Forumi Horizont Gjithsej 46 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 46 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Sekretet e veshtira per tu ruajtur...?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12722)


Postuar nga kotka datė 06 Shtator 2007 - 14:45:

Cdo njeri kur meson dicka te re dhe i besohet te ruaje nje sekret, kerkon me cdo kusht ta ruaje kete sekret ne vetvehte.  Eshte nje premtim, qe i ke bere vete vehtes dhe duhet ta mbash, duke provuar keshtu sa besnik je ti si person ndaj vehtes tende me teper, se sa ndaj te tjereve, d.m.th. ka te beje ne nje fare menyre me karakterin e individit dhe sa thashethemexhi apo llafazan je.

Ama ne te njeten kohe eshte edhe kontradiktore me idene e te besuarit, mbasi cdo njeri kerkon gjithmone te besoje dike tjeter, per te thene nje sekret dhe edhe kjo varet nga karakteri i individit sa i afte eshte te besoje nje individ tjeter, qe ka te beje me shume me idene se sa i afte je ti te duash nje person tjeter...

Kemi nevoje te besojme, se kemi nevoje te dashurojme...

Kush nuk dashuron kurre, nuk mund te besoje kurre, shume here edhe veten e vet...

Megjithate populli thote qe: "Ne do te mesosh nje sekret, pyet nje femije ose nje budalla".  Keto thenjet e popullit une i besoj me shume se thenjet e filozofeve me te medhej te koherave, se filozof me te madh se vete populli nuk ka...

Kaq kisha dhe si perfundim une vete i shoh si shume kontradiktore keto dy ndjenja kaq natyrore dhe njerezore "Ruajtjen e Sekretit Vs. Besimin"


  Gjithsej 46 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 46 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.