Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Vizioner datë 09 Nëntor 2009 - 22:19:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


se more vesh Vizioneri u shemb tuneli para ca ditesh e me e bukra as nuk ndihen fare as nuk informojne popullin se ca ka ndodh e si i hodhen ne kosh te plerave ato pak para qe investuan per kete tunel(se pjesen me te madhe e futen ne xhep) ...

plera njerez!!!



..jo vetem para ca ditesh por, dhe para, e para , e para ca ditesh gjothashtu!!! Direkt mbas Inagurimeve te bera nga Doktor-Profesor-Karagjoz S. Berisha!


Postuar nga Fajtori datë 10 Nëntor 2009 - 02:57:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


se more vesh Vizioneri u shemb tuneli para ca ditesh e me e bukra as nuk ndihen fare as nuk informojne popullin se ca ka ndodh e si i hodhen ne kosh te plerave ato pak para qe investuan per kete tunel(se pjesen me te madhe e futen ne xhep) ...

plera njerez!!!



Ca ke Angel, pse nevrikosesh. Tuneli eshte yll bote, kush ka kaluar andej e di. Ti dmth se une s'kam kaluar akoma. Plus qe eshte shembur tuneli qe nuk ishte hapur, jo ai i udhetareve. Mos u nevrikos Ja do pastrojne shembjen dhe do vene ndonje shirit inagurimi zgjedhjet e ardhshme. Do dali dhe tarzani siper te rrahe gjoksin se e beri me duart e veta.


Postuar nga Fajtori datë 10 Nëntor 2009 - 03:45:

Harxhojme 1 miliarde euro per Durres-Kukes, pastaj kerkojme 200 milione borxh nga FMN qe te arrijme ne fund te vitit.

Mu kujtua ajo barcaleta. Italiani punon 1 vit, ben 10 mije euro dhe blen nje makine 5 mije euro.
Shqiptari punon 1 vit, ben 10 mije euro, merr dhe 5 mije borxh dhe blen nje makine 15 mije euro.
-------------------------------------

Nejse, muhabet kot, jo Shkelzeni, jo Argita, jo faks per Zenin te ministria, jo Mediu, jo Gerdeci, jo predha, jo kalamani te fabrika, cfare duan keta njerez xhanem.

Njerezit se di, por Tarzani do xhungel.


Postuar nga trojani datë 10 Nëntor 2009 - 03:47:

Tuneli aty eshte.
Fillon prej xhepit te familjes Berishovic dhe mbaron diku ne ndonje banke zvicerane.
Cfare ka ketu per tu habitur?
Ne zgjedhjet e ardhshme do investojem 1 miliard euro per ta rihapur.
Eksperti Basha do t´jua gjeje vendin dhe ketyre 1 miliard te tjerave.
Dhe Babi i Xenit dhe Argites, pak para zgjedhjeve, do marri gersheren e madhe dhe do presi shiritin e inagurimit te tunelit te ri.
Eh mjeret ne me, me keto mendje koke.


Postuar nga Fajtori datë 10 Nëntor 2009 - 04:10:

Qe baba duret, s'kam ankime ndaj tunelit. Tunelin e kam xhan. Mund te jete dhe ekzagjerim shembja brenda, fundja ishte tek galeria e pahapur. Ama te kishte shkuar pak me lire s'do ishte keq. Se jo per gje, por 1 miliarde euro vendosen tak fak te shkojne te tuneli. Pastaj diskutojne 2 muaj me rradhe si t'i kerkojne 200 milione leke xhepi FMN-se.

Ama Gerdeci te keqen... ahhh Gerdeci.

Gerdeci ka gjak brenda, ka pislleqe, ka pjesemarrjen direkte te kunatit te Berishes si drejtor, ka femije qe punojne, ka gjenerale qe i thane ministrit mos e ver afer Tiranes, ka nje mega-shperthim si bombe atomike, ka lekure te çjerre nga vala goditese me kilometra larg.

Ne kohe tjeter kush organizoi Gerdecin do pushkatohej. Tani, s'po thote njeri ta pashkatojne Mediun, por te jete akoma minister eshte per t'ia fut vetes.

Dhe sa per dijeni ishte me gjyq te hapur Mediu, po sesi levizen guret dhe doli nga rradha, u be minister dhe la bashkepunetoret e tjere ne gjyq. Ndoshta i ndihmon me mire duke qene minister. Se fundja i vetmi deshmitar i gjyqit vdiq ne Drilon nga nje aksident i çuditshem me makine.


Postuar nga trojani datë 10 Nëntor 2009 - 14:01:

Air- Force- One

Per cfare prokuroresh dhe cfare sistemi drejtesie po ben fjale.
Ne Berishistan, vetem madheria e tij vendos.
Ndonjehere me ndihmen e Xenit dhe ndonjehere me ndihmen e se bijes.
Njerezit u dogjen te gjalle Gerdec dhe fajtori kryesor eshte ben minister.
Ti po me permend prokurore


Postuar nga AngelDevil datë 10 Nëntor 2009 - 14:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ca ke Angel, pse nevrikosesh. Tuneli eshte yll bote, kush ka kaluar andej e di. Ti dmth se une s'kam kaluar akoma. Plus qe eshte shembur tuneli qe nuk ishte hapur, jo ai i udhetareve. Mos u nevrikos Ja do pastrojne shembjen dhe do vene ndonje shirit inagurimi zgjedhjet e ardhshme. Do dali dhe tarzani siper te rrahe gjoksin se e beri me duart e veta.



po te isha e nevrikosur do i kisha shajt me fjale te tjera

c rendesi ka kush tunel eshte shembur fakt eshte qe ai tunel funksionoj vetem per periudhen qershor-shtator 2009 dhe kaq pra 1 miliard euro sherbyen vetem per fushaten elektorale te PD. Interesante eshte fakti qe vete kosovaret ne momentin kur shfrytezonin rrugen e re thane qenka burre i mire doktori tani qe ju duhet me i ra prap nga Kina me ardh ne TR kane fillu me e shajt me rob shpie serish


Postuar nga Vizioner datë 11 Nëntor 2009 - 15:31:

Më 20 nëntor shembim murin e votës.

Kryetari i PS-së Edi Rama ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e opozitës në 20 Nëntor në Tiranë, për të shembur atë që ai e ka quajtur muri i politikës së vjetër, që mban peng votën e lirë.

"Të mblidhemi në 20 nëntor për të protestuar me forcë për shpresat dhe ëndërrat tuaja, për të ardhmen, të cilat janë të burgosura në kutitë e votimit"

Edi Rama: Berisha të mbajë larg duart nga kutitë. Rama ka theksuar se brenda kutive Berisha fsheh gjurmët e vjedhjes elektorale, ndaj dhe nuk do t'i hapë.

Pandeli Majko: PS nuk mund të heshtë për këtë heshtje të qeverisë që s'mund të vazhdojë më kështu.
Kutitë e mbyllura janë simbol i aferave të korrupsionit, simbol i keqqeverisjes së Shqipërisë.

"Në 20 nëntor të gjithë në Tiranë, bashkë, që të ballafaqohemi me qeverinë. 20 Nëntori fillimi i demonstrimit të madh të të gjithë shqiptarëve për hapjen e kutive"

Spartak Ngjela: Votën e shqiptarëve nuk mund ta mbajë të mbyllur një qeveri që nuk ka fituar zgjedhjet dhe e korruptuar.
"Ne nuk do te mbledhemi për t'u lutur, por kjo është një revoltë, sepse kjo është gjuha që qeveria ka dëshirë të dëgjojë" tha ai.

* * *

Vizioner: Popull i dashur Shqiptar, dilni ne rruge me 20 Nentor! Dilni dhe trgojuni ketyre Bandave dhe Kryebanditit Sali Forcen tuaj.

Eshte e kuptueshme qe Ju keni frike te dilni, frike qe jua ka imponuar Diktatori Sali, metode te cilen ai e mesoji ne SHKOLLEN e regjimit te kaluar dhe te cilen e praktikon tani!!!
Nje shembull, per te ilustruar friken qe ka rrenjos Sali Gerdeci tek njerzit ne Shqiperi: Kur isha ne Shqiperi, rastesisht, ne Kafenen e nje kusheri tim, duke pire Kafe ne nje Tavoline me kete te afermin tim dhe disa te tjere, vjen dhe nje shofere Furgoni (i njohur i tije) dhe nder te tjera, biseda hapet rreth Politikes. "Ne jemi akoma ne diktaure",-thote ky shoferi dhe vazhdon, "Lira e fjales eshte e ndaluar si ne vitet e monizmit".
Pse, - e pyes une?
Po udhetoja nje dite, si cdo dite, nga Tirana ne Elbasan. Rruges me pasagjeret filluam te diskutojme per Politike. Mua s'mu durua dhe fillova te "vjell" vrerin tim rreth ketyre Politikanve Mafioze duke i permendur dhe me emer. Mbas dy ditesh, me ndalon nje Polic( te cilin e njihja e me njihte mire) i qarkullimit rrugor ne rruge.
C'fare kam bere,- e pyes, pse me ndylon?
Tani s'ke bere gje por, une do te veje nje gjobe!
Pse?!
Sepse ti flet shume! C'te duhet ty Politika?! Kam urdher te te veje nje gjobe qe te zeshe mend!!!...

Shembull i thjeshte, por, fabula eshte e kuptueshme!
Kjo eshte Shqiperia e Demokratise. E fjales dhe e mendimit te lire!

Me 20 Nentor, asnje nuk del ne rruge per E. Ramen apo PS-ne, POR, Ju dilni per veten tuaj! Per Voten tuaj! Per lirine e mendimit tuaj! Per jeten tuaj, qe te mos kete me Gerdece, qe te mos vdesin dhe vetevriten njrezit-Baballare e Nena sepse nuk kane me c'fare te ushqejne femijet e tyre!
Qe te jetoni si njerez!

Me nderime


Postuar nga Vizioner datë 14 Nëntor 2009 - 23:50:

Pakti, kryenegociatori takim SEKRET me shqiptarët në SHBA

Ferit Hoxha do të japë leksion të mbyllur me diasporën për marrëveshjen me Greqinë






Ish-kryenegociatori i ekipit shqiptar në bisedimet për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ferit Hoxha, ka kërkuar një takim të mbyllur me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në SHBA. Kërkesa e Hoxhës, aktualisht përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në OKB, është bërë me anë të e-meil-it, duke trajtuar axhendën, temën e leksionit dhe qëndrimin që duhet të mbajnë dëgjuesit e pranishëm në takimin e mbyllur.

Ftesa e Ambasadorit Hoxha, me temë përcaktimin e kufirit detar shqiptaro-grek është bërë me anë të postës elektronike në 8 Nëntor, duke sqaruar edhe detajet e takimit të 14 Nëntorit në një sallë të Universitetit të Nju Jorkut. Leksioni i parashikuar për 2 orë, do të mbahet në rrethana të "blinduara" pasi sipas organizatorëve, në sallë do të pranohen vetëm ata që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Sipas organizatorëve të leksionit të Ambasadorit Hoxha asgjë nuk do të bëhet publike, sepse tekstualisht: "Ajo që thuhet në leksion e në pyetje-përgjigje, mbetet në sallë e nuk mund të citohet pa lejen e personit". Sipas përmbjatjes së emeil-it, arsyeja e takimit janë paqartësitë dhe tensionet në shoqërinë shqiptare si dhe në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me marrëveshjen për ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Sipas tyre, shume nga ekspertët e njohur të komunitetit shqiptar janë shprehur publikisht për marrëveshjen, ndërsa shtypi i bashkësisë shqiptaro-amerikane e ka trajtuar këtë temë gjerësisht dhe interesi në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me këtë temë është tejet i ndjeshëm.







Reagimi



Pjesëtarë të komunitetit shqiptar të njoftuar për leksionin e ambasadorit që do të mbahet këtë të shtunë e kanë mirëpritur organizimin e takimeve të tilla dhe kanë falenderuar organizatorët. Por në reagimet që ata përcollën përmes gazetës "Shekulli" ata nuk ngurruan të vënë në dukje disa aspekte të çuditshme të takimit. Një prej të ftuarve që komunikoi direkt me gazetën u shpreh i çuditur pse ambasadori e ka quajtur "leksion" takimin dhe me çfarë qëllimi bëhet: "Kush priten të edukohen, jo-shqiptarët apo shqiptarët, apo mos pritet të edukohen ato shqiptarë që u rrekën për të darkuar e dalë në pamje me Kryeministrin shqiptar kur ishte në Amerikë kohët e fundit?". Ata i shtrojnë disa pyetje paraprake ambasadorit Hoxha që kryesoi ekipin negociator shqiptar, si: "A mos nevojitet të "sqarohen" shqiptarët e Amerikës me qëllim që më pastaj të rreken duke festuar dhurimin e sipërfaqes shqiptare grekëve? Çfarë pritet të justifikojë "lektori", vetveten në gatimin e çorbës apo dhurimin Greqisë? Pse kjo këmbëngulje e qeverisë shqiptare? A e dinte "lektori" që qeveria e Kuvendi shqiptar para një viti e gjysëm pati shfuqizuar ligjet për kufinjtë detarë shqiptarë 12 milje larg nga bregu, me qëllim që t'i hapte muaj më vonë rrugë dhurimit që po i bëhet grekëve? Si mund të marrë të drejtën kushdo qoftë t'i heqë copa Shqipërisë dhe t'ia dhurojë me tabaka grekëve? Si mund të përcaktohet kufiri detar duke qenë atje larg e lart në OKB e Nju Jorkut? Cilat dokumenta kanë qenë ato që e kanë magjepsuar "lektorin" për këtë dhurim?

Z. Hoxha ishte pak ditë më parë në Tiranë, në krah të kundër admiralit Kristaq Gërveni, në një debat me studentë në një universitet privat. Aty ai tha se: "Kërkesa e palës greke për t'u angazhuar në këtë ushtrim, erdhi pas publikimit në një të përditshmeje shqiptare të një harte që përcaktonte vendin se ku po kërkohej naftë në det, nga një kompani e huaj, e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil" .




Postuar nga Vizioner datë 17 Nëntor 2009 - 14:21:

Dokumenti, si e mbronte diktatura kufirin që po tenton t'i falë qeveria Greqisë

Një dokument i 20 viteve më parë, tregon se Shqipëria kishte vendosur kufijtë e saj detarë në ujërat territoriale, duke i çuar ato edhe 15 milje detare. Dy dekada më parë, kur Shqipëria ishte pranë ndryshimeve të mëdha demokratike, dhe, SHBA me fuqitë e tjera perëndimore shikonin mundësinë e rilidhjes së marrëdhënieve me vendin e izoluar komunist, ambasada e SHBA-ve në Paris, me ndërmjetësinë e ambasadës Franceze, i çon një notë qeverisë shqiptare, kundër kufirit 15 milje detare të ujërave territoriale. Dokumenti diplomatik, që daton qershorin 1989, tregon se, Uashingtoni ishte i shqetësuar për kufirin e ujërave territoriale të Shqipërisë, të vënë në mënyrë të njëanshme nga qeveria komuniste që në vitet '70, duke kërkuar uljen e tyre në 12 milje detare, sa ç'e parashikonte Konventa e Detit e vitit 1982. Nota përmes ambasadës franceze iu dërgua Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Ministri i jashtëm i asaj kohe, Reis Malile, informon qeverinë për notën e dorëzuar nga qeveria e SHBA-ve, duke zbardhur edhe tekstin e plotë të notës amerikane.
Sipas Maliles, gjerësia prej 15 miljesh e ujërave territoriale shqiptare, pengonte kalimin paqësor të anijeve ushtarake në det, dhe se, Shqipëria duhet të respektonte të Konventën e Detit. Shqipëria e nënshkroi këtë konventë në vitin 2003, ndërsa SHBA nuk e ka ratifikuar ende, edhe sot pas dy dekadash.
Pala shqiptare që negocioi marrëveshjen detare me Greqinë, ka këmbëngulur vazhdimisht se Shqipëria nuk ka pasur kufi detar me vendet fqinje, ndërsa oponentët e marrëveshjes, thonë se kufijtë e Shqipërisë dihen botërisht dhe njiheshin edhe nga fqinjët.


Postuar nga Vizioner datë 17 Nëntor 2009 - 14:25:

Re: Dokumenti, si e mbronte diktatura kufirin që po tenton t'i falë qeveria Greqisë

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Një dokument i 20 viteve më pare...


Informacion

Ambasada Franceze në Tiranë, dorëzoi në Ministri notën nr.299, datë 21.6.1989, që ambasada e SHBA në Paris i ka drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, me lutjen që përmbajtja e saj t'i transmetohet qeverisë shqiptare. Në notën amerikane shprehet qëndrimi i SHBA, për disa nga dispozitat e dekretit nr.4650 datë 9.3.1970, i ndryshuar me dekretin nr.5384 datë 23.2.1976, që bëjnë fjalë për kufirin detar të RPS të Shqipërisë.
Nga përmbajtja e notës del se amerikanët kanë rezerva për këto probleme:
a) gjerësinë 15 milje detare të ujërave tona territoriale.
b) mënyrën e heqjes së vijave bazë në bregdetin tonë (vija ku fillojnë ujërat territoriale).
c) Ndalimin nga ana jonë të kalimit paqësor të anijeve të huaja ushtarake në ujërat territoriale.

***

Nga një shikim paraprak i notës, duket se amerikanët duan ta shfrytëzojnë këtë rast për të krijuar një mundësi kontakti, si dhe për të lënë rrugën hapur që nën justifikimin e Konventës së Detit, të cilën ata vetë nuk e kanë nënshkruar, të hyjnë në ujërat tona territoriale.
Notën amerikane do ta studiojmë me kujdes me Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me juristë kompetentë.
Bashkëlidhur është teksti i notës.
Reis Malile
Tiranë, më 26 korrik 1989


Nr.299
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet komplimentet e veta Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, dhe ka nderin t'i kërkojë ndihmë për transmetimin e informacionit që vijon qeverisë së shqipërisë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen dekretit shqiptar nr.5384 të 23 shkurtit 1976, që ndryshon dekretin nr.4650 të 9 marsit 1970, i cili kërkon të vendosë një det territorial prej 15 miljesh detare, që ndryshon sistemin e vijave bazë të drejta jashtë mase, dhe që ka për qëllim të porosisë se anijet e huaja të luftës mund të hyjnë ose kalojnë nëpër detin territorial vetëm me autorizim të veçantë.
Deklarimi i detit territorial me 15 milje detare nuk mbështetet në parimet e vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe praktika e shteteve. Siç është e mirënjohur, e drejta ndërkombëtare zakonore, siç reflektohet nën Nenin 3 të Konventës së kombeve të Bashkuara të 1982 mbi të Drejtën e Detit, njeh një gjerësi të detit territorial, deri në një kufi, që nuk kapërcen 12 milje detare të matur nga vijat bazë të paracaktuara në përputhje me Konventën. Kjo praktikë është ndjekur nga shumica dërrmuese e shteteve bregdetare.
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të theksojnë që, në pjesën më të madhe bregdeti shqiptar, duke mos qenë thellësisht i dhëmbëzuar dhe i prerë, as me grumbuj ishujsh në afërsinë e tij imediate, nuk përmbush kriterin gjeografik të kërkuar nga e drejta ndërkombëtare për vendosjen e vijave bazë të drejta. Për më tepër segmentet e vijave bazë nga Kepi i Rodonit (Muzhit) në grykëderdhjen e lumit Vjosa dhe nga Kepi i Gjuhës deri në Kepin e Sarandës, përfshijnë ujëra të cilat nuk janë as gjire juridike as ujëra historike.
E drejta ligjore e njohur, e kalimit paqësor nëpër detin territorial, mund të ushtrohet nga të gjitha anijet, pavarësisht nga tipi apo ngarkesa dhe nuk mund t'i nënshtrohet asnjë kërkese për leje të mëparshme, ose njoftimi, për shtetin bregdetar, siç është vendosur në të drejtën zakonore, siç reflektohet në Konventën e të Drejtës së Detit të Kombeve të Bashkuara.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, për këtë arsye vazhdon të kundërshtojë deklarimin e përshkruar më lart të bërë në Dekretin shqiptar nr.4650 të ndryshuar nga dekreti nr.5384, të cilët nuk janë të vlefshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe rezervon të drejtën e saj dhe të shtetasve të vet në lidhje me këtë".
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfiton nga rasti, për t'i përsëritur Ministrisë së Punëve të jashtme të republikës Franceze, sigurimet e konsideratës së saj më të lartë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Paris, 21 qershor 1989
---------------------------------------------------------


Postuar nga Vizioner datë 20 Nëntor 2009 - 02:38:

Rama-Berishës: Të të vijë turp për shpifjet, të pret qendresa qytetare

Konferenca per Shtyp e mbajtur Sot-Para 2 oresh!


TIRANË - Kryetari i PS-së Edi Rama ka dalë sonte në një konferencë për shtyp marrë shkak nga fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha në sallën e Kuvendit.


Rama u shpreh: Të të vijë turp se sa më shumë plakesh aq më shumë gënjen. Unë s'kam përmendur asnjë pjestar të familjes tënde, por natyrsht kam thënë se interesat e familjes qeverisë janë mbi interesat e vendit.

Të të vijë turp që kërcënon për të hapur llogaritë bankare. Unë të them se të pret një beteje qytetarë që bazohet mbi 5 kërkesa. Dhe të sqaroj se bashkia e Tiranës s'ka 4200 të punësuar por një administratë me 350 punonjës. Nesër qytetarët do të tregojnë se s'bëhet potike privitime me derra të kënaqur, si ministri i Shëndetësisë, që lajmëron se ka ardhur gripi dhe s'duhet të mblidheni në grumbullime publike. E shikon se në çnivel është qeveria jote.

Nesër është protesta e Shqipërisë që nuk jeton brenda oborrit dhe nuk ushqehet nga tryezë e pasur e oborrit. Ne s'mund të lejojmë që me votat e vjedhura në 28 qershorit të qeverisësh për një kohë të pallogaritshme, dhe këtë Shqipëria nuk e lejon më.

Protesta e nesërme do të jetë një manifestim i madh, shprehje e jashtëzakonshme e frymës demokratike që karakterizon këtë opozitë që është shumcia e shqiptarë"

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe apelit të kryetarit të PBDNJ-se Vangjel Dule, i cili i kërkoi kreut te qeverisë zgjidhjen e krizës politike.

Berisha ka deklaruar se kerkesat e kryetarit të PS Edi Rama janë të parealizueshme, pasi sipas tij ato bien ndesh me vendimet e gjykatës.

"Zoti Dule, i thuaj kryetarit te opozites, i cili shpif gjithë kohës ndaj meje, se më asnjë forcë në botë nuk do të mund të nxijë verdiktin e BE-së. Unë jam gati për kompromis por atë që kërkon ai nuk e bej. Unë nuk mund të dal mbi vendimin e gjykates. Ky vend funksionon mbi bazen e ligjeve demokratike", ka pohuar Berisha.

Kreu i qeverisë i ka bërë thirrje Ramës që të kthehet në Kuvend në mënyrë që edhe opozita të mbështese lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në Europë.

"Zoti Rama, vendi yt është në Parlament, në mbështetje të levizjes së liëe", ka shtuar Berisha.
------------------------------------------------------------------


Shqiptare, DILNI NESER NE MITING! TREGONI FORCEN TUAJ DHE T'I THONI: MJAFT - DERI KETU - TE ERDHI FUNDI Sali Berisha!


Postuar nga Vizioner datë 20 Nëntor 2009 - 02:45:

Gripi, Vasili një ditë para protestës së PS-së: Evitoni grumbullimet

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë me dije se jemi në situatë të rënduar të gripit të derrit dhe atij stinor, me raste të shtuara çdo ditë. Ai nuk ka hezituar t'iu bëjë thirrje qytetarëve të shmangim grumbullimet, që sipas ministrit shtojnë rrezikun e përhapjes së gripit. Thirrja paniksuese e Vasilit vjen një ditë para protestës së Partisë Socialiste në sheshin "Skënderbej", kur dihet se do të ketë një grumbullim masiv.

Ndryshe nga ditët e mëparshme kur drejtori i politikave shëndetësore në MSh, Pëllumb Pipero raportonte se rastet e gripit janë shtuar por nuk ka asnjë lloj arsye për t'u vënë në alarm dhe për mbyllur institucionet, sot del vetë ministri i cili edhe pse nuk sjell asnjë fakt të ri për situatën gripale thotë se duhen shmangur grumbullimet.

Sipas tij, jemi ne prag te nje pandemie dhe duhet treguar për të parandaluar perhapjen e metejshme te te dy viruseve është me rrezik te madh grumbullimi masiv.

"Grumbullimet e medha jane nje rrezik shumë i madh në situatën aktuale sepse ndikojnë në përhapjen e virusit dhe kthimin e tij ne nje epidemi serioze", tha ministri. Ndërsa theksoi se kjo situata aktuale nuk imponon mbyllje të shkollave.

Më tej Vasili sqaroi se "ndryshimi i temperaturave i shoqëruar me uljen e tyre ka sjellë një situate te re epidemike e cila është karakterizuar me shtimin e rasteve me virusin pandemik AH1N1 por veçanerisht edhe me atë stinor".

Persa i perket gripit stinor, Vasili beri me dije se rastet e pacienteve me kete virus kane paraqitur komplikacione dhe ndryshe nga te tjera vite ai ka qene me i ashper dhe i shoqeruar me temperatura te larta.

---------

Ja kush eshte Sali Berisha! Format "e buta" Totalitare per te shmangur Demostratat Demokratike!
Ai e ndjen se oret, ne krye te kesaj Qeverisje te ardhur ne fuqi prej Krimit, Mafies, jane duke u pakesur!

Lejeni semundjen e Derrit sepse, Gripi i Derrit per Popullin shqiptar eshte Sali Berisha!

20 Nentori, dita e Shqiptarve!


Postuar nga Vizioner datë 29 Nëntor 2009 - 21:48:

Mein Kampf-i i Berishës

Andrea Stefani

Nuk është e para herë në këto 20 vjet që Sali Berisha u rikthehet akuzave histerike kundër një lideri të opozitës. Shkak është një tension i madh, por jo se e kanë lënë nervat. Gjithë ai lumë akuzash me nënë e me motër, me kriminelë, me mafiozë dhe me të korruptuar, është një kalkulim i hollë, një taktikë shantazhiste që synon ta terrorizojë psikologjikisht kundërshtarin. Një katarakt të tillë të tërbuar akuzash ka lëshuar Berisha edhe më parë kundër liderit të opozitës, Fatos Nano. E ka akuzuar edhe për vrasjen e Azem Hajdarit. Por më vonë i ka përgënjeshtruar vetë këto akuza monstruoze, duke bërë edhe pakte dhe duke shtrënguar duart me Fatos Nanon, pikërisht me atë që para pak muajsh e akuzonte si "padrino". Për Berishën nuk ka rëndësi e vërteta. Fjala si akuzë, si shpifje dhe shantazh, mbetet për të një armë e rëndësishme politike për të mposhtur kundërshtarin, për ta shtypur, për ta bërë të zbythet. Berisha është një shantazhist i shkallës së lartë. Me egërsinë që i shpërthen kohë pas kohe si një vullkan, Berisha tenton të shantazhojë jo vetëm kundërshtarët e tij politikë, por edhe "ndërkombëtarët". Këta të fundit, me atë që qysh nga marsi i vitit '97 i tmerron me shumë se çdo gjë tjetër, i shantazhon me destabilizimin e Shqipërisë. Është një taktikë politike tipike për Adolf Hitlerin. Prandaj themi se Berisha është Hitleri i kohës sonë.

***

Berisha duhet ta ketë studiuar me shumë vëmendje Mein Kampf-in. Nuk mund të jetë një rastësi që në taktikat politike të Berishës lexohet shumë qartë zbatimi i asaj përvoje që Hitleri e akumuloi qysh në vitet e rinisë së tij nga vëzhgimi që i bënte lëvizjes së majtë social demokrate dhe sukseseve të saj. Përse e shohim Berishën kohë pas kohe të akuzojë me kaq nerv dhe forcë edhe kundërshtarë me të cilët sapo ka përfunduar një konsensus? Pse i rikthehet pafundësisht dhunës verbale dhe oratorisë së urrejtjes? Sepse e kanë lënë nervat? Jo, por sepse sikundër Hitleri, ai beson se "psikologjia e masave nuk mirëpret asgjë që shfaqet e dobët dhe me gjysmë zemre... sepse sikundër një grua psikika e së cilës përcaktohet më pak nga llumi i arsyetimit abstrakt sesa nga një përgjërim i papërcaktueshëm emocional ndaj një force që duhet të kompensojë natyrën e saj dhe që, për rrjedhojë, do të parapëlqente t'i nënshtrohej një burri të fortë, sesa të sundonte mbi një ngordhalaq, po ashtu masat duan më shumë një komandant, sesa një hartues peticionesh..." (Mein Kampf). Berisha nis të çirret dhe të ulërasë pikërisht në atë moment kur ndjen se po humbet monopolin e sundimit mbi turmën, kur ndjen se po humbet ekskluzivitetin e politikanit, liderit të fortë, të komandantit të cilit i nënshtrohet turma. Mitingu madhështor i opozitës solli një moment të tillë ndaj dhe shpjegon reagimin e tij histerik si dhe orvatjen e dëshpëruar, por edhe shumë konfliktuale dhe të rrezikshme, për organizimin e një antimitingu nën maskën e festimit të 8 dhjetorit. Antimitingu është më shumë një shantazh edhe për "ndërkombëtarët", të cilëve do t'ju tregojë se ka ende shumë mbështetje në "popull" dhe se cenimi i pushtetit të tij nuk mund të jetë pa kosto për "stabilitetin".

***
Përse Berisha lëshoi një lumë akuzash kundër Edi Ramës, duke e sharë "me nënë e babë", përse ka nxjerrë befas dosje skandalesh të pluhurosura, përse e akuzon për lidhje me grupe kriminale tamam si dikur liderin e opozitës Fatos Nano? Sepse ai ka mësuar nga Adolf Hitleri efektet e ushtrimit të një terrorizimi të poshtër psikik mbi një kundërshtar që nuk është në gjendje as morale dhe as mendore (në këtë rast pandehen si të tillë Rama dhe PS) të përballojë sulme të tilla. Prandaj Berisha, tamam si Hitleri, kur mendon se e kërkon momenti politik, "vjell një rrjetë zjarri gënjeshtrash dhe shpifjesh ndaj kujtdo kundërshtari që i duket më i rrezikshëm, derisa nervat e personave të sulmuar rrënohen...". (Mein Kampf). Këtë shpreson Berisha kur i turret sot Ramës, ashtu sikundër i turrej dje Nanos dhe jo pak të tjerëve. Tamam sikundër Hitleri edhe Kryeministri shqiptar, natyra e pandreqshme autoritariste dhe e rrezikshme për demokracinë e të cilit mund të jetë e panjohur vetëm për të verbrit, beson se kjo taktikë shantazhi dhe dhune psikike, e bazuar në një vlerësim të saktë të dobësive njerëzore, ka një siguri matematike për sukses. Dhe, ç'është e vërteta, i ka funksionuar me sukses në rastin e liderit të mëparshëm socialist, Fatos Nano. Prandaj Berisha duket i vendosur ta zbatojë deri në fund taktikën hitleriane të terrorit psikik mbi kundërshtarin si individ apo si masë. Dhe është e dhimbshme të shohësh se, në një kohë që ky lider po shtrëngon në grushtin e tij gjithë pushtetet, e djathta europiane i imponon Parlamentit Europian një rezolutë në të cilën i kërkohet opozitës të ulë kokën para këtij tirani dhe, duke shkelur mbi parimin demokratik të transparencës, duke toleruar dhunimin e ligjit zgjedhor, t'i nënshtrohet shantazhit dhe të hyjë në Parlament! Duket se për disa parlamentarë europianë parimet e lirisë janë të shenjta vetëm në Europë, por jo në Shqipërinë e varfër. Opozita ka rast të demonstrojë botërisht se nuk është fare kështu, se parimet e lirisë janë edhe më të shenjta dhe duhen mbrojtur edhe në Shqipëri, këtu ku liria dhe demokracia janë më të kërcënuara! Opozita duhet t'i qëndrojë taktikës së bojkotit demokratik derisa pushteti i Berishës t'i nënshtrohet jo presionit të opozitës, por të drejtës dhe ligjit, derisa të zbatojë nenin e Kodit Zgjedhor që detyron hapjen e kutive, atë nen që vetë e miratoi me konsensus me opozitën, por që po vetë e dhunoi tiranikisht pa konsensus me të.

***

Ndërkaq europianët duket se i kanë harruar bëmat e dikurshme të Sali Berishës, që jo rastësisht e bëjnë atë një "Fyhrer" shqiptar. Duket se ashtu sikundër jo pak politikanë të Europës ranë në grackën e fjalëve të Hitlerit që betohej për "paqe", edhe ca diplomatë dhe politikanë të sotëm të Europës kanë rënë në grackën e fjalëve të Berishës që stërbetohet për "demokraci" dhe "ligj". Por sikundër ka treguar Erich Fromm, duhet që të jemi të aftë të depërtojmë pas formulimeve racionale, pa i vënë veshin asaj që lideri thotë, por duke bërë kujdes se si e thotë, duke parë fytyrën, gjestet, personin në tërësi. Vetëm atëherë zbulohet karakteri i tij. Vetëm atëherë mund të kuptojmë kur Fromm thotë "se udhëheqësi në fjalë është nekrofil... me të nuk ke çfarë të bësh, nuk mund të jesh kurrë mik", sepse ndryshe nga një lider biofil që angazhohet me të gjitha forcat për të mbrojtur jetën, dinjitetin njerëzor dhe lirinë, një lider nekrofil "të gjitha energjitë i ka drejtuar drejt shkatërrimit, përvetësimit dhe pushtetit absolut". Nuk do ndalem se çfarë të sugjerojnë mimika, gjestet dhe egërsimet e Berishës. Por po t'u kthehesh bëmave, a nuk gjejmë në tërë karrierën e stërgjatë të Berishës, gjakimin dhe shkatërrimin për hir të pushtetit absolut? Sa herë do lejohet të rrënohet shteti dhe Shqipëria për hir të pushtetit personal të këtij njeriu? A nuk ishte e mjaftë viti 1997? Po shtatori i vitit 1998? Po vrasja dhe rrënimi i jetëve në Gërdec për shkak të babëzisë së përvetësimit? Po rrënimi i buxhetit me anë të një korrupsioni dhe papërgjegjshmërie që epshin për pushtet dhe fitime të paligjshme e maskon me patriotizëm? Po shkatërrimi i pavarësisë së institucioneve, opozitës, medias? Po shkatërrimi fizik i Zogut të Zi vetëm si një kapriçio shumëmilionëshe e luftës për pushtet? Janë edhe shumë e shumë të tjera. Berisha është një politikan që gjen forcë te shkatërrimi.
***
Ngjashmëria me Hitlerin e Berishës është në deklarata, bëma madje, në disa raste ai thyen edhe rekordet e Hitlerit. Erdhi nga e majta, si Hitleri. Ka kapur dhe shantazhuar partinë dhe porsi Hitleri, është bërë Fyhrer i pazëvendësueshëm dhe idhull i PD-së. Flet pa fund për "antikomunizmin" si Hitleri, megjithëse është kriptokomunisti më i thekur i mbetur. Ka 20 vjet në krye të partisë dhe të politikës, ndërsa Hitleri qëndroi në krye të politikës dhe shtetit vetëm 12 vjet. Hitleri shfrytëzoi djegien e Rajshtagut (Geringu ka pohuar se nazistët ia vunë flakën vetë), për të sulmuar dhe asgjësuar opozitën, Berisha shfrytëzoi vrasjen e Azem Hajdarit, për të bërë një grusht shteti të dështuar si puçi i birrës në Mynih. Hitleri bëri ca burg për një krim të tillë, Berisha jo. Përflitet se ka gisht në asgjësimin e Hajdarit, që bëhet kështu fatalisht i krahasueshëm me Ernst Remin, shefin e grupeve të sulmit që Hitleri e asgjësoi vetë. Tashmë është fakt i provuar që ish-badigardët e Berishës janë autorë dhe pjesëmarrës në skemën e vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha përdor, si Hitleri, në shkallë të gjerë mitingjet. Po si Fyhreri përdor në shkallë të gjerë mediat, sepse beson te magjia, te ndikimi i oratorisë mbi turmën. Prandaj kritikat që i bëhen, i toleron (si garniturë e fjalës së lirë) më shumë nëpër gazeta që kanë përgjithësisht tirazh të pakët në Shqipëri, por jo aq shumë në ekrane që ndikojnë audienca më të gjera. Jo rastësisht ka adoptuar formula që i japin mundësi t'u flasë përnatshëm, në një formë ose në një tjetër, shqiptarëve nga ekranet. Duket se ka bërë me vetveten betimin e Gebelsit: "Sapo të kemi pushtetin në dorë, ne nuk do ta lëshojmë kurrë. Veç kufomat tona mund t'i nxjerrin prej ministrive". Strategjia e tij konstante, ylli i tij polar, nordi i tij politik, është kapja e të gjitha pushteteve. Hitleri doli hapur kundër parlamentarizmit, Berisha synon të kapë shtetin nëpërmjet parlamentarizmit. Ka synuar dhe synon, si Adolfi, të vërë nën thundër gjykatat dhe prokurorinë, për t'i keqpërdorur kundër opozitarëve. Për këtë çështje të madhe u përplas me një President ish-gjeneral, me versionin shqiptar të Hindenburgut. Ashtu si Hitleri, edhe Sali Berisha është një shantazhist i përsosur. Zbulimi i korruptimit të politikanëve nuk i intereson për të luftuar korrupsionin, por për t'i shantazhuar, nënshtruar dhe vënë në shërbim të tij. Jo rastësisht sa herë ashpërsohet lufta politike, nis të tundë para hundës së kundërshtarit dosje disavjeçare të mbajtura fshehur në sirtar (sikundër dosja e "Tajvanit", por ka edhe shumë të tjera që i mban abuzivisht mbyllur) në shkelje të ligjit dhe devocionit ndaj interesit publik. Si edhe Adolfi, arriti të shantazhojë Perëndimin jo vetëm me destabilitet në Shqipëri, por edhe në Kosovë. T'i tregonte Perëndimit kreditë e tij të shumta politike në Kosovë ishte qëllimi i vërtetë i vizitës së tij në tetor të këtij viti atje, ku dhe për turp Hashim Thaçi i dha medaljen e artë të lirisë këtij shtypësi të lirive në Shqipëri. Themi për turp edhe për faktin e dhimbshëm se qenë po shërbimet e fshehta të këtij Berishe që i morën lirinë Hashim Thaçit, luftëtarit të UÇK-së kur luftonte për lirinë e Kosovës.

Në momente të caktuara Berisha shfaq një tërbim tipik hitlerian ndaj kundërshtarëve politikë. Është urrejtja tipike nazisto-komuniste për armikun e pushtetit. Mezi pret një shkak, një incident (madje akuzohet se i prodhon si Hitleri) që të sulmojë dhe groposë armikun e "popullit" që është përherë opozita. Fon Papeni tregon se në momentet kur digjej Rajhshtagu, mbërriti në vendin e mynxyrës Geringu, që në kulmin e zemërimit dhe gjithë djersë thërriste mesa kish në kokë: "Ky është një krim komunist kundër qeverisë së re". Të njëjtin brutalitet antiligjor ka shpalosur edhe Berisha në disa raste. Kur vite më parë një bombë shpërtheu para një supermarketi të një firme piramidale, duke shkaktuar disa të vrarë, Berisha, atëherë President i Republikës, sapo mbërriti në vendin e ngjarjes akuzoi opozitën komuniste për një akt të tillë terrorist. Po kështu akuzoi publikisht për vrasjen e Azem Hajdarit edhe Kryeministrin socialist, Fatos Nano, duke u bërë ndërsyesi i turmave fanatike (aspak rastësisht të armatosura) që ndërmorën një sulm mbi godinën e Kryeministrisë në 14 shtator. Kur dështoi, tha: Dolën nga kontrolli! Po s'kishin faj se ju vranë liderin. Ja u vranë apo ja u vrau?
Hitleri u tërbua kur social demokratët gjermanë nuk pranuan të votojnë Aktin e Aftësimit Ligjor që i jepte Hitlerit gjithë pushtetet dhe që në fakt i lejoi të nazifikojë Gjermaninë. Deri në atë moment, rrëfen gazetari Uilliam Shirer, ndërsa bënte premtime se "Akti" nuk do të cenonte as Parlamentin dhe as pozitën e Presidentit, "udhëheqësi nazist dukej tepër i arsyeshëm, madje, thuajse i përvuajtur". Pyesim sa herë e kemi parë Berishën të luajë rrengun e të "zbuturit"? Por me të ndeshur kundërshtimet e social demokratëve në mbrojtje të parimeve të humanizmit, drejtësisë dhe lirisë - vazhdon Shirer, Asambleja dëgjoi një mostër të gojëtarisë së tij të vërtetë: Ju arritët vonë, por, ja ku erdhët! - ulëriti ai... Nuk kam nevojë për ju... ylli i Gjermanisë po lind dhe i juaji po perëndon. Kambana e vdekjes suaj ka rënë... Unë nuk i dua votat tuaja. Gjermania do të jetë e lirë, por pa ju". Nuk është aspak vështirë të gjesh plot raste të një oratorie të tillë hitleriane plot mllef kundër opozitës në gojën e Berishës. Më e fundit qe ajo e para pak ditëve, kur u betua se do t'ia shkulte dhëmbët, deri edhe nofullat, me darën e ligjit opozitës. E vetmja gjë që mund të thuhet është: Po çdo dara e ligjit në dorën e Kryeministrit? Rastet e ngjashmërisë së fjalorit të Berishës me Hitlerin janë pafund. Ja një tjetër. Ndërsa kërcënonte Europën me luftë, Hitleri hakmerrej kundër poshtërimit që i kish bërë Gjermanisë Traktati i Versajës, duke deklaruar: Armiqtë tanë nuk do të guxojnë të qeshin më me ne! Kur në vitin 1997 Berisha humbi pushtetin për shkak të aventurave dhe korruptimit, shprehte një mllef hakmarrës, duke deklaruar publikisht për kundërshtarët politikë: do jua ngrijmë buzëqeshjen në buzë!
***
Çfarë i lidh Hitlerin me Berishën? Përse përputhet gjuha dhe mllefi i Berishës me atë të Hitlerit? Berisha nuk ka aspak elokuencën e liderit nazist. Çfarë kanë të përbashkët? Asgjë më shumë sesa karakteri prej demoni autokrat, i cili mezi pret të gjejë një pretekst të groposë kundërshtarët politikë. Është karakteri nekrofil dhe antiliri. Të përbashkët kanë edhe masën e fanatikëve që i mbështet pa rezerva e bashkuar rreth liderit në një solidaritet narcist grupi të çeliktë. Ka mësuar edhe diçka tjetër nga Hitleri. Pas grushtit të dështuar të shtetit të shatorit të vitit '98, hoqi dorë nga dhuna militare ashtu si edhe Hitleri pas Puçit të Birrës dhe vendosi t'i realizojë qëllimet për një pushtet absolut në rrugë "kushtetuese". Dhe i avancoi këto qëllime falë konsensusit të mbrapshtë historik me PS-në për ndryshimin e Kushtetutës. Një gabim fatal që e godet opozitën sot si një bumerang dhe e detyron të qëndrojë jashtë Parlamentit deri në momentin kur të dërrmohet strategjia e shantazhit e këtij Hitleri të Shqipërisë.


Postuar nga Fajtori datë 29 Nëntor 2009 - 22:07:

Eshte vene tek tema "Komente" ky artikull sidoqofte.


Postuar nga LiriEpirit datë 01 Dhjetor 2009 - 03:45:

Saliu eshte kryeministri me i mire dhe i vini rootull kot e shani. na ka dhene liri dhe autonomi nuk paguajme as taksa asgje. Gjithe dropulli votoj per koalicionin e PD. Kemi bere paktet tona me te dhe e ka shtepin e edyte ne himare ne gjirin e epirit.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2009 - 04:11:

perpiqu ti ndryshosh postimet nga 1 forum ne tjetrin, duket qe ke hy me tendence me bo propaganden tate e te Bollanos


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2009 - 05:26:

Dropulli nuk votoi per PD-ne, por per personazhet e PBDNJ-se qe kishin perfunduar ne PD pas sherreve me kryetarin.

Dhe ketu duket morali i secilit. Berisha kantidon greket e PBDNJ-se brenda ne PD, dhe greket ne fjale martohen me ate qe ne 1994 u zu me Ameriken per 5 greket qe futi ne burg per spiunazh.

Ec e merru vesh me ju. E sigurte eshte vetem qe po flisni per interes, jo per pasion.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 01 Dhjetor 2009 - 05:31:

Ncncncncncncncn sa te komplikum qe jeni si popull.......


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2009 - 05:59:

Pse komplikohesh, ti e ke te thjeshte. Mos u merr me ata andej ("te majtet" se s'du ti permend emrin). Ca ngel ne skene eshte mire pastaj

Po keto lart jane fakte te njohura prej kohesh. Thyerja e Berishes me boten filloi pikerisht nga skandali i 5 grekeve qe akuzoi per spiunazh ne 1995. Ne ate kohe erdhen presione pa fund nga Amerika dhe Greqia. Sala u be garip dhe s'donte ti lironte. Ky ishte fillimi i prishjes me SHBA-ne. Pastaj u fut ne keshillin islamik dhe u zu me kryetarin e gjykates kushtetuse (Zef Brocin) dhe SHBA i vuri vizen perfundimisht.

Gabime te fillimit te karrieres. Tani e mesoi dhe nuk e ben me... Greket i ka xhan.


Postuar nga LiriEpirit datë 01 Dhjetor 2009 - 16:23:

Nuk kuptoj se cfar doni ju shqiptaro-turkut me punet tona?. Nuk u ngopet me token qe keni vjedh? Merni nga fieri e siper po ua falim.

Shume mire qe Bollano takohet me Joe Biden dhe lobbist te tjere, kjo eshte garanci per ne.

Garanacia tjeter eshte premtimi qe Berisha na ka bere edhe gjate ksaj vere kur kaloj pushimet ne Dhermi dhe Himare.

Na ka premtuar qe para se shqiperia te hyje ne BE do te na japi autonomine duke e futur ate si Kerkese te Evropes per futjen e Shqiperise ne BE si te paevitushme.

Babi im kaqen prezent ne shtepine ku u be mbledhja kete vere. Vet Doktor S.Berisha ka thene se fjalet e tij publike jan " limonata per ti mbush mendjen jevgve te Elbasanit, Durresit, dhe disa krahinave malesore qe sja kan iden se si shkojn punet sot ".

Ne nuk na interesojn fare llafet, le te thoje cte doje publikisht per te korrur votat, rendesi qe gjer sot i ka mbajt premtimet dhe ka per ti mbajt.


Ju meruni me llafe patriotike, ne meremi me akte dhe fakte patriotike.


Doni te hyni ne evrope ju apo te ngeleni kafshe?. Duhet te ktheni tokat qe morret me vllezerit tuaj Turq.

Nese nuk e njihni historine shkoni e lexoni, ato jan toka EPIRIOTE!!! Shihni Hartat e para 2000 vitesh se cfar shkruhet aty, Epiri apo Al-Bunya?

Al-Bunya ( Albania) eshte shtet i turkut qe ska asnje rrenj historike.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2009 - 16:46:

Kush ta ka mesu kete histori ty ore e kupton qe po flet kodra mbas bregut ... apo flet me gjuhen e grekerve ti qe kane vite qe vjellin vrer e duan te mbulojne te verteten me lloj lloj budalliqesh ... mos na bej te hapim barkun tani apo te shajme grekerit arab te ndyre se ska lezet

Mos valle kjo puna e Bollanos me vorio epirin pikerisht ne kete kohe jane skenare te Berishes me zhvendos vemendjen nga protestat e opozites?


Postuar nga Vizioner datë 01 Dhjetor 2009 - 17:10:

Citim:
Po citoj ato që tha LiriEpirit



Ik mer ******hate! te kisha tani perpara ta tregoja une!
Njeri i ndyre!

Dhe mos shkruaj me ketu...kjo kjo Teme!



Fajtori dhe Moderatoret : JU KERKOJ TI HIQNI TE GJITHA

... MENJEHERE....CFARE KA SHRUAR KY TEK KJO Teme!

KJo qe shkruan ky, nuk eshte problem MBRENDA Shqiperise POR eshte PROPOGANDE e hapur KUNDRA Shqiperise dhe te tilla gjera nuk duhen lejuar ne Forum!

Eshte e drejta e secilit qytetar te cfardolloj shteti e perkatesie te te shkruaj ne per Forume c'fare do, POR, per sa koh nuk ben PROPOGANDE me synime KUNDRA nje Shteti tjeter: Kjo nuk quhet me: Shprehje e Lire e fjales!

Fajtori, jam i ndinjuar per ty qe e lejove kete kaq gjate te shkruaj ne Forum te tilla gjera!


Postuar nga erious datë 01 Dhjetor 2009 - 17:11:

Citim:
Po citoj ato që tha LiriEpirit
Nuk kuptoj se cfar doni ju shqiptaro-turkut me punet tona?


persepari...

turq ne shqiperi nuk ka, jo me kot shqiptaret (fukarejte) e nderruan fene per interes (te mos ngacmoheshin, te perfitonin) e jo per deshire.

persedyti...

eshte e vertete qe ne shqiperi ka nje minoritet grek, nje pakice rreth 6.000 njerez ne dropull sidhe ai fshati qe s'po me kujtohet nga ku ka lindur dhe nena e presidentit aktual grek.

por jo ju... kapemi me himariotet e bol-anos qe ti mer si shembull, pyet babain tend, si ja ka shpjeguar origjinen babai tij (gjyshi tend) nga jane.

kan zbritur malet e matit, dibres, e te korabit, pra shqiptare te vertete... dhe jane trasferuar ne himare, kurvelesh=kurva e lleshit (qe ti besh lidhjen me origjinen) dhermi, etj... motivet qe ata kane zbritur jane te shumta, gjakederdhje, kurveri, etj.

pra himariotet (e kam shpjeguar dhe ne nje teme tjeter) nuk jane greke, por shqiptare... ata zgjodhen gjuhen greke ne vend te asaje shqipe per arsye fetare, pra eshte me shume ndarje fetare sesa kombetare.

ti flet per hartat e 2000 vjet para, shiko: se ai popull, pra greket e vjeter eshte zhdukur nuk egzistojne me as ne dna ashtu siç eshte zhdukur dhe gjuha e atij populli ku shume i dhan njeriut nga te gjitha fushat.

mos shko aq larg, por flasim per koherat tona... kur eshte votuar ne shtetin e ri grek, per gjuhen shteterore, fitoje gjuha e re greke ndaj asaje shqipetare veç per tre vota... ndryshe grekerit sot do te flisnin shqip.

kjo gjuha e re eshte bere nga nje francez... kjo eshte historia.

persetreti...

ty duhet qe dikush nga forumi te t'bej BAN perjetesisht.... mor bythq!re


Postuar nga Vizioner datë 01 Dhjetor 2009 - 17:29:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

po ti dhe greqishten e flet si greqishte burgu ......




Po te ishte per mua, ky ndyresire ballano, sapo te zbriste ne Rinas, duhet arrestuar dhe futur ne Burg per Tradheti dhe propogande te HATUR kundra Shqiperise!
-Lexoni Kushtetuten-

..Dhe Ti Air-Force, je nje Karagjoz qe s'ke nje mendim te percaktuar dhe hidhesh me Textet e tua sa andej ketej!!! Nga te fryje era!.... Po te lexosh te gjitha cke shkruar ti reth Politikes ne shqiperi!
Te pakten na e thuj nga je me prejardhje?!


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2009 - 17:29:

Citim:
Po citoj ato që tha LiriEpirit
Nuk kuptoj se cfar doni ju shqiptaro-turkut me punet tona?. Nuk u ngopet me token qe keni vjedh? Merni nga fieri e siper po ua falim.

Shume mire qe Bollano takohet me Joe Biden dhe lobbist te tjere, kjo eshte garanci per ne.

Garanacia tjeter eshte premtimi qe Berisha na ka bere edhe gjate ksaj vere kur kaloj pushimet ne Dhermi dhe Himare.

Na ka premtuar qe para se shqiperia te hyje ne BE do te na japi autonomine duke e futur ate si Kerkese te Evropes per futjen e Shqiperise ne BE si te paevitushme.

Babi im kaqen prezent ne shtepine ku u be mbledhja kete vere. Vet Doktor S.Berisha ka thene se fjalet e tij publike jan " limonata per ti mbush mendjen jevgve te Elbasanit, Durresit, dhe disa krahinave malesore qe sja kan iden se si shkojn punet sot ".

Ne nuk na interesojn fare llafet, le te thoje cte doje publikisht per te korrur votat, rendesi qe gjer sot i ka mbajt premtimet dhe ka per ti mbajt.


Ju meruni me llafe patriotike, ne meremi me akte dhe fakte patriotike.


Doni te hyni ne evrope ju apo te ngeleni kafshe?. Duhet te ktheni tokat qe morret me vllezerit tuaj Turq.

Nese nuk e njihni historine shkoni e lexoni, ato jan toka EPIRIOTE!!! Shihni Hartat e para 2000 vitesh se cfar shkruhet aty, Epiri apo Al-Bunya?

Al-Bunya ( Albania) eshte shtet i turkut qe ska asnje rrenj historike.



nuk e kuptoj pse duhet te rrine shkrime te tilla ne forum ... jane komplet tendencioze e antishqiptare duket qarte.

Si dhe nuk kuptoj pse jane cilesuar si problematike dy postimet e fundit te Vizionerit dhe Erious.

ka ndonje Admin online me e rregullu kete lemsh ketu ???!!!


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2009 - 17:31:

Deri tani, ju qe keni share jeni shqiptare. Ban fillimisht do marrin ata qe shajne. Mos shani me shqiptare, mos konfirmoni kafsherine qe duan te na veshin greket.

Se dyti,

Citim:
Po citoj ato që tha LiriEpirit
Babi im kaqen prezent ne shtepine ku u be mbledhja kete vere. Vet Doktor S.Berisha ka thene se fjalet e tij publike jan " limonata per ti mbush mendjen jevgve te Elbasanit, Durresit, dhe disa krahinave malesore qe sja kan iden se si shkojn punet sot ".



Ka ndonje regjistrim per kete? Keni kurajo ta thoni publikisht? E dini sa zgjat Berisha ne pushtet kur te kuptojne shqiptaret tradhetine? Apo do terhiqesh tani te thuash se nuk ishte e vertete?

Ne boten e globalizuar ku po shkojme (dhe ne Evropen e bashkuar) nuk ka vend per sherre tokash. Madje ndonjehere me duket sikur jetet e separatisteve Baske (ne Spanje) kane shkuar kot, sepse e ardhmja eshte e bashkuar. Keshtu, eshte e kote te vendim kufij ketu apo aty, sepse pak a shume njesoj do jete kudo.

Ju greket e jugut e keni autonomine dhe s'keni cfare merrni me shume. Flisni greqisht dhe beni shkolla greke. Ja edhe emrat e rrugeve mund te v endosen ne dy gjuhe (siç behet ne Amerike). Por te kerkoni autonomi nga Shqiperia tejkalon tolerancen ndaj pakicave. Ju doni te vidhni token e ta quani greke, kur ajo toke eshte brenda Shqiperise se sotme. Nderrime kufijsh nuk ka per te patur, edhe po jua premtoi Sala nuk jua lejojne shqiptaret e vertete.

Prandaj merrni lirite tuaja si pakice, flisni gjuhen qe doni dhe mesoni cfare te doni, por autonomi politike dhe ekonomike nuk ka aresye te kete. Jetoni ne Shqiperi, per kete bindeni veten. Prandaj punoni qe te zhvillohet Shqiperia dhe mos shtrini duart nga greket. Mos harroni, jeni pjese e Shqiperise. Nese nuk ju pelqen ai shtet duhet te punoni ta zhvilloni, jo te shikoni endrra me autonomi 20 km katror.

Nese shqiptaret i konsideroni kafshe mos i provokoni, mos i zgjoni kafshet. E dini fare mire qe nuk fitoni asgje nga keto. E pate kur u nisen autobusat nga Vlora qe i ndaloi policia (e kafsheve?) ne Llogara.

Nese keni kurajo te dale njeri prej jush para kamerave te deshmoje per ate qe ka thene Berisha. Keni kurajo ju qe sjeni kafshe?


Postuar nga erious datë 01 Dhjetor 2009 - 17:32:

.

faja meduket kerkon te bej odienc me ket tipin.

ky, pra liriepirit... me jep te dyshoje qe po ben propagande gjithe lezet, anti berisha.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2009 - 17:42:

Erious, per ty e para eshte gjithmone teoria e konspiracionit.

Fantazi te tilla po na lene mbrapa.Nuk i thashe une grekut te vije ketu. Erdhi vete. Dhe po deshmon ne veten e pare ato qe ka pare (e habitshme).


Postuar nga erious datë 01 Dhjetor 2009 - 17:48:

.

nuk me kuptove, s'thash qe e ke mare ti faje

dmth... per mua ai shkruan te tilla provokacione, thjeshte per te bere propagande anti berisha, po ta lexosh me gjakftohtesi kuptohet

ça ka pare ai o me qafsh, berisha me meten i kaloje ato dite ne himare e dhermi, preu dy shirita ne dy rruge asfalti bashke me bolanon e ja kaq.

sidhe propozoj qe shkrimet e tij... te dergohen ne te gjitha gazetat e shtypit shqiptare.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2009 - 17:51:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE


po ti dhe greqishten e flet si greqishte burgu ......



kjo video jote me kujtoj ket tjetren, shife Air



eshte humor me spec ne fakt ...


Postuar nga trojani datë 01 Dhjetor 2009 - 17:59:

Fryma e tolerancës dhe respektit vazhdon edhe këtu tek kjo temë.

Është me të vërtetë për të ardhur keq!
Njësoj si dhe diskutimet aktuale të klasës politike shqiptare.
Po të shikosh me vëmendje, ne disa nga postimet e mësipërme, mund të bësh një paralelizëm dhe krahasim fantastik me diskutimet dhe fjalimet e klasës sonë politike që prej qershorit dhe deri më sot.
( Dhe kam frikë se do vazhdoj dhe më gjatë.)
E pra ata politikanë janë pjella jonë, dhe mos të habitemi aspak.


"Babi im eshte me i forte se babi tënd."
"Çeshtja ime më e drejtë se çështja tënde."
"Unë e njoh historinë tënde më mirë se sa ty vet."
"Malok"
"Pederast"

Etj. etj.


Postuar nga Vizioner datë 01 Dhjetor 2009 - 18:00:

Re: Sali Berisha, ish Komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise!

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Sali Berisha, shkaterruesi i Shqiperise. Po, eshte ai, Komunisti i pa Renovueshem qe prej 17- vjetesh, me politiken e tij te ndyre, te shkolles Komuniste, Bollshevike, Leniniste e ka kthyer Shqiperine 200 vjet mbrapa ne krahasim me Europen!!! Kur, ne kohen e Monizmit, ishim 100 vjet mbrapa!!!
Ai eshte vrases !
Ishte ai President kur ne shqiperi u vrane me dhjetra njerez!
Ishte ai President, i cili, nuk mbrojti popullin e vet nga gjak derdhja!
Ishte ai President dhe Presidenti qe lejoi piramidat dhe nepermjet tyre, i premtoi popullit te varfer, Parajsen pa punuar!
...Kam qene ne shqiperi ne Gusht te 2006 dhe e kam ndigjuar me veshet e mije kur tha ne TV se ; "Ju gaaaraaantoooooj, Paret e juaja jane te sigurta" !!! Dhe, ku ishin paret e sigurta!? Perfundimin e dime te gjithe tani!
Ato vite (2007-2009) nuk harrohen ! Nuk i harrojne, besoj, familjet qe humben njerezit e tyre!
Ishte Sali Berisha qe me injorancen e tije Njerezore dhe Politike, futi Fatos Nanon ne Burg dhe si rrjedhoje, e beri ate ne nje fare menyre-indirekt, Hero! Kush donte te dinte per Fatos Nanon se kush ishte, perpara se te hynte ne Burg !? Po, familjaret e tije dhe ca shoke!
Menyra Komuniste e Sali Berishes, e trajtimit te problemeve, te krijimit te UNI-t, te vetevendosjes, solli F.Nanon ne pozitat qe NE tani i dime...!
Nje Ish president i deshtuar, qe duhet te ishte ne Burg per Tradheti karshi popullut, vazhdon me injorancen e tije, dhe behet Kryeminister!!!

Prap, komunisti-Sali-injoranti, ka dy vjet ne Qeverisje dhe Shqiperia eshte kthyer si ne mes jete!

Sollaku nuk eshte problemi i Shqiperise, problemi i Shqiperise eshte Komunisti Sali !

Sollake do ikin e do vijne, por politika e ndyre-ambicioze-shkaterruese e Sale Torrollakut do te ngeli mbishpatullat e popullit shqiptare, me vite!

KUSH NUK E KUPTON KETE DHE I IKEN MBRAPA POLITIKES SE Sali Berishes, GERMON NJE LOPATE DHE, ME SHUM, NE VARRIN QE PO I HAPET EKONOMISE SE SHQIPERISE...!!!

Bamir Topi, Presidenti me i pa Respektuar i te gjithe kohrave, nga presidentet qe ka pasur Shqiperia!!!
Per 17 vjet, nxenesi i Komunistit Sali!!!
Nuk mund te jete ai KURRE Pluralist, kur ka qene Nenkryetari i nje Partie dhe sidomos e partise qe eshte ne pozite!!! Vetem nje njeri me llogjike te verber do ta besonte kete!!!
............ ................... ...............

Sa per dijeni te dashur lexues: Me keto qe shkruaj une si perkas asnje Partije.
UNE JAM DEMOKRAT NE ZEMER DHE VUAJ PER POSHTERSITE QE NDODHIN NE SHQIPERI!

... Dhe AI, Komunisti-Injoranti i ndyre Sali, tallet me Fatin e nje Populli...!
TURP !
.............. ................... ....



Po citoj vetveten, jo pa qellim, me kete shkrim te bere me hapjen e kes Teme me 23 Nentor 2007 pra, tamam para dy vjetesh!....


p.s. Ja pse e kam "Vizioner" ................nder te tjera!


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2009 - 18:05:

Mbeshtes mendimin e Trojanit, sidomos pas citimit qe i ben vetes Vizioner.


Postuar nga erious datë 01 Dhjetor 2009 - 18:29:

.

me rafte pika mu qe prekeni te gjithe per pederastat ju.

trojani, historia ajo eshte lal, dhe se luan as topi... ku esht problemi ?


Postuar nga Vizioner datë 01 Dhjetor 2009 - 18:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Mbeshtes mendimin e Trojanit, sidomos pas citimit qe i ben vetes Vizioner.



Fajtori, PO, une e theksoj dhe e pranoj qe: Jam Radikal-kundra Berishes (dhe JO, e theksoj, kundra PD-se ne vetvete si force Politike, ashtu si per cdo force-grupim tjeter Politik)! POR, une, NUK e kam share kurre Berishen dhe as do t'a shaje nga Familia. Te hyje ne jeten e tij Private si prsh: ja "ben" mire Lirise apo jo! Mastrubon ne gjume apo jo! E njeh-zbaton Kamasutren apo jo e te tjera si keto! Sepse, atehere Textet e mija NUK kane te bej me me Politiken-Njeriun Politikan por, me Njeriun Privat Sali, - dhe kete une sdo ta beja KURRE, jo per ate por dhe as per nje njeri te "thjeshte"!...
Ketu, kjo Teme, eshte Politike dhe shkruhet per Njeriun-Politikan!



p.s. Per Fajtorin: Perderisa citove dhe sygjyrove "trojanin", pseudonimi i tij me duket se flet vete per qendrimin e tij,llogjike e cila, u shpreh ketu me nje Rafinese qe tek ty beri efekt!!!


Postuar nga Fajtori datë 02 Dhjetor 2009 - 00:43:

Sa ka mundesi qe:

1. Zgjedhjet nuk u manipuluan dhe
2. Ata qe jane ne parlament jane anti-kombetar.

Domethene njerezit votojne kunder vetes?



Po me 8 Dhjetor cfare ndodh? Nuk po fton njerezit te mbrojne ata parlamentare?


Postuar nga Fajtori datë 02 Dhjetor 2009 - 18:24:

DR. INA VETRIOLO

Letër ish-pedagogut tim, Berisha
Komente tek Shekulli

I vetë-çnderuari, z. Sali Berisha!
Unë që po ju shkruaj kam qenë studente në fakultetin e Mjekësisë, kur ju ishit pedagog. Për të më kujtuar, po ju them se mungoja qëllimisht në leksionin tuaj të Kardiologjisë për arsye të teknikës së dobët të mësimdhënies; në fakt fuga idearum e juaja (vrapim idesh) e bënte të vështirë për auditorin të kapte idenë themelore...

Pavarësisht se logjika apo rrethanat mund të më kërkonin të rrija në vendin tim, u largova prej Shqipërisë në 1995-ën. Ndoshta duket e çuditshme, por shkaku për këtë vendim ju atribuohet juve.

Isha e bindur se për aq kohë sa ju do të ishit drejtues-qeverie do të ishte e pashpresë konvaleshenca e Shqipërisë në çfarëdolloj fushe, përfshirë këtu, atë që më interesonte më shumë, sferën e mjekësisë. E dini pse? Vendimi bazohej në një bindje timen personale lidhur me figurën tuaj: Bindja ime ishte që diçka nuk shkonte me korteksin tuaj.

Sot jam mjeke (e trajnuar më shumë jashtë Shqipërisë), por besoj se çdonjëri shqiptar i një profesioni tjetër nuk ka nevojë të jetë doktor apo psikolog, që të dallojë probleme të rënda te ju.

Jo thjesht pse asokohe në Fakultet, keni qenë një komunist i devotshëm. Dhe jo vetëm pse unë personalisht mora atë vendim në 95-ën. Por, sepse sot, 14 vjet më vonë, duke parë në distancë akumulimin e sjelljes suaj, nuk mund ta lë pa e germëzuar: Zoti Berisha- M- j -a- f-t m- ë, u m -b- u -sh k- u- p- a!

Më lejoni të shpreh veten thjeshtë e qartë si mjeke: Schizophrenia mund të ketë nevojë të kurohet prapa kangjellave të Spitalit Psikiatrik, por Psychopathia (çrregullim antisocial i personalitetit) ka nevojë për izolim të domosdoshëm. Z. Berisha, keni simptomat e plota të një çrregullimi të rëndë të personalitetit.

Kuptohet lehtë që në pozicionin tuaj kjo është shumë e rrezikshme për të gjithë.
Më lart fola si mjeke, tash po flas si shqiptare. Kam pasur kontakte të shumta këto ditë me bashkëkombës që dinë shumë më tepër se të tjerët për çështjen e kufijve detarë dhe marrëveshjen, mbi të cilën po bëhet zhurmë këto ditë.

Ajo që di me siguri është që ata janë ekspertë dhe nuk kanë asnjë arsye dhe asnjë interes që të gënjejnë. Ajo që del nga të gjitha bisedat dhe logjika jonë e bazuar në fakte është që ju si kryeministër keni firmosur (arsyet unë nuk i marr dot me mend) kalimin e një pjese të territorit shqiptar në favor të Greqisë fqinje.

Shpeshherë kam menduar këto vite për ironinë e faktit që unë që kam pasur gjyshër të persekutuar nga diktatura, jam jashtë vendit tim, kurse ish-komunistë të devotshëm të asaj kohe dominojnë skenën politike aty në Tiranë.

Filozofia ime është: "Kur s'ke opsione të mira zgjedhjesh, zgjedhja e opsionit më pak të dëmshëm është më e arsyeshme". Përfundimi im i këtyre ditëve është ky: "Po të duhej që unë të zgjidhja midis dy psikopatëve Enver Hoxha apo ju z. Berisha, do të preferoja Enver Hoxhën".

Së paku, deri te një marrëveshje, si ajo që dëshironi të bëni ju me Greqinë, ai nuk do të arrinte kurrë. Mos harroni se kjo është deklaratë që vjen nga zemra e një pasardhëseje "familje ballisti".

Vendi juaj sot, z. Berisha është në tavolinën e të akuzuarit. Qytetarëve shqiptarë, sot më e bindur se kurrë, dua t'ju them: "Nëse rrëzimi i Berishës është i mundur, duke protestuar për hapjen e kutive të votimit, atëherë vazhdoni pa ndërprerje. Shqipëria vjen në zë, para gjithë partive".

Së fundmi, më lejoni një analogji me veten: edhe pse jam një republikane, këtu në SHBA, unë ia dhashë votën time Obamas. Vendosa interesat e vendit tim të ri përpara preferencave të partisë sime.

Lutem dhe shpresoj përtej oqeanit që qytetaria shqiptare do të gjejë forca të ngrihet mbi rrugën e pistë ku ka hyrë vendi. Zoti ju shikoftë dhe ju shpëtoftë. Jetojmë në një kohë të vështirë.


Postuar nga Fajtori datë 02 Dhjetor 2009 - 19:00:

Shkruajme qe te merremi vesh e te gjejme ca parametra te perbashket.


Postuar nga erious datë 02 Dhjetor 2009 - 21:42:

.

problemt jane kuotidiane, per te hequr vemendjen tek ndonje tender, apo tek rruga durres-kukes, provokohen te tjera me te renda e te tjera e te tjera... siç u harrua tashme çeshtja e kufirit bregdetar.

dore e zeze.

air-force-tete... nuk tejkalohet ai shkrimi i fajtorit, pa e lexuar me vemendje, ju ben ju ''ish-persekutuarit'' te riflektoni.


Postuar nga erious datë 02 Dhjetor 2009 - 21:53:

Re: DR. INA VETRIOLO

Letër ish-pedagogut tim, Berisha

I vetë-çnderuari, z. Sali Berisha!
Unë që po ju shkruaj kam qenë studente në fakultetin e Mjekësisë, kur ju ishit pedagog. Për të më kujtuar, po ju them se mungoja qëllimisht në leksionin tuaj të Kardiologjisë për arsye të teknikës së dobët të mësimdhënies; në fakt fuga idearum e juaja (vrapim idesh) e bënte të vështirë për auditorin të kapte idenë themelore...

Pavarësisht se logjika apo rrethanat mund të më kërkonin të rrija në vendin tim, u largova prej Shqipërisë në 1995-ën. Ndoshta duket e çuditshme, por shkaku për këtë vendim ju atribuohet juve.

Isha e bindur se për aq kohë sa ju do të ishit drejtues-qeverie do të ishte e pashpresë konvaleshenca e Shqipërisë në çfarëdolloj fushe, përfshirë këtu, atë që më interesonte më shumë, sferën e mjekësisë. E dini pse? Vendimi bazohej në një bindje timen personale lidhur me figurën tuaj: Bindja ime ishte që diçka nuk shkonte me korteksin tuaj.

Sot jam mjeke (e trajnuar më shumë jashtë Shqipërisë), por besoj se çdonjëri shqiptar i një profesioni tjetër nuk ka nevojë të jetë doktor apo psikolog, që të dallojë probleme të rënda te ju.

Jo thjesht pse asokohe në Fakultet, keni qenë një komunist i devotshëm. Dhe jo vetëm pse unë personalisht mora atë vendim në 95-ën. Por, sepse sot, 14 vjet më vonë, duke parë në distancë akumulimin e sjelljes suaj, nuk mund ta lë pa e germëzuar: Zoti Berisha- M- j -a- f-t m- ë, u m -b- u -sh k- u- p- a!

Më lejoni të shpreh veten thjeshtë e qartë si mjeke: Schizophrenia mund të ketë nevojë të kurohet prapa kangjellave të Spitalit Psikiatrik, por Psychopathia (çrregullim antisocial i personalitetit) ka nevojë për izolim të domosdoshëm. Z. Berisha, keni simptomat e plota të një çrregullimi të rëndë të personalitetit.

Kuptohet lehtë që në pozicionin tuaj kjo është shumë e rrezikshme për të gjithë.
Më lart fola si mjeke, tash po flas si shqiptare. Kam pasur kontakte të shumta këto ditë me bashkëkombës që dinë shumë më tepër se të tjerët për çështjen e kufijve detarë dhe marrëveshjen, mbi të cilën po bëhet zhurmë këto ditë.

Ajo që di me siguri është që ata janë ekspertë dhe nuk kanë asnjë arsye dhe asnjë interes që të gënjejnë. Ajo që del nga të gjitha bisedat dhe logjika jonë e bazuar në fakte është që ju si kryeministër keni firmosur (arsyet unë nuk i marr dot me mend) kalimin e një pjese të territorit shqiptar në favor të Greqisë fqinje.

Shpeshherë kam menduar këto vite për ironinë e faktit që unë që kam pasur gjyshër të persekutuar nga diktatura, jam jashtë vendit tim, kurse ish-komunistë të devotshëm të asaj kohe dominojnë skenën politike aty në Tiranë.

Filozofia ime është: "Kur s'ke opsione të mira zgjedhjesh, zgjedhja e opsionit më pak të dëmshëm është më e arsyeshme". Përfundimi im i këtyre ditëve është ky: "Po të duhej që unë të zgjidhja midis dy psikopatëve Enver Hoxha apo ju z. Berisha, do të preferoja Enver Hoxhën".

Së paku, deri te një marrëveshje, si ajo që dëshironi të bëni ju me Greqinë, ai nuk do të arrinte kurrë. Mos harroni se kjo është deklaratë që vjen nga zemra e një pasardhëseje "familje ballisti".

Vendi juaj sot, z. Berisha është në tavolinën e të akuzuarit. Qytetarëve shqiptarë, sot më e bindur se kurrë, dua t'ju them: "Nëse rrëzimi i Berishës është i mundur, duke protestuar për hapjen e kutive të votimit, atëherë vazhdoni pa ndërprerje. Shqipëria vjen në zë, para gjithë partive".


Së fundmi, më lejoni një analogji me veten: edhe pse jam një republikane, këtu në SHBA, unë ia dhashë votën time Obamas. Vendosa interesat e vendit tim të ri përpara preferencave të partisë sime.

Lutem dhe shpresoj përtej oqeanit që qytetaria shqiptare do të gjejë forca të ngrihet mbi rrugën e pistë ku ka hyrë vendi. Zoti ju shikoftë dhe ju shpëtoftë. Jetojmë në një kohë të vështirë.


Postuar nga kurt datë 03 Dhjetor 2009 - 01:19:

Nuk kam shume haberrr se ca behet ne shqiperi por me aq sa lexoj jam disesi i mahnitur sa te rrezikshem si mafioza paskan qene kta tropojanet.
edhe ne filmin "taken" specifikisht permendin tropojen, edhe ne shqiperi per 20 vjet duket se vetem tropojanet kontrollojne gjithe vendin..
nuk kam qene kurre ne tropoje, por qenka nje krahine/popullsi per tu studiuar.
nuk eshte arritje e vogel te kontrollosh komplet nje shtet/popull ne zemer te evropes.
"knowledge kills action" thote Nietzsche

dmth kta paskan qene edhe trima te cmendur per t'marre pushtetin "me force" por jo edhe te pa ditur, kur dijn ta mbajn nen kontroll per rreth 20 vjet..


Postuar nga trojani datë 03 Dhjetor 2009 - 15:41:

Kurt
Ke krejtesisht te drejte.
Eshte per tu mahnitur dhe per te ardhur keq.
Por eshte e vertete.


Postuar nga Vizioner datë 03 Dhjetor 2009 - 17:05:

Mblidhet grupi dhe vendorët e PS, Rama: Hap kutitë, ose largohu

Hap kutitë ose largohu do të jetë kryefjala e protestës së opozitës që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Vendimi është bërë publik pak më parë, nga kreu i PS-së, i cili ka deklarua se opozita nuk tërhiqet dhe nuk futet në Parlament pa rikthyer dinjitetin e votës së lirë.


Duke deklaruar se Berisha e mbylli me turp kohën e dhënë nga opozita për reflektim, lideri socialist Edi Rama ka deklaruar se pas kësaj, opozita dhe populli opozitar nuk pret më vetëm hapjen e kutive, por largimin e një qeverie të kapur mat.

"Kjo qeveri e kapur mat humbet të drejtën të qëndrojë. Hap kutitë ose largohu do të jetë kryefjala e protestës sonë që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë"- tha Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit kuvendor të PS dhe të zgjedhurve socialist, njëherësh si një mesazh drejtuar gjithë shqiptarëve.

"Atë që ne i dhamë në emër të forcës së arsyes, ai e quajti ultimatum, vuri alarmin për rrëzimin e pushtetit me dhunë. Ngriti gojën ndaj nënës time, nënës së djalit tim, ndaj bashkëpunëtorit më të afërt në krye të partisë dhe në krye të 10 ditëve iu kthye grupit të deputetëve, duke nxjerrë një armë të stërpërdorur në vite, dosjet"- tha ai.

Duke kujtuar fjalën e turpshme të mbajtur mbrëmë nga kryeministri Berisha, Rama shprehu solidaritetin e tij dhe të PS-së me të gjithë ata deputetë që mbrëmë u përgojuan poshtërsisht për shkak të sipërmarrjeve të ligjshme të tyre.

"Publikisht u kërkoj që ta padisni Berishën në gjykatë pa iu ndarë për asnjë shpifje një për një. Nuk bën vaki që një qeveri të përgojojë sipërmarrës e t'i shpallë kriminelë që meritojnë fundin e vrasësve seriale. Ne jetojmë në llumokraci"- tha më tej ai.

Sipas Ramës, protestat do të peshohen me rëndësinë e çështjes së çdo shqiptari në nevojë dhe jo me numrin e protestuesve. "Hap kutitë ose largohu nëse nuk u jep dot invalidëve dhe njerëzve në nevojë atë që u jep ligji. Nuk do paguajnë shqiptarët për energjinë që pritet t'i rritet çmimi në janar, përpara se të paguajë Berisha që e gënjeu popullin për t'i marrë votat"- tha Rama.
--------------

Sali


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 03:54:

Shinasi Rama rrëfen të vërtetën e Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990 dhe krijimin e PD-së.
Pse Sali Berisha iku nga takimi i studentëve.
Si e kujton Shinasi Rama sherrin mes Saliut dhe Edi Ramës.
Pse nuk janë në PD themeluesit e kësaj partie.
Ku po shkon sot Partia Demokratike.

Te gjitha keto tek Gazeta Shqiptare:
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=69878
_________________________________-
Vizioner, ka nje teme mbi lajmet e dites, me mire te publikoheshin atje se jane bere çorap diskutimet aktuale me analizen e Berishes.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 03:56:

Saliu ishte negocjuesi/ndermjetesi qe vendosi R.Alia midis tij e studenteve ... pra ka hy si puna e Enverit ne parti


Postuar nga erious datë 04 Dhjetor 2009 - 05:09:

.

mroma air-force-one... the qe do shkoje ne demostrate me date 8 te degjoje xhaxhi salen, apo nderrove mendje...?

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Saliu ishte negocjuesi/ndermjetesi qe vendosi R.Alia midis tij e studenteve.


kjo eshte e vertete.

me preciz eshte keshtu (Ramizi e ka then ) ne nje mbledhje, pyet, si tja bejm me keta djemte, ke te dergojme te bisedoj me ta ?

eshte nje doktor, dora jone (i'a kthen keshilltari)... me origjine nga tropoja, nga ku jane dhe shumica e studenteve, mendojme se ai mund te zbusi gjerat.

ju e keni menduar, replikon ramizi... u tha u be, ateher mos humbim koh... ndryshe do te nisem un me kembe ne 1 te nates vetem e do shkoj te bisedoj me djemt.


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 08:04:

E pashe komplet dokumentarin. Paska 8 pjese (shume interesant) dhe ne shume pjese me kujtoi vetem Sali Berishen. Madje dhe terminologjia e luftes se armiqve i ngjan fjaleve te Berishes sot.

Ne nje çast thuhet "Enver Hoxha nuk beri kurre kompromise me kundershtaret politike". Mu kujtua Berisha qe tha identik te njejten gje dje. Mos flasim per pastrime dhe eleminime te njerezve qe mund te behen kryetare partie.

A t'ju them nje kuriozitet.
Do vije nje dite qe nga ministrat e Sales do zbulohet publikisht nje tender i manipuluar (nje rast e di personalisht). E dini çfare do ndodhe ate dite? Ajo qe ndodhi me Koçi Xoxen. Ministri do vihet para gjyqit, por kryetari (Berisha/Enveri) do thote "nuk dija gje, ja ku paska qene maskarai". Kjo do i siguroje jetegjatesi politike pikerisht siç arriti te beje Enveri.

Por vertet mendoni se manipulimet e tenderave behen pa dijenin e Sali Berishes?

Shpresoj nje dite ti mbani mend keto fjale. Skema eshte e thjeshte.


Postuar nga kurt datë 04 Dhjetor 2009 - 10:39:

mos ja fut kot fajtor se ky enveri paska qene kafshe krejt, qelbesire.
saliu nuk po vret dhendrrin e tij, dhe nuk po vret shokun e ngushte te femirise, apo kushuriren e vet qe s'pranoi ter martoje enverin.
paska qene shume i pashpirt i semure.

pse nuk paska nej me ata shoket e tij qe loznin poker ne paris, do na kishte bere nje nder te gjithve tani:p


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 15:05:

Sigurisht qe Enveri ka vrare me shume, por ka shume paralelizma qe si gjen tek ndonje politikan i sotem.

Kush e vrau Azem Hajdarin? Bodyguardi Berishes. Kush beri grusht shteti ne Shtator 1998? Berisha. Kush shkaktoi mijera te vdekur ne 1997-en. Prape Berisha. Kush ka perzene çdo anetar te PD-se qe rrezikoi te behej kryetar (i fundit nje intelektual si Besnik Mustafaj)? Prape Berisha.

Shiko sidomos punen e kryetareve te PD-se. Si princip, kushdo qe ka tentuar te cenoje pushtetin e tij ka perfunduar ne emigracion (Zef Broci, Eduard Selami), ne burg (Martin Leka, Fatos Nano), ose me keq ne varr (Azem Hajdari).

Ne faqen e PD nuk fliten fare emrat e "armiqve te brendshem" (www.pd.al). Nuk ka gje mbi te shkuaren. Ne wikipedia gjithashtu, asnje shenje mbi cfare ndodh brenda PD. Per te gjetur emrin e Eduard Selamit u desh te kerkoja 15 minua ne internet. Kryetar i PD-se qe perfundoi te shiste makina ne amerike.

Sali Berisha eshte paralelizem i gjalle i Enver Hoxhes?


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.