Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga misterioz datë 04 Maj 2008 - 11:30:

Sali Berisha, ish Komunisti i veshur tani me petkun e .......!

Ne Shtator u bëkan te dy bashke ,shyqyr se dhe ne na kishte marre malli ti shikonim koke me koke ,si dy qingja te urte qe diskutojne per te miren e popullit.Mungon vetem xhaxhi Enver me shokun Ramiz,mallin e Lenkes na e heq teta Jozefina.


Postuar nga Vizioner datë 26 Qershor 2008 - 13:01:

BB: Shqipëria më e korruptuara në Europën Juglindore



Thu, 26 Jun 2008




Banka Botërore boton raportin më të rëndësishëm të vitit, Shqipëria e 2007 më e korruptuara në Europën Juglindore

Jemi në vendin e parë për këtë tregues në rajon edhe për vitin 2007. Administrata shqiptare me të gjithë strukturat e saj është vlerësuar nga ana e BB me një nivel të fryrë korrupsioni, duke qenë tërësisht larg vendeve të tjera që janë fqinjë me ne.

Qeveria shqiptare është më e korruptuara në rajon dhe njëkohësisht ka nivelin më të ulët të eficensës në Europën Juglindore. Banka Botërore ka publikuar gjatë ditës së djeshme raportin e fundit për treguesit kryesorë të 212 vendeve, ndër të cilët përfshihen, kontrolli i korrupsionit, eficensa e qeverisë, zbatimi i ligjit, të drejtat e njeriut, stabiliteti politik dhe reformat rregullatore. Por duke bërë përmirësime minimale në krahasim me vitin 2006, Shqipëria renditet në vend të parafundit krahasuar me të gjithë kandidatët e tjerë dhe fqinjët tanë. E vetmja e re që ka ndodhur për vitin 2007, mbetet futja e Kosovës në listat e krahasimit të vendeve në rajon. Kosova, duke patur një qeveri e re, të gjithë treguesit e saj mbeten më të dobët dhe në këtë rast qeverisë shqiptare i ka humbur vendi i fundit. Por edhe në këtë raport tejet të rëndësishëm, mbetemi sërish larg fqinjëve dhe në ato çështje që mbeten jetike për vendin, siç është lufta kundër korrupsionit dhe eficensa e qeverisë. Vendet e rajonit tonë siç është Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Turqia që aspirojnë për tu bërë anëtare të Bashkimit Europian kanë një nivel treguesish disa herë më të lartë dhe me një ritëm përmirësimi të shpejtë. Në grupin vendeve të Europës Juglindore dhe të Balltikut që bëjmë pjesë, jemi sërish në vend të fundit nëse nuk marrim si bazë krahasimi Kosovën që mbetet në më të shumtën e krahasimeve në atë vend që deri dje ishte Shqipëria. Raporti i BB për indikatorët e qeverisjes, mbetet më i rëndësishmi ndër vlerësimet që bëjnë institucionet ndërkombëtare për vendin. Mbi bazën e këtyre të dhënave ngrihen një pjesë e mirë e financimeve dhe projekteve në të cilat aspiron qeveria shqiptare. Të dhënat janë tejet të rëndësishme edhe për të gjithë bizneset e huaja që kërkojnë të futen në tregun shqiptar.

Eficensa e qeverisë

Vendi i fundit me të cilin mund të krahasohemi në të gjithë treguesit e marrë në konsideratë është Bosnja dhe Hercegovina. Për sa për i përket eficensës së qeverisë, Banka Botërore e ka vlerësuar qeverinë në nivele minimale të rezultateve të saj. Qeveria shqiptare sipas Bankës Botërore ka një tregues të eficensës që nuk arrin as në 50 përqind. Shqipëria renditet pas Kosovës, Serbisë Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Turqisë.

Më të korruptuarit

Jemi në vendin e parë për këtë tregues në rajon edhe për vitin 2007. Administrata shqiptare me të gjithë strukturat e saj është vlerësuar nga ana e BB me një nivel të fryrë korrupsioni, duke qenë tërësisht larg vendeve të tjera që janë fqinjë me ne. Në këtë tregues për vitin 2007 kemi mundur që të lemë pas vetëm Kosovën. Edhe në treguesin e korrupsionit nuk kemi arritur që ta kalojmë 37 përqindëshin, një nivel ky nga më të ulëtit për këtë studim të Bankës Botërore. Edhe në këtë tregues renditemi të fundit në rajon pas Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë, Turqisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Zbatimi i ligjit

Nuk paraqitet asgjë e re edhe në këtë tregues. Mbetemi sërish në vend të fundit, duke lënë pas nga të gjitha vendet e rajonit vetëm Kosovën që është tashmë shtet me pak muaj jetë. Pas futjes së Kosovës në këto studime të Bankës Botërore, kemi mundur që të shkëputemi nga vendi i fundit i vlerësimit, duke janë lënë këtë shtetit më të ri shqiptar në Ballkan.

Më pak të korruptuar se në 2006

Pavarësisht se qeveria shqiptare i bën punët me hapin e breshkës dhe nuk mundet asnjëherë që të arrijë ritmet e reformave të vendeve të tjera që aspirojnë për në BE, sipas BB ka një rënie të korrupsionit gjatë vitit 2007 krahasuar me vitin 2006. Ndërsa gjatë vitit 2005 dhe 2006, Banka Botërore bëri të ditur se në vend nuk kishte asnjë përmirësim në luftën kundër korrupsionit, në vitin 2007 kemi një përmirësim të lehtë. E njëjta situatë paraqitet edhe në treguesit e tjerë ku vihen re përmirësime,por që janë larg hapave me të cilat duhet që të ecë një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

:bam


Postuar nga ksenia datë 26 Qershor 2008 - 13:30:

Filluan diasporistat te merren me grate, femijet e me fisin e te tjereve...
Patriotet e vertete zhumojne ne vend te vet e jo nga kontinentet e tjera..
Prej andej nga jeni juve rrezja e drites shqiptare vjen shume me zvogeluar te dashur "patriote"...
Bujrum ketu ne e doni kete vend dhe ju vjen keq per te...
Mos u merrni me lajme gazetash partiake apo sondazhe qe vijne nga OJQ militantesh...


Postuar nga Piktor datë 26 Qershor 2008 - 23:28:

Ore po pse lujti kush mendsh e na leshoi vendin ne per korrupsion. Jo ore ne ate vend e kemi pasur dhe nuk na e merr njeri. Jo Sala me Edin por askush nuk mund ta beje ate vend me pak te korruptuar se vendet e europes juglindore.
Korrupsioni eshte sistem dhe ai nuk zhduket as me lftra aq me pak me fushata. Ate e dobson vetem shteti ligjor dhe ndergjegja e njeirzve qe ka rene pertoke sepse ska doktor qe te shti ne dore po si fute naj lek ne xhep.


Postuar nga rust datë 27 Qershor 2008 - 07:59:

KOMITETI I PAJTIMIT MBARKOMBËTAR


Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tiranë- Shqipëri , Fax 00355 4 2 263 126. / 2 238 033
Tel 00355 4 2 259 124 Mobil: 00 355 68 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com

Web: www.pajtimi.com


Nr 3/4 prot
Tiranë më 30 prill 2008



K Ë R K E S Ë
Mbi hetimin e krimeve ndaj popullsisë nëpërmjet krijimit të terreneve për vrasje masive dhe projekteve të rrezikshme për jetën dhe mjedisin si dhe ndalimin e lidhjeve të mafies ndërkombëtare me lidershipin politik dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri



- Drejtuar: Kuvendit të Shqipërisë
- Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
- Prokurorit të Përgjithshem të Republikës së Shqipërisë.
- Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
- Komisionit Europian.
- Përfaqësuesve të trupit dipllomatik dhe organizatave ndërkombëtare.




z. Gjin Marku
Për dosjen me nr. ref: OTP-CR-134/07 –në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve – Zyra e Prokurorit HAGË.


I nderuar z. President i Republikës dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

E nderuar zonja Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.

Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Shkëlqesia Juaj.
Në një kohë kur Komuniteti Ndërkombëtar është i interesuar për të përshpejtuar anëtarsimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior e Bashkimin Europian, operatorë të mafies ndërkombëtare e kanë kthyer territorin e këtij vendi në terrene private të veprimtarisë së errët e kriminale, jashtëzakonisht të rrezikshme për popullsinë shqiptare. Ngjarja e dt.15 mars 2008 në afërsi të kryeqytetit shqiptar, ku mbetën të vrarë 26 vetë (mes të cilëve gra e fëmijë), mbi 300 të plagosur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga shpërthimi i municioneve të grumbulluara për tregëti të fshehtë, përbën vetëm njërin prej rasteve tragjike të veprimtarisë së kësaj mafie dhe të rreziqeve që i kanosen jetës së shqiptarëve.

Nisur nga këto shqetësime, një vit më parë, më dt. 14 prill 2007, Komiteti i Pajtimit Mbarkombëtar iu drejtua Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Në këtë dokument theksonim se operatorët e kësaj mafie të lidhur me lobet antishqiptare vazhdojnë të kryejnë veprimtari të dukshme kriminale kundër popullsisë e integritetit kombëtar të këtij vendi siç inskenuan edhe trazirat e vitit 1997 për rrëmbimin e parave të popullit e nxitjen e qytetarëve në luftë civile ku mbetën të vrarë rreth 1500 vetë: shih - “Memo, Nr.001/4 prot; - Tiranë më 14 prill 2007: - Mbi shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut dhe veprimet kundër integritetit kombëtar të shqiptarëve, nevojën e gjykimit të krimeve ndaj popullsisë në ngjarjet e vitit 1997 e domosdoshmërinë e masave për parandalimin e krimit të vrasjeve. –Ref: OTP-CR-134/07 –International Criminal Court –The office of the Presecutor – HAGUE. Ky dokument, i mbështetur në Deklaratën e Përgjithshme të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Elementare si dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, iu bë prezent të gjitha organizmave ndërkombëtare, përfaqësuesve të trupit dipllomatik në Tiranë, parlamentit dhe institucioneve kryesore të shtetit shqiptar të cilat, fatkeqësisht, nuk reaguan. Ndërsa Gjykata Europiane po u jep të drejtë të gjithë qytetarëve shqiptarë në lidhje me çështjet që kemi trajtuar dhe Prokuroria e Hagës i është përgjigjur kërkesës sonë, institucionet e shtetit Shqiptar dhe lidershipi i partive politike e kanë thelluar bashkëpunimin me operatorët e kësaj mafie çnjerëzore, jo vetëm të tregëtisë së fshehtë të armëve, por edhe bizneseve të tjera të rrezikshme për jetën e mjedisin. Pasojë e këtij mosreagimi dhe bashkëpunimi me mafien është edhe ngjarja tragjike e datës 15 Mars.

Për mënyrën se si po trajtohet ky krim nga qeveria dhe udhëheqësit kryesor të politkës, duke u përpjekur për ta minimizuar atë dhe ushtruar presion mbi organin e akuzës, e shohim të domosdoshme t’ju drejtohemi përsëri për të dënuar këto krime, për të parandaluar vrasje të tjera masive në terrenet e përgatitura përgjatë këtyre viteve dhe frenuar rrënimin e mëtejshëm të jetës së shqiptarëve. Qeveria shqiptare në këtë rast është përfshirë direkt në një aferë të fshehtë armësh me pasojë vrasjen masive dhe, si në shume raste të tjera, ka bashkrenduar veprimtarinë e saj me mafien ndërkombëtare në afera biznesesh që kanë shkaktuar e do shkaktojnë krime shumë të rënda kundër jetës së popullit e mjedisit. Dëshmitë tregojnë se prej vitesh vendime të Këshillit të Ministrave si dhe ligje e amendime ligjesh të kaluara me urgjencë me votat e shumicës në parlament kanë favorizuar aktivitetet dhe strategjinë kriminale të kësaj mafie.

Edhe pas ngjarjes qeveria nuk u deklarua mbi rrezikun që i kanoset popullsisë mbas këtij shpërthimi. Instituti i Shëndetit Publik ka paralajmëruar se zona do jetë e infektuar për 20 vitet e ardhëshme e përbën rrezik për jetën e qytetarëve. Vite më parë, mediat kanë paralajmëruar se porti i Durrësit, pranë të cilit ishin grumbulluar këto municione, është pikë kalimi e lëndëve radioaktive për tegun ndërkombëtar. Shërbimet informative janë sinjalizuar prej kohësh se në hapësirën shqiptare të detit Adriatik qëndrojnë anije të dyshimta që merren me tregëti armësh dhe shkarkojnë në det mbeturina lëndësh me rrezikshmëri të lartë radioaktiviteti. Po kështu, në brigjet shqiptare të detit Adriatik e Jon gjenden mina nënujore ose predha të kalibreve të ndryshme që shpesh herë nxirren nga polumbarët në sipërfaqe, një pjesë e të cilave dëshmohet se janë hedhur mbas ngjarjeve të vitit 1997.

Meqenëse vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar ndalimin e bizneseve që kanë rrezikshmëri të lartë për jetën e mjedisin, kjo mafie ka ndërmjetësuar që ato të transferohen në territorin shqiptar dhe të vendosen kryesisht në bregdet për lehtësi e përfitime. Qeveria shqiptare në marrëveshje dhe me opozitën po inicojnë ligje e vendime qeverie që i mbështesin këto biznese çnjerëzore. Ndërsa qeveria ushtron dhunë dhe burgos operatorët e shoqërisë civile që shprehen kundër, opozita hesht dhe i bojkoton protestat. Edhe pse prej vitesh në zonat e ndotjes së lartë është shfaqur fenomeni i lindjes së kafshëve dhe fëmijëve të deformuar biologjikisht, qeveria shqiptare dhe organizatat ndërkombëtare në Tiranë kanë heshtur. I vetmi organizëm që ka ngritur shqetësimin mbi përhapjen masive të sëmundjeve kanceroze tek shqiptarët është OKB-ja.

Projektet e transferimit të dhjetra mijë ton plehrave në ditë nga Italia për në Shqipëri, apo të ngritjes së TEC-eve të të gjitha llojeve të ndotjes në brigjet e Vlorës e zona të tjera bregdetare, janë akte flagrante të lidhjeve të kësaj mafie me lidershipin e të dy krahëve të politikës shqiptare. Edhe projekti AMBO (i cili trumbetohet si projekt i interesave amerikane) është përgatitur për të shkarkuar 40 milion ton naftë në vit në gjirin e Vlorës me një investim rreth 1 miliard dollarë, në një kohë kur, vetëm për mbrojtjen e sistemit ekologjik, përfituesit duhet të paguajnë jo më pak se 20 miliard dollarë, shumë të cilën ata e fitojnë brenda 3-4 vitesh nga ky aktivitet. Po kështu, marrëveshjet për ngritjen e gjigandëve të prodhimit të çimentos në territoret shqiptare si në Elbasan, Fushë Krujë, Balldre etj, përbëjnë një rrezik tjetër shumë të madh për jetën e qytetarëve dhe mjedisin. Qeveria i propagandon si sukses këto investime të huaja duke marrë pjesë në inagurimin e tyre vetë kryeministri. Ndikimi i ndotjes mbi mjedisin do jetë katastrofik nga Balldreni deri në kodrat e Durrësit, ndërsa si investim llogaritet vetëm kostoja e fabrikave.

Kompromisi midis dy partive kryesore po shkon edhe drejt ngritjes së termocentraleve bërthamore të ndaluara në vendet e tjera. Propozimet nga vendet mike mbi përdorimin e burimeve ujore dhe erës për prodhimin e energjisë elektrike vazhdojnë të shmangen pikërisht nga influenca e operatorëve të kësaj mafie mbi politikën. Gjatë gjithë këtyre viteve kjo mafie ka kërkuar shmangien e rehabilitimit të hidrocentraleve e mosplanifikimin e veprave të reja hidroenergjitike që do ishin një investim shumë i madh edhe për turizmin e ekologjinë. Digat e amortizuara të hidrocentraleve të Komanit e Vaut të Dejës në çdo periudhë reshjesh të mëdha rrezikojnë shpërthimin dhe zhdukjen e rreth 200 mijë qytetarëve të zonës së nën-Shkodrës, Zadrimës e qytetit të Lezhës.

Përveç rreziqeve të mësipërme ka shumë terrene të tjera që rrezikojnë në çdo çast vrasjen masive të qytetarëve. Për lehtësi veprimi e përfitimi maksimal, janë vendosur në qytetet bregdetare depozita mijra tonëshe me naftë e lëndë të tjera të rrezikshme për popullsinë, pa asnjë masë mbrojtëse për jetën e qytetarëve. Po kështu qindra pika furnizimi me karburante gjenden rrëzë pallateve të banimit në shumë qytete të vendit. 70 000 familje në qytete rrezikohen nga prekja e themeleve dhe prishja e strukturës bazë të pallateve për hapje dyqanesh. Në hapësirat informale vihet në rrezik jeta e shumicës së familjeve për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes së zjarrfikseve. Edhe pallatet e ndërtuara me miratimin e bashkive nuk kanë të projektuar asnjë element sigurie për daljen e qytetarëve në raste zjarri.

Përfshirja e politikanëve të partive kryesore në veprimtarinë e kësaj mafie ndërkombëtare ka planifikuar vazhdimisht zgjatjen e krizës e moslejimin e zhvillimit të ekonomisë vendase me qëllim që operatorët e kësaj mafie të marrin sa më lirë tokën dhe burimet e pasurive. Burimet nëntokësore shqiptare, që përbëjnë një pasuri të jashtzakonshme mineralesh, u janë dorëzuar thuajse falas kompanive të huaja anonime. Mania e tyre për përfitime maksimale po shfrytëzon në mënyrë ç’njerëzore punëtorët e galerive pa asnjë masë sigurie për jetën. Edhe pse qeveria është përballur çdo vit me tragjeditë në miniera, nuk ka marrë asnjë masë për ndalimin e vrasjeve të punëtorëve të nëntokës, apo rehabilitimin e familjeve të viktimave.

Nën interesin e lobeve antishqiptare e operatorëve të kësaj mafie për të zhvilluar kaosin është penguar për gjatë 20 vjetëve miratimi i planimetrisë urbane. Po kështu po veprohet me ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje që pengon jo vetëm të ardhmen e zhvillimit urban por edhe jetën normale të qytetarëve e i mashtron si pronarët edhe pëfituesit për interesa elektorale. Me qëllim moskthimin e pronave e uzurpimin e tyre u krijua që në fillim të pluralizmit, me konsensusin e dy partive të mëdha, ligji 7501 mbi tokën që ka sjellë aq shumë hasmëri e vrasje dhe ka lënë djerr gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht, deputetët nuk e kuptojnë se shumica e vendimeve të qeverive dhe ligjeve të parlamentit shqiptar, që ata i kanë votuar me duart e tyre, janë mbështetja kryesore e strategjisë së kësaj mafie që kërkon ta tjetërsojë territorin shqiptar sipas interesave të saj afatgjata.

Partitë kryesore vazhdojnë ta manipulojnë opinionin publik dhe mbulojnë gjendjen katastrofike të vendit me demagogji, duke e mbajtur popullin të varfër e të lidhur me propagandën mediatike për të marrë sipas radhës qeverisjen e vendit. Rreth 60 % e popullit shqiptar nuk merr pjesë në votime sepse ka humbur besimin tek shteti dhe nuk e mbështet lojen e dy partive kryesore politike, te cilat konfrontohen dhe bashkohen në konsensuse jo për interesat e popullit e të demokracisë por për zotërimin e fushës së lojës. Pjesa e popullsisë qe voton është e lidhur me administratën dhe kjo u intereson dy partive të mëdha. Në këto kushte, popullit shqiptar do i shërbente një ligj për pjesmarrjen e të gjithë qytetarëve në votime si në shumë vende të demokracisë perëndimore, Nëse do kishim një ligj të tillë zgjedhor atëher do kishim edhe faktorë të tjerë politikë. Ky manipulim vazhdon të bëhet edhe me suksesin e marrëveshjeve me NATO-n e BE-në, në një kohë kur populli shqiptar është më i varfëri dhe më i rrezikuari në Europë. Shqiptarët nuk mund të jenë kurrë të fituar në NATO e as në BE nëse territori i tyre i lakmuar mesdhetar dhe pasuritë natyrore nuk do zhvillohen në dobi të ekonomisë e jetës së tyre. Lidershipi i dy partive kryesore mund të kontribojë realisht për pranimin në NATO e BE, nëse do shkëpusë çdo lidhje me mafien dhe do ndryshojë kahun e politikës në dobi të qytetarëve shqiptarë, nëse do ndërmarrë hapat e nevojshme me reformat e ligjet dhe jo sipas veprimeve që po bën gjatë këtyre ditëve me kushtetutën. Nëse ka nevojë për ndryshime në kushtetutë ato duhet të jenë me të vërtetë demokratike, progresive e të dobishme dhe të insistojnë në:

Fshati Gerdec i kthyer ne zone lufte, pas shperthimit te nje fabrike ilegale te municioneve shteterore
1-garantimin e barazisë për të gjithë para ligjit dhe heqjen e imunitetit për politikanët e përfaqësuesit e shtetit;
2-garantimin e votës së lirë;
3-garantimin e drejtësisë dhe të pavarsisë së pushtetit gjyqësor,
4-krijimin e institucionit të pavarur të akuzës; 5-garantimin e lirisë dhe të pavarësisë së mediave;
6-forcimin e institucioneve të sigurisë në vend dhe krijimin e kompetencave të Këshillit të Sigurisë Kombëtare;
7-vendosjen si parim kushtetues të barazisë gjinore etj.

Prekja në mënyrë të përshpejtuar e kushtetutës për interes të udhëheqësve të partive kryesore dhe ngushtimi i debatit parlamentar vetëm me dy parti nuk është vlerë e demokracisë as e traditës parlamentare perëndimore. Në kushtet aktuale, vendimi i fundit i parlamentit është një atentat ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe interesave të qytetarëve. Fatkeqsisht, në aferat e qeverisë shqiptare me mafien janë përfshirë edhe diplomatë e përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, disa prej të cilëve po i drejtojnë këto biznese të rrezikshme. Rreth 1,5 miliard dollarë të taksapaguesve perëndimore që janë lëvruar në këto 17 vjet i kanë shërbyer më shumë korrupsionit se sa grupeve në nevojë. Akoma më e papranueshme bëhet sjellja e këtyre diplomatëve kur mbështesin akte të tilla si ai i dt 21 prill për ndryshimin e kushtetutës. Kushtetuta dhe ndryshimet e saj janë e drejtë e qytetarëve dhe diplomacia perëndimore duhet ta mbrojë këtë të drejtë të mohuar nga lidershipi i partive kryesore. Qytetarët i janë drejtuar vetgjyqësisë sepse çdo ditë e më tepër po perceptojnë se ligji është pronë e mafies në politikë. Nga vetgjyqësia kanë humbur deri më sot jetën mbi 5000 qytetarë dhe janë privuar nga liria me mijra familje të cilat nuk kanë gjetur shpëtim në asnjë vend tjetër përveçse tek tradita zakonore e pajtimit dhe emigrimi. Lidershipit politik shqiptar, si të mazhorancës dhe të opozitës, nuk i bën përshtypje tragjedia e dt.15 mars, as vrasjet e qytetarëve të pafajshëm, as gjendja e mjeruar në të cilën është katandisur popullsia shqiptare, as varfëria ekstreme e shfrytëzimi barbar i fëmijëve, as ngujimi e gjakmarrja, as vetvrasjet e pashembullta e emigrimi i pafund sepse janë të përfshirë në interesat ekonomike e financiare të mafies së pamëshirshme globale.



Për sa më sipër Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar:


I drejtohet Kuvendit të Shqipërisë dhe kërkon:


Të marrë në konsideratë çështjet e parashtruara në këtë dokument duke vënë mbi gjithçka interesat e popullit shqiptar.

I drejtohet Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe kërkon:


1 – Të ushtrojë autoritetin institucional për të marrë në shqyrtim problemet e mësipërme dhe të gjitha çështjet e trajtuara në Memon e dt 14 prill 2007 (drejtuar këtij institucioni) e t’i trajtojë ato në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në respekt të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë



2 – Të ushtrojë autoritetin e Presidentit për të marrë informacion zyrtar e ndërprerë lidhjet e operatorëve të mafies me qeveritarët dhe lidershipin e Partive Politike Parlamentare.



3 - Të ushtrojë autoritetin e Presidentit për krijimin e një tryeze të përhershme bashkbisedimi midis partive politike mbi reformën, ligjet dhe strategjitë e zhvillimit në dobi të përparimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.


I drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës dhe kërkon:

1 - Të shqyrtojë denoncimet e ngritura në këtë dokument dhe në Memon e dt 14 prill 2007 dhe të marrë në procedim penal të gjithë ministrat e kryeministrat që me veprimet e mosveprimete e tyre i kane sjellë në vite pasojat e përshkruara në këto dokumente:

2 – Të hetojë mbi pasuritë e fshehta të anëtarëve të kabineteve qeveritare, të lidershipit të partive politike, të kryeministrave, të perfaqësuesve të parlamentit dhe mbi burimet e financimit të Partive politike parlamentare e mbi lidhjet e tyre me mafien.

3 – Të hetojë të gjitha vendimet e qeverive, ligjet dhe vendimet e parlamentit shqiptar që janë miratuar në kundërshtim me interesat e popullit shqiptar dhe i kanë sjellë pasoja të rënda jetës së qytetarëve dhe mjedisit, që kanë favorizuar, krimin, korrupsionin, monopolet dhe interesat e mafies. Të marrë në procedim penal inicuesit e këtyre ligjeve dhe vendimeve qeveritare dhe të kthejë besimin e shqiptarëve tek shteti dhe drejtësia.

I drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe kërkon:


1- Të marrë në shqyrtim çështjet e parashtruara në këtë kërkesë dhe në Memon e dt 14 prill 2007 për të bërë shfuqizimin e të gjitha vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe të ligjeve që bien në kundërshtim me interesat e shoqërisë shqiptare, me Kushtetutën e Shqipërisë, me kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe kanë sjellë pasojat e përshkruara në këto dokumente.

2 - Të marrë në shqyrtim dhe të shfuqizojë vendimin e Parlamentit të dt 21 prill 2008 mbi disa ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.


I drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë dhe kërkon:


1 - Të asistojë në Republikën e Shqipërisë sipas kompetencave dhe statusit të saj për hetimin e krimeve ndaj popullsisë shqiptare të parashtruara në këtë dokument dhe të koordinojë punën me institucionet kombëtare në gjykimin e drejtë të këtyre çështjeve sipas ligjit, kushtetutës së Shqipërisë dhe akteve ndërkombëtare të nënshkruara.



Për Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
z.Gjin Marku
Kryetar


TanPortal - 07 Qershor 2008


Postuar nga rust datë 27 Qershor 2008 - 08:07:

Po pyes (satelitet dhe spiunet e misionit "sali-berisha" a e pate zonjë Liria Berish ne tv-plus, eshkreta ajo fliste (percart) pale kure thoshte:"Saliu kur pi vere na flet shumë për veren! thotë ajo por Saliu i pëlqen "mishi" e zeza ajo qe fliste percart, ajo thoshte Argita dhe Shkelzeni ka diplomat e Europes (mestra)..O zonja Lirie dy fëmijët tent vërtetë kanë diplomat e mestres-serbe si dhe si te vënë ne zjare "SHQIPTARET DHE SHQIPERIN" Liria thoshte se saliu është i mencem i urte dhe i dashur! pyesim zonjë Lirie? përse ju e ndryshonit "fytyren" kur permendnit (salin)përse fytyren me shumë makjash te "berdhe" apo te mbulonit shenjat e goditura prej psikopatit-sali...Përse zonja Liria ka fizonomin dhe pikpamjet (cinesce), po kujtojm kur baben e kishte "oficer dhe mamin oficere-serbe, oficeret kines vizite pernat ne oficeri dhe oficerja-serbe....shekusi ne mezin e Tiranës

25/06/2008 ora 17:52
Marrë nga Koha Jone


Postuar nga Ami- datë 26 Korrik 2008 - 02:25:

Re: 1389 Kosovo...........

Pastaj ti urojme AMIT ta gezoj teseren e PD dhe ta mbaj me nder dhe qe ti sherbej atdheut atje ku ka nevoje ,ta din vete z Kryeminister i ka dhen Teseren.....

Air Force One
e kam per nder qe te kem marre teseren nga Kryeministri i vendit, aq me teper kur eshte nje nga ata qe i dha shqelmin komunizmit ne kete vend ku sic duket rreth e qark u kishte hyre ne gen edhe atyre qe nuk kane perfituar ndonjehere prej tij.

Demokrat nuk me ben nje tesere dhe as kryeministri, por me bejne vlerat familjare te shume koheve perpara 90-tes, gjendja e familjes dhe nderi qe kurrre nuk jane perlyer me krime dhe morale komuniste.

Disa prej ketyre vlerave i ke edhe ti ndaj po deshe te te prenotoj nje tesere edhe ty je i mirepritur

Mos harro se njeh edhe nje njeri tjeter qe ka marre teseren prej Kryeministrit

Gjithsesi Air, une kam qene refugjat politik si ty (madje ca perpara) qe kur ata qe rrahen gjoksin nuk ishin vecse vegla te regjimit.

Sot demokrate hiqen te gjithe por po nuk prene ate shiritin e kerthizes qe i lidh me komunizmin do te gjenerojne vetem fatkeqesi per kete vend qe per mua e meriton te jete ne kushtet qe eshte perderisa lulet e komunizmit lulezojne ende.

Cfare duhet t`i besh ketij populli qe te te therrese babe?


Postuar nga Tulipani datë 26 Korrik 2008 - 02:36:

Sa s'kemi gjet fajtor tjeter per gjendjen qe ndodhet Shqiperia, komunizmi besoj eshte nje "Armik" me te vertete i denje per te flejtur mendjet tona se kemi te bejme me nje pengese shume te fuqishme ...

na pelqen t'ia veme fajin komunizmit, na pelqen ta quajme veten demokrate, te djathte e pishtare te demokracise ... e nderkohe ai kryeministri yne pishtar i demokracise, ai qe tani ska asnje prane nga ata pishtaret e tjere se i eliminoi... na eshte bere si Enveri nr 2.

Rrofshin teserat e PD ... por sinqerisht per cfare duhen per te rritur nr e anetareve? Kane nje kryetar partie qe ka ngulur rrenjet aty.


Postuar nga Piktor datë 26 Korrik 2008 - 11:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Sa s'kemi gjet fajtor tjeter per gjendjen qe ndodhet Shqiperia, komunizmi besoj eshte nje "Armik" me te vertete i denje per te flejtur mendjet tona se kemi te bejme me nje pengese shume te fuqishme ...

na pelqen t'ia veme fajin komunizmit, na pelqen ta quajme veten demokrate, te djathte e pishtare te demokracise ... e nderkohe ai kryeministri yne pishtar i demokracise, ai qe tani ska asnje prane nga ata pishtaret e tjere se i eliminoi... na eshte bere si Enveri nr 2.

Rrofshin teserat e PD ... por sinqerisht per cfare duhen per te rritur nr e anetareve? Kane nje kryetar partie qe ka ngulur rrenjet aty.

Nuk ka fajtor te mirfillte Tuli. Te gjithe jemi fajtore dhe te gjithe bashkevuajtes.
Patjeter qe komunizmi ka fajet e veta, megjithse eshte gabim ta quash komunizem sepse çdo gje ishte vetem komunizem jo.

Ne demokraci normal qe lufta per pushtet nuk ka ato mendesi qe thua ti por ndodh pikerisht ajo qe thua , largimi i elementit qe te rrezikon pushtetin.
Me kete punen e rrenjeve me kujtove vargjet e poetit kur pyeste.
Ku ti kerkoj rrenjet e tua parti,
Nuk eshte faji i Gjinushit Cekes, Metes, Xhuvelit, Berishes, Staroves, Pollos etj qe jane ne krye te partive por influenca, pushteti dhe natyrisht politika qe luajne qe i ben ata te paluajteshem.


Postuar nga lezhjani-82 datë 26 Korrik 2008 - 19:49:

Mendoj se tek titulli i temes duhet t'ja kishit hequr ate ish


Postuar nga erzeni_be datë 26 Korrik 2008 - 20:05:

He koleg, keshtu? :p


Postuar nga lezhjani-82 datë 26 Korrik 2008 - 20:09:

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
He koleg, keshtu? :p


Bravo....lum si ti qe ke mundesi te ndryshosh tituj temash

A e ke pyt hapesin?:p


Postuar nga erzeni_be datë 26 Korrik 2008 - 20:16:

Titulli ka te beje me estetiken e forumit jo me permabajtjen e temes, keshtu qe jam brenda rregullave


Pastaj, e kthej prape une nqs nxefet ndonje :p


Postuar nga Vizioner datë 26 Korrik 2008 - 20:44:

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Titulli ka te beje me estetiken e forumit jo me permabajtjen e temes, keshtu qe jam brenda rregullave


Pastaj, e kthej prape une nqs nxefet ndonje :p




..erzeni_be s'ka problem, dhe keshtu mire eshte!Me "ish" doja te theksoja qe ka qene Komunist sehr aktiv ne vitet para `90-es dhe se i tille ka mbetur panvaresisht qe tani eshte Kryetar i PD-se! Pra: Doja me-ich-te theksoja qe ka ngel akoma Komunist ne veprime dhe ne Formen e udheheqies se nje Partije si dhe te Shtetit!

pershendetje
Une jam...!!!


Postuar nga çfare thua datë 26 Korrik 2008 - 22:30:

Po pse ka demokrate prej 50 vjet e siper, ata jane me goje se vallai me mend e me vepra jane te gjithe komuniste e kalu komunsti.


Postuar nga misterioz datë 27 Gusht 2008 - 19:30:

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Titulli ka te beje me estetiken e forumit jo me permabajtjen e temes, keshtu qe jam brenda rregullave


Pastaj, e kthej prape une nqs nxefet ndonje :p
__________________
"Ne sofren e budallenjve, i mençuri eshte nxenesi i tyre"
"Preferoj të humb të drejtën se sa të fitoj të padrejtën" (Alisenjeftiu)



Sa m'pelqen ajo shprehja ne fund ,ajo me sofren e budallenjve ,po si e kane gjetur ore kokes i kane rene.Si gjithnje komplet jashte teme"shoisar",apo mos e ke per Salen ate shprehje ti se ashtu po je brenda temes.


Postuar nga albania e re datë 14 Tetor 2008 - 18:07:

Problemi quhet Tranzicion

Nuk eshte fajtore vetem Sali Berisha,Fatos Nanos, Edi Rames por jemi ne sishoqeri e prapambetur e tipit provincial sepse sikur edhe nje mesazh i nje lexuesit udheheqja e nje vendi pasqyron ngritjen intelektuale te atij vendi.Deri sa te jemi memendje provinciale nuk do te kete efekt qofte Sali Berisha,Edi Rama apo kushdo tjeter udheheqes i ketij vendi se po te ishte problem vetem nje Kryetar,Minister, une do te isha ai ndoshta qe do ta hiqja qafesh me nje plumb por eshte shoqeria intelektuale e cila shet bythen per pak lek dhe ndjekja mbas sikur ne nje shoqeri te indianeve te Amerikes se dikurshme ku zgjidhnin prijsin e fisit me ndonje emer si GJARPRI;SHQIPONJA: E DIHET PERFUNDIMI I TYRE


Postuar nga AndreaPirelli datë 15 Tetor 2008 - 06:21:

Sheqerpare
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gotë, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji. Për shërbetin duhen: 2 gota uji me sheqer, një gotë e gjysmë ujë.


Postuar nga Vizioner datë 31 Tetor 2008 - 06:27:


Postuar nga ksenia datë 31 Tetor 2008 - 20:36:

Nuk mjafton vetem te mos deshirosh dike qe te te udheheqe por duhet te japesh edhe alternativa...
Video pro/kundra Berishe/nano ka sa te duash ne YouTube. Nevoja eshte per ide/njerez/argumente te tjere...


Postuar nga misterioz datë 31 Tetor 2008 - 22:00:

Vari lesht Saliut dhe te tjereve po lexoni si behet hallva

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Sheqerpare
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gotë, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji. Për shërbetin duhen: 2 gota uji me sheqer, një gotë e gjysmë ujë.



Sheqerparen e hane shume femrat.


Kam ca kohe ne Shqiperi dhe embelsira me e preferuar eshte hallva te pakten e shef si behet te tjerat qe pelqej nga dyqani jane tollumat .Ja si behet hallva :

Merren 3 luge gjelle miell , 1 luge gjalpe , 1/2 kg sheqer qe t'dali e omel, arra me shumice , edhe uji shihet me sy
Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht qe te mos behet kokrra-kokrra , gjate kesaj kohe perzihet me sheqer deri sa te behet nje mase e kapshme , edhe i shtohen arrat , perzihet pak fare , edhe duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet per byrek , ndahet ne pjate me luge gjelle ose me garuzhde per llupsat edhe lihet te ftohet,pastaj kapet me dore dhe hahet.


Sa per Sale Komunist Berishen ,Argiten dhe Shkelzen Berishen ju lumt palla, ju ka ardh dita dhe do bejne ligjin ,maliqin dhe pasuri sa t'ju doje qejfi,fundja a erdhen me voten e lire te popullit ,ishallah i fitojne dhe zgjedhjet e tjera qe te bej edhe une ca pare,tani qe jam ketu.Pastaj do vij Ed Rama qe te mbipasurohet edhe ai.Kjo pune eshte:
ne ato maja rripa-rripa
njehere ma hipe
njehere ta hipa.

Kujdes hallven dhe tollumat.


Postuar nga ksenia datë 03 Nëntor 2008 - 19:46:

Re: Vari lesht Saliut dhe te tjereve po lexoni si behet hallva

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz


Sheqerparen e hane shume femrat.


Kam ca kohe ne Shqiperi dhe embelsira me e preferuar eshte hallva te pakten e shef si behet te tjerat qe pelqej nga dyqani jane tollumat .Ja si behet hallva :

Merren 3 luge gjelle miell , 1 luge gjalpe , 1/2 kg sheqer qe t'dali e omel, arra me shumice , edhe uji shihet me sy
Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht qe te mos behet kokrra-kokrra , gjate kesaj kohe perzihet me sheqer deri sa te behet nje mase e kapshme , edhe i shtohen arrat , perzihet pak fare , edhe duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet per byrek , ndahet ne pjate me luge gjelle ose me garuzhde per llupsat edhe lihet te ftohet,pastaj kapet me dore dhe hahet.


Sa per Sale Komunist Berishen ,Argiten dhe Shkelzen Berishen ju lumt palla, ju ka ardh dita dhe do bejne ligjin ,maliqin dhe pasuri sa t'ju doje qejfi,fundja a erdhen me voten e lire te popullit ,ishallah i fitojne dhe zgjedhjet e tjera qe te bej edhe une ca pare,tani qe jam ketu.Pastaj do vij Ed Rama qe te mbipasurohet edhe ai.Kjo pune eshte:
ne ato maja rripa-rripa
njehere ma hipe
njehere ta hipa.

Kujdes hallven dhe tollumat.



ahahahahaaha...


Postuar nga Vizioner datë 25 Nëntor 2008 - 23:03:

Sali Berisha miting me kallash Lushnje 1997




Votojeni prap vitin tjeter kete njeri!!!!!!


Postuar nga Vizioner datë 25 Nëntor 2008 - 23:06:

Sali Berisha genjen rendshem ne BBC Hardtalk




Ky eshte... FATKEQESIJA... e Shqiperise! Injoranti- Politik- Sali


Postuar nga Fajtori datë 26 Nëntor 2008 - 04:20:

Eshte e bukur kjo intervista. Ate dite rastesisht qelloi qe e cova te BBC dhe e degjova... Dhe me ka kap nje e qeshur nja dy ore.


Postuar nga varka datë 25 Dhjetor 2008 - 06:29:

A e dini ju se kush qesh me vehte ?


Postuar nga ksenia datë 07 Janar 2009 - 16:21:

A ka njeri ta beje zemren gur dhe te me thote cfare ka thene Berisha ne kete interviste? E kam te pamundur degjimin e intervistes nepermjet YouTube.

p.s. Ju shaheni vetem te tjeret nuk i lejoj ta shajne Berishen


Postuar nga Vizioner datë 19 Janar 2009 - 15:24:

Korrupsioni, Berisha barazon Nanon

Si ka ndryshuar perceptimi i korrupsionit brenda pesë viteve të fundit


Raportet e Transparency International


2004 vendi i 108
2005 vendi i 126
2006 vendi i 111
2007 vendi i 105
2008 vendi i 85


Analiza / 2004-2008- Misioni i pamundur i qeverive për t'u ndarë nga paratë e pista. Nga kleptokracia e ish-kryeministrit socialist, te "duart e pastra" të kryeministrit demokrat, ku ndëshkohen vetëm faturistë të KESH-it dhe policë mjeranë. Dy qeverisje me të njëjtin model të ushtrimit të pushtetit: korrupsionit shtetëror, që nuk përballet me drejtësinë


Deri në qershor, janë muajt e fundit të qeverisjes së ardhur në pushtet, në shtator 2005. Deri më sot, janë plot 40 muaj nën udhëheqjen e parullës "me duar të pastra", të cilat, sipas shofrave, sot janë më të ndotura se kurrë dhe po aq të ndotura sa qeverisja e kaluar e së majtës, e cila ishte përdorur si etaloni i korrupsionit qeveritar.


Janë muaj të përfshirë nëpër raporte dhe statistika, që tregojnë se lufta kundër korrupsionit mbeti më shumë në letër sesa u zbatua në praktikë, se asnjë zyrtar i lartë, asnjë "peshkaqen" i bërjes së parave të pista nuk përfundoi para drejtësisë.


Ka një të vërtetë të pamohueshme: të pandehurit u shtuan, por ata ishin ose faturistë që vidhnin kilovatët e konsumtaorëve të KESH-it, ose policë gjobvënës në rrugët e vendit. Kishte dhe disa zyrtarë që ende janë në burg me dënime të lehta dhe disa dolën prej qelisë, dhe aty përfunduan jo pse bënë korrupsion, por sepse këtë e bënë pa "lejen" e qeverisë.


Pak a shumë e njëjta skemë si në qeverisjet e mëparshme dhe si atëherë, në gjyq nuk përfundoi asnjë hajdut i tatimeve apo doganave, dhe mbi të gjitha asnjë zyrtar i rangut të lartë. Dhe nuk kishte se si të përfundonte.


Prokurorë të akuzuar se kishin "njolla" diktatoriale, dhe gjyqtarë që janë në dorën e ministrit të Drejtësisë ende nuk po arrijnë të çojnë për gjykim disa prej dosjeve më të mëdha korruptive të viteve të fundit.


Ish-ministri i Punëve Publike dhe Transporteve akuzohet për mbi 250 milionë euro abuzime, për një rrugë që në sajtin on-line të firmës ndërtuese ende shënohet 535 milionë dollarë dhe në realitet e ka kaluar vlerën 1 miliard euro.


Ai është ministër i Jashtëm dhe më shumë jashtë se brenda, duke bërë diplomacinë e Shqipërisë. Ish-ministri i Mbrojtjes është ende pa ndonjë akuzë për katastrofën e paparë në Gërdec, ku zyrtarisht dëmi ekonomik është 20 milionë euro, por ku u vranë 26 shtetas, u plagosën mbi 300 të tjerë, e u bë trafik armësh dhe municionesh, dhe agjenci shtetërore në bashkëpunim me njëra-tjetër njollosën reputacionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.


Për këtë krim shtetëror janë në burg pa afat tre shtetas, të cilët sipas hetimeve të deritanishme ishin vetëm zbatues të urdhërave, që nisnin nga VKM-të e qeverisë te ato të Ministrisë dhe të niveleve më të ulëta.


Por, edhe pa këto kampionë të korrupsionit shtetëror, Shqipëria është një vend ku korruptimi është mënyra e majmjes së pushtetarëve, si duke vijuar me sukses rrugën drejt korruptimit të mbarë shoqërisë dhe duke penguar kursin e reformave.


Në analizë janë përfshirë të dhëna të përgatitura vitet e fundit, me tabela krahasimore, që tregojnë se ndëshkimi i korrupsionit ka qenë thjesht demagogji dhe në shumë sektorë ka bërë hapa mbrapa.


Analiza është mbështetur në sondazhin e Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), e vitit 2008 dhe raportit të kryer nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, që të dyja të mbështetura nga programi i USAID-it për Shtetin Ligjor në Shqipëri si dhe në të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2007.


Sipas sondazhit të IDRA-s, korrupsioni i perceptuar në Shqipërinë e vitit 2008 ishte i lartë; 92 për qind e të intervistuarve thanë se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë ishte "shumë i përhapur", 47 për qind mendonin se korrupsioni ishte rritur, ndërsa në sondazhin 2006 kështu mendonin 13 për qind.


Si në 2006-n, njerëzit i shihnin shumicën e institucioneve përgjithësisht të korruptuara dhe besimi i qytetarëve tek institucionet mbetej i ulët. 92 për qind e të intervistuarve në sondazhin 2008 thonin se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë ishte "shumë i përhapur" dhe ai nuk ka ndryshuar që nga 2005-a, kur ishte 95,3 për qind dhe viti 2006, kur ishte 94 për qind.


Pothuajse gjysma e të intervistuarve mendonin se korrupsioni ishte rritur në shifrën 47,2 për qind, 13 për qind më e lartë se në sondazhin 2006. Se rritja e korrupsionit ndikon negativisht te jeta e gjithëseicilit e tregoi edhe vlerësimi për gjendjen ekonomike të vendit, e cila kishte një vlerësim prej 60,4 për qind, ose 13 për qind më shumë se në sondazhin 2006.


Raporti i kryer nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, bazohej në monitorimin e veprimtarisë së organeve të drejtësisë në rrethet Tiranë, Vlorë dhe Shkodër për çështjet penale që lidhen me korrupsionin dhe monitorimi përfshinte dy qeverisjet, atë të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe atë të kryeministrit aktual, Sali Berisha.


Për periudhën 2004-2006, Prokuroria e Tiranës nisi 217 procedime penale me 85 të pandehur për veprat penale në fushën e korrupsionit, duke i rritur ato. Prokuroria e Vlorës nuk kishte të njëjtën tendencë.


Në vitin 2006, procedimet penale të Prokurorisë së Tiranës u rritën dy herë në krahasim me vitin 2004, por jo për të gjitha procedimet penale të filluara, u morën të pandehur.


Përfaqësues të prokurorisë kishin ngritur shqetësimin se në shumë raste, kallëzimet penale nuk përmbanin elementët e një vepre penale, ose kallëzimet nuk ishin të shoqëruara me dokumente provuese ose, nuk përmbajnë të dhëna që të mund të provojnë ekzistencën e veprës penale.


Procedimet penale për veprime arbitrare, në shumicën e rasteve u pushuan. Në vitin 2006, në krahasim me periudhën 2004-2005, u rrit numri i pushimit të procedimeve penale dhe çështjeve të dërguara për gjykim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.


Pjesa më e madhe e të gjykuarve në Tiranë ishin punonjës policie dhe punonjës në KESH, ose ekonomistë. Gjatë kësaj periudhe, nuk u gjykua asnjë punonjës i zyrës së tatimeve dhe doganave, edhe pse nga sondazhet e matjes së perceptimit publik për korrupsionin, rezultonte që doganat dhe tatimet të jenë ndër sektorët e korruptuar në Shqipëri.


Postuar nga Vizioner datë 19 Janar 2009 - 15:25:

Prokuroria

Shifrat e organit të akuzës për zyrtarët që kanë abuzuar


Raporti për korrupsionin, 50 të pandehur në 2007


Në raportin e kriminalitetit për vitin 2007, të cilin prokurorja e Përgjithshme Ina Rama lexoi para deputetëve, pak kohë më parë, vihet re tendenca e qëndrimit vendnumëro të atyre që abuzojnë me fondet dhe postet shtetërore. Sipas raportit të publikuar në fund të vitit 2008, kishte vetëm 50 të pandehur për veprën penale të korrupsionit, ose aq sa në vitin 2006.


Sipas raportit, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe që lidhen me veprimtarinë e kundraligjshme të punonjësit shtetëror ose në shërbimin publik, gjatë vitit 2007 ishin ndjekur penalisht 663 procedime, me 385 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me rritje 5 për qind të procedimeve dhe 27 për qind të pandehurve të ndjekur. Për këto vepra penale janë dërguar për gjykim 172 të pandehur dhe janë gjykuar e dënuar 62 persona.


Për vepra penale të korrupsionit u ndoqën 57 procedime, me 50 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me shifra pothuaj të njëjta. Janë dërguar për gjykim 22 të pandehur, prej të cilëve janë gjykuar dhe dënuar 19 persona, si dhe ndodhen në gjykim 13 persona të tjerë.


Sipas llojit të veprave, procedimet penale të ndjekura janë: - 2 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, 4 procedime, për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione public, 4 procedime, për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, 39 procedime, për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, 1 procedim, për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë, 3 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë, 3 procedime për dhënie të shpërblimeve dhe premtimeve në çënim të sistemit demokratik të zgjedhjeve.


Për vepra penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe për shkelje të kontributeve të dhëna nga shteti, u ndpqën penalisht 19 procedime, me 17 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me rritje 46 për qind të personave të ndjekur penalisht për këto krime. Janë dërguar për gjykim 10 të pandehur, të cilët janë në proces gjykimi.


Për vepra penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprime arbitrare, u ndoqën 587 procedime, me 318 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me rritje 5.5 për qind të procedimeve të ndjekura. U dërguan për gjykim 140 të pandehur, prej të cilëve 45 janë gjykuar dhe dënuar, si dhe janë në proces gjykimi 42 persona të tjerë.


Postuar nga Vizioner datë 19 Janar 2009 - 15:27:

Korrupsioni nga Nano te Berisha

--Në vitin 2006 kishte rënie të numrit të çështjeve dhe të personave të gjykuar, në krahasim me vitin 2004 dhe 2005.


--Megjithëse korrupsioni është i përhapur në shumë sektorë të ekonomisë, numri më i madh i të gjykuarve ishin punonjës policie dhe punonjës të KESH-it.


--Nuk kishte asnjë të gjykuar nga organet tatimore ose të doganave, për tre vite të monitoruara.


--Për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, kishte një numër shumë të vogël të gjykuarish.



Ngjashmëria


Nano 2004: Lamë prapa edhe Turqinë


Unë besoj te ligji, unë besoj te konkurrenca e ideve dhe e programeve, sepse unë vërtet besoj në morinë e fakteve se Shqipëria po ecën përpara dhe se falë këtij përkushtimi të të gjithëve që nuk mendojnë si Berisha, për vitin 2003, vendi ynë i dashur, në klasifikimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillimin njerëzor, u ngjit nga vendi i 95-të në të 65-tin, duke lënë pas vende si Rumania, Turqia, etj.
(Parlament, 19 korrik 2004)


Berisha 2008: Prapa nesh, 95 vende


Reformat për parandalimin e tij dhe ndëshkimi i rasteve të korrupsionit i bënë të mundur qeverisë, me gjithë uljen dramatike të taksave, që në tre vjet të mbledhë 3.2 miliardë dollarë më shumë sesa paraardhësit tanë, të kurseje në prokurimet publike më shumë se gjysmë miliard euro, të kursejë nga shpenzimet operative mbi 300 milionë euro dhe të marra së bashku, për aq sa korrupsioni ka të bëjë me paratë, janë mbi 4 miliardë dollarë të shpëtuara.


Së dyti, ka një 'ëatch dog' botëror dhe ky është Transparency International, raportet e të cilit faktojnë se në tre vjet, Shqipëria, nga grupi i 24 vendeve me korrupsionin më të lartë në botë, ka lënë mbrapa 95 vende të planetit dhe siç thotë raporti, qeveria ishte kampione në reformat e saj.
(Mbledhje qeveri 9 dhjetor 2008)



Nano-Berisha, kur akuzonin njëri-tjetrin për korrupsion


Prej fundvitit 2006 janë bërë "vëllezër për kokë", por më parë ishin armiq të betuar me njëri-tjetrin. Të paktën në sytë e publikut. Dhe aty hidhnin akuzat për të denigruar njëri-tjetrin dhe për të fituar peshë në elektorat.


Duke sulmuar në pikën më të dobët, implikimin në vjedhjet masive që u janë bërë shqiptarëve gjatë qeverisjeve pas vitit '90. Siç shihet, edhe nga akuzat e specifikuara nga çifti Nano-Berisha për njëri-tjetrin.



Berisha për Nanon

--100 milionë USD të vjedhura nga paratë e piramidave në BKT


--1.2 miliardë USD për të mashtruar shqiptarët në piramida


--100 milionë USD marrë shpërblim nga Gëzim Bleta për emërimin si drejtor dogane


--550 mijë USD marrë nga familja Hoxha për të bërë fushatën për të mundur Majkon në Kongresin e tretë të PSSH-së


--120 milionë USD nga piramidat, jashtë BKT-së


--Pronar i 3 vilave luksoze në Tiranë, Greqi dhe Francë, 1 hoteli në një ishull të Greqisë, 1 pallati shumëkatësh tek ish-Blloku në Tiranë.


--Përfitimet direkte në monedhën amerikane për vitet '98- '99 ishin 2 miliardë e 70 milionë USD, pa llogaritur vlerën e pasurisë së patundshme.


--Privatizon 100 ha pronë e VEFA-s


--120 mijë USD në vit për fëmijët


Nano për Berishën


--Përfitoi në 5 vjet privatizime abuzive kur kishte pushtetin


--Abuzoi me 1 miliard dollarë ndihma e kredi që morri nga vendet partnere, kur regjimi i tij qeveriste Shqipërinë, pasi trashëgim na la vetëm 5 km rrugë.


-- Përfitoi para të pista dhe të përgjakura nga kontrabanda e naftës dhe cigareve në favor të regjimit të Millosheviçit.


--Mori paratë nga bosët e piramidave që nuk i arrestoi dhe nuk u bllokonte pasuritë për një vlerë prej 1.2 miliardë dollarë që u kishin grabitur qytetarëve shqiptarë.


Postuar nga trojani datë 01 Mars 2009 - 13:18:

Jo vetem pseudokomunist por edhe qen lehes neper gjykata

Dëshmia e Berishës që dënoi Shoshorin
LORENC VANGJELI | 15/02/2009 | KRONIKE | LAJM I FUNDIT | 91 KOMENTE | SHARE | - +
Historia e pabesueshme e tiranasit që ka shpërndarë 41 mijë trakte kundër regjimit komunist. I dënuar fillimisht me vdekje e më pas me 25 vjet burg, ekzistenca e tij vihet në pikëpyetje nga vetë njeriu që ai e konsideron një nga shkaktarët e fatkeqësisë së tij, kryeministri Sali Berisha. "Ka ndikuar drejtpërdrejt në dënimin tim me vdekje",- thotë Shoshori. "Nuk e njoh, shikoni se mos nuk është dënuar fare",- përgjigjet Berisha. Publikohen dy vendimet e gjykatave komuniste që çuan të gjallë në ferr antikomunistin veteran
*******

"Shoshori?!! Kush është ky? ...për këtë person që thoni, shikoni njëherë se mos nuk është i dënuar fare". Njeriu që flet është Sali Berisha, kryeministër i Republikës së Shqipërisë. I sapo kthyer nga Forumi ekonomik botëror në Davos, në 2 shkurt, zoti Berisha dha një përgjigje të llojit të vet për një nga akuzat më të rënda që i janë bërë gjatë karrierës së tij politike: ka qenë dëshmitar në një gjyq politik që dënoi me vdekje Hysen Shoshorin, një qytetar tiranas i akuzuar për terrorizëm, agjitacion e propagandë dhe përvetësim të pasurisë socialiste në vitin 1975. Një vendim që u pezullua pastaj nga plenumi i gjykatës së lartë dhe u shndërrua në 25 vjet burg. Vetë Shoshori, në një intervistë të tij të vitit 2002, pohon të njëjtin fakt dhe shënjon zotin Berisha si një nga dëshmitarët kundër tij në proces. Por dhe shumë vite më parë, bazuar në dëshmitë e bashkëvuajtësve të tij, që në dhjetorin e vitit 90´ kur Berisha nisi të shfaqej publikisht e më pas, Shoshori e konsideronte atë si pjesë e mekanizmit që e fundosi në fatkeqësi.
Sot publikohen dy vendimet e gjykatave komuniste, ay i gjykatës së Tiranës dhe i plenumit të gjykatës së lartë. Dy dokumente të cilat, duke ndjekur këshillën e kryeministrit për të zbuluar nëse është apo jo i dënuar në kohën e komunizmit Hysen Shoshori, i japin përgjigje asaj: Po! Shoshori është një i dënuar politik. Pjesa tjetër, nëse Berisha ka qenë apo jo dëshmitar i akuzës komuniste kundër tij, është ende për t´u verifikuar. Nga njëra anë është dëshmia e vetë viktimës dhe e bashkëvuajtësve të tij të shumtë, por dhe dosja voluminoze e hetimit, e cila deri më tani nuk është bërë publike. Nga ana tjetër, është mohimi i kryeministrit. Një mohim, që të paktën në një nga dy pikat e tij është i pasaktë: viktima Shoshori ekziston dhe është i burgosur politik. Madje, në listat e ish-të përndjekurve që janë publikuar rreth një muaj më parë, emri i tij figuron me numër rendor një për të marrë dëmshpërblim për ditët e burgut, në masën 8 milionë lekë.
Akuza ndaj akuzatorit të zakontë?
Në fakt nuk mund të vinte në ditë më të keqe për zotin Berisha. Menjëherë mbas miratimit të shumëdiskutuar të ligjit për lustracionin dhe shuplakave periodike, me kah të përcaktuar Uashington, Bruksel, Strasburg drejt Tiranës zyrtare, Erion Braçe, akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin se ka qenë autor i një denoncimi politik ndaj një qytetari shqiptar që u dënua me vdekje nga regjimi i dikurshëm. Prova që Braçe demonstroi në Kuvend ishte revista "Plaga", numri i saj i dytë dhe edhe i fundit - botimi i saj u ndërpre - organ i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë. E botuar në 22 maj të vitit 2002, tirazhi modest i saj, nuk mundi as të dalë në qarkullim sepse u asgjësua në rrethana të dyshimta. Zëra të pakonfirmuar pohojnë edhe se trajtimi i gazetës në këtë mënyrë erdhi si rezultat i një "aleance fluide" mes të akuzuarit të sotëm dhe një pjese të pushtetit të djeshëm të socialistëve. Vetë botuesi i saj, Skënder Tufa, gjithashtu i burgosur i ndërgjegjes, një vit më pas u arrestua dhe bëri burg mbas një procesi dhe akuze të dyshimtë për favorizim prostitucioni.
Hysen Shoshori atëherë përgjigjej: "Gjatë gjykimit pashë shumë dëshmitarë që nuk i njihja, të cilët bënin dëshminë të frikësuar dhe pa më parë mua. Në mendje më mbeti vetëm njëri që ishte i veçantë nga të tjerët. Trup i gjatë dhe energjik, me hap të sigurt u paraqit për të dëshmuar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me një theks malësori, me eufori, filloi të flasë para trupit gjykues duke treguar sesi e kishte gjetur traktin që kishte përmbajtje të theksuar armiqësore, të cilën e tundte para trupit gjykues dhe sallës: "...ky njeri është armik i betuar i partisë prandaj duhet varur në litar"!
Sipas Shoshorit, në 2002, ky njeri ishte Sali Berisha. "Ky njeri i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për të arritur në majat e hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpërdrejt në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Berisha",- pohonte vetë Shoshori. Pikërisht njeriu që vetë Berisha i vë në dyshim ekzistencën.


Postuar nga kotka datë 01 Mars 2009 - 19:21:

habitem si ekziston akoma ai idiot atje edhe mbas deshtimit me piramidat.

turp per shqiptaert qe zgjodhen perseri nje kloun cirku


Postuar nga IQVLORA datë 02 Mars 2009 - 16:24:

Publikimi i ketij ''fakti'' e kompromenton keqazi doktorin,por keta qe flasin lart e poshte bejne mire qe te publikojne te plote ate dosje qe pretendojne.Sa per Erjon lepurin nuk e besoj sikur ta veri edhe bythen mbi zjarr.Ai lepur fengu leh si kone e opozites,sepse ate detyre i kane caktuar e prandaj e ushqejne.Dihet se kur vine fushata elektorale shtohen edhe akuzat e perbaltja qe i bene opozita pozites,ne menyre qe te zere fronin ne qeverisje.Opozitat shqiptare kane llapur edhe te paqena,si vet Saliu por edhe keta te sotmit te kryesuar nga nje lider qe nuk e lidh asgje me PS.Ata qe 8 vjet me pare zhvaten e trafikuan gjithe vendin nuk kane shume fytyre para shqiptarve te thone kapeni hajdutin duke qene vete kryehajduter.Me gjithe kusuret qe ka S Berisha keto 4 vjet udhehoqi dhe solli ndryshime te dukeshme gjithandej.Bile me disa projekte qe po realizohen e jane drejt perfundimit ai ju ka plasur syte dhe ata po i grine xhelozija.Por shqiptaret i kane syte ne vend dhe nuk ju pelcet shume se cfare grine Rama ose Meta.Edhe vete, qe nje here ne vit shkoj atje,me dridhet mishi kur kujtoj radhet e gjata dhe paret qe duhej te paguaje per te marre nje cope leter te qelbur qe quhet certifikate.Le me per gjera me te medha,si te hapje nje biznes apo te kerkoje te merrje pronat e tua.Keta laro me origjine bythegrisurish jane bere sot pronare tokash e vilash ne brehdet.Populli e dine qe keta mut ster muter vijne nga hici.Nga i gjeten keta keto pasuri?Sigurisht jua vodhen pronarve te vertete me falsifikime e poshtersi te ndryshme.Ne kete kuseri nuk eshte perfshire vetem lidershipi i PS ,por edhe ai i PD.E shikoni njerez se kush na udheheqin?Kacafyten me njeri tjetrin ne menyre qe kush e kush te rrembeje me shume e jo se ju plasi per popullin.Eshte e pafaleshme qe serbi Fazllic te bleje tokat e shqiptarve me nje cmim qesharak duke e ditur se do t'i shes ato me nje cmim fantastik.Patjeter ai do t'i ndaje ato pare me Berishen dhe klanin e tij.C'donte serbi Fazllic ne mbledhjen e Kshillit te Sigurise Kombetare?Patjeter te mesonte shume sekrete e tua conte te fresketa ne Beograd vicve.Nuk e di ku e con mushka Saliun!Gjithashtu perfshirja e familjes se tij ne projektin e BB per bregdetin le shume per te dyshuar dhe vjen era korrupsion e vjedhje.Ka edhe plot kusure te tjera.
Po kryetari bashkise dhe kryetari i partise cfare ka bere?Ka bere plot pune te mira,por ka bere edhe plot mutra ne Tirane.Nje nga keto eshte ndertimi i pallateve aq afer me njeri tjetrin sa kur bie zjarre makinat zjarrfikse nuk futen dot? Siperfaqet e gjelbra qe une mbaj mend ne Tirane jane zhdukur e kane mbire pallate shumkateshe.Pse ka ndodhur keshtu?Patjeter manjatet e ndertimit kane paguar dhe paguajne shume pare kesh per te dhe larot e tjere te bashkise se Tiranes dhe te qyteteve te tjera.Banoret e Tiranes nuk ja kane borxh zotit Edvin betonizimin e qytetit ne kete fare feje.Tjetra, se a do te kish bere te njejten pune nje kryetar nga PD?Pergjigja eshte po,ndoshta me keq.Pra sic e shihni te gjithe keta jane hajdute te ndyre,jane per t'ua ******huer gjer tek brezi i 17-t.Kacafytja midis Metes dhe Rames i jep shanse te medha Berishes te fitoje.Mire do te ishte,nqse komunisti S Berisha do te largohej,por sic ka thene nje ish kryetar i partise se gjelber ,se ne maloket po nuk na vrave nuk zbresim nga kali.Keshru edhe Saliu po nuk humbi kesaj radhe nuk bene vaki qe te largohet.
Persa i perket ligjit te lustracionit ai duhej miratuar,pavaresisht se kush ishte qellimi.Fytyra te diskredituara si Fehmi Abdiu e disa prokurore vrases te shqiptarve duhet te ishin qeruar.Ata jane pak e ne shqiptarve nuk na pelcet shume per nje grusht kriminelesh.Ne te semes vafshin.Shqiperia nuk ka ngelur ne duart e ketyre kriminelve.Opozita e cila eshte e lidhur me ta e me te kaluaren me shume se gjithe te tjeret e kundershtoka kete ligj.Nuk kuptoj as disa te huaj qe e kundershtojne kete ligj.Duket se keta gjalpush mamash nuk e kane njohur diktaturen shqiptare.Ata nuk e kane provuar mbi kurrizin e tyre e na bejne teorira tani.Une mendoj se e verteta e kundershtimit te tyre mund te jete spostimi i Berishes nga pushteti.Pra ata kane vendosur si duket qe ta largojne doktorin,ndoshta per te ndihmuar Shqiperine dhe vet PD.Po qe keshtu is everithing OK,por po qe e kunderta...ata po gabojne dhe po na bejne nje sherbim te keq.Ata bejne parashikime,por ne shqiptaret jemi te paparashikueshem.
Sido qe te jete pervec gabimeve me dashje e pa dashje,nuk duhet hedhur poshte puna e kesaj qeverie.Kush bene kete eshte keqdashes dhe shume i lig.Por mos te harrojne keta zoterinj,sepse buxhete me miliarda euro,vendi jone nuk kish pare ndonjehere!!!!!!!!.Shume shume pesat e 8 vjetve bene vetem 30 km autostrade te korruptuar.Po tani???
Nqse doktori iken,mendoj se situaa do c'tensionohet me shume dhe ndoshta tranzicioni besoj se do te mari fund per shqiptaret.


Postuar nga shelgu datë 02 Mars 2009 - 17:33:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
habitem si ekziston akoma ai idiot atje edhe mbas deshtimit me piramidat.

turp per shqiptaert qe zgjodhen perseri nje kloun cirku



Se mos e zgjodhen shqiptaret.


Postuar nga erious datë 11 Shtator 2009 - 21:46:

http://www.youtube.com/watch?v=AItfw_1cZDE


Postuar nga Vizioner datë 14 Shtator 2009 - 15:55:

"Në qeverinë e re kemi edhe një ministër të tretë të pandehur"

...Marre nga Gazeta "Shekulli"



Pjesë nga shtypi i ditës: "Ministri i ri i Ekonomisë dhe i Energjetikës në Shqipëri, Dritan Prifti, në fillim të vitit 2002 është përballur me akuza zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme për shpërdorim të detyrës dhe mashtrime gjatë kryerjes së saj.


Atë kohë, z. Prifti i ka shpëtuar heqjes së imunitetit, për shkak të tensioneve politike që çuan në shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm dhe për shkak të rrethanave njerëzore që u krijuan atëherë.


Ai vuante nga një sëmundje e rrezikshme dhe për këtë gjë ai u dërgua të kurohej jashtë vendit dhe, për fat të mirë, ai e fitoi betejën me sëmundjen e tij.


Prokuroria nisi një hetim për abuzimet financiare në KESH, që drejtohej për rreth një vit nga Dritan Prifti. Madje Prokuroria e Përgjithshme përpiloi zyrtarisht akuzën dhe nisi shkresën për zhveshjen nga imuniteti parlamentar të Dritan Priftit.


Burime të shtypit të asaj kohe tregojnë se kërkesa për të hequr imunitetin e ish-drejtorit të KESH-it, Dritan Prifti, u vonua, për shkak se Parlamenti po shqyrtonte miratimin e qeverisë "Majko".


Në dokumentacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të asaj kohe, i cili rridhte në formë informacioni në shtyp, thuhej se hetimet kanë nxjerrë në pah shkelje të rënda të z. Prifti.


Prokuroria e pati të vështirë të shkojë te nisja zyrtare e hetimeve ndaj deputetit Dritan Prifti, për shkak të mungesës së thellë të vullnetit në Parlament nga një grup i madh deputetësh të kontrolluar nga Ilir Meta dhe për shkak të burokracive parlamentare. Më pas, rrethanat njerëzore të shëndetit të deputetit Dritan Prifti ishin të mjaftueshme për ta pezulluar heqjen e imunitetit.


Do të ishte cinike nga ana e Parlamentit që ta bënte këtë gjë, ndërkohë që ai po zhvillonte një betejë për jetën me sëmundjen e tij".
Ok. Por kjo nuk i heq asnjë presje faktit që z. Prifti është një zyrtar i akuzuar zyrtarisht. Në qeverinë e re, pra, veç Bashës dhe Mediut, kemi një ministër të tretë të pandehur.


Postuar nga Vizioner datë 23 Shtator 2009 - 01:20:

Pjesë nga teksti i Historisë së Gjimnazit: Gabime trashanike dhe manipulime politike

Lexojeni, lexojeni !!!!! Dhe te thote ndenjeri pastaj qe Shqiperia nuk eshte PUSHTUAR! Eshte Pushtuar, por Jo, nga "te huajt", sic shprehjeshim me pare, por, nga vete shqiptaret......Me Diktatorin e Ri - Ich Komunistin e devotshem Sali Berisha!

Nqse ato qe deri me sot nuk jane te bindur, dhe me leximin e ketij shkrimi poshte, se kush eshte QWELLIMI-Fytyra e vertete e Sali Berishes, per ate njeri ska sherim ma!...
Mbase dhe linku ne fund te Textit, e ndihmon dhe me shume te kuptoje kush eshte Sali berisha!

... ... ...

Edhe amatorët, apo studentët do të bënin një tekst më të mirë. Jo vetëm që janë të politizuar deri në palcë, por nuk kanë as kujtesën minimale për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur vetë një ose dy dhjetëvjeçarë më parë. Megjithëse mbajnë titujt shkencorë, i lejojnë vetes të bëjë gabime trashanike.

P.sh. megjithëse janë zhvilluar vetëm mbi 12 vite më parë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 29 qershorit 1997, në tekst thuhen se janë mbajtur në 26 qershor!!!. Kjo është e keqja më e vogël. Teksti që flet për vitet 1997-2005 është jo vetëm i pasaktë, por edhe i manipuluar. Aty mbrohet monarkia e cila u rrëzua me referendum popullor po në zgjedhjet e 29 qershorit 1997.

Rindërtimi i vendit të shkatërruar nga rënia e shtetit të kriminalizuar gjatë qeverisjes së PD-së 1992-1997, shumëzohet me zero. Flitet për një "opozitë demokartike" që është "nën represionin e qeverisë socialiste", duke e bërë viktimë.

Ndonëse dihet historikisht se PD-ja e Berishës pas vitit 1997 punoi çdo minutë për të rrëzuar qeverinë e majtë, aty thuhet se partia në pushtet donte ta çonte sërish vendin në kaos (!).

Pas kësaj, vjen pasaktësia tjetër: Teksti thotë që "pas ikjes së Nanos kryeministër, vjen në pushtet Ilir Meta". Kryeministrin e deri '99-s Pandeli Majkon e kanë fshirë nga lista..

Pasaktësia tjetër ndodh me vitin 2001, kur kryeministër vijoi të ishte Meta dhe jo Nano siç thotë teksti i profesorëve.



Pjesë nga teksti për vitet 1997-2005

"Opozita, duke shfrytezuar edhe tatepjeten qe morren firmat piramidale ne vendin tone, arriti qe te organizoje rebelimin komunist te vitit 1997..."
Viti 1997 do të mbyllej për pjesën më të madhe të vendit në kaos. Opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit...

Në zgjedhjet e vitit 2001 përsëri në pushtet erdhën socialistët..Vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie..

Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik, çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë.



Beqir Meta, drejtori që kërkoj heqjen e Mozaikut



Dy vite më parë Beqir Meta, kreu i grupit te autoreve te Historise 12 ishte personazhi më i polemizuar në vend. Doli dhe tha publikisht që duhej të ndryshonte mozaiku në ballë të Muzeut Historik Kombëtar, një vepër monumentale, që është bërë symbol i Tiranës. Duke u shporehur si drejtor i Muzeut, dy vite më parë ai thoshte: "Mozaiku duhet të ndryshojë. Është i ndërtuar në formën e një pllakate të realizmit socialist, një vepër ideologjike, mbi aleancën mes punëtorëve, ushtarëve, fshatarëve...".
Kundër kësaj ideje të çmendur dolën gati të gjithë dhe projekti u la. Artistët e photoshopit hodhën në internet edhe variantin e Mozaikut "sipas PD-së" ku në qendër do të ishin Berisha me thesin në krah. Por edhe pse fasada e Muzeut u pastrua, Mozaiku nuk u mirëmbajt dhe ai ditë pas dite po bie vetë...



http://www.youtube.com/watch?v=WOpEaSF6yXk


Postuar nga Roi datë 23 Shtator 2009 - 03:29:

Re: Jo vetem pseudokomunist por edhe qen lehes neper gjykata

Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Dëshmia e Berishës që dënoi Shoshorin
LORENC VANGJELI | 15/02/2009 | KRONIKE | LAJM I FUNDIT | 91 KOMENTE | SHARE | - +
Historia e pabesueshme e tiranasit që ka shpërndarë 41 mijë trakte kundër regjimit komunist. I dënuar fillimisht me vdekje e më pas me 25 vjet burg, ekzistenca e tij vihet në pikëpyetje nga vetë njeriu që ai e konsideron një nga shkaktarët e fatkeqësisë së tij, kryeministri Sali Berisha. "Ka ndikuar drejtpërdrejt në dënimin tim me vdekje",- thotë Shoshori. "Nuk e njoh, shikoni se mos nuk është dënuar fare",- përgjigjet Berisha. Publikohen dy vendimet e gjykatave komuniste që çuan të gjallë në ferr antikomunistin veteran
*******




Sikur te jete e vertet kjo histori,do ishte dicka vertet skandaloze, e turpshme !!
Edhe se ne fund te fundit, me se shumti "udheheqjen & co" ka sherbyer si doktor,e jo popullin ne mase ! Por ta kete sherbyer edhe me keto menyra basdarde,do ishte vertet teper !
Sdq e mira do ishte te vertetohej nje gje e tille,sado qe eshte e pamundur per momentin pasi s'do ndodhte kurre ne Shqiperine aktuale,qe gjykata te shpallte fajtor Sulltanin e Shqiperise qe kontrollon gjithcka ! Dhe keta qe do vijne vitet ne vijim,do i kene duart aq te pista sa nuk do gjejne forcen morale,etike te rihapin dosje te tilla ! As ndonje interes te madh nuk do kene,pasi do jene shume te zene " me pune" per te plotesuar boshlleqet e lena nga 2 vjet mandat te Sales ! Ne fillim do merren me qepjen e xhepave te cpuar keto vite dhe me pas me mbushjen e tyre ! Drejtesia e populli le te presin...aty jane,si gjen gje... !!


Postuar nga Vizioner datë 23 Shtator 2009 - 21:28:

'Historia 12', gabime në tekst dhe harresa kryeministrash. Reagon ministria

Ministria e Arsimit është sqaruar sot lidhur me gafat në tekstin e Historisë. Zv.ministri, Halit Shamata mendon se gjithë faji është i mësuesve dhe specialistëve të tjerë që punojnë për përzgjedhjen e teksteve alternativë. Ai shpjegoi procedurën që ndiqet nga bordi i teksteve, duke shfajësuar MASH-in nga kjo përgjegjësi. Shamata tha se kjo është një lojë politike e opozitës.

Sipas tij, MASH nuk ka të drejtë ligjore të ndërhyjë me të drejtën e autorit, e cila mbrohet me ligj, por brenda kuadrit ligjor MASH ka një procedurë të miratimit të teksteve shkollore.

Më tej ai sqaron fazat që kalohen deri në daljen e tekstit në treg: Komisionet për oponencë dhe vlerësim të teksteve përbëhen nga 200 mësues e pedagogë përzgjedhës, nga më të mirët në vend. Për secilin tekst ka një komision vlerësues përbërë nga 5 vetë, njëri prej tyre pedagog. Për rastin konkret 'Historia 12', Shamata thotë se "komisioni i oponencës është drejtuar nga një autoritet i fushës, njeri prej pedagogëve të shkollave të larta publike". Por zv.ministri nuk e thotë emrin e pedagogut.

Në fazën e dytë teksti vlerësohet nga Komisioni i Miratimit te Teksteve pranë MASH-it, për çmimin sipas një formule të caktuar dhe në fazën e tretë për dokumentacionin ligjor të paraqitur nga shtëpia botuese.

Shamata e çuan denoncimin publik të gabimeve shkencore në librin e historisë si një sul politik. "Nuk di se çfarë ndjesie shkakton fakti që një tekst historie bëhet alibi për mos hyrjen e opozitës në Kuvend. Tonet ultimative për tërheqjen e tekstit në një kontekst më të gjerë aktual e politik, nuk i bëjnë nder askujt", u shpreh zv.ministri Shamata.

Në këtë deklaratë, Shamata, ka harruar të thotë se Ministria e Arsimit, është institucioni përgjegjës për edukimin në vend dhe se shtëpitë botuese bazohen në programin që ky dikaster iu jep për të hartuar tekstet. Ai nuk ka pranuar defektet në këtë libër, ç'ka do të thotë se MASH nuk ka asnjë lloj tendence për ti ndrequr ato.







Reagon autori, Beqir Meta: Teksti është OK


Në reagimin e tij nje prej hartuesve te ketij teksi shkollor, Beqir Meta, pas publikimit ne media te citimeve nga teksti i Historise 12 dhe reagimit te opozites thote se "teksti i Historise se Popullit Shqiptar per klasen e 12-te eshte teresisht i balancuar dhe i mbeshtetur ne fakte".
Ai thote se ne tekst jane parqitur te gjitha arritjet dhe mosarritjet e qeverive gjate periudhes se tranzicionit.


"Kemi folur per qeverisjen e demokrateve 2005-2009 dhe arritjet e tyre qe jane rezultate te dukshme si dhe jane permendur edhe nga nderkombetaret. Por kemi permendur edhe problemet e medha qe dolen ne perplasjet e institucioneve dhe ngjarjen e Gerdecit", - thekson Meta.





Postuar nga Vizioner datë 01 Tetor 2009 - 03:12:

Fatkeqsia e Shqiperise eshte vet Sali Berisha!!!!

-Pas humbjes se refrendumit per kushtetuten, prodhoji vjedhjen e votave, ne zgjedhjet e 96!!!

-Kolapsin e piramidave dhe rebelimin e shqiptarve ne 97!!!

-Kryengritjen dhe pushtimin e Kryeministrise e Radio-Televizionit shteteror ne 98!!!

-Vjedhjen e 234 miljon Euro, nga tenderi i rruges Durres-Kukes , ne 2006!!!!

-Tragjedin e Gerdecit, ne 2008!!!!

-Shitjen e ujrave territoriale shqiptare, te shteti grek, ne 2009!!!!

-Vjedhjen e votave ne zgjedhjet e 2009!!!!


Tani duhet te pyesim: Cfare fatkeqsie tjeter do na sjell Berisha???


Postuar nga Vizioner datë 04 Tetor 2009 - 18:13:


Postuar nga Vizioner datë 04 Tetor 2009 - 18:17:



................ er ..................... :0predru


Postuar nga sarandaebukur datë 05 Tetor 2009 - 20:34:

Berisha neser ne Prishtine,ne axhende tituj dhe ceremoni festive ne rruge

Në rrugët e Prishtinës shihen sot bilborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë mbishkrimin "Mirëserdhe Sali Berisha". Berisha nesër do të kryejë një vizitë në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga Presidenti dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj.
Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin "Doktor Honoris Causa".
Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me "Doctor Honoris Causa" i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish Presidenti Bill Clinton, zëvendës Presidenti aktual i SHBA-ve, William Kerr, austriakët Michael Weninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner.
Qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall Berishen "Qytetar Nderi i Prizrenit".
Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj.
Sipas disa njoftimeve, ne ceremonite e pritjes, jane parashikuar edhe qytetare qe pershendesin Berishen ne rruge.
Se paku dy zedhenes qeveritare ne Prishtine e Tirane, e quanin Berishen - ne njoftimet perkatese mbi viziten - me termin 'lideri i kombit', sepse sipas ketyre njoftimeve paraprake, ai 'shkon ne Prishtine pasi ka dhene deklarata per bashkimin e trojeve'

Gazeta Shekulli


Postuar nga AngelDevil datë 07 Tetor 2009 - 01:29:

pa koment


Postuar nga AngelDevil datë 07 Tetor 2009 - 01:38:

1997-a



Postuar nga AngelDevil datë 07 Tetor 2009 - 01:40:

...


Postuar nga Vizioner datë 09 Nëntor 2009 - 20:59:

20 Nentor, te gjithe ne rruge!

Ne rruge kundra Mafjes qe po ju zen frymen dhe kundra TRADHETARIT, Ilir Meta!

...Tradhetar i Elektoratit qe te Votoji!
...Tradhetar i vetvehtes!
...Tradhetar per te gjithe Masen e ndershme, qe shpresonte te ti, se do te veproje me NDERGJEGJSHMERI dhe do beje te mundur ikjen e Sali Berishes!

Ti tregove qe je bashpunetor me Krimin!

Ti nuk ke asnje justifikim, dhe ato prockullat se "do shpetoje vendin" me kete zgjedhje, mos na i trego NE - Neve qe kishim shprese te ty dhe atyre qe te votuan ty!!!

Ti u dogje o njeri me gjithe Partine Kurve tenden!
Ti dhe Partia jote, do te perfundoni Sahanlepiras te Sali Berishes!
Ju skeni Karakter dhe dinjitet!

TI NUK SHPETOVE POPULLIN POR E COVE TANI NE GERMINE

Ti, me gjithe Priftat e tuj do ta ndjeni TURPIN e njollosjes qe i bete Elektoratit tuaj! Ato do t'jua shperblejne sic e meritoni; Si TRADHETARE qe bashkepunoni me Kriminelet!

Por, Elektorati e LSI duhet te dije qe; Vota Juaj e ndershm, nuk humbet!
Dilni me 20 Nentor ne shesh dhe tregoni ndershmerine, tregoni se nuk pajtoheni me ate qe beri Ilir Meta!

Mos vononi Elektorati i LSI dhe beni ankesen e zhgenjimit sa me pare!


Elektorati i LSI, JU JENI FORCE, FORCE E MADHE QE MUND TE SHPETONI SHQIPERINE NGA DY Mafjoze tani - Aktive ne jeten Politike e vendimmarrese te Shqiperise!

Mos i ndigjoni PERRALLAT e Ilir Metes se dhe "Bota-Partneret nderkombetare" donin kete gje!

Bota-Partneret nderkombetare, i kane te siguruara problemet e tyre!

Kalamajte e tyre e kane te siguruar Buken e gojes, fale Politikes se tyre,-kuptohet.

Ato mundohen te shmangin e te mos kene Gerdeca, kurse Shqiperise do i shtohen tani!

Elektorati i LSI levizni, ngrihuni! Mos lejoni Voten tuaj ta marin Kriminelet!

20 Nentor ne rruge!

Me mire zgjedhje te tjera, sesa ky bashkim!

......

Me nenqeshje: Dhe nje gje te mire pati ky bashkim, sepse te pakten tani nuk do na ngrihen MBASE me, te vetequajturit Demokrate te PD-se dhe pasuesit e saj, te na ndyjne me komentet e tyre Injorante qe E MAJTA JANE Komuniste apo ku di une cfare flasin Injorantet!
Po te jete ashtu (gje te cilen une gjithmon e kam kundershuar) ATO-Komunistat i keni tani ne "Shtepine" tuaj, ne gjirin tuaj!
Do lepiheni e do putheni me njeri-tjetrin sa jarget do ju lyjne Turinjt e trupin!
Dhe mos me hecni tani me Theorine e Shpetimit te Popullit, sepse shpetimi i Popullit, do te ishte, ELEMINIMI i Sali Barutit dhe Injorances qe e ndjek ate nga mbrapa si zagaret qe ndjekin B...n( qenin femer)!

Elektorani i ndershem i Shqiperise, Ju akoma nuk keni humbur, levizni, mos e lejoni kete Bashkim Kriminelesh dhe Mafiozesh!


Me Nderime
Vizioner


Postuar nga Vizioner datë 09 Nëntor 2009 - 21:32:

Ku eshte Tuneli qe inaguroji sali Gerdeci!!!

Ky eshte Tuneli i Milionave Euro te vjedhura nga Basha und Co.

Ishte-Eshte e qarte qe punimet nuk do kryheshin me "Standarte" kur vidhet!!!

Bota ka "care" Detin dhe ka bere Tunele nen Dete, kurse ne Shqiperi nuk i bejne dot mbi toke!!!

"Specialistët thonë se në tunel kanë dalë probleme serioze që firma nuk i kishte parashikuar.."

C'fare Firme Ndertimi ishte kjo kur nuk beri perpara Analizat e tokes etj. etj. ???!!!

Jane Firmat "fantazme" qe fitojne tendera ne Shqiperi me Korrupsion!

Dhe Firmat e Ndertimit ne Turqi, kur ndodhen permbytjet atje para ca muajsh, akuzohen per Korrupsion! Me te tilla Firma bashkepunon dhe Shqiperia!

AS nuk duhet te mbaje pergjegjesi penale dhe Ministri i Transporteve ne qofte se Tuneli mbyllet??? A nuk jane Miliona te Taxapaguesve shqiptare, te hedhura ne ere???!!!

Dhe se fundi, mendimi im: Me mire te mbyllet ai Tunel sepse ka per te qene nje Gerdec tjeter per Shqiperine dhe shume njerez!

Atje ku vidhet dhe ka Korrupsion, nuk mund te ndertohen Vepra me standarte bashkekohore, me pergjegjesi!!!

Ai Tunel, do te behej Varri i shume njerezve!...

Ku jane Inagurimet pompoze te Sali Gerdecit ne kete Tunel dhe rruge qe do bashkoje dy Kombe???!!!

O Popull, zgjohu sa nuk je shuar krejt!
Zgjohu dhe tregoji vendin ketyre kelysheve te te ndyre!

Zgjohuni! Dilni me 20 Nentor ne rruge dhe trgojeni Forcen tuaj!

* * *


Postuar nga Vizioner datë 09 Nëntor 2009 - 21:35:

Infeksioni qe i ka fut Sali Berisha Popullit shqiptar!

"Metode e vjeter e regjimeve Totalitare"

Ne Shqiperi dhe me shqiptaret, nqse kritikon Sali Berishen=PD-ne atehere (me llogjiken e injoranteve) je automatikisht me Edi Ramen=PS-ne DHE ANASJELLTAS!!!!!

Te jeshe me PS-ne perkrahes ne Program, je "Komunist! Te jeshe me PD-ne perkrahes ne Program, je "Demokrat" (ne nje kohe qe kryetari i PD-se ka qene mbi 20-vjet me Tester Komunistesh)!!!!

Po nuk u c'rrenjos kjo nga mendja e Shqiptareve, s'do te kete KURRE Demokraci=Mendim te lire!

Dhe nga te Vetequajturit "Demokrate" mund te dalin Fashiste, Naziste apo dhe ndonje Ideollogji e Re!

Sepse Demokrat NUK TE BEN EMRI qe Vetequhesh por, Puna - veprimtaria qe ben ne sherbim te Mases!


Me nderime
Vizioner


Postuar nga AngelDevil datë 09 Nëntor 2009 - 22:08:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Ku eshte Tuneli qe inaguroji sali Gerdeci!!!

Ky eshte Tuneli i Milionave Euro te vjedhura nga Basha und Co.

Is

Dhe se fundi, mendimi im: Me mire te mbyllet ai Tunel sepse ka per te qene nje Gerdec tjeter per Shqiperine dhe shume njerez!

Atje ku vidhet dhe ka Korrupsion, nuk mund te ndertohen Vepra me standarte bashkekohore, me pergjegjesi!!!

Ai Tunel, do te behej Varri i shume njerezve!...

Ku jane Inagurimet pompoze te Sali Gerdecit ne kete Tunel dhe rruge qe do bashkoje dy Kombe???!!!


* * *



se more vesh Vizioneri u shemb tuneli para ca ditesh e me e bukra as nuk ndihen fare as nuk informojne popullin se ca ka ndodh e si i hodhen ne kosh te plerave ato pak para qe investuan per kete tunel(se pjesen me te madhe e futen ne xhep) ...

plera njerez!!!


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.