Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Femrat marrin 75% të vendimeve. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18315)


Postuar nga lule datë 18 Mars 2011 - 19:31:

Femrat marrin 75% të vendimeve.

Femrat marrin 75% të vendimeve të rëndësishme në shtëpi, përfshirë: financat, ku do të jetojë çifti dhe kur do të fillojnë të krijojnë familjen, etj.

Po meshkujt? Ata marrin vendime të tipit se ç’makinë duhet të ketë familja apo se çfarë programi do të shohin në TV. Studimi i realizuar nga GINSTER, sugjeron se femrat gjithashtu kanë kontroll mbi vendimet, si psh. si t’a kalojnë kohën e lirë, në ç’orë të shkohet në shtrat si dhe sa duhet të jetë temperatura e kondicionerit. “Duket se meshkujt nuk janë më krerët e familjes dhe ata e dinë mjaft mirë këtë. Jemi shumë të befasuar nga fakti se sa të hapur janë meshkujt me mungesën e vendim-marrjeve të tyre në jetën e përditshme. Shumë syresh nuk e kishin problem të merrnin leje përpara se të bënin gjëra të ndryshme”,- ka thënë zëdhënësi Larry File.

Studimi zbuloi edhe se 6 meshkuj në 10 pranonin se ishin partneret e tyre që vendosnin se kur dhe sa shpesh duhet të bëjnë dashuri, ndërsa 66% e meshkujve thanë se ishin totalisht të varur nga partneret për vendime si: kur dhe çfarë duhet të hanë. “Ideja që meshkujt janë koka e familjes është tashmë një ide e qartë që i përket së shkuarës, duke parë se shumica e çifteve pranojnë se gruaja është vendim-marrësja kryesore”,- ka thënë File.

Sondazhi me 3.000 çifte zbuloi gjithashtu se femrat përdorin artin e manipulimit për t’i bërë partnerët që të kërkojnë këshilla nga to, përdorin flirtimin apo veshje të caktuara për të arritur qëllimin e tyre, ndërsa meshkujt zgjedhin çokollatat për të ëmbëlsuar partneret e tyre.

Po ju si mendoni: femrat janë bërë seksi dominues apo meshkujt janë të lumtur me një jetë më pak të komplikuar pa vendim-marrje të përditshme?

Radio NRG


Postuar nga AngelDevil datë 18 Mars 2011 - 19:49:

Ja paskan fut kot lule ... po te ishin kaq te zonjat femrat sdo kishte kaq shume politika gjinore ngo-ra fushata etj etj ne favor te femrave


Postuar nga al74 datë 18 Mars 2011 - 23:14:

femna gjithmone ka vendos , nen rrogoz po ka vendos.
mashkulli o mendjelehte i prishet mendja per hic gje.
po edhe une do marr nji vendim pa pyt fare. do vesh fiston qe te bohet nji gjullurdi leshnash e papame derisa pulti te vije ne doren time te vogel .


Postuar nga Fajtori datë 18 Mars 2011 - 23:16:

Edhe thone masnej pse s'martohen meshkujt...

Ne shpi te mçefin dhe breket, i vetmi territor personal ngelet makina


Postuar nga cecilia datë 18 Mars 2011 - 23:19:

Une besoj shume te vendimmarrja e femrave

Ato jane nje force e qete ne te gjitha rastet!

E forta e historise eshte se mashkullit i duket sikur vendos ai por eshte komplet e kunderta ...vendimi eshte marre me kohe e me vakt nga femra.


Postuar nga al74 datë 18 Mars 2011 - 23:26:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Une besoj shume te vendimmarrja e femrave

Ato jane nje force e qete ne te gjitha rastet!



edhe une sidomos kur jane vendime pozitive . ja psh. kalamajt e mi po rriten nen kete fryme bindese te edukuar te tipit: "maa posso andare in bagno , me shpetoi" e une qe lutem ne gjunje - thuaj PO !


Postuar nga lule datë 19 Mars 2011 - 01:50:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ja paskan fut kot lule ... po te ishin kaq te zonjat femrat sdo kishte kaq shume politika gjinore ngo-ra fushata etj etj ne favor te femrave


Angel kurse un i besoj totalisht..jane te pakte ata meshkuj qe mendojn se ja arrin femres..ne çdo aspekt.
Pa shif çik ne anen e Politikes, ngaqe rezulton me shum seksi mashkull mori flake bota.

Ka luft ne Angli? Ja nje prove kjo..mos hyjm me kerku me thell .


Postuar nga lost_soul datë 19 Mars 2011 - 05:05:

Keni degjuar per rregullin 80/20?
Mua me duket shume interesante ndarja 75/25.


Postuar nga kendrevica datë 19 Mars 2011 - 07:13:

[QUOTE]Po citoj ato që tha cecilia
Une besoj shume te vendimmarrja e femrave

Ato jane nje force e qete ne te gjitha rastet!

E forta e historise eshte se mashkullit i duket sikur vendos ai por eshte komplet e kunderta ...vendimi eshte marre me kohe e me vakt nga femra.
[/QUOTE

Po e vertete,kur behet fjale per familjen.


Postuar nga lule datë 19 Mars 2011 - 15:11:

Me sa di un ke 80 hyn xhelozia..sdi a ka lidhje me temen


Un besoj qe Femra ..eshte force shume, me e madhe se ne statistikat e parashtruara.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.