Forumi Horizont | Gjithsej 32 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 313 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Ekziston racizmi ne shqiperi??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8878)
ekziston rracizmi ne shqiperi???
fjale per shqisat
DUA TE SHOH VEPRIMIN E JO TE DEGJOJ ANKESA MERGIMTARE
DUA TE NUHAS PROBLEMIN E TI GJEJ ZGJIDHJEN
PARA QE JONJELLOJSHMERIA TE STIMULOJ INSTIKTIN
E KY I FUNDIT TE ZOTEROJ AKTIN
DUA TE SHIJOJ PAMJEN E BUZEQESHJES SE TE HUAJIT NE TOKEN TIME
DUA TE PREK ZEMRAT E QE PARAGJYKIMI MOS TE BEJ PJESE E FJALORIT SHQIP
THJESHT DUA QE MENDIMI YNE TE MOS BARASPESHOHET ME ATE TE TE HUAJIT (dua te jem ndryshe nga ai)
une jam emigranti
Pershendetje fisi_i_doreve.
Ne ralle te pare ju uroj mire se ardhjen ne kete forum.
Fjalet e shkrujtuara nga ju me siper me preken dhe mu duken te bukura.
Personalisht jetoj ne nje vend multi etnik dhe mentalitet e ngjyrat e ndryshme te njerzve, tashme nuk me bejne shume pershtypje, perkundrazi me shuajne kureshtjen dhe me pasurojne shpirtin, ndjehem shume me tolerante..por kam kohe qe jam larguar nga shqiperija..
Fatkeqesisht shqiptaret jane shume rraciste, shpresoj qe brezi ri te filloj te ndryshoj mentalitet, e te ndalojne paragjykimet.
sabina
Hey
Urime per temen nje her me pelqeu shum !! edhe fjalet ishin shum te bukura ...
Sa per rracizmin ekziston ne shqipri shum edhe mund te them qe nje nga rracizmet me te kqija, por shqiptari nuk e kupton sa shum jet njerzish prek nderkoh qe shan e injoron nje rrac tjeter. Kur te pervoj jeten jasht kufijve te shtetit te vet si ne greqi e itali ku jan shenjestra per tu paragjykuar athere do e kuptojn se cfar mund te ndjejn te tjeret.
Well have a nice day !!!
Unreacheablegrl (Tironce in heart)
pershendetje
gezohem qe mendimi im percillet
edhe nga te tjere,keni shume te drejte kur thoni
qe pervoja te zbut ndjenjen,dua te shoh shume
nga ata qe mendojne te kunderten tone se si
do te perballeshin me kete problem jasht kufijve
te shqiperis.une kam tre vjet qe banoj ne it.
dhe kjo gje me vret shume,me teper akoma,eshte nje
nga problemet me te rendesishme qe na ka mbetur
pa zgjidhur akoma (integrimi).
sic kane thene eshe populli
DITURIA ESHTE PJELLJE E PERVOJES...
faleminderit per mirekuptimin
(shnet e pare)
A ekziston racizmi ne Shqiperi? Hahahah
Po flisja me nje shqiptar qepare dhe ra muhabeti tek njerezit me probleme fizike. Behej fjale per nje vajze qe ishte ne karroce dhe nuk ecte dot. I thashe qe nuk ka pse te shikohen keta persona si te ndryshem. Perendimi i ka lehtesuar kushtet e jetes dhe ndonjehere zotesia e tyre i ka bere ministra (sic ka qene nje minister italian, i cili mezi fliste).
Ai u bind dhe me tha se vecanerisht Amerika i jep shume rendesi ketyre gjerave. Per shembull ka vene nje sekretare shteti me ngjyre. Behet fjale per Condooliza Rice.
Imagjino, nje njeri me ngjyre konsiderohet si nje i semure qe vihet sekretar shteti me gjithe... ngjyren e saj. Keshtu llogjikojne shqiptaret. (Ishte familjar imi vec te tjerash)
Enciklopedia
perpara se te shqyrtojme kete teme, u dashka me pare tu shpjegojme shqipetareve se ceshte rracizmi.shume nga ne ka bindjen se racizem do te thote vetem ndrydhim ngjyre, dikush mund te thote(ose mund ta dije) qe eshte edhe ndryshim i kultures.
po per mendimin tim rracizmi eshte nje sinonim i fjales diferencim,dhe besoj se shume nga ju qe lexoni kete opinion timin jeni dakort me mua.
prandaj kerkoj nga ju te shqyrtoni kete teme bashke me mua per cdo problem qe mund tju kete ndodhur.
mbase nuk do tju jap une zgjidhjen po te pakten mund te shfryni ate dufin
qe keni perbrenda.te pakten ketu ka njerez qe ju kuptojne
une jam emigrant pak a shume(eshte fjale e medhe),ose me hollesishem jam i diferencuar nga kjo shoqeri,dhe shume si mua e kane shume te veshtire te adaptohen me kete ide.eshte nje problem qe ekziston,duam zduam ne.
Ne mund te hiqemi sikur jemi te paster,po kush eshte ai qe nuk i ka ndodhur te refuzoje shoqerine e nje invalidi apo nje te klases se ulet(pa pare).dhe nga nje ane e kuptoj rracizmin e italianeve apo grakeve(greket p.sh."moment rracizmi")qe nje ne kater eshte ekstrakomunitar,ne shohim nje kinez rruges dhe mendimi i pare qe na shkon neper mend"sa kinez qenkan bere mer jahu".une jam nje nga ata qe ka marr pjese neper klane ku kufizohet hyrja dhe nuk jam fort krenar per kete, tani qe i kam vuajtur vete pasojat e rracizmit.
thoni mendimin tuaj lirshem tregoni per historit tuaja
(hapuni shoqnis)haha
ne nuk jemi rracista ne kuptimin e ngjyres se njeriut,,, por urrejm ne kulm maloket!
pa ofeze por ky eshte realiteti ne shqiperi!
Oliinter ketu gabohesh. Me sakte ngaterron disa koncepte. Te ashtequajturit "maloke" urrehen sepse vetem per momentin, pasi kane krijuar probleme sociale ne Tirane (po edhe ne Shkoder xhanem). Problemi i "malokeve" ka lidhje me gjendjen e tyre ekonomike dhe shoqerore te prapambetur (dmth ne disavantazh) dhe kjo i con shpesh te bejne veprime te jashteligjshme per te mbijetuar.
Megjithate une mendoj se problemi i verioreve qe kane zbritur ne Tirane nuk eshte thjesht nje ceshtje racizmi, por nje mungese strategjie shoqerore per te integruar dhe ndihmuar keta njerez. Ajo qe diskutohet ne kete teme eshte racizmi i thate, ai qe nuk ka asnje baze dhe megjithate ekziston. Une kam pare shume shqiptare te jene raciste ne baze te ngjyres se lekures. Kjo per mendimin tim perben mungesen e llogjikes dhe perdhosjen e gjithe te atyre qe quhen "jevgj" dhe "zezake".
bashkohem me mendimin tend faje per keto koncepte!
Nuk besoj se ekziston rracizëm në Shqipëri. Përsa i përket "urrejtjes" kundër malokërve ose njerëzve që zbresin nga veriu nuk besoj se është ndonjë problem kaq i dukur. Mendoj se jan gjëra që do zgjidhen. Kjo gjë vjen sepse kemi mentalitete dhe ndryshojm pak midis nesh. Mgjth jam i mendimit se nuk ka rracizëm në Shqipëri !
P.S fisi_i_doreve, ke hap nji temë shumë të lezecme. Më pëlqejn mendimet e tua. Urime lale!
Gjithsej 32 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 313 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.