Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18571)


Postuar nga Ana1 datė 17 Mars 2012 - 21:24:

Inna, ja sqarimi i pyetjes tende!

Citim:
Po citoj ato qė tha INNA
Nga kto diskutimet e mesiperme mbasi harxhova pak kohe qe ti lexoj duket qe: raid eshte rritur nga prinder autorative, Dulcis dhe Deb* nga prinder autoritorian. Ju teoritorianet e forumit a mund te na thoni dicka si ndikojne keto dy lloj stilesh te ndryshme prinderore tek femijet?


Ja ta sqaroj une, pike me pike, sic e kam mesuar ne Educational Psychology.

Tema quhej :"Parenting Practices". Eshte teoria e Diana Baumrind (1996) , nuk e di se sa nga ju eshte familjar me kete qe permenda.

Parenting styles( stilet prinderore) jane menyrat e disiplines dhe dashurise prinderore qe ata tregojne me femijen e tyre.

Baumrind, pershkruan praktikimin prinderor tipikisht si dy dimensione te thjeshta, te cilet jane : Kontroll, dhe Pergjegjshmeri.

1-Kontrolli permban: striktness, me te cilen prinderit edukojne femijet e tyre me limite, dhe disipline!

2-Pergjegjshmeria permban: dashurine ( affection), apo afektivitetin( spo di te gjej fjalen e duhur ne shqip); acceptance ( pranimin), dhe caring ( kujdesin) qe ben pjese ne prinderim!

Tani ndahen gjerat me vete, bazuar ne keto dy nivele te dimensioneve te mesiperme.

1) Authorative parenting: permbledh : te vesh limite , ose te kesh rregulla per femijet dhe adoleshentet, dhe te perforcosh ato rregulla!
Ketu, prinderit dhe femijet gjithashtu perjetojne nje nivel te larte emocional qe i lidh, dhe qe lejon prinderit te jene fleksible ( te ndjeshem)kur eshte e nevojshme)

2)Authoritarian parenting: permbledh nje nivel te larte kontrolli, ne te cilen limitet jane vene, dhe rregullat jane te forcuara, dhe kemi mangesi te perjetimit emociaonal midis femijes dhe prinderve!
Prinderit shihen si " diktatore" qe jane te pandjeshem, nuk ndryshojne rregullat e vena per te akomoduar rrethana speciale, apo te pallogaritura me pare.

3) Permissive parenting: permban me pak kontroll te femijes, ku prinderit nuk kane vene rregulla per sjelljen e femijes. Gjithesesi, prinderit kane nje lidhje shume te ngushte me femijet e tyre, saqe po ti vesh re nga afer ( pra ti obzervosh), mund tu referohesh si " miq" (friends) me shume sesa prinder-femije!

4) Uninvolved parenting: ka mungese ne te dyja anet, si ne kontrollin e femijes, ashtu dhe ne pergjegjshmeri!
Prinderit zakonisht nuk jane ne dijeni te sjelljes se femijes se tyre, shoqerise qe kane femijet e tyre, veshtiresite qe hasin femijet e tyre, si dhe arritjet e femijes se tyre!

psh: marrim rastin e nje prindi i cili nuk eshte ne dijeni se kur report cards te femijeve vijne ne shtepi, dhe nuk eshte ne gjendje te name his child`s friend!( te dije emrin e shokut/ shoqes, te femijes se tij( saj)

Sefundi dua te dal diku: Tek pergjegjshmeria, dhe Kontrolli!

Prinderit Authoritative kane pergjegjesi te larte per femijet e tyre! dhe kontroll te larte gjithashtu. ( rezultati: closed connection- lidhje te ngushte prinder- femije)

Prinderit Authoritarian, kane pergjegjshmeri te ulet per femijet e tyre, dhe kontroll te ulet( te pakte dmth). ( rezultati: uninvolved)


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.