Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- A ka mangesi,difekte etj ne qeverisjen e Nanos e te PS nga 1997 e me sot??!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7642)


Postuar nga tresh datë 09 Mars 2005 - 22:31:

A ka mangesi,difekte etj ne qeverisjen e Nanos e te PS nga 1997 e me sot??!!

Lexoj ne disa tema se qeveria e Nanos dhe ajo e PS eshte me e mira qe kemi pasur deri tani,e bile as qe duhet te guxojme ta kritikojme e te veme ne dyshim kete gje,kete te ardhme te ndritur,fanar ndriques ne Adriatik
Nuk po vazhdoj me epitetet e bukura qe kam lexu ne forum.......pse s'me interesonjne shume.


E drejta per te qene i ndryshem per te patur pike-pamje e pike-veshtrime te ndrushme eshte baza e nje demokracie.
Mendoj se duhet bere nje bilanc i kesaj qeveresije e desha t'ju pyes:
A ka difekte ne qeverisjen e Nanos dhe te PS qe nga 1997 e deri me sot??!!
Ku jane difektet,cilat jane shkaqet cfare mund te bente me teper PS ne keto 8 vjet qeverisje??A eshte PS nje parti e majte dhe a po ben ajo politika te majta.
Pra me pak fjale ne kete teme te bejme kritika kostrutive ne lidhje me Nanon me PS-ne dhe per qeverisjen 8 vjeqare te tyre dhe jo te hillemi nga njera dege ne tjetren duke dale nga tema.

Tresh


Postuar nga Klodel datë 09 Mars 2005 - 23:09:

u po sa te duash por demet ekonomike jam perpjekur t'i trajtoj tek nje teme ekonomike me aq sa kam kuptuar dhe ndjekur fenomenet une. nuk kam arritur te perfshij te gjitha

http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=2945


Postuar nga Klodel datë 09 Mars 2005 - 23:12:

ah po nuk kam arritur te perfshij vazhdimin e cmimit te " mefshtesise" se qeverise dhenien e te vetmit aeroport nderkombetar Rinasit me koncesion gjermaneve per 30 vjet. dhe sigurisht ceshtjen e impjantit te plehrave italiane


Postuar nga positive datë 10 Mars 2005 - 01:41:

gabime ka pasur dhe do te kete...

... qeverisja e Ps-se pasi eshte e pamundur qe te mos gabohet. Po ti shohesh qeverisjet me kete menyre do te gjesh patjeter gabime aq sa ndonjehere mund te dalesh ne perfundime se asnjeri prej ne shqiptareve nuk mund te udheheqe. "Aereoporti" dhe "plerat" qe permend analistja jane edhe sjane gabime. Po ta kishte marre ndonje shqiptare administrimin e Rinasit, ju do kishit dale me pretendimin se "u be korrupsion", "e fitoi tenderin kunati i ministrit", "u punesuan njerez qe kane pasur probleme me ligjin" etj... etj...
C`do veprim qe ka bere kjo qeveri mund te komentohet sipas deshires dhe simpatise partiake qe do te kete cdo anetare pjesmarres ne kete teme.
Une konsideroj gabim te qeverisjes Nano 17, dhenien e syrit te kalter italianeve per uje te pishem ne zonen e Puglias (pasi kemi nevoje vete per ate uje), per harresene shqiptareve ne Greqi (sepse po trajtohen si kafshe nge greket), per mos kthimin e lekeve te premtuara te piramidave, per inkopetence ne zbatimin e ligjit ne lidhje me kundravajtesit dhe kriminelet qe cuan ne vrasje te popullit ne 1997 si Sali Berisha (pergjegjesi kryesore), per mefshtesi ne diplomaci pasi nuk jane ne gjendje kerkojne nga te huajt por dine vetem te japin vetem per kredibilitet politike, jane treguar te paafte pasi nuk kane mundur te modifikojne sjelljen e shqiptareve te cilet fjalet e para qe mesojne kur arrijne te flasin jane dogane, shef policie, polic trafiku, inspektor tatimesh etj...
Korrupsioni do ekzistoje per nje kohe te gjate se eshte pjese e qe luftohet por qe nuk mund te zhduket plotesisht.

Nqs kerkon te nxjerresh qeverisjen e PS-se si te paafte nuk ka nevoje ti biesh larg e larg. Ajo eshte e paafte por eshte me e afta nga alternativat qe ofrohen sot per sot ne Shqiperi dhe per kete arsye e kane votuar dhe do ta votojne perseri kete vit .

ME E MIRA NDER TE KEQIAT.


Postuar nga X-File datë 10 Mars 2005 - 02:22:

_________________________________________________
tresh theksoi
Lexoj ne disa tema se qeveria e Nanos dhe ajo e PS eshte me e mira qe kemi pasur deri tani,e bile as qe duhet te guxojme ta kritikojme e te veme ne dyshim kete gje,kete te ardhme te ndritur
__________________________________________________
__________
pse nuk guxojm te kritikojme, edhe pse "eshte me e mire se paraardheset esaj" nuk do te thot se "nuk ben gabime me apo pa qellim" dhe sipas teje duhet te mbyllim gojen para realitetit???
________________________________________________
analistja theksoi
u po sa te duash por demet ekonomike jam perpjekur t'i trajtoj tek nje teme ekonomike me aq sa kam kuptuar dhe ndjekur fenomenet une. nuk kam arritur te perfshij te gjitha
__________________________________________________
__________
As mos u mundo te i prefshish te gjitha sepse nuk i kap dote, per dy arsye.
1. nuk und te arrish deri aty
2. edhe po pate mundesi te arish nuk arrin dote.

________________________________________________
Positive theksoi.
Po ta kishte marre ndonje shqiptare administrimin e Rinasit, ju do kishit dale me pretendimin se "u be korrupsion", "e fitoi tenderin kunati i ministrit", "u punesuan njerez qe kane pasur probleme me ligjin" etj... etj...
__________________________________________________
__________

Po pse vetem ata qe kan lidhje familjare duhet ta fitonojn tenderet ???


_________________________________________________
positive theksoi
per mos kthimin e lekeve te premtuara te piramidave.....
__________________________________________________
__________

Po pse duhet te kthehen ato para nga Qeveria.... askush nuk e ka detyruar askend te hyj ne ate loje, gabim ishte licensimi i piramidave, mirpo liqensimi i tyre nuk do te thot me gjdo kusht te hysh ne loje, dhe me nje logjike te thjesht te jep te kuptosh se ai qe eshte poshte gjithje humb,
_________________________________________________
Positive theksoi
Nqs kerkon te nxjerresh qeverisjen e PS-se si te paafte nuk ka nevoje ti biesh larg e larg. Ajo eshte e paafte por eshte me e afta nga alternativat qe ofrohen sot per sot ne Shqiperi dhe per kete arsye e kane votuar dhe do ta votojne perseri kete vit
__________________________________________________
__________

mund te na sqarosh edhe pak aftesit ne alternativen qe i ofrohet Shqiperis Sot per sot????

sa per votimet te gjith e dim se sa manipulime behen ne votime, dhe jo vetem ne Shqiperi, po edhe ktu te ne ne Kosove, Manipulime jan bere edhe ne USA.

pa keqkuptime

nese te duhet te zgjedhesh mes dy te kqijave zgjedh te keqen me te vogel.


Postuar nga Fajtori datë 10 Mars 2005 - 04:30:

Qe te kuptojme mnagesite duhet edhe te kuptojme arritjet.

Arritjet:
Per mua nje arritje spektakolare eshte venia e rendit, i cili dukej krejt i pamundur ne vitin 97. Une mendoja se katrahura e rendit do zgjaste shume me teper, ndersa PS arriti te vere rend shume me shpejt.

Mangesite:
Problemi kryesor i qeverisjes PS-iste ka te beje me goditjet qe i ka dhene biznesit te vogel dhe sipermarrjes se biznesit. Eshte nje pershtypje e perhapur ne Shqiperi (jo pa te drejte) qe biznesi tashme perbehet shpesh nga monopole dhe njerez te perzgjedhur. Ky kontroll i binzesit ne menyre te rrepte nuk ekzistonte ne kohen e PD-se, 92-96.
Sot per sot problemi kryesor i hapjes se bizneseve konsiston jo vetem ne taksat e larta (gje qe po vdes biznesin e vogel), por edhe ne centralizimin e licensave dhe lejeve. Ne kohen e Berishes problemi kryesor nuk ishin lejet, por xhingla te tjera qe haste biznesi. Sot puna e nje biznesi konsiston 99% ne marrjen e lejeve, bindjen e funskionareve te shtetit dhe korruptimin e tyre ne menyren e duhur. Kjo ka bere qe sado ekonomia te jete zhvilluar, ky zhvillim te mos percpetohet si i tille perderisa levizjet e sipermarresve te rinj te pengohen rendshem nga shteti.

Edi Rama, i cili sot mbahet me te drejte si kryebashkiaku me i suksesshem, e ka kthyer bashkine ne nje istitucion kyç ku ndeshen ndertuesit tiranas. Eshte e vertete qe urbanistika e Tiranes eshte shume me rregullt se ne kohen e Berishes, por çmimi i paguar per kete sherbim tejkalon çmimin real qe rregulli i urbanistikes se kryeqytetit do kushtonte.

Pra..., me te mire a me te keq mangesia e qeverisjes PS-iste çon detyrimisht ne korrupsionin dhe klanet e krijuara ne biznesin shqiptar dhe, me besoni, keto klane nuk kane qene kurre kaq te forta ne qeverisjen PD-iste.

Ky mesazh nuk do te favorizoje PD-ne e sotshme, pasi kjo nuk eshte gje tjeter vecse relikja e aspiratave te dikurshme, qe merr fryme fale intelektualeve jashte saj (Komiteti per Orientimin Politik nuk eshte gje tjeter vecse nje bashkim idesh dhe intelektualesh apolitike qe me PD-ne nuk kane te bejne asgje).

Dicka e fundit. Nuk e di nese kjo qeveri ka kapacitetin mendor te luftoje mentalitetin e prapambetur shqiptar per te pergatitur komunitetin per hyrje ne Evrope, por di qe kjo nuk eshte bere fare. Mundesite e nje qeverie jane shume te medha ne luften kunder duhanit, maskilizmit, patriarkalizmit, klaneve, korrupsionit etj etj. Pavaresisht se keto fenomene varen me se shumti nga injoranca dhe imoraliteti i popullit tone, qeveria shqiptare mund te kishte bere shume me teper per luftimin e tyre. Kjo nuk do te thote qe fajin e ka qeveria, por mendoj se nuk do te ishim ketu sot nese qeveria luftonte sinqerisht fenomenet e siperpermendura.

Thene keto, deshiroj t'ju kujtoj se eshte matematike qe partite ndryshojne vend pas 8 vjetesh ne nje krah. Nese Berisha dhe KOP-i qe ka shpikur nuk fitojne zgjedhjet e ardhshme kjo do te thote se ka dicka qe nuk shkon, ose dicka do te ndodhe ne dy vitet e ardshme. Ajo qe do te mbetet ne politiken shqiptare edhe per disa kohe jane prijesat e politikes shqiptare, binomi PD-PS. Eshte akoma larg ardhja ne politike e njerezve qe do te revolucionojne menyren e te menduarit.


Postuar nga tresh datë 10 Mars 2005 - 05:21:

Jam pak a shume dakort me ty Faje e mos ki frige Faje se nuk favorizon askend postimi yt.

Ne fakt korrupsioni ne shkalle qeveritare e lokale eshte nje nder gjerat me negative te qeverisjes se PS-se...dhe dicka qe do te jete shume e veshtire te zhduket nga kushdo qe do te doje te merret me luften per korrupsionin.
Nuk do ti hy difekteve te tjera e ti analizoj se ndoshta duhet shume kohe.

Une per vete si difekt shume te madh te PS-se kam pa shkeputjen e tyre nga politikat e majta e te te qenurit ne te majte.Edhe pse jane vazhduesit e drejteperdrejte te PPSH si parti ato as qe nuk bejne me te voglin mundim te jene parti e majte ne kuptimin e plote te fjales.
Flitet se PS po zbaton vijen e trete ate te Tony Blair po kjo smund te realizohet mqs si fillim duhet te jeshe i majte e socialist e pastaj te kerkosh rruge alternative si Tony Blair.
Tani ka nje parti tjeter te majte e cila rrezikon me te vertete ekzistencen e PS ne te ardhmen a afert e kjo eshte LSI.
Nuk them per zgjedhjet e 2005, po nqs PS nuk reformohet nuk e ka te gjate pse elektorati i majte kerkon parti te majta ai i djathte kerkon parti te djathe etj etj me radhe
Kushdo te fitoje me 2005 duhet ti vere gishtin kokes e te qeverise si duhet ate vend.Shpresoj qe kalimi i pushtetit, nqs do te kete,te jete me te vertete civil,edhe pse ne Shqiperi nuk ecet me rregullat e normat ligjet qe ka bota e qytetruar e demokratike.

Difekti tjeter i PS-se eshte segmentarizimi i saj ne klane te brendshme e keto klane jane te ndertuara jo ne baza ideologjike e politike po ne baze interesash personale.Keshtu qe mund te pritet te ndolle cdo gje mbas zgjedhjeve te 2005 edhe ato me te papritshmet,prandaj uroj te mos kete ndonje COLPO DI CODA nga ana e PS ose segmenteve te saja nqs zgjedhjet sjellin surpriza.


Postuar nga Fajtori datë 10 Mars 2005 - 06:22:

Nga perceptimi im i elektoratit shqiptar rezulton se LSI perceptohet si nje grupim politik klanor pa ndonje te ardhme ne arenen politike dhe pa ndonje impenjim te sinqerte. Nese kjo eshte e vertete LSI nuk perben ndonje konkurrence me peshe per PS dhe PD dhe as forcen politike te trete qe populli pret. Ne kete skenar ka me shume mundesi qe PD dhe PS te ndryshojne fytyrat kryesore (Nano-Berisha) sesa te lejojne zhvillimin e nje partie qe do ti konkurronte realisht (gjithmone ne perspektive...).


Postuar nga spartacus datë 10 Mars 2005 - 17:11:

TRESH

SHIKO CKA THENE POZITIVE SEPSE KA FOLUR DHE PER MUA.nQS FLAS DO TE THEM TE NJEJTAT GJERA.


Postuar nga spartacus datë 10 Mars 2005 - 17:19:

FAJTORI

Nuk e lexova te gjith shkrimin tend sepse nuk kuptova dot fjaline e pare.
biznes i vogel?
i vetmi biznes i vogel qe une kam pare ne shqiperi para 97-s ka qene bisnesi i kioskave dhe banana-shitesit dhe fara-shitesit ( njesoj si ne pakistan) nqs e ke fjalen qe ps-ja shkateroi kete biznes ateher shyqyr zotit plako.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.