Forumi Horizont | Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te Pavaresise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=210)
-- Luigj Gurakuqi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7728)
Luigj Gurakuqi
Luigj Gurakuqi
Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës.
Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në
Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).
Më 1908 Luigj Gurakuqi kthehet në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Luigj Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Në vitet 1921-1923 Luigj Gurakuqi si deputet i Shkodrës u ishte vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i Fan Nolit. Luigj Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924. Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu.
Fan Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".
Krijimtaria poetike e Luigj Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më me poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941. Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të Filip Shirokës, Luigj Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elementë autobiografikë. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Luigj Gurakuqit. Ai është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik. Luigj Gurakuqi shkroi edhe vjersha për fëmijët, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).
Edhe si publiçist Luigj Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese", etj. Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.
Luigj Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator dhe si hartues i parë i metrikës shqipe.
Si gjithmone tradhetia ne shqiperi ka fillu nga politikanet antishqiptar ,ahmet zogu vrau LUIGJ GURAKUQIN.Enver hoxha perdori te gjithe dhe ne fund i zhduku,tani ka dal ky tropojani berisha me mesimet e partis se enverit duke eleminu ne fillim ARBEN BROCIN,me vone azem hajdarin me metoden e tij.....mos dal nga tema shkurt eshte fatkeqsi qe populli yne besoon tek keto njerez antishqiptar,ku si shume kemi humbur njerez e koka te meha si i madhi LUIGJ GURAKUQI e shoke....
Rregjimi komunist e kishte zakon qe i ngrinte shume lart (jo ne ajer apo eter) figurat antizogiste. Ky helmi eshte kaq i madh e i thelle saqe edhe sot ndryshku ka zene rende e ka hyre thelle.
Ndoshta duhet edhe shume kohe te hiqet ndryshku, koha ben punen e saj.
Citim:ndryshku nuk hiqet nga nje hekur i keq,por vetem shkrihen se bashku e keshtu duhet dhe me klanet ne shqiperi....sepse vijon e njeta udhe e padrejte!
Po citoj ato që tha Piktor
Rregjimi komunist e kishte zakon qe i ngrinte shume lart (jo ne ajer apo eter) figurat antizogiste. Ky helmi eshte kaq i madh e i thelle saqe edhe sot ndryshku ka zene rende e ka hyre thelle.
Ndoshta duhet edhe shume kohe te hiqet ndryshku, koha ben punen e saj.
Citim:Mos e shih boten vetem bardh e zi ka dhe gri siç thote diku fajtori, ka edhe ngjyra te tjera sipas meje.
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
ndryshku nuk hiqet nga nje hekur i keq,por vetem shkrihen se bashku e keshtu duhet dhe me klanet ne shqiperi....sepse vijon e njeta udhe e padrejte!
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.