Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Po jo derbar, nje file mp4 me 1080p do ishte tamam.
Se ne Shqiperi mezi gjehen gjerat e hajrit. Te gjithe bejne filma qe te ndihen gjoja artiste dhe i shikojne me familjen dhe me komshiun. Filmat behen dhe i mbyllin ne ndonje sirtar se mos i shofi njeri pa leje. A thua se ka ndonje fuqi blerese kushedi sa ne nje popull varfanjak me 3 milione fryme. Ne vend qe qeveria dhe shteti te punoje qe te perhape nje pjese te filmave falas tek emigrantet qe te krijoje influence kulturore...
Je nje shembull. Para ca vitesh mora vesh qe Redi Treni (cuni i operatorit te dikurshem te kinostudios Niko Treni) kishte bere nje korotmetrazh "24 oreshi i nje dhjetemije lekeshi". Ideja ishte shume e bukur, mendova, dhe u futa ta kerkoj. Iu luta ca te onjohurve, ca artisteve, cave qe e njihnin Redin, dhe s'ma gjeten. I shkrova dhe Redi Trenit, as ai s'me dha gje. Raste si ku ka sa te duash. Une vete mora pjese ne organizimin e nje filmi para ca vitesh, dhe filmin akoma s'e kam pare. Sepse artistet ne Shqiperi punojne per veten e vet, jo per te kenaq publikin, i duket vetja si te arritur, si interesante. Kurse me te huajt ke lezet te flasesh. Dy here me ka rastisur qe u kam vene filmat ne youtube nja dy regjizoreve, dhe me kane falenderuar, madje kemi bere muhabet dhe me kane treguar detaje per realizimin, per idete, akustiken, muziken, etj, etj. Si nata me diten.
Thuaj shyqyr qe AQSHF ka filluar te vere vete ca filma online, se vetem pacavauret e ca kalamajve gjeje me pare, me viza e pika, formate 4:3 qe i kthenin 16:9 si ti tekej, etj.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|