Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Kreativiteti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14273)


Postuar nga Mister_DXP datė 06 Gusht 2007 - 20:12:

Vazhdim

 

...........Jane studjuar edhe lidhjet e mundshme te kreativitetit me gjėndjen shpirtėrore, atė emotive, gjumit, bile edhe lidhjet qė mund tė ketė me sė mundje te ndryshme tė trurit si, depresioni, hiperreaktiviteti etj.
..........A ka ndonjė lidhje midis kreativitetit dhe stadeve te skizofrenise?Eshte e njohur njė shkallė mė e lartė kreativiteti tek skizotipalėt , tė cilėt kanė njė dėshirė tė madhe pėr vetėizolim dhe vetėbindjen se kanė aftėsi tė larta sensore, por jashtu nė nivele tė ulta tek skizofrenikėt dhe me shume nė rastet me ērregullime bipolar, por kjo nuk do tė thotė qė kreativiteti ėshtė dominion i tė sėmurėve mendorė, nė asnjė mėnyrė jo. Duhet tė shtoj domosdoshmėrisht se nuk mund tė ketė kreativitet tek njė person i izoluar social. Njeriu nuk mund tė prodhojė nga hiēi (ex nihilo).Ne kushtet praktike ky fenomen merr njė karakter qė qėndron pak mė larg strukturave shabllone tė teorive tė mėsipėrme.
..........Kreativiteti patjetėr kėrkon sakrifica, vetmohim, punė tė rėndė. Si ajo ndėrtesa e lartė qė pėr t’u ngritur kėrkon jo vetėm lėndėn e parė, por edhe truallin, do strukturėn e plotė arkitektonike.
.........Vek kėsaj ndėrtesa ka edhe njė pjesė shumė tė rėndėsishme e cila kur pėrfundon ndėrtimi nuk duket mė, ėshtė e mbuluar nėn tokė, ka pra themelin aq tė nevojshėm, pa tė cilin do tė jetė njė krijim jo solid dhe i paqėndrueshėm. Ai do tė thėrmohej nė mijra copėza tė vogla tė pavlefshme. Kush ėshtė pra ky bazament, pa tė cilin nuk dimė a do tė kishte edhe kreativitet. Eshtė sė pari pra, ndihma qė duhet tė ketė e famshmja materje gri; ndihma ushqimore, morale nxitja e vazhdueshme nga rrethi social. Eshtė mėnyra e furnizimit tė trurit me energji, prirja pėr tė kėrkuar prej miqve aprovim, njė buzėqeshje njė ngacmim, ajo qė fshihet nėn tokė dhe harrohet shumė lehtė prej admiruesve tė artit, por nganjėherė edhe prej vetė kreatorėve.

Undergraundi ėshtė shumė i thellė. Aty nuk duhet tė harrojmė familjen, rrethin e ngushtė ku jeton krijuesi, ku shpesh gjėndet jo vetėm frymėzimi, por edhe harmonizimi i errupsioneve kreative me qetėsinė vdektore pas tyre, buēima e thellė e lumenjve brendashpirtėrorė me buzėqeshjen e ėmbėl tė fėmijės. Atje pra krijohen sfondet, zėrat e dyta tė kėngėve, koret. Si mund tė kishte pra krijim pa njė mbėshtetje tė tillė solide dhe tė vazhdueshme….?

DXP


  Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.