Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Tërmeti mësim dhe këshillë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7491)


Postuar nga Sunlight datë 17 Shkurt 2005 - 13:13:

Tërmeti mësim dhe këshillë

"…e fenomenet natyrore që shkatërrojnë, Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim". (El-Isra: 59).


All-llahun e falënderojmë, paqa dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut, familjen, shokët dhe ata që ecin pas udhëzimit të tij.

All-llahu, subhanehu ve teala, është i Urtë dhe i Ditur në gjërat që i cakton dhe gjykon, ashtu sikurse është i Urtë në gjërat që i ka përcaktuar dhe i ka urdhëruar, sepse Ai, krijon argumentet që dëshiron dhe i përcakton për të frikësuar robërit e Tij dhe për t'ua përkujtuar detyrat që i kanë ndaj Tij, për tua tërhequr vërejtjen nga idhujtaria dhe kundërshtimi i urdhërit të Tij dhe zbatimit të ndalesave, siç ka thënë All-llahu, :

"…e fenomenet natyrore që shkatërrojnë, Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim". (El-Isra: 59).

All-llahu, ka thënë:

"Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?". (Fusilet: 53).

All-llahu, thotë:

"Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë". (El-Enam: 65).

Transmeton Imam Buhariu në Sahihun e tij nga Xhabir ibën Abdullahi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur ka zbritur ajeti:

"Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti.." ka thënë:

"Kërkoj strehim në Fytyrën Tënde".

"… ose prej së poshti nën këmbët tuaja…" tha: "Kërkoj strehim në Fytyrën Tënde".

Transmeton Ebu Shejh El-Esbahaniu komentin e Muxhahidit rreth këtij ajeti, i cili ka thënë:

"Britma, gurët dhe era vijnë nga lart", kurse "Dridhja dhe gëlltitja e tokës vijnë nga posht".

Ska dyshim se këto tërmete që ndodhin në këto ditë në vende të shumta janë pjesë e këtyre argumenteve me të cilat All-llahu i frikëson robërit e Tij. Çdo gjë që ndodh në gjithësi, qoftë tërmet ose diç tjetër, gjëra që i dëmtojnë njerëzit dhe u shkakton llojlloj pengesash, të gjitha këto vijna nga shkaku i idhujtarisë dhe mëkateve.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë". (Esh-Shura: 30).

All-llahu, thotë:

"Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë". (En-Nisa: 79).

All-llahu, subhanehu ve teala, duke folur për popujt e kaluar thotë:

"Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë". (El-Ankebut: 40).

Andaj të gjith muslimanët e moshërritur po edhe të tjerët obligohen të pendohen te All-llahu, subhanehu ve teala, të përqëndrojnë në fenë e Tij, të ikin nga të gjitha veprat e ndaluara, qoftë idhujtari ose mëkat, nëse dëshirojnë të arrijnë shëndet dhe shpëtim në dynja dhe ahiret nga të gjitha të këqijat, nëse dëshirojnë që All-llahu tua largon të gjitha belatë dhe tua ofron të gjitha të mirat, siç ka thënë All-llahu, subhanehu ve teala:

"E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan". (El-A'raf: 96).

All-llahu, për ithtarët e Librit thotë:

"Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. …". (El-Maide: 66).

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)? A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur". (El-A'raf: 97- 99).

Al-lameja Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

"All-llahu disa herë i jep leje tokës që të mer frymë, e kjo shkakton tërmete të mëdha, kurse kjo robërve të Tij u shkakton frikë dhe përulje, pendim dhe largim nga mëkatet, përkulje para All-llahut dhe keqardhje për këto vepra, siç na kanë treguar disa dijetarë të selefit duke thënë pasi kishte pasur tërmet: "Po ju qorton Zoti".

Omeri, radijall-llahu anhu, pasiqë ndodhi tërmet në Medinë u mbajti një hutbe dhe i këshilloi duke u thënë: "Nëse edhe një herë ndodh, unë nuk do të banoj në mesin tuaj".

Tregimet nga selefi në këtë drejtim janë të shumta.

Andaj e kemi obligim që gjatë tërmeteve dhe rasteve tjera, siç është marja e diellit ose hënës, erërave të fuqishme, vërshimeve, etj të nxitojmë në pendim te All-llahu, subhanehu ve teala, ti përkulemi Atij dhe të kërkojmë nga Ai shpëtim, ta përmendim sa ma shumë dhe të kërkojmë falje prej Tij, siç na ka mësuar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me rastin e marjes së diellit:

"Kur ta shihni këtë gjë nxitoni në dhikër, lutje dhe kërkim falje nga All-llahu".

Është e pëlqyeshme gjithashtu që të jemi të mëshirshëm me të varfërit dhe të ngratit duke u dhënë sadaka, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Mëshironi që të mshiroheni".

"Të mëshirshmi i mëshiron i Mëshirshmi. Mëshironi ata që janë mbi tokë që të ju mëshirojë Ai që është mbi qiell".

Dhe hadithi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

"Ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet.

:p

P.S
Marre nga albislam


Postuar nga positive datë 17 Shkurt 2005 - 13:59:

or mik....

Ne duhet te mesojme arabisht qe te kuptojme mesazhet e tua?
Eshte forum shqipetar ky.

Rruga per te pranuar muslimanizmin kaloka nga gjuha arabe dhe me sa shoh une ketu u beka politike.

Kesaj nuk i thone teologji......


Postuar nga Sunlight datë 17 Shkurt 2005 - 16:29:

Puna jote, nese nuk do ti lexosh mos i lexo i, perderisa ste interesojne keto lloj materialesh atehere pse ben replika pa vend??!.......


Postuar nga NYCgirl datë 18 Shkurt 2005 - 02:25:

hahahah

Mire moj guximtare, sipas llogjikes tende, prandaj ndodhen ato qe ndodhen, 1/4 milione njerez vdiqen se i denoi zoti, mijera femije u vrane apo mbeten jetime.... Ne fakt me pelqen kjo llogjika jote, sepse sidomos ne Indonizi (ku ishin shumica e viktimave, 70% e te gjithe viktimave te Tsunamit ishin myslymane) vitet e fundit pakica e krishtere po persekutohej, po i vrisnin . . . nuk paten meshire, sipas lingos tende, dhe si rrjedhoje nuk u meshiruan........
Njerez si puna juaj duhet te jetojne ne Arabine Saudite, se vetem aty praktikohet islami i kulluar......psh per shen valentinin (gjate gjithe javes) asnje gje e kuqe nuk mund te shitej me ligj, se me demek personifikon besimin e infedeleve......per te mos permendur bemat e tjera te atij regjimi.

Po sikur te kishte nje sistem qe paralajmeronte per nje termet te tille, ne fund te fundit, u kap disa ore para se te ndodhej, po nuk kishin si te lajmeronin........atehere do i vente dem denimi zotit tend, se i imi nuk hakmerret me femije......


Postuar nga Fajtori datë 18 Shkurt 2005 - 07:29:

As une nuk besoj ne fe, por nuk shikoj pse duhet nxjerre diskutimi ne ceshtje personale ku duhet te etoje njeri apo tjetri. Ne fund te fundit le te besojne te tjeret, le te interpretojne fenomenet e natyres sic duan. Te gjitha fete e bejne kete (perfshire krishterimin e "God bless America"). Mendoj se nuk eshte ide e mire ti mbushesh mendjen besimtareve te mos besojne ne fe, sepse ne fund te fundit ketu perfundohet nese behet diskutimi i mesiperm.

E ne fund te fundit ky eshte nenforum i Besimit Fetar. Nese nuk lejohen besimtaret te spjegojne boten sipas fese se tyre per cfare e kemi hapur?
Pershendetje.


Postuar nga Sunlight datë 18 Shkurt 2005 - 14:17:

Re: hahahah

Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl
Mire moj guximtare, sipas llogjikes tende, prandaj ndodhen ato qe ndodhen, 1/4 milione njerez vdiqen se i denoi zoti, mijera femije u vrane apo mbeten jetime.... Ne fakt me pelqen kjo llogjika jote, sepse sidomos ne Indonizi (ku ishin shumica e viktimave, 70% e te gjithe viktimave te Tsunamit ishin myslymane) vitet e fundit pakica e krishtere po persekutohej, po i vrisnin . . . nuk paten meshire, sipas lingos tende, dhe si rrjedhoje nuk u meshiruan........
Njerez si puna juaj duhet te jetojne ne Arabine Saudite, se vetem aty praktikohet islami i kulluar......psh per shen valentinin (gjate gjithe javes) asnje gje e kuqe nuk mund te shitej me ligj, se me demek personifikon besimin e infedeleve......per te mos permendur bemat e tjera te atij regjimi.

Po sikur te kishte nje sistem qe paralajmeronte per nje termet te tille, ne fund te fundit, u kap disa ore para se te ndodhej, po nuk kishin si te lajmeronin........atehere do i vente dem denimi zotit tend, se i imi nuk hakmerret me femije......




Cdo fatkeqesi dhe miresi (begati) duhet pare ne sensin e sproves...se a do jemi falenderues apo perbuzes, pranues keshillash apo mohues...

Persa i perket temes, se pari nuk eshte i imi personal, eshte shkeputur diku, e dyta ka persona te tjere qe e shohin si normale kete fenomen dhe nuk irritohen, si psh. myslimane te tjere ne kete forum.
Ndersa persa i perket mesazhit qe ky informacion sjell, mund te analizojme me pak kujdes...
Si dihet,(nga shumica) shume popuj me perpara jane zhdukur sepse kane qene plangprishes. Psh, populli i Noes, ka qene popull jobesimtar dhe Zoti iurdheroi te bente nje varke ku te hipnin vetem ata qe besonin..etj, pra leshoi shiun per 40 dite e 40 nete derisa u permbyt gjithcka...

Populli i Lutit, (nje profet tjeter), populli i te cilit ishte homoseksual dhe Zoti i paralajmeroi me ardhjen e keitj profeti, ata nuk bindeshin dhe Zoti e permbysi dhe kete popull pervec atyre qe ishin besimtar, mendohet se ai vend sot eshte Deti i Vdekur...

Popuj te tjere kane qene populli i Adit, qe u gurezuan, populli i Themudit etj qe ti ndoshta nuk ke degjuar sepse sbesoj ta kesh lexuar Kuranin..

Duhet ta dish qe tajlanda, ishujt e saj, Filipinet etj mbahen si vende me prostitucionin me te madh ne bote, sepse familja me e pasur atje eshte ajo qe ka tre goca (sepse te gjitha behen prostituta) keto i di dhe nga mik i imi qe ka jetuar atje...
Pra, qe ne moshe te vogel fare gocat prostituonin, madje dhe homoseksualet jane shtuar shume....

Termeti dhe cdo gje tjeter natyrore nuk ndodh pa dijenin e Zotit, keshtu ai termet ishte nje fare paralajmerimi per ato vende se jane te cthurura.
Sa per femijet mos u preokupo se Ai Zot qe i krijoi do kujdeset me shume per to, ato jane me te mbrojtura se une e ti, dhe Zoti e di se ku i ka cuar shpirtrat e tyre qe te prehen.....

Keshtu qe Zoti im eshte dhe i Yti sepse vec Nje eshte Ai.


Postuar nga positive datë 18 Shkurt 2005 - 17:11:

ooooooohooooooo ca lidhje palidhje...

Mire per ata popujt qe i ka zhdukur Ai qe i paska zhdukur, po per popullin Israelit si e spjegon Kurani? Si arriten te kthehen te tokat e tyre mbas 2000 vjetesh? Apo beri paqe Kurani me Cifutet?!!!

Me ate lidhjen e Tajlandes me habite.

Jam shume kurioz te degjoj nje komentin tend ne lidhje me kullat binjake se ndoshta kane qene edhe ato te mbushura me prostituta. Apo ishin avionet te mbushur me tajlandeze?

Ju po ja beni komentin Kuranit sikurse Nostradamus ka parashukuar fatkeqesite.


Postuar nga Isra datë 18 Shkurt 2005 - 18:10:

Re: ooooooohooooooo ca lidhje palidhje...

Citim:
Po citoj ato që tha positive
Mire per ata popujt qe i ka zhdukur Ai qe i paska zhdukur, po per popullin Israelit si e spjegon Kurani? Si arriten te kthehen te tokat e tyre mbas 2000 vjetesh? Apo beri paqe Kurani me Cifutet?!!!

Me ate lidhjen e Tajlandes me habite.

Jam shume kurioz te degjoj nje komentin tend ne lidhje me kullat binjake se ndoshta kane qene edhe ato te mbushura me prostituta. Apo ishin avionet te mbushur me tajlandeze?

Ju po ja beni komentin Kuranit sikurse Nostradamus ka parashukuar fatkeqesite.





Te gjitha ato qe ka shkruar Sunlight jane me se te verteta dhe njekohesisht subjektive per tu analizuar, secili e mendon sipas menyres se vet......
.....
Ky eshte nenforum i fese islame, ndaj jane te lutur te diskutojne te gjithe ata qe karakterizohen nga paqja dhe solidarizimi i feve dhe nga besimi ne Nje Zot, .......


Postuar nga positive datë 18 Shkurt 2005 - 19:18:

Isra!

Ti po vazhdon te me gjykosh!
Ti po vazhdon ti kthesh ne personale diskutimet e tua!

Shifi edhe njehere disktimet e tua.

ISRA
Une nje gje kerkoj nga ty.
Mos me analizo me personalisht, analizo mesazhin tim.

...ik lexo kuranin tani dhe behu plak e mbare...


Postuar nga Keni datë 19 Shkurt 2005 - 03:24:

Isra & Positiv

Te dyve ja u modifikova meszhet per te mos ja u hequr.
Nese ju pelqejne mesazhet e njeri - tjetrit ktheni pergjigjet ashtu sic duhet dhe pa ofendim nese jo mos u perzieni me njeri - tjetrin.
Positiv nuk eshte nevoja qe ti te dalesh kunder gjithnje. Une e di qe ty nuk te pelqen menyra e trajtimit te gjerave nga myslimanet por nuk duhet ti pergenjeshtrosh mbasi kushdo qofte do ofendohet, ose ne te kundert nese ke ndonje fakt shkencor apo fetar qe mund ta hedhesh posht postimin qe ka sjell Sunlight je i mirepritur.
Isra nuk ke perse behesh avokate. Shiko punen tende dhe mos vazhdo te debatosh ne menyra qe nuk duhet.
Keto ja u them shoqerore mbasi nuk dua te tregohem i ashper me ju.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.