Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)
Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë?
Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë?
Dialog kulturash?
Nëse dikush ndërron nga feja e krishterë në atë islame nuk bëhet shumë zhurmë. Por krejt ndryshe ndodh në rastin e kundërt
Kush lind si mysliman mbetet i tillë, të paktën sipas të drejtës islame. Një mysliman që guxon të ndërrojë besimin jeton në rrezik, veçanërisht nën një rregjim mysliman si ai i Iranit, por edhe në Gjermani. Megjithatë ka njerëz të cilët kanë kurajo të ndryshojnë nga islamizmi në krishtërim.
Meshë në një famulli në Köln. Një grua lutet. Rreth 20 besimtarë të tjerë janë mbledhur në rradhët e stolave prapa saj dhe përsërisin me mend lutjen e gruas. Kjo nuk është një bashkësi e zakonshme të krishterësh. Këtu takohen të krishterë persë, ish myslimanë të cilët kanë ndërruar fe duke u bërë të krishterë.
Shumica e tyre kanë prapa kohë të vështira - luftë të brendshme, frikë nga shtypja dhe humbja e kontaktit me familjen. Për shumë kjo është tashmë pjesë e historisë dhe jetës së tyre sot. T'i kthesh krahët islamizmit është një proces i vështirë. Pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij komuniteti e kanë mbajtur për vite me rradhë mbi supe këtë vendim. Edhe pse nga frika ata duan të mbeten anonimë, të konvertuarit nuk e mbajnë të fshehtë motivacionin e tyre.
"Kur lexon biblën shpirti qetësohet. Nëse lexon Kuranin atëherë të hyn frika. Nëse nuk bëj këtë apo atë gjë, çfarë do të ndodhë? Nëse nuk mbaj shami koke atëherë shkoj në ferr. Në fenë islame gratë nuk gëzojnë thuajse asnjë të drejtë." - thotë një e konvertuar.
Sipas vlerësimeve të organizatave për të drejtat e njeriut dhe kishave, në Gjermani ka rreth 6.000 të konvertuar, të cilët kanë ndërruar nga feja myslimane në atë të krishterë. Mendohet se më shumë se gjysma e tyre janë iranianë. Famulltari Kutzner kujdeset për shpirtin e të krishterëve persë në Gjermani: "Në Europë është vendim personal zgjedhja e kësaj apo asaj feje apo e asnjë besimi. Kjo është natyrisht ndryshe në një sfond islamik ku feja dhe politika janë të ndërthurura shumë më tepër nga sa jemi mësuar në Europë. "
Në Republikën Islamike të Iranit besimi dhe feja ashtu si në vendet e tjera myslimane janë pjesë e çështjeve publike. Kush del nga feja shtetërore, islamizimi, bën tradhëti të lartë dhe ndaj shtetit. Për të mbështetur këtë qëndrim të tyre, qeveria dhe udhëheqësit fetarë në rregjimin iranian i referohen Kuranit. Atje shkruhet:"Nëse ndryshoni atëherë ajo ju sulmon dhe ju vret kudo që të jeni." Sharia, ligji i Zotit, kërkon dënimin me vdekje për të konvertuarit. Sipas të drejtës islame çdo mysliman ka të drejtë të vrasë një të konvertuar. I konvertuari nuk gëzon asnjë të drejtë ligjore.
Nga frika të konvertuarit mund ta jetojnë besimin e tyre vetëm në heshtje. As miqve dhe familjes nuk mund t'u tregojnë. I kovertuari Babak ka ndërruar nga feja islame në atë të krishterë përpara 14 vjetësh në Iran. Që atëherë ai ka patur vazhdimisht frikë për jetën: "Isha vazhdimisht i vëzhguar, në punë dhe jashtë saj. Kur ndryshimi i besimit u bë i njohur u arrestova nga qeveria dhe u rraha me kamzhik. Në punë më bojkotonin thuajse plotësisht. Askush nuk fliste më me mua. Të gjithë kishin frikë se mund të ndesheshin me të njëjtat probleme. Dikur vështirësitë në Iran u shtuan aq shumë sa vërtet e kisha të pamundur të qëndroja atje më gjatë. Besoj se po të kisha qëndruar më gjatë, sot nuk do të jetoja."
Të konvertuarit në Iran mund të praktikojnë fenë në mënyrë shumë të kufizuar. Ata mund të takohen vetëm në kisha që egzistojnë në ilegalitet, të ashtuquajturat komunitete shtëpish, kryesisht në banesa private të të konvertuarve. Sipas të dhënave të organizatave për të drejtat e njeriut, në Iran ekzistojnë ndërkohë rreth 100 komunitete të krishtera shtëpish. Në famullinë perse në Köln pjesa më e madhe janë pagëzuar vetëm pasi kanë ardhur në Gjermani. Por edhe këtu ata ndeshen me paragjykime dhe kërcënime nga fanatikë fetarë.
Sot në Iran dënimi me vdekje për të konvertuarit thuasje nuk urdhërohet më me vendim gjykate. Shpesh ai kryhet nga një familjar i cili kërkon të lajë kështu turpin e familjes. Edhe në Gjermani ka patur raste të tilla megjithë lirinë e besimit thotë një punonjës i Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Frankfurt: "Për fat të keq ka edhe në Gjermani vrasje të të konvertuarve në komunitetin iranian. Askush nuk e si sa është numri i këtyre vrasjeve pasi ashtu si në rastin e të ashtuquajturave vrasje për arsye nderi ato kamuflohen si aksidente në shtëpi apo aksidente me makinë. Ka që thonë se numri i vrasjeve të të konvertuarve në Gjermani arrin pesë në vit."
Megjithë frikën të konvertuarit nuk heqin dorë nga besimi i tyre. Nga myslimanët ata kërkojnë të njohin përkatësinë fetare si çështje private. Myslimanët në Europë që përfaqësojnë qëndrime të moderuara nuk i vënë aspak rëndësi detyrimit për t'iu përmbajtur fesë islame.
Mounir Azzaoui nga Këshilli Qëndror i Myslimanëve në Gjermani e konsideron jashtë kohe detyrimin për fenë islame: "Në të vërtetë në traditën islame ka sinjale që flasin se liria fetare nuk është e lejuar. Por kjo duhet parë në kontekstin kohor dhe në kohën e Profetëve mundësia e ndryshimin të fesë nuk egzistonte. Sot jetojmë në një situatë krejt tjetër dhe për këtë arsye duhet të jetë plotësisht e mundur që feja islame të praktikohet por edhe të hiqet dorë prej saj."
Ky këndvështrim nuk ndahet megjithatë nga disa prej myslimanëve në Gjermani dhe para së gjithash nga shunë qeveri myslimane. Në Iran situata për të konvertuarit është ashpërsuar edhe më shumë që prej ardhjes në post të konservatorit të linjës së ashpër, Presidentit Mahmud Ahmadinexhad.
Monika Vosough Mohebbi
Deutsche Welle
Thuaj te pakten me dy fjale ku do te dalesh me keto qe thua!
Citim:
Po citoj ato që tha walker
Thuaj te pakten me dy fjale ku do te dalesh me keto qe thua!
Cdo njeri qe pretendon se ka qene musliman dhe pastaj ka nderruar fene nuk ka qene kurre i tille.
Ai qe braktis Islamin nuk e ka njohur kurre ate.
"Ata te cilet devijojne nga e vertete pasi qe me par "ishin" ne te, deshmojne vetvetiu nga fatki se ata kurr nuk e kane njohur ate qe e kane thene, e qe ne zemer ska qene fare" thoshte nje dijetare ne nje liber.
Te largohesh nga Islami dhe te kalojsh ne fet e tjera joautentike, eshte apostazi, dhe njeriu i cili ben nje gje te tille, eshte mizor, ngase eshte mohues, apo mbulues i te vertetes edhe pse kete te vertete e ka pohuar me par.
Te largohesh nga nje fe, d.m.th. t'a poshterosh ate, dhe prandaj kur te largohesh sjell faktet pse po largohesh.
Ata te cilet e braktisin krishterimin, thone: E kemi lene, mbase as konceptin e Zotit nuk kemi pasur mundesi t'a mesojme aty.
Ndersa ata qe dalin prej Islami, thone: E keme lene, mbase (misonaret krishter) na jepnin çokolata per kalamanje, dhe jane njerez te mire.
Islami nuk mirret me çokolata mirepo me argumente.
Atyre qe u mungojne argumentet, nuk din se si t'i therrasin te tjeret ne ate qe jane vet pos me lemosha mashtruese. Sikur qe bejne ne Maqedoni deshmitaret e jehoves, qe na hudhin prej avionit broshura neper oborret tona, edhe pse 99% jemi musliman. Apo ka disa prej tyre shkojne tek ca te varfer dhe ua japin nga nje paket me dhurata e ndihma, dhe mbrenda vendojne broshurat anti-islame.
Nuk mbrohet nje fe duke sulmuar tjetren.
Paqa qofte mbi te udhezuarit.
Dr. Gery
Citim:
Po citoj ato që tha Dr. Gery Miller
Nuk mbrohet nje fe duke sulmuar tjetren.
Dr. Gery
E drejte kjo qe permende.
Citim:
Po citoj ato që tha Izolda
Cdo njeri qe pretendon se ka qene musliman dhe pastaj ka nderruar fene nuk ka qene kurre i tille.
Ai qe braktis Islamin nuk e ka njohur kurre ate.
Per mua bota eshte e lire, cdo njeri nderrimin e fese e ka ne ndergjegjen e ti, ska pse te etiketohet si tradhetar apo kushedi se cfare. Feja eshte dicka personale, nuk eshte sinonim i shtetit, megjithese ne shume vende islamike dhe autokrate ndodh e kunderta. Nuk ka kuptim te shpallet tani lufte nderfetare si ne kohen e Kryqezatave, cdo njeri jeton si e ndjen dhe konvertohet kur ti duket e arsyeshme. S'kane te bejne cokollatat, sic pretendonte dikush me siper.
desha te shtoj se feja eshte e lire dhe jo dhun panvarsish se dikush eperdor pre qellimet eveta un jam mysliman por jo praktikant se
ne shkollat tona sflitesh per fe dhe zot pr me gjith ate un besoj se ka zot
dhe muhamedi eshte bejkamer qe i cili ka puar fjalen e zotit
allahut dhe ju njerez qe thoni nje qe beson te zoti dhe kthen
ruge ben mekat dhe e zoti ska pe ta fal
O dr Geri ti duhet te jesh dicka e perziere midis Turkut dhe Arabit qe del me keto deklarata kaq radikale .Megjithese ju shqiptaret e Maqedonise jeni gjysme Turq.Idete e tua mbaji per vete shoku dhe seshte nevoje te na i imponosh ne te tjereve.Une per vete kur lodhem me nje fe kthehem ne fene tjeter ,dhe deri tani kam ndryshuar 5.Keshtu ma do kokrra e qejfit mua lali .Propagande mos bej ketu.Se perndryshe e ngrita Gjergj Kastriotin .E di mire ti se cfare u beri ai Turqve dhe myslimaneve.Mishin e derrit ben mire ta hash lal se eshte shume i ushqyeshem.Cdo gje qe Zoti e ka krijuar ne toke eshte e mire per te ngrene .hahaha
Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.