Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga sarandaebukur datė 17 Prill 2008 - 16:26:

SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

MUSTAFA NANO
Liri Berisha ka mbajtur gjithė kohėn njė profil tė ultė publik. Ka qėnė e urtė, e qetė, e pazėshme, njė hije lėvizėse krah bashkėshortit tė vet, bash si shumica e grave shqiptare. Nuk ėshtė ēudi qė kjo sjellje publike tė ketė qėnė zgjedhja e saj, por nuk duhet pėrjashtuar dhe fakti qė gjithēka tė ketė tė bėjė me pafuqinė e saj pėr tė luajtur rolin e njė protagonisteje. Kjo ka bėrė qė pėr shumė njerėz ajo tė jetė njė grua e mirė, njė zonjė e vėrtetė. Dhe kjo ėshtė e natyrshme. Nė njė botė tė mbushur me (tė dominuar nga) dokrraxhinj, heshtja ka charme-in e magjinė e vet. Me kėtė shpjegohet - fjala vjen - edhe nami i mirė i Bamir Topit, sot President i Republikės, e dje "njeriu i mirė" qė maskohej prapa heshtjes; mė saktė, prapa pafuqisė pėr tė thėnė ndonjė gjė interesante, tė guximshme e inteligjente.

Por le tė qėndrojmė tek Liri Berisha, e cila mė nė fund u bė e gjallė. Kishte dhėnė njė intervistė tė gjatė nė numrin e djeshėm tė "Panoramės", nėpėrmjet sė cilės rrekej t‘u mbushte mendjen shqiptarėve se bashkėshorti i saj, jo vetėm ėshtė dorėjashtė nė ngjarjen tragjike tė Gėrdecit, por edhe ka vuajtur shumė prej kėsaj tragjedie, tok me Lirinė. Ne tė gjithė kemi pritur kryeministrin tė dalė, tė shpjegohet e tė hedhė poshtė dyshimet qė bjenė mbi tė e vetėm mbi tė, por Saliu kėtė herė ka ndryshuar taktikė. Ka nxjerrė tė urtėn, tė mirėn: Lirinė.

E ēfarė thotė Liria nė kėtė intervistė? Duhet theksuar, se pėr ata qė janė tė interesuar tė marrin vesh diēka mė shumė lidhur me atė qė ndodhi nė Gėrdec, ajo nuk thotė asgjė. Thjesht bėn ēmos tė na bindė, se burri i saj nuk e ka takuar asnjėherė baxhanakun e mbetur nė rrėnojat e katastrofės. Ajo vetė e ka ditur qė burri i motrės punonte nė Gėrdec, e qė atje "mbante ca arka municionesh", por kėtė nuk ia ka thėnė asnjėherė tė shoqit. Pėr mė tepėr, kur e motra i paska thėnė, se i shoqi punonte nė Gėrdec, se atje "mbante ca arka municionesh", e se atje "nuk ishte fare i kėnaqur, por s‘kishte gjetur punė tjetėr pėr tė bėrė", Liria hesht. Nuk e shtyn mė tutje bisedėn, nuk befasohet se si kunati i vet bėn njė punė tejet banale nė kushtet kur i shoqi i saj nuk ka lėnė militant e familjar pa punėsuar nė administratėn publike, nuk i thotė se "kjo nuk ka kuptim", nuk i thotė se "ne mund tė gjejmė njė punė tjetėr mė tė hijshme pėr tė". Ka budalla qė ta hajė kėtė gjė?

"Saliu lexonte emrat atje, dhe unė thosha: e zeza, si nuk ia kemi thėnė?" Ja, kėtė na tregon Liria, e ēuditėrisht harron tė na thotė, se si ėshtė e mundur qė i vetmi emėr viktime qė u lexua gabim prej Saliut, ishte emri i baxhanakut. Tė gjithė e mbajnė mend, se kur erdhi radha tė lexonte emrin e baxhanakut, Saliu bėri njė pauzė tė pashpjegueshme, e pastaj tha : Mehmet. Nė fakt, mė pas u mor vesh se baxhanaku quhej Muhamet.

Ja, kjo ėshtė gjithēka qė thotė Liri Berisha lidhur me Gėrdecin nė atė intervistė tė gjatė. Pjesa tjetėr ėshtė e mbushur me paranoja qė kanė kuptim veē nė gojėn e grave tė diktatorėve. "Kur i kam pyetur familjarėt e viktimave dhe tė mbijetuarit, qė ishin strehuar nė konvaleshencė, se ēfarė nevoja kishin, ata mė pėrgjigjeshin: jo, asgjė, tė faleminderit shumė. Madje njėri syresh, mė tha: tė falenderoj, se po na ktheni atė qė kemi patur, po na i ktheni shumė shpejt, dhe na keni sjellė ēdo gjė qė kemi kėrkuar. Ėshtė faji ynė qė i kemi ndėrtuar shtėpitė mbi krater, qė i dėrguam vetė fėmijėt e vajzat tona, ndonėse e dinim rrezikun. Dhe nė fund mė thonė: hajde mė shpesh". Tė gjitha kėto fjalė janė tė Liri Berishės. Gati sa nuk na thotė: As qė e ēanin kokėn qė u kishin vdekur njerėzit e afėrm; thjesht ishin tė lumtur qė mė kishin mua e burrin tim pranė tyre. Lind pyetja: A i vjen zor kėsaj gruaje vallė, qė pikėrisht nė momentin e njė tragjedie tė kėtyre pėrmasave, ajo gjen guxim e nge tė na flasė pėr mirėnjohjen e familjarėve tė viktimave pėr familjen kryeministrore? A i vjen zor kėsaj gruaje, qė pikėrisht nė kohėn kur shumė dėshmitarė okularė bėjnė be e rrufe se Muhamet Hoxha nuk ka mbajtur arka me municione nė shpinė, por ka qėnė supervisor a inspector, ajo na flet pėr familjarėt e viktimave, tė cilėt s‘dinė ta fshehin lumturinė prej begenisjes qė u ka bėrė gruaja e ā€¦Atij?

A i vjen zor kėsaj gruaje, kur na flet pėr dramėn e vet familjare pėr shkak tė sulmeve politike e mediatike qė i janė bėrė burrit, djalit e vajzės sė saj, nė njė kohė qė i shoqi ka shkaktuar me qindra drama tė tilla, duke sulmuar e pėrgojuar gratė, fėmijėt, burrat, familjarėt e kundėrshtarėve politikė? A i vjen zor kėsaj gruaje, kur na flet pėr Valentinma Leskaj si pėr "njė grua dinjitoze, tė ekuilibruar, me vlera, qė di tė respektojė vetveten e qė di t‘i bėjė tė tjerėt qė ta respektojnė", nė njė kohė kur burri i saj nuk ka lėnė gjė pa thėnė kundėr Valentinės e djalit tė saj? Me siguri, nuk i vjen zor. Ose i vjen, por s‘ka ē‘tė bėjė. Burri e ka urdhėruar tė dalė e tė thotė gjėra tė porositura. Dhe njė gjė e porositur ėshtė edhe rrėfimi mbi momentet e anėtarėsimit nė NATO, tė cilat kjo i paska pėrjetuar si njė idealiste e madhe, qė i digjet barku pėr Shqipėrinė, e nė tė cilat ajo merr njė telefonatė nga Saliu, e hap celularin, e dėgjon burrin t‘i thotė: Liri, gėzohu deri nė fund, pasi hymė nė NATO.

Kur dėgjon kėto broēkulla, tė vinė nė mendje asosacjone tė regjimit tė shkuar; tė vjen nė mendje njė skenė, ku diktatori del tok me gruan nė ballkonin e vilės sė vet, hedh vėshtrimin nga Tirana plot drita qė lėndojnė terrin e mbrėmjes, dhe thotė: Shiko Nexhmije, njerėzit janė nėpėr shtėpira, po gėzojnė, janė tė lumtur. Dhe aty pėr aty diktatori dhe e shoqja pėrloten, duke u shtirur se po besonin njė gjė, qė nuk ishte tjetėr, veēse njė sendėrgji e tyre haluēinante e duke harruar se shumė nga ata njerėz nuk kishin ē‘tė hanin e shumė tė tjerė e kishin mendjen tek tė afėrmit e tyre tė burgosur e tė egzekutuar.

Ja, kėshtu dhe Liria na qėnka pėrlotur, duke harruar shumė shpejt se pėr shkak tė paaftėsisė apo zullumeve tė tė shoqit vetėm disa javė mė parė kishin humbur jetėn 25 shqiptarė tė pafajshėm e ishin plagosur qindra tė tjerė, duke i dalė nga mendja se nė vitin 1997, vetėm e vetėm se i shoqi donte tė mbronte njė karrike tė qelbur, humbėn jetėn tre mijė shqiptarė, duke i dalė nga mendja se vetėm pak ditė mė parė u masakrua njė mjek nė krye tė detyrės, dhe as ajo, as i shoqi ( i cili "ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj njerėzve qė vuajnė") nuk thanė njė fjalė ngushėlluese, duke i dalė nga mendja se e mira e kėtij vendi nuk mund tė identifikohet me tė mirat qė mund t‘i vinė njė familjeje prej abuzimit me pushtetin.

Ē‘soj i shpifur njerėzish shtinjakė!


  Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.