Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Celsi i universit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18641)
Celsi i universit
Po e hap si teme te re. Besoj qe ka rendesi me shume se te gjithaa shpikjet e shekullit
Physicists Find Elusive Particle Seen as Key to the Universe
http://www.youtube.com/watch?v=L6HyyJcIejU
Ne vitin 1964 fizikanti britanik Peter Higgs hodhi hipotezen se perse pjesezat elementare kane mase. Ai parashikoi pranine e “fushes” tredimensionale qe penetron cdo lloj hapesire dhe terheq gjithshka qe afrohet ne kete hapesire. Disa pjeseza e kane me te veshtire qe te pershkojne kete hapesire dhe kjo per faktin se jane me te renda.Nese kjo fushe ekziston me te vertete atehere duhet te kete edhe nje pjeseze qe shoqerin ate, thote Higgs dhe keto pjeseza imagjinare u quajten Higgs boson.
Pas 48 vjetesh, Ne 4 Korrik fizikantet e LHC, ne Gjeneve te Zvicres pranuan se kane zbuluar nje pjeseze qe zoteron vettite e Higgs boson. Fizika teorike ka pese dekada qe manipulon me kete pjeseze dhe e ka pranuar ne familjen e grimcave elementare dhe ekuacioneve qe pershkruajne ato te njohur si Modeli Standart. Matematika triumfoi edhe njehere. Leon Lederman i ka quajtur keto pjeseza Grimcat e Zotit, duke aluduar qe keto shpjegojne me se miri Big Bang-un.
Lexova nje shkencetar te shprehet:
"We'll have to stop calling it the God particle now that there's evidence it exists."
"Nuk duhet ta quajme me grimca e Zotit, tani qe kemi prova qe ekziston"
haha mesazhi eshte i qarte.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Lexova nje shkencetar te shprehet:
"We'll have to stop calling it the God particle now that there's evidence it exists."
"Nuk duhet ta quajme me grimca e Zotit, tani qe kemi prova qe ekziston"
haha mesazhi eshte i qarte.
Tani shprehja god particle ishte figurative, kuptohet, por kjo shprehja tjeter, ishte thjesht nje sarkazem me konceptin e Zotit, si nje koncept qe ekziston aty ku nuk ka prova.
Tani nqs dikush ka qef te thote, se Zoti qendron prapa ligjeve te natyres etj etj, kjo eshte nje vije mendimi komplet jashte racionales, dhe si e tille mbetet fantazi qe meriton nje 0% vemendje.
Zbulimi i Higgs mbylli nje epoke, epoken e validimit te modelit starndart te mbarepranuar, por qe ishte i paplotesuar pa zbulimin e grimcave Higgs, meqe ishte nje grimce qendrore ne kete model.
Cfare ka me tej?
Materia e zeze. Sipas disa modeleve, materia e zeze ndervepron me materien normale nepermjet grimcave Higgs. Mendohet qe keto modele do te fillojne te perpunohen me tej, tani qe grimca Higgs u detektua.
Teori te tjera, si ajo e supersimetrise, extra dimensioneve etj, do te marin nje hov tjeter tani me zbulimin e grimces Higgs dhe sjelljen e saj.
Artikulli i plote.
http://www.thedailybeast.com/articl...-discovery.html
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Tani shprehja god particle ishte figurative, kuptohet, por kjo shprehja tjeter, ishte thjesht nje sarkazem me konceptin e Zotit, si nje koncept qe ekziston aty ku nuk ka prova.
Tani nqs dikush ka qef te thote, se Zoti qendron prapa ligjeve te natyres etj etj, kjo eshte nje vije mendimi komplet jashte racionales, dhe si e tille mbetet fantazi qe meriton nje 0% vemendje.
Celsin e Universit e kam vete , --e kam bashke me celsnin e Otrantos
Po natyrisht ja kam dhene Ceciles te mbaje ate te Universit qe kur te merzitet te dali ndonje xhiro andej nga Ufot, te shohi ca bejn ai milet andej ...Marin ndonjecike ere nga jeta apo jo ,
Ndersa Otranton e kam merak vete , s'e leshoj nga dora lool
Por ama e kontrolloj Cecen kur me bredh andej nga Universi , se e kam ne background te lop topes gjithe Rugen e Qumeshtit Dhe e shof ne pellmbe te dores lol
Ne fakt po lloisem se si ta kthej kete Rugen e Qumeshit , ne .....Rugen e Kosit
Nje gje nuk kuptoj ketu une Shelg. Kushti i ekzistences se kesaj grimce te parashikuar nga shume shkencetare, e quajtur si fillim me emrin e njerit prej tyre, Peter Higgs-it, eshte fusha e caktuar tredimensionale. Mos i perngjan kjo asaj teorise; beri veza pulen apo pula vezen? Apo ne kete rast te dyja dualen njehkohesisht?
Dicka tjeter qe pres une si nxenes kureshtar eshte: c'rendesi ka per fiziken e ardhme dallimi (zbulimi) i kesaj grimce brenda protonit, kur teorikisht dihej pak a shume qysh ne fillim te shekullit se protoni vete ka ngarkese, si i tille edhe mase? Apo edhe pak me vone, kur dihej se protoni vete eshte nje perberes i disa grimcave te tjera?
Ja, se fundi, pas disa muajsh apo vitesh, kur keta eksperimentatore e kane siguruar pagen e majme te tyre, e zeme se dallohet (pra aprovohet) se kemi te bejme me grimcen higs, grimcen me mase te caktuar. Mir' po, une akoma nuk po e kuptoj c'te re do te sillte kjo bie fjala ne terheqjen e gravitetit qe kane planetet, diejt, galaktikat?..
Jam kureshtar te di dicka me shume mbi kete grimce dhe kete teme, nese dikush tjeter ka ezauruar ne kete fushe materiale te shkruara.
Rendesia e ketij zbulimi eshte se pari kurorezimi i nje pune rreth 50 vjecare ne fiziken teorike. Rendesia praktike apo rendesia teorike fillon te duket gjithmone mbas nje zbulimi te madh.
Ne fakt une e keuptoj pak me ndryshe. Plotesohet me kete zbulim edhe nje kuadrat bosh i mozaikut te fizikes. Shkenca keshtu ecen perpara.
Persa i takon "dark matter".
Ne fakt edhe ketu jane bere zbulime, por qe jane eklipsuar nga zbulimi i pjesezave Higgs.
Shkencetaret shpresojne se nese e rrisin forcen eperplasjes se pjesezave ne LHC kjo do t;ju jape mundesi ne detektimin e fijeve lidhese te materjes se erret. Sigurisht qe per kete jane akorduar edhe 1.2 miliard sterlina.
Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.