrogë, pagesë telefonash, udhëtime jashtë vendit etj. Nëse do të shikosh jetëshkrimin e tyre, do të bindesh se vështirë se ndonjë prej tyre është njeriu i duhur në vendin e duhur. Duke i marrë këshilltarët e kryeministrit në rend alfabetik, siç janë paraqitur në faqen on-line të Këshillit të Ministrave: Avenir Peka është këshilltar i kryeministrit për rendin dhe sigurinë. Pra, ky është njeriu që në një mënyrë ose në një tjetër duhej të interesohej për procesin e demilitarizimit, veçanërisht për atë se ku do të bëhej çmontimi i municioneve, duke e ditur se ky proces kishte rreziqe për sigurinë e vendit. Për të bërë punën e vet, këshilltari i kryeministrit supozohet që të grumbullojë sa më shumë informacion në fushën përkatëse. Por, Aveniri nuk kishte nge për këto gjëra se ai jep mësim dhe në dy universitete private, siç thotë me sa duket për mburrje në jetëshkrimin e vet. Merret vesh është i pangopur me lekë. Do të ishte kurioze p.sh. që ky Aveniri të dilte ndonjë mbrëmje në studion e kushëririt të vet Çlirimit, në emisionin “Fakt” dhe të pyetej për këto gjëra. Ironia është se në jetëshkrimin e vet, këshilltari i Berishës për sigurinë, nuk paraqet as datëlindjen e vet, a thua se kërkon ende të sigurohet për këtë gjë. Dhe të mendosh që është edhe jurist. Në jetëshkrimin e vet, ky Aveniri i sigurisë mburret se në vitin 2002 ka bërë një trajnim në Kroaci, mbi çështjen “Terrorizmi dhe siguria në shekullin XXI, Evropa Juglindore dhe bota”. Avenirit duhet t’i shkonte mendja se terrorizmi më i sofistikuar është ai që shfrytëzon situatat, për të mos ngjarë si terrorizëm. Duket se Aveniri, postin e këshilltarit për sigurinë dhe rendin nuk e kishte marrë si punë serioze, si aventurier i burokracisë ndërkombëtare që është. Nga jetëshkrimi i tij merret vesh se deri në mars 2005 ai ka punuar në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK, në zyrën e Prokurorëve ndërkombëtarë. Ky i përket atij grupi njerëzish pranë PD, që kur kjo parti doli në opozitë shkuan jashtë vendit për të gjetur punë pranë burokracisë ndërkombëtare, ndërsa kur PD erdhi në pushtet, u kthyen me CV të pasura, për të marrë poste. Admir Drago është këshilltar i kryeministrit për Çështjet Ligjore. Sipas jetëshkrimit të vet, deri në 2007 ka qenë avokat pranë AMC. Duket se Berisha e ka zgjedhur këtë person si këshilltar, duke menduar se këtë gjë do ta mirëpriste Greqia. Admir Drago, sipas datëlindjes që ka dhënë vetë, është 30 vjeç, çka do të thotë se kur Berisha erdhi në pushtet, në 2005, ishte 27 vjeç. Një kryeministër në të gjashtëdhjetat, si Berisha, që merr këshilltar për çështje ligjore një njeri në këtë moshë, tregon qartësisht joseriozitetin e vet. Eksperiencat e punës të Admir Drago, sipas jetëshkrimit të vet, fillojnë në vitin 2003, kur ai hyri në punë si avokat pranë studioje ligjore të huaj që vepron në Shqipëri (kjo studio ligjore që angazhon një avokat 25 vjeçar tregon nga ana e saj joseriozitetin e vet), dhe kjo është një nga dy eksperiencat e punës të Dragos. Tjetra është pas kësaj, e shkurtër, tek AMC. Këshilltari i kryeministrit për çështjet ligjore supozohet që të jetë një jurist me përvojë në këto 18 vjet të tranzicionit, jo një si Drago. Fatbardh Kadilli është këshilltar i kryeministrit për antikorrupsionin. Kjo tregon se angazhimi i deklaruar i kryeministrit Berisha për të luftuar korrupsionin ka qenë më së paku joserioz. Shqiptarët janë fatzinj, që Fatbardhi është këshilltar i kryeministrit për antikorrupsionin. Sipas jetëshkrimit të vet zyrtar, Fatbardh Kadilli është diplomuar në Universitetin e Tiranës për gjuhë-letërsi. Më pas, siç është praktika e aventurierëve të OJF-ve të Tiranës, Fatbardhi ka kryer studime pasuniversitare për punonjës social, në Tiranë. Sipas jetëshkrimit të vet, zyrtar Fatbardhi vazhdon studimet në Londër për një master për “Politikat publike dhe menaxhimin”. Është për t’u habitur që kryeministri merr si këshilltar një njeri që ende vazhdon të shkollohet, në kohën kur paguhet për të bërë këshilltarin. Kjo tregon joseriozitetin e kryeministrit, se sa për Fatbardhin dihet se është një aventurier i OJF-ve. Duke marrë Berisha si këshilltar për antikorrupsionin, një të diplomuar për gjuhë-letërsi, që është duke kryer një master për ligje, tregon më së paku joseriozitetin e vet. Por, Berisha e ka marrë Kadillin se ai në vitet 2001-2004 ka qenë zëvendësdrejtor i programit të USAID për reduktimin e korrupsionit. USAID ia dha këtë vend Kadillit se ai ishte bashkëthemelues dhe anëtar bordi tek OJF e Genc Rulit, Instituti i Studimeve Bashkëkohore, që ka qenë i parapëlqyeri i USAID. Kjo tregon dhe joseriozitetin e USAID në Shqipëri. Kadilli, kur punoi për dy vjet, në 1993-1995, si inspektor i pritjes së popullit dhe ankesave në kryeministri, u bë anekdotik për mënyrat që gjente për t’ i sjellë rrotull ata që ankoheshin dhe jo për të bërë seriozisht detyrën e vet, që mund të quhej si pikë-kyç për të perceptuar korrupsionin. Këshilltari i kryeministrit për territorin dhe pronat, Flamur Kuçi është diplomuar për arkitekturë. Është disi e habitshme që për këto çështje kryeministri ka për këshilltar një arkitekt. Ç’lidhej ka një arkitekt me çështjen e pronave? Aq më tepër kur ky njeri në jetëshkrimin e vet nuk ka shënuar asnjë punë konkrete si arkitekt, por vetëm projekte OJF-ësh. Pastaj duket dhe si një humor i hidhur fakti që këshilltari i kryeministrit për pronat është dhe pedagog në Akademinë e Arteve, dega skenografi. Kjo i jep një kuptim artistik çështjes, sikur kryeministrit nuk i duhet një këshilltar për territorin dhe pronat por një ekspert në inskenim. Këshilltari i kryeministrit për integrimin euroatlantik, Glori Husi, është diplomuar në fakultetin juridik të Universitetit të Athinës në vitin 2001. Në jetëshkrimin e vet zyrtar ai thotë për vetveten në vetën e tretë: “Z. Glori Husi është një jurist me formim të plotë dhe të gjithanshëm përsa i përket sistemeve ligjore nacionale duke pasur një njohje të thellë të së Drejtës Greke dhe gjithë aspekteve institucionale të sistemit ligjor Grek por edhe të shumë aspekteve të sistemit ligjor të Gjermanisë”. Pra, këshilltari i kryeministrit për integrim euroatlantik na qenka një ekspert i së drejtës greke. Duket se Berisha e ka marrë këtë këshilltar për të kënaqur Greqinë, që u thotë shqiptarëve se rruga e Shqipërisë për integrimin euroatlantik kalon nga Athina. Këshilltari i kryeministrit për arsimin, Myqerem Tafaj, sipas jetëshkrimit të tij zyrtar, është diplomuar për veterinari. Ç’marrëzi e çuditshme kjo e kryeministrit, që merr si këshilltar për arsimin një veteriner, a thua se për kryeministrin shkollat shqiptare janë stalla dhe nxënësit dhe studentët shqiptarë janë viça dhe derra! Pjerin Marku është këshilltar i kryeministrit për industrinë e informacionit. Edhe ky është një intelektual-master, që ka kapërcyer nga fusha e vet, në të gjitha fushat e mundshme. Si shkollim bazë ai ka kryer fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit, në universitetin e Tiranës, dega topogjeodezi. Sipas jetëshkrimit të vet ka kryer studime pasuniversitare jashtë vendit për shkencat kompjuterike, si dhe ka kryer një master në administrim-biznes, si dhe është duke marrë doktoraturën. Pra, një i diplomuar për topografi-gjeodezi, që pretendon se është duke marrë si drejtim kryesor atë të administrim-biznesit, ku po bëhet doktor, është këshilltar i kryeministrit për industrinë e informacionit, fushë ku pretendon se ka bërë disa studime pasuniversitare, për të cilat nuk jep kohën se kur i ka bërë! Vetëm një kryeministër bufon mund ta merrte për këshilltar këtë njeri. Arsyen pse e ka marrë për këshilltar, e gjen në jetëshkrimin e Pjerin Markut, kur thotë për veten se ka qenë drejtor ekzekutiv i koalicionit shqiptar kundër korrupsionit. Pra, ka qenë klani i Fatbardh Kadillit dhe Genc Rulit. Këshilltarët e kryeministrit për ekonominë janë tre, njëri më i çuditshëm se tjetri. Një nga këshilltarët e kryeministrit për ekonominë, Neritan Sejamini, është diplomuar për fizikë në Universitetin e Tiranës, dhe më pas ka bërë një master për analiza ekonomike në SHBA, siç pretendon vetë në jetëshkrim. A nuk është joserioz një kryeministër që merr këshilltar për ekonominë, një të diplomuar për fizikë, që ka bërë një master në ekonomi? Masteri është studim pasuniversitar dhe njohuritë që jepen në të, supozojnë një bazë njohurish të fituara nga studimet universitare. Ndërsa fizika dhe ekonomia janë dy fusha kaq larg njëra-tjetrës. Edhe Sejamini, si Kadilli është bashkëthemelues i OJF të Genc Rulit, pra i një prej klikave që morën në dorë pushtetin e PD në 2005. Këshilltari tjetër i kryeministrit për ekonominë, Petraq Milo, ka si shkollim të parë të lartë, atë në Shkollën e bashkuar të oficerëve, ku në vitin 1981, është diplomuar si oficer artilerie. Më pas në vitin 1988 është diplomuar si ekonomist. Por në jetëshkrimin e vet zyrtar thotë se është jurist?! Është me të vërtetë një gjë shumë fantastike që një njeri që e fillon karrierën si pedagog i degës së artilerisë në shkollën e oficerëve rezervistë në Zall-Herr, siç thotë në jetëshkrimin e vet, të përfundojë në 1999 funksionar i UNMIK në Kosovë, ku në 2003 u bë drejtues i Zyrës Fiskale të Kosovës dhe drejtor i politikave këshillëdhënëse! Këshilltarja tjetër e kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli, ka dhënë jetëshkrimin më të gjatë, me 1678 fjalë, ku ka treguar në mënyrë të detajuar të gjithë anabasin e vet në OJF-të dhe zyrat e burokracisë ndërkombëtare, me projekte, trajnime, poste të mirëpaguara. Problemet reale të ekonomisë shqiptare për tipa të tillë nuk kanë asnjë rëndësi, për ta ka rëndësi vetëm si të jenë të pëlqyeshëm për ndërkombëtarët, të cilët bëjnë sikur nuk dinë asgjë kur gjërat shkojnë keq. Këshilltarja e kryeministrit për agroindustrinë, Valdete Vorpsi, e diplomuar në biologji, duket se është zgjedhur nga kryeministri vetëm për faktin se ajo në vitet 1994-2007 ka kryer katër kualifikime shkencore në Greqi, dhe bashkëpunon me Universitetin e Selanikut. Berisha i mban pranë njerëz të tillë jo për këshilla, se nuk po shohim të zhvillohet agroindustria në Shqipëri, por për dekoracion, për t’u bërë i pëlqyeshëm për grekët. Këshilltari i kryeministrit për pushtetin vendor, Ylli Asllani, është një njeri për të cilin e ke të qartë se me kë ke të vësh, kur lexon në jetëshkrimin e tij se ka aftësi kompjuterike, që konsistojnë në zotërimin e programeve Word dhe Excel. Sipas kësaj i bie se të gjithë këshilltarët e tjerë të kryeministrit, si dhe vetë ky, nuk e zotërojnë programin kompjuterik Word, meqë nuk e kanë vënë këtë në jetëshkrimin e tyre. Enkelejda Patozi është këshilltare e kryeministrit për çështjet e ujit. Si inxhiniere hidroteknike kjo është në fushën e vet, por problemi është se ka ardhur në këtë detyrë jo për merita, por se është gruaja e nënkryetarit të PD, Astrit Patozit. Edvin Kulluri është zyrtarisht ndihmës i kryeministrit. Edvini është në këtë post vetëm se është i afërm i Arben Imamit, shefit të kabinetit të kryeministrit. Edvini ka studiuar për filozofi dhe sikur të dinte diçka nga filozofia, do të mendohej se Berisha e mban pranë si filozof. Se për çfarë e ndihmon Edvini kryeministrin mbetet mister, por një gjë është e sigurt, Edvini e kalon kohën duke sharë Berishën kafeneve, pa u kujdesur shumë për t’ i filozofuar termat. Drejtori i Kabinetit të kryeministrit, Arben Imami, nuk parapëlqen të thotë se ku ka punuar që nga viti 1981, kur mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, deri në 1991 kur u bë deputet. Duket se e kupton se një regjisor në postin e drejtorit të kabinetit të një kryeministri, është një gjë që ve në dyshim seriozitetin e kryeministrit. Imami, me delirin e vet të madhështisë, krijon në jetëshkrimin e vet një ndarje të posaçme me titull “Fushat e kompetencës”, ku shkruan për veten, në vetën e tretë, se fushat e kompetencës së tij janë: “Reforma kushtetuese, reforma institucionale, reforma administrative, reforma në drejtësi, reforma e pushtetit lokal. Hartimi i programeve e politikave strategjike, organizimi dhe drejtimi i ekipeve për zbatimin e tyre. Shkruarje e ligjeve. Organizimi i partive dhe organizimi i fushatave elektorale individuale e partiake, hartimi i programeve politike e elektorale”. Kur, këto i thotë një njeri që ka turp të thotë se cili është shkollimi i tij bazë dhe çfarë pune ka bërë para se të hyjë në politikë, atëherë me të vërtetë kemi të bëjmë me një rast klinik. Duket se ai druri që i dhanë njerëzit e Berishës në 28 maj 1996 ia hoqën Imamit edhe ato pak mend që kishte. E fundit mbetet zëdhënësja e kryeministrit Juela Meçani. Juela në jetëshkrimin e vet të shkruar në vetën e tretë për vetveten, thotë deri edhe se: “Në 1993 prezanton festivalin e këngës në RTSH”. E ç’të thuash më për zëdhënësen e kryeministrit!
Gazeta Sot
Ne fakt jo se nuk e dija po dita dites me mbushet mendja me shume se vazhdoj te bej gabim e te stresoj veten time duke studiuar, pse nuk i therras mendjes te kthehem ne Shqiperi te marr nja 3-4 fakultete ku te me teket, te aktivizohem ne politike e te mbaroj nja 8-9 mastera me shpenzimet e shtetit ... dhe shume jam vonuar
qe Shqiperia drejtohet nga mesues, veterinere,drejtues festivalesh e ku e di une e dine te gjithe e ky s'eshte faji i Berishes. Dhe ata para atij keshtu kane bere ... po ai s'do respektonte traditen? Ne shqiptaret shquhemi per tradita apo jo ?!!!
Ne kemi arritur nje 1 shkalle te formalizmit arsimor qe eshte i grades " patologjike" , shkurt kemi njerez te arsimuar por qe se kane pare deren e shkolles se kane qene te zene me
fushata, kemi mastera me shumice por ato jane
te gjitha te specialitetit " servilizem, te rakomanduar e te paafte "
e ketu flas pa dallim moshe se mosha s'eshte garanci per asgje, se ai qe eshte i trashe, i paafte e mendje shkurter leri kohe sa te doje e coje ku te duash po ne vend numero do rrije ...
ne politike s'eshte e thene qe profesionet ti korrespondojne gjithmone postit ku je por kur kjo dukuri fillon e perhapet si nje virus ne te gjitha deget e nje administrate shteterore kemi te bejme me ate qe mua me pelqen ta quaj " shtet fantazme "
Re: Pershendetje Miq
Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Dikur ne kete Forum kam mbrojtur Berishen kur shume prej atyre qe shkruajne sot e akuzonin se e kishte futur Shqiperine ne Konferencen Islamike. Ate kohe e mbroja me bindjen qe nje popull 70% e te cilin jane te fese muslimane eshte shume e drejte te perfaqesohet edhe ne bashkesi te ketij lloji.
Shume prej jush miq te dashur, nuk e pranonit kete realitet dhe kunderargumentonit me etiketime qe mund te beheshin nga perendimi ndaj Shqiperise etj.
Fakti qe 57 shtete islamike e johen ne Bllok Shtetin e Ri te Kosoves duke i dhene nje suport te padiskutueshem ne njohjen e saj ne Bote, nuk e di se si do ta kritikonin keto njerez Berishen per antaresimin qe permenda. Fakte te tilla ndodhin vetem nje here ne jeten e nje kombi dhe ne kemi pritur shume gjate. Nuk dua ta mbivleresoj Berishen per kete antaresim sepse por fakti tregon se ku gjerat behen ne menyre te drejte edhe perfitimet dallohen ndjeshem.
Me respekt
Ami-
SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA
MUSTAFA NANO
Liri Berisha ka mbajtur gjithë kohën një profil të ultë publik. Ka qënë e urtë, e qetë, e pazëshme, një hije lëvizëse krah bashkëshortit të vet, bash si shumica e grave shqiptare. Nuk është çudi që kjo sjellje publike të ketë qënë zgjedhja e saj, por nuk duhet përjashtuar dhe fakti që gjithçka të ketë të bëjë me pafuqinë e saj për të luajtur rolin e një protagonisteje. Kjo ka bërë që për shumë njerëz ajo të jetë një grua e mirë, një zonjë e vërtetë. Dhe kjo është e natyrshme. Në një botë të mbushur me (të dominuar nga) dokrraxhinj, heshtja ka charme-in e magjinë e vet. Me këtë shpjegohet - fjala vjen - edhe nami i mirë i Bamir Topit, sot President i Republikës, e dje "njeriu i mirë" që maskohej prapa heshtjes; më saktë, prapa pafuqisë për të thënë ndonjë gjë interesante, të guximshme e inteligjente.
Por le të qëndrojmë tek Liri Berisha, e cila më në fund u bë e gjallë. Kishte dhënë një intervistë të gjatë në numrin e djeshëm të "Panoramës", nëpërmjet së cilës rrekej t‘u mbushte mendjen shqiptarëve se bashkëshorti i saj, jo vetëm është dorëjashtë në ngjarjen tragjike të Gërdecit, por edhe ka vuajtur shumë prej kësaj tragjedie, tok me Lirinë. Ne të gjithë kemi pritur kryeministrin të dalë, të shpjegohet e të hedhë poshtë dyshimet që bjenë mbi të e vetëm mbi të, por Saliu këtë herë ka ndryshuar taktikë. Ka nxjerrë të urtën, të mirën: Lirinë.
E çfarë thotë Liria në këtë intervistë? Duhet theksuar, se për ata që janë të interesuar të marrin vesh diçka më shumë lidhur me atë që ndodhi në Gërdec, ajo nuk thotë asgjë. Thjesht bën çmos të na bindë, se burri i saj nuk e ka takuar asnjëherë baxhanakun e mbetur në rrënojat e katastrofës. Ajo vetë e ka ditur që burri i motrës punonte në Gërdec, e që atje "mbante ca arka municionesh", por këtë nuk ia ka thënë asnjëherë të shoqit. Për më tepër, kur e motra i paska thënë, se i shoqi punonte në Gërdec, se atje "mbante ca arka municionesh", e se atje "nuk ishte fare i kënaqur, por s‘kishte gjetur punë tjetër për të bërë", Liria hesht. Nuk e shtyn më tutje bisedën, nuk befasohet se si kunati i vet bën një punë tejet banale në kushtet kur i shoqi i saj nuk ka lënë militant e familjar pa punësuar në administratën publike, nuk i thotë se "kjo nuk ka kuptim", nuk i thotë se "ne mund të gjejmë një punë tjetër më të hijshme për të". Ka budalla që ta hajë këtë gjë?
"Saliu lexonte emrat atje, dhe unë thosha: e zeza, si nuk ia kemi thënë?" Ja, këtë na tregon Liria, e çuditërisht harron të na thotë, se si është e mundur që i vetmi emër viktime që u lexua gabim prej Saliut, ishte emri i baxhanakut. Të gjithë e mbajnë mend, se kur erdhi radha të lexonte emrin e baxhanakut, Saliu bëri një pauzë të pashpjegueshme, e pastaj tha : Mehmet. Në fakt, më pas u mor vesh se baxhanaku quhej Muhamet.
Ja, kjo është gjithçka që thotë Liri Berisha lidhur me Gërdecin në atë intervistë të gjatë. Pjesa tjetër është e mbushur me paranoja që kanë kuptim veç në gojën e grave të diktatorëve. "Kur i kam pyetur familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, që ishin strehuar në konvaleshencë, se çfarë nevoja kishin, ata më përgjigjeshin: jo, asgjë, të faleminderit shumë. Madje njëri syresh, më tha: të falenderoj, se po na ktheni atë që kemi patur, po na i ktheni shumë shpejt, dhe na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar. Është faji ynë që i kemi ndërtuar shtëpitë mbi krater, që i dërguam vetë fëmijët e vajzat tona, ndonëse e dinim rrezikun. Dhe në fund më thonë: hajde më shpesh". Të gjitha këto fjalë janë të Liri Berishës. Gati sa nuk na thotë: As që e çanin kokën që u kishin vdekur njerëzit e afërm; thjesht ishin të lumtur që më kishin mua e burrin tim pranë tyre. Lind pyetja: A i vjen zor kësaj gruaje vallë, që pikërisht në momentin e një tragjedie të këtyre përmasave, ajo gjen guxim e nge të na flasë për mirënjohjen e familjarëve të viktimave për familjen kryeministrore? A i vjen zor kësaj gruaje, që pikërisht në kohën kur shumë dëshmitarë okularë bëjnë be e rrufe se Muhamet Hoxha nuk ka mbajtur arka me municione në shpinë, por ka qënë supervisor a inspector, ajo na flet për familjarët e viktimave, të cilët s‘dinë ta fshehin lumturinë prej begenisjes që u ka bërë gruaja e …Atij?
A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për dramën e vet familjare për shkak të sulmeve politike e mediatike që i janë bërë burrit, djalit e vajzës së saj, në një kohë që i shoqi ka shkaktuar me qindra drama të tilla, duke sulmuar e përgojuar gratë, fëmijët, burrat, familjarët e kundërshtarëve politikë? A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për Valentinma Leskaj si për "një grua dinjitoze, të ekuilibruar, me vlera, që di të respektojë vetveten e që di t‘i bëjë të tjerët që ta respektojnë", në një kohë kur burri i saj nuk ka lënë gjë pa thënë kundër Valentinës e djalit të saj? Me siguri, nuk i vjen zor. Ose i vjen, por s‘ka ç‘të bëjë. Burri e ka urdhëruar të dalë e të thotë gjëra të porositura. Dhe një gjë e porositur është edhe rrëfimi mbi momentet e anëtarësimit në NATO, të cilat kjo i paska përjetuar si një idealiste e madhe, që i digjet barku për Shqipërinë, e në të cilat ajo merr një telefonatë nga Saliu, e hap celularin, e dëgjon burrin t‘i thotë: Liri, gëzohu deri në fund, pasi hymë në NATO.
Kur dëgjon këto broçkulla, të vinë në mendje asosacjone të regjimit të shkuar; të vjen në mendje një skenë, ku diktatori del tok me gruan në ballkonin e vilës së vet, hedh vështrimin nga Tirana plot drita që lëndojnë terrin e mbrëmjes, dhe thotë: Shiko Nexhmije, njerëzit janë nëpër shtëpira, po gëzojnë, janë të lumtur. Dhe aty për aty diktatori dhe e shoqja përloten, duke u shtirur se po besonin një gjë, që nuk ishte tjetër, veçse një sendërgji e tyre haluçinante e duke harruar se shumë nga ata njerëz nuk kishin ç‘të hanin e shumë të tjerë e kishin mendjen tek të afërmit e tyre të burgosur e të egzekutuar.
Ja, kështu dhe Liria na qënka përlotur, duke harruar shumë shpejt se për shkak të paaftësisë apo zullumeve të të shoqit vetëm disa javë më parë kishin humbur jetën 25 shqiptarë të pafajshëm e ishin plagosur qindra të tjerë, duke i dalë nga mendja se në vitin 1997, vetëm e vetëm se i shoqi donte të mbronte një karrike të qelbur, humbën jetën tre mijë shqiptarë, duke i dalë nga mendja se vetëm pak ditë më parë u masakrua një mjek në krye të detyrës, dhe as ajo, as i shoqi ( i cili "është shumë i ndjeshëm ndaj njerëzve që vuajnë") nuk thanë një fjalë ngushëlluese, duke i dalë nga mendja se e mira e këtij vendi nuk mund të identifikohet me të mirat që mund t‘i vinë një familjeje prej abuzimit me pushtetin.
Ç‘soj i shpifur njerëzish shtinjakë!
Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.