Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Pushteti dhe Seksi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11459)


Postuar nga cupka datë 19 Prill 2006 - 20:42:

Pushteti dhe Seksi

nga Muhamedin Kullashi, Profesor ne Universitetin e Parisit.

Muhamedin Kullashi

Vërshimi i imazheve dhe fjalimeve për seksin në të gjithë hapësirën e komunikimit masiv, në botën e sotme, duket se ka arrit përpjesëtime aq të mëdha sa më së shpeshti flitet për një stërngopje dhe bezdi. Nuk janë të rralla kritikat moraliste e fetare që e damkosin këtë dukuri si të dëmshme, në veçanti për moralin dhe shëndetin e të rinjve. Realiteti i vdekshmërisë nga sida përdoret si mjet «pedagogjik» për të provuar dëmin dhe rreziqet që dalin nga seksi. Të tjerët që duan të mbajnë më tepër një qëndrim analitik synojnë të shpjegojnë shkaqet e gjithëpranisë së përfytyrimeve dhe imazheve të seksit. Ndërkaq, teori të tjera orvaten të ndriçojnë më shumë domethënien e këtij fenomeni për mënyrën e të jetuarit të njeriut të sotëm. Shumica e teorive që merren me këtë temë, përtej dallimeve që kanë mes veti, e kanë të përbashkët një tezë: sipas kësaj, gjithëprania e seksit në botën e sotme është rezultat i një shpërthimi, në decenitë e fundit, pas shumë shekujve të shtrëngesave, ndalesave e pengesave që religjioni dhe morali i krishterë ia kishin imponuar seksit; këto institucione paskan detyruar fshehjen, mënjanimin dhe ndrydhjen e manifestimit të aktivitetit seksual si edhe diskurset për seksin, si të turpshme. Këtë tezë e gjejmë te shumë autorë që janë marrë me historinë e filozofisë dhe të etikës, me historinë e qytetërimit perëndimor apo edhe te ata që merren me psikanalizë.
Një teori shumë të ndryshme nga interpretimi që mbështet teza e përmendur, e gjejmë te filozofi bashkëkohor Michel Foucault (Fuko). Veçanërisht në veprën e tij “Historia e seksualitetit” (e ndarë në tre vëllime: Vullneti për të ditur, përdorimi i kënaqësive dhe brenga për veten), Foucault ofron një pikëpamje origjinale për statusin e seksit në qytetërimin perëndimor. Në dallim nga shumica e interpretimeve që e reduktojnë qëndrimin e krishtërimit ndaj seksit si qëndrim thelbësisht represiv, Foucault nxjerr në dritë mekanizma subtile që janë prodhuar në historinë e Evropës së krishterë për prodhimin e «të vërtetës për seksin». Tiparin e parë të këtij qytetërimi, Foucault e shpreh me pohimin i cili vë në pah, në njërën anë, praninë permanente të temës së seksit si temë qendrore e në anën tjetër mungesën e një « arti erotik ». Kjo nuk do të thotë se në artin perëndimor ka munguar tematika e seksit, por vetëm se ka munguar arti i kultivimit të kënaqësive seksuale. Këtë art ai e gjen të pranishëm në kulturat orientale: në Kinë, Indi dhe në botën arabo-myslimane. Ky art ka hulumtuar mundësitë e shtimit të intensitetit të kënaqësive erotike e njëherit ka zhvilluar, përmes metodave ezoterike, bartjen brez pas brezi, të sekreteve për këto kënaqësi.
Në dallim nga qytetërimet orientale, qytetërimi perëndimor, sipas Foucaults, ka zhvilluar një dije shkencore për seksin – scientia sexualis, e cila dallon thellësisht nga arti erotik. Ky dallim hetohet, së pari, në faktin se krishtërimi ka kultivuar një «vullnet» për të njohur të vërtetën e seksit përmes procedurave që përbëjnë nyjën pushteti-dija (pouvoir-savoir). Teknika më karakteristike për të prodhuar të vërtetën për seksin, që ka zbuluar krishtërimi, është ajo e pranimit, i cili realizohet përmes rrëfimit. Kjo teknikë u zyrtarizua në vitin 1215, në Koncilin e Latranit. Besimtari duhet t’i rrëfej priftit, brenda një atmosfere intime, tundimet e tij të nxitura nga seksi: aktet e ndaluara (masturbimi, sodomia etj.), ëndrrat si shprehje të dëshirave të penguara, shpresat për ëndje të ardhshme. Kjo praktikë e vazhdueshme e rrëmijhes brenda subjektivitetit, e përpjekjes për të ndriçuar skutat më të errëta të brendisë së individit, për t’i nxjerrë ato në dritë përmes fjalëve të artikuluara, do të ndikojë vendosmërisht në individualizimin e individit dhe në subjektivimin e subjektit.
Mirëpo ky vullnet për të njohur sekretet e subjektivitetit të individit është i drejtuar nga një institucion pushteti, nga kisha. Kështu, sajohej nyja dija-pushteti. Për Foucault, fjala “pushtet” nuk emërton vetëm pushtetin politik qendror, por trajta të ndryshme të raporteve të forcës që sajohen, brenda një dinamike historike, në shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Foucault kritikon iluzionin e filozofisë tradicionale, sipas së cilës, e vërteta është diçka që është plotësisht e pavarur nga pushteti, në kuptimin e gjerë, dhe se e vërteta mban lidhje burimore vetëm me lirinë e njeriut. Ai vë në pah ndërmjetësimin e trajtave të ndryshme të asaj që shikohej si e “vërtetë” nga filozofët, me struktura e dispozitive të pushtetit. Shembulli karakteristik është pikërisht pranimi përmes rrëfimit: besimtari nxjerr në shesh të vërtetën e subjektivitetit të vet para shikimit të përfaqësuesit të një institucioni që ka pushtet: “pranimi është një ritual i diskursit, ku subjekti i cili flet përputhet me subjektin e shprehjes”, ngase ai duhet të “thotë atë që është, çka ka bërë, çka fsheh, çka mendon e çka mendon se nuk mendon”. Pranimi bën të mundur të ngjizet lidhja midis seksit dhe të vërtetës, përmes rrëfimit të hollësishëm të një fshehtësie individuale.
Kështu, shekuj të tërë, e vërteta për seksin ka gjetur shprehje në këtë trajtë diskursive që drejtohet nga një strukturë pushteti. Pranimi e ndihmon individin që të zbulojë brenda vetes pengesat që e pengojnë të kuptojë dëshirat e veta. Pranimi e lehtëson individin ngase ai e ndjen veten pastaj të çliruar nga barra e mëkatit dhe fajit, ai i premton shpëtimin për botën e përjetshme.
Foucault mendon se përvojat e akumuluara, gjatë shekujve, me pranimin, ekzaminimin e ndërgjegjes dhe drejtimin e saj nga pastorët (barinjtë e shpirtit), kanë ofruar njohuri për subjektivitetin e individit, e në veçanti për seksin. Kjo traditë shumëshekullore, në Perëndim, ka bërë që pranimi të vazhdoj edhe sot e tutje të jetë “amzë e përgjithshme që drejton prodhimin e diskursit të vërtetë për seksin”. Natyrisht, pranimi ndërkohë është transformuar, ai nuk lidhet brenda mjekësisë, pedagogjisë dhe psikanalizës, me praktikën e pendimit. Ai nuk reduktohet vetëm në pranimin e akteve të ndaluara, por kërkon të ndriçojë edhe fantazmat dhe obsesionet që përcjellin veprimet seksuale, imazhet dhe dëshirat që u paraprijnë.
Në psikiatri dhe psikanalizë, pranimi i individit nuk është i përqendruar më në temat e mëkatit dhe shpëtimit, vdekjes dhe përjetësisë, por përmes një diskursi shkencor ai flet për trupin dhe për dëshirat e tij jetësore. Mirëpo, për Foucault, pranimi është bërë në botën perëndimore “njëra nga teknikat më të vlefshme për ta prodhuar të vërtetën”, në përgjithësi. Atë e hasim jo vetëm në praktikat psikiatrike e psikoanalitike, por edhe në praktikat gjyqësore e policore, në pedagogji, në raportet familjare, në raporte të dashurisë, në jetën e përditshme si edhe në ritualet më solemne. Letërsia moderne perëndimore, për Foucault, nuk mund të kuptohet pa ndriçimin e procedimeve të stërholluara të pranimit. Dhe kjo nuk vlen vetëm për romanin “psikologjik”, por për të gjitha zhanret e letërsisë.
Peshën e teknikave të moçme të pranimit i gjejmë edhe te metodat policore të marrjes në pyetje në regjimet komuniste që afishonin ateizmin. Arthur Londoni, ish-ministër i Çekosllovakisë, në librin e tij “Pranimi”, përshkruan kompleksitetin e teknikave që policia e vendit të tij i zbatonte ndaj tij gjatë qëndrimit në burg. Veç tjerave, ajo kërkoi prej tij që ta rishkruajë biografinë e tij më se 1 000 herë. Dhe asnjëra prej tyre nuk ishte plotësisht identike me tjetrën. Detyrimi i pranimit bënte që Londoni të zbulojë, çdo herë sërish, fragmente e copëza të kujtesës të strehuara në brendinë e tij.
Në fund, mund të themi se teoria e Foucaultsë duket se e shpjegon më mirë evoluimin e përfytyrimeve dhe të praktikave seksuale në qytetërimin perëndimor. Ajo vë në pah karakterin thjeshtëzues, në veçanti, të interpretimit të krishtërimit si kulture represive ndaj seksit. Disa kritikë të Foucaultsë e marrin pikërisht praktikën e pranimit si rrëfim (konfesion) sekret midis dy personave, si provë për tendencën e krishtërimit që të fshehë dhe të mbulojë seksualitetin e njeriut. Duke mos mohuar tërësisht këtë tendencë, Foucault, megjithatë e problematizon atë kritikë me këtë pyetje: “Por a nuk ishte obligimi për ta fshehur atë, vetëm një aspekt tjetër i detyrës për ta pranuar (për ta kyçur aq më mire dhe me më shumë kujdes sa më i rëndësishëm që është pranimi, që kërkon një ritual më të përpiktë dhe premton efekte më të mëdha)? Dhe mos është seksi, në shoqërinë tonë, përgjatë një rrjedhe shumëshekullore, ajo që është vendosur brenda regjimit të sigurt të pranimit?”. Në favor të kësaj pikëpamje të Foucaultsë, mund të përmendet edhe fakti se sot në shumë tryeza televizive e në shumë rubrika të shtypit, përsëriten pareshtur rrëfimet për përvojat seksuale nga më të ndryshmet. Teknika është e ngjashme, sado që rrëfimi i përvojave tani shpalohet, më shumë, para syve dhe veshëve të një publiku shumëmilionësh.


Postuar nga Mbreteresh datë 05 Tetor 2008 - 06:05:

p.s.Pas Pushtetit seksi,ja dhe diqka rrethe,Kulture seksuale..!

Kur marrëdhënies në çift i mungon ana e fortë e seksuale
Shkruar nga T.O.

Ndodh që edhe pse jeta në çift funksionon, asaj t'i mungojë ana e fortë e seksuale. Si i bëhet? Edhe kur ka një përputhje të mirë seksuale, mund të ndodhë që erotizmit t'i mungojë fantazia. Bëhet fjalë për ato "devijimet" e vogla që thyejnë paksa rutinën. Është një situatë që mund të zgjasë, por që ka një zgjidhje të thjeshtë. Të pyesësh: Përse heshtet? Çfarë bëhet? Të bësh surpriza, të organizosh mbrëmje romantike dhe në shtrat të kërkosh ato gjëra që të pëlqejnë: shpesh mjafton të çlirosh fantazinë dhe emocionet.

Përputhja seksuale

Lidhjet vetëm me bazë seksuale janë gjithmonë të rrezikuara. Ka çifte që si arsye të lidhjes së tyre kanë vetëm përputhjen seksuale. Megjithëse kjo mund të vlejë vetëm për njërin prej partnerëve. Bëhet fjalë për lidhje të pabarabarta? Në përgjithësi janë burrat që i parapëlqejnë këto situata, për të evituar përfshirjen emocionale. Këto pasoja i përjetojnë gratë, të cilat nëse nuk vetëvlerësohen, besojnë se aq meritojnë. Femrat i përjetojnë mirë këto eksperienca, në momentin kur gjejnë partnerin e duhur, pra "eksperimentojnë". Por në këtë rast ato rrezikojnë, të mbërthehen në lidhje të parakohshme, që po të zgjasin, dëmtojnë vetëvlerësimin e tyre. Në një marrëdhënie duhet të vendosin të dy partnerët rreth asaj që u pëlqen të bëjnë. Shpesh herë ndodh që të vendosë ai kur duhet bërë dashuri dhe gjithmonë kërkon të drejtojë lojën, është i ëmbël dhe pasionant. Pra, një partner ideal. Është për të ardhur keq që në momentin e të bërit dashuri, kthehet në egoist. Është një situatë e shpeshtë, me rrënjë kulturore dhe psikologjike. Si lind nevoja për të drejtuar gjithmonë lojën? Nga pasiguria: ndihet superior vetëm brenda modelit tradicional të aktivit, nëse do të ishin të barabartë, ose do të ndryshoheshin rolet, pavetëdija e tij do të provokonte një krizë sigurie. Si të përballemi me situatën? Me një komunikim të butë dhe real. Për shembull, lojëra erotike që ndryshojnë zakonet e mësuara: ai nuk do të ndihet i vënë në provë e do t'ju ndjekë natyrshëm.

Mungesa e marrëdhënieve

Ka periudha të caktuara kur abstinenca, mungesa e marrëdhënieve, mund të jetë një zgjedhje e ndërgjegjshme për t'i drejtuar energjitë në fusha të tjera. Në përgjithësi hiqet dorë nga seksi në pritje të një takimi më domethënës. Ose, nëse preferohet që energjitë të drejtohen tjetërkund: Ndodh kur jetohet në një moment krijues. Në këtë rast është e vlefshme për të ndërtuar identitetin. Kur duhet reflektuar? Nëse abstinenca kthehet në shqetësim. Por edhe kur ekziston dëshira për të bërë dashuri, por evitohen raportet nga frika për të hyrë në kontakt me tjetrin. Ka një problem nëse është një mënyrë për të ngritur barriera.

Çifti i përkryer

Çifti i ri i përkryer është elastik. Që të dy mund të mos jenë në një mendje me njëri-tjetrin, madje edhe të grinden, por pastaj ia nisin sërish nga e para, me po atë zjarr dashurie. Çifti i ri i përkryer është spontan. Që të dy janë të hapur ndaj ndryshimit, të gatshëm për të ndryshuar mënyrën e jetesës, mendimet, humorin dhe zgjedhjet. Çifti i ri i përkryer e shfaq afërsinë e vet në prani apo në mungesë të të tjerëve. Që të dy e përkrahin pjekjen e njëri-tjetrit, dinë ta kuptojnë gjendjen emotive të tyre, edhe duke Romantizmi në dashuri
arritur t'i fshehin deri në njëfarë mase dallimet.

Romantizmi në dashuri

Romantizmi është një mënyrë për të shprehur dashurinë tuaj, ndjenjë e cila bën t'u rrahë zemra fort sa herë që jeni pranë partnerit. Mos prisni asnjëherë raste të veçanta për të shprehur dashurinë tuaj. Sigurohuni të ushqeni lidhjen dashurore që keni krijuar duke vënë në zbatim disa këshilla praktike me të cilat specialistët sigurojnë se kanë një efekt mjaft pozitiv në jetën e një çifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i një lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerëve, aq sa kur e sheh tek të tjerët të duket diçka ireale, por që sipas studiuesve është krejt e kundërta. E rëndësishme është që të transmetosh dhe të përcjellësh ndjenja dhe emocione te partneri apo partnerja, duke bërë që ai apo ajo të ndihet e dëshiruar. Thuaji partneres ose partnerit "të dua", të paktën një herë në ditë. Edhe pse mund të jetë i sigurt, personi që keni në krah ka nevojë t'u dëgjojë ta thoni këtë fjalë.

Mos flisni pa u menduar

Nuk duhet të flasësh asnjëherë pa u menduar! Dhe kjo këshillë vlen dhe është e rëndësishme edhe për marrëdhëniet në çift. Mendohuni dy herë para se të flisni nëse jeni me nerva. Mos u përpiqni të flisni nëse jeni të mërzitur, thjesht heshtni ose qëndroni larg njëri-tjetrit. Dilni për pak çaste të merrni ajër dhe të qetësoheni, dhe kur të riktheheni sërish tek partneri do të shihni se mërzia ka mbetur pas dhe do të jeni gati të përkëdhelni dhe puthni njëri-tjetrin. Mos përdorni sekretet e partnerit apo dobësitë e tij gjatë një zënke për të lënduar, apo edhe në një situatë të zakonshme. Ajo çfarë juve u duket e parëndësishme, idiote, mund të jetë diçka shumë serioze për partnerin tuaj. Merrni në konsideratë atë çfarë është e rëndësishme për njeriun e zemrës dhe mos e diskutoni atë me miqtë apo familjen tuaj.

Mosha dhe jeta seksuale

Jeta seksuale është një moment i rëndësishëm për çdo njeri dhe i pazëvendësueshëm, jo vetëm për riprodhimin, por edhe për cilësinë e jetës. Një jetë e kënaqshme seksuale të çliron nga streset, ka efekte qetësuese, është element i rëndësishëm në marrëdhëniet e çiftit dhe harmoninë familjare. Ndërkaq, aftësia seksuale varet nga denduria e raporteve. Në bazë të statistikave, del që në periudhën e jetës aktive seksuale (deri në 40 vjeç), i aftë seksualisht quhet ai person që realizon minimalisht 2 akte seksuale në javë. Nëse denduria e raporteve është më e paktë, do të thotë se këtu ka një problem. Meqenëse faktori moshë është përcaktues në jetën seksuale, ne themi që vendi ynë, duke pasur një popullsi me moshë të re, ka jetë aktive seksuale. Përgjithësisht, aktiviteti seksual pushon mbi moshën 70-vjeçare. Sipas statistikave, meshkujt 70-vjeç në 62% të rasteve e të pamundur aktin seksual.

Marre nga gazet e perditshme e pavarur...


Postuar nga shelgu datë 02 Gusht 2010 - 19:30:

Postim interesant ky i Cupkes.


Postuar nga RAIMONDI datë 23 Gusht 2010 - 07:51:

--Te gjitha ca thote cupka jane te sakta ----

-----------Megjithse Tani ketu ka nje problem se Cupka e ka dhi pakez---Cupka thote  po e bere dy her ne jave je normal ???///---Sikur nuk me duket normal mua kjo--Duket pakez ....slow--

--Duhet ta besh te pakten 4 here ne dite ,dhe  je normal---Kjo eshte per gjate nates,se gjate dites mund te te dali ndonje urgjence dhe e ben edhe dy here te tjera---

-Por ka raste psh qe ke ne zyre ndonje sekretare te bukur--do  s'doti , Por edhe ajo dy here----iken nga puna vete te interesohesh si shkon ne shkolle djali--Mirpo atje eshte mesusja e djalit --------Ja rastisi dhe ajo qejfllove, kudo mbytesh , a?-

 S'ke ku vete -do dhe ajo dy here te tjera ,ajo mundte doje dhe 4 here, dhe s'i thua dot jo , se te le djalin ne klase te dhjet numrat , se djalin e ke katramdh --

------ Iken nga shkolla e djalit i bere telef , dhe sa hyn ne shkalle te Pallatit te del komshija qe tund pallatin me llafe

---Je pa shanc fare, se te  te ka rene komshija   qejfleshe  me ferman ,dhe kerkon dhe ajo dy here, ndryshe ajo nuk te le te hysh ne shpi  ---- S'ke nga ja mban,   ............ja ben dhe asaj dy here ..........pastaj hyn ne shpi me .................zvarritje........ si korkodil --loooooooooooool----

--atehere po ka ngleur ndonjecike benzol ne serbator ben edhe me gruan ndonjehere-----------se do bej robi edhe me gruan dashni , pavaresisht se te behen kembet e Gruas si kembet e Tavolines ......loooooooooooooooool   

---Se mu kujtua edhe dicka tjeter

Kur isha une ne Shqipni ishte ai qe ka shpik viagren dhe i benin pyejte teleshikuesit--dhe njeri qe ishte 60 vjet e pyet Shkencetarin Ferid Murait---Po une --i thote -- q e e bej 2 her ne  nate  jam ne regull nga ana sexuale ?

--Shkencetari i thote :---  Ti e beke me shume se une --- hahahahahahahahaha Epo kjo pike e zeze, shkencetar ngordhalaq ne krevat---Zot i madh, mjere e shoqia ! 


Postuar nga cecilia datë 23 Gusht 2010 - 13:17:



Raimondi e ke bo te forte plako, hallall


Postuar nga Deb* datë 23 Gusht 2010 - 17:47:

Raimondo, po flasim per realitetin, dhe jo fantazite e tua erotike.
Fantazia te ben te harrosh kush je, dhe sa i afte je ne te vertet, ...

Vetem nese je me pushime tere kohen, e mos e vrasesh mendjen per asgje tjeter, mbase realizohen fantazite e tua. Ti te keta hyn?


Postuar nga shelgu datë 23 Gusht 2010 - 19:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Raimondo, po flasim per realitetin, dhe jo fantazite e tua erotike.
Fantazia te ben te harrosh kush je, dhe sa i afte je ne te vertet, ...

Vetem nese je me pushime tere kohen, e mos e vrasesh mendjen per asgje tjeter, mbase realizohen fantazite e tua. Ti te keta hyn?



Hyr ne teme ti as vaj as uthull.



Jo per gje po ke ca mendime te pjekura.


Postuar nga Deb* datë 23 Gusht 2010 - 21:38:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Hyr ne teme ti as vaj as uthull.



Jo per gje po ke ca mendime te pjekura.



Po ta lexosh me kujdes postimin tim e gjen dhe mendimin tim aty ne lidhje me temen.

Cifti i perkryer thoshte nje postim me lart. Fillova ta lexoja dhe thashe. ''Sa mire tamam si une me tim shoq'',(sidomos kur permendte ato zenkat dhe rinisjet nga e para),... por nga fundi s'po ma mbushte mendjen. :

Ty p.sh cfare tu duk interesante te postimi i cupkes? Zgjeroje mendimin. Jo kaq thate.


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Gusht 2010 - 21:41:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Postim interesant ky i Cupkes.


Jo me shume se i Raimondit ............................ .


Postuar nga shelgu datë 23 Gusht 2010 - 22:16:

Mua me duken shume gjera intersante Deb, por jo gjithmone i ndaj mendimet. Aq me teper qe kam vendosur ta mbaj gojen. Do behem shembullor si Glaku, qe i rafte llotaria jarabi.


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.