Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ah, dhimbje mike.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Pellumb Syku
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/09/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 44

 

Ah , dhimbje mike.

Ndoshta ngaqe prehja e heshtur
nuk ngjall besim, e lehte peshon
kjo barre, nen kurriz e ngjeshur,
qe, n'vrull rinor po me thermon.

Ah, dhimbje mike, fort po me there
ne gjoks, kur nder kujtime te njoma
bie, brengosur e kraheprere
si shpend, qe klithmat len jehona.

Modifikuar nga Katilesha datë 23/02/2008 ora 22:50

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Tetor 2007 19:08
Pellumb Syku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pellumb Syku Kliko këtu për të kontaktuar me Pellumb Syku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Pellumb Syku Shto Pellumb Syku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pellumb Syku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pellumb Syku
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/09/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 44

...se ndoshta neser...

- Deri mbreme
ti pushoje ne krahet e mi,
me sy te embel me shikoje
e ndersa qeshje si femi
zemren time roberoje.

- se vetem mbreme
me the te dua mijera here
tek me puthje plot pasion;
tek buzeqeshje;nje pranvere
ish krijuar si mirazh a iluzion.

- kurse sot
zemra ime u dogj si dylli,
si çepur lotet ne faqe.
Dyert zoti, perse i mbylli?...
pyes veten e nuk gjej paqe.

- deri sot,
se ndoshta neser ose nje dite
atje me ty do jem dhe une.
bardhe,zi, terr a drite
s'prish pune te dua shume.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Tetor 2007 19:40
Pellumb Syku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pellumb Syku Kliko këtu për të kontaktuar me Pellumb Syku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Pellumb Syku Shto Pellumb Syku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pellumb Syku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pellumb Syku
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/09/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 44

Pika e bardhe.

Ne murin e zi nje pike e bardhe
qendron fisnike por dale-ngadale
e zapton vetmia se aty perballe
nje tjeter shoqe nuk ka me i ardhe

e ai qiell i purpurt perendimi
qe kish enderruar sa e sa here,
tash nyje ne fyt e shkak vajtimi,
qe shpresen kepute e zemren there.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Tetor 2007 20:54
Pellumb Syku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pellumb Syku Kliko këtu për të kontaktuar me Pellumb Syku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Pellumb Syku Shto Pellumb Syku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pellumb Syku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Re: Ah, dhimbje mike.

Citim:
Po citoj ato që tha Pellumb Syku
Ndoshta ngaqe prehja e heshtur
nuk ngjall besim, e lehte peshon
kjo barre, nen kurriz e ngjeshur,
qe, n'vrull rinor po me thermon.

Ah, dhimbje mike, fort po me there
ne gjoks, kur nder kujtime te njoma
bie, brengosur e kraheprere
si shpend, qe klithmat len jehona.


I dashur Pellumb!
pegezime per krijimet. nese me lejon desha te bej nje sugjerim.
meqe une shoh se ti ke dell letrar do te rekomandoja mos te behesh "skllav' i vargut katersh. Ne nje fare menyre duam apo nuk duam kjo tip poezie eshte nje lloj "detyrimi" qe ia prish mrekulline rrjedhes natyrale te fjales ne castet e muzes poetike. Gjithsesi une nuk jam kundra ketij lloj vargu.
Krijime te mbara

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Tetor 2007 03:26
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pellumb Syku
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/09/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 44

Ja ku jam.

Ja ku jam:
arsyeja me shtyn,
instikti me mban.

Qendroj ketu mbi ure,
pres eren qe fryn
se nuk ndihem burre.

Kam ardhe me nje vendim,
me kohe e kam menduar
e tash nuk gjej guxim.

Te vdes nuk meritoj
prandaj i turperuar
do kthehem e do shkoj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Nëntor 2007 20:44
Pellumb Syku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pellumb Syku Kliko këtu për të kontaktuar me Pellumb Syku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Pellumb Syku Shto Pellumb Syku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pellumb Syku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pellumb Syku
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/09/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 44

S'erdha me ne vete

I pragullita shqisat ne buzeqeshjen
qe me depertoi sysh e brendesishe
embelsisht,
si rreze mengjesi,
ne ate nate mijevjeçaresh.
Me verboi pjeserisht.

Perveç saj, nuk shihja asgje tjeter.

…por ajo s’e vuri re kaosin qe shkaktoi
tek yjet e qiellit qe vallezuan
binjakerie, me enderrimet e mia.

Si spektator i mahnitur,
i veçuar ndenja e pa levizur
ne fillim.

Mes zhurmash, heshtjen e saj degjoja.

Pastaj u mbyta nje milion here ne ate gote
ku prekte me buzet e saj e pinte
vetleshuar,
perzierje alkolike;
qe ma munden llogjiken
perfundimisht.

S’erdha me ne vete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shkurt 2008 04:11
Pellumb Syku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pellumb Syku Kliko këtu për të kontaktuar me Pellumb Syku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Pellumb Syku Shto Pellumb Syku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pellumb Syku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Pellumb Syku
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/09/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 44

I fundmi i pyellit

I pafund, horizonti
qe me mbeshtjell
me heshtje kercenuese
tokash tymuese
ku as gjethe, as kercell,
s’shihet prej ditesh.
Ne çastet vetmuese
vallezojne rreth meje,
t’pa mishra - fantazmat;
pemesh e bimesh
ne klithma acaruese
e jetezezat - farezat
ne syth po piqen,
ne tokat shkrumbuese
ku eterit u vdiqen,
dikur: kush hero
e kush madherishem,
ndersa sot
tyrpshem, tyrpshem.
Rrenjet po me thahen,
obobo!
por kujt t’i qahem?
Veç lugeter sorollaten,
por jo njerez;
as diten, as naten.
Miqte e mi te rene
m’i masakrojne
para syve,
shtazerisht
dhe profanojne imazhin
e vigun e tyre.
Rreshira ime pikon per to
humanisht,
ndaj dhe u lutem
t’me marrin dhe mua,
u jepem bujarisht,
por kto qenie tirane
lutjen s’ma dine,
me lene te injoruar,
ndersa rrotull me vijne.
Me kane izoluar
por si lapidar,
kundroj i lartesuar
ndoshta si kujtim
apo si pike mjerane,
anembane i pare
por pa ze e pa vajtim.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shkurt 2008 19:37
Pellumb Syku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Pellumb Syku Kliko këtu për të kontaktuar me Pellumb Syku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Pellumb Syku Shto Pellumb Syku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Pellumb Syku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:37 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ah, dhimbje mike.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.