Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipėria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- Dashuri nė Chat, vodhi 50 mijė USD (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10543)


Postuar nga Admirali datė 06 Janar 2006 - 09:19:

Dashuri nė Chat, vodhi 50 mijė USD

Gazmend Janku
g.janku@gazetashqiptare.com

TIRANE

Vjedhje me anė tė mashtrimit nėpėrmjet internetit. Kjo ėshtė akuza pėr tė cilėn u arrestua Lindita Halilaj, 42 vjeēe me banim nė Shkodėr. Ajo akuzohet se i ka vjedhur 50 mijė dollarė Neritan Hykės, emigrant shqiptar nė Kanada. Vjedhja e pazakontė ka ndodhur edhe pse dy protagonistėt nuk ishin takuar asnjėherė me njėri-tjetrin. Interneti ka qenė lidhja e tyre e vetme. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranės, ka rezultuar se 42-vjeēarja Halilaj, kishte krijuar njė lidhje virtuale nėpėrmjet internetit me Neritan Hykėn, nė Kanada. Komunikimet e shpeshta, bėnė qė Neritani tė binte nė dashuri me Linditėn, e cila pasi e kuptoi kėtė fakt, filloi tė zbatonte edhe planin e mashtrimit. Duke i premtuar martesėn, 42-vjeēarja nuk ka nguruar t’i kėrkojė tė dashurit tė saj virtual, lekėt pėr blerjen e banesės dhe orendive tė tjera shtėpiake. Neritani i dehur nga dashuria, i ka dėrguar disa herė para, tė cilat nė total kapnin shifrėn e 50 mijė dollarėve. Pas marrjes sė sasisė sė valutės, Lindita ka ndėrprerė komunikimet me Neritanin, i cili vetėm nė kėtė moment e kuptoi mashtrimin. Pasi kishte humbur 50 mijė dollarė, Neritani lajmėron tė afėrmit e tij, tė cilėn bėnė edhe kallėzimin penal nė Prokurorinė e Tiranės. Duke qenė se tė dhėnat nė faqen e internetit pėrputheshin me gjenealitetet dhe tė dhėnat fizike tė Linditės, ndaj kėsaj tė fundit, prokuroria firmosi urdhėr-arrestin mė 26 dhjetor tė vitit tė kaluar. Nuk ka vonuar, dhe policia dje ka bėrė tė mundur arrestimin e 42-vjeēares, ndaj sė cilės rėndon akuza e vjedhjes me anė tė mashtrimit.

Lidhja
Hetuesit kryeqytetas kanė dalė nė pėrfundimin se lidhja midis emigrantit Hyka me mashtruesen Halilaj ishte krijuar nėpėrmjet internetit ku tė dy kalonin orėt nė chat.

Gazeta Shqiptare


  Gjithsej 89 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.