aint
bye
Regjistruar: 16/03/2007
Vendbanimi: Orders of magnitude
Mesazhe: 151
|
11 permasat linden si nevoje e bashkimit te 5 teorive te ndryshme te telave (string theory) te cilat me pare studioheshin ne 10 permasa. Nje teori tjeter, ajo e supergravitetit studioheshe ne 11 dimensione por shume shkencetare e kishin lene menjane ne favor te string theori.
Ne perpjekjet e tyre per te bashkuar 5 teorite e telave ata futen edhe permasen e 11-te, gje qe solli bashkimin e 5 teorive ne nje te vetme. Shkencetaret kuptuan qe ne fakt 5 teorite e tyre ne 10 permasa ishin projeksione te teorise me te plote 11 permasore. 11 permasat jane 10 hapesinore dhe 1 kohore.
C'ndodhi me telat ne 11 permasa? Ato u kthyen ne membrane. Lindi ajo qe quhet M-theory. Mendohet qe i gjithe unversi yne eshte nje membrane e vetme, qe lundron ne hiperhapesiren 11-permasore. Mendohet qe mund te kete pafundesi membranash te tjera, gje do te thonte qe ka nje pafundesi unversesh te tjera, cdo njeri prej tyre me ligjet e tij te fizikes, ndoshta komplet te ndryshme nga keto tonat. Disa mendojne qe membranat jane te hapura si nje carcaf i pafundem, disa te tjere mendojne qe mund te jene si nje fllucke.
Duket sikur teoria-M bashke me hipotezen e unverseve paralele shpjegojne shume gjera. Paul Steinhardt dhe te tjere mendojne qe big bangu mund te jete nje perplasje e dy membranave. Koha pra vazhdon pertej big-bangut. Lisa Randall ne perpjekje per te kuptuar dobesine e forces se gravitetit llogariti qe ndoshta graviteti eshte i dobet sepse vjen si nje sinjal i dobet nga nje univers tjeter paralel me tonin.
Shpresat jane qe M-theori te jete teoria unike qe Ajnshtajni kerkonte ne vitet e fundit te jetes se tij.
__________________
ain't
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|