Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipėria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- Dashuri nė Chat, vodhi 50 mijė USD (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10543)


Postuar nga tresh datė 06 Janar 2006 - 13:03:

Talking

Shtesa mbi materialin interesant te Admiralit dhe kush ka mend le te zere mend dhe juruni dreqin chatit e internetit se ju iken paret per ..esh ....ej po kjo keka tepelenase meee :p

TIRANE/ Policia arreston 42-vjeēaren nga Tepelena, prej njė viti “dashuronte” nga interneti Neritan Hykėn

Flirti, i vjedh emigrantit 50 mijė USD
Prokuroria: Lindita Halilaj, e dyshuar pėr mashtrimin me martesėn


marre nga PANORAMA -- Klodiana Kotorri
Njė emigrant shqiptar me qėndrim nė Kanada, ka rėnė pre i njė mashtrimi tė kushtueshėm gjatė komunikimit nė distancė me njė 42-vjeēare nga Tirana.

Kjo e fundit, e cila, sipas burimeve zyrtare tė policisė, quhet Lindita Servet Halilaj, ka pėrfituar 50 mijė dollarė nga emigranti, tė cilit i kishte premtuar martesė, pas kthimit nė Shqipėri. Gjithēka ka filluar me njė komunikim tė rastėsishėm nė botėn e internetit, i cili mė pas ėshtė pasuar me njė flirt platonik mes shtetasit Neritan Hyka dhe tė dyshuarės Lindita Halilaj. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, 42-vjeēarja e cila ka lindur nė Tepelenė dhe ėshtė banuese nė Tiranė, pasi kishte rrėmbyer zemrėn e Hykės, i ka kėrkuar atij shumėn e parave. Sipas policisė, Halilaj ka premtuar se do t’i vinte nė pėrdorim pėr hapjen e njė dyqani nė katin e parė tė shtėpisė, ku banonte nė kryeqytet. Dyqani, sipas idesė sė shtetases sė dyshuar, pas kthimit tė emigrantit Neritan Hyka, do tė pėrdorej pėr interesa tė dy “bashkėshortėve”. Prokuroria dhe policia e Tiranės, kanė dokumentuar tė paktėn 30 dėrgesa tė emigrantit nga Kanadaja nė adresė tė gruas me tė cilėn ai komunikonte. Pasi ka pėrfituar shumėn 50 mijė dollarė, e dyshuara, sipas policisė, ka ndėrprerė komunikimin me emigrantin. “Ajo nuk mė pėrgjigjej nė adresėn e internetit dhe nė numrin e telefonit”, ka dėshmuar i dėmtuari.

Aventura
Shtetasi qė qėndronte nė Kanada bashkė me disa tė afėrm tė tij, ka vendosur tė udhėtojė drejt Tiranės me qėllimin pėr tė njohur gruan me tė cilėn kishte komunikuar, tė cilės i kishte dėrguar paratė. Emigranti ka deklaruar para hetuesve, sė tė gjitha shumat qė ka dėrguar nė Shqipėri, i ka marrė nė formė kredie nė bankat kanadeze. Pasi ka mbėrritur nė Tiranė, Neritan Hyka ka tentuar tė kontaktonte me 42-vjeēaren Lindita Halilaj. Kjo e fundit ėshtė “zhdukur”, ndėrkohė pas njė qėndrimi disaditor nė kryeqytet, emigranti ka bėrė denoncim nė polici. Ai ka vėnė nė dispozicion tė hetuesve tė gjitha tė dhėnat e 42-vjeēares, dokumentet e dėrgesave dhe vėrtetimet e kredive qė kishte marrė nė Kanada. Dosja hetimore ėshtė regjistruar nė Prokurorinė e Tiranės, e cila mė 26 dhjetor 2005, ka firmosur njė urdhėr ndalimi ndaj tė dyshuarės Lindita Halilaj. Ajo ėshtė arrestuar dje nė mėnyrė tė befasishme, pasi kishte filluar lėvizjet e zakonshme, bazuar nė informacionet qė kishte marrė pėr rikthimin e emigrantit nė Kanada.

Flirti platonik
Ka qenė fundi i vitit 2004, kur Lindita Halilaj, nėnė e dy fėmijėve, ėshtė lidhur nė internet me Neritan Hykėn. Ky i fundit, sipas policisė, jeton nė Kanada prej vitesh me prindėrit dhe vėllanė e tij. Disa muaj pas komunikimeve tė para nė internet, dy personat pushtohen nga flirti i fjalėve, pa njohur njėri-tjetrin nga pamja fizike. Halilaj i ka premtuar martesė emigrantit. Disa kohė mė parė, e dyshuara i ka thėnė “bashkėshortit”, se banonte nė katin e parė tė njė pallati dhe kishte dėshirė qė njė pjesė tė apartamentit ta kthente nė dyqan. Ideja e 42-vjeēares, sipas saj, kėrkonte shpenzime, ndaj duhej qė Hyka tė dėrgonte paratė pėr tė ngritur dyqanin qė do tė ndihmonte ekonomikisht ēiftin e ardhshėm. Njė muaj mė parė, Hyka i tregon nė telefon 42-vjeēares, se do tė vinte nė Tiranė, dhe do tė fejoheshin. E dyshuara, e cila nuk kishte kėtė qėllim, ka vendosur tė ndėrpresė lidhjet me emigrantin. Ajo ėshtė zhdukur nga interneti, ndėrsa bllokoi edhe numrin e telefonit. “Prokuroria e Rrethit Tiranė lėshoi mė datė 26 dhjetor 2005 urdhrin e ndalimit pėr 42-vjeēaren, pasi dyshohet se ėshtė autore e vjedhjes me anė tė mashtrimit tė shtetasit Neritan Hyka, banues nė Kanada, tė cilit i ka vjedhur shumėn prej 50.000 USD”, thuhet nė komunikatėn zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės.


  Gjithsej 89 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.