Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- A eshte krim........? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=540)


Postuar nga juliana datė 08 Mars 2003 - 13:48:

Post A eshte krim........?

a eshte krim te dasurosh nje djale kur nuk e di qe ai eshte i martuar dhe pasi te genjen qe te don shume dhe te shfrytezon ne maksimum te thote ik tani se sje me per mua!!....
kjo pra eshte historia e nje vajze qe e njoha dje nga vollga rastesisht.tani e ka marre vesh qe ai eshte i martuar dhe nuk din se cte beje.te ndahet nga ai apo ti thote familjes se saj se cfare i ka bere ai njeri?
pres pergjigjen tuaj.


Postuar nga Joela datė 08 Mars 2003 - 18:26:

Me vjen keq per kete vajze , pasi keto jane gjera qe kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin ne jete .
Per mendimin tim kjo vajze duhet te ndahet nga ky person edhe pse e kuptoj se per te mund te jete e veshtire por me mire te vuaj tani se sa gjithe jetes per nje vendim qe nuk arriti ta merrte kohe me pare.
Persa i perket faktit qe ajo duhet te flasi me njerezit e shtepise me duket dicka absurde pasi ajo duhet te jete aq e fort sa ti perballoj keto gjera vetem.
Prindrit ne kete rast nuk do te benin dot gje . Ja e zeme se ja tha prinderve ... Cfare do bejne prinderit e shkrete ...
- e para do shqetesohen per nje veprin te pamenduar te vajzes
- e dyta - Do ndajne ate djalin e martuar nga familja per tu martuar me vajzen e tyre???????
Nuk di cte them me teper ... vetem ... ME VJEN KEQ


Postuar nga Keni datė 08 Mars 2003 - 19:53:

Juliana me vjen keq per kete vajze por jane gjera qe ndodhin. Pa mendo per shume vajza shqiptare qe jane genjyer me te njejtin fat dhe kane perfunduar ne Greqi apo Itali dhe punojn per ata qe i kane dashur me shpirt. Prandaj mendimi im eshte qe ajo duhet ti nenshtrohet fatit, ti kthej kurizin fatit te hidhur. Sa per familjen mendoj se nuk duhet te mari pjes ne kete hidherim te saj sepse mund te ndodhe qe ky fat i hidhur te dyfishohet dhe kjo nuk do te jete e mire per te.
Me respekt Keni.


Postuar nga Ami- datė 08 Mars 2003 - 20:27:

Nuk mendoj se ne kete rast ka kaq shume tragjedi sa shprehet nga parafolesit.

Une mendoj se nuk duhet fajesuar asnje nga personazhet e kesaj historie pasi edhe nese ai djali e ka mbajtur te fshehte martesen e tij kjo vjen nga fakti sepse nese ai do i kishte thene kesaj vajze kete gje qe ne fillim atehere historia e tyre as qe do te fillonte. Pra ka qene i detyruar qe ta beje nje gje te tille.
Megjithate raste te tilla ka plot sa here dashurohemi dhe ndahemi ne jete?
Mjafton qe te kemi parasysh se si cdo gje ne bote edhe dashuria nuk eshte e perjetshme dhe ajo ndryshohet dhe permiresohet apo modifikohet ne shpirtin tone. Ne raste te tilla kur nje dashuri perfundon zgjidhja eshte qe personi te jete realist mbi mundesite qe ka kjo dashuri per te mbijetuar. Nese bindet qe nje gje e tille nuk ka rrugedalje atehere nuk duhet te kushtezohet nga ajo por te shohe perpara se mundesite jane te pafundme.

Une per vete ne jeten time kam nje moto e cila me largon nga iluzionet

KUSH NUK ME DO, NUK ME MERITON....

Dhe kjo shprehje me ndihmon shume per te vleresuar se sa peshe ka nje dashuri dhe se sa mundesi ka ajo per te mbijetuar.


Postuar nga Ira datė 24 Mars 2003 - 22:01:

Juliana

me erdhe shume keq ku lexova kete histori te nje mikeshe tende.
Une mendoj qe ajo me mire te heqi dore nga ai djale tani se sa me vone. Nuk ke se cfate te besh kot nuk eshte ajo shprehja qe mashkulli eshte shoku i qenit. Mendoj qe ajo do ta kaloj kete gjendje, do ti duhet pak kohe por jam e sigurte qe do ta peballoi. Sa per prinderit do te ishte me mire te mos i thote, nese ajo do ta perballonte kete situate aq me mire.


Postuar nga ola datė 24 Mars 2003 - 22:26:

Unhappy me vjen keq

uau!!!!!!!! vertet nje histori e trishtueshme nuk e imagjinoj dot se sa vuan ajo vajze ne keto caste. e zhgenjyer, e mashtruar, e shfrytezuar dhe gjithcka e keqe qe mund te te ndodhe ne jete. te them te verteten une nuk do dija cfare ti thosha asaj vajze, me se ta ngushelloja sepse e di qe po te isha une ne vend te saj gjithcka do me dukej shume erret. besoj se kjo vajze nuk duhet ta shikoje me ate njeri ose me mire te thuash ate kriminel, nuk ka me asgje per tu thene. ne vend qe te mundohet t'ia ktheje mendjen atij djali, ajo duhet te fokusohet ne jeten e saj dhe te jete optimiste per te ardhmen (e di qe eshte me lehte te thuhet se sa te behet, por ne keto caste nuk asgje tjeter per tu bere). persa i perket bisedes me prinderit e saj, une mendoj qe ajo te mos ju thote njehere per njehere se ti e di si jane prinderit i ekzagjerojne te gjitha gjerat plus qe ata do duan te ballafaqohen me djalin dhe kushedi cfare ndodh (ne shqiptaret jemi shume gjak nxehte)

shpresoj qe ajo vajze te ndihet me mire dhe i uroj fat dhe lumturi per me tutje.


ola


Postuar nga ENISS datė 25 Mars 2003 - 11:45:

Re: A eshte krim........?

Citim:
Po citoj ato qė tha juliana
.....tani e ka marre vesh qe ai eshte i martuar dhe nuk din se cte beje.te ndahet nga ai apo ti thote familjes se saj se cfare i ka bere ai njeri?
pres pergjigjen tuaj.



Cfare do zgjidhte nese do ti tregonte familjes per kete histori? Apo theshte te kete dhe ngushellimin e tyre ? Sme duket se duhet ta bej edhe kete... Kam degjuar shume histori te tilla. Me duket teresisht e padrejte. Nje lidhje komplet fallco. Tek e fundit edhe pse je i martuar nese je i hapur e tregon kushtet ne te cilat ndodhesh, ka plot partnere qe se kane problem nje lidhje edhe pse je i martuar. Pse u dashka te mashtrosh, e ti shkaktosh vuajtje te tilla kesaj vajze? Ok ... tek e fundit eshte dicka qe duhet kaluar dhe te vlen per te kuptuar se ne jete ndodh edhe keshtu Eshte thjeshte nje periudhe qe sduhet pare si fundi i botes... ndaj sa thash dhe me siper problemi i shkaktuar duhet eleminuar pak nga pak dhe jo ti shtosh hallka te tjera... ti tregoje familjes, apo ku di une ....


Postuar nga ENISS datė 25 Mars 2003 - 11:52:

qe nga tema ''A eshte Krim'' skeni pse e beni kaq tragjike... e shikoj si nje rast shume te veshtire e madje kam parasysh edhe pasojat per kete vajze, humbje te besimit ndaj te tjereve, vetes, ndihet e fyer, e mashtruar, por jo Krim...
Uroj ti kaloj sa me shpejt dhe te jete me e kujdesshme ne nje lidhje te ngushte...


Postuar nga illusion datė 29 Mars 2003 - 07:58:

lol

sa te zgjut qe te kam shtrige (Eniss)

Sa per temen me e lartshme...Gjera qe ndodhin
edhe sic e kan then komunistet e vjeter "Ngjarjet e keqija jan edukative"

By the way.. sa me pak thashetheme


Postuar nga Ana datė 01 Prill 2003 - 19:07:

Smile

Waw,
krim eshte fjale shume e rende, dhe duhet perdorur shume rralle.
Ne kete rast, krim ndaj kujt? Ti thua "a eshte krim te dashurosh dike qe e shte i martuar" e blah, blah, blah.... se nuk po i perseris te tera. Qe ne formulimin e pyetjes ka gabim dhe askush nuk i pergjigjet me " PO" kesaj pyetje.

Keto jane gjera qe ngjasin, here nga mashtrimi i meshkujve, here nga mendjelehtesia e femrave.

Nuk eshte fundi i botes, ajo nqs eshte vajze e zgjuar, ka nxjerre mesim nga kjo histori dhe nuk do lejoje te perseritet me. Sa per dhimbjen e ndarjes, personalisht nuk besoj se ka njeri te pazevendesueshem, me kohe ajo do njohe njeriun e duhur dhe kjo qe ka kaluar, pas ca vitesh, do t'i duket tamam nje aventure e moshes, dhe nuk ka per t'i mbetur asgje ne mendje vec mesimit qe ka nxjerre nga kjo histori.

Sa per ate se si duhet ta zgjidhe situaten, kjo nuk do shume mend, sa me pare te shkepuse marredheniet dhe te mundohet te kete prane nje shoqe te mire, qe te kaloje kete periudhen e pare.

Sa per familjen, mendoj qe ajo eshte e rritur mjaft ( perderisa eshte e afte te hyje ne marredhenie cifti) sa per t'i bere balle vete kesaj situate, pse duhet t'i shqetesoje ata tani ne fund, kur kjo gje vetem do e acaronte situaten, perse t'u thote, qe babai apo vellai te shkojne t'i japin nje dru te shendoshe ketij djalit, sic ndodh rendom ne keto raste?? E cfare do zgjidhin?? Rrezik do i prishnin dhe atij familjen.....


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.