robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Etiketimi i shkences nga prejardhja tregon vetem paragjykimet personale, s'ka asnje lidhje me shkencen. Prandaj edhe komenti yt nuk perban asnje vlere shkencore.
Ti ndoshta nuk e ve re por shkenca sot po leviz, gjen plot artikuj ne Kina, Koreja, apo Meksika. Ata qe i botojne nuk kane asnje paragjykim, kurse ti qe lexon lajme verdalle te duket sikur anglo-saksonet i blikan mediat me para.
Ekziston nje emision televiziv ku jepen qendrat shkencore te botes, mbi gjurmimin e neutrinove, mbi shperthimin e berthames se atomit, mbi gjurmimin e grimcave graviton, mbi kete dhe ate. Edhe ne kete emision me beri pershtypje, qe ne Itali kishte nje qender shkencore, por me e lidhur me fiziken klasike (ate deri ne fillim te shek. XX), pra me me kembe ne toke, sic i thone. Ndersa ne disa vende te ashtuquajtura anglo-saksone gjurmonin grimcen "highs", apo ku ta di une ca gjera ne lidhje me relativitetin ajnshtajnian. Edhe nje emision francez me astronome franceze kryesisht, me nje gjysem zeri pohonin dyshimin per teorite ajnshtajniane. Po te veresh zbulimet shkencore nga antikiteti e deri me sot, ve re se me natyren ka qene me e lidhur bota greko-romake, pra dhe ajo romane e mevonshme, nderkohe qe tek e ashtuquajtura bote anglo-saksone shihet me shume perparimi teknik dhe teknollogjik. Po te vesh re dhe te krahasosh edhe ecjen ne rruge te njerzve ne boten e sotme romane me ate te botes anglo-saksone, ka nje ndryshim, e para me e qete, e dyta me e shpejte, me e rrembyer. Edhe neper emisione te zakonshme televizive degjon shpesh per dallimin bie fjala te nje francezi dhe nje gjermani, i pari e nis nje pune pasi e ka menduar mire, i dyti eshte me i rrembyer. Kete une e kam perjetuar prej cerek shekulli vete ne Gjermani.
Keshtu, komenti im nuk perben vertet vlere shkencore dhe as pretendon per ta patur, por shpreh deri diku nje te vertete.
Dhe, qe sot shkenca po leviz sa nga Meksika e deri ne Nju-Zelande, kjo ka mbi 100 vjet qe ndodh, por serish emrat me te degjuar ne shkence jane nga keto vende qe investojne miliarda ne TV.
Edhe ketu tek ky forum po te hysh, ne cdo moment shikon qe jane nga 30 deri mbi 60 vete qe po e vizitojne. Pyes nganjehere, si ka mundesi qe ka kaq shume vizitore, por pak komentues! A nuk mund te jene njerez (shqiptare dhe te huaj) qe vjedhin te rejat shkencore qe hedhin diskutante te ndryshem!?
Nga kadetra e gjuhes shqipe ne Mynih kane mesuar gjuhen shqipe me qindra gjermane. Mirpo perkthyes ke vetem 3-4 prej tyre. Ku jane dhe cfare bejne keta qindra shqip-foles?
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|