Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Pushteti dhe Seksi
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Raimond, duhet akoma te kuptosh diferencen mes marrjes me politike dhe kerkimit te zgjidhjes tek politika per çdo gje. Politika eshte manaxhim i shoqerise, por shoqerine e bejne njerezit e thjeshte, punetore e biznesmene. Politizimi i cdo fushe te jetes eshte qesharake dhe diktatoriale. Politika eshte ne funksion te shoqerise, jo shoqeria ne funksion te politikes. Politika Raimond, presupozon ekzistencen e nje kulture. Nuk e ka fajin politika qe vidhen kapaket e pusetave apo qe vriten grate ne Lezhe. E ka kultura. Ne qofte se te djeg per shqiptaret, merru me diskutime sociale, jo me diskutime politike.

Maaaadje, nese ka nje fatkeqesi per shqiptaret eshte marrja me politike. Po thith njerezit drejt pushtetit duke lene pas dore sektoret e tjere. Po shperdoron energji intelektive per te mbajtur ne kembe nje sistem dhe nje shtet qe s'kane aresye te ekzistojne. Fakti qe njerezit vleresojne me shume politiken sesa gjuhen shqipe tregon sa fallco eshte politika shqiptare dhe kultura qe ajo perfaqson.

Degjo mua, eshte me kostruktive te korrigjojme njeri tjetrin per shqipen sesa te flasim me cdo kusht per politike.

Politika lind kur ka nje nevoje per drejtim. Por ne ambjentet shqiptare duan te drejtojne te gjithe, edhe kur s'ka nevoje per drejtim. Te gjithe dine te jene kryeminsitra, te japin mend, te zgjidhin probleme brenda dy minutash, etj. Pa llogaritur qe politika ne mendjet e shqiptareve reduktohet ne nje sistem hierarkie, asgje me teper. Askush nuk e di pse duhet ai sistem. I terheq ideja e qenies ne maje dhe aplikimit te ligjeve. Mirepo, une bos ti bos, po lopen kush do ta kullose? Akoma mungojne statistikat baze ne Shqiperi. Para 1 muaji doli se statistikat e ekonomise ishin te manipuluara nga qeveria. Ndersa dje sistemi i regjistrimit te bizneseve u manipulua nga ministrja Bregu qe te fshehe dallaveret e burrit. Politika shqiptare eshte vetem nje vrime e zeze qe pengon zhvillimin spontan te shoqerise. Ose maksimum loje per meshkujt qe duan te luajne botash.

P.s. Nderkohe qe flasim figura e Nene Terezes valvitet ne pankarta me mbishkrimin "Kjo pankarte u printua fale kryeministrit Aqif Kapertoni". Me thuaj ti mua per ca hyn ne pune politika. Nene Tereza merrej me pune sociale, keto e perdorin per propagande politike.

Modifikuar nga Fajtori datë 31/08/2010 ora 11:35

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Gusht 2010 11:14
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Fajtor, po e ngre cilesine edhe ti.

Mos ke ndermend te marresh pushtet? (lexo: t'ja kerkosh ndonejres?)

Jo per gje po me mire zagar se ashtu larg qofte (Kjo gjithmone nese tke mundesi te zgjedhesh).

Ja edhe me kllapa si shkruhet,  Rajmond. Ti ke edhe damar kolonjari, shqipen e ke ne gjak.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Gusht 2010 16:49
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Fajtor, po e ngre cilesine edhe ti.

Na fal, se bej me. Sublimova pak si teper

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Gusht 2010 21:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: Pushteti dhe Seksi

Citim:
Po citoj ato që tha cupka
nga Muhamedin Kullashi, Profesor ne Universitetin e Parisit.

Muhamedin Kullashi

Vërshimi i imazheve dhe fjalimeve për seksin në të gjithë hapësirën e komunikimit masiv, në botën e sotme, duket se ka arrit përpjesëtime aq të mëdha sa më së shpeshti flitet për një stërngopje dhe bezdi. Nuk janë të rralla kritikat moraliste e fetare që e damkosin këtë dukuri si të dëmshme, në veçanti për moralin dhe shëndetin e të rinjve. Realiteti i vdekshmërisë nga sida përdoret si mjet «pedagogjik» për të provuar dëmin dhe rreziqet që dalin nga seksi. Të tjerët që duan të mbajnë më tepër një qëndrim analitik synojnë të shpjegojnë shkaqet e gjithëpranisë së përfytyrimeve dhe imazheve të seksit. Ndërkaq, teori të tjera orvaten të ndriçojnë më shumë domethënien e këtij fenomeni për mënyrën e të jetuarit të njeriut të sotëm. Shumica e teorive që merren me këtë temë, përtej dallimeve që kanë mes veti, e kanë të përbashkët një tezë: sipas kësaj, gjithëprania e seksit në botën e sotme është rezultat i një shpërthimi, në decenitë e fundit, pas shumë shekujve të shtrëngesave, ndalesave e pengesave që religjioni dhe morali i krishterë ia kishin imponuar seksit; këto institucione paskan detyruar fshehjen, mënjanimin dhe ndrydhjen e manifestimit të aktivitetit seksual si edhe diskurset për seksin, si të turpshme. Këtë tezë e gjejmë te shumë autorë që janë marrë me historinë e filozofisë dhe të etikës, me historinë e qytetërimit perëndimor apo edhe te ata që merren me psikanalizë.
Një teori shumë të ndryshme nga interpretimi që mbështet teza e përmendur, e gjejmë te filozofi bashkëkohor Michel Foucault (Fuko). Veçanërisht në veprën e tij “Historia e seksualitetit” (e ndarë në tre vëllime: Vullneti për të ditur, përdorimi i kënaqësive dhe brenga për veten), Foucault ofron një pikëpamje origjinale për statusin e seksit në qytetërimin perëndimor. Në dallim nga shumica e interpretimeve që e reduktojnë qëndrimin e krishtërimit ndaj seksit si qëndrim thelbësisht represiv, Foucault nxjerr në dritë mekanizma subtile që janë prodhuar në historinë e Evropës së krishterë për prodhimin e «të vërtetës për seksin». Tiparin e parë të këtij qytetërimi, Foucault e shpreh me pohimin i cili vë në pah, në njërën anë, praninë permanente të temës së seksit si temë qendrore e në anën tjetër mungesën e një « arti erotik ». Kjo nuk do të thotë se në artin perëndimor ka munguar tematika e seksit, por vetëm se ka munguar arti i kultivimit të kënaqësive seksuale. Këtë art ai e gjen të pranishëm në kulturat orientale: në Kinë, Indi dhe në botën arabo-myslimane. Ky art ka hulumtuar mundësitë e shtimit të intensitetit të kënaqësive erotike e njëherit ka zhvilluar, përmes metodave ezoterike, bartjen brez pas brezi, të sekreteve për këto kënaqësi.
Në dallim nga qytetërimet orientale, qytetërimi perëndimor, sipas Foucaults, ka zhvilluar një dije shkencore për seksin – scientia sexualis, e cila dallon thellësisht nga arti erotik. Ky dallim hetohet, së pari, në faktin se krishtërimi ka kultivuar një «vullnet» për të njohur të vërtetën e seksit përmes procedurave që përbëjnë nyjën pushteti-dija (pouvoir-savoir). Teknika më karakteristike për të prodhuar të vërtetën për seksin, që ka zbuluar krishtërimi, është ajo e pranimit, i cili realizohet përmes rrëfimit. Kjo teknikë u zyrtarizua në vitin 1215, në Koncilin e Latranit. Besimtari duhet t’i rrëfej priftit, brenda një atmosfere intime, tundimet e tij të nxitura nga seksi: aktet e ndaluara (masturbimi, sodomia etj.), ëndrrat si shprehje të dëshirave të penguara, shpresat për ëndje të ardhshme. Kjo praktikë e vazhdueshme e rrëmijhes brenda subjektivitetit, e përpjekjes për të ndriçuar skutat më të errëta të brendisë së individit, për t’i nxjerrë ato në dritë përmes fjalëve të artikuluara, do të ndikojë vendosmërisht në individualizimin e individit dhe në subjektivimin e subjektit.
Mirëpo ky vullnet për të njohur sekretet e subjektivitetit të individit është i drejtuar nga një institucion pushteti, nga kisha. Kështu, sajohej nyja dija-pushteti. Për Foucault, fjala “pushtet” nuk emërton vetëm pushtetin politik qendror, por trajta të ndryshme të raporteve të forcës që sajohen, brenda një dinamike historike, në shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Foucault kritikon iluzionin e filozofisë tradicionale, sipas së cilës, e vërteta është diçka që është plotësisht e pavarur nga pushteti, në kuptimin e gjerë, dhe se e vërteta mban lidhje burimore vetëm me lirinë e njeriut. Ai vë në pah ndërmjetësimin e trajtave të ndryshme të asaj që shikohej si e “vërtetë” nga filozofët, me struktura e dispozitive të pushtetit. Shembulli karakteristik është pikërisht pranimi përmes rrëfimit: besimtari nxjerr në shesh të vërtetën e subjektivitetit të vet para shikimit të përfaqësuesit të një institucioni që ka pushtet: “pranimi është një ritual i diskursit, ku subjekti i cili flet përputhet me subjektin e shprehjes”, ngase ai duhet të “thotë atë që është, çka ka bërë, çka fsheh, çka mendon e çka mendon se nuk mendon”. Pranimi bën të mundur të ngjizet lidhja midis seksit dhe të vërtetës, përmes rrëfimit të hollësishëm të një fshehtësie individuale.
Kështu, shekuj të tërë, e vërteta për seksin ka gjetur shprehje në këtë trajtë diskursive që drejtohet nga një strukturë pushteti. Pranimi e ndihmon individin që të zbulojë brenda vetes pengesat që e pengojnë të kuptojë dëshirat e veta. Pranimi e lehtëson individin ngase ai e ndjen veten pastaj të çliruar nga barra e mëkatit dhe fajit, ai i premton shpëtimin për botën e përjetshme.
Foucault mendon se përvojat e akumuluara, gjatë shekujve, me pranimin, ekzaminimin e ndërgjegjes dhe drejtimin e saj nga pastorët (barinjtë e shpirtit), kanë ofruar njohuri për subjektivitetin e individit, e në veçanti për seksin. Kjo traditë shumëshekullore, në Perëndim, ka bërë që pranimi të vazhdoj edhe sot e tutje të jetë “amzë e përgjithshme që drejton prodhimin e diskursit të vërtetë për seksin”. Natyrisht, pranimi ndërkohë është transformuar, ai nuk lidhet brenda mjekësisë, pedagogjisë dhe psikanalizës, me praktikën e pendimit. Ai nuk reduktohet vetëm në pranimin e akteve të ndaluara, por kërkon të ndriçojë edhe fantazmat dhe obsesionet që përcjellin veprimet seksuale, imazhet dhe dëshirat që u paraprijnë.
Në psikiatri dhe psikanalizë, pranimi i individit nuk është i përqendruar më në temat e mëkatit dhe shpëtimit, vdekjes dhe përjetësisë, por përmes një diskursi shkencor ai flet për trupin dhe për dëshirat e tij jetësore. Mirëpo, për Foucault, pranimi është bërë në botën perëndimore “njëra nga teknikat më të vlefshme për ta prodhuar të vërtetën”, në përgjithësi. Atë e hasim jo vetëm në praktikat psikiatrike e psikoanalitike, por edhe në praktikat gjyqësore e policore, në pedagogji, në raportet familjare, në raporte të dashurisë, në jetën e përditshme si edhe në ritualet më solemne. Letërsia moderne perëndimore, për Foucault, nuk mund të kuptohet pa ndriçimin e procedimeve të stërholluara të pranimit. Dhe kjo nuk vlen vetëm për romanin “psikologjik”, por për të gjitha zhanret e letërsisë.
Peshën e teknikave të moçme të pranimit i gjejmë edhe te metodat policore të marrjes në pyetje në regjimet komuniste që afishonin ateizmin. Arthur Londoni, ish-ministër i Çekosllovakisë, në librin e tij “Pranimi”, përshkruan kompleksitetin e teknikave që policia e vendit të tij i zbatonte ndaj tij gjatë qëndrimit në burg. Veç tjerave, ajo kërkoi prej tij që ta rishkruajë biografinë e tij më se 1 000 herë. Dhe asnjëra prej tyre nuk ishte plotësisht identike me tjetrën. Detyrimi i pranimit bënte që Londoni të zbulojë, çdo herë sërish, fragmente e copëza të kujtesës të strehuara në brendinë e tij.
Në fund, mund të themi se teoria e Foucaultsë duket se e shpjegon më mirë evoluimin e përfytyrimeve dhe të praktikave seksuale në qytetërimin perëndimor. Ajo vë në pah karakterin thjeshtëzues, në veçanti, të interpretimit të krishtërimit si kulture represive ndaj seksit. Disa kritikë të Foucaultsë e marrin pikërisht praktikën e pranimit si rrëfim (konfesion) sekret midis dy personave, si provë për tendencën e krishtërimit që të fshehë dhe të mbulojë seksualitetin e njeriut. Duke mos mohuar tërësisht këtë tendencë, Foucault, megjithatë e problematizon atë kritikë me këtë pyetje: “Por a nuk ishte obligimi për ta fshehur atë, vetëm një aspekt tjetër i detyrës për ta pranuar (për ta kyçur aq më mire dhe me më shumë kujdes sa më i rëndësishëm që është pranimi, që kërkon një ritual më të përpiktë dhe premton efekte më të mëdha)? Dhe mos është seksi, në shoqërinë tonë, përgjatë një rrjedhe shumëshekullore, ajo që është vendosur brenda regjimit të sigurt të pranimit?”. Në favor të kësaj pikëpamje të Foucaultsë, mund të përmendet edhe fakti se sot në shumë tryeza televizive e në shumë rubrika të shtypit, përsëriten pareshtur rrëfimet për përvojat seksuale nga më të ndryshmet. Teknika është e ngjashme, sado që rrëfimi i përvojave tani shpalohet, më shumë, para syve dhe veshëve të një publiku shumëmilionësh.

Decenite= dhjetvjeçar, subtile=? pastor =bari=prift.
Pushteti te duhet te dominosh mbi seksin. Te kesh pushtet mbi veten dhe ne nje fare menyre te pushtosh edhe partnerin. Nje mashkull nese nuk krijon pushtet mbi nje femer e ka te veshtire te krijoje nje rraport seksual, me perjashtime te vogla.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Gusht 2010 22:18
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Raimond, duhet akoma te kuptosh diferencen mes marrjes me politike dhe kerkimit te zgjidhjes tek politika per çdo gje. Politika eshte manaxhim i shoqerise, por shoqerine e bejne njerezit e thjeshte, punetore e biznesmene. Politizimi i cdo fushe te jetes eshte qesharake dhe diktatoriale. Politika eshte ne funksion te shoqerise, jo shoqeria ne funksion te politikes. Politika Raimond, presupozon ekzistencen e nje kulture. Nuk e ka fajin politika qe vidhen kapaket e pusetave apo qe vriten grate ne Lezhe. E ka kultura. Ne qofte se te djeg per shqiptaret, merru me diskutime sociale, jo me diskutime politike.

Maaaadje, nese ka nje fatkeqesi per shqiptaret eshte marrja me politike. Po thith njerezit drejt pushtetit duke lene pas dore sektoret e tjere. Po shperdoron energji intelektive per te mbajtur ne kembe nje sistem dhe nje shtet qe s'kane aresye te ekzistojne. Fakti qe njerezit vleresojne me shume politiken sesa gjuhen shqipe tregon sa fallco eshte politika shqiptare dhe kultura qe ajo perfaqson.

Degjo mua, eshte me kostruktive te korrigjojme njeri tjetrin per shqipen sesa te flasim me cdo kusht per politike.

Politika lind kur ka nje nevoje per drejtim. Por ne ambjentet shqiptare duan te drejtojne te gjithe, edhe kur s'ka nevoje per drejtim. Te gjithe dine te jene kryeminsitra, te japin mend, te zgjidhin probleme brenda dy minutash, etj. Pa llogaritur qe politika ne mendjet e shqiptareve reduktohet ne nje sistem hierarkie, asgje me teper. Askush nuk e di pse duhet ai sistem. I terheq ideja e qenies ne maje dhe aplikimit te ligjeve. Mirepo, une bos ti bos, po lopen kush do ta kullose? Akoma mungojne statistikat baze ne Shqiperi. Para 1 muaji doli se statistikat e ekonomise ishin te manipuluara nga qeveria. Ndersa dje sistemi i regjistrimit te bizneseve u manipulua nga ministrja Bregu qe te fshehe dallaveret e burrit. Politika shqiptare eshte vetem nje vrime e zeze qe pengon zhvillimin spontan te shoqerise. Ose maksimum loje per meshkujt qe duan te luajne botash.

P.s. Nderkohe qe flasim figura e Nene Terezes valvitet ne pankarta me mbishkrimin "Kjo pankarte u printua fale kryeministrit Aqif Kapertoni". Me thuaj ti mua per ca hyn ne pune politika. Nene Tereza merrej me pune sociale, keto e perdorin per propagande politike.

--------Degjo--------------ti ke gabim KONCEPTI----Njeriu eshte nje KAFSHE POLITIKE (Zoo - politikos --thote Aristoteli -

Dmth po nuk u more me politike nuk je me NJERI----je..... Animale .---Po se cfare lloj ??-- Kete e di ai lart-----Tani ti s'e besoj se mund te dalesh kunder Arsitotelit ?  apo jo???---Aq me teper qe ka nje teorii , siaps EDVIN JACQUE qe thote e se ai mund te jete Albo -djali -----

-----Duhet t e kemi njecike respekt per Figurat qe kane vendosur THEMELET E KETIJ CIVILIZIMI MODERN---se pastaj na qeshin bota --- Apo varja ? hahahahaha

--Njeriu meret me politike per te gjetur Zgjidhjet e Problemeve te ndryshme shoqerore qe i dalin, --Se  s'ka kuptim pastaj te flasesh per politike kot---Megjithsae SALA i ka lene shqiptaret te flasin kot per politike, sepse SALIU nuk i merr parasysh fare mendimet e njerezve te thejshte --Tamam Bastard

-------- Te merresh me politike nuk kekron ndonje fare kulture ----Prandaj dhe une ta thashe ty ate shembullin per Politiken qe ka nej fabule te cilen e thote PROTAGORA ne debat me Sokratin

--Sokrati ksihte mendimin  qe me politike duhet te merren vetem njerezit e kultures, me koknkretisht si thoshte qe vetem FKILOZOFET MUND TE MERREN ME POLITIKE-----------------Dhe Protagora i tregoi per fabulen ku Zeusi jua dha mudnesine per te bere politke te gjithe Njerezve-

--------Dhe kjo fabul eshte ne themel te MENDIMIT DEMOKRATIK se kushdo mund dhe DUHET  Patjeter TE MERET ME POLITKE -----------

-----------Dmth --Me politken se si e drejtojne  shtetin ata qe kemi zgjedhur ne Krye

--- Dhe ne Demokraci jepet mundesia qe  te merren te gjithe me politike --te thone mendimin  e tyre se....Kjo apo Ajo menyre veprimi e qeveirtareve ne EKONOMI,apo ne punet e politikes se jashtme ,etj eshte e gabuar --dhe Njerezit e thjeshte japin mendimin e tyre s e si te drejtohet me mire-------

--dhe kur dikush nga keta njerez te thjeshte jep HERE PAS HERE MENDIME TE SAKTA PER ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE QE I DALIN SHTETIT--atehre ky njeri zgjidhet ne Krye te TRUPIT POLITIK qe drejton shtetin tone[B]-----------Kjo eshte dhe menyra me e mire se si te zgjidhen ata qe vendosim ne krye , PER TE NA DREJTUAR SHTETIN--pra zgjedhim ne krye dike qe di te flasi pavaresisht se cfare shkollimi ka-- se ti mund t ejesh i shkolluar me tituj shkencor --por nuk di te flasesh, te jesh orator, te dish te KOMUNIKOSH MENJEREZIT-sic ishte Reagani nje komunikues i shkelqyer--dhe me profeison ca ishte ?-- Nje artist filmi i rendomte -----[/B]

------- Por  sic thashe gjithmone u krijohet mundesia te gjitheve te merren me Politike, pavaresisht nivelit shkollor qe kane--cdokush duhet te thote nje mendim te tijin se si e mendon ai drejtimin me te mire te puneve te shtetit -----

----------DIKTATORET KURRE NUK DUAN QE NJEREZIT E THJESHTE TE MERREN ME POLITIKE-Ata duan qe ta bejne politiken vete, Ta drejtojne shoqerine si ju do qejfi atyre ,

 ---dmth  vete vendos dhe vete vulos -Ky eshte parimi i tyre

---Me vjen keq qe i ke kuptuar te gjitha se prapthi 

Ndaj dhe SOLONI ----------3500 me pare kur themeloi shtetin dmeokratik  Athines e vendosi me ligj --qe po nuk diskutove per problemet e drejtimit te shtetii--te hiqet shtetesia , nuk ka rendesi sa nivel kulture ka --Rendeis ka qe ti ta thuash patjeter mendimin tend ---sido qe te jete ai------dmth ne demokraci duhet te marin pjese te gjithe ne DRJETIMIN E SHTETIT dukedhene mendimet e tyre---se per te drejtuar e drejtojne te zgjedhurit , qe jane te perkoheshem...

Kjo ishte atehere Demokracia DIREKTE sic e quajti me vone Platoni

---------Sepse dic thote edhe OSCAR WILD -----" Edhe ne nje mendje Injoranti ka vend per nje IDE TE MADHE...."----------Ndaj te gjithe duhet te flasin, te diskutojne , te kerkojne llogari per menyrne se si drejtohet shteti----------Sepse Pasojat e atij drejtimi i ndjen  me SHume njeriu i thjeshte -dhe  vetem ai mund ti thote pushtetarit se drejtimi juaj eshte i  gabuar, sepse ne vend qe te na riste mireqenien , na e prishi ate me keq, ne vend qe ta forconte shtetin, e ka dobesuar ate, etj etj ----

--------------E di ca me cudit mua ??--- Ti ke nje koncept qe e kane shumica e shqiptareve sot ---------Ndersa greket e lashte para 3500 kishin nje Koncept ILUMINIST shume here me te perparuar se ne sot ----------Cfare njerez kane qene ata ??????-------- Mua me ka prekur jashtezakonisht shume menyra teper Inteligjente dhe Elegante e mendimit te tyre ne drejtimin e shtetit-------Ne ato kohera aq te largeta --ata diskutonin sikur ishin ne ANGLINE e vitit 2010 .....

----Une do e them mendimin tim hapur, ti mudn te flasesh shume --por je GABIM

--Ki nje gje parasysh, mua me pelqejne kur njerezit debatojne ---por ne DEBAT KA NJE REGULL -I cili dhe ky regull vjen 3500 vjet para , dhe pikerisht nga ai debat i SOKRATIT me sofistin Protagora--te cilin une e kam shume per zemer---Se ne debat nqs nuk ke te drejte duhet te gjesh forca ne moarlin tend --qe ti japesh atij tjetrit te drejte --ndryshe quhesh njeri primitiv---Kjo sipas Protagores-----

--------Shqiptaret nuk merren me Politike aspak----------- Me politike merret vetme SALA me 5 njerez te tij-dhe SALA ne cdo vendim qe merr, nuk i pyet njerezit thjeshte fare--------dhe nga ana tjeter PS-ja , nuk ben angazhimine te gjithe njerezve ne opozite perproblemet e zhvillimit ekonomik dhe shtetror te Shqiperise----------So, shqiptaret do quheshins se merreshin me politike, nqs cdo vendim i Sales do hidhej per shqyrtim ne popull, dhe populli do thoshte fjalen e tij, nepermjet votimit,. per cdo veprim politik q eben SALA , psh ne EKONOMI, konkretisht ne reformen EKONOMIKE---------qe ka mbjell vetme varferi dhe Emigracion-----------

--Ndaj eshte e gabuar ajopershtypje se shqi[ptaret merren me politike------Shqiptaret nuk i lejon SALA te merren mepolitike, sepse SALA ecen me politiken e FAKTIT TE KRYER------Dhe opozita eshte qesharake---nuk eshte OPOZITE TAMAM SICALISTE--------------Por nje opozite qe ka ne krye nje Qesharak si EDI, qe s'e ka haberin fare te politikes socialsite

----------------Sa per Nene Terezen --je prape gabim-----------Nene Tereza te pakten per ne ,Shqiptaret ,eshte marre njehere me politike , kur ju dha mundesia---me Politike Atdhetare

 ----Nene Tereza i tha Klintonit ne nje takim ,ku ishte dhe Rugova ,qe :".... Ndihmohe kete ( Rugoven ),se ky eshte vellai im.."---

-----Une  e kam  pare ne tv. Dhe Klinton vete ka deklaruar qe nje Shqiptare e madhe me ka folur per Kosoven------SO, te pakten per ne ,AJO E KA THENE FJALEN E SAJ ----TAMAM ATJE KU DUHEJ----Ishte grua shume inteligjente dhe me humor te holle e kam degjuar disa here kur fliste me gazetaret , ishte funny

Si dhe  AJO kishte DYSHIM NE EXISTENCEN E ZOTIT ---Tamam njeri Inteligjent --jo fanatik

--------Shpirti i saj u prefte ne PAQE---

---Ndrysho mendje sa nuk eshte vone, se me le dhe mua pa bere vrap,  se je ne ruge te gabuar--por sidoqofte ke nje shans duke lexuar keto qe them une ,ti mund te fillosh rugen e mundimshme, raskapitese  dhe plot tatepjeta per tu............ndrequr , per mire natyrisht ---loooooooooooooool --Hajde shifemi  !

p.s.--- sa per punen e gjuhes, une kam qejf te shkruaj keshtu me viza, si nene Tereza--, me shijon keshtu.--Pro fjalet ama i them siapas shqipes letrare--nuk i them sipas shqipes se oxhakut qe perdorni ju ketu--

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Modifikuar nga RAIMONDI datë 01/09/2010 ora 06:37

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Shtator 2010 06:20
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI

Doni me per Belulin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shtator 2010 00:54
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Doni me per Belulin.

--Piktor--nuk ka azgje per Belul aty----------Aty ne fund une kam bere shaka miqesore-----

-----Por ju ketu te  keni dicka parasysh : -------Kur shkruani ketu , i verifikoni mire gjerat, sepse une kam lexuar njecik si shume, dhe kam edhe memorje pakez te forte-------- dhe sa te kem mundesi kur shof gjera qe nuk qendrojne , do ju kundershtoj--Por gjithmone me fakte dhe arguemente te mbeshtetura edhe nga autoret  Tamam kopetente te asaj fushe-----

-----------sepse dua qe kur te Rintje TE FUTEN E TE LEXOJNE NE KETE FORUM, TE GJEJNE DICKA QE T'JU VLEJE --DHE TI BEJE ATA ME INTELIGJENTE , SEPSE NE KET' MENYRE ATA I SHERBEJNE SHQIPERISE ME MIRE -----

-------------ndaj ne emer te tyre une nuk ju lejoj ju te thoni gjera qe nuk qendrojne -------Jam ketu si AVOKATI I TYRE---

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shtator 2010 03:27
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Femra eshte e pushtetshme, kur ka pran vetes, dike qe ti dali zot, ( flas per çiftet), pse jo, dhe ne lidhje.

Ne lidhje me sexin mendoj se niveli duhet te jet Egal.., po duhet kujdes sepse kur dalin te pah, te meta te tjera, ste bie mendja as tek ky i fundit , mbase jam gabim, po kshu mendoj.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Prill 2011 21:30
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:06 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Pushteti dhe Seksi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.