Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Iceman and Psychology (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11464)
Kur lexoj per Iceman, dhe raste te tjera si kjo ndjeje frike..!!
Iceman, ishte mbi te gjitha nje njeri, produkt i shoqerise ku jetojme, fryt i keqtrajtimit permanant e i dhunes, jo vetem nga pjestar te familjes por edhe i shoqerise qe e rrethonte.. Ai ishte nje rast ekstrem i marginalizmit socjal e mental..
Natyra njerzore eshte kaq e brishte...!
Ja pse duhet te kemi kujdes ne edukimin e individeve.
Bio-psycho-social eshte teoria e fundit mbi shpjegimin psikologjik te sjelljes njerzore.
Bio- shume aspekte tonat jane "te koduara me pare" ne ADN-ne dhe gjenet tona. Pra ka mundesi qe mami dhe babi te te kete kete bere dhuraten me te madhe duke te falur "supergjene" dhe ti duhet vetem ti perdoresh ato. Nga fillesa e psikologjise eshte vene re qe ne shume raste struktura e trurit dhe nderlidhja e neuroneve me njera-tjetren ndikojne ne sjellje te ndryshme. Dihet gjithashtu qe niveli i hormoneve te ndryshme ne trup mund te beje njeriun te beje cudira. Adoleshenca ( perjudhe e cila njihet per luhatjet e hormoneve ) eshte prova per kete gje.
Psycho- ajo qe mendon mund te ndryshoje ate kush ti je. Menyra se si mendojme mbi veten ndikon ne ate qe do te behemi me vone. Nqs mendon per veten qe je vetem nje hic, kurre nuk mund te shkosh me larg se hici, mbasi nuk kurre nuk do te provosh. Kjo do te thote qe edhe nqs asnje nga familja jote nuk ka shkuar ne shkolle te larte me pare, ti duhet te provosh te konkurosh te pakten.
Social- Ambjenti ku jeton, kultura qe merr ne shoqerine perreth, grupi i miqve qe kalon pjesen me te madhe te kohes, e dashura qe kerkon te beje seks vetem mbas martese, ndikojne gjithashtu ne karakterin tend dhe ne ate qe ti do ti mesosh femijeve te tu neser.
Te tre keta faktore ndikojne kush me shume dhe kush akoma me shume tek nje individ per te formuar labirinthin e sjelljes se ketij individi.
Ne rastin e ketij Iceman, une mendoj qe ai duhet te kete patur qe kur eshte lindur ndonje crregullim ne strukturen e trurit dhe receptoreve te gjenerimit ndjenjave te cilat me duket se jane ne hipotalamus ( bio ), crregullim i cili eshte forcuar nga abuzimi i babait (social). Ky eshte mendimi im. Por keta njerez jane vertet per tu patur frike. Bio-psycho-social Bio-psycho-social
Me duket nje teme teper interesante. Dhe cudi se si per 10 dite jete kjo teme nuk ka patur me teper postime. gjithsesi
Mua m'u duk interesante pyetja e sondazhit qe eshte : a ka ndjenja....?
ajo qe thote wolf club rreth ndjenjave personalisht me duket e drejt, nuk mund te ekzistoje njeri pa ndjenja, problemi eshte se me cfare lloje ndjenjash ice man i ka bere 200 vrasjet. Mund te jepen shume sygjerime, por eshte shume e veshtire te kuptojme se cfare ai ka ndjere. Sigurisht qe ndjenjat e tij nuk kan qene normale, por te shformuara, nje shembull i ngjashem mund te jete shformimet ne gjymtyre ose tipare qe mund te shkaktoje nje semundje te nje njer. Madje keto shformime mund te arrine deri aty sa te mos njihen me keto tipare.
jam i bindur se edukimi familjar ka luajtur nje rol teper te rendesishem ne formimin e karakterit te ice man, ndersa per sa i perket geneve kam lexuar se ato ndikojne vetem 20% ne karakterin e njeriut, pjesen kryesore e luan ambjenti rrethues.
gjithsesi nuk duhet te trajtohet ice man vetem si viktime i shoqerise, sepse ai edhe mund te behej krejt ndryshe. ka patur edhe persona te cilet kan kaluar nje femijri te vuajtshme, por ato jane formuar ndryshe nga ajo qe i ka ofruar shoqeria.
urime per temen Lezhiani
Ky eshte i shumeperfoluri:
A little scary e...?
Edhe nje detaj tjeter qe me kishte shpetuar. Iceman, ne burgun e sigurise se larte ku po kalonte vitet e tij te denimit, kishte edhe vellain e tij per te cilin nuk kishte fare deshire te fliste ne interviste. Besdisej vetem nga fakti qe intervistuesi (nje psikolog i famshem per keto raste) ja permendte te vellain i cili nderkohe ishte denuar per disa vrasje dhe perdhunime qe kishte bere.
Iceman u mjaftua vetem me fjalet "Let's not talk about him" duke treguar shenja nervozizmi ne fytyre. Me sa shikohej Iceman si te vellain dhe babain i urrente aq shume sa ne nje pjese te intervistes thote per te jatin qe: "heren me te pare qe do ta kishte shikuar do ta kisha vrare ate bir kurve".
Personalisht mendoj se gjithe ky vrer qe ka Iceman per familjaret e tij (jo gruaja dhe femijet) eshte krijuar nga perdorimi i dhunes ne familje dhe mungesa totale e dashurise per ambjentin dhe shoqerine (perfshire familjen)ne kohen kur ai ishte femije.
Ps: Iceman ka vdekur para ca muajsh ne rrethana te panjohura. 1:15 AM on March 5, 2006,
Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Edhe nje detaj tjeter qe me kishte shpetuar. Iceman, ne burgun e sigurise se larte ku po kalonte vitet e tij te denimit, kishte edhe vellain e tij per te cilin nuk kishte fare deshire te fliste ne interviste. Besdisej vetem nga fakti qe intervistuesi (nje psikolog i famshem per keto raste) ja permendte te vellain i cili nderkohe ishte denuar per disa vrasje dhe perdhunime qe kishte bere.
Iceman u mjaftua vetem me fjalet "Let's not talk about him" duke treguar shenja nervozizmi ne fytyre. Me sa shikohej Iceman si te vellain dhe babain i urrente aq shume sa ne nje pjese te intervistes thote per te jatin qe: "heren me te pare qe do ta kishte shikuar do ta kisha vrare ate bir kurve".
Personalisht mendoj se gjithe ky vrer qe ka Iceman per familjaret e tij (jo gruaja dhe femijet) eshte krijuar nga perdorimi i dhunes ne familje dhe mungesa totale e dashurise per ambjentin dhe shoqerine (perfshire familjen)ne kohen kur ai ishte femije.
Ps: Iceman ka vdekur para ca muajsh ne rrethana te panjohura. 1:15 AM on March 5, 2006,
shifeni ne Interviste live Iceman 1991.
video.google.com/videoplay?docid=51...120077&q=iceman
Sot sapo e pashe dokumentarin ne TV. Thoshte se kishte vrare edhe shoke e tij te gjithe vec NJE.
Kur nje gazetare i beri pyetje per dicka qe ai se bente dot?
Ay u pergjigj qe smund te vriste FEMIJE ose GRUA.
Dhe ato qe bente e shikonte si profesion, dhe keshtu si bente aspak pershtypje.
Girl, ku e pave te A&E ?
Edhe une te njejtin emision kam pare dhe asht shume interesant edhe i detajshem!
E ve re ca krimineli duket gjate i ntervistes ai, po ata personat qe i kishte cuar tek ajo shpella dhe i kishte lene te vdisnin duke ju henger minjte fytyren.....
po Lezhiani,
jo se vura re ate por kur tha qe njerit nuk i futeshe kemba brenda dhe ja sharovi te dyja kembet, o Zot sa gjynah. shume disturbing ishte mo lal ca thua interesant emision..ehe
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.