Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Qytet e vjetra historike apo moderne? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5378)


Postuar nga Fajtori datë 17 Qershor 2004 - 12:50:

Per te ardhur me prane realitetit. Excuse me Darke, i need to speak in Albanian .

Nuk mund te gjendet nje pergjigje universale, sepse ka shume faktore qe merren parasysh ne ruajtjen ose prishjen e ndertesave te vjetra.

Ka qytete, si puna e Beratit dhe Gjirokastres, qe kane vlera te padiskutueshme si historike ashtu edhe turistike. Ka te tjera, si puna e Tiranes, qe nuk kane qendra te mirefillta historike, prandaj mund te ruhen vetem disa ndertesa te vjetra si kujtim i te kaluares, pa pretenduar se do sjellin turizem.

Ne gjithe kete aresyetim hyn padyshim edhe faktori financiar. Per shembull ka familje qe jetojne akoma ne shtepi shume te vjetra por mezi presin te ndertojne shtepi te re duke prishur te vjetren, pa menduar gjate per aspektin monumental. Kjo eshte krejt normale sepse me mbrojtjen e monumenteve duhet te merret shteti jo qytetari i thjeshte. Por cili shtet mund ta mbroje kete ne Shqiperi kur kemi kaluar tere keto vite tranzicion, korrupsion dhe lufte civile?

Eshte veshtire te krahasohet Italia dhe Spanja me Shqiperine. Fakti qe ana financiare ka rol te rendesishem duket ne Bari. Qendra e vjeter e Barit ka qene nje e panjohur me rrezik te madh po te hyje ne te. Alabaket e vegjel vidhnin cantat vazhdimisht dhe nese hasnin rezistence te fusnin dhe nje dru. Sot kjo situate ka ndryshuar krejtesisht brenda 3-4 viteve, duke e bere nje zone turistike per tu patur zili. Vlerat monetare te ndertesave kane shkuar ne qiell. Pra kjo eshte nje menyre te ruhen qendrat historike dhe ndertesat. Eshte pak e mundshme te ruhen gjate keto nese nuk ka mirembajtje dhe rikostruksion, prandaj dhe tentacioni per ti prishur ne kembim te ndertesave te medha eshte me i madh. Nuk e di sa u spjegova, por thjesht doja te merrnim parasysh te gjitha aresyet qe cojne ne prishjen apoo ruajtjen e pasurise monumentale.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.