Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Shume bukur Heyday.
Ja si lindi filozofia, pak histori dhe shjegime te thjeshta lehtesisht te kuptueshme per ata qe duan te behen filozofe
Termi " sophia" ose saggeza do te thote zgjuarsi (urtesi, dije)
"Filo" nga greqishtja shok, mik.
Sipas Ciceronit ne vepren Tuskolana, kur e pyeten Pitagoren,- Ti je njeri i zgjuar (sofo), pra nje njeri i ditur, qe i perkushtohet njohjes se natyres dhe gjerave, ai u pergjigj:-Jo une nuk jam i zgjuar (sofo) por filozofo (shok i zgjuarsise)
Deri ne shekullin e XVII filozofia ndahej ne filozofine e natyres qe studionte natyren (kimi, biologji, astronomi etj) dhe filozofine morale qe
studionte ose hetonte duke bere pyetje mbi te gjitha gjerat qe kishin te benin me njeriun dhe natyren e tij, rraportet me universin, fatin e tij,
dhe parimet. Zotin dhe shpirtin e njeriut qe jane objekte te metafizikes.
Por nga shek i XIX fjalori behet me i qarte dhe filozofia natyrale quhet shkence dhe filozofia morale ndahet ne disa dege.
Megjithate nuk egziston nje ndarje preçise mes shkences dhe filozofise, sepse kur nje fizikant shpjegon idene e nje force, ajo "gje" qe prodhon
kete levizje o deformim ai eshte akoma metafizik. Po keshtu kimistet kur afirmojne se materia vitale (jetesore) perveçse elementeve kimike perbehet edhe nga "gjera" te tjera qe ne te mbizoterojne forca misterioze, ata jane metafizike. Po keshtu edhe astrologet kur studiojne efektet e planeteve ne jeten e tokes,, ujrat etj apo dhe ngelin "pafjale" perballe pafundesise se universit, behen metafizike. Etj, etj, etj.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|