shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Jo, jo. Nuk po ta kap poezine, megjithse tundimi eshte i madh. Nuk kam dashur te hyj ne nje fushe, ku je inferior dhe nuk dua te te ve ne pozite te veshtire.
Megjithate po aspiroj ne disa drejtime te tjera, pa vendosur pika ne paragrafet.
Nje makine, edhe mund te degjoje nje muzike te Vivaldit, por nuk mund ta ndjeje. Aq me teper, ajo mund te prodhoje muzike, krijoje nga hici ne nje fare menyre e mbeshtetur mbi ato parametra qe ti i ke futur.
Makina nuk ka talent, sepse nuk ka gen, nuk ka tru, Nuk ka misterin e lidhjeve mikroskopike. Po pikerisht nuk ka tru, por bashkesi impulsesh digitale.
Makina, mund te shikoje nje lule dhe ti mund edhe ta mesosh qe pasi e sheh nje lule, duhet edhe nuhatur, por ajo nuk di te frymezohet dhe te pikturoje, krijoje art rreth saj. Sepse, jo cdo lule te nxit per art. Jo ne cdo moment truri eshte i predispozuar per te bere art, dhe jo cdo njeri ben art.
Makina eshte e ftohte, pa zjarrin human qe te ben te hysh ne nivele normale dhe paranormale. Tek keto te fundit nuk do hy shume se largohem nga shkenca dhe le shteg per abuzim, por ato ekzistojne, te jesh i sigurt.
Mos valle pretendon se makina di te hipnotizoje?
Mos valle makina di te krijoje psikoterapi(relaksative)?
E di qe nuk ke dije ne keto fusha ose me mire nuk i ke te nivelit profesional dhe te kerkoj ndjese, se padashur ve ne pah paditurine tende, por debat eshte.
Po ne dashuri di te bjere ajo makina jote? Eshte fjala per dashurine romantike "per se".
Mundet edhe anekdoda te dije te tregoje dhe plotesisht me lezet, sic ja ke futur ti, por ka nje sekret ketu: Tregoj une si gjytyrym anekdoda dhe me shiikon mileti ne sy si i cuditur. Tregon Turlli dhe lliten se qeshuri. Te dy njesoj e kemi thene, fjale per fjale, madje edhe presjet, por ka edhe ca gjera te tjera zanati qe ti me dashje i injoron. Jane pra sekretet e te qenit human. Eshte mimika, sensi i humorit, intonacioni i zerit, i cili ndryshon nga ambienti ne ambient. Ndryshe tregohet nje barcalete ne nje nivel shoferash mauneje dhe ndryshe ne nivel intelektualesh. Ja pra eshte e njejta barcakete, por fjalet duhen zgjedhur ndryshe. makina nuk e ben dot kete, sepse nuk di te krijoje, nuk di te improvizoje (kjo nuk eshte nga vitet '80) Edhe fantazistet e Star Trek-ut nuk e kane pasur kete guxim, kur krijuan Data-n.
Makina mund te mesoje te rrite edhe femije, por femia do nenen e dridhet kur e shikon. Po dridhet. Pse dridhet? I shkreti i jati edhe sikur ta doje femijen e tij me te gjithe fuqine nuk mund ta beje te dridhet sic ben foshnja kur ndjen eren e nenes.
E kupton kete ndjesi? Fute pak fantazine ne pune, pak se i thashe nenave te forumit, te te mesojne.
Po makina?
Modifikuar nga shelgu datë 05/06/2010 ora 07:14
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|