Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18571)


Postuar nga Fajtori datė 17 Mars 2012 - 05:30:

Kjo teme eshte interesante per tu lexuar e diskutuar. Ne fakt eshte interesante sepse eshte nga te paktat tema ku njerezit nuk zihen e shahen. Por kam frike se rezultati eshte i dukshem qe tani. Pra se nuk ekziston as tabla rasa dhe as influenca e plote gjenetike. Eshte perzjerja e dy faktoreve qe perben njeriun. Ky eshte perfundimi qe arrihet kollaj ne kete lloj diskutimi.

Po ju kujtoj nje detaj te publikuar vitet e fundit. Nga studimet shkencore te aftesise se njerezve per orientim (ku gjithmone shkelqejne meshkujt) u zbulua se vertet meshkujt jane me te afte ne orientim hapesinor (psh ne parkimin e makines), por kjo influencohet shume edhe nga pritshmerite e eksperimentit. Nese tjetrit i thuhet se studimi merret me aftesite e meshkujve dhe femrave per X faktor, atehere njerezit futen ne rolin e tyre si mashkull a femer dhe femrat behen akoma me deficente ne orientim. Kjo sa per te treguar se edhe kesaj rradhe diatriba nature vs nurture eshte ne fakt nje martese nature & nurture.


  Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.