hebeja
Circeje..
Regjistruar: 29/06/2007
Vendbanimi: Tetove
Mesazhe: 1051
|
E bukur kur e kujton. Isha 13 vjece, me familjen ishim me pushime ne Shqiperi (Durres), ne familjen qe u vendosem kishin dy goca, dhe nje cun. Cuni nje vit me i madh se une, Ermal quhej. Ishte nje cun shume i mire, mua me pelqente shume shoqeria me te, ngase ai me bente te qesh shume, aq me shume qe ne at moshe kisha nje cik veshtiresi per te kuptuar dialektin e tij, cdo fjale e tija me bente te qesh, po kur i flisja une(kuptohet ne shqip,po me dialektin e Tetoves, ai mendonte qe po i flisja ne maqedonisht gallat fare, nuk kuptonte asgje. Eh, nejse se u zgjata, kshu rrinim shume kohe bashke, mbaj mend qe ma mori dhe numrin e telefonit(te shtepise ne ate kohe)po nuk me mori kurre, erdh dhe koha e ndarjes, mbaroj pushimi,mbaj mend qe na percolli deri te stacioni. Me kalimin e kohes une harrova surratin e tij. Pas 5 viteve shkuam prap ne Durres per pushime, dhe shpine qe morem ishte afer shpise Ermalit, eh thash me vete te shkoj ta shoh, mbase e takoj (tashme goce e rritur une, 18 vjecepor jo, kur pyta nje njeri qe ishte para shtepise me tha qe Ermali ka disa vjet qe ka ikur ne Itali
ps.ishte dashuri pa puthje e prekje
Nuk e di a mund te quhet dashuri, po ishte nje ndjenje qe une me pare se kisha ndjere
__________________
"Cmenduranet e zbutur e shpien boten perpara"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|