Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva e Informatikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=304)
-- Keshill per WinXp Prof. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10861)


Postuar nga bixha001 datë 09 Shkurt 2006 - 14:35:

Keshill per WinXp Prof.

Pershendetj per te gjithe antaret e forumit

Para disa ditesh e kam formatizuar hardisku dhe e kam instaluar WinXp Prof SP2 , sisitemi oerative po me punon mire por kur po e kyqi kompjuteri po me del nje dialog po me paraqitet dy pocione si kjo "WINDOWS XP PROF" nese e shtypi ENDER me njehere aktivizohet WinXp ne rregull kurse njera nuk ben pra "WINDOWS XP PROF.." ose ne menyre automatike pas 20sec aktivizohet.D.m.th po me shkon nerva kjo proceture , nese ka dikush ndonje ide le te diskutoj kete.

Faleminderit te gjitheve .


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 16 Shkurt 2006 - 13:26:

Me ndiq me vemendje: My Computer -> Properties -> Advanced -> Start Up and Recovery -> Settings -> Aty lexo opsionet dhe ishalla gjen ndihme. Ne rast te kundert, kur te besh format bej Format dhe jo Windows mbi Windows. Biles, sa here qe te besh format, me mire bej dhe FDisk para formatit.


Postuar nga team/UARE datë 16 Shkurt 2006 - 16:50:

Exclamation fdisk/mbr

do te kisha dhene une nje pergjigje qe me pare,por me duket se nuk je shprehur shume qarte.....!!! se di se ku banon,por pa te fyer.... flasim shqip dhe nuk kuptohemi???? mund te kishe bashkangjitur dhe ca foto per me shume sqarim.... mendoj se mund te kete ardhur ky problem nga mbivendosja e windows.....


po le ne fuqi cte shkruan lord_of_the_strings!!!

p.s.

une kurre se kam perdorur fdisk ne kete rast...por po te them nje keshille!
kur ke bere boot,ose double boot me linux ose dicka tjeter ose vertet do te perdoresh fdisk (qe besoj se do ta gjesh ne diskun boot te windowsxp-thjesht te duhet te shtypesh R-repair ne momentin kur CD boot e winxp thote se ka gjetur nje windows tjeter ne sistem dhe te afron mundesine Repair.... me duket se nuk jam gabim,se tani nuk kam perpara nje CD boot te windowsxp qe ta provoj)... pra kalo aty ne prompt dhe zbato komanden... fdisk/mbr >>> kujdes...... fdisk/mbr...shkaterron te gjithe sektoret boot ).mjafton te besh ca praktikime.... si???? instaloje windowsxp ca here vete (pasi ta kesh prishur vete !!!) dhe do te shikosh se do te behesh ekspert.te keshilloj si fllim qe dokumentet qe ke,ti kalosh ne nje cd ose dvd (ose ne nje particion tjeter shtese.....) ,pastaj hyri me themel.... krijo partitione,prishi,zmadhoji,ngushtoji....
kujdes.... qe nga windows 2000 -microsoft afron nje menyre tjeter te partitionit te windows (ndarjes se tyre) jo vetem ne sensin qe permiresohet FAT (File Allocation Table ) ,por automatikisht windows krijon nje partition 8 mb (ky i vlefshem per boot - me kete partition mos u ngaterro !prishja e tij,ta hedh windows e toke ... ha ha ha ha ha )

pra ???? eksperimento pa frike !


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 16 Shkurt 2006 - 17:16:

Formati duhet ta ndreqi pa frike problemin mgjt une FDisk e bej si zakon te vjeter qe e kam qe nga kohet kur instaloja Linux Slackware si newbie qe kam qene...


Postuar nga bixha001 datë 21 Shkurt 2006 - 19:02:

Problemin ka zgjidhur

Problemin e kam zgjidhur sipas udhezimeve te Lord_Of_The_Strings dhe njeherit ju falemenderi te gjith antaret e forumit e sidomos e fal... edhe njehere Lord_Of_The_Strings.

Me respekt nga Bixha


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 21 Mars 2006 - 15:22:

Rrofsh por s'mbahet shtepia me faleminderit. Prit te te jap bank accountin tim te me hedhesh ca Euro

Dhe TEAM UARE ishte mjaft ndihmues. Me Repair mund te zgjidhesh shumicen e problemeve pa qene nevoja te jesh ekspert.

Respekte...


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.