Klodel
.
Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
I – Anarshia e diktuar e vitit 1997
“Krimi filloi të shfaqet para pesë vjetësh, u zhvillua shpejt, dhe arriti
kulmin në gjashtë muajt e fundit, pas rebelimit dhe fillimit të anarkisë në
Jugun shqiptar, pohon gazeta e Athinës. E përditshmja greke thekson se
grupet kryesore mafioze veprojnë në qytetet shqiptare Gjirokastër, Sarandë dhe Ksamil, si dhe autoritetet policore e dijnë se kush janë shefat e tyre, ku jetojnë ata, sa njerëz i ruajnë, dhe me kë bashkëpunojnë ata” –përfundon citimin “Korrieri”.
Pra, siç shihet instalimi i kësaj Mafie greke filloi me katrahurën e vitit
1997 në territorin e shtetit shqiptar, i cili u vu në diskutim të ekzistencës
së tij. Shumë është folur, por më tepër është hedhur mjegull për motivet,
zhvillimet, protagonizmin, rrethanat, e ngjarjeve tragjike të vitit 1997.
Madje, një pjesë e propogandës është orvatur ta paraqesë edhe si një revoltë popullore për shkaqe të keq-qeverisjes berishiane (gjë që është vetëm preteksi, por jo dhe arsyeja e vërtetë), si një revolucion demokratik (!), apo si një lëvizje antidiktaturë.
Një palë i “kanë rënë fyellit në një vrimë”, aq të dëshiruar prej qarqeve
antishqiptare ballkanike apo kontinentale, duke ngritur dhe përpjekur të
ngulisin në opinion tezën se, ’97-a ishte rezultat i përçarjes dhe
kundërshtisë historike e aktuale të Jugut me Veriun, të një resentimenti
negativ për “pushtetin e malokëve”, të një urrejtjeje patologjike të jugorëve karshi veriorëve.
Nuk mund të mohohet se elementë të tillë u frynë qëllimisht dhe u përdorën si mbulojë e shkaqeve të vërteta të ngjarjeve të atij viti të mbrapshtë, ashtu siç bëhen përpjekje për të injektuar në opinion, në vetëdije dhe mendësi të shqiptarëve, shumë lloj ndarjesh e përçarjesh qoftë religjioze, qoftë krahinore, qoftë klasore, etj.
Të tjerë e thjeshtëzojnë problemin, duke ia lënë fajin vetëm çështjes së
parave të grabitura nga firmat piramidale dhe ndërhyrjes spontane të
popullit të mashtruar. Në mënyrë të tërthortë e të vagullt, u fol edhe për
ndikimin grek apo nxitjen greke për atë pështjellim të shtetit dhe shoqërisë.
Por, analizat u ndalën pa shkuar deri në fund për zbulimin e shkaqeve reale.
Ajo ç’ka shkruan gazeta e Athinës “Elefterotipia”, hedh dritë, ndoshta
padashje, mbi një pistë tepër sinjifikative dhe shumë më të thellë për
sqarimin e shkaqeve dhe rrjedhojave të ngjarjeve të vitit 1997. pra,
protagonizmin e Mafias greke në to, me qëllim shtrirjen e saj në territorin
shqiptar dhe kontrollin e hapësirave të shtetit shqiptar.
[i]Kuptohet, se kjo nuk mund të realizohej pa mbështetjen e bashkëpunëtorëve shqiptarë të saj në strukturat e politikës, medias, shoqërisë shqiptare, si dhe pa një veprimtari paraprake për krijimin e premisave deri në arritjen e synimit. Në këtë hulli, analiza do të kërkonte një zbërthim të të gjitha këtyre parakushteve dhe rrethanave që bënë të mundur këtë proces, gjë që del jashtë caqeve të këtij shkrimi dhe na obligon për tu marrë në një rast tjetër më gjerësisht dhe më thellësisht me të në mënyrë të posaçme.
Megjithatë, nuk mund të mos përmendim, për këtë rast, hapësirat që krijuan institucionet e shtetit shqiptar për infiltrimin dhe veprimin e falangave greke, sidomos në jugun e Shqipërisë, prirjen e politikës për të orientuar marrëdhëniet e jashtëme, tregun, interesat e individëve drejt Greqisë, për ta paraqitur fqinjin jugor si “barkën e shpëtimit” për nevojat jetike të shqiptarëve. [i]
Në këtë aspekt, padyshim, një rol vendimtar kanë luajtur edhe strukturat
diversioniste të shtetit grek në territorin shqiptar, si PBDNJ, Omonia,
elementë të klerit ortodoksë grekë apo grekofil, shoqata, përfaqësi
tregëtare e kulturore, e pse jo, dhe rrjetet e përherëshme të agjenturës
greke e serbe në Shqipëri.
Prirja e tregut dhe interesave të individëve drejt Greqisë krijoi edhe
kushtet për rekrutimin dhe përthithjen e mjaft individëve në strukturat
mafioze apo të krimit të organizuar në Greqi, gjë që bëri të mundur, më
pastaj, edhe realizimin e skemës për vitin 1997, dhe instalimit të fuqishëm
të Mafias greke në Jugun shqiptar, siç shkruan “Elefterotipia”.
Si konkluzion, ngjarjet e vitit 1997, pra paskan qenë në funksion të
lëvizjes mafioze greke, për të kontrolluar tërësisht hapësirat e jugut
shqiptar qoftë edhe me një zhvillim të skajshëm deri në zhbërjen eventuale të shtetit politik shqiptar, eveniment mjaft i lakmueshëm dhe për të cilin kanë punuar intensivisht politika greke e ajo serbe në bashkëpunim gjatë gjithë kohës, -gjë e cila për pak u arrit.
Po vetë shqiptarët?!
Shqiptarët, si përherë, në këto ngjarje u bënë me pavetëdije protagonistë të rrënimit të shtetit të tyre, duke rënë në grackën që kishin ngritur të
tjerët, por në të cilën, kishin punuar edhe vetë për të përgatitur atë.
Institucionet e shtetit ishin neutralizuar, apo më së paku, ishin kthyer
inerte dhe të pafuqishëm për të vepruar në kohë dhe me efektivitet për
parandalimin e rrjedhojave të tilla. Politika, e mbyllur në qerthullin e
interesave të individëve që e përbëjnë apo e drejtojnë atë, luante për
interesat meskine të saj, edhe pse ishte vënë në rrezik vetë ekzistenca e shtetit.
Më tej, po ata individë që kishin rolin protagonist në këtë politikë
shqiptare apo që edhe administronin e drejtonin institucionet e shtetit,
duhen vështruar në profilin e vërtetë të tyre, si mercenarë dhe instrumentë
të qarqeve politike jashtëshqiptare, dhe që, si të tillë, nuk kanë asnjë
skrupull apo vetëdije nacionale, e më tej, sa që diskutohet edhe për moral e ndershmëri qytetare e politike.
Kështu që u bënë pjesë apo protagonistë të zhvillimeve rrënimtare të shtetit dhe shoqërisë, si elementë të skemës së pregatitur diku nëpër kancelaritë e errëta të Athinës, e eme miratimin e plotë të Beogradit e të ndonjë kryeqyteti europian... Të mos harrojmë se ata që kërcyen me trampolinë në krye të politikës shqiptare të mbas vitit 1990, më së shumti, kishin përkrahjen dhe rekomandimin e qarqeve politike të huaja, e në mënyrë të veçantë të atyre greke e serbe. Kjo tashmë është bërë evidente, jo vetëm prej prononcimeve apo akuzave të ndërsjella që kanë bërë për njëri-tjetrin në momente të acarimit mes vedi, por edhe nga rrjedha që ka marrë shteti dhe shoqëria shqiptare përgjatë këtyre 13 viteve.
Dhe kur politika është kthyer në mercenare, nuk mund të thuhet tjetër gjë
për mediat e kontrolluara tërësisht prej saj, të cilat në vend të ngrinin dhe
ndërgjegjësonin shoqërinë qytetare për rreziqet që i vinin dhe vazhdojnë ti
vijnë prej një politike të tillë mercenare dhe prej procesit kolonizator të
fqinjëve kundrejt Shqipërisë, apo më tej, prej shtrirjes dhe kontrollit të
Mafias greke (në një hapësirë tjetër, pse jo edhe italiane dhe serbe) –është kthyer në një instrument të verbër në duart e vetë këtyre elementëve dhe përpunon opinionin publik drejt një qorollepseje dhe drejt një dëshpërimi fatal, duke fikur çdo ndjenjë dhe reagim spontan, të natyrshëm apo organik të vetë shoqërisë. E më tej, shoqëria e tradhëtuar nga të gjitha anët prej politikës së saj, prej institucioneve të saj, prej intelektualëve të saj, pre “pushtetit të katërt” të saj, -ka marrë një profil indiferent, duke u strukur në mjerimin e vet, njëlloj si gomari që thoshte “Ishalla jam në ëndërr!”.
Ndërkohë duhet thënë se kjo Mafie greke ka gjetur bashkëpunëtorët e saj të devotshëm pikërisht në të tilla struktura si politika, media, “shoqëria
civile”, etj, dhe nuk ka se si të jetë ndryshe, kur ajo gëzon imunitetin, jo
vetëm për të mos u goditur institucionalisht, por edhe për të mos u
përmendur në opinion.
Duke marrë në konsideratë piketat konkrete të qendrave kryesore të kësaj
mefie greke në Shqipëri, si në Gjirokastër, Sarandë apo Ksamil, nuk është e
vështirë të nxirren përfundime se pse këto qendra janë edhe më të
preferuarat dhe të lakmuarat për “investime”, për tendera, për “zhvillim
turistik”, e për përqëndrim të pronave private të mjaft politikanëve të
lakuar e të akuzuar ndër vedi në mënyrë të ndërsjellë.
Po roli i shtetit grek në këtë mesele?!
“Elefterotipia” (sipas “Korrierit”), me një sinqeritet dinjitoz, thekson se
“autoritetet policore e dijnë se kush janë shefat e tyre, ku jetojnë ata, sa
njerëz i ruajnë dhe me kë bashkëpunojnë ata”. Pra, shteti grek është në
dijeni të plotë, dhe përderisa nuk ka vepruar, në këto pesë vjet, do të
thotë se, nëse nuk është protagonist në këtë proces, të paktën është
mbështetës dhe mburojë e tyre. Në anën tjetër, implikimi i mjaft shqiptarëve (politikanë, mediatikë, pushtetarë, biznesmenë, etj.) me këtë Mafie greke, sjell mjaft lehtë si për ti manipuluar dhe detyruar këta individë që të veprojnë sipas politikave greke dhe strategjive greke mbi Shqipërinë, në favor të strategjisë, tashmë të deklaruar, për helenizimin dhe tjetërsimin e shoqërisë shqiptare në shtetin e tyre politik. Përunjësia e politikës dhe institucioneve të shtetit shqiptar karshi arrogancës, cinizmit, diversionit e deri terrorizmit shtetëror grek, tregon qartë se fijet e kësaj Mafie shkojnë deri lart në kupolën e politikës shqiptare, dhe shteti grek, duke qënë i mirënjohur po dhe nismëtar i implikimit të tyre, i luan këto fije sipas oreksit të vet.
Në fund të fundit, një shtet mund të kontrollohet nga një tjetër, me të
gjitha mënyrat, dhe të gjitha mjetet janë të lejueshme kur i shërbejnë
qëllimit madhor. Në këtë rast, përveç mekanizmave të tjerë shteti grek ka
gjetur mekanizmin efikas të Mafias dhe krimit të organizuar, për të
kontrolluar atë pjesë strategjike të hapësirës shqiptare, duke plotësuar
njëkohësisht edhe synimet e veta politike, ekonomike e strategjike mbi Shqipërinë.
Shtrirja dhe kontrolli i Mafias greke në Jugun shqiptar është tepër i
volitshëm për politikën e shtetit grek, pasi kolonizimi nëpërmjet Mafias
është mjaft më dobiprurës dhe më efektiv se kolonizimi nëpërmjet forcave
ushtarake. Nuk mund të themi nëse edhe kompanitë e naftës, telefonisë apo ndërtimit, që janë emërtesë greke, kanë pjesën e vet në këtë Mafie, apo nëse janë edhe akseset e përparuara të saj, por një gjë dihet me siguri, se edhe këto janë në të njëjtin funksion, atë të kolonizimit të Shqipërisë.
Institucionet ndërkombëtare, dhe veçanërisht ato europiane, në këtë rast,
dalin me qëllime mjaft të dyshimta karshi Shqipërisë, kur menjëherë nuk kanë ngritur alarmin për këtë Mafie greke që kontrolloka krimin në Shqipëri, por nuk rreshtin së kërkuari krimin dhe trafikun vetëm ndër shqiptarë. Siç
duket, politika “e madhe”, për interesat e saj, bën diferencim favorizues
edhe për botën e krimit, duke përkëdhelur me heshtje organizimin kriminal që vjen prej “shoqërive të qytetëruara”, dhe duke penalizuar çirakët që punojnë për to në shoqëritë e tjera, në këtë rast atë shqiptare. Dhe për më tepër, duke penalizuar dhe ndëshkuar, jo vetëm botën e krimit në të, por edhe vetë shoqërinë shqiptare në një penalizim e ndëshkim kolektiv. Parimi real që del në pah në këtë rast është i nxjerrë prej filozofisë së forcës, ku respektohet “e drejta” e rrëmbyer prej më të fortit, dhe ndëshkohet rishtas viktima, e cila në çdo kohë ka vetëm të “drejtën” për të pritur dëshirën që vjen prej më të fortit. Prej kohësh shqiptarët lypin mëshirën, pa dashur të mësojnë se e drejta fitohet dhe nuk dhurohet...”
Qemal Velija
Gazeta Rimëkëmbja
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|