Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Vizioner datë 10 Dhjetor 2009 - 00:45:

Rama-Berishës: Sulmin ndaj nesh e ke të kotë

Kryetari i Bashkisë Edi Rama i ka bërë apel kreut të qeverisë se e ka të kotë sulmin barbar ndaj bashkisë së Tiranës.
"Për t'i ikur të vërtetës së kutive të mbyllura, Sali Berisha ka vënë në shënjestër Bashkinë e Tiranës dhe e ka përshkallëzuar dje sulmin barbar, me një tjetër goditje kriminale, ndaj një tjetër prone private. E ka përsëri të kotë!"- ka thënë Rama gjatë një konference për shtyp nga bashkia e kryeqytetit.

Më poshtë fjala e kreut të bashkisë së Tiranë, Edi Rama:

Nuk i ikën dot hijes së krimit elektoral që e persekuton çdo natë dhe e hedh çdo ditë në sulmin e tij të dëshpëruar, të dëmshëm, të turpshëm, ashtu siç nuk do t'i iki dot, herët a vonë, përballjes me paditë e kallëzimet që po regjistrohen përditë në gjykatat e në Prokurinë e këtij vendi.

Për të mbuluar gropën e madhe të korrupsionit ku ka rënë pushteti i tij familjar, Sali Berisha i është rikthyer armës së tij të vjetër, dosjeve të fabrikuara të korrupsionit të kundërshtarit dhe po shpërdoron turpshëm shtetin e Policinë e Shtetit, për të vënë në jetë një sulm barbar antikushtetues, antiligjor, antidemokratik, madje edhe antinjerëzor, me qëllim manipulimin e opinionit publik.

E ka fare të kotë!
Shpifjet e fyerjet e tij, sado të zhurmshme dhe të përsëritura në dhjetra gojë ministrash e oborrtarësh të pacipë, për të lënë gjurmë në mendjen e njerëzve, nuk e mbulojnë dot gropën ku ka rënë ky pushtet i korruptuar, të cilin s'ka dhunë policore që e nxjerr dot më nga gropa, ashtu siç nuk ka gjë që e nxjerr vetë Sali Berishën pa lagur, nga gjyqet e panumërta, ku një ditë do të jetë i detyruar të provojë përpara gjykatësve akuzat e tij ose të paguajë për pavërtetësinë e tyre, pa llogaritur këtu gjyqin që populli do t'i bëjë sidoqoftë me vote, këtij njeriu që i ka dalë duarsh edhe vetvetes.


Për të spostuar vëmendjen nga kutitë e mbyllura të krimit elektoral, nga llogaria e hapur me publikun shqiptar për tërmetin e korrupsionit e të mashtrimit elektoral në tunelin e Kalimashit, nga të dhënat përditë e më rrënqethëse që lidhin qartësisht interesat ekonomike të familjes së tij me qeverisjen e vendit, Sali Berisha ka hapur një luftë primitive frontale, duke vënë në shënjestër edhe pushtetin vendor opozitar e duke asgjësuar çdo ditë Autonominë Vendore, ku të mundet, si të mundet, sa të mundet.


E ka më të kotë se kurdoherë!


Ne, të zgjedhurit vendorë të opozitës, na ka përballë më të vendosur se kurrë. I shkreti Sali mendon se do t'ia hedhë, duke bërë sikur nuk i dëgjon shqetësimet tona të mëdha dhe në anë tjetër, duke inskenuar shfaqje të poshtra si ajo e djeshmja, ku kujton se i tregon dhëmbët kundërshtarëve përmes agresionit banditesk, ndaj një prone e sipërmarrjeje private, po ku në fakt tregon panikun alarmant që e ka mbërthyer dhe e shtyn në sjellje e veprime të dëshpëruara.


Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara!


I them sot gjoja Kryeministrit të Shqipërisë: "Hap kutitë ose largohu" dhe harroje se në emër të një lufte politike, që për të fshehur qëllimin e ke quajtur me tamtame "kundër mafias", do të mund të mbijetosh në një pushtet që sillet e vepron si vetë mafia me interesat e me sipërmarrjen e lirë të këtij vendi.


Këto sulme mesjetare, të papërfytyrueshme, në mes të Europës së vitit 2009, nxjerrin përditë e më në pah fytyrën e këtij pushteti të vjedhur e të falimentuar, të cilit i ka mbetur vetëm të hajë vetveten, mu ashtu siç po bën përditë, duke kafshuar me tërbim të vërtetën, Kushtetutën, ligjin dhe qytetarë të lirë e të pafajshëm të këtij vendi".


Postuar nga Tulipani datë 10 Dhjetor 2009 - 01:30:

Lightbulb Citoni burimin e informacionit!!!

Mos harroni te vendosni nga i merrni artikujt e informacionet.

Jo vetem per copyright por dhe per lehtesi seleksionimi te postimeve. S'po marrim vesh mendimet e lira nga ato te gazetave.

Flm


Postuar nga AndreaPirelli datë 10 Dhjetor 2009 - 23:22:

Re: ........

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
............


Po fotografie ime pse eshte aty ???????????? Une s'kam bo gjo?????


Postuar nga arturm datë 11 Dhjetor 2009 - 00:07:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

Cili do te drejtoj mund te ma thoni ?????????''


Aldo Bumci


Postuar nga Vizioner datë 12 Dhjetor 2009 - 00:05:

Shekulli: PËR LEXUESIT TANË

Ju keshilloj t'i kushtoni disa minuta kohe...NGA KOHA JUAJ E VYER....e ta lexoni kete!


http://www.shekulli.com.al/2009/12/...uesit-tane.html


Postuar nga Fajtori datë 12 Dhjetor 2009 - 00:37:

Bobo, ky qe ka shkruar eshte Adrian Thano, kryeredaktori i Shekullit. E ka ndertuar ate gazete me duart e veta dhe i ka rezistuar pushtetit te PS-se kur nxirrte te palarat e Nanos. Tani po ndihen ne rrezik prej Sali Berishes. Njerez si ky do humbasim sa te jete Sala ne pushtet. Truri do ike dhe do mbizoterjne kafshet e rruges.

S.Berisha ne detyren e kryeministrit thote se ne jemi "mafia me e rrezikshme ne Ballkan" dhe se ai ka vendosur me ne fund "te bej shtet" duke na trajtuar edhe ne si Aldo Baren dhe Dritan Dajtin.
Po, nëse ka fakte (madje dosje të tëra me fakte) për mafiozë, pse eshte e nevojshme qe Kryeministri të bëj terror? Pse e humbet kaq keq ky burrë 60 vjeçar kontrollin dhe qetësinë?
Kemi Drejtesine qe mund t'i faktoje ose hedh poshte dosjet e tij. Drejtesine, te cilen ai vete e ka "te shenjte". Aq te shenjte sa ne emer te kesaj Drejtesie, ai eshte gati te beje lufte civile, por jo te hapi 5 kuti.

Merreni me mend se ku ka arritur mungesa e tolerances se kryeministrit. Dje policia kerkonte ne gjithe Tiranen nje makine. Ajo duhej ndaluar sepse i zoti i saj kishte nje targe te personalizuar britanike ku kishte shkruar "Sali Berisha". Kjo perbeka "krim" ne Shqiperine "europiane". U bezdis sulltani!

Nje thirrje e kam edhe per ata që vazhdojne t'i thone mbretit lakuriq se rrobat i rrinë bukur. Për ata që duartrokasin si guakë absurdin nëpër salla hipokrizie. Boll shitët gjithçka për të ruajtur postin dhe për të vjedhur ca para; sado që të keni, nuk do keni kurrë aq sa doni. Nuk mund të jemi të gjithë të kamur, por mund të jemi të gjithë të lirë!




Vlen te lexohet.


Postuar nga Fajtori datë 12 Dhjetor 2009 - 04:33:

E ema e Bashes ka qene zysh fillore. Ka qene disi histerike ne edukimin e kalamajve, por nuk besoj te kete patur historira dashurie me Enverin. Ishte moraliste e tmerrshme dhe me duket pak veshtire te kete patur historira dashurish te fshehta.

Nuk ve doren ne zjarr, por mendoj se nuk duhet te krijohen thashetheme kot per te pergojuar nje minister. Eshte mire te ndajme çfare eshte e vertete e çfare jo. Ne te miren tone them.


Postuar nga Fajtori datë 15 Dhjetor 2009 - 21:07:

Jane armiqte e klases ata. Gjithmone te pakten ne numer kane qene.


Postuar nga Fajtori datë 17 Dhjetor 2009 - 15:51:

Flet gazetari veteran, ish-redaktor në RD

Gazetar në të dy sistemet për 32 vjet, I apasionuar pas pikturës dhe artit, autor i tre librave të botuar në vitet '90, Petro Dhimitri tregon.


Si e kontrollonte partia [e Punes] gazetarinë? Dhe në një paralelizëm me gazetën e parë të një partie opozitare, RD-në, si e kontrollonte Berisha?
-Partia u jepte kryeredaktorëve orientimin me udhëzime të qarta e të padiskutueshme. E njëjta melodi u përsërit edhe kur u përmbys diktatura.Vërtet ra sistemi, po njerëzit ishin të brumosur me mentalitetin monist. Në PR udhëzimet i jepte zoti Godo që ishte tolerant dhe i përgatitur. Me të mund të punoje me qejf, por ama disa nga vartësit e tij donin vetëm të diktonin. Me dorë më të fortë drejtonte Berisha RD-në. Ai e hoqi Frrok Çupin pikërisht se donte të bënte ligjin mbi gazetën. Këtë mendim e vërteton katërcipërisht edhe ky episod: Zoti Eduard Selami erdhi në mbledhje në RD. Me që gazeta po humbte lexues, sepse nuk kishim fare kritika për gabimet që bënin kuadrot e PD-së në rrethe, i thashë që duke kritikuar gabimet e njerëzve tanë ne rrisim kredibilitetin e PD-së dhe të gazetës. Duke heshtur ne bëjmë gabim të madh, se kështu nuk e ndihmojmë partinë. Përgjigja me një ton të qetë e të kulturuar ishte se kjo është gazeta e Partisë dhe nuk do të ketë asnjë lloj kritike për kuadrot tona në bazë edhe kur ato bëjnë gabime. Në atë çast ndjeva dhimbje në shpirt dhe heshta. Një kujtim të hidhur kam kur Berisha,në vend që të ndryshonte urgjentisht ligjet e PPSH-së, kërkoi t'i zëvendësonte gjyqtarët me ish- të deklasuar ose me idhtarë të PD-së që do të bënin vetëm kurs 6 mujor. Atëhere botova në RD një shkrim të gjatë ku argumentoja se në çdo sistem gjyqtari është profesionist që duhet të zbatojë vetëm ligjin. Ai nuk mund të mos zbatojë ligjin, edhe pse mund të jetë jo ish -i zgjedhur i PPSH-së, po idhtar i PD-së. Kur qe mbledhur forumi i lartë i PD-së, Berisha e kishte kritikuar atë shkrim, prandaj kryeredaktori e shtroi në mbledhjen tonë se nuk duhet t'i kundërvihemi vendimeve që merr partia si p.sh. veproi Petro kur botoi artikullin për gjyqtarët me kurse disamujore. Të gjithë heshtën edhe pse e dinin mirë që gjyqtarët nuk ka pse t'i kemi partiakë e aq më pak të pakualifikuar. Përshtypje të hidhur më la reagimi ndaj grupit të Gramoz Pashkos dhe Arben Imamit të cilët kundërshtuan një vendim të Berishës të cilin ata e quanin të padrejtë. U trajtuan gati si armiq. Kulmi i veprimit neodiktatorial të Berishës ishte kur Eduard Selami hodhi idenë që në të ardhmen kryetari i partisë duhet të jetë kryeministër për të zbatuar programin e partisë. Kjo sepse,për shumë gjëra, Meksi nuk zbatonte programin e partisë. Në konferencën e shtypit, kur një gazetar e pyeti zotin Eduard Selami: "Po qe se forumi ku do të shtrohet teza juaj, nuk e miraton atë, ju çdo të bëni?". Përgjigja ishte: "Secili, aq më shumë kryetari i një partie, në demokraci ka të drejtë të parashtrojë ide dhe të bëjë propozime. Po nuk u miratuan ato, nuk do të thotë se ai duhet të ikë nga partia. Prandaj dhe unë do të vazhdoj të jem në PD se jam anëtar dhe kryetari i saj". Po Berisha e hoqi menjëherë, edhe pse jeta tregoi që ai kishte të drejtë. Aktualisht Berisha është edhe kryetar i partisë, edhe kryeministër.


Gjatë drejtimit të shtypshkronjës "Demokracia", si ishin marrëdhëniet me partinë në pushtet e cila dihet se nuk i kishte aq për zemër mediat kritike?
-Sa kam qenë drejtor nuk ka patur ndonjë bllokim gazetash. Kontradiktat e mia me PD-në filluan kur me miratimin e IMF-së që na financonte, lejova botimin e gazetës "Koha Jonë". Ajo, edhe pse ishte gazetë opozitare, e botuam për arsye financiare se kishte tirazh të madh dhe na jepte mundësi të mbijetonim. Për këtë veprim bisedova me IMF-në, të cilët më thanë se biznesi nuk duhet ngatërruar me politikën. Shtypshkronjën e ndërtuam për të ndihmuar gazetat antikomuniste nga ana financiare, po kjo nuk do të thotë se atje nuk do të botohen edhe gazeta të tjera. Po nuk u botuan te ne, ato diku gjetkë kanë për t'u botuar. Ne jemi për shtypin e lirë dhe nuk kemi pse bëhemi pengesë për asnjë gazetë, botimi i së cilës jep fitime. Fitimi ishte i dukshëm. RD në atë kohë kishte (me sa mbaj mend) 2000 deri 3000 kopje, ndërsa "Koha Jonë" botohej me 40000 e deri 50000 kopje. Gazetat e tjera bashkëpronare e kishin tirazhin nga 1000 deri 2000 kopje. Me tirazhin e tyre shtypshkronja falimentonte brenda dy muajve.

(Shekulli)


Postuar nga Ignatius datë 16 Janar 2010 - 03:41:

Berisha, “Oqil Oqilovi” i Ballkanit

Wednesday, 30 January 2008

Nga Kastriot Myftaraj - A e dini se me cilin nga kryeministrat e sotëm të vendeve ish-komuniste ka më shumë gjëra të përbashkëta kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha?Me Oqil Oqilovin, kryeministrin aktual të Taxhikistanit, që nga viti 1999. Të dy kanë lindur në vitin 1944, të dy kanë qenë anëtarë për mbi 20 vjet të partisë komuniste. Nëse do t’ i kërkosh të ngjashmit e kryeministrit Berisha, duhet të shkosh në republikat ish-sovjetike të Azisë Qendrore, ose edhe në Rusi. Në vendet e tjera ish-komuniste europiane, duke përfshirë dhe shumë vende ish-sovjetike, nuk gjen të ngjashëm të kryeministrit shqiptar. Në Bullgari, kryeministri Sergey Stanishev, kryeministër që nga viti 2005, është i datëlindjes 1966 dhe nuk ka qenë komunist. Në Kroaci, kryeministër që nga viti 2003 është Ivo Sanader, i datëlindjes 1953, cili nuk ka qenë komunist. Në Republikën Çeke, kryeministër që nga viti 2006 është Mirek Topolanek, i datëlindjes 1956, i cili nuk ka qenë komunist. Në Estoni kryeministër që nga viti 2005 është Andrus Ansip, i datëlindjes 1956, i cili nuk ka qenë komunist. Në Hungari, kryeministër që nga viti 2004 është Ferenc Gyurcsany, i datëlindjes 1961, i cili nuk ka qenë komunist. Në Latvia (Letoni) kryeministër, që nga viti 2007 është Ivars Godmanis, i datëlindjes 1951, i cili nuk ka qenë komunist. Në Lituani, kryeministër që nga viti 2006 është Gediminas Kirkilas, i datëlindjes 1951, i cili nuk ka qenë komunist. Në Maqedoninë fqinje, kryeministër që nga viti 2006 është Nikola Gruevski, i datëlindjes 1970, i cili nuk ka qenë komunist. Në Poloni, kryeministër që nga viti 2007 është Donald Tusk, i datëlindjes 1957, i cili nuk ka qenë komunist. Në Malin e Zi, kryeministër që nga viti 2006 është Zeljko Sturanoviç, i datëlindjes 1960, i cili nuk ka qenë komunist. Në Serbi kryeministër që nga viti 2004 është Vojislav Koshtunica, i datëlindjes 1944, si Berisha, por që nuk ka qenë komunist. Në Gjeorgji kryeministër, që nga viti 2007 është Lado Gurgendidze, i datëlindjes 1970, i cili nuk ka qenë komunist. Në Slloveni, kryeministër që nga viti 2004 është Janez Jansha, i datëlindjes 1958, i cili ka qenë komunist, por në 1988 është arrestuar dhe dënuar me burgim, pasi si gazetar botoi shkrime kundër ushtrisë jugosllave të kontrolluar nga serbët. Në Rumani kryeministër që nga viti 2004 është Calin Popesku-Tariceanu, i datëlindjes 1952, i cili nuk ka qenë komunist. Në Ukrainë, kryeministre që nga viti 2007 është Yulia Tymoshenko, e datëlindjes 1960, e cila nuk ka qenë anëtare e partisë komuniste. Në Armeni kryeministër që nga viti 2007 është Serzh Sagsyan, i datëlindjes 1954, i cili nuk ka qenë komunist. Madje edhe në tre republika ish-sovjetike të Azisë Qendrore, në Uzbekistan, Kirgizistan dhe Kazakhstan kryeministrat aktualë nuk kanë qenë komunistë. Në Uzbekistan, kryeministri Shavkat Mirziyoev, i datëlindjes 1957, kryeministër që nga viti 2003, nuk ka qenë komunist. Në Kirgizistan, kryeministri nga viti 2007, Igor Chudinov, i datëlindjes 1961, nuk ka qenë komunist. Në Kazakhstan Karim Massimov, i datëlindjes 1965, i cili është kryeministër nga viti 2007, nuk ka qenë komunist. Në vendet ish-komuniste jashtë ish-Bashkimit Sovjetik, një kryeministër ish-komunist gjen në Sllovaki, ku kryeministri Robert Fico, i datëlindjes 1964, i cili është kryeministër që nga viti 2006, ka qenë komunist që nga viti 1987, pra vetëm për dy vjet. Kryeministrat e tjerë ish-komunistë i gjen vetëm në ish-republikat sovjetike. Në Rusi kryeministër që nga viti 2007 është Victor Zubkov, i datëlindjes 1941, i cili ka qenë komunist për mbi 20 vjet. Në Moldova (Moldavi) kryeministër që nga viti 2001 është Vasile Tarlev, i datëlindjes 1963, i cili ka qenë komunist për disa vjet. A e dini se ç’ ngjashmëri ka kryeministri shqiptar Berisha me kryeministrin e Kinës, Ëen Jiabao? Të dy janë anëtarë të partisë komuniste që nga vitet gjashtëdhjetë. Kryeministri i Kinës që nga viti 2003, Ëen Jiabao, i datëlindjes 1942, pra dy vjet më i madh se Berisha, ka hyrë në partinë komuniste në vitin 1965, pra tre vjet para Berishës. Por, profili politik i Berishës do të ishte i paplotë nëse do të krahasohej vetëm me homologët e tij kryeministra, se Berisha ka qenë edhe President i Republikës, në vitet 1992-1997. Për këtë arsye Berisha, për nga kohëqëndrimi në pushtet ngjan më tepër me Presidentët-despotë të republikave ish-sovjetike të Azisë Qendrore dhe Kaukazit, që kanë një kohë të gjatë në pushtet. Por Berisha ka një ndryshim me këta. Derisa këta venë kryeministra-kukulla, Berisha, duke përfituar nga koniukturat ndërkombëtare, ka vënë një president-kukull, për shkak se nuk mund të zgjidhet vetë i tillë, shembull që pritet ta ndjekë dhe Presidenti rus Putin. Në këtë pikëpamje, Berisha nuk ngjan aq me kryeministrin e Taxhikistanit, Oqil Oqilov, por me ish-komunistin Emomalii Rahmon, i cili u bë President i Taxhikistanit në të njëjtin vit kur Berisha u bë president i Shqipërisë në 1992. Ndryshimi është se Emmomali Rahmon mundi të qendrojë në pushtet pa ndërprerje që nga viti 1992 dhe deri më sot, ndërsa Berisha, u rrëzua një herë, megjithëse bëri përpjekje ta mbante me çdo kusht pushtetin. Ndërsa Presidenti i Kazakhstanit, që nga viti 1990, Nursultan Nazarbayev, i datëlindjes 1940, pra katër vjet më i madh se Berisha dhe që ngjan me Berishën se është bërë anëtar i partisë komuniste në vitet gjashtëdhjetë, prodhoi një kryeministër-kukull jokomunist si Karim Massimov, Berisha u tregua dhe më i shkathët duke prodhuar, i favorizuar nga koniukturat ndërkombëtare, një president-kukull jokomunist. Kushedi se ç’ mendime do t’ i kenë ardhur në mendje Berishës kur takoi ditët e fundit Presidentin e Azerbajxhanit që nga viti 2003, Ilham Alyev, duke konsideruar që ky i fundit, trashëgoi postin e të atit, Heydar Aliyev, i datëlindjes 1923, i cili ishte President i Azerbajxhanit nga viti 1993 në vitin 2003, kur vdiq. Heydar Aliyev ishte oficer i NKGB, në 1944, gjeneral-major dhe shef i KGB të Azerbajxhanit në 1967, dhe komunist që në vitet dyzet. Zot na ruaj mos i ka lindur Berishës ndonjë ide trashëgimie posti. Në vendet ish-komuniste, një njeri që të ketë qenë kryetar shteti në 1992, kur Berisha e mori këtë post, dhe që të jetë ende në pushtet, e gjen vetëm në Kazakhstan, kur Nursulltan Nazarbayev është president që nga viti 1990, në Taxhikistan, ku Emomalii Rahmon është president që nga viti 1992, në Uzbekistan ku ish-komunisti Islam Karimov është president që nga viti 1991. Në Turkmenistan, ish-komunisti Saparmurat Nyiazov, i cili ishte president që nga viti 1990, e lëshoi postin kur vdiq në 2006. Këta janë homologët e vërtetë të Berishës.


Postuar nga Vizioner datë 11 Maj 2010 - 01:10:

Pannella viziton grevistët e urisë: Edhe në Itali veprohet njësoj për votën.


Politikani italian Marco Pannella, kryetari i Partisë Radikale në Itali dhe anëtar i Parlamentit Europian vizitoi sot kampin e grevistëve të vendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ai ka shprehur solidaritet me grevistët, duke deklaruar se edhe në Itali veprohet njësoj për votën.


Prononcimi i plotë për mediat i kryetarit të Partisë Radikale në Itali, Marco Pannella:

"Doja t'ju kujtoja të gjithëve se 2 shekuj më parë, ndodhi një gjë e çuditshme në botë. Ndodh që në mes të Revolucionit Industrial, Dikens tregon: Se për të luftuar anglezët shpikën kryqëzimin e krahëve, madje dhe i tallnin për këtë. Kështu quhej greva dhe ajo filloj jo me dhunë, duke kryqëzuar duart.


Dhe ne të gjithë këtu kemi këtë trëndafil, që është ajo çka i ofrojmë edhe kundërshtarëve tanë. Nuk jemi armiq, dhe luftojmë edhe për ata.


Për këtë kam ardhur këtu, ku shokët e mi, admirueshëm po bëjnë në këtë anë të Adriatikut, të Adriatikut tim dhe tuajit, atë që në Itali e në botë bëjmë edhe ne. Atëherë duhet të them edhe për kundërshtarët demokratë, që edhe ata duhet të jenë.


Këtu është shpresa për unitetin civil demokratik. Për një unitet njerëzor dhe demokratik për të gjithë ne, nga njëra anë e Adriatikut, por edhe për ata nga ana tjetër e botës.


Faleminderit Shqipëri, faleminderit Tirana, e faleminderit dhe çështjes sonë të përbashkët, që është liri, demokraci. Kjo është ajo që na bashkon, e shpresojmë që ta kuptojnë edhe ata që se kanë kuptuar ende."
----------------------------------

Oret po i shkurtohen Diktatorit dhe Fashistit Sali Berisha

Ora e te vertetes, e shpreses, e Demokracise se vertete po troket. Kembanat e saj, behen cdo dite, cdo ore qe kalon edhe me te forta!!!
Populli shqiptar, do clirohet njehere e mire nga Prangat e roberise shumevjecare!

I vetemeruari Mbret i Shqiperise Sali Berisha, shume shpejt do te ndjeje mbi koken e tij "grushtin" e hekurt te forces Popullore.

Shpirti i popullit Shqiptar nuk duron me Diktature!

A.H.


Postuar nga Vizioner datë 11 Maj 2010 - 22:19:

"Mentaliteti antiopozitar i Berishës, më i rëndë se greva"

Faktori Plus / E plotë në Vizion Plus

Greva e urisë e opozitës shqiptare ka diferencuar thellë shoqërinë shqiptare. Si çdo ngjarje e fortë, që lë gjurmë në historinë e një shoqërie, edhe kjo protestë ekstreme e opozitës ka testuar fort shoqërinë shqiptare dhe orientimin e saj ndaj vlerave të lirisë.
Efekti i parë i saj natyrisht që shihet te pala kundërshtare.


Produkti i parë politik i grevës ishte zbulimi i mentalitetit enverist të kryeministrit Berisha, i cili si reagim të parë ndaj grevës pati antimitingjet.


Antimitingjet janë shfaqur në historinë e Shqipërisë në vitin 1991, pas grevës së urisë së studenteve të Universitetit të Tiranës, kur qindra mijëra njerëz në qytete të ndryshme të Shqipërisë marshonin me bustin e Enver Hoxhës në krahë, duke mallkuar studentët grevistë dhe duke i akuzuar ata si të shitur tek armiqtë e Shqipërisë.


Me të njëjtën gjuhë dhe sinkron, Berisha pas grevës së urisë së opozitës, mobilizoi falangat e tij, duke keqpërdorur shpeshherë dhe cingije të oborrit të PD-së për të rritur turmat me thirrje enveriste kundër opozitës.
Pasi dështoi, dhe me ta dhe me një grup grash të PD-së, së fundmi hodhi në sulm një grup rrogëtarësh të tij, kryesisht në profesionin e teatrit dhe estradës, shumica e të cilëve në asnjë moment të jetës së tyre nuk kanë mbështetur opozitën dhe zgjedhjet e lira në këtë vend.
Shumica e tyre kanë heshtur edhe kur i janë vjedhur votat Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, për të mos thënë që ndonjëri prej tyre njësoj si tani ka qenë luftëtar kundër opozitës në çdo kohë.


-Pra, efekti i parë pozitiv dhe diferencues i kësaj greve urie, është se shfaqi para shqiptarëve, gjithë ndryshkun që fsheh pushteti i kalbur i Sali Berishës, gjithë mediokritetin dhe njerëzit e përdorur të tij, emrat e të cilëve duhen shkruar me germa të mëdha në gazeta sot, që nesër të jemi të qartë kur t'i ridëgjojmë emrat e tyre të gatshëm për të mbështetur pushtetin e radhës, t'u themi me kurajë, rrini mënjanë se boll jeni përdorur.


-Së dyti, greva testoi intelektualët e rëndësishëm të Shqipërisë që në tërësi mbështetën grevën ose patën kurajën t'i thonë "Jo" Sali Berishës në përpjekjet e tij për t'u përdorur kundër opozitës.


Në një regjim represiv dhe arrogant si ky i yni, edhe të heshtësh duke i rezistuar mospërdorimit nga Sali Berisha është vlerë. Përbaltja e emrit të intelektualëve me disa estradaxhinj, natyrisht që i vë në pozitë të vështirë intelektualët e vërtetë të bëhen pjesë e debatit politik, por heshtja e tyre dhe refuzimi për t'i dhënë oksigjen Sali Berishës, është vlerë në regjime të tilla gjysmë totalitare.


Dhe, së fundmi, greva testoi dhe ndau qartë median shqiptare dhe gazetarët e saj. Për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet nga ekranet e TV, e kuptojnë qartë diferencën mes pronarëve dhe gazetarëve, shikojnë qartë mënyrën e sinqertë se si raportojnë gazetarët dhe selektivitetin editorial të pronarëve, që qeveria i ka vënë nën kontroll. Dhe kjo është një pasqyrë e vlefshme që e kemi sot falë kësaj proteste.


Bilanci i dhimbshëm i kësaj proteste nuk janë 14 grevistë në buzë të vdekjes dhe dhjetëra të tjerë në gjendje kritike, por 140 njerëz të keqpërdorur nga qeveria, shumica produkte të artit të realizmit socialist dhe mjekë si dhe ringjallja e mentalitetit enverist antiopozitar në Shqipëri, nga njerëz që s'kanë qenë kurrë në anën e lirisë, në anën e opozitës dhe medias së lirë.


Mund të mos jesh dakord me Edi Ramën, mund të mos jesh socialist apo votues i tyre, por demokracia të jep luksin të mos përdoresh kundër njerëzve që protestojnë për lirinë e votës dhe lirinë e fjalës. Vetëm njerëzit që nuk e kanë luksin të jenë të lirë, detyrohen të firmosin sërish, njësoj si dikur ata, të cilëve regjimi fatkeq i Sekretarëve të Partisë dhe Sigurimit të Shtetit ua përdorte firmat kundër njerëzve që guxonin të kërkonin liri.


Postuar nga AngelDevil datë 11 Maj 2010 - 23:48:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Angel mir lal jam .Respekte gjith shqiptarve atyre qe i thojne vetes shqiptar ,e jo ktyre si puna Vizionerit qe mban gjithmon lart flamurin e kongreseve ....

drejt asajt rruge jam Angel ,deri sa Rothshildet kan komanduar dhe komandojne akoma ,pse jo nji nipi atyre nuk mund te jet ne politik ....



Gezohem Air

Ore per ne shqiptaret spaska qene dhe nazist seshte problem fare vetem jepini drejtim se na lodhen keta palloshat qe jane tani.

She she dreqi qenke nga dere e fisme zotrote ... po behem pishman per ate kafen qe s'pime bashke


Postuar nga sarandaebukur datë 12 Maj 2010 - 06:53:

 

 

 


Vota e lire eshte shpirti e themeli i Lirise dhe Demokracise


Nga Alban Dega


Ish e persekutuara politike Janulla Rrapi, 66 vjec, solidarizohet dhe i bashkohet greves se urise para selise se OKB-se ne Nju Jork.

Jam Janulla Rrapi. Familja ime dhe une kemi qene nder me te persekutuarit nga ish- diktatura komuniste shqiptare per aresye te mirefillta politike. Ish - diktatura na konfiskoi pronat e prinderve te mi ne Sarande. Na mori neper kembe e trajtoi si skllever.

Kalvari i persekeutimit e vuajtjeve na ndoqi ne cdo hap. Me e renda e me e tmerrshmja vuajtje per zemren e shpirtin e nje nene ishte keqtrajtimi, kercenimet, marrja ne pyetje, torturimi fizik dhe dhuna psikologjike ndaj djalit tim te talentuar e me shpirt artisti Renatos, nje i ri 17- 18 vjecar ne ate kohe.

Aq te renda e cnjerezore ishin torturat e presioni psikologjik ndaj tij sa ai kaloi ne depresion te thelle nervor dhe qe nga ajo kohe mbeti invalid.

Perkrahem me mish e me shpirt levizjen demokratike qe ne ditet e para te saj. Menduam se me fitoren e PD-se dhe te demokracise ne zgjedhjet e 22 marsit 1992, mori fund ky kalvar i pafund vuajtjesh… Na linden shpresa te reja per nje jete te re te lire e demokratike. Liria e demokacia, enderra per ta bere Shqiperine si e gjithe Evropa dhe si Ameriken demokratike mbeten vetem enderra.

Kerkuam shtepine dhe pronat tona ne qytetin e Sarandes. Gjykata nga ajo e shkalles se pare e ne te gjithe nivelet deri tek ajo Kushtetuese na dhane te drejte per te rimarre pronat dhe shtepine e prinderve qe nuk jetonin me. Ligji ishte me ne por jo Maliqet e korrupsionit, qe kurre nuk ekzekutuan dhe asnjehere nuk zbatuan vendimet e gjykatave. I jam drejtuar me shume letra e kerkesa lidershipit shqiptar perfshi edhe vete Kryeministrin Berisha. Gjithnje me dhane te drejte me shkrim. Asnjehere nuk mu rikthyen pronat, qe edhe sot e kesaj dite perdoren e shfrytezohen nga te tjeret. Tani shpresa ime ka mbetur vetem tek Gjykata e Strasburgut dhe tek Kongresmenet amerikane qe me kane premtuar se kjo ceshtje do te zgjidhet me drejtesi

Bashke me humbjen e shpreses se fundit u detyrova qe ne nje moshe afer pensionit te marr dy femijet e mi dhe bashke me ta te merrnim rruget e veshtira te kurbetit. Fale demokracise amerikane dhe kujdesit te saj human, shume shpejt u pajisem me dokumente. Djali dhe une kurohemi falas nga mjeket me te mire te ketij vendi te madh, qe sot eshte Atdhue yne i dyte. Djali merr pension pa pase punuar qofte edhe nje dite te vetme pasi demokracia amerikane eshte nena e demokracise dhe lirise boterore.

Sot bashke me femijet jemi shtetas te ketij shteti te madh. Si bije e atij trolli dhe si nene me ka mbetur mendja e shpirti aty ku me ra koka… ne shtepine e te pareve te mi qe ende eshte ne duart e te tjereve.

Kur mora vesh per greven e urise qe nje grup bashkeatdhetaresh po organizojne perballe selise se OKB-se ketu ne nje Nju Jork vendosa qe edhe une ti bashkohem asaj. Eshte nje veprim i duhur, ne vendin e duhur e ne kohen e duhur.

Vota e lire dhe e barabarte eshte nje e drejte themelore e njeriut dhe shtylla e demokracise e lirise. Liria dhe demokracia pa voten e lire, percudnohen, sakatohen, vdesin. Prandaj ne kete moshe 66 vjecare, me nje varg semundjesh mbi kurriz e me shpirtin e cfilitur nga torturat e ish- diktatures dhe korrupsionin e sotem, bashkohem me deshire dhe me vullnetin tim te lire me kete greve urie.

U hapen kutite e u rinumeruan votat ne Florida te SHBA-se ne vitin 2000. U rihapen kutite dhe rinumeruan votat ne Afghanistan e Irakun ne lufte vjet. U rihapen kutite dhe rinumeruan votat ne Rumani qe eshte anetare e Bashkimit Evropian.

I vetmi vend ku u vodhen e nuk u rihapen kutite as rinumeruan votat eshte Irani i Ahmedinaxhadit dhe Shqiperia… Pse nuk rihapen ato!? Cfare fshihet pas kesaj kryenecesie.

Kryeministri Berisha ka deklaruar me qindra here muajt e fundit se ai nuk mund te dale mbi gjykatat. Gjykatat dhe ligji mua me kane dhene te drejten e pronesise. Saliu thote nuk dalim dot mbi gjykatat dhe ne rastin tim ata nuk marrin parasysh vendimet e gjykatave per ti zbatuar. Pse Kryeministri dhe qeveria e tij del mbi Gjykaten dhe vendimet e tyre dhe nuk jep urdher per zbatimin e ligjit ne rastin tim konkret. A eshte ai zbatuesi kryesor i ligjit ne Shqiperi, si kryeminister, si kryetar i Ekzekutivit te Republikes se Shqiperise!?

Nuk mund te kete as gjykata, as Kushtetute, as qeveri demokratike pa voten e lire dhe te barabarte, pa e ditur ku eshte vota ime!

Mesazhi im i vetem dhe kryesor me kete rast eshte : Vota e lire dhe e barabarte per cdo njeri, prona ne duart e pronarit te ligjshem eshte shpirti dhe themeli i lirise e demokracise, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare Boten.

Vota ime eshte liria ime! Vota ime eshte demokracia ime! Vota ime eshte jeta, ekonomia, pronat e ligjshme, e ardhmja ime dhe e femijeve te mi! Pa vote te lire nuk ka liri as demokraci!


null
Janulla Rrapi ne Seline e OKB-se ne Nju Jork diten qe bashkeshortja e Kryeministrit Zj. Liri Berisha hapi Ekspoziten kushtuar Nene Terezes



NE MBESHTETJE TE SE ARDHMES DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE


Une jam Fran Frashnishta. Jetoj ne Kansas City, Montana. Sapo lexova per nismen tuaj dhe ju pershendes perzemersisht.

Jam plotesisht i gatshem ti bashkohem kesaje greve urie ne mbeshtetje te te ardhmes demokratike te vendit tone. Nuk di kush jane organizuesit por une mund te lajmerohem ne kete adrese ne cdo kohe.

Une kam prenotuar bileten per Shqiperi familjarisht per ne fund te muajit dhe kontributin tim do ta jap edhe atje. Ju pershendes!


Jane me qindra mesazhet dhe pershendetjet e bashkatdhetareve tane shqiptare jo vetem nga SHBA-ja e Kandaja, por edhe nga Evropa e deri nga Australia e larget e Zelanda e Re. Me disa prej tyre do tu njoftojme ne ditet e ardhshme…


Nga Alban Dega, Nju Jork



Postuar nga lost_soul datë 12 Maj 2010 - 07:49:

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
U hapen kutite e u rinumeruan votat ne Florida te SHBA-se ne vitin 2000. U rihapen kutite dhe rinumeruan votat ne Afghanistan e Irakun ne lufte vjet. U rihapen kutite dhe rinumeruan votat ne Rumani qe eshte anetare e Bashkimit Evropian.


Shikojeni kete imazh o dele te maskuar si njerez.
E para eshte mare tek ky link http://en.wikipedia.org/wiki/ Unite...me_court_trials dhe e dyta te ky http://news.bbc.co.uk/2/hi/8408041.stm

Ne boten e qyteteruar jane gjykatat ato qe marin vendimet. Berisha mund te jete i ziu i ketij kombi por kete here eshte ne anen e drejte te ceshtjes.

Ky popull s'do beje kurre perpara per sa kohe qe ju injorantet dhe te merziturit perpiqen t'i shfryjne dufet e jetes rrugeve dhe grevave.

Uri te mbare.


Postuar nga Fajtori datë 12 Maj 2010 - 17:54:

Ne boten e qyteteruar njerezit kane besim tek gjykatat.

Sepse ne boten e qyteteruar gjykatat funksionojne.

Dhe nuk mbushen me gjykates 6 mujoresh.

Por duke ditur qe nuk jemi ne boten e qyteteruar (gje qe vete ti Lost e pranon ne mesazhe te tjera), atehere pse shet sapunin per djathe?


Postuar nga sarandaebukur datë 12 Maj 2010 - 18:57:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul


Shikojeni kete imazh o dele te maskuar si njerez.
E para eshte mare tek ky link http://en.wikipedia.org/wiki/ Unite...me_court_trials dhe e dyta te ky http://news.bbc.co.uk/2/hi/8408041.stm

Ne boten e qyteteruar jane gjykatat ato qe marin vendimet. Berisha mund te jete i ziu i ketij kombi por kete here eshte ne anen e drejte te ceshtjes.

Ky popull s'do beje kurre perpara per sa kohe qe ju injorantet dhe te merziturit perpiqen t'i shfryjne dufet e jetes rrugeve dhe grevave.

Uri te mbare.



 

I shari te shan ..thote nje fjale popullore


Postuar nga sarandaebukur datë 12 Maj 2010 - 19:11:

Edhe nje tjeter Saul ...Ata qe se duan demokracine vecohen vetvetiu sepse mbrojne interesat e kapitalit qe kane vene duke mashtruar dhe vjedhur.etj...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 


Postuar nga lost_soul datë 12 Maj 2010 - 20:13:

Fajtor c'prisni atehere. Merni armet dhe bejeni me dhune kete pune. Pushteti nuk eshte dakort te hape kutite (kjo eshte e drejta tyre), me gjykata nuk doni ta beni sepse s'keni besim, atehere cfare ka ngelur? C'kuptim ka qe beni protesta paqesore?

Dicka edhe per mos-besimin ndaj gjykatave.
E para punes ajo gjykata kushtetuese sikur ka dhene prova qe eshte e pa-anshme.
Por ajo qe eshte me e rendesishmja eshte qe une si person i lire, e kam luksin qe te mos kem besim as te gjykatat e as te presidenti etj etj. Por nje parti, qe pretendon qe vepron brenda institucioneve, nuk mund ta kete kete luks. Nese nje parti nuk pranon te njohe vendimet e gjykatave, atehere ajo eshte de fakto parti qe vepron ne ilegalitet (pra jo legalisht). Parti qe vepron ne ilegalitet dhe hapur vetem ne Shqiperi ndodhin.

Janulla, a ke insurance mjekesore moj se vendi i madh demokratik mund t'ju lere te jepni shpirt. Ju sygjeroj ta beni greven diku afer ndonje McDonald's


Postuar nga geranium datë 19 Maj 2010 - 20:38:

Red face si medoni ju...


Ju bashkeatdhetare po diskutoni mbi partite dhe po thoni 99 te zezat.Une nuk jam me asnje parti.Jetoj prej 20 vjetesh larg atdheut.Kam pare dhe kam lexuar per shume greva urie neper europe,por si kjo greve e partise socialiste,sinqerisht,nuk me kane pare syte.A e kuptoni ju cdo te thote te rrish 20 dite pa ushqim? Por cudite me te medha ndodhin vetem ne shqiperi .Fytyra e grevisteve,pervec se jane te parruar,shkelqen me shume se fytyra ime qe nuk kam qene kurre ne greve.Po pse ore greve i thoni ju kesaj,ha sufllaqe , pi birre ,luaj letra apo shiko ne televizor.Po pse ôre njerez,bar hane njerezit.Cdo gje duket hapur.Edi Rames ,po i mbarojne ndihmat e bisnesmeneve,prandaj ulerin si debil cdo mbremje .As mos prisni,te dashur shoke komuniste ,se do hapen kutite.Edi Rames i doli boja.E qelbi fare me kete "greve"( greve i thencin).Kesoj greve mund ta vazhdoni edhe 1 vit apo sa te doni,Por askush nuk i beson genjeshtrat e tyre.Per mendimin tim,per popullin,ky ishte nje mesim i mire.Ne votimet e ardhshme,le te votojne per nje parti tjeter,por as per demokratiken dhe as per socialiste.Une kur votova ketu ku jam e dhashe voten per socialistet,por duke pare se angazhimet e tyre nuk u mbajten,atehere heren e ardhshme do te votoj per ekologjiken.


Postuar nga BIONDIA datë 19 Maj 2010 - 20:56:

Re: si medoni ju...

Citim:
Po citoj ato që tha geranium

Kam pare dhe kam lexuar per shume greva urie neper europe,por si kjo greve e partise socialiste,sinqerisht,nuk me kane pare syte.A e kuptoni ju cdo te thote te rrish 20 dite pa ushqim? Por cudite me te medha ndodhin vetem ne shqiperi .Fytyra e grevisteve,pervec se jane te parruar,shkelqen me shume se fytyra ime qe nuk kam qene kurre ne greve.Po pse ore greve i thoni ju kesaj,ha sufllaqe , pi birre ,luaj letra apo shiko ne televizor.Po pse ôre njerez,bar hane njerezit.Cdo gje duket hapur.




ja tha moj ja tha po kujt ja tha ...aman mos me kujto sufllaqet


Postuar nga Vizioner datë 19 Maj 2010 - 22:15:

Re: si medoni ju...

Citim:
Po citoj ato që tha geranium

A e kuptoni ju cdo te thote te rrish 20 dite pa ushqim? Por cudite me te medha ndodhin vetem ne shqiperi .Fytyra e grevisteve,pervec se jane te parruar,shkelqen me shume se fytyra ime qe nuk kam qene kurre ne greve.Po pse ore greve i thoni ju kesaj,ha sufllaqe , pi birre ,luaj letra apo shiko ne televizor.Po pse ôre njerez,bar hane njerezit.Cdo gje duket hapur.Edi Rames ,po i mbarojne ndihmat e bisnesmeneve,prandaj ulerin si debil cdo mbremje .As mos prisni,te dashur shoke komuniste ,se do hapen kutite.Edi Rames i doli boja.E qelbi fare me kete "greve"( greve i thencin).Kesoj greve mund ta vazhdoni edhe 1 vit apo sa te doni,Por askush nuk i beson genjeshtrat e tyre.



Jetoke dhe prej 20-vjetesh jashte...pale!!!!!!

Po, jetohet. Jetohet me Serum. Serumi i ka te gjitha perberasat qe: TE MOS VDESI njeri=grevist!!!!
Mos deshiron Ti dhe Salistet e tjere te ndyre, te vdesi njeri nga ato, qe ta quani, Greve Urie???!!!! Po e a kupton-kuptoni pastaj nqse do te ndodhte ajo gje edhe sikur tek njeri i vetem nga ato Greviste, se cdo te ndodhte pastaj ne Shqiperi????
Perse e keni shpirtin kaq te vogel dhe mendjen kaq te ngushte qe, nuk kuptoni QELLIMIN por, kerkoni Vdekjen!
Nje dite, ti dhe shume Salista te tjere, do ju jeni mirenjohes ketyre njerzve qe tani sakrifikojne per JO VETEM per veten por per te GJITHE Shqiptaret, per te ardhmen, per nje Demokraci me Ligje te barabarta per secilin!!!!

..Dhe une "s'jam me" Shqiptar por, kam Votuar atje. Emri im ishte ne listen e Votuesve te afishuar ne ish-lagjen time. Emri im ishte ne Sitin e Ministrise se Mbrendshme me Kod-Numer rendeor si Votues!!!! Dhe, ne emrin tim, ka votuar dikush! Ku eshte Vota ime? Por, mbi te gjitha, me c'te drejte Ligjore mund te Votoje njeI HUAJ ne Shqiperi????!!!!!
Edhe pse i shkruajta Ministrise se Mbrendshme, Ministrise se Jashtme te Shqiperise per kete gje, as nuk e cau njeri koken!!!!

Ju jeni njerez te vegjel, qe mendoni kaq ngushte dhe, vetem ato qe, e kane ndertuar te ardhmen e tyre ne Shqiperi me Korrupsion, KANE FRIKE NGA E DREJTA, KANE FRIKE NGA LIGJET DEMOKRATIKE!!!!


Postuar nga Fajtori datë 19 Maj 2010 - 23:39:

Nuk shikoj nevojen te therriten njerezit "te ndyre" se vene ne dyshim greven. Efektivisht, greva eshte gjetje e kendshme, me e mira qe ka funksionuar deri tani per te detyruar Salen te perballet me telashet e zgjedhjeve. Por nga ana tjeter ka mungese serioze transparence. Kam hapur faqet e gazetave disa dite me rradhe te shikoj apo lexoj gjera nga greva. Nuk ka asgje, greva u beka me dyer te mbyllura askush nuk merret vesh çfare behet brenda. Pra ka humbur impaktin kryesor qe duhet te kishte per publikun, i cili duhet te shikoje ore e minute, ose te kaloje andej dhe ti shikoje. Tjeter gje te shikosh greve me syte e tu ne mes te bulevardit, e tjeter gje te shikosh 3 çadra me dyer te mbyllura. Gabim propagandistik...

Megjithate a ka njeri 20 dite ne greve atje? Mendoja se xhirojne te gjithe nga 4-5 dite per njeri. Nqs ka njeri 20 dite me serume paska qene i forte. Meqe ra muhabeti, si ia bejne ata ne gjendje kome nga 20 vjet, me çfare i ushqejne?


Postuar nga geranium datë 19 Maj 2010 - 23:57:

Angry vizioner elbasanlli...


Ironine mbaje per vehte ose perdore ne familjen tende.
Me serum jetohet,kemi pare,por ne cadra vetem 5 serume jane bere.Dhe sa per dijeni,nje njeri i paushqyer prej 20 ditesh,e ka cehren e zbehte dhe jo faqekuq si grevistet e Edi Rames.Mos ja u qaj hallin se nuk pesojne asgje.Ata qe sheh ti ne televizor me barrela,shkojne te bejne ca nete te qeta ne spital,vetem per relax,por fytyra ju ndrin si diell.Edhe une "sjam shqiptare,por fatkeqesisht paskam votuar sepse emrim im ishte ne liste te zgjedhesve.Me e keqja,voten time e paskan vjedhur socialistet,sepse ne qytetin tim ata fituan.GREVE ME TURNE,;;;HAHAHA.Vetem ne Shqiperi ndodh kjo.Dalin 10 qe lodhen dhe hyjne 10 te fresket.Versioni i ri i fjales greve.Duhet ta aplikoje dhe gjithe bota kete version,me duket goxha interesant.Mos u shqeteso mik i dashur.Se shpejti Edi Rama do ti heqi cadrat e kampingut se "nuk mbulohet mu... me shu...." THOTE POPULLI


Postuar nga Vizioner datë 20 Maj 2010 - 00:37:

Re: vizioner elbasanlli...

Citim:
Po citoj ato që tha geranium

Ironine mbaje per vehte ose perdore ne familjen tende.



Une te citova ty dhe, JO FAMILIEN TANDE????!!!!!!!!! Ti pse e ben????!!!!


p.s. per info: dhe familien time dmth pjestare te saj, do ti citoja nqse do te flisnin si: E ema Zeqos maje Thanes!


Postuar nga Vizioner datë 20 Maj 2010 - 00:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk ka asgje, greva u beka me dyer te mbyllura askush nuk merret vesh çfare behet brenda. Pra ka humbur impaktin kryesor qe duhet te kishte per publikun, i cili duhet te shikoje ore e minute, ose te kaloje andej dhe ti shikoje. Tjeter gje te shikosh greve me syte e tu ne mes te bulevardit, e tjeter gje te shikosh 3 çadra me dyer te mbyllura. Gabim propagandistik...

?



Me duket se e ngaterrove me Big Brother!!!!! Megjithse edhe ne BB, TV-ja censuron=jep ato pjese qe deshiron, qe bejne efekt ose mendon Regjizori se bejne efekt!!!

Per cdo njeri ishin Cadrat e Greves te HAPURA. Beje kerkese dhe mund te hyje mbrenda sigurisht, duke iu permbajtur rregullave te vena nga Grevistet. Ashtu sic beri dhe Basha, Drejtoresha e Gazetes Shqiptare, e cila hyri per 24 ore ne Cader duke nejt 24 ne kushtet e Grevisteve, pa te drejte hyrje-dalje!


Postuar nga BIONDIA datë 20 Maj 2010 - 21:00:

Re: Re: si medoni ju...

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


...aman mos me kujto sufllaqet



se di ne shqiperi po ketu ne itali bejne nje supe qe te kenaq ...


Erdhi Supa e Spitalit - Gjate greves se urise te Partise Socialiste


Postuar nga Fajtori datë 20 Maj 2010 - 21:47:

Dhe ku dukej qe kishte ushqim te ato çantat?

Pastaj dukeshin te lehta per te pasur supe per 4-5 veta minimum. Mund te ishin dhe rroba e nderresa, me ha mendja nderroheshin gjate greves.


Postuar nga Ami- datë 11 Qershor 2010 - 20:27:

Pershendetje Miq

Me falni se prej kohesh kam bere greve per te shkruar ne forum dhe kjo jo per ndonje arsye te vecante por sepse nuk kam patur kohe. Por gjithsesi ne kontekstin per te cilin po flasim mund ta justifikoja kete mungese shkrimesh me arsye te cfaredoshme dhe me pakenaqesi te ndryshme. Kjo per te thene se greva nuk mund te behet sipas rregullave te grevisteve dhe aq me teper se nuk me duket qe eshte matur interesimi i njerezve per ceshtjen e greves.

Nuk e kuptoj se cili eshte misioni i greves kur mungesa e ushqimit zevendesohet me menyra te tjera per te marre proteina, kripera e vitamina. eshte njesoj sikur muslimanet qe nuk hane mishin e derrit te quajne greve urie moskonsumimin e tij, ose vegjetarianet me ceshtjet e veta e keshtu me rradhe. Pra Greva e Urise ka kuptim qe si shenje proteste nje person te vetesakrifikohet dhe jo te marre sasine e njejte te vitaminave, proteinave etj.

Gjithsesi greva e urise u mbyll me nje darke ne Bruksel dhe ne si gjithmone nuk pranojme humbjet


Postuar nga Ami- datë 11 Qershor 2010 - 20:30:

Artikull nga i madhi Artan Fuga tek gazeta Standart

Ka pothuajse një vit që shtëpia jonë e përbashkët, Shqipëria, po harxhon energji të pashoqe rreth një konflikti politik, i cili nisi gradualisht me kundërshtime ndaj rezultatit të zgjedhjeve të kaluara parlamentare në zona të veçanta, pastaj u përhap, vazhdoi me bojkote parlamentare, grevë urie, lëvizje mosbindjeje civile nëpër rrugët e kombit, falë Zotit, jo të ndjekura nga masa njerëzish, dhe sot, ecejake me ndërmjetës të huaj, përpjekje të Presidentit të Republikës për ta lehtësuar zgjidhjen dhe tani nga një debat politik i dështuar midis dy krahëve të politikës shqiptare, pa gjetur asnjë zgjidhje.

Po na cenohen interesat kombëtare në planin e integrimit evropian.

Patëm në faza latente përplasje fizike të grupeve të qytetarëve me forcat e rendit që janë shumë të rrezikshme.

Po na bjerret fuqia ekonomike dhe morale në raport me vendet fqinje.

Kemi ngelur pas në përpilimin dhe futjen në fuqi të ligjeve të reja të mira, sepse deputetët harxhojnë kohën e tyre jo për atë punë që ne si qytetarë i paguajmë, të bëjnë ligje të mira në radhë të parë, e kanë më kollaj të jenë tribunë popullorë nëpër media dhe sheshe publike, që është puna më e lehtë e një politikani dhe oratori publik.

Po humbasim besueshmërinë për të qenë një vend i sigurt për investime nga jashtë, sepse investitori i huaj, gjëja e parë që bën, është të masë stabilitetin politik të një vendi.

Nuk po arrijmë të kemi një administratë të përkryer qendrore dhe në pushtetin lokal, sepse kur kibernetika politike e sistemit është e bllokuar, burokrati i mesëm dhe i vogël e braktis punën, bën sikur punon dhe kjo bie mbi supet e qytetarit.

Opinioni publik nuk po merret me gjëra themeltare të progresit, sepse media dhe hapësira publike e diskutimit është bllokuar nga një debat politiko-politikan mbi një çështje pa zgjidhje juridike: "T'i hapim apo mos t'i hapim kutitë?"

Vallë e dinë analistët dhe politikanë të ndryshëm kaq naivë opinionin e ditur publik të vendit, qoftë edhe atë pjesë ku futen ata që marrin mundimin akoma t'u hedhin një sy ligjeve tona, kaq naivë i dinë intelektualët, sa të mendojnë se këta të fundit nuk e kanë fare të qartë se pyetja: T'i hapim ose jo kutitë? - është një pyetje kurth, një paradoks logjiko-juridik, prandaj pa zgjidhje.

Logjicieni i njohur anglez, Bertrand Russell, disa dekada më parë, shkëlqeu edhe sepse tha që synimi i dijes njerëzore nuk është thjesht të gjejë përgjigje ndaj pyetjeve që shtrohen, por të arrijë të shtrojë ato pyetje që duhen, me një fjalë të evitojë pyetjet që nuk kanë përgjigje. Të shtrosh pyetje që nuk kanë përgjigje është gjëja më e lodhshme dhe pa rendiment në rrugën e arsyetimit shkencor, juridik dhe politik. Mijëra vjet ka kaluar njerëzimi duke shtruar pyetje të gabuara ose pyetje të cilat nuk kanë zgjidhje. Pyetjet që nuk kanë përgjigje, është e mira të mos shtrohen fare.

Por, kështu është në shkencë, porse ndoshta në politikë qenka ndryshe.

Pa fund, kriza e tanishme politike ka kërkuar energji mendore, ka ngrënë kohën e çmuar të jetës së mijëra shqiptarëve që nëpër shtëpi, rrugë, biseda miqsh harxhojnë kohën e tyre, jetën e tyre, rreth një pyetjeje pa produktivitet: Të hapen apo të mos hapen kutitë?

Të hapen! Po, atëherë shkelet kuadri ligjor i vendit, pra shkaktohet një dëm edhe më i madh sesa dëmi i mundshëm për t'u riparuar.

Të mos hapen! Po atëherë si do të pranojmë rezultate zgjedhjesh të kontestuara? Ka pasur parregullsi që i kanë pranuar edhe operatorët dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Ja pra, një pyetje pa zgjidhje rreth së cilës po vërtitemi kot si komb.

Ata intelektualë që firmosën peticionin për të ndalur grevën e urisë, u anatemuan, u fyen, u përdhosën me fjalë të pamerituara. Por, intelektuali prandaj është i tillë, sepse ai duron, e duron fjalën dhe brenda botës së vet nuk bën tjetër veçse vazhdon të ndërtojë. Përmbajtjen e peticionit të tyre e lexova përtej rreshtave që ishin shkruar. Nuk ishte fjala te greva e urisë, sepse çdo njeri që vuan, qoftë edhe për hir të diçkaje që ndofta nuk ka të bëjë me një rrugë të drejtë veprimi, meriton respekt për aq sa vuan, pa i dhënë të drejtë medoemos për atë që kërkon. Ajo që lexova, ishte më shumë, pikërisht e lidhur me atë se intelektualët nuk janë aq naivë sa i kujtojnë, shërbëtorë të qeses me para, sikurse u trajtuan, dhe e dinë se po shtrohet një dilemë pa zgjidhje.

T’i hapim kutitë me kompromis politik apo sipas ligjit?

Pyetje e kotë, sepse pa zgjidhje, pa përgjigje.

Po të bëjmë kompromis jashtë kuadrit ligjor, ai kompromis politik vendos paqen politike, por shkatërron edhe një herë tjetër kuadrin juridik të vendit.

Po të kërkojmë vetëm zgjidhje juridike, do të jetojmë me konflikt politik, pra ligja bëhet e paefektshme praktikisht.

Ka më se një vit që kombi dhe shoqëria nëpërmjet një aparati gjigand propagandistik, nëpërmjet militantësh të sinqertë, por edhe individësh që prej mercenarizimit të tyre dhe hedhjes benzinë mbi një pyetje të gabuar e fitojnë paq jetën nëpër studio televizive dhe faqe gazetash, është zhytur në një paradoks logjik, gjëja më absurde në botë, dhe po përpiqen më kot t'i japin zgjidhje një problemi, një pyetjeje që në bazë të logjikës njerëzore, logjikës aristoteliane, kantiane a çdo racionalizmi të mundshëm logjiko-juridik, është pa zgjidhje.

Jemi futur në këtë rrugë, ndërkaq ka ardhur koha që të kuptohet se jemi brenda një konflikti pa zgjidhje logjike, jemi futur në një Rrotë Mundimi, të cilën sado ta rrotullosh, ajo nuk ndalon kurrë dhe të tërheq me vete pafundësisht, meqë rrotullohet nga vuajtjet e atij që ajo rrotullon.

Pyetjet pa zgjidhje janë të kota dhe të gjithë interesohen që ato të evitohen në kërkimin shkencor, kurse në politikë ka një ndryshim për të cilin ia vlen të harxhojmë pak kohën e lexuesit tonë.

Shqipëria ka një nivel të ulët të konfliktit shoqëror. Kjo është ana më e fortë e vendit tonë. Ky është superioriteti i kësaj shoqërie në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit dhe ndofta edhe më gjerë. Ai apo ajo që nuk e sheh dot këtë, që nuk e konstaton, fatkeqësisht nuk ka pasur mundësi ta krahasojë praktikisht vendin e vet me vende dhe shoqëri të tjera. Me një fjalë, nuk e di se ku jeton.

Cilat janë konfliktet e sotme në botën moderne?

Le të numërojmë disa prej tyre.

Konflikti etnik. Le të mos e shqyrtojmë me themel, sepse nuk është vendi dhe as koha. Por, dihet që vendet ballkanike kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë nga rivalitete etnike, nga tensione etnike të ndryshme. Shqipëria nuk e ka këtë problem të madh që e kanë shumë vende të tjera që nuk po i përmend me emër. Jo sepse minoritetet etnike kanë të drejta më shumë te ne sesa në disa nga vendet e zhvilluara që kanë një model multikulturor shumë më të përparuar sesa ky yni. Por, ka disa arsye historike që e bëjnë shoqërinë shqiptare një vend ku tensionet kolektive etnike të mbesin krejt latente. Kur shtypi njoftoi para disa javësh se disa sipërmarrës gjoja me origjinë nga komuniteti grek kishin bllokuar një rrugë nacionale sepse shprehnin revoltë kundër taksave, të gjithë qeshën sepse e kuptonin se ishte një fantazi e medias dhe një manipulim politik i trashë.

Konflikti fetar. Shpeshherë edhe ky konflikt bashkëshoqëron atë etnik, sepse midis etnicitetit dhe religjiozitetit ndodh që të ketë edhe mbivendosje. Tensione në planin fetar ka sot jo vetëm në Lindjen e Mesme dhe të Afërme, jo vetëm në republika ruse, por edhe në zona urbane perëndimore. Kurse në Shqipëri, dihet prej të gjithëve, se tensioni fetar është pothuajse i paqenë. Edhe një herë, jo sepse ne jemi kaq të edukuar me shpirtin e tolerancës, jo se kemi ndonjë edukatë fetare kushedi çë, por sepse kështu na e ka sjellë historia, na e ka bërë dhuratë historia, shqiptarët e mençur që kanë qenë stërgjyshërit, gjyshërit dhe prindërit tanë, të të gjithëve.

Konflikti regjional. As ky nuk gjen shprehje të artikuluar në politikën tonë. Sigurisht ka diferenca të theksuara mes zonave malore dhe zonave urbane, midis Jugut dhe Veriut, mes fshatit dhe qytetit. Mirëpo, megjithatë nuk ka parti mbi baza krahinore. Deputetë të krahëve të ndryshme gjenden në krahina krejt me fizionomi kulturore dhe ekonomike të dallueshme prej njëra-tjetrës. Jo se kemi një ide kombëtare më të zhvilluar se të shumë popujve të tjerë evropianë, por ja që kështu na e ka sjellë historia. Qindra mijëra banorë u shpërngulën nga territore të ndryshme për të ardhur në zonat urbane, shumica edhe u vendos në mënyrë joformale atje, megjithatë nuk pati konflikte kolektive midis pritësve dhe të ardhurve. Dhe kjo ndodh sot në një botë kur partitë regjionaliste po dallohen në hapësirat politike me një program dhe të folur shpeshherë edhe ekstremist dhe bile shkëputës nga trungu i kombit.

Konflikti social. Është rritur si tregues në Perëndim edhe si pasojë e krizës që po kalon bota. Por, në Shqipëri, nuk po ndodh si në Greqi, ta zëmë, ku ndeshjet klasore apo me baza ekonomike bllokojnë jetën sociale të vendit. Nuk është shpesh një shenjë pozitive që ndërgjegjja e luftës sociale në planin ekonomik të mos jetë e zhvilluar. Jo se shqiptarët nuk pyesin për interesin e tyre ekonomik, por sepse shpesh kështu e ka sjellë historia që ata të reagojnë më pak në këtë plan. Sindikatat janë të dobëta. Edhe për një mijë arsye të tjera. Edhe 1 Majin, për shkaqe iluzore, më shumë ende e quajmë festë popullore sesa ditë që simbolizon një mobilizim punëtor kundër ekzagjerimeve të kapitalit që nuk mungojnë, por janë krejt të dukshme, edhe në Shqipëri.

Asnjë konflikt gjeopolitik, sepse Shqipëria ka luajtur rolin e një faktori paqeje. Ndërkohë që Maqedonia ka probleme me emrin e saj me Greqinë, Serbia i detyrohet Bashkimit Evropian etj.

Nga të gjitha këto aspekte, pa qenë aspak një parajsë, aspak një meritë thjesht dhe vetëm e shqiptarëve të këtij brezi, aspak një vend pa halle të mëdha, Shqipëria është aktualisht e privilegjuar në një plan shumë të rëndësishëm. Ajo nuk brehet nga konflikte shoqërore kolektive sikurse njohin vende fqinje apo vende shumë më të zhvilluara sesa ajo në Evropë. Është, besoj, avantazhi më i madh që ne kemi aktualisht dhe që do të ishte dëm po ta linim mënjanë.

Ke qejf ta qeverisësh!

Mirëpo, nëse konflikti social i shumëllojshëm nuk ekziston, ai duhet shpikur, ndofta gjykon ndokush.

Politika që duhet të ishte artikuluesja e këtyre konflikteve të munguara në planin kolektiv, administruesja e tyre, zbutësja e tyre, pra duke mos pasur punë, prodhon vetë ajo konflikte.

Vetë politika brenda saj ka njëzet vjet që është konfliktuale. Sot, në vend të administrojë konflikte sociale kolektive të munguara, fatmirësisht të munguara, politika prodhon brenda saj konflikte procedurale, ngre probleme pa zgjidhje dhe që prej andej tenton të projektojë konfliktualitetin e vet të brendshëm mbi gjithë shoqërinë. Të prodhojë konflikte ekonomike, kulturore, krahinore etj.

Konflikti i sotëm procedural po zëvendëson të gjitha konfliktet e tjera kolektive pothuajse të munguara ose latente.

Administruesja e konflikteve bëhet burim konflikti.

Situata është kthyer përmbys.

Taksapaguesit e mbajnë financiarisht politikën si instrument i tyre për paqtimin e shoqërisë, kurse politika bëhet burim i konfliktit shoqëror. Raporti mes qytetarit dhe politikës është kthyer përmbys. Në vend që qytetari t'u kërkojë llogari politikanëve se përse bëhen burim konfliktualitetesh, është politika shpeshherë që i kërkon llogari qytetarit se përse nuk bëhet edhe ai mashë dhe mbështetës i konfliktit politik.

Gjithçka është kthyer përmbys.

Politika po e gjeneron këtë konflikt të brendshëm të saj për më tepër duke shtruar çështje pa zgjidhje dhe parimisht pa përgjigje. Kjo do të thotë zvarritje e pafund e problemit, që vazhdon prej një viti. Jo më kot. Ai mund të vazhdojë edhe dy mijë vjet. Por, në këtë rast, nuk humbasin politikanët, sepse ata me politikë merren, humbasin qytetarët që e shohin se politikanët e tyre, ligjvënësit në radhë të parë, nuk merren me dosjet voluminoze të ligjeve dhe teksteve ligjore, po debatojnë për çështje krejt të thjeshta dhe që mund të zgjidhen ndryshe, mjafton që çështja të shtrohet si duhet.

Por, ja që politikës iu dashka ky konflikt pa zgjidhje, mbështetur në një pyetje pa përgjigje.

T'i hapim ose jo kutitë?

T'i hapim sipas ligjit apo sipas kuadrit

juridik në fuqi?

Pyetje pa përgjigje.

Përse një pjesë e politikës së paku, në mos e gjitha, e dëshiron këtë konflikt permanent pa fund? Ka shumë arsye.

Artikulimi i politikës nëpërmjet "hap - mos hap kutitë" është shumë më i lehtë sesa ushtrimi i aktivitetit ligjvënës nëpërmjet uljes së kurrizit mbi dosje prej qindra e qindra faqesh për të konceptuar ligje të mira. Është shumë më e vështirë të ulesh në tavolinën e punës sesa të bësh politikë te tarracat e “Rognerit”, “Sheratonit”, duke pranuar e refuzuar pyetje të kota gazetarësh.

Po kështu, politika si akt krijues hapjeje horizontesh të reja kërkon liri dhe mundësi ekonomike për të vepruar, ndërkaq këto horizonte shpesh janë fiksuar nga donatorët dhe qendrat financiare ndërkombëtare.

Po kështu, për efekte fushatash elektorale, në vend të premtimeve të munguara, është më lehtë të mobilizohet elektorati, duke e organizuar atë pas çështjeve që kanë të bëjnë me gjëra më të prekshme dhe më lehtësisht të kuptueshme sikurse është çështja e kutive.

Dhe pastaj, ky konflikt politik më tepër procedural, i prodhuar nga një kod elektoral konsensual, krejt i mangët, ky konflikt gjuhësor-normativ që ka prodhuar dyshime, e më pas krizë politike, ky konflikt që zëvendëson të gjitha konfliktet e tjera të munguara në Shqipëri, mjafton për ta vonuar integrimin evropian të vendit, duke i treguar me gisht shqiptarët si qenie që nuk dinë megjithatë të qeverisin.

E megjithatë, kritiku i këtyre analizave do të thotë: Pse, çështje e vogël të duket ruajtja e votës dhe ndershmëria e zgjedhjeve?

Absolutisht jo. Është një çështje e madhe dhe shumë qendrore. Aq më tepër që sikurse jam shprehur në kohën kur hynte në fuqi Kodi i sotëm Elektoral, instancat e numërimit të votave nuk kishin besueshmëri, sepse ishin të përbëra me militantë. Të gjithë ata duan të fitojë partia e tyre, prandaj janë pak të besueshëm. Kanë konflikt interesi me detyrën që kanë marrë përsipër, ndonëse mund të kenë qenë shumë të ndershëm në punën e tyre.

Jam i bindur se po të hapeshin kutitë e votimit, do të ketë deputetë nga të gjitha krahët që do të gjendeshin në vështirësi.

Por, çfarë rëndësie ka bindja ime personale?

Unë mund të kem bindjen se dikush është grabitës, por sa kohë që gjykata atë e ka nxjerrë të pafajshëm, jam i detyruar ta konsideroj dhe ta trajtoj si të tillë. Po kështu, mund të them se dikush është i pafajshëm, megjithatë nuk jam në gjendje ta nxjerr atë nga burgu, sa kohë që një trup gjykues e ka dënuar me burgim.

E vërteta në një shtet ligjor, e vërteta zyrtare është juridike dhe jo bruto. Bile, shteti ligjor ky është: Midis një të vërtete që nuk e ka bindur dot fatkeqësisht trupin gjykues dhe një gjysmë të vërtete që është shpallur si e vërtetë nga gjykata, është kjo e fundit që respektohet dhe që ka fuqi zyrtare vepruese. Përndryshe, do të na duhej të vendosnim dyshime për çdo vendim gjyqësor.

Edhe nëse për një gjykim sillen prova të tjera, edhe ato përsëri vlerësohen në rrugë gjyqësore. Por, si t'ia bëjmë që deputetët tanë kur aprovuan së bashku Kodin e sotëm Zgjedhor vunë në fuqi normën, sipas së cilës, pas vendimit të gjykatës, Kolegjit Zgjedhor, çështja e zgjedhjeve dhe e rezultatit të tyre konsiderohej e mbyllur përfundimisht dhe afatet e shqyrtimit të ankimimeve pas një kohe përmbylleshin tërësisht.

Vetë deputetët e mbyllën atë që sot mund të ishte një rrugë ligjore për të riverifikuar rezultatet e votimit të 28 qershorit. Se përse e bënë me konsensus në atë kohë, këtë gjë mund ta dinë vetë ata. Ndofta me idenë që ai që fiton, fiton si fiton, s'ka vend më pastaj t'i vihet hija e dyshimit në fitore. Ndofta të dyja palët gjykonin se do të fitonin, pra të dyja palët në atë kohë nuk dëshironin të shqetësoheshin nga humbësit pasi të kishin fituar.

Fatkeqësisht, edhe shteti ligjor, demokracia e mbështetur mbi të drejtën, ka kufizimet e veta.

Janë të pashmangshme.

Duhej përfituar për të bërë një ligj të mirë elektoral atëherë kur ai hyri në fuqi. Në atë kohë duhej të bëhej një ligj evropian, sepse ky yni nuk i ngjan fare ligjeve elektorale perëndimore. Duhej luftuar për ta mbrojtur votën gjatë ditës së zgjedhjeve, sepse më vonë do të ishte shumë vonë. Do të duhej të luftohej në gjykatë sipas normave ligjore që ishin përcaktuar edhe nga deputetët e shumicës dhe ata të pakicës parlamentare, sepse më vonë do të ishte shumë vonë.

Sepse tani, në fakt, rrugët ligjore janë të mbyllura.

Kush do t'i rinumërojë votat kur ligja këtë detyrë ua ngarkon vetëm dhe ekskluzivisht komisioneve zgjedhore?

Kush do të marrë në shqyrtim gjyqësor ankimimet kur afatet kanë përfunduar dhe për më tepër vetë gjykata e ndërtuar për këtë qëllim nuk funksionon dot më?

Ja dilema pa zgjidhje për një mendje normale njeriu.

Juridikisht, kutitë nuk hapen dot për të rinumëruar fletët e votimit.

Politikisht, pra, me konsensus politik, kjo mund të bëhet, por gjithmonë duke mos qenë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Jemi në një dilemë pa fund.

Në një udhë pa krye.

Po shtrojmë pyetje që logjikisht nuk kanë zgjidhje.

Përgjigjja më e mirë tanimë do të kishte qenë që të bëhet një ligj i ardhshëm elektoral, i stilit tamam perëndimor, për të na siguruar zgjedhje vërtet të ndershme. Nëse nuk dinë ta bëjnë, le të merren ekspertë. Por, jo të vijmë vërdallë me pyetje, të cilat nuk duhen shtruar, sepse sado serioze që të jenë, sado që duam të mbyllet shpejt kjo punë që po sfilit kombin, ato nuk kanë zgjidhje brenda një shteti ligjor. Duhej menduar më parë për to.


Postuar nga Vizioner datë 13 Korrik 2010 - 00:05:

Shqipëria vend anëtar i NATO-s dhe partner shtrati i Iranit

4 korrik 2010 / Ioannis Michaletos
Raporti i mëposhtëm nga gazetari Gjergj Thanasi trajton çështjen e transaksioneve të armëve të një natyre të veçantë ndërmjet Shqipërisë dhe Iranit pak vjet më parë.

Sipas reportazhit dhe zbulimeve të gazetarit, që përfshijnë dokumente zyrtare të mirë-verifikuara, Shqipëria kërkonte bashkëpunim ushtarak me Iranin dhe faktikisht ka importuar armatime të cilat nga ana tjetër nuk u bënë pjesë në inventarin ushtarak të vendit.

Gazetari me shumë mund ofron ekskluzivisht nëpërmjet International Analyst Network (http://www.analyst-network.com/article.php?art_id=3482) disa nga zbulimet paraprake që shpalosin një lidhje më të gjerë ndërmjet dy shteteve, lidhje që duhet parë edhe në kontekstin e një shkrimi të kohëve të fundit të z. Michaletos: "Shqipëria, Hezbollahu dhe labirintet e trafiqeve ilegale të armëve".

Siç e përmendëm më sipër, i gjithë shkrimi mbështetet nga dokumente origjinale dhe nga burime të dorës së parë dhe raporti i mëposhtëm ekskluziv është një pjesë e vogël e një historie më të madhe që zbulon realisht një tjetër këndvështrim të realitetit të ditëve të sotme si në Evropë edhe në Lindjen e Mesme dhe mund të ketë degëzime mjaft të gjera nëse do të përfshihen në të gjithë parametrat.



Shqipëria vend anëtar i NATO-s dhe partner shtrati i Iranit

Nga Gjergj Thanasi


Menjëherë pasi Kryeministri Berisha dhe Ministri i tij i mbrojtjes Fatmir Mediu erdhën në pushtet, ata inkurajuan kontaktet dhe marrëdhëniet ushtarake me disa shtete te izoluara si edhe entitete jo-shtetërore, të etiketuara ndërkombëtarisht si organizata terroriste. Një nga rastet më famëkeqe të këtillë partnerë shtrati është Irani dhe kontaktet e tij me MEICO-n, një kompani shtetërore, pronë e Ministrisë shqiptare të mbrojtjes, e cila deri nga fundi i vitit 2009 kishte monopolin e import-eksportit dhe transitit të armëve, municioneve, pajisjeve ushtarake dhe materialeve me përdorim të dyfishtë.

Firma MEICO në pronësi të Ministrisë shqiptare të mbrojtjes dhe firma MODLEX, pronë e Ministrisë iraniane të mbrojtjes, kanë një marrëdhënie relativisht të gjatë dhe fitimprurëse.

Sipas dokumenteve zyrtare që kemi konsultuar, Shqipëria ka eksportuar në Iran lëndë plasëse dhe predha mortajash dhe ka importuar eksploziv plastik C4, fitil zjarr-përcjellës dhe gjithashtu ka diskutuar importimin e pushkëve automatike, tipave të ndryshëm të mitralozave, granatahedhësve, raketave SAM MANPAD, UAV(avionëve pa pilotë) të llojeve të ndryshme, pajisjeve të komunikimit etj. Bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Shqipërisë, një vendi anëtar i NATO-s, dhe Iranit, një vendi të izoluar (pariah), shkon nga eksportimi në Iran i njëqind tonëve lëndë plasëse të fuqishme të tipit RDX deri në përpjekjet për të importuar avionë pa pilot të tipave "Ababil" dhe "Mohajer" apo të raketave iraniane "Misagh MANPAD".

Në pamje të parë, dikush mund ta konsiderojë të gjithë ndodhinë si një veprim të gabuar të kryer nga atdhetarë të zjarrtë, të cilët janë gati të bashkëpunojnë edhe me djallin duke u përpjekur me dëshpërim për të përmirësuar mbrojtjen e Atdheut të tyre.

Fatkeqësisht nuk është kështu. Në 25 tetor 2005, vetëm 50 ditë pasi z. Berisha u betua në parlament si Kryeministër i Shqipërisë, z. Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s, kontaktoi z. Rrahmani, menaxherin e marketingut të produkteve te firmës MODLEX, duke i kërkuar të blejë një arsenal armatimesh të tilla si: 500 copë mitraloza tip PKM, 50 copë mitralozë tip PKT, 3.5 milionë fishekë të kalibrit 7.62 x 54mm për mitraloza tip PKM, 400 copë granatahedhësish 25/30mm dhe pajisjet e tyre, 1000 copë automatikë tip AKM (një lloj Kallashnikovi) të pajisur me granatahedhës 25/30mm të inkorporuara në automatikë, si edhe 100.000 copë automatikë tip AKM.

Që nga pranvera e vitit 1991, ushtria shqiptare ka eksportuar, dhuruar dhe shkatërruar shumicën e artikujve në "listën e pazarit" të MEICO-s. Miliona e miliona fishekë kalibër 7.62 x 54mm të prodhimit sovjetik, kinez dhe shqiptar janë shkatërruar, eksportuar apo u janë dhuruar qeverive mike të Irakut apo Afganistanit.

Pse ato po përpiqen të importojnë 9.5 milionë fishekë në vitin 2005, kur kane eksportuar, dhuruar apo shkatërruar mbi 60 milionë fishekë, municion i tepërt nga viti 2006 deri në 2008? I njëjti arsyetim vlen edhe për mitralozat e tipit PKM dhe PKT, të tilla armë të prodhimit sovjetik ose kopje kineze të tyre janë pjesë e trashëgimisë komuniste të Shqipërisë, të cilat janë eksportuar dhe shkatërruar gjerësisht.

Pse MEICO duhet të importojë kopje iraniane të të njëjtave tipa mitralozash që ka shkatërruar apo eksportuar?

Rasti i 100.000 copëve automatikë AKM është edhe më problematik. Për më se 15 vjet Shqipëria ka eksportuar, dhuruar apo shkatërruar mijëra copë automatikë të prodhimit sovjetik AK47 (automatiku Kallashnikov), kopje kineze të tij model 56 apo automatikë kopje shqiptare ASH -72 shumë të ngjashme me automatikët kopje iraniane AKM.

Thjesht, shifra 100.000 copë gjithashtu ngre dyshime. Në rast lufte NATO-ja nuk pret më shumë se 70.000 trupa shqiptarë. Kështu që Shqipëria eksporton, dhuron dhe shkatërron automatikë të ngjashëm me automatikët AKM, ka një stok të madh prej tyre për të mbuluar nevojat e forcave të saj të armatosura dhe në të njëjtën kohë përpiqet të importojë 100.000 copë të tillë automatikë për një ushtri prej 70.000 burrash e grash në rast mobilizimi.

I vetmi shpjegim logjik është: importo të rieksportosh. Pikërisht ky është problemi. Ky raport i shkurtër do të trajtojë vetëm këtë rast të bashkëpunimit ushtarak Iran- Shqipëri.

Artikujt e tjerë si raketa, aeroplanë pa pilot dhe eksploziv C4 shkaktojnë më shumë shqetësim. Të tilla importe nga Irani kurrë nuk janë magazinuar në depot e forcave të armatosura shqiptare. Ne jemi plotësisht të bindur se ato janë importuar, por ne nuk e dimë se çfarë ngjau me to pasi u importuan në Shqipëri.

Vend-magazinimi i tyre i sotëm nuk dihet. A iu shitën ato blerësve të ligjshëm apo e gjetën rrugën për të përfunduar në duart e terroristëve?

Ne e dimë që disa nga këto importe ndodhën me të vërtetë për shkak të faturave të transportit nga Irani në Shqipëri.

Në 15 dhjetor 2006 MEICO pagoi 27.400 USD dhe 47.000 USD si kosto transporti për mallra të importuara nga firma iraniane MODLEX. Këto pagesa u kryen pasi u nënshkrua një marrëveshje nga drejtori z. Pinari gjatë vizitës së tij në Iran në fund të nëntorit të vitit 2006. Kjo ishte një vizitë zyrtare sipas urdhrit nr. 1367, datë 26 tetor 2006, të nënshkruar nga Ministri i mbrojtjes z. Mediu. Vendimi i bordit drejtues të MEICO-s nr. 173, datë 23 nëntor 2006, thotë që të gjitha shpenzimet për këtë vizitë (bileta avioni, pagesa hoteli, shpenzime të përditshme etj.) do të paguhen nga MEICO.

Një anëtar i sotëm i NATO-s që zhvillon dhe mban lidhje të qenësishme ushtarake me një teokraci problematike, ngre dyshime rreth angazhimeve të qeverisë ndaj vlerave të NATO-s. Zhdukja e armatimeve dhe pajisjeve iraniane pasi ato u importuan në Shqipëri, ngre alarmin për destinacionin e tyre të vërtetë.

Tranzitimi nëpër territorin shqiptar të armëve dhe municioneve nga Bosnja drejt Lindjes së Mesme dhe përfshirja në të tilla marrëveshje e figurave të tilla boshnjake si Hasan Cengic dhe Naser Oric e kthen alarmin në emergjencë.

-Gazeta "Shekulli"-


Postuar nga kurt datë 13 Korrik 2010 - 04:35:

ky gazetari e don nje te rrahur, qe ta bejn edhe sdakat krejt se e meriton!
prandaj them se shumica 99% e gazetarve nuk duehn rrespektuar.
ky gazetari ne rradhe te pare nuk ia don te miren shqiperise gjithashtu edhe rama me ato greva qesharake urie.
as nuk e lexova krejt artikullin vetem copen e pare, por kta gazetaret shqiptar me duken si ato spiunat servilat zemer-pleher qe vetem dojn te bejn dem vendit.
meritojn te rrahen edhe fort biles...

gjeja e fundit qe kemi nevoje tani si komb eshte te dukemi si "partner shtrati me iranin"
nga titulli qe i paska ven artikullit, me siguri ky gazetari eshte ndonje fagot grek


Postuar nga shelgu datë 13 Korrik 2010 - 23:11:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
ky gazetari e don nje te rrahur, qe ta bejn edhe sdakat krejt se e meriton!
prandaj them se shumica 99% e gazetarve nuk duehn rrespektuar.
ky gazetari ne rradhe te pare nuk ia don te miren shqiperise gjithashtu edhe rama me ato greva qesharake urie.
as nuk e lexova krejt artikullin vetem copen e pare, por kta gazetaret shqiptar me duken si ato spiunat servilat zemer-pleher qe vetem dojn te bejn dem vendit.
meritojn te rrahen edhe fort biles...

gjeja e fundit qe kemi nevoje tani si komb eshte te dukemi si "partner shtrati me iranin"
nga titulli qe i paska ven artikullit, me siguri ky gazetari eshte ndonje fagot grek



O kurt, o kurt. Mos u egerso deri atje sa te perdoresh dhune se je rrit ne USA ku denohesh ehde per kercenime me fjale, si puna e dikujt qe po ndahej me gruan dhe si e mori ne tel, i tha: une ty do te te vras.
He, e futen brenda mikun.
Nejse, menyra e te folurit te nxjerr zbukuar kurt.
Politika e jashtme e Shqiperise dhe e cdo vebdi tjeter duhet te jete:

Respekt reciprok me shtetet e tjera, bashkepunim dhe afrim me te gjithe fqinjet dhe integrim ne Europe.

Kaq kerkohet dhe asgje me shume.


Postuar nga AngelDevil datë 14 Korrik 2010 - 00:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Shqipëria vend anëtar i NATO-s dhe partner shtrati i Iranit

4 korrik 2010 / Ioannis Michaletos
[i]Raporti i mëposhtëm nga gazetari Gjergj Thanasi trajton çështjen e transaksioneve të armëve të një natyre të veçantë ndërmjet Shqipërisë dhe Iranit pak vjet më parë.

-Gazeta "Shekulli"-



Nejse keto jane shkrime gazetash qe normal duhet te shesin tirazhin e publikuar me cdo kusht .... sa per trafikun e armeve sme duket cudi fare per sa kohe ceshtja Gerdeci nuk eshte zbardhur akoma si dhe eshte diskutuar deri ne kongresin amerikan ....


Postuar nga kurt datë 14 Korrik 2010 - 02:56:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


O kurt, o kurt. Mos u egerso deri atje sa te perdoresh dhune se je rrit ne USA ku denohesh ehde per kercenime me fjale, si puna e dikujt qe po ndahej me gruan dhe si e mori ne tel, i tha: une ty do te te vras.
He, e futen brenda mikun.
Nejse, menyra e te folurit te nxjerr zbukuar kurt.
Politika e jashtme e Shqiperise dhe e cdo vebdi tjeter duhet te jete:

Respekt reciprok me shtetet e tjera, bashkepunim dhe afrim me te gjithe fqinjet dhe integrim ne Europe.

Kaq kerkohet dhe asgje me shume.

hehe, ke te drejt cedrus. ktu e tregon veten diplomat gjakjftoht dhe i mpreht.
por besoj se e kupton se per cfar e kisha fjalen...
nuk jam i eger, as dhune nuk kam perdorur tek nje femer kurre ne jeten time. (just so people know)
per ate rastin e cudtishem qe tregon, une e besoj
kam disa shoke qe nuk e kane marre citizenship akoma per demastic violence, vetem se i kane dhene ndonje shpute gruas apo dashnores, vite vite me pare...ku komshia i ka paditur, jo gruaja


Postuar nga shelgu datë 15 Korrik 2010 - 00:08:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
hehe, ke te drejt cedrus. ktu e tregon veten diplomat gjakjftoht dhe i mpreht.
por besoj se e kupton se per cfar e kisha fjalen...
nuk jam i eger, as dhune nuk kam perdorur tek nje femer kurre ne jeten time. (just so people know)
per ate rastin e cudtishem qe tregon, une e besoj
kam disa shoke qe nuk e kane marre citizenship akoma per demastic violence, vetem se i kane dhene ndonje shpute gruas apo dashnores, vite vite me pare...ku komshia i ka paditur, jo gruaja



Po more e di. As q e eve ne dyshim qe je i bute, delikat, polite demek.
Ka edhe nga ata qe gabojne, po si te thuash nganjehere i bije me shpulle edhe ballit tend kur ben ndonje gomarllek. Nuk quhet violence nje shpulle bytheve.

madje ka disa qe iu vjen edhe si mire qe thua ti kurt.
ja kshu.


Postuar nga kurt datë 15 Korrik 2010 - 01:49:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Ka edhe nga ata qe gabojne, po si te thuash nganjehere i bije me shpulle edhe ballit tend kur ben ndonje gomarllek. Nuk quhet violence nje shpulle bytheve.

madje ka disa qe iu vjen edhe si mire qe thua ti kurt.
ja kshu.

thank you shrink cedrus
tani e tutje do korri sukses me gocat, do jua bej prapanicen kuq me shpulla

delikat?! qe thua ti cedrus, a little afternoon breeze will break me into a million pieces


Postuar nga shelgu datë 15 Korrik 2010 - 18:43:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
thank you shrink cedrus
tani e tutje do korri sukses me gocat, do jua bej prapanicen kuq me shpulla

delikat?! qe thua ti cedrus, a little afternoon breeze will break me into a million pieces




Delikat me femrat o kurt, jo me veten tende.

Le qe ke te drejte: thone per ndonje femije qe e kap te ftoohmen shpejt se eshte delikat.

Jo ore ti je burr malcie, si mundesh me ken delikat.


Po kjo e skuqjes se buthes si ishte?


Postuar nga arturm datë 28 Korrik 2010 - 21:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Pershendetje Miq

Me falni se prej kohesh kam bere greve per te shkruar ne forum dhe kjo jo per ndonje arsye te vecante por sepse nuk kam patur kohe. Por gjithsesi ne kontekstin per te cilin po flasim mund ta justifikoja kete mungese shkrimesh me arsye te cfaredoshme dhe me pakenaqesi te ndryshme. Kjo per te thene se greva nuk mund te behet sipas rregullave te grevisteve dhe aq me teper se nuk me duket qe eshte matur interesimi i njerezve per ceshtjen e greves.

Nuk e kuptoj se cili eshte misioni i greves kur mungesa e ushqimit zevendesohet me menyra te tjera per te marre proteina, kripera e vitamina. eshte njesoj sikur muslimanet qe nuk hane mishin e derrit te quajne greve urie moskonsumimin e tij, ose vegjetarianet me ceshtjet e veta e keshtu me rradhe. Pra Greva e Urise ka kuptim qe si shenje proteste nje person te vetesakrifikohet dhe jo te marre sasine e njejte te vitaminave, proteinave etj.

Gjithsesi greva e urise u mbyll me nje darke ne Bruksel dhe ne si gjithmone nuk pranojme humbjet

 

 

Po sikur nuk ka ndonje rregullore se si behen grevat o Ami!

C'do kush i ben grevat si e mendon me te arsyeshme, ka kush i bie me arkivola deres se Kryeministrise ose kush pi serume para saj,

Mendje mendje kjo dynja!

P.s. Ore s'na the gje se si po te shkojne punet per pronat andej nga Strasburgu sidomos tani pas letres se (avokatit te) Qeverise,


Postuar nga Vizioner datë 10 Gusht 2010 - 22:12:

Notojmë në korrupsion



Në këtë vapë gushti shqiptarët kanë shpresuar të pushojnë të qetë, larg zhurmës së
përditshme të politikës ose së paku larg fytyrave të politikanëve që u dalin përditë në ekran apo gazeta. Mirëpo kjo nuk qenka e thënë për kreun e qeverisë, të cilit, me sa duket, dalja katër ose pesë herë në ditë në TV, me gjasë i duket mënyra më e mirë për të mbyllur ditën e tij të punës. Ndoshta Kryeministri e përjeton si ankth mungesën e daljes së përditshme në publik, ndryshe nuk shpjegohet kjo nevojë për propagandë bajate edhe gjatë ditëve të tij të pushimit.

Zëdhënësja e tij na dha lajmin se "Kryeministri ka thyer rekordin në not duke notuar për rreth 127 minuta në det ose 4 minuta më shumë se sa vjet" (!!), kurse vetë "notari" qeveritar nën ritmin e sazeve popullore dhe me gërshërët në dorë, njëlloj si dikur Enveri, duke prerë shiritin e një rruge fshati në Himarë, u deklaroi shqiptarëve se "përsa kohë do ta votonin, motoja e tij do ishte zero tolerancë ndaj korrupsionit".

Fjalët e tij ka kohë që i merr jo era, po flladi, ndërkohë që rekordet reale në Shqipëri po i vendos korrupsioni që e ka kthyer këtë vend në një parajsë hajdutësh me imunitet politik. Ajo që publiku mëson përditë është që Kryeministri peshqit e mëdhenj të korrupsionit, nëse do që ti luftojë vërtet, i ka afër vetes dhe në të gjitha nivelet e pushtetit. Fjalët janë larg veprave dhe me sa duket janë e vetmja gjë që i ka mbetur tashmë një kryeministri, motoja antikorrupsion e të cilit është thjesht fasadë dhe e dështuar.

Por bashkë me vapën e gushtit, Berishës i duhet të mendojë edhe për të "ftohtin e madh" që e pret në vjeshtë me krizën e thellë ekonomike të vendit dhe me paralajmërimin se proceset integruese të vendit janë bllokuar. Në rast se Evropa nuk bindet as kësaj here për të hequr vizat për shqiptarët, ai nuk mundet më as të akuzojë opozitën e vendit, pasi kushtet e fundit që janë vënë për të plotësuar lidhen kësaj here ekskluzivisht vetëm me punën e qeverisë dhe hallkave të tjera të shtetit, të cilave BE-ja u kërkon rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe ngrirjes së pasurive të vëna në rrugë kriminale.

Është kjo arsyeja e kërcënimeve të tij publike me "Ligj e Maliq", ndërsa nën rrogoz i porosit oborrtarët e tij të rrinë urtë derisa BE-ja të marrë vendim për vizat e më pas të hidhen në sulm për t'u përgatitur për fushatën e zgjedhjeve që vijnë.
Ndërkombëtarëve disa gjëra u duhen thënë troç dhe qartë: E para, "korrupsionistët" që BE-ja kërkon të luftojmë, kanë kohë që lëvizin pa viza nëpër Evropë e botë, ndaj "kërcënimi" me vizat vlen vetëm për shqiptarët e ndershëm. E dyta, betimet e radhës të Kryeministrit për "tolerancë zero" ndaj korrupsionit dhe krimit në vend, nuk di nëse këta ndërkombëtarë i marrin seriozisht, në kushtet kur këto betime nuk i besojnë më as shqiptarët. Edhe shqiptarët që kanë votuar Kryeministrin e kanë tashmë të qartë se shteti ligjor në Shqipëri është përulur përpara njerëzve që notojnë në ujin e parave të korrupsionit dhe ky i fundit sponsorizohet në një masë të dukshme nga mungesa e demokracisë në vend.

Ndaj kësaj here perëndimi nuk duhet të na kërkojë sigurinë e kufijve dhe as teknologjinë moderne për ruajtjen e tyre, sepse dihet që ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe siguria vetëkuptohet, por duhet ti kërkojë në mënyrë konsekuente Kryeministrit të vendit
transparencën e zgjedhjeve dhe bërjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme pasi kjo do ti hapte rrugë rrotacionit normal të pushtetit dhe do t'u priste rrugën njëherë e përgjithmonë lobeve të errëta të krimit dhe biznesit drejt politikës.

Ekuacioni ynë është i thjeshtë: Nëse Kryeministri bindet të respektojë me vepra standardet demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, atëherë ai apo kushdo tjetër që do të vijë në pushtet do ta ketë më të lehtë për të marrë notën 10 në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Por me ç'duken punët Kryeministrit tonë i rroftë rekordi në not se e vetmja "luftë" kundër korrupsionit që di të bëjë është të na ngopë nga televizori me
përralla dimri.

Shpresojmë që vizat të hiqen për të përfituar të vetmit shqiptarë që deri tani pengohen: qytetarët e ndershëm dhe të varfër të këtij vendi. Por bëjmë mirë ta dimë se heqja e vizave nuk është bonus për punën e mirë të pushtetit dhe qeverisjes. Po të ishte kështu, nuk do ishim të fundit. Qytetarët e nëpërkëmbur të këtij vendi, e meritojnë një shpërblim të vuajtjeve dhe sakrificave shekullore të tyre për t'ju bashkangjitur perëndimit, të dashurisë së tyre pa kushte ndaj jetesës dhe lirisë perëndimore. Dhe është e qartë se në kushtet kur jemi të fundit në listë, askush nuk ka të drejtë të bëjë politikë me një procedurë si vizat. Askush, e aq më pak këta qeveritarë të përçmuar që kemi sot.


-Shekulli-


Postuar nga Vizioner datë 29 Gusht 2010 - 23:04:

NËNË TEREZA DHE DJ TIESTO


Mbushja e Tiranës me postera, banderola e me flamuj bardh e blu, më bëri të mendoj: "qenka festë e PD-së". Mirë bluja, po kjo e bardha ç'do? E bardha, shenja e dorëzimit, nuk bën pjesë në arsenalin e flamujve të PD! Pastaj, u desh një beze e madhe me fytyrën e Nënë Terezës dhe me emrin e kryeministrit poshtë që të kuptoja që është ditëlindja e Nënë Terezës. Mundësuar nga... nën kujdesin e veçantë të... Në këtë vend, as ditëlindja e Nënë Terezës nuk vjen dot po nuk deshi Kryeministri! Mirëpo, duke parë tërë këto shpenzime, madje, këtë histeri të përvitshme, u riktheva te pyetja bazë: pse?! Pse, festohet ditëlindja e shenjtores si të ishte promovimi i një DJ që vjen për koncert në verë? Nënë Tereza vetë, jo që nuk e festonte, po as e përmendte ditëlindjen e vet.
Atëherë pse ajo, shembulli i përvujtnisë, përulësisë dhe modestisë, përkujtohet si të ishte një rockstar me bujë, me flamuj e me postera? Dhe për se? Për ditëlindje??!! Pse nuk organizojnë edhe Rally, ose maratonë rinore, ose qofte e birrë nga liqeni me rastin e ditëlindjes së Nënë Terezës? Ose ndeshje vaterpoloje apo minikampionat beach volley...? Ose kampionat noti, që të mund ta fitojë Kryeministri?
Unë besoj, se Nënë Tereza vetë nuk do e kish kërkuar e as pranuar kurrë një Vit të Sajin. Ajo do kish kërkuar fonde. Jo për flamujt absurdë bardhe-blu, po për spitale e për bukë. Jo për vete, po për të sëmurët, jetimët e të varfrit. Jo postera, por ponstan për gjithë ne që vuajmë nga dhimbja e kokës në këtë vend.



Para dy-tre vjetësh, lumturimi i Nënë Terezës u festua me një megaposter që mbulonte krejt fasadën e Universitetit të Tiranës. Hera e fundit që kisha parë një poster aq të madh mbi UT ka qenë fotoja e Enver Hoxhës. Stendat e reklamave të ndriçuara ishin mbushur me postera të shenjtores. Siç ishin këtë verë posterat e DJ Sandy Riverës.

Sot, shtyllat e Kryeqytetit janë mbushur me banderola me citate. Dikur, kështu varnin citatet e Enverit e të Maos. "E djeshmja iku. E nesërmja s'ka mbërritur. Të sotmen e kemi këtu. Fillojmë të jetojmë". Duhet të jenë lodhur shumë të gërmojnë në Internet për të nxjerrë ca fraza si kjo, që nuk thonë asgjë! Me gjithë respektin, po Nënë Tereza ka qenë thjesht një humaniste, jo një filozofe.

Problemet me kultin e Nënë Terezës vijnë nga aq-di - aq-bën i atyre që janë sipër, por dhe nga mentaliteti i neve që jemi poshtë lidhur me figurat.
Nga Bajraktarët, tek Zogu e Enveri, ne nuk kemi pasur mundësi të prekim e të prekemi nga njerëz që kanë modestinë si virtyt kryesor. Ne na bëjnë përshtypje vetëm ato figura që propagandohen me bujë e me pohë. Ne dimë vetëm një mënyrë për të nderuar figurat tona. O t'u ngremë këngë të tipit "Enver Hoxha o Tungjatjeta" o tu ngremë buste, o banderola. Ne, kemi harruar formën më të thjeshtë të respektit, heshtjen.
Ne kujtojmë që ngremë lart Nënë Terezën, kur e trajtojmë si Enverin. Duhet të pushojmë së trajtuari Nënë Terezën edhe si Lady Dianën. Këto figura nuk kanë asgjë të përbashkët. Një princeshë e trishtuar, sepse kishte një burrë impotent, nuk mund të jetë njësoj në perceptimin tonë si një grua e virgjër që përqafonte njerëz të sëmurë me malarje.

Pa folur për faktin që po krijohet ideja sikur nënë Tereza është investim personal i Kryeministrit, heroinë e personalizuar. Se për ndryshe, ç'do emri i tij në posterat e këngëtares... pardon, shenjtores?
Posterat e nënë Terezës, nuk i lenë gjë mangut posterave të DJ-ve që erdhën gjatë verës në Tiranë.

Pas gjithë kësaj histerie, na duhet ta përsërisim pyetjen, po të ishte Nënë Tereza gjallë, si do ndjehej para gjithë kësaj? Ç'do thoshte kur të kalonte poshtë posterave të vet? A mos vallë do kërkonte që paratë të shkonin te spitali që ajo donte të ndërtonte, e që nuk po bëhet në Tiranë? A mos do kërkonte që paratë të shkonin tek ata njerëz që varin veten përditë se nuk ushqejnë fëmijët me bukë?


-marre me shkurtime, nga Shekulli-


Postuar nga RAIMONDI datë 05 Nëntor 2010 - 08:38:

-----Sala ka nje thes me te meta por vetem komunist nuk eshte ----

---Biles Sala eshte cilesuar si lideri me extrem i djathte ne Evrope per programin e tij politik --sepse vetem Shqiperia ka kryer nje privatizmim total te te gjithe ekonomise si asnje  vend tjeter i Evropes


Postuar nga Fajtori datë 10 Nëntor 2010 - 06:33:

Tani varet nga e shef Mondrai. Sjelljet dhe mbajtjen e situates nen kontroll e ka prej komunisti. Legalizimet e pronave "te xanuna" i ka po ashtu prej komunisti. Ndersa tentativat per privatizim nuk i ka Sala me te forta se Nano apo PS. Privatizimi eshte krejt i nevojshem kur ke te besh me popull langaraqesh. Per shembull une do shkrija komplet shendetesine publike per te evituar mjerimin e metejshem te njerezve qe perplasen spitaleve. Shqiperia sa me shume te jete private aq me shume ben hajer. Nuk eshte popull qe ka moral shqiptari qe ti japesh ne dore firmen shteterore dhe ta manaxhoje me ndershmeri.


Postuar nga RAIMONDI datë 11 Nëntor 2010 - 08:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Tani varet nga e shef Mondrai. Sjelljet dhe mbajtjen e situates nen kontroll e ka prej komunisti. Legalizimet e pronave "te xanuna" i ka po ashtu prej komunisti. Ndersa tentativat per privatizim nuk i ka Sala me te forta se Nano apo PS. Privatizimi eshte krejt i nevojshem kur ke te besh me popull langaraqesh. Per shembull une do shkrija komplet shendetesine publike per te evituar mjerimin e metejshem te njerezve qe perplasen spitaleve. Shqiperia sa me shume te jete private aq me shume ben hajer. Nuk eshte popull qe ka moral shqiptari qe ti japesh ne dore firmen shteterore dhe ta manaxhoje me ndershmeri.


------------ Ca nenkupton ti me sjellje komunisti ?-

-- Komunistet ishin njerez tamam te sjellshem , jo harbute sic jane keta djathtistet sot-----------Ketyre djathtisteve tju vesh ne zyre  keta te lene tek dera 10 ore, jane komplet te pasjellshem , tamam bageti , nuk dine te sillen me popullin aspak ---------Ndersa komunistet ishin te pritshem ,te edukuar , te veje ne zyrat e tyre ata i ndihmonin te gjithe -

-Nepunesit komuniste nuk te linin te prisje kurre ne zyre as per gjene me te vogel, sepse po te ankoheshe atehre nepunesi perfundonte brenda--

--Ndersa keta nepunesat ballista jan Bastarde fare.----------Keta jane ca palaco qe gjithe diten e kane mendjen vetem per te vjedhur hallexhiun--------------Keta jane tipiku i nepunesit otoman ----- Saliu ne te gjitha zyrat ku ka pushtetin ka vetem nepunesa ballista , dhe keta jane nepunesit me te korruptura ne Evrope -

-Na diskretituan me nivelin me korrupsoinin e tyre galopant,me injorancen e tyre skandaloze dhe me sjelljet e tyre prej provinciali te piste , harbut e arogant --

--------------Por SALA vete si person nuk ka asnje nga keto sjellje te pista qe kane nepunseit e tij Ballista

---Legalizimet e pronave qe ka bere SALA nuk jane komuniste --ato jane HUMANE,, te lidhura direkt me natyren HUMANE TE KAPITALIZMNIT EUROPIAN,----------sepse ai i ka bere ato per njereizt e thjeshte , dhe do i kompensoje pronaret , dhe i ka kompensuar shumicne e tyre -----------

---------Privatizimi i ndermarjeve dhe sidomos i ndermarjeve te medha  nuk eshte ASPAK I NEVOJSHEM ,-----------eshte totalisht gabim----Dhe pikerisht ky privatizim total qe beri SALA ,solli 1 milion emigrante, shkateroi Ekonomine, bujqesine, industrine, mekanikne bujqesore, Agruemt, pyjet , sistemin shendetsor ne fshatra ,sistemin arsimor ne fshatra , shkateroi familjen shqiptare,sepse i coi ne zero te ardhurat financiare te familjes shqiptare dhe kjo prodhoi krizen me te madhe te familjes shqiptare dhe Shkateroi MORALIN E NJERIUT SHQIPTAR

----------Kjo reforme kriminale ekonomike Prodhoi per keto 20 vjet njeriun e Ri Shqiptar:....Kriminel , hajdut, drogaxhi, prostitue ,----nxori ne siperfaqe gjithe veset me te rezikshme qe ka natyra njerezore e ktheu njeriun ne KAFSHE --------Sepse kur ti e le kryefamiliarin pa asnje te ardhur ,atehere ai cfare do ju coje femijeve per te ngrene ??????---Do detyrohet te vjedhi ,te vrasi, te beje drogen , prostitucionin,sepse duhet te jetoje ----------Por ti nga jetesa e dobet qe kishim e cove ne zero.... na i hoqe edhe ate 5 lekshe qe na jepte Enveri ..--Atehere me se te jetojme ???--Cfare te hame ?-- ------

-------Atehere kushdo nga ne nuk mendon me  thejsht per jetesn , por per .....MBIJETESEN-------

------Dmth , si te harije te mbijetoje ne nje vend ku cdo gje eshte zero.................Athere ne keto kushte nuk ka me MORAL-------TI me kete reforme qe heq cdo mundesi per te jetuar me pune te ndershme shkateron moralin e njeriut ,dhe ne ket rast te shqiptarit , sepse ne i detyrohemi punes se piste qe te mbijetojme, pasi pune te ndershme s'ka me, sepse ti me privatizim ne vend qe te risje vende t e punes , ti e i hoqe fare vendet e punes duke i mbyllur ndermarjet ...

-------Po ca hajri do besh ti nga privatizmi ?-------------Kemi 19 vjet ,jane privatizuar cdo gje -------ka ngelur vetem qiellit e privatizohet --sic thote diku Jakov Xoxa tek libri  :--Lumi i  vdekur, dhe cili eshte hajri qe po shohim :---Varferi , shkaterime, dhe asnje mundesi per punesim ne Shqiperi

-Ti ke dhe nje koncept te gabuar-TI thua firmat shteterore i ka populli ne duart e tij --Jo ore mik,firmat shteterore i ka shteti, njerezit vetme punojne ,dhe ato i menaxhon shteti, dhe shteti duke manaxhuar ato kamundesi qe ato te ardhura ti perdori per spitale, shkolla, Ushtri, per nxitjen e biznesit me kredi te uleta, etj etj ,sic i kane Anglia, Franca, Suedia, Finlanda, Danimarka, Hollanda Canadaja etj etj----

---------Pra te kete nje harmoni ku, sic tha dhe Toni Blair ketu ne nje interviste qe :..... Biznesi shtetror dhe ai Privat te ecin dore me dore...--Por Sala nuk ka kete mendje, sepse SALA eshte Extremist i djathte ne sistemin e tij ekonomik-

-Biles SALA kalon edhe Amerikanet me menyren e tij ekonomike, --- Se dije ex president Bush tha :--...une hoqa dore per nje moment nga ekonomia e tregut per te shpetuar ekonimine e tregut dhe shkaterimin e financave te Amerikes----Sepse Bushi ju dha bilioba dollare bankave , burses, dhe ndermarjeve qe prodhojne makinat per ti shpetuar ato nga falimentimi, ndryshe do ishte shkateruar vendi nga falimentimi i sistemit ( tregut )  finacniar sidomos, pro edhe pasojat e tjera ---

--Edhe sot  ne gazeta thuhej se fondi i parave ketu do presi  miliarda dollare per ti hedhur si inxjeksion ne ndihme te sistemit financiar ne menyre qe ngritja ekonomike te pershpejtohet  --Por kjo eshte Metode Socialiste e paster, tip Keinesianizmi

--Sala keto nuk i pranon fare -- Sala ben te kudnerten i falimenton  duke i p[rivatizuar -----------Por Sala nuk ka faj, sepse nuk ka te majte shqiptare qe ti ndalki doren Sales ne kete MASAKER qe i ka bere ekonomise shqiptare---Dhe kjo eshte fatkeqsia e Shqiperise , qe nuk ka  te MAJTE ----------

--Sa per Nanon, nuk ja vlen te flasesh per te , sepse ai eshte nje spiun i rendomte i grekut dhe ai vazhdon metoden ekonomike te Sales,. sepse ai e di qe kjo metode e ben hale Shqiperine , por kjo i shkon per shtat qellimeve te tij te largeta ...dhe te erreta natyirsht ......Por ai tani s'eshte,keshtu qe ai e beri demin athere kur ishte ,Tani kemi Edushken ,i cili eshte nje tipik i qytetairt  Tirans qe  e luftojne komunizmin duke i kundervene mentalitetin turkoshak qe mbizoteronte dikur ne Tirnae  i  i veshur ky mentalitet primitiv me njembulese moderne te muzikes, fjaleve perendimore etj ,

---- --Pra ai eshte Osmanlliu -moderrn  qe nuk e ka haberin fare se ne krahun ne te cilin ai militon aspekti ekonomik eshte totalisht i ndryshem nga ky qe kemi,  dhe nga ana tjeter ka nje nivel te ulet te trajtimit te mendimit politik  ne kushtet tona Gjeopolitke ,   dhe te konceptimit te patriotizmit qytetar ne kushtet moderne,-----Mangesi keto qe e bejne ate gjithmone te humbas perpara Integritetit qe rrezaton  dhe Karizmes se Sali Berishes

---E djatha po te mos kishte Salen , sot do ishte nje klub i rendomte , si klubi GELBAZA ne Vlore ,ku do mblidheshin  disa burgaxhinj te cilet do kujtonin te shkuaren e tyre te lavdishme ne ....Burrel-------

------Por jane me fat ata, se kane SALEN ,------\-Por eshte  pa fat Shqiperia qe ka ne krye  nje si SALA  ..............dhe qe ka ne opozite  nje deficent, Arogant  dhe te Korruptuar si Edi      


Postuar nga Fajtori datë 11 Nëntor 2010 - 09:51:

Nje liber qe po lexoj trajton dhe teorine e komunizmit per barazine mes njerezve. Thote qe ideja e barazise ka qene ne fillimet e botes njerezore, por komunistet nuk kuptojne limitet. Marrin shabllon ca idera dhe duan ti aplikojne jashte vendit dhe kohes kur linden.

Tani, nga ana politike Raimond ti nuk e di fare cfare flet, nuk kerkon te kuptosh natyren dhe vendin shqiptar. Ke idene tende qe komunizmi ishte i mire dhe komunistet njerez te ndershem. Ata te hapnin dyert dhe s'te linin as te presesh. Ti mor burre (se djale e kam veshtire te therras) nuk njihke bazat e natyres njerezore, te kujtdo njeriu, Sale, Nano, komunist, apo Rame. Po nxjerr sikur keta legenet qe hipnin ne pushtet ne komunizem ishin ndryshe nga legenet qe jane tani. Ishin njerez te mbinatyrshem, pa difekte, i pergjigjeshin popullit menjehere, etj etj. Nga na dolen keta Zoter se nuk e kuptoj. Keta paskan patur virtyte te papara, vetem sepse kishin teseren e komunistit. Ose me sakte nje cope leter qe te jepte privilegje te rendesishme ne ate sistem. Sepse, Mondrai, sado te rrotullohemi muhabeti vjen tek privilegjet dhe pushteti, pas te cileve shkojne 98% e njerezve, aq me shume e shqiptareve atehere dhe tani.

Ndersa nga ana praktike si komunist human qe me ngjan duhet te mendosh si te rregullohet shendetesia. Kshu shteterore eshte bloze, e korruptuar deri ne palce dhe burim i degjenerimit moral te shqiptareve. Ti thua qe problemi eshte se shendetesine e manaxhon shteti. Po kush duhet ta manaxhoje pronen publike perveç shtetit? Infermieret? Mjeket? Pacientet? Me cfare llogjike po flet se nuk e kuptoj. Eshte evidente qe sistemi shendetesor publik sjell vdekje, mjerim dhe degjenerim. Pse mos i jepet shqiptareve nje sistem sipas natyres se vet, pra privat dhe me pagese, ne menyre qe te pakten leket te jepen mbi tavoline. Ne cfare shpellash hipokrizie fshihen komunistet e djeshem dhe te sotem qe te pretendojne akoma se nje sistem publik duhet mbajtur ne kembe kur populli vete e perbuz. Fakti qe njerezit paguajne rrushfete tregon kete perbuzje. Madje, per te kujtuar komunizmin tend fantastik, ne kohen e atehershme kisha nje doktor afer shtepise. Para deres se tij ulej ndonje katunar dhe priste gjithe diten qe ti dorezonte ndonje çante me veze, qumesht, dhe pula. Ishte menyra e atehershme e korrupsionit, sepse katundari donte te paguante per punen qe bente doktori. Ti tani ne mes te demokracise kapitaliste, pretendon akoma te jene doktoret e ndershem, me 400 euro ne muaj dhe 5 mije leke kilen e djathit. Cfare utopie... Mos jesh i afte te besh shtet po te mbash ndermarrje shteterore. Kesaj i thone dhi e zgjebosur e bishtin perpjete. Vetem komunistet qe hanin bar mund te kene keto idera.


Postuar nga lost_soul datë 11 Nëntor 2010 - 12:44:

Raimodi ka pare shume filma me partizane me duket.


Postuar nga AngelDevil datë 11 Nëntor 2010 - 14:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nje liber qe po lexoj trajton dhe teorine e komunizmit per barazine mes njerezve. Thote qe ideja e barazise ka qene ne fillimet e botes njerezore, por komunistet nuk kuptojne limitet. Marrin shabllon ca idera dhe duan ti aplikojne jashte vendit dhe kohes kur linden.



Pikerisht pra komunizmin si ideologji/teori nuk e ka kritikuar asnje njeri problemi qendron te implementimi qe ngelet utopi kjo e gjitha.

Rajmond partizan je ti?


Postuar nga lule datë 11 Nëntor 2010 - 19:53:

Demokracija esht nje shtet, qe pranon nenshtrimin e pakices ndaj shumices, dmth esht organizimi i dhunes sistematike te nje klase kunder nje klase tjeter, te nje pjese te popullsis ndaj nje tjetre. .. qellimi te fundit zhdukjen e shtetit ( inaktiv)domethene zhdukjen e cdo dhune tOrganizuar dhe sistematike, ne pegjithsi.pe

Njerzit duhet te mesohen te respektojne kushtet elementare te jetes shoqerore pa dhune dhe pa nenshtrime.


Postuar nga AngelDevil datë 11 Nëntor 2010 - 20:21:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Demokracija esht nje shtet, qe pranon nenshtrimin e pakices ndaj shumices, dmth esht organizimi i dhunes sistematike te nje klase kunder nje klase tjeter, te nje pjese te popullsis ndaj nje tjetre. .. qellimi te fundit zhdukjen e shtetit ( inaktiv)domethene zhdukjen e cdo dhune tOrganizuar dhe sistematike, ne pegjithsi.pe

Njerzit duhet te mesohen te respektojne kushtet elementare te jetes shoqerore pa dhune dhe pa nenshtrime.



Demokracia seshte shtet lulke, ose po qe se e kap ne prizmin e shtetit ath do te thoja qe eshte institucionalizimi i lirise ndoshta. Une do e perkufizoja SISTEM ku shtetasit marrin lirisht vendime politike, duke zbatuar parimin e sundimit të shumices. Si dhe kjo shumice duhet te shoqerohet me garantimin e te drejtave te njeriut,te cilat nga ana e tyre i sherbejne mbrojtjes se te drejtave te pakicave qofshin ato pakica etnike fetare politike etj etj

Se do na merzitet Vizio se dolem teme


Postuar nga Fajtori datë 11 Nëntor 2010 - 21:30:

Ne teme jemi se per "demokracine" flet titulli i temes

Por demokracia nuk eshte forme dhune ndaj pakices. Merr homoseksualet, jane ne pakice por ne shtetet perendimore kane fituar te drejta dhe nuk keqtrajtohen. Kjo ka ndodhur brenda demokracive, jo ne ndonje sistem diktature. Mjafton kaq qe te bjere poshte ideja se demokracia eshte diktature e shumices.

Demokracia moderne ne shtetet perendimore eshte nje balanc i veshtire institucionesh qe ecen ne ekuiliber. Kjo balance lejon kontrollin e ndersjellte dhe avancimin e shoqerise si grup, jo si nje individ-diktator qe kerkon te beje ndryshime. Kjo kulture nuk ekziston ne Shqiperi, prandaj pretendojne akoma te gjeje zgjidhje Sala apo Enveri. Nuk jemi mesuar qe pushteti te jete kudo, ne media, ne gjykate, ne parlament, etj. Kemi nje person, Sali Berishen, i cili pretendon se mund te beje çdo gje. Dje me beri pershtypje pergjigjia humorisitike e Shkelqim Bumçit mbi prishjen e piramides. "Ne s'kemi demokraci, tha, dhe keta duan te ndertojne tempullin e demokracise duke prishur piramiden". HAhahah. Sa e vertete eshte kjo, gjithe bota po thote qe demokracia ne Shqiperi ben uje, ai kerkon te ndertoje tempuj demokracie.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.